Kronike e zeze

ARRESTOHET POSTIERI RUS ME DYSHIMIN QË KRIJOI LOJËN VETËVRASËSE ‘BALENA BLU’!

[sgmb id=”1″]

Një postier rus është akuzuar se kryen rolin e “administratorit” të lojës së frikshme “Balena e Kaltër”, lojë kjo online që çon në vetëvrasje.

Rusi Ilya Sidorov, 26 vjeç, raportohet të ketë pranuar se ka krijuar lojën që raportohet të ketë inkurajuar të rinj e të reja të marrin pjesë në disa sfida të rrezikshme, të cilat përfundonin me vetëvrasjen e tyre, përcjell Koha.

Policia raportohet të ketë marrë në pyetje Sidorovin për pretendimet se ai ka udhëzuar një 13 vjeçare që të hedhet nën tren. Vajza është shtruar në spital.

Thuhet se Sidorov më parë e kishte detyruar vajzën që të skiconte “Balenën e Kaltër” në krahun e saj që i ka shkaktuar asaj lëndime.

Më tej thuhet se kur ai është marrë në pyetje nga policia ka pranuar se “administron” lojën.

“I dyshuari ka sqaruar se është administrator i të ashtuquajturit grup vetëvrasës që kishte 32 pjesëtarë, që të gjithë nën moshë madhore”, ka thënë zëdhënësja e policisë.

“Ai u caktonte atyre detyra që kishin për qëllim lëndimin e tyre ndërsa qëllimi përfundimtar ishte vetëvrasja e tyre”.

Sidorov përballet me akuza të lidhura me nxitjen e vdekjes së një vajze të re.

Sipas New York Times, atij i janë konfiskuar disa telefona, një kompjuter dhe disa SIM kartela si dëshmi.

Edhe një person tjetër, Philipp Budeikin, 21 vjeç, është ndaluar nga policia dhe është akuzuar për nxitjen e një 16 vjeçareje për të kryer vetëvrasje.

ARRESTOHET POSTIERI RUS ME DYSHIMIN QË KRIJOI LOJËN VETËVRASËSE ‘BALENA BLU’! Read More »

Flet 12-vjeçarja nga Gjirokastra flet për tmerrin e “Balenës Blu”: Si e nisa lojën.

[sgmb id=”1″]

Balena Blu shënon ndjekësin e parë të saj në Gjirokastër. Një 14 vjeçare nga fshati Labovë e Kryqit, Gjirokastër, ka rënë pre e kësaj loje. Anika Cika 14-vjeçarja është nxënëse e shkollës “Koto Hoxhi” në qytetin e Gjirokastrës. Për gazetën “Panorama” ajo rrëfen me detaje se si ra në kurthin e lojës së rrezikshme e cila mund të përfundonte në fatalitet.

Ndërsa e ëma e saj Alketa Cika ka akuzuar drejtpërdrejt intervistën e sajuar nga disa portale të cilat nuk kanë pasqyruar realitetin dhe aq më tepër kanë deformuar gjithçka që kanë thënë përmes lidhjes telefonike.

Kur keni kontaktuar me administratorin e Balenës Blu?

Kam kontaktuar me të po ajo tashmë është hesap i mbyllur dhe unë nuk kam ndërmend dhe dëshirë të vazhdoja më këtë lojë të rrezikshme.

Kur ka qenë kontakti juaj i parë me të?

Ka qenë para më tepër se një muaji dhe shkas u bë lajmet që ndiqja përmes internetit për Balenën Blu dhe instruksionet që jepeshin për ta shkarkuar përmes Play Store. Nisur nga kjo kureshtje, e kam zbritur në smartphone lojën në fjalë dhe kam filluar kontaktet me të. Pra ka qenë thjesht një kureshtje më shumë sesa dëshirë për tu bërë pjesë e saj.

Komunikimi ka qenë në anglisht?

Po në anglisht.

