Kronike e zeze

Nuk pranoi të lidhej me të!Ja si e ‘terrorizoi’ vlonjati studenten.

[sgmb id=”1″]

Shoku i saj nga Vlora është kthyer në një “makth” për një studente në Tiranë dhe familjarët e saj. Gjithçka ka ndodhur kur ajo i ka refuzuar atij kërkesën për një lidhje. Ky moment është pasuar për studenten me telefonata kërcënuese dhe ofenduese në numrin e saj, apo të prindërve. Për muaj me radhë ajo është shqetësuar nga vlonjati, i cili ka hapur dhe profile false në Facebook, ku ka hedhur foto të studentes dhe mamasë së saj, shoqëruar me fraza fyese dhe ofenduese

I riu me iniciale A.Z. është proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga studentja në shkurt 2016. Më 1 qershor 2017 Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e tij, duke e shpallur fajtor për “përndjekjes” dhe dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg. Ai u gjykua në mungesë, pasi masa e sigurisë “arrest në burg” dhënë ndaj tij nuk është ekzekutuar. Gjatë gjykimit, mbrojtësi i tij kërkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, me pretendimin se akuza nuk provohej. Referuar vendimit të gjykatës, në kallëzimin e paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë, në shkurt 2016, e dëmtuara ka shpjeguar se në vitin 2014 është njohur me një djalë nga Vlora me emrin A.Z. Sipas saj, ata kanë pasur vetëm një lidhje shoqërore për një vit e gjysmë.

Ai është njohur edhe me prindërit e saj. Pas pak kohe ai ka filluar t’i kërkonte një lidhje me të, por ajo nuk ka pranuar. Pas këtij refuzimi, ai ka filluar ta kërcënonte në numrin e saj të telefonit. Në muajin qershor të vitit 2015 ai e ka pritur te fakulteti ku ajo studionte në Tiranë dhe e ka goditur duke e gjakosur. Pas një shkëputjeje, në dhjetor të vitit 2015 shtetasi A.Z. ka filluar t’i krijojë shqetësime të tjera, duke telefonuar nënën e saj me numra privat dhe numra të ndryshëm. Gjithashtu, ajo ka shpjeguar se ky shtetas hap adresa të ndryshme në Facebook me emrin e saj dhe të nënës së saj. Në këto profile ai ka vendosur foto të tyre, duke komunikuar me familjarët e saj me ofendime nga më banalet dhe duke u bërë shqetësimi kryesor i saj dhe gjithë familjes. Gjatë gjykimit të çështjes, kallëzuesja ka konfirmuar të njëjtat rrethana edhe para gjykatës.

Ajo ka dëshmuar se i pandehuri A.Z. është bërë shqetësim shumë i madh për të gjithë familjen. Kjo për shkak të telefonatave të tij me numër të fshehtë dhe kërcënimet dhe ofendimet në rrjetet sociale. Para gjykatës ka dëshmuar edhe babai i kallëzueses, i cili ka rrëfyer shqetësimet që u sillte i pandehuri A.Z. “Ai ka frikë për jetën e vajzës së tij, pasi ajo ndihet shumë e frikësuar nga ky person”, rrëfehej dëshmia e tij në vendimin e gjykatës. Të njëjtat fakte janë dëshmuar edhe nga e ëma e kallëzueses. Në sallën e gjyqit dëshmitarja ka rrëfyer se ndihen të frikësuar nga i pandehuri, i cili me fjalë nga më banalet për të gjithë pjesëtarët e familjes ka inskenuar nëpër rrjete sociale false shkrime nga më ofenduese.

Nuk pranoi të lidhej me të!Ja si e ‘terrorizoi’ vlonjati studenten. Read More »

Një shqiptarë është goditur me një shishe qelqi në fytyrë, pasi kishte dalë nga diskoja bashkë me dy të tjerë.

[sgmb id=”1″]

Një shqiptarë është goditur me një shishe qelqi në fytyrë, pasi kishte dalë nga diskoja bashkë me dy të tjerë.

