Kronike e zeze

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz të Greqisë. Një 30 vjecar shqiptar ka vrarë me thikë një grek, i cili ishte pronar i një fastfood-i në Korfuz.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz të Greqisë. Një  30 vjecar shqiptar ka vrarë me thikë një grek, i cili ishte pronar i një fastfood-i në Korfuz.

Ngjarja ka ndodhur pak para ores 14.00 kur shqiptari eshte futur ne nje fastfood ne vendin e quajtur kryqezimi Viru në qendër te Korfuzit dhe pas një sherri me tone të larta ka sulmuar me thikë pronarin 52 vjeçar.

Sipas mediave greke, shkak i ngjarjes ka qenë grindja mes pronarit grek të fastfood dhe shqiptarit për motive të dobëta.

Pas krimit, autori shqiptar u vetedorezua në policinë e Korfuzit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz të Greqisë. Një 30 vjecar shqiptar ka vrarë me thikë një grek, i cili ishte pronar i një fastfood-i në Korfuz. Read More »

MAGAZINA ME 12 TON KANABIS NË PËRMET, ZBULOHEN 3 PRONARËT BIZNESMENË.

[sgmb id=”1″]

Tre persona nga Tirana me aktivitet në biznese private dhe një nga Tepelena, po verifikohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit të gjetur në prill 2017, në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet

Në këtë zonë, gjatë aksionit “Pagri 2017”, u gjet në ish-depot e shtetit një sasi prej 12 tonë kanabis. Bazuar në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet, por edhe referuar tabulateve telefonike të shtetasve të arrestuar, Prokuroria dyshon se tre sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financues të aktivitetit kriminal në Përmet.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me identitetin e personave që po hetohen, pasi mësohet se të dyshuarit janë duke u hetuar dhe madje për ta ka edhe urdhra ndalimi, me qëllim verifikimin e rolit që kanë pasur në ngjarje.

I dyshuari nga Tepelena mendohet se ka marrë pjesë në këtë aktivitet, duke mundësuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë, ruajtjen e parcelave dhe deri te korrja e bimës narkotike, e cila mendohet se është përpunuar e tharë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet.

HETIMET PËR DROGËN

Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe hashashi në Përmet, Policia e Shtetit ka arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, të dy banues në Përmet, ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në po atë fshat.

Asnjëri nga këta shtetas nuk ka lidhje me kultivimin as me grumbullimin e drogës, por arrestimi i tyre është bërë sepse kishin përdorur magazinat ku u gjet hashashi vitet e fundit.

Sipas dëshmive që ka marrë fillimisht Prokuroria e Përmetit dhe më pas edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohet se tunelet ku u gjet kanabisi janë përdorur për magazinimin e drogës që nga dhjetori i vitit 2016 e në vazhdim, me qëllimin që bima të trafikohej më pas në Greqi.

Dëshmitë e mbledhura tregojnë se tunelet ku mbahej kanabisi ruheshin nga persona të armatosur, që nuk ishin banorë të zonës. Për këtë ngjarje, nga policia është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi Koço Zaimaj, 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri.

Ai akuzohet se nuk ka raportuar grumbullimin e sasisë së hashashit në magazinën ku u gjetën 11 tonë hashash. “Ka dyshime të bazuara se pikërisht këta shtetas kanë komunikime me bashkëpunëtorët e tyre dhe konkretisht, përpunuesit, magazinuesit dhe ambalazhuesit e lëndës narkotike”, thanë burimet nga hetimi.

DËSHMITË

Nga dëshmitë e banoreve të fshatit Pagri, janë ngritur dyshime se ambienti në të cilin është gjetur sasia shumë e madhe e thasëve të mbushur me lëndë narkotike është në pronësi të shtetit. Njësia Administrative Piskovë në Përmet është zotëruesja në letër e objektit, por godina e ambientit ku u gjet droga ka qenë në përdorim të banorëve të zonës.

