Kronike e zeze

Vdes shqiptari në një aksident në Itali.

[sgmb id=”1″]

Një shqiptar 31-vjeçar ka gjetur vdekjen dje pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Monopolit, në Bari, ku dy mjete u përplasën kokë më kokë mes tyre.

I ndjeri humbi kontrollin e motorit duke përfunduar në mes të rrugës, ku u shtyp nga një makinë tjetër.

Policia italiane bën me dije se s’mund të bëhej asgjë për ta mbajtur shqiptarin në jetë, pasi ai gjeti vdekjen e menjëhershme pas aksidentit tragjik.

Vdes shqiptari në një aksident në Itali. Read More »

PRANGA DY INSPEKTORËVE, DREJTORI SHPALLET NË KËRKIM.

[sgmb id=”1″]

Në mbrëmjen e së mërkurës policia ka vënë në pranga dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe është shpallur në kërkim drejtori Denis Malevi.

Të arrestuarit mësohet se janë, Dritan Geci dhe Milseva Mustafa.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se inspektorët akuzohen për korrupsion pasiv.

Policia lajmëron se arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë pasi dyshohet që inspektorët kanë dhënë leje dezinfektimi për disa subjekte, proces i cili nuk ka ndodhur.

PRANGA DY INSPEKTORËVE, DREJTORI SHPALLET NË KËRKIM. Read More »

“Do të dua gjithë jetën, je special”, dedikimi për bashkëshortin që e vrau me thikë .

[sgmb id=”1″]

Krimi në familje tronditi sërish opinionin shqiptar, dhe këtë radhë vrasja u shënua në Itali ku viktimë mbeti një 52-vjeçare nga Durrësi.

Bashkëshorti i saj 62-vjeçar Muhamet Vrapi vrau gruan, Dianën, nënë e tre fëmijëve, duke e goditur 15 herë me thikë në trup. Familja jetonte prej vitesh në Itali. Ndërsa krimi është pranuar nga bashkëshorti vrasës, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje makabre. Problemet në çiftin shqiptar kishin lindur së fundi ku gruaja ishte detyruar të largohej për disa ditë nga shtëpia duke shkuar në banesën e një prej djemve të saj, edhe ai në Itali.

Edhe pse djali i kishte thënë të mos shkonte e vetme në shtëpi tek bashkëshorti i saj dhe babai i dy djemve dhe një vajze, Diana shkoi për të mos dalë më e gjallë. 52-vjeçarja shkoi sërish në banesë pas insistimeve të burrit 62-vjeçar për të zgjidhur situatën problematike mes tyre, që fatkeqësisht përfundoi në mënyrë tragjike. Megjithë problemet që kanë shoqëruar çiftin shqiptar, nëse i hedh një sy profilit në Facebook të së ndjerës, aty shihen foto familjare që shfaqin mjaft lumturi mes tyre. Madje në një dedikim të ndjerë në nëntorin e vitit 2016, ajo e konsideron Muhametin, një baba dhe bashkëshort special. Më poshtë, urimi që Diana i kishte bërë për ditëlindje (në gjuhën italiane).

“Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura” shkruante Diana.

“Do të dua gjithë jetën, je special”, dedikimi për bashkëshortin që e vrau me thikë . Read More »

Rrëfimi rrëqethës i 16-vjeçares: Punonjësi social i shkollës na mësonte të luanim “Balenën Blu”

[sgmb id=”1″]

Rasti më i fundit i lojës më të rrezikshme në internet që po merr jetën e shumë fëmijëve çdo ditë duke i detyruar të kryejnë vetëvrasje, është rrëfyer nga një 16-vjeçare mesazhet e të cilës janë bërë publike.

Ajo i ka rrëfyer të motrës se në shkollën e saj është paraqitur një punonjës social i cili i ka folur për lojën “Balena Blu” duke e përshkruar si një lojë e cila të ndihmon të forcosh karakterin, por jo të vrasësh veten.

Ditën e djeshme u bë publik edhe rasti i një 14-vjeçareje nga Gjirokastra, e cila kishte 10 ditë që rrinte pa ngrënë sipas udhëzimeve të lojës.

Rrëfimi rrëqethës i 16-vjeçares: Punonjësi social i shkollës na mësonte të luanim “Balenën Blu” Read More »

NË NOVOSEL MERR FLAKË, MJETI TIP CITROEN I NJË VLONJATI.

[sgmb id=”1″]

Një automjet është përfshirë nga flaket pak me perpara ne autostrad ne zonen e Novoseles  Ngjarja ka ndodhur në Novosel, ku në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mjeti tip Citroen me targa AA 691 lf, që drejtohej nga shtetasi A ,R 40 vjeç, banues ne VLORE . Paraprakisht mendohet se i është NXEHUR MOTORI dhe ka marr flak ne ecje e siper . drejtuesi i makines A ,R nuk ka pesuar demtim ,pasi ka zbritur nga makina ,sapo ka ndier eren ,se dicka po ndodhte.Ziarrfiksja ndodhet aty per shuarjen e flakeve.

Sipas bluve të VLORES, te cilet jane ne vendngjarje , nuk dihen ende shkaqet  dhe rrethanat si ka shpërthyer makina ne flake .

NË NOVOSEL MERR FLAKË, MJETI TIP CITROEN I NJË VLONJATI. Read More »

Zbulohet një detaj i ri: Ja çfarën e lidh zjarrin e tmerrshëm në Londër me myslimanët!

