Kapet i dyshuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku.
[sgmb id=”1″]
TIRANE– Në orët e para të mëngjesit të sotëm forcat speciale operacionale të Policisë së Tiranës kanë shoqëruar një të dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuko, në hyrje të pallatit ku ai banonte.
Gazetarja Klodiana Lala thotë se zyrtarët e policisë janë treguar tejet të rezervuar për ngjarjen, ndërsa shton se ka patur tentativa për të mos dalë asnjë informacion në media, me pretendimin që përben shkak për dëmtimin e hetimeve.
24-vjeçari nga Kuçova është ndaluar në kryeqytet pranë “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje. Ky person i dyshuar për krimin e rëndë dyshohet të ketë patur probleme të mëparshme me policinë. Ai kas qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me policinë e shtetit.
Burimet thotë se ndalimi i këtij personi është bërë pas analizimit të AND-së, pasi autori i ngjarjes ka hequr bluzë që mbante veshur në momentin e ngjarjes, dhe e ka hedhur atë pak metra larg vendngjarjes.
Kapet i dyshuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku. Read More »