Kronike e zeze

Atentati në Vlorë:Hetimet për pronarin e TV: Dyshohet për përfshirjen e tij në trafik droge në Spanjë dhe Itali.

[sgmb id=”1″]

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në qytetin e Vlorës, të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, do të shtrihen edhe përtej kufirit të Shqipërisë.

Në ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër qytetit të Vlorës mbetën të vrarë Mirvjen Hyseni, pronar i një televizioni lokal, dhe Roland Saliu, drejtor i OSHEE-së në Vlorë. Shënjestër e atentatit ishte pikërisht Hyseni.

Pista ku janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes ka të bëjë me të kaluarën e 40- vjeçarit, por edhe me televizionin lokal që kishte në zotërim në Vlorë, nga ku mund t’i ketë lindur ndonjë konflikt.

Sa i kalon së shkuarës, po hetohet mbi dyshimet për përfshirjen e tij në trafik droge në Spanjë dhe Itali, ku Hyseni ka jetuar disa vite më parë si emigrant. Sa i takon kreut të OSHEE-së, policia ka konfirmuar se ka qenë një viktimë e rastësishme, pasi ishte duke konsumuar kafe me viktimën, në momentin që këtij të fundit i bënë atentat.

Në terren janë tre grupe hetimore, ku po hetohet edhe tek automjeti i gjetur në mbikalimin e fshatit Panaja. Policia ka gjetur dhe një armë tip kallashnikov, me të cilin mendohet se kanë qëlluar atentatorët, por në brendësi të automjetit, sipas burimeve të rezervuara të Policisë së Vlorës, janë gjendur edhe detaje të rëndësishme, të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Policia e Vlorës deri tani i mban shumë të rezervuara detajet, por fakti që automjeti ishte gjysmë i djegur mësohet se në brendësi të tij mund të jenë gjetur gjurmë të rëndësishme për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes, apo edhe detaje që do të ndihmojnë më shumë në zbardhjen e çështjes.

Hetimet janë shtrirë tashmë edhe jashtë kufijve të vendit, në Itali, kryesisht Spanjë, aty ku 40-vjeçari Hyseni shumë vite më parë ka një të kaluar si emigrant. Pikërisht këto hetime pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen apo të sjellin edhe detaje të tjera, që do të ndihmojnë hetimet e Policisë së Vlorës, mbi faktin nëse ka pasur grindje të mundshme apo problematika të tjera gjatë kohës së kaluar kryesisht në Spanjë.

Hetuesit janë duke mbledhur detaje rreth së kaluarës së Hysenit në shtetin iberik, por për momentin burimet dhe informacionet nga policia janë shumë të rezervuara. Gjithsesi, janë plot tre grupe hetimore të ngritura nga Policia e Vlorës, ndërkohë që edhe nga Policia e Shtetit në kryeqytet ka pasur ndihmë ndaj bluve të Vlorës në hetimet, që kanë nisur prej së mërkurës për këtë tragjedi të rëndë të ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës.

Po kështu, informacione nga policia kanë konfirmuar njëkohë- sisht se gjatë kësaj jave grupet e hetimit të ngritura pritet të japin detaje të rëndësishme të mbledhura në terren gjatë kësaj kohe, që më pas pritet të çojnë në zbardhjen e plotë të vrasjes së dyfishtë që tronditi qytetin e Vlorës.

Atentati në Vlorë:Hetimet për pronarin e TV: Dyshohet për përfshirjen e tij në trafik droge në Spanjë dhe Itali. Read More »

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua.

[sgmb id=”1″]

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua.

24-vjeçari shqiptar u arrestua për dhunë seksuale, rrëmbim, lëndim dhe persekutim të të dashurës së tij.

Ngjarjet ndodhën ndërmjet shtatorit 2012 dhe fundit të vitit 2013, kur i riu e ka rrëmbyer vajzën dhe e si dënim, pas një përleshjeje, do ta mbyllte për disa ditë në një kantinë.

Çifti ishte njohur që kur ajo ishte 12 vjeçe edhe siç tregon Tgcom 24, që në ditët e para të lidhjes së tyre ai do ta tregonte natyrën e tij agresive.

Ata ishin ndarë në 2013 me vullnetin e këtij djali, por më pas kishin filluar presioni për t’u rikthyer së bashku përsëri duke dërguar përditë mesazhe.

