Kronike e zeze

Sulmi në Londër:Tre ish-ushtarakë shqiptarë shpëtuan 130 persona nga masakra.

[sgmb id=”1″]

Mes atyre që reaguan shpejt dhe u erdhën në ndihmë personave që u gjenden fatkeqësisht gjatë sulmit në Londër kanë qenë edhe tre ish-ushtarakë shqiptarë.

“The Huffington Post”, teksa raporton për zhvillimet që pasun pas sulmit në Londër dhe dëshmitë rreth ngjarjes, i referohet rrëfimit të një pronari restoranti në Londër.

Ai quhet Mark Stembrigde dhe thotë se stafi i tij shpëtuan jetën e 130 personave, pikërisht kur tre terroristët nisën masakrën.

Ai tregon se në stafin e ‘Cafe Brood’, ishin edhe tre ish-ushtarakë shqiptarë, të cilët vepruan me shpejtësi dhe i tërhoqën klientët mbi tarracë.

Ata vepruan me urgjencë pasi pikasën tre meshkujt me thika në duar që iu drejtuan restorantit.

Duke treguar se ata panë tre meshkuj me thika që ulërinin, ai shton: “Nuk di t’u them se çfarë po bërtisnin, por ata hezituan kur panë se ne ishim të qetë”.

https://youtu.be/UTcG6yUbPrM

Sulmi në Londër:Tre ish-ushtarakë shqiptarë shpëtuan 130 persona nga masakra. Read More »

‘Mos bëj zë, s’ikim pa marrë paratë’, si i dorëzoi kryefamiljari 10 mijë euro.

[sgmb id=”1″]

Kohët e fundit janë shtuar rastet e grabitjeve në qarkun e Fierit. Vjedhja e radhës është shënuar në fshatin Zhupan, ku në banesën e një të moshuari tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë dhunshëm duke bastisur shtëpinë, shkruan Panorama”.

Bëhet fjalë për banesën e shtetasit Azbi Lilo, 63 vjeç, dhe bashkëshorten e tij të cilët kanë qenë në gjumë, kur grabitësit kanë shpërthyer derën kryesore. Fillimisht, siç pohojnë disa burime të hetimit, 63-vjeçari ka dëgjuar zhurmën e derës dhe është çuar nga shtrati për të parë çfarë kishte ndodhur, por sapo ka dalë në derën e dhomës ku flinte, persona të maskuar dhe me armë në duar e kanë urdhëruar të mos lëvizë dhe të mos bëjë zë.

Sipas dëshmisë së tij për oficerët e policisë në Komisariatin e Fierit, i detyruar dhe nën kërcënimin e armës, pronari i banesës i është bindur urdhrit të grabitësve duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër.

Ndërkohë, mësohet se grabitësit që kishin dijeni se në banesë çifti mbante shumë të konsiderueshme parash, i kanë thënë se qëllimi i tyre ishin paratë dhe se nuk donin të lëndonin askënd.

Duke e kërcënuar që t’i nxjerrë vetë paratë nga vendi ku i mbante të fshehura, në të kundërt do të vepronin, i zoti i shtëpisë fillimisht u është përgjigjur se në banesën e tij nuk mbante para.

Por kjo duket se ka sjellë reagimin e ashpër të autorëve, duke i thënë të moshuarit se nuk do të dilnin nga ajo shtëpi pa marrë paratë, ndërsa e kanë kërcënuar me jetë.

Lilo, banues në fshatin Zhupan, duke u ndier nën presionin e kërcënimit të armës, është detyruar të marrë paratë që mbante në shtëpi, shumë që shkonte në 10 mijë euro, duke ua dorëzuar tre grabitësve.

Ndërkohë, autorët kanë gjetur më pas edhe një armë gjahu të tipit “Çifte”, të cilën e mbante për vetëmbrojtje, që, po ashtu, ia kanë marrë. Policia është duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e grabitësve, ndërsa po verifikon edhe aktivitetin e personit, viktimë e kësaj grabitjeje.

Nga dëshmia e 63- vjeçarit, autorët e grabitjes nuk kanë përdorur dhunë fizike, si edhe nuk kanë qëlluar me armë. Ndërkohë, pasi morën paratë, autorët u larguan me shpejtësi me një automjet që e kishin parkuar pranë banesës së të moshuarit.

Dyshimet e para për këtë ngjarje bien mbi persona të njohur të familjes, pasi autorët kanë qenë të mirinformuar për praninë e parave në banesë. Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, si dhe i ka marrë në pyetje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin dhe më tej arrestimin e tre personave që kanë kryer grabitjen me armë.

