Kronike e zeze

U varros për së gjalli, ja si biznesmeni telefonoi vëllain për ndihmë!

[sgmb id=”1″]

Një biznesmen në Rusi, është varrosur për së gjalli në një varreze në Moskë, pasi ai kishte marrë borxhe dhe nuk i kishte shlyer.

Pas ngjarjes së rëndë ai është detyruar që të marrë në telefon të vëllain që ti shlyej borxhin dhe të rifitonte lirinë.

Borxhi që duhet të shlyente i vëllai ishte 410 mijë paund.

41 – vjeçari i identifikuar si Khikmet Salaev u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin.

Nën tokë, i mbuluar me dhe, ai arriti që të telefononte vëllain e tij 36 – vjeçar, Ismail. Ky i fundit raportohet se pagoi një pjesë të borxhit (rreth 16 mijë paund) dhe i dha gjithashtu makinën e tij BMË-535 “partnerëve të biznesit” të Khikmet, shkruan thesun.

U varros për së gjalli, ja si biznesmeni telefonoi vëllain për ndihmë! Read More »

Aksident:Motorri me shpejtesi te madhe perplas nje nxenese…

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shkollën “Ahmet Dakli” në Elbasan. Një motorr me një shpejtësi jashtë normave të lejuara ka shtypur një minorene dukë e lenë pa ndieja në tokë dhe të përgjakur.

Vajza rreth 14-15 vjeçe po kalonte vizat e bardha, shkruan infoelbasani, kur papritur shfaqet nga asgjëja një motorr me një shpejtësi marramëndëse duke e marrë përpara vajzën minorene.

Menjëherë pas aksidentit ka mbërritur ambulanca që i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka dërguar në Urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Në këtë segment rrugor, që është më i populluari nga studentët, si ai tek konvikti shtetëror , edhe tek shkolla e mesme “Ahmet Dakli”., kërkohet që Policia të tregojë një vëmendjë të veçantë.

Policia ka rrethuar vendngjarjen duke arrestuar drejtuesin e motorrit, ndërkohë është shtuar fluksi i kalimtarëve të shokuar nga ky aksident i rëndë në rrugë.

Image

Aksident:Motorri me shpejtesi te madhe perplas nje nxenese… Read More »

Kush është edukatorja e arrestuar, kamerat zbuluan ç’u bënte fëmijëve!

[sgmb id=”1″]

Arrestohet nga policia e Tiranës edukatorja e një kopshti privat në kryeqytet, pas kallëzimit të dy nënave, se i ka dhunuar fëmijët në ambientet e kopshtit “Katër Stinët”.

Policia bën me dije se në pranga u vu edukatorja 30-vjeçare me inicialet D.R. Kanë qenë prindërit e dy fëmijëve , nënat, që të shqetësuar nga reagimi i të vegjëlve të tyre bënë denoncimin ndaj edukatores.

Pas arrestimit, u bë edhe sekuestrimi i kamerave filmike për të verifkuar se çfarë ka ndodhur konkretisht. “Panorama” meson se edukatorja quhet Denida Rexhepi.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: – D R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi

Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.

Kush është edukatorja e arrestuar, kamerat zbuluan ç’u bënte fëmijëve! Read More »

Vriten nga amerikanët, Lavdrim Muhaxheri dhe Bilall Haqifi!

[sgmb id=”1″]

Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

Burime të Gazetës Metro, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë bërë të ditur se Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkë me Muhaxherin mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i vrarë në shkurt të këtij viti.

Për vrasjen e Muhaxherit kanë filluar edhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave të cilave u takonte ai.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi We Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vëllai i tij, Bajram Muhaxheri, përmes rrjeteve sociale.

Më poshtë mund t’i shihni postimet ku konfirmohet vdekja e Muhaxherit.

Vriten nga amerikanët, Lavdrim Muhaxheri dhe Bilall Haqifi! Read More »

ARRESTOHET SHQIPTARI NË ZVICËR ,KAPET ME KOKAINË DHE HEROINË.

[sgmb id=”1″]

Dy persona janë arrestuar së fundmi në Zvicër, një shqiptar dhe një portugez, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat lokale.

Një prej tyre u arrestua teksa ishte si pasagjer në një taksi në distriktin 9 të qytetit. Atij iu sekuestruan 200 gr heroinë.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij u arrestua në një apartament në kantonin e Aargaut.

Aty, efektivët sekuestruan rreth 600 gramë heroinë, rreth 300 gram kokainë dhe mbi 2 kilogramë përzierës për lëndët narkotike.

ARRESTOHET SHQIPTARI NË ZVICËR ,KAPET ME KOKAINË DHE HEROINË. Read More »

PARANDALOHET VRASJA E DY VËLLEZËRVE, KAPET AUTORI ME PUSHKË DHE 35 FISHEKË

[sgmb id=”1″]

Një 41-vjeçar nga Lushnja ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezër, pasi këta e kishin akuzuar se I dëmtonte të mbjellat përmes bagëtive.