I plagosuri u qëllua nga dy persona në autobus, ndërsa mësohet se ka marrë plagë të thella në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Cesano të Italisë, duke përhapur panik tek personat e tjerë të pranishëm.

Tre personat e përfshirë në konflikt mësohet se janë shqiptarë, dhe si fillim janë para duke debatuar me njëri- tjetrin para autobusit, në gjuhën shqipe para se të hipnin në të.

Sipas policisë personi i cili mbeti i plagosur e kishte të nevojshme marrjen e ndihmë dhe është dërguar në urgjencë, shkruan Panorama.

Nga ana tjetër policia është duke u përpjekur të kuptojë se më çfarë është sulmuar shqiptari pasi disa nga dëshmitarë thonë se përveç shishe së qelqit sulmuesit kishin dhe një thikë.

Ndërsa bëhet e ditur se personi që e sulmoi kishte një shish birre dhe më para se ta sulmonte ka debatuar me të në gjuhën shqipe.

Një shqiptarë është goditur me një shishe qelqi në fytyrë, pasi kishte dalë nga diskoja bashkë me dy të tjerë. Read More »

Vrasësi i Artan Cukut akuzon dy vëllezërit Daka se e kanë paguar. Përgjigjet i ati: ‘Ne mezi hamë bukë, jo më…’

[sgmb id=”1″]

Bujar dhe Prelë Daka, vëllai dhe babai i Agim Dakës, kanë folur per “Panorama” pas lajmit se dy vellezërit e tij jane shpallur ne kerkim pasi dyshohet se jane porositesit e vrasjes se komisar Artan Cukut.

Bujar Daka: Skam asnje lidhje me Mikel Shallarin, autorin e vrasjes te Artan Cukut. Nuk e kam njohur kurre edhe pse kam qene ne burg ne Zvicer. Skam asnje lidhje me vrasjen e Artan Cukut as me autorin qe ka arrestuar policia. Ne nuk kemi per te ngrene e jo me te paguajme vrases. Jam i lire dhe nuk e di pse policia ma permend emrin. I lire eshte edhe vellai im Florin Daka.

Prele Daka (babai): Familja jone e ka mbyllur njehere e mire problemin me familjen e Artan Cukut. Nuk e kuptoj perse policia e shqeteson familjen tone. Ne po punojme ne shtepi dhe Bujari eshte ketu. Jemi teresisht te pafajshem dhe nuk e kuptoj cfare policie eshte kjo. Skemi asnje lidhje me ate ngjarje dhe djemte e mi nuk jane shpallur ne kerkim por jemi te gjithe te lire. Me zor jetojme e jo me te kemi para per te paguar vrases.

Dy vëllezërit nga Tropoja, Bujar dhe Florin Daka u shpallën në kërkim nga policia sot paradite.

Vëllezërit Daka ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen që pasi ajo ndodhi. Vëllai i tyre, Agim Daka, u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut disa vite më parë.

Kush është Agim Daka, që vrau veten me armën e komisar Artan Cukut

Momenti më i rëndë i Artan Cukut në Policinë e Shtetit ka qenë një ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Në mars të atij viti shtetasi Agim Daka, 25 vjeç, nga Shkodra, vrau veten me armën e Artan Cukut, shkruan “Panorama”.
Ngjarja ndodhi brenda në zyrat e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku viktima u shoqërua pasi ngjante shumë me të vëllanë, Bujar Daka, i cili ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Më konkretisht, viktima Agim Daka, teksa po merrej në pyetje në zyrën e shefit të Krimeve të Komisariatit nr.4, Artan Cuku, arriti t’i merrte armën këtij të fundit.

I ndaluari që po merrej në pyetje qëlloi veten me armën e shefit të Krimeve të Policisë dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje ishte një incident i rëndë për Artan Cukun, i cili u pezullua nga detyra për disa javë, derisa hetimi e nxori të pastër nga kjo ngjarje.