Paraprakisht, bëhet e ditur se familja Lilo kishte një djalë emigrant, i cili i dërgonte para në shtëpi, me qëllim që t’i ruanin kursimet. 63-vjeçari vetë ishte i papunë dhe jetesën e siguronte nga bujqësia dhe ndihma që i jepnin fëmijët që punojnë si emigrantë në Greqi.

Në një komunikatë zyrtare Policia ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:30 të së dielës, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë me dhunë në banesën e shtetasit Azbi Lilo, 63 vjeç dhe janë larguar duke marrë me vete një shumë prej rreth 10 mijë euro.

‘Mos bëj zë, s’ikim pa marrë paratë’, si i dorëzoi kryefamiljari 10 mijë euro. Read More »

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë vendosur në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar.

[sgmb id=”1″]

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë vendosur në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në Viddalba, kurse kreu i bandës është shqiptari i arrestuar, i identifikuar si Viktor Stefanaj 45 vjeç, banues prej disa kohësh në atë zonë, pasi ishte martuar me një italiane dhe ka dy fëmijë. Banda furnizohej me heroinë, kokainë, hashash, marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria dhe më pas shpërndahej në zonat kryesore të bregdetit të Sardenjës, Ligurias, Brescias në Itali, raporton Ansa. Për të mos rënë në sy, shqiptari merrej edhe me blegtori. Gjatë operacionit karabinierët sekuestruan dhe një sasi lënde narkotike.

Operacioni i policisë është koduar ‘Ati ynë’, pasi shqiptari falej që të mos kapej nga policia kur tranportonte lëndën narkotike me makinë. Rrjeti përbëhej nga 31 persona, ku 9 janë arrestuar dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë. Policia ka ndërmarrë operacionin pas rreth dy vitesh përgjime.

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa janë vendosur në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Read More »

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARO-ITALIANE!

[sgmb id=”1″]

Furnizoheshin nga Shqipëria me heroinë, kokainë, hashash dhe marjuanë dhe më pas e shpërndanin në zonat kryesore të bredetit të Sardenjës në Itali. Karabinjerët e Porto Torres kanë shkatërruar një rrjet shpërndarje droge e përbërë nga 32 persona, italianë dhe shqiptarë. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar 9 persona ndërsa 22 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Kreu I bandës ishte 45-vjeçari shqiptar, Viktor Stefanaj. Ai prej kohësh jetonte në Itali, ishte martuar dhe kishte dy fëmijë. Për të mos rënë në sy, Stefanaj zhvillonte punë në blektori.

Por pas dy vitesh përgjime, ndjekje dhe hetime, policia mësoi se shqiptari sillte drogën në Itali. Operacioni është pagëzuar “Ati Ynë”, pasi Stefanaj, ndërsa udhëtonte me drogën në makinë, lutej vazhdimisht që mos zbulohej.

Ai bashkëpunonte ngushtë me dy shtetas italianë, të cilët kujdeseshin për tregjet e drogës si dhe shpërndarësit e besueshëm. Pas arrestimit të Stefanaj, policia italiane sekuestroi 1 kg drogë të përzier. Ndërsa për dy vite shqiptari kishte kryer mbi 150 shkëmbime kriminale.

SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARO-ITALIANE! Read More »

Pamje të rënda në Londër. ‘Të lutem bëhu i fortë i dashur, mos lejo të të marrin jetën!’

[sgmb id=”1″]

Pamje të tjera tragjike vijojë të publikohen nga mediat britanike për sulmet e përgjakshme në Londër.

Videoja e një vajze të re që i lutet të dashurit e saj të bëhet i fortë, ndërkohë që një mjek lufton me dëshpërim për ta shpëtuar, ështe shfaqur kudo në internet.

“Qëndro me mua, të lutem… Unë të dua. Mos lejoni që ata të marrin jetën”, dëgjohet tek pëshpërit dëshpërimthi e reja.

I dashur i saj besohet të jetë një nga 48 të plagosurit brutalisht nga tre xhihadistët që tronditën kryeqytetin britanik, shkruan syri.net.  Dëshmitarët përshkruan se panë “trupa kudo”.

Pak orë pas sulmeve janë shfaqur një sërë videosh dhe fotografish që tregonin pasojat shkatërruese.

Në videon e publikuar nga “Daily Mail” shihen njerëz të shtrirë si dhe ambulancat tek sa marrin të plagosurit.