Depoja në të cilën është gjetur bima narkotike është në posedim dhe përdoret si hambar për materiale bimore dhe kashtë nga Rustem Muçellari, Ismail Saliu dhe Eqerem Aliu.

Prokuroria ka dyshime të arsyeshme se Rustem Muçellari, Ismail Saliu dhe Eqerem Ali e kanë përdorur si depo dhe magazinë ambientin në të cilin u gjet droga, por edhe u kanë dhënë çelësat e objektit personave që kanë bërë magazinimin, përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Faktin që këta dy shtetas kanë pasur dijeni e pranon dhe vetë bashkëshortja e Eqerem Aliut, duke pohuar se është e vërtetë që ajo e ka përdorur bashkë me dy bashkëfshatarë te tjerë depon, por që nga muaji janar 2017 në të ajo ka parë shumë persona të panjohur, që punonin në brendësi dhe kashtën e nxirrnin deri te dera.

MAGAZINA ME 12 TON KANABIS NË PËRMET, ZBULOHEN 3 PRONARËT BIZNESMENË. Read More »

Të shtëna me armë, 4 të plagosur në spital, mes tyre dhe fëmijë.

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës konfirmoi se katër persona kanë mbetur të plagosur në një incident me armë zjarri në Pejë.

Dy nga të plagosurit janë fëmijë të cilët, sipas dëshmitarëve që deshën të mbesin anonimë, kanë qenë kalimtarë të rastit.

Njëri nga të plagosurit, sipas drejtorit të spiralit në Pejë, Skender Dreshaj, ëhstë në gjendje të rëndë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lekë Dukagjini” afër Urës së Zallit dhe e ka rrethuar me shirita policorë vendin ku ka ndodhur incidenti i armatosur.

Të shtëna me armë, 4 të plagosur në spital, mes tyre dhe fëmijë. Read More »

Kapet 1 ton drogë në Portin e Durrësit. Droga është kapur në mesnatë.

[sgmb id=”1″]

Kapet 1 ton drogë në Portin e Durrësit. Droga është kapur në mesnatë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është ndaluar një kamion në portin e Durrësit, i ngarkuar me fruta –perime, në brendësi të të cilit është zbuluar një sasi e madhe lënde narkotike.

Aktualisht po bëhet peshimi, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rreth 700 kg deri në 1 ton drogë.

Burime nga policia, thanë se kamioni është ngarkuar me fruta-perime gjatë ditës së djeshme dhe do të nisej në Itali.

Shoferi është arrestuar.

Kapet 1 ton drogë në Portin e Durrësit. Droga është kapur në mesnatë. Read More »

Gruaja shtatzënë shkon për eko në maternitet, tmerrohet nga ajo që merr vesh.

[sgmb id=”1″]

Një grua 37- vjeçare, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë ka shkuar vetëm për të bërë një eko në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Sipas burimeve ajo ka mbërritur në 23:20 dhe fjalët e mjekëve ka qenë tronditëse për gruan.

Foshnja e saj kishte vdekur në bark, por mjekët nuk kishin dhënë asnjë lajmërim dhe nuk i kishin vënë re ndonjë anomali gjatë shtatzënisë.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor të fetusit, për të përcaktuar shkakun e vdekjes

Gruaja shtatzënë shkon për eko në maternitet, tmerrohet nga ajo që merr vesh. Read More »

Aksident i rëndë në autostradë…

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 8:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas një fotografie të dërguar në kallxo.com nga një qytetar shihet një veturë e rrokullisur.    

Sipas asaj që shihet në foto, vetura është me tabela regjistrimi të Shqipërisë.

Po ashtu, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe automjeti që tërheqë veturat e aksidentuara ose me defekt.

Aksident i rëndë në autostradë… Read More »

Një javë me foshnjën e vdekur në bark, denoncohen mjekët në Vlorë!

