Kronike e zeze

Tragjedia në Londër:Fjalët e fundit të çiftit të ri me prindërit: “Po vdesim, faleminderit për…”

[sgmb id=”1″]

Teksa bilanci i të humburve në kullën që u shkrumbua nga flakët në Londër sa vjen e rritet, të afërmit e tyre nuk duan të heqin dorë nga shpresa. Mediat italiane raportojnë se prindërit e çifti të ri të arkitektëve që prej tri muajsh kishin nisur jetën e re në Londër, vazhdojnë shpresojnë se ata mund të jenë gjallë. Nga ana tjetër autoritetet angleze përsërisin se shanset për të tjerë të mbijetuar janë zero, e madje do të jetë shumë e vështirë edhe të gjenden trupa të tjerë.

Po kështu mendon edhe avokatja e familjes së Gloria Trevisan, e cila i ka thëne të ëmës një mesazh të fundit. “Unë po iki në qiell dhe do t’iu ndihmoj nga atje lart. Faleminderit për atë që keni bërë për mua”, kanë qenë fjalët e fundit të arkitektes së re, në një telefonatë shkatërruese me të ëmën. “Po jepte lamtumirën. Nuk ka më arsye për të shpresuar se Gloria e Marco janë ende gjallë, shpjegoi avokatja. Por babai i Marcos vazhdon shpreson…

“Me kalimin e orëve shpresa tona janë përtokë, po i humbasim, por deri kur të na thonë se gjetën fëmijët do të vazhdojmë të besojmë në një mrekulli”, tha i ati i arkitektit të ri. Edhe ky i fundit ka marrë një telefonatë lamtumire nga i biri, madje kanë qëndruar në telefon derisa linja është shkëputur. Ai nuk pranon të ndajë me mediat fjalët që i tha djali.

Tragjedia në Londër:Fjalët e fundit të çiftit të ri me prindërit: “Po vdesim, faleminderit për…” Read More »

Vlorë :Policia ka bllokuar një furgon me kanabis!

[sgmb id=”1″]

Vijojnë të kapen sasi të mëdha narkotikësh në qytete të ndryshme të vendit. Është sezon i “begatë” mesa duket dhe kundravajtësit e marrin parasysh rrezikun.

Policia ka bllokuar një furgon me kanabis në Dukat të Vlorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e shtetasit Selman Hamitaj. Nga kqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 710 kilogramë.

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç banues në Vlorë dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B.T., 44 vjeç, banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Vlorë :Policia ka bllokuar një furgon me kanabis! Read More »

Kush është biznesmeni, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri që u kap me kokainë

[sgmb id=”1″]

Mediat greke japin detaje të reja lidhur me biznesmenin e kompanisë së naftës në Shqipëri që u kap me kokainë në Greqi. Sipas “Zougla.gr“, ai është Athanasios Karatzounis, i cili u arrestua pasi iu gjet 20 kg kokainë.Mediat shkruajnë se biznesmeni grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri është edhe ish-president i një ekipi futbolli lokal në Greqi.

Nga hetimet, si raportojnë mediat greke, biznesmeni emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka lidhje të fuqishme në Ballkan.

Sipas policise greke biznesmeni njihet në Thesali dhe Trikala për përfshirjen e tij në futboll. Ai ka qenë i dënuar më parë për kontrabandë cigaresh në Holandë.

Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, gjatë të cilit janë bëre edhe arrestimet dhe sekuestrimi i sasive të drogës.

Biznesmenit iu kap një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shperndahej në vende te tjera.

Policia ia ka zbuluar 10 kg kokainë në depon e biznesmenit në Lazarina, kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash, të një shqiptari në Thiva, që dyshohet si bashkëpunëtor i tij

Kush është biznesmeni, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri që u kap me kokainë Read More »

RRËFIMI:KRAKU, DROGA QË SHKATËRRON TË RINJTË SHQIPTARË, POR EDHE MILIARDERIN MË TË MADH!

[sgmb id=”1″]

Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, një tjetër lloj droge po konsumohet nga të rinjtë shqiptarë. Kraku, ose e thënë ndryshe marrja e kokainës në formë djegieje me bidon ose me llullë, është trendi më i ri që ka vënë në alarm policinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Trendi i ri i përdorimit të krakut konfirmohet edhe nga Shërbimi i Toksikologjisë, ndërsa Top Channel intervistoi një përdorues, i cili tregon pasojat shkatërruese.
“Droga është në modë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shoqërisë shqiptare. Kalimi nga përdorimi i përditshëm i kokainës te kraku vjen si pasojë e konsumimit të lartë të kokainës së pastër. Duke kaluar te kraku, shkatërrimi është total. Nga ana sociale shkatërron këdo që del përpara, është një tajfun i frikshëm, ose ortek që merr gjithçka ka përpara.

Të shkatërron nga të gjitha drejtimet, moralisht, besueshmërisht me njerëzit. Shkatërron figurën dhe karakterin tënd, por edhe ekonomikisht.

Nëse je konsumator i rregullt i krakut, shkatërrohet edhe miliarderi më i madh që del përpara”, thotë përdoruesi.
Sipas studimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku konsumohet më shumë krak, ndërsa në Shqipëri, mosha e përdorimit të saj varion nga 25 deri 45 vjeç.

Një gram kokainë që përdoret si krak, në Shqipëri kushton nga 8 deri 12 mijë lekë, në varësi të cilësisë.