3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës,  me një fugon të bardhë.

Më pas xhihadistët lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën.

Pamje të rënda në Londër. ‘Të lutem bëhu i fortë i dashur, mos lejo të të marrin jetën!’ Read More »

“Burri më masakroi se kreha flokët në parukeri”, Emiliana rrëfen tmerrin.

[sgmb id=”1″]

“U ktheva nga puna dhe përpara se të vija në shtëpi, u kreha në parukeri. Por, bashkëshorti, sapo më pa, bërtiti “pse je krehur? Për kë je krehur? Më goditi dhe më pas më vendosi thikën në fyt, duke më kërcënuar se do më vriste po qe se nuk i tregoja me kë e tradhtoja”.

Ky është rrëfimi i Emilianës, e cila dërgoi në burg partnerin e saj Olsi Fejzaj. 34-vjeçari e dëgjoi nga kafazi qëndrimin e prokurorit, i cili kërkoi arrest me burg për veprën dhunë në familje. Por, ai qëndroi i heshtur para gjykatës, duke ia besuar mbrojtjen avokates, sipas së cilës, klienti i saj është i sëmurë.

Prokurori shpjegoi se çifti ka një fëmijë 5 vjeç dhe se i akuzuari ishte i papunë. E vetmja që punonte në një fabrikë këpucësh ishte Emiliana, por shpesh ajo përballej me xhelozinë e më pas dhunën sistematike të bashkëshortit.

Sipas prokurorit, gruaja kishte kërkuar më herët urdhër mbrojtjeje në gjykatë, por më pas ishte tërhequr nga ky qëndrim. Ajo çfarë e ka bindur se situata nuk do të ndryshonte ishte dhuna më e fundit dhe kërcënimi për jetën vetëm për një krehje flokësh.

“Burri më masakroi se kreha flokët në parukeri”, Emiliana rrëfen tmerrin. Read More »

E konfirmuar: Gjashtë të vrarë dhe 48 të plagosur në sulmin terrorist në Londër .

[sgmb id=”1″]

Policia britanike tha se dy incidente terroriste goditën të shtunën mbrëma në Urën e Londrës dhe në një zonë aty pranë, kur sipas dëshmitarëve një furgon goditi turmën e këmbësorëve dhe disa persona u therën me thika.

Autoritetet thanë se gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën pas sulmuesit çuan një furgon në këmbësorëve në Urën e Londrës dhe më pas therën me thikë klientët në restorantet pranë.

Tre sulmuesit meshkuj u qëlluan për vdekje nga policia në afërsi tregut Borough, pak minuta pas incidentit, në rreth orës 22 sipas kohës lokale, mbërmjen e 3 qershorit, thanë autoritetet.

Policia tha se po i trajton incidentet si veprime terroriste, ndërsa më herët kryeministrja britanike Theresa May, tha se “incidentet e tmerrshme” po trajtohen “si akte të mundshme terroriste”.

Dëshmitarët thanë së disa persona janë plagosur, ndërsa agjencitë britanike thanë se mund të ketë më shumë se një të vdekur.

Agjencitë thanë se policia është vënë në kërkim të tre personave të armatosur.

Britania e Madhe është në shkallë të lartë të alarmit pas incidenteve të fundit dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.

Vetëm pak ditë më parë, një sulmues vetëvrasës vrau 22 persona gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande në Mançester.

E konfirmuar: Gjashtë të vrarë dhe 48 të plagosur në sulmin terrorist në Londër . Read More »

Njësia SAS, zbarkojnë për herë të parë në Londër, pas sulmeve terroriste!

[sgmb id=”1″]

Një ekip i trupave elite SAS u vendosën në rrugët britanike për herë të parë në përgjigje të sulmit terrorist në Londër.

Një grup i ri prej 70 forcash speciale u formua në vitin 2015 për t’u përgjigjur në rast të sulmeve terroriste të armatosura.

Helikopteri i skuadrës blu i quajtur ‘Blue Thunder’, ka bërë ulje në Londrën mbrëmë pasi tri sulmeve terroriste në bare dhe restorante.

Numri i të vdekurve qëndron në gjashtë dhe 48 të tjerë të plagosur, tha policia.

Të tre sulmuesit – të cilët bërtitnin “Kjo është për Allahun” – u vranë nga policia e armatosur brenda tetë minutave.

Njësia SAS, zbarkojnë për herë të parë në Londër, pas sulmeve terroriste! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com