Sipas policisë, dy vëllezërit me iniciale D.B dhe B.B e kanë goditur për shkak të kësaj arsyeje, për këtë Luan Meta ka marrë armën dhe ka tentuar t’i vrasë që të dy për të marrë hak.

Mirëpo  për fat të mirë, policia arriti që ta parandalonte ngjarjen e rëndë që mund të ndodhte.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Lushnjes parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Tentoi të vrasi me armë zjarri dy vëllezër, arrestohet në flagrancë autori.

Në datën 07.06.2017,  nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë dhe masave të shpejta është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme  kriminale dhe konkretisht:

Pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur ndërmjet shtetasit Luan Meta dhe shtetasve D.B dhe B.B(vëllezër), këta të fundit e kanë goditur pasi pretendonin se shtetasi Luan Meta, i dëmtonte të mbjellat me bagëti.

Shërbimet policore, në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin Luan Meta duke tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit D.B dhe B.B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj si dhe 35 cop fishekë.

Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-Luan Meta, 41 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal.

PARANDALOHET VRASJA E DY VËLLEZËRVE, KAPET AUTORI ME PUSHKË DHE 35 FISHEKË Read More »

Gjendet një trup i pajetë në përrua!

[sgmb id=”1″]

Banorët e fshatit Starje në Ersekë kanë gjetur trupin e pajetë të një 53-vjeçari në përrua. Policia sqaron se viktima është me inicialet G.SH.

Nga hetimet paraprake dyshohet  se viktima është mbytur si rezultat i vërshimit të ujit në këtë përrua pas reshjeve të shiut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjendet një trup i pajetë në përrua! Read More »

E MASAKRUAN PËR PAZARET E DROGËS, KAPET AUTORI I DYTË, VËLLAI BINJAK!

[sgmb id=”1″]

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në fshatin Braçanj të rrethit të Devollit, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, një tjetër person është arrestuar, pasi dyshohet si autor në këtë krim.

Spiro Xholli, 50 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua në momentin që po hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës. 50-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Korçës me vendim të datës 22 maj caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Spiro Xholli në bashkëpunim me shtetasin David Myrte (i arrestuar më datë 19 mars), pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të kenë vrarë me paramendim shtetasin Zarif Alliun, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe kanë plagosur shtetasin Mendar Burnazin, 42 vjeç, banues në Nizhavec.

Ngjarja ndodhi më datë 18 mars në fshatin Braçanj, Devoll, ku në bazë të hetimeve gjithçka kishte ardhur nga prishja e pazareve të drogës. Si autor të vrasjes akuzohen David Myrte dhe Spiro Xholli. Pasi Gjykata e Faktit në Korçë la në masën e sigurisë arrest me burg 25- vjeçarin David Myrte edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim për të.

Sherri barbar me mjete të forta, i cili përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur rëndë, u zbardh brenda 24 orëve nga policia dhe David Myrte u akuzua si personi përgjegjës për vrasjen e Zarif Alliut me mjete të forta, si dhe plagosjen e Mendar Burnazit. Por edhe pse 25- vjeçari u la në masën e sigurisë arrest me burg pas dëshmisë së dhënë nga njëri prej personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ai refuzoi të kishte lidhje me këtë krim, ndërsa duket se hetimi ndaj tij vazhdon.

Sipas Akuzës, David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj, është autori i ngjarjes, kurse në burg përfundoi edhe i plagosuri Mendar Burnazi, i cili është përpjekur të fshehë rrethanat e ngjarjes duke u akuzuar për deklarim të rremë. Mbrëmjen e 18 marsit Mendar Burnazi, Zarif Alliu dhe D.Sh., sipas të dhënave fillestare, ishin nisur drejt shtegut klandestin në këtë zonë, por u sulmuan nga një grup personash të cilët i kanë goditur me dru, duke i masakruar.

Ndërkaq, pritet dalja e ekspertizës së elementeve të tjera të gjetura në vendin e ngjarjes si bishtat e cigares, bidonët e ujit, copa prej druri, që dyshohet të jetë dhe arma e krimit, por këto janë dërguar në Tiranë dhe do të verifikohet nëse ka gjurmë të përputhshme të ADN-së, të cilat do të çonin në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe provave të krimit.

BABAI: DJEMTË JANË BINJAKË

Rami Myrte, babai i të akuzuarit, thotë se dy djemtë e tij janë binjakë dhe është e vështirë për t’i dalluar. Me këtë argument ai hedh poshtë dëshminë e Daniel Tolës që çoi në zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e djalit të tij, David Myrte.

E MASAKRUAN PËR PAZARET E DROGËS, KAPET AUTORI I DYTË, VËLLAI BINJAK! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com