“Ti do të jesh gjithmonë e imja dhe nëse më denoncon, do ta pësosh ti dhe familja jote”, thuhej.

Më pas, e lodhur nga gjithçka, vajza e denoncoi gjithçka në polici e cila kreu përgjime telefonike dhe ambientale që provuan atë që thoshte viktima.

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua. Read More »

E rëndë: 55-vjeçarja gjendet vetëvarur në oborrin e banesës së saj!

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prezë, ku një grua i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur në oborrin e banesës së saj.

Bëhet fjalë për një shtetase e moshës 55-vjeçare, e cila është gjetur sot në orët e para të mëngjesit e pajetë në fshatin Gjeç kodër, Prezë

“Më datë 29.05.2017, rreth orës 05:30, në fshatin Gjeç kodër, Prezë, në oborrin e banesës është gjetur e vet’varur shtetasia L. A., 55 vjeçe. Nuk konstatohen shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e Policise.

E rëndë: 55-vjeçarja gjendet vetëvarur në oborrin e banesës së saj! Read More »

Kërcënohet me jetë punonjësi i SHISH, gjen në pragun e derës këtë paralajmërim!!

[sgmb id=”1″]

Jeta e një punonjësi të SHISH dhe familjarëve të tij është kërcënuar me 7 fishekë.

Kjo është mënyra e zgjedhur nga kërcënuesi për të frikësuar punonjësin e Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili ka gjetur në pragun e shtëpisë një qese të tejdukshme, ku brenda ishin vendosur 7 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është lajmëruar këtë mëngjes nga policia e Tiranës. Policia është njoftuar menjëherë nga specialisti i SHISH, shtetasi me inicialet SH.N.

Punonjësi i Shërbimit informativ i ka gjetur fishekët rreth orës 08:00 në rrugën Jordan Misja, poshtë derës së hyrjes së apartamentit të shtëpisë së tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.05.2017, rreth orës 08:00, në rrugën “Jordan Misja”, në pragun e derës së apartamentit të shtetasit Sh. N., 47 vjeç, me detyrë specialist i Sh.I.Sh., është gjetur një qese e tejdukshme, ku brenda të cilës kishte 7 fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materaiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Kërcënohet me jetë punonjësi i SHISH, gjen në pragun e derës këtë paralajmërim!! Read More »

Mbyll lokalin tek “Komuna e Parisit” pasi bënin zhurmë, klientët e dehur masakrojnë efektivin.

[sgmb id=”1″]

Një punonjë i policisë ka mbetur i plagosur pas një konfliktt të ndodhur në një lokal në Tiranë, rreth orës 03:24 të mëngjesit të sotëm.

Në lokalin e sinjalizuar, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal, me pronar shtetasin A. S.,  ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me gjashtë persona të cilët ishin në gjendje te dehur dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjësi i policisë E. V., është goditur me sende të forta në kokë, duke bërë që të dërgohet në spital për mjekim.

Ndërkohë efektivët e tjerë të policisë kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme duke shoqëruar në komisariatin e policisë nr.2, tre persona E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse të tjerët janë larguar me një automjet tip “Mercedes Benz”. Aktualisht po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Mbyll lokalin tek “Komuna e Parisit” pasi bënin zhurmë, klientët e dehur masakrojnë efektivin. Read More »

I riu humbi jetën në aksident, daja: Vdiq për mungesën e ndihmës së shpejtë, në spital s’kishte anestezist.

[sgmb id=”1″]

Një 25-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Divjakë, ndërsa udhëtonte me biçikletë bashkë me shokun e tij. Ledion Sema lëvizte me biçikletë me shokun e tij M.M., 32 vjeç në fshatin Mizë në Divjakë. Ishte 32-vjeçari që i jepte biçikletës, kur janë përplasur nga një mjet tip “Benz”, me targa AA 634 BE që drejtohej nga A.P. duke i plagosur rëndë të dy të rinjtë.

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Ledion Sema nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

Ndërkohë familjarë të 25-vjeçarit hedhin akuza ndaj spitalit duke folur për neglizhencë nga bluzat e bardha.

Në një prononcim për BalkanWeb, daja i viktimës, Mondi Laraku thotë se në kohën kur ka shkuar i plagosur nipi i tij, në spital nuk ka patur anestezist dhe ka qenë vetëm një mjek roje.