[sgmb id=”1″]

Një 36-vjeçar ka paditur dje mjekët e madje edhe maternitetin e Vlorës, duke i akuzuar për vdekjen e foshnjës së tij në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Sipas të dhënave të Policisë, dje është paraqitur në komisariat shtetasi me inicialet F.H. Ai ka vënë në dijeni blutë se pak ditë më parë, bashkëshortja e tij kishte humbur fëmijën, ndërsa ka akuzuar mjekët se nuk e kanë sqaruar siç duhej në lidhje me ngjarjen, por edhe për ecurinë e shtatzënisë së të shoqes 31-vjeçare.

Ai nuk ka qenë në gjendje të japë emra konkretë, por ka hedhur akuza ndaj maternitetit e bluzave të bardha si përgjegjës të humbjes së fëmijës së tij. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por 36-vjeçari i është drejtuar vetëm dje policisë, ku edhe ka kryer kallëzimin. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimin, ndërsa pritet të merren në pyetje mjekët që kanë asistuar gjatë shtatzënisë së 31- vjeçares, konsultat që ajo ka bërë, si dhe të gjithë kartelën klinike në lidhje me vizitën e fundit kur e reja ka kryer më datën 27 maj. 

“Mjekët nuk na sqaruan çfarë kishte ndodhur dhe pse ka ndodhur, na thanë se fëmija kishte një javë i vdekur në barkun e nënës. Të hetohen mjekët”, është shprehur në polici i riu, duke i akuzuar ata si shkaktarë. Ndërkaq, burime nga spitali bënë të ditur se gruaja kishte shkuar në gjendje jo të mirë në spital për të kryer një konsultë. Ajo ka deklaruar se nuk e ndiente më fëmijën të lëvizte. Mjekët kanë kryer vizitën e nevojshme dhe kanë konstatuar se fëmija rreth gjashtëmuajsh nuk ishte më në jetë. Shkaku ende nuk është konfirmuar, por sipas bluzave të bardha, nga të dhënat paraprake rezultoi se foshnja kishte të paktën 1 javë i vdekur në barkun e nënës. Fatmirësisht kjo e fundit nuk ka pasur komplikacione që t’i rrezikonin jetën. 

Pas ndërhyrjes së kryer në maternitetin e Vlorës, nëna e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ka dalë nga spitali, por vetëm disa ditë pas ngjarjes, babai i foshnjës së vdekur i është drejtuar policisë duke akuzuar mjekët jo vetëm si shkaktarë, por edhe se nuk i kanë sqaruar ata si prindër se çfarë kishte ndodhur dhe se pse fëmija kishte ndërruar jetë. “Pas kallëzimit, kanë nisur hetimet ku do të studiohen kartelat klinike për të evidentuar se çfarë kanë shënuar mjekët dhe se si është ndjekur nga bluzat e bardha rasti i nënës që humbi fëmijën”, bënë të ditur burime nga Policia e Vlorës. Mësohet se dosja tashmë do t’i referohet Prokurorisë së këtij rrethi, e cila pritet të marrë në pyetje edhe mjekët e infermierët që kanë qenë në turn ditën kur është konstatuar vdekja e fëmijës.

Një javë me foshnjën e vdekur në bark, denoncohen mjekët në Vlorë! Read More »

Zbardhet vendimi:‘Masakra e Çoles’, si u vranë tre veta në 11 sekonda.

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Lartë zbardh arsyetimin e vendimit të dhënë ndaj tre personave të akuzuar si autorë të ngjarjes së njohur si “masakra e Çoles” më 7 prill 2015 në Vlorë, ku u vranë tre persona, shkruan “Panorama”.

Në vendimin shpallur më 23 shkurt 2017, Kolegji Penal la në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli i Vlorës për të pandehurit në nëntor 2016.

Sipas këtij vendimi, të pandehurit Aleksandër Llanaj, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj u fajësuan për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. I pandehuri Llanaj u dënua përfundimisht me 35 vjet burg.