Juve e njihni shumë mirë anglishten që komunikonit?

Jo dhe aq mirë por përdorja google translate dhe gjithçka ishte ok.

Pyetjet që ju drejtoheshin kryesisht ato fillestaret dhe në vazhdim, të cfarë natyre kanë qenë ?

Kanë qenë të natyrës së frikshme prsh ishte një përmbushje e detyrueshme që kishte të bënte me pikturimin me brisk apo me ndonjë mjet të mprehtë të balenës në parakrah. Kjo ka qenë e detyrueshme dhe nëse nuk e realizoje dhe ta coje me foto përmes smartphonit, ata do të ekzekutonin në vend.

Kush ata?

Ata pra admini do të dërgonte prsh disa njerëz që do të vendosnin mbi fatin tënd nëse do rroje apo do vdisje. Pra të gjithë kërkesat e tyre kanë qenë të një natyre të frikshme.

Juve e keni pikturuar në parakrah balenën?

Po por tani nuk para duket sepse është shuar, madje unë e kam pikturuar me një gozhdë dhe me ndihmën e një thike që të dukej origjinal balena. Tani nuk duket sepse edhe unë nuk e kam gdhendur shumë thellë sepse do linte shenjë. Ata kwrkonin qw piktura e balenws nw parakrah tw ishte deri nw shpimin e damarwve dhe tw rridhte gjak pwr tw formuar figurwn e balenws.

I dije rreziqet e kësaj loje?

Jo nuk i dija që në fillim por më pas kam mësuar përmes internetit që kjo lojë të conte në fatalitet por unë nuk mundja dot të tërhiqesha. Sec kishte dicka mistike që të bënte për vete, të mbante pas vetes dhe nuk të lëshonte. Ishte si dicka hyjënore si një mesazh që vinte nga dikush nga bota e përtejme ndaj dhe unë tani që jam kthjelluar, po cuditem me veten sesi arrita deri në këtë pikë, pra deri në nivelin 33.

Niveli 33 çfarë kërkonte nga ju?

Të vija në dijeni shokët me qëllim që dhe ata të mbështesnin këtë lojë të rrezikshme dhe unë t’i bindja ata që të bëheshin pjesë.

Po ata si t’u përgjigjën?

Ata më shpëtuan sepse gjithçka që u kisha thënë dhe shpjegova, ata reaguan të frikësuar sepse mesa duket panë në sytë e mi, një seriozitet të paparë dhe një reagim që për ta ishte tepër i frikshëm. Pas kësaj ata kanë lajmëruar mësuesen kujdestare dhe më pas psikologia më ka trajtuar mirë duke më çrrënjosur dëshirën për të luajtur më tej me këtë lojë të rrezikshme. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë dhe unë vetë çuditem sesi kam ikur.

Kush ju shtyu të shkarkoje Balenën Blu apo kureshtja?

Kureshtja. Unë hoqa dorë të premten dhe kam bërë mirë.

Pas fazës 33 cila ishte tjetra?

Nuk e di sepse nuk e vazhdova. Është shumë e vështirë të ikësh nga kjo lojë pothuajse e pamundur. Kjo sepse ndjehesh i kërcënuar nga administrator i Balenës Blu që ka autoritet në atë që thotë. Kërcënimet unë i merrja shumë seriozisht.

Si vendosët që e braktisët?

Kisha forcë që u tregova shoqeve dhe për këtë i falënderoj pa masë sepse me të vërtetë, ato më shpëtuan nga fataliteti.

A ka raste në Gjirokastër?

Janë dy veta dhe që i njoh, i kam në klasë dhe e luajmë këtë lojë, por nuk e di sesa seriozë janë në thëniet e tyre. Unë për këtë kam vënë në dijeni mësuesen me qëllim që këta nxënës të jenë nën vëzhgimin e prindërve apo të marrin masa për t’i vëzhguar apo kontrolluar që mos të bien pre e kësaj loje tepër të rrezikshme.