Mirëpo, pavarësisht vendimit të organeve drejtuese të Policisë dhe asaj çka vendosi prokuroria, familjarët e Agim Dakës bënë akuza edhe publike ndaj Policisë, edhe ndaj Artan Cukut. Agim Daka ishte shoqëruar nga Policia në zonën e Vorës, ku u ndalua nga një postbllok i Komisariatit nr.4.

Ai u ngjau policëve me të vëllanë, Bujar Dakën, i cili ishte larguar nga komisariati i Policisë së Shkodrës, ku kishte qenë i ndaluar. Ndërkohë, në mesin e shkurtit 2005, gruaja e Agim Dakës ishte gjetur pa jetë dhe nga hetimet doli se kishte humbur jetën nga helmimi.

Në momentin kur kreu vetëvrasjen me armën e Artan Cukut mësohet se Agim Daka ka qenë duke u marrë në pyetje në zyrat e Policisë pikërisht për vendndodhjen e vëllait të tij, që ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Artan Cuku ishte marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zyrën e tij me 25-vjeçarin nga Shkodra. Shefi i Krimeve të Komisariatit nr.4 në atë kohë ka thënë se viktima qëndroi vetëm 5 minuta në zyrën e tij.

Cuku ka shpjeguar se as vetë nuk e kishte kuptuar se si i ndaluari kishte marrë armën e tij dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Artan Cuku ka thënë në dëshminë e tij se i ndaluari ia mori armën në një moment kur ai kishte hequr xhaketën në zyrë, por të afërmit e 25-vjeçarit akuzuan se Agim Daka ishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht për të treguar informacione në lidhje me vendndodhjen e vëllait të tij.

Vrasësi i Artan Cukut akuzon dy vëllezërit Daka se e kanë paguar. Përgjigjet i ati: ‘Ne mezi hamë bukë, jo më…’ Read More »

Grabitje spektakolare në mes të Shkodrës!

[sgmb id=”1″]

Grabitje ne Shkoder. Nje grua rreth 60 vjece eshte grabitur ne vendin e quajtur rruga e Jezuiteve ne afersi te shkolles Pjeter Meshkalla.

Grabitesi ka qene ne nje biçiklete dhe ka arritur te marre nje zinxhir ari dhe eshte larguar.

Sipas burimeve, ai ka tentuar te marre edhe parate ne çanten qe mbante gruaja por nuk ia ka arritur.

Vendi survejohet me kamera sigurie dhe pritet te zbardhet autori i cili nuk ka qene i maskuar.

Policia ne vendngjarje ndersa gruaja po merret ne pyetje. E moshuara per momentin ndodhet ne gjendje te rende psikologjike.

Grabitje spektakolare në mes të Shkodrës! Read More »

Mikesha e Mikel Shallarit e shoqëruar për vrasjen e komisarit? Çako: Do sqarojmë…

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se provat e mbledhura deri tani çojnë te Mikel Shallari si vrasës i komisar Artan Cukut.

Gjatë konferencës për shtyp ai u pyet edhe për faktin se përse ishte shoqëruar mikesha e Shallarit dhe cila ishte lidhja e saj me vrasjen.

Cili është roli i të dyshuarit Shallari në ngjarje? Është ekzekutor apo porositës?

Roli i Mikel Shallarit është ekzekutor.

A keni shpallur ndonjë të dyshuar si porositës dhe cila është pista që dyshohet?

Ka edhe persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe që janë bashkëpunëtorë. Roli i të cilëve do të përcaktohet gjatë hetimit me kalimin e kohës. Pista është sekret profesional. Besoj se Prokurori mund të shpjegojë më shumë.

Keni arritur të gjeni prova sa i përket armës së krimit dhe a janë dy bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar për ta fshehur atë?

Provat e administruara deri në këtë moment janë të konsiderueshme. Vazhdojmë punën për dokumentin e plotë të dy bashkëpunëtorëve.

Mikel Shallari ka dalë jashtë vendit, ka qenë vrasës me pagesë?

Detajet i përkasin hetimit. Çdo moment tjetër do zbardhet në një moment të dytë.