Të pandehurit Alliaj dhe Begaj u dënuan përfundimisht me 23 vjet e 4 muaj burg. Në vijim, zbardhet dimanika e ngjarjes së njohur si “masakra e Çoles”, referuar vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Lartë.

GJYKATA E LARTE

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi shkaqet e parashtruara në rekurset e paraqitura dhe tërësinë e gjithë akteve të administruara në dosjen penale, vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural e atij material penal.

Në vendimet e gjykatave të faktit është pranuar se, nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve, ka rezultuar se shtetasi Xhuljano Lutaj i ka treguar shokut të tij, Albi Limaj, se kishte pasur problem me shtetasit Ardi Velaj (Dushi) dhe Haki Rakipi, me të cilët janë takuar në mesnatë të datës 06.04.2015 dhe janë larguar secili në drejtime të ndryshme.

Më datë 07.04.2015, shtetasit Ardi Velaj (Dushi) dhe shtetasi Albi Limaj kanë komunikuar shpesh.

NGJARJA NE 11 SEKONDA

Në këtë datë nga filmimet ka rezultuar se shtetasit Ardi (Feridian) Velaj dhe Haki Rakipi (Akil Hasanaj) janë ulur në verandën e lokalit “A…” përballë njëri-tjetrit duke biseduar. Më pas është fiksuar automjeti “BMW” me ngjyrë bezhë, i cili po kalonte përballë lokalit, dhe shtetasit Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj janë futur në verandën e lokalit “A…” në hyrjen e dytë.

Nisur nga të dhënat e përftuara nga këqyrja e vendit të ngjarjes, pamjet filmike, deklarimet e marra, ka rezultuar se shtetasi Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj, pasi janë futur në lokal, në një hark kohor në më pak se njëmbëdhjetë sekonda, i pandehuri Aleksandër Llanaj ka ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi (Akil Hasanaj) dhe Ardi (Feridian) Velaj, të cilët i ka goditur me armë zjarri.

Fillimisht është goditur një herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit Ardi Velaj (Dushi) pranë të cilit është pistoleta me numër 152175 teknikisht e rregullt, që nuk ka realizuar asnjë qitje, referuar gëzhojave të fiksuara në vendngjarje. Pra, është provuar plotësisht se shtetasit Ardi Velaj dhe Haki Rakipi ishin të papërgatitur për sulmin e të pandehurve Aleksandër Llanaj dhe Albi Limaj, duke u gjendur në befasi nga goditjet me armë zjarri.

Vetë fakti që viktima Ardi Velaj është gjetur me cigare në buzë është rrethanë që krijon bindjen e brendshme se kanë qenë të pandehurit që kanë qëlluar mbi viktimat. Një konkluzion i tillë mbështetet dhe nga koha e shkurtër prej 11 sekondash e kryerjes së veprës nga momenti i hyrjes së të pandehurit Aleksandër Llanaj dhe shtetasit Albi Limaj në lokal.

MASAKRA

I pandehuri Aleksandër Llanaj ka filluar të godasë, fillimisht mbi viktimën Ardi (Feridian) Velaj në kokë, i cili, pas kësaj goditjeje, është shtrirë në tokë, pastaj mbi shtetasin Haki Rakipi (Akil Hasanaj). Fillimisht, i pandehuri Aleksandër Llanaj e ka goditur në gjoks shtetasin Haki Rakipi (Akil Hasanaj), i cili kishte me vete armë zjarri pa viaska, teknikisht e rregullt, fiksuar në vendngjarje pranë tij, nga e cila është goditur tetë herë referuar numrit të gëzhojave të gjetura në vendngjarje që janë qitur nga kjo armë.