Po në Gjirokastër a ka të tjerë konsumues të kësaj loje?

Po, ka madje shumë fëmijë që e luajnë këtë lojë ekzistojnë në disa lagje të qytetit. Kjo për mua është e rrezikshme. Autoritetet duhet të marrin masa që të ndalojnë menjëherë vazhdimin e kësaj loje nga fëmijët sepse ata bien pre e tyre. Unë i kuptoj ata që nuk shkëputen dot, por i them që të gjejnë forcën dhe të binden që asgje ska për t’u ndodhur atyre nëse e braktisin. Ja kështu si unë dhe nuk më gjeti asgjë. Jam shëndoshë e mirë.

Po në polici cila ka qenë arsyeja që kë shkuar?

Kamë kontaktuar me psikologen dhe aty kam shkuar duke dhënë dëshmi konkrete për këtë rast dhe është bërë denoncim ndaj administratorit të Balenës Blu sepse po shndërrohet në një rrezik potencial për jetën e bashkëmoshatarëve të mi.

A keni apel për shokët apo bashkëmoshatarët tuaj?

Përpara se të shkoj tek apeli, dua të denoncoj edhe portale apo lajmet që janë dhënë në internet se prindërit e mi i paskam të çmendur. Nuk është e vërtetë sepse prindërit e mi janë normal dhe kaluar normalitetit të këtyre mediave që spekulojmë paturpësisht. Turp t’ju vijë.

Flet 12-vjeçarja nga Gjirokastra flet për tmerrin e “Balenës Blu”: Si e nisa lojën. Read More »

GREQI, SHQIPTARI KAPET NË AUTOBUZ ME 5.5 KG HASHASH.

[sgmb id=”1″]

Sot në mesditë, në 11:30, policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar me 5 .5 kg hashash.

Shqiptari 28 vjeçar ishte duke udhëtuar me autobuz nga Janina për në Patra kur policia i kontrolloi çantën dhe gjeti kanabisin e tharë.

Bima narkotike u konfiskua dhe i riu shqiptar, që me shumë mundësi ishte ilegal në Greqi, u dërgua në Departamentin e Policisë në Agrinjo.

GREQI, SHQIPTARI KAPET NË AUTOBUZ ME 5.5 KG HASHASH. Read More »

SPITALI I VLORËS KONFIRMON SE SHTETËSJA E AKSIDENTUAR NË MËNGJES KA NDËRRUAR JETË.

[sgmb id=”1″]

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen Mirroshe Kasaj, 53 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Në vijim të informacionit paraprak, konfirmon Spitali i Vlorës se shtetësja e aksidentuar në mëngjes:
Miroshe Kasaj, 53 vjeçe, banuese në lagjen “Hajro Çakërri”, ka ndërruar jetë në orën 11:12.

SPITALI I VLORËS KONFIRMON SE SHTETËSJA E AKSIDENTUAR NË MËNGJES KA NDËRRUAR JETË. Read More »

Aksident i rëndë në Vlorë, 26 vjeçarja shtyp këmbësoren!

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, kusi pasojë një 53 vjeçare ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia bën me dije se ka shoqëruar drejtuesen e automjetit për veprime të mëtejshme procedurale

Ngjarja

Rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen M.K., 53 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Aksident i rëndë në Vlorë, 26 vjeçarja shtyp këmbësoren! Read More »

‘I ranë në qafë’ shkodranëve por ja kush janë porositësit për vrasjen e Cukut? Policia i njeh, ja ku ndodhen.

[sgmb id=”1″]

Pas arrestimit të personit që ekzekutoi ish-drejtorin e Policisë, Artan Cuku, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar se 24-vjeçari Mikel Shallari është porositur nga persona të tjerë për kryerjen e krimit, edhe pse vetë i dyshuari refuzon të flasë.

Me përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, janë identifikuar paraprakisht dy persona si porositës të ngjarjes. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ata ndodhen jashtë Shqipërisë.