Burimet flasin edhe për dy të shoqëruar, mikesha e Mikel Shallarit dhe një person tjetër. Janë të dyshuar për ndonjë vepër penale?

Gjithçka është në procedurë, do sqarohet pozita e gjithësecilit që është shoqëruar në këtë ngjarje

Mikesha e Mikel Shallarit e shoqëruar për vrasjen e komisarit? Çako: Do sqarojmë… Read More »

Vrasësi i Artan Cukut, flasin banorët në Kucovë: Cdo fundjavë Mikel Shallari vinte me….

[sgmb id=”1″]

Mikel Shallari, 24-vjeçari i cili u arrestua për vrasjen e ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, ka jetuar deri pak muaj më parë në fshatin Dikater të Kuçovës. Por edhe pasi u largua në Tiranë të afërmit tregojnë se ai shkonte atje në fundjavë për të punuar tokën bashkë me babain.

Në pranga si ekzekutor i Artan Cukut, deri disa muaj më parë jetonte në një fshat të humbur të Kuçovës.

Dikater quhet vendi ku Mikel Shallari dhe familja e tij banonte para se të vendoseshin në “Qytetin Studenti” në Tiranë.

Fillimisht, në tetorin e vitit të kaluar, u zhvendosën ai me të motrën, kurse prindërit vetëm tre muaj më parë.

Shtëpinë ua kishin dhënë kushërinjtë. Të afërmit e 24-vjeçarit nuk besojnë që ai është vrasësi i ish-drejtori të Vlorës.

Ata e kujtojnë një djalë të urtë. Por që edhe në fundjavë nga Tirana shkonte në Dikater dhe bashkë me babain punonin tokën.

Në Dikater banorët nuk duan të flasin për këtë histori. Ata kanë dëgjuar që para disa kohësh i riu ishte larguar në emigracion, por më pas ishte kthyer.

Tregojnë për prindërit e tij të cilët u larguan pasi babai gjeti punë si shofer në Tiranë kurse motra ndiqte Universitetin.

Por vetëm kaq, dhe asgjë që i bën ata të dyshuar rreth personalitetit të 24-vjeçarit Mikel Shallari i cili u vendos në pranga për vrasjen e Artan Cukut, ngjarje kjo e ndodhur më 8 Prill 2017.

https://youtu.be/ZsGJeiHznGg

Vrasësi i Artan Cukut, flasin banorët në Kucovë: Cdo fundjavë Mikel Shallari vinte me…. Read More »

Itali / 27-vjeçari shqiptar mbetet i plagosur rëndë.

[sgmb id=”1″]

Krimi ka ndodhur në një strukturë sociale për të pastrehët, ku një 27-vjeçari, sipas raportimeve të mediave lokale, ka goditur 5 herë me thikë kuzhine 30 cm bashkatdhetarin, në vazhdën e një grindjeje për motive banale.

Një 27-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Itali, pasi është goditur 5 herë me thikë nga një bashkatdhetar, raportojnë sot mediat lokale.

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, efektivët e policisë së Riccione-s arritën të arrestonin H.E., 26 vjeç, me precedentë të mëparshëm, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe mbajtje armësh pa leje.

Nga goditjet, 27-vjeçari ka marrë plagë në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, si dhe në bark.

Ai është transportuar me urgjencë në spital. Gjendja e të plagosurit është e rëndë dhe mjekët ende nuk i kanë përcaktuar një prognozë shërimi. Megjithatë raportohet se i riu do të arrijë t’u mbijetojë plagëve të marra.

Itali / 27-vjeçari shqiptar mbetet i plagosur rëndë. Read More »

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi grabitën një dyqan.

[sgmb id=”1″]

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi grabitën një dyqan. I arrestuari është A.B. 17 vjeç, banues në fshatin Baltëz, ndërsa në kërkim është V.K. 23 vjeç, banues në fshatin Drizë, në Fier.

Sipas policisë, dy personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer xhamin e derës së dyqanit të shtetasit B.S në lagjen “16 Prilli” Fier, dhe kanë marrë rreth 300 mijë lekë të vjetra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi grabitën një dyqan. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com