[sgmb id=”1″]

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesnatë një ndërtesë 27 katëshe në perëndim të Londrës, duke lënë dhjetëra familje të bllokuara në katet e mësipërme.
Ambulanca e Londrës ka konfirmuar se 50 banorë janë dërguar në spitale dhe se disa prej tyre vuajnë nga djegie të rënda.Ndërkohë autorietet kanë konfirmuar se ngjarja tragjike la lënë edhe viktima, raporton “Daily Mail”.Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell dhe fëmijët ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve të kullës janë myslimanë dhe shumë prej tyre mund të kenë qenë zgjuar, duke ngrënë syfyrin e muajit të shenjtë të Ramazanit, sugjeroi Aliu, një dëshmitar okular.Shumë myslimanë në zonën e Kensingtonit të Ramazanit kanë hapur të gjitha xhamitë për të ndihmuar të lënduarit, raporton BBC”.Ndërkohë, dëshmitarët okularë kanë rrëfyer se gratë dhe fëmijët ishin të parat që u hodhën nga ndërtesa.

ryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e ka shpallur zjarrin një “incident të madh”. Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve,shkruan syri.net. Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarjaNjë tjetër banore, e cila po përpiqej të shpetonte prej tyre bashkë me 6 fëmijët e saj nga kati i 21-të, përfundoi vetëm me 4 prej tyreZjarrëkësit, ambulancat dhe policia nuk kanë mundur të futen brenda në ndërtesë dhe u kanë kërkuar të qendrojnë aty dhe të presin për ta që t’i marrin.“Daily Mail” publikon pamje nga situata, teksa duken banorë te dëshpëruar nga balloke e dritare duke u perpjekur te ndërtojne litarë me rroba, në një përpjekje për të shpëtuar nga ferri.Dëshmitarët rrëfyen për mediat britanike se shumica e persona të bllokuar brenda kishin vetëm një kërkesë: Na shpëtoni fëmijët.

Zbulohet një detaj i ri: Ja çfarën e lidh zjarrin e tmerrshëm në Londër me myslimanët! Read More »

Zbulohet misteri, ja kush e përgatiti sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Shkodër.

[sgmb id=”1″]

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit V.I., B.I., L.V. dhe F.G., me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri (të vrarë teksa luftonte krah ISIS) , që të kryejnë një vepër terroriste, pasi ai, përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016”, citohet nga mediat kosovare dosja e Prokurorisë.

Me këtë, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 145 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit A.A. dhe L.G., gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri me të cilin që të dytë kanë pasur kontakte të vazhdueshme përmes internetit, aplikacionit Telegram, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë, ashtu që i pandehuri L.G, ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A., prej shumën 1500 euro.

Me këtë, në bashkëkryerje, kishin për të kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me nenin 135 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 179 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri V.I., në kundërshtim me dispozitat ligjore është furnizuar me 283.1 gram të eksploziv të improvizuar triacetone triperoxide (TAPT), të cilin e ka mbajtur në bodrumin e shtëpisë së tij, e cili materie është gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.

I pandehuri K.P., në kundërshtim me dispozitat ligjore në shtëpinë e tij ka prodhuar materie plasëse, ashtu që në një kavanoz qelqi në punëtorinë afër shtëpisë ka mbajtur 500 gram oksidues nitrat amonit ANFO (oxidizer ammonium nitrate) me përbërje të naftës, të cilat kur përzihen në mënyrë të duhur, formojnë eksploziv të improvizuar, i gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.

Zbulohet misteri, ja kush e përgatiti sulmin terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Shkodër. Read More »

Shokohet Londra:Pallati 24 katësh merr flakë totalisht. Familjet me fëmijë ulërasin për ndihmë por…

[sgmb id=”1″]

jarrfikësit në Londër janë duke luftuar me flakët e ferrit, që kanë pushtuar një bllok apartamenetehs ën Ladbroke Grove, në perëndim të Londrës, shkruan The Sun.

Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell pasi flakët filluan me fëmijë ndërmjet që ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Një numër i madh banorësh të kateve të siëprme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve.

Godina e Lancaster West dhe ndërtesat përreth janë boshatisur me policinë që bën thirrje se ndërtesa është në rrezik të shembet.

Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 11 Shtatorin kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

Një grua me dy fëmijë u pa duke bërtitur nga akti i 11-të i ndërtesës. Një tjetër njeri filloi të luste turmën poshtë ta ndihmonte ndërkohë që tundte këmishën nga dritarja.

Ndihmësi i Komandantit të Zjarrfikëseve Dan Daly tha se :zjarrfikësit kanë vendosur aparate për frymëmarrje dhe janë duke punuar në kushte tejet të vështira për të luftuar këtë zjarr. Ky ëhstë incidenti më i madh dhe më serioz që ka ndodhur.”

Policia tha se nëj numër njerëzish janë duke u trajtuar nga një sërë lëndimesh. Policia po i largon njerëzit nga zona për shkak të frikës se ndërtesa mund të shembet dhe blloqe të nxehta mund të bien nga kulla.

Sipas një anori në Radio BBC Londër, zjarrfiëksit e kanë humbur betejën kundër zjarrit.

“Një prezantues i BBC  që jetonte në ndërtesë, George Clarke, tha se ai ishte duke u mbuluar nga hiri ndërkohë që i ikte zjarrit.

:Unë jam 100 m larg dhe jam totalisht i mbuluar nga hiri. Është kaq pikëlluese që që unë jam duke u munduar dhe  ata që po thërrasin nga katet e larta dhe padyshim, nuk mund të dalin.

Shokohet Londra:Pallati 24 katësh merr flakë totalisht. Familjet me fëmijë ulërasin për ndihmë por… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com