Ai shkon më tej me akuzat e tij, duke theksuar se Ledioni humbi jetën pasi nuk iu dha ndihma e parë.
“Jam daja i viktimës që ndërroi jetë. Kur nipi im ka shkuar në spitalin e Lushnjës i plagosur rëndë, nuk ka pasur anestezist dhe ka qenë vetëm një mjek roje. Për shkak se nuk iu dha ndihma e parë ai nuk mundi t’ia dilte”, deklaron daja i viktimës.

Sipas tij, Ledioni ka mbërritur në spital 45 minuta pas aksidentit dhe doktorët nuk kanë qenë të dy në vendin e shërbimit.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 19:30 të ditës së djeshme. Në spital ka mbërritur rreth orës 20:15 me ambulancën e Bashkisë Divjakë. Kur ka mbërritur ambulanca, doktorët nuk kanë qenë të dy në vendin e shërbimit. Ndërkohë anestezisti nuk ka qenë fare në spital. Nipi im ka ndërruar jetë për mungesë të ndihmës së shpejtë dhe neglizhencës”, thotë Mondi Laraku.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË
Në datën 27.05.2017, rreth orës 20:35, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi A.P., 32 vjeç, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motoçikletë.
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motoçikletë, shtetasi L.S. 25 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin Lushnje. L.S ka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Është shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P. dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

I riu humbi jetën në aksident, daja: Vdiq për mungesën e ndihmës së shpejtë, në spital s’kishte anestezist. Read More »

Dukat: Arrestohet 57 vjecari ne stanin ku plagosi vellain e tij me thike ! ( Emri )

[sgmb id=”1″]

Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: · Zaçe Jazoj, 57 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në stanin e tij të bagëtive pasi ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës “thikë” vëllain e tij, shtetasin F.J., 59 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.

Dukat: Arrestohet 57 vjecari ne stanin ku plagosi vellain e tij me thike ! ( Emri ) Read More »

Autorët e atentatit në Vlorë dështojnë të fshehin gjurmët, PROVAT që i fundosin!

[sgmb id=”1″]

Djegia e makinave pas kryerjes së krimeve të rënda, duket se është kthyer në “modë” në Shqipëri, për të humbur çdo gjurmë të mundshme të autorëve. Por ndryshe ka ndodhur me autorët e atentatit të bujshëm të ndodhur tre ditë më parë në Vlorë që i mori jetën pronarit të një televizionit, Mirvjen Hyseni, dhe kreut të OSHEE-së në qytetin bregdetar Roland Saliu. Makina e përdorur në krim nuk është djegur totalisht, duke bërë që ekspertët të gjejnë prova të rëndësishme, si gjurmë gishtërinjsh dhe fije floku.

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa Hyseni dhe Saliu ishin ulur në një lokal në sheshin e Flamurit, dhe menjëherë u larguan me një makina tip BMË e cila rezultoi të ishte vjedhur në qytetin e  Durrësit. Por derisa shkuan në Panaja, ku dhe i vunë flakën automjetit, autorët janë filmuar nga disa kamera teksa kanë lëvizur në Vlorë. Me qëllimin që makina të shkrumbohej, autorët janë larguar ‘të qetë’ ku ende vijojnë të jenë të paidentifikuar dhe në arrati.

Por policia duket se është në rrugë të mbarë, pasi ka në duar një provë të fortë që mund ti identifikojë ata. Automjeti nuk është shkrumbuar, pasi forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë për të shuar flakët, ku siç u pa dhe nga ekspertët, makina ishte djegur vetëm në brendësi të saj, në disa pjesë. 

Flakët nuk kanë depërtuar fare jashtë saj, pasi xhamat e makinës kanë qenë të mbyllura. Burime nga policia thonë se brenda makinës janë gjetur fije flokësh dhe gjurmë gishtërinjsh. Po ashtu, brenda automjetit, efektivët gjetën edhe armën kallashnikov që u përdor për ekzekutimin e Mirvjen Hysenit në Vlorë dhe të kreut të OSHEE-së. 

Nga hetimet e deritanishme dyshohet që shënjestër e atentatit të ketë qenë, Hyseni, biznesmen i njohur në Vlorë, por edhe më një të shkuar problematike, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë me larje hesapesh.

Autorët e atentatit në Vlorë dështojnë të fshehin gjurmët, PROVAT që i fundosin! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com