Goditja është bërë me këtë armë nga i ndjeri Haki Rakipi (Akil Hasanaj), pasi, sipas aktit të ekspertimit kimik, në duart e tij është vënë re prani e faktorëve plotësues të qitjes. Po kështu, rezulton se shtetasi Haki Rakipi është goditur për herë të dytë nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj. Vetë i pandehuri Aleksandër Llanaj është goditur tri herë duke marrë dëmtime, që, sipas mjekut ligjor, klasifikohen si dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre.

Gjatë kohës që shtetasi Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj ndodheshin në lokal, referuar në deklarimet e dhë- na nga i pandehuri Bertil Alliaj, rezulton se goditjet me armë zjarri kanë filluar pa u mbushur njëmbëdhjetë sekonda nga hyrja në lokal e shtetasit Albi Limaj dhe të pandehurit Aleksandër Llanaj.

Ky fakt rezulton nga pamjet filmike, ku njëkohë- sisht ka rezultuar se nga automjeti tip “BMW”, me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Alliaj, i cili është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj, duke konstatuar plagosjen e tij. Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali duke shfaqur dëmtim në ije, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit.

I pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin “BMW X5”, me targa AA 323 AO, që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit. Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Alliaj, me të cilin ka komunikuar dhe ku i ka dhënë armët luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet dhe armën e poseduar nga shtetasi Albi Limaj.

Më pas, i pandehuri Bertil Alliaj dhe i pandehuri Ani Begaj nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet edhe të shtetasit Albi Limaj, për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, i pandehuri Bertil Alliaj është larguar me vrap. Gjatë largimit të tij, i pandehuri Bertil Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka faktor plotësues të qitjes në dorë.

“U PERDOREN DY ARME”

Nga tërësia e provave të administruara ka rezultuar se në vendngjarje, lokal “A…”, janë përdorur dy armë, ku njëra është armë pa viaska e fiksuar në vendngjarje pranë shtetasit Haki Rakipi, nga e cila është goditur tetë herë, dhe një armë tjetër me viaska, e cila nuk është gjetur në vendngjarje, nga e cila janë qitur në total 5 gëzhoja.

Rezulton se kjo armë me viaska, gëzhojat e së cilës janë fiksuar në vendin e ngjarjes, është përdorur nga i pandehuri Aleksandër Llanaj duke realizuar goditjen një herë me armë zjarri të shtetasit Ardi Velaj, që i ka shkaktuar atij vdekjen, goditjen dy herë të shtetasit Haki Rakipi, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ky Kolegj vlerëson se këto përfundime të gjykatave të faktit janë rrjedhoje e një procesi të rregullt ligjor.

Ndryshe nga çfarë parashtrohet në rekursin e paraqitur nga të pandehurit, Gjykata e Apelit Vlorë me të drejtë ka vlerësuar të bazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, pasi nga analiza e akteve të dosjes i ka rezultuar e provuar se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi (Akil Hasanaj) dhe Ardi (Feridian) Velaj, duke u shkaktuar atyre vdekjen. Këto veprime janë kryer nga i pandehuri Aleksandër Llanaj në bashkëpunim me të pandehurin Ani Begaj dhe të pandehurin Bertil Alliaj, si dhe të ndjerin Albi Limaj.

SHKEMBIM ZJARRI

Ndryshe nga sa parashtron Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit në rekursin e saj, në lidhje me vdekjen e të ndjerit Albi Limaj, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit me të drejtë kanë vlerësuar se ka rezultuar e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ajo nuk ka ardhur si rezultat i veprimeve të kundërligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme të të pandehurit Aleksandër Llanaj.

Ka rezultuar e provuar se i ndjeri Albi Limaj ka hyrë në të njëjtën kohë me të pandehurin Aleksandër Llanaj në verandën e lokalit “Ador” dhe ka dalë prej andej i plagosur, si rezultat i shkëmbimit të zjarrit midis të pandehurit Aleksandër Llanaj dhe shtetasit Haki Rakipi.

Zbardhet vendimi:‘Masakra e Çoles’, si u vranë tre veta në 11 sekonda. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com