Burime të rezervuara thanë dje se ka dyshime të forta se njëri prej të kërkuarve është një person nga Vlora, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë kriminale, të cilin vetë Artan Cuku e pati arrestuar në vitin 2012, kur drejtonte Policinë e Vlorës.

Por ky person, në rrethana ende të pasqaruara mirë, e ka rifituar lirinë, ndonëse akuzat e ngritura ndaj tij nga rihapja e një dosjeje të vjetër ishin të rënda.

Burimet thanë se, pavarësisht se hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë drejtim, me emra konkretë personash të shpallur në kërkim, nuk përjashtohen as pistat e tjera të ngritura menjëherë pas vrasjes së Cukut.

Edhe vëllezërit Bujar e Florin Daka, që u shoqëruan pas krimit të 8 prillit si të dyshuar, vijojnë të mbahen në vëzhgim. Megjithatë, burimet thanë se pas arrestimit të Mikel Shallarit ata ende nuk janë marrë në pyetje për njohje apo bashkëpunim që mund të kenë pasur me të. I vetmi veprim konkret i kryer nga Policia ndaj tyre, është pengimi për të kaluar kufirin shtetëror deri në zbardhjen e ngjarjes.

‘I ranë në qafë’ shkodranëve por ja kush janë porositësit për vrasjen e Cukut? Policia i njeh, ja ku ndodhen. Read More »

Shokuese :12 vjecarja bie pre e lojës së frikshme ‘Balena Blu’, 10 ditë pa ngrënë dhe …

[sgmb id=”1″]

Një rast i lojës së frikshme të ‘Balenës blu’ është zbuluar në Gjirokastër, ku pre kishte rënë një vajzë adoleshente. Siç bëhet e ditur vajza kishte 14 ditë që luante këtë lojë.

Ajo ishte 12 vjeçe dhe me prindërit që kishin probleme mendore. Burimet policore thanë se vajza kishte 10 ditë pa ngrënë, ndërsa shokët e klasës kishin vënë re shenja të vetëplagosjes.

Sipas policisë, vajza ishte në nivelin e 33 të lojës së frikshme dhe kishte nisur të ndëshkonte veten. Kanë nisur hetimet nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Shokuese :12 vjecarja bie pre e lojës së frikshme ‘Balena Blu’, 10 ditë pa ngrënë dhe … Read More »

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Italinë fqinjë, ku një 38-vjeçar dhe katër fëmijë, të gjithë shqiptarë, janë transportuar në spital.

[sgmb id=”1″]

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Italinë fqinjë, ku një 38-vjeçar dhe katër fëmijë, të gjithë shqiptarë, janë transportuar në spital.

Në gjendje të rëndë është 38-vjeçari, banues në shtetin fqinjë, raportojnë sot mediat lokale.

Aksidenti ka ndodhur në Mosciano, ku 38-vjeçari F.S., ishte duke ecur anë rrugës së bashku me katër fëmijë (7-10 vjeç), të fqinjëve të tij.

Teksa pa që një makinë po vinte drejt tyre, ai përdori trupin si mburojë për fëmijët dhe u përplas nga mjeti “Volkswagen”, që drejtohej nga një i moshuar.

Shqiptari është dërguar me urgjencë në spital. Ai është në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në kokë.

Edhe fëmijët janë transportuar në spital. Raportohet se ata nuk kanë marrë dëmtime serioze, por më shumë janë trembur nga ngjarja dramatike.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ndërsa një zyrtar i policisë lokale tha se drejtuesi i makinës i është nënshtruar hetimeve për rastin.

Mosciano. Una Volkswagen Polo grigia scura ha investito un uomo che in quel momento stava attraversando con i 4 bambini del vicino.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Italinë fqinjë, ku një 38-vjeçar dhe katër fëmijë, të gjithë shqiptarë, janë transportuar në spital. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com