Kronike e zeze

Vdes gjatë punës shqiptari në Itali, ra në tokë para kolegëve, ata …

[sgmb id=”1″]

Një shtetas shqiptar, punetor ne nje uzinë në Itali, ka humbur jetën teksa ishte gjatë punës.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur ne uzinen e quajtur Sider, pak pas ores 19:00 te se martes

Viktima është një 39-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mesohet se ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rene ne toke para kolegeve teksa punonin. Dyshimet e para jane per nje atak ne zemer.

Shqiptari, me banim në komunën Darfo, ishte duke çmontuar disa nga makineritë në fabrikë, kur papritmas u rrëzua dhe koleget, edhe pse thirren me urgjence ambulancen, nuk munden ta shpetonin.

Vdes gjatë punës shqiptari në Itali, ra në tokë para kolegëve, ata … Read More »

Fushë Krujë, helmohen 8 vajza në një fabrike këpucësh, dërgohen me urgjencë në spital.

[sgmb id=”1

Të paktën 8 punonjës të një fabrike këpucësh në Krujë kanë shfaqur shenja helmimi dhe janë paraqitur me urgjencë në spitalin e Fushe-Krujës ku kanë marrë ndihëm e parë mjekësore.

8 të helmuarit janë punonjës të një fabrike këpucësh në Bubq të cilët shfaqën vështirësi në frymëmarrje marrje mendsh dhe simptoma të tjera, shkruan balkanweb.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sapo punonjësit kishin shkuar në punë.

Punonjësit e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.

Fushë Krujë, helmohen 8 vajza në një fabrike këpucësh, dërgohen me urgjencë në spital. Read More »

Policia e Kantonit Zug në Zvicër ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur nga dita e djeshme, 29 maji.

[sgmb id=”1″]

Policia e Kantonit Zug në Zvicër ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur nga dita e djeshme, 29 maji.

Sanije Aliti është  parë së fundi të hënën , më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinik Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch.

Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip.

Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41

Policia e Kantonit Zug në Zvicër ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur nga dita e djeshme, 29 maji. Read More »

Shantazh me foto intime një vajze, ky është i ‘forti’ nga Tropoja që ‘tërboi’ policinë .

[sgmb id=”1″]

Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë. Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.

Personi i cili ka rënë në pranga të policisë është tropojani Taulant Necaj, 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai lëvizte me automjetin “Touareg”, ku është ndjekur nga policia mesditen e sotme.

“Panorama” mëson se personi në fjalë ka qenë në hetim nga Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

Ai është denoncuar nga një vajzë, të cilës i bënte shantazh me një foto intime bashkë me një shokun e tij, duke i kërkuar para, në mënyrë që të mos i publikonte foton.

Për këtë arsye ai ka qenë në ndjekje nga policia dhe është ndaluar në Tiranë. Arrestimi është bërë për kundërshtim dhe mosbindje ndaj urdhrit te policisë por nuk i është gjetur arme me vete.

Aktualisht po pritet qe te vijnë oficere nga policia e Shkodrës qe ta marrin ne pyetje.

Shantazh me foto intime një vajze, ky është i ‘forti’ nga Tropoja që ‘tërboi’ policinë . Read More »

Ndjekje policore në Tiranë, fuoristrada përplas tre makina. Policia qëllon me armë.

[sgmb id=”1″]

Një fuoristradë tip Volkswagen Tuareg ka përplasur tre makina gjatë një ndjekje nga policia në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë duke përplasur tre automjete të tjera.

Pas ndjekjes nga policia, uniformat blu u detyruan të qëllojnë me armë zjarri në ajër.

Policia mundi të ndalonte fuoristradën dhe shoqëroi në komisariat drejtuesin. Gjatë kontrollit në makinë, atij iu gjet një armë zjarri.

Emri i të ndaluarit nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Ndjekje policore në Tiranë, fuoristrada përplas tre makina. Policia qëllon me armë. Read More »

Tragjike në Korçë, gruaja hidhet nga kati i 5 i pallatit.

[sgmb id=”1″]

Një grua 42-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në qytetin e Korçës.

Siç bëjnë me dije burime nga policia viktima është L.M., 42-vjeçe. Ajo është hedhur nga kati i pestë i banesës duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18 të Korçës, ku dhe jetonte gruaja me familjen.

Polici dyshon se në momentin kur ka kryer aktin tragjik, ajo ka qenë në gjendje depresioni. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Tragjike në Korçë, gruaja hidhet nga kati i 5 i pallatit. Read More »

Aksident i rëndë në Ballsh, përmbyset kamioni, humb jetën drejtuesi i mjetit!

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:45 në një gurore në fshatin Kalenjë të Ballshit.

Automjeti tip kamion me targa AA 184 FK, me drejtues shtetasin B.R, 52 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, është përmbysur në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë, ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Aksident i rëndë në Ballsh, përmbyset kamioni, humb jetën drejtuesi i mjetit! Read More »

Vritet i riu shqiptar në mes të rrugës në Athinë.

[sgmb id=”1″]

Është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur mëngjesin e së dielës në mes të rrugës në lagjen e Athinës të njohur si Kipseli. 

Viktima është një 24-vjeçar nga Shqipëria që jetonte në Greqi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga mediat greke.

Prindërit e tij, të cilët banojnë në Shqipëri, raportohet se janë lajmëruar nga departamenti i policisë në Athinë për ngjarjen.

Viktimën e gjeti të përgjakur në mes të rrugës një kalimtar, rreth orës 5 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” dhe “Patision”. 24-vjeçari kishte plagë në gjoks të shkaktuara nga një send i mprehtë.
Kalimtari thirri menjëherë ambulancën, e cila e transportoi në urgjencë, por i riu e dha frymën e fundit në mjetin transportues.

Departamenti i policisë, i angazhuar me këtë çështje, njofton se motivi duket të jetë vrasje për çështje personale, megjithatë nuk dihet ende cilat janë ato.

Vritet i riu shqiptar në mes të rrugës në Athinë. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com