RRËFIMI:KRAKU, DROGA QË SHKATËRRON TË RINJTË SHQIPTARË, POR EDHE MILIARDERIN MË TË MADH! Read More »

ITALI, ZBULOHET MOTIVI, JA PSE SHQIPTARI THERI ME THIKË BASHKËSHORTEN.

[sgmb id=”1″]

Një ditë pas krimit, i marrë në pyetje nga hetuesia italiane Muhamed Vrapi ka rrëfyer motivin e këtij krimi makabër.
Mosmarrëveshjet për arsye xhelozie dhe vendimi për t’i dhënë fund martesës kanë qenë arsyet që kanë çuar emigrantin shqiptar Muhamed Vrapi 62 vjeç të godasë 15 herë me thikë deri në vdekje bashkëshorten e tij Diana Vrapi 52 vjeç.
Sipas Muhamed Vrapit, prej disa kohësh bashkëshortja Diana Vrapi ishte xheloze pasi ai kalonte shumë kohë në chat duke komunikuar me një miken e tij të vjetër e cila jeton aktualisht në SHBA. Tre ditë më parë Diana Vrapi kishte braktisur banesën bashkëshortore duke u strehua tek e motra e saj me vendimin për t’i dhënë fund martesës.
Gjithashtu një tjetër motiv për të cilën çifti grindej shpesh ishin paratë e mënyra për të administruar kursimet e përbashkëta.
Çifti Vrapi ishin të martuar prej 25 vitesh, e sipas rrëfimit të familjarëve dhe miqve, Muhamed Vrapi ishte një bashkëshort prepotent.
Gjatë ditëve në vazhdim prokuroria italiane do të marr në pyetje dhe 3 fëmijët e tyre.

ITALI, ZBULOHET MOTIVI, JA PSE SHQIPTARI THERI ME THIKË BASHKËSHORTEN. Read More »

Zbulohet shkaku i zjarrit në Londër.

[sgmb id=”1″]

Mediat britanike kanë publikuar sot fotografinë e burrit, frigoriferi i të cilit dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit që përfshiu Kullën Grenfell.Ishte Behailu Kebede, një shofer taksie nga Etiopia, i cili telefonoi në numrin e emergjencës, pasi apartamenti i tij në kat të katërt u përfshi nga flakët, orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Më shumë se 100 banorë të Kullës Grenfell, në perëndim të Londrës, dyshohen të kenë humbur jetën nga zjarri. Shefi i zjarrfikëses tha sot se do të ishte “mrekulli” që të arrinin të nxirrnin të gjithë ata që kanë mbetur brenda gjallë.

Një fqinje e Kebede, tha se kishte qenë pikërisht ky i fundit që kishte ngritur alarmin.“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Ishte ora ekzaktësisht 12:50 e natës, sepse isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri ishte i vogël dhe kishte rënë në kuzhinë.”Autoritetet thonë se është ende herët për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, por fqinjët besojnë se ai u shkaktua nga një frigorifer me defekt që ndodhej në katin e katërt të ndërtesës. Kaosi dhe konfuzioni pushtoi ndërtesën pas zjarrit që nisi në banesën e Kebede dhe shumë shpejt përfshiu të gjithë kullën 24 katëshe në vetëm 15 minuta. Deri më tani numri i viktimave është 17.

Mediat britanike kanë publikuar sot fotografinë e burrit, frigoriferi i të cilit dyshohet të ketë qenë shkaku i zjarrit që përfshiu Kullën Grenfell.Ishte Behailu Kebede, një shofer taksie nga Etiopia, i cili telefonoi në numrin e emergjencës, pasi apartamenti i tij në kat të katërt u përfshi nga flakët, orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Më shumë se 100 banorë të Kullës Grenfell, në perëndim të Londrës, dyshohen të kenë humbur jetën nga zjarri. Shefi i zjarrfikëses tha sot se do të ishte “mrekulli” që të arrinin të nxirrnin të gjithë ata që kanë mbetur brenda gjallë.

Një fqinje e Kebede, tha se kishte qenë pikërisht ky i fundit që kishte ngritur alarmin.“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Ishte ora ekzaktësisht 12:50 e natës, sepse isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri ishte i vogël dhe kishte rënë në kuzhinë.”Autoritetet thonë se është ende herët për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, por fqinjët besojnë se ai u shkaktua nga një frigorifer me defekt që ndodhej në katin e katërt të ndërtesës. Kaosi dhe konfuzioni pushtoi ndërtesën pas zjarrit që nisi në banesën e Kebede dhe shumë shpejt përfshiu të gjithë kullën 24 katëshe në vetëm 15 minuta. Deri më tani numri i viktimave është 17./shqiperiaime.al/

 

Zbulohet shkaku i zjarrit në Londër. Read More »

Ndahet nga jeta Skulptori i Merituar Stefan Papamihali Ikën duararti Stefan Papamihali.

[sgmb id=”1″]

Ndahet nga jeta Skulptori i Merituar Stefan Papamihali
Ikën duararti Stefan Papamihali
Me hidherim e trishtim të thellë mësova sot ndarjen nga jeta në moshën 72 vjecare të skulptorit Stefan Papamihali, një artist gjirokastrit me talent të jashtëzakonshëm, artist që i ka lënë gjurmët e daltës së tij në dhjetra vepra monumentale, shumë prej