Kronike e zeze

E rëndë: Vlorë, 55-vjeçari hidhet nga pallati, gjen vdekjen menjëher!

[sgmb id=”1″]

Një shtetas ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Vlorë.

Njoftimi i policise

Rreth orës 10:40, në lagjen “Pavarësia 2” pranë shkollës jopublike “Ikea” ka rënë nga kati i 3-të i pallatit, një shtetas i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe bëhet fjalë për shtetasin F.Ruci, 55 vjeç, i cili ka rënë nga banesa e tij. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh. F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

E rëndë: Vlorë, 55-vjeçari hidhet nga pallati, gjen vdekjen menjëher! Read More »

Depresioni po vret! Një tjetër grua i jep fund jetës duke u varur me litar!

[sgmb id=”1″]

Një tjeter rast i rende i vetevrasjes ka tronditur Milotin, ku një grua i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se gruaja me inicialet Gj.V., është gjetur e varur me litar në oborrin e banesës së saj private.

Sipas bluve, nga hetimet rezulton se gruaja është vetëvarur dhe shkak i ngjarjes eshte depresioni për të cilin ajo edhe mjekohej.

Gruaja është gjetur e pajetë nga familjarët.

Materialet hetimore i janë referuar për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.

Depresioni po vret! Një tjetër grua i jep fund jetës duke u varur me litar! Read More »

“Kam ikur me djalin që njoha në FB”, babai rrezikon 10 vjet burg nga historia e dashurisë të së bijës.

[sgmb id=”1″]

Prokuroria e Durrësit kërkon 10 vjet burg për Destan Kazinë. Organi i akuzes e akuzon për veprën penale “vrasje me paramendim” në tentativë.

Në maj të vitit të kaluar, ai tentoi të vrasë me thikë fqinjin 30-vjeçar Vasil Zani, që e kishte ndihmuar të bijën, e shoqëruar nga i njohuri i saj në Facebook të largohet me makinë, nga shtëpia e tyre në Sukth, drejt Plepave.

Pas dorëzimit në policinë e Sarandës, vajza deklaroi se ishte larguar nga banesa me vullnet të plotë dhe se donte të vazhdonte të jetonte me të dashurin 19-vjeçar nga Fieri në Ksamil, ku kishin marrë një banesë me qera.

Largimi pa njoftim nga shtëpia u interpretua prej saj si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar një fejese me mblesëri që po i përgatiste familja me një djalë emigrant.

Tashmë një vit pas ngjarjes, babai i vajzës rrezikon të dënohet me 10 vjet burg nga gjykata e Durrësit.

“Kam ikur me djalin që njoha në FB”, babai rrezikon 10 vjet burg nga historia e dashurisë të së bijës. Read More »

Tragjike në Milot: Gruaja vetëvaret në litar në oborrin e shtëpisë.

[sgmb id=”1″]

Një tjetër vetëvrasje ka shënuar viktimën e radhës. Në Milot, një grua 52 vjeçe me iniciale Gj.V., është gjetur e varur në litar në oborrin e banesës së saj private.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa burime nga policia lokale njoftojnë se nga hetimet, rezulton se gruaja është vetëvarur. Ajo, shtojnë të njëjtat burime, vuante nga depresioni për të cilin mjekohej.

Gruaja është gjetur e pajetë nga familjarë rreth mesditës së të enjtes.

Ndërkohë, materialet hetimore për rastin i janë referuar për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.

Tragjike në Milot: Gruaja vetëvaret në litar në oborrin e shtëpisë. Read More »

Kush është oficerja 26-vjeçare që ndërroi jetë? Pësoi hemoragji teksa ishte në krye të detyrës.

[sgmb id=”1″]

Xhulia Zyfi një efektive e policisë së shtetit, 26-vjeç nga Pogradeci pësoi hemoragji gjatë kohës që ndodhej në Akademinë e Sigurisë, por edhe pse ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve për 3 javë me radhë,  nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur betejën.

26-vjeçarja  ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spital, pasi prej 5 ditësh ishte në gjendje kome.

Zyfi kishte marrë gradën nënkomisare përgjatë studimeve dhe shërbente prej 5 vitesh në radhët e policisë së shtetit.

Pas bërjes publik të lajmit, dhjetra kolegë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e koleges së tyre në fillimet e ëndrrës së saj për t’u bërë një oficere e zonja

Kush është oficerja 26-vjeçare që ndërroi jetë? Pësoi hemoragji teksa ishte në krye të detyrës. Read More »

Nuk duron lidhjen, babai qëllon me armë vajzën dhe të dashurin.

[sgmb id=”1″]

Një shqiptar nga Kosova qëlloi me armë vajzën e tij dhe të dashurin e saj, por për fat ata kanë mundur të mbijetojnë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ludëigsburg të Gjermanisë, ku shqiptari nga Kosova nuk e ka duruar lidhjen e vajzës së tij me të dashurin, përcjell Albeu.com.

Njëri nga plumbat e qëlluar nga arma e tij i ka kaluar vajzës në faqe, ndërsa i dashuri ka mundur të largohet me vrap.

Tashmë ka filluar gjyqi ndaj shqiptarit, i cili akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nuk duron lidhjen, babai qëllon me armë vajzën dhe të dashurin. Read More »

Armë të ftohta dhe drogë janë sekuestruar në paraburgimin e Grevenas në Greqi, si dhe janë arrestuar 8 persona përgjegjës, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

[sgmb id=”1″]

Armë të ftohta dhe drogë janë sekuestruar në paraburgimin e Grevenas në Greqi, si dhe janë arrestuar 8 persona përgjegjës, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se autoritetet greke kishin marrë informacione për këto sende të paligjshme të futur në ambientet e burgut dhe pas kontrolleve u zbuluan shufra çeliku, thika të improvizuara dhe një celular. Po kështu, u gjetën edhe doza kanabisi të papërpunuara.

Në lidhje me këtë hetim, u arrestuan 4 shqiptarë, 3 grekë dhe 1 pakistanez të cilët janë të paraburgosur në këtë institucion.

Armë të ftohta dhe drogë janë sekuestruar në paraburgimin e Grevenas në Greqi, si dhe janë arrestuar 8 persona përgjegjës, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Read More »

Vrasja në Borsh, pas sherrit me nusen del edhe një tjetër konflikt.

[sgmb id=”1″]

Një grindje mes dy fqinjëve dhe krushq me njëri-tjetrin ka përfunduar me një të vrarë. Ngjarja ndodhi dje në Borsh rreth orës 09:30, ku i vdekur ka mbetur Hetem Brahimaj, 79 vjeç. Autori Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, u arrestua pak pas ngjarjes, shkruan “Panorama”.

Mësohet se Brahimaj dhe Xhuveli kanë pasur një debat të ashpër mes tyre, ndërsa pas grindjes 57- vjeçari ka marrë një armë gjahu në banesën e tij dhe, pasi ka shkuar në shtëpinë e krushkut të tij, e ka qëlluar atë për vdekje.

Nga Policia bëhet e ditur se i moshuari ka marrë dy plagë në kokë dhe trup, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori i vrasjes u prangos pak pas ngjarjes dhe u dërgua në Komisariatin e Himarës, ku gjatë dëshmisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë 79-vjeçarin.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, ndërsa konfirmohet se janë dy pista kryesore në të cilat po heton policia për zbardhjen e vrasjes. Sipas të dhënave paraprake, mes autorit dhe viktimës, të cilët i kanë banesat pranë njëri-tjetrit, kishte një lidhje krushqie.

Mbesa e autorit është e martuar me djalin e viktimës dhe policia po heton rreth faktit nëse mund të ketë pasur një grindje brenda familjes së 79-vjeçarit me nusen e shtëpisë.

Dyshohet se pas ankesës së mundshme të nuses për sherret e vijueshme me vjehrrin, ka shkuar daja i saj për t’u sqaruar dhe kërkuar llogari, por më pas situata ka dalë jashtë kontrollit duke precipituar në vrasje.

Një pistë tjetër në të cilën po heton policia, është ajo e konfliktit të pronësisë. Kjo pasi ngritja e një kasolle bagëtish nga ana e viktimës afër tokës së autorit ka sjellë grindje mes tyre. Sipas dëshmive të banorëve të tjerë, konflikti për këtë pronë ka ekzistuar edhe më parë, pavarësisht lidhjeve mes tyre dhe fqinjësisë.

Nga hetimet e Policisë, Brahimaj kishte kërkuar disa herë ngritjen e një kasolle për të strehuar bagëtitë afër tokës së 57- vjeçarit, kërkesë e cila ishte kundërshtuar nga Xhuveli, duke i sugjeruar që të gjente një vend tjetër më të përshtatshëm.

Megjithatë, policia nuk përjashton pista të tjera të mundshme, përfshirë edhe të ndonjë grindjeje të momentit, e cila më pas ka përfunduar në vrasjen e njërit prej dy shtetasve të përfshirë në sherr.

Nga hetimet paraprake mësohet se në orët e para të mëngjesit dy fqinjët kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin, debat i cili përfundoi deri në përplasje fizike. Pas debatit të ashpër, 79-vjeçari është larguar drejt banesës së tij, ndërkohë që Xhuveli ka shkuar në banesë dhe, pasi ka marrë armën e gjahut, ka shkuar në shtëpinë e fqinjit duke e qëlluar atë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, 57-vjeçari e qëlloi fqinjin e tij dy herë në momentin që i moshuari sapo kishte hyrë në banesën e tij duke e lënë të vdekur në vend.

Nga informacionet e policisë, mësohet se në deklaratat e tij të para, Xhuveli është shprehur se nuk ka pasur si qëllim të vriste bashkëfshatarin e tij, por thjesht ta trembte, ndërsa arma i është shkrehur pa dashje. Megjithatë, gjendja psikologjike e 57- vjeçarit ka qenë e rëndë, konfirmojnë burime të Policisë.

Dëshmia 

Pas arrestimit, policia ka marrë në pyetje autorin e krimit, shtetasin Sokrat Xhuveli, 57 vjeç. Sipas të dhënave të Policisë, ai është arrestuar disa momente pas ngjarjes, ndërsa nuk ka bërë rezistencë.

Pas ndalimit, mësohet se ai ka qenë në kushte të rënda psikologjike dhe jo në gjendje të shpjegojë me detaje se çfarë kishte ndodhur. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se nuk kishte dashur ta vriste të ndjerin dhe se gjithçka i kishte dalë nga kontrolli, pasi arma ishte shkrehur pa dashje.

Vrasja në Borsh, pas sherrit me nusen del edhe një tjetër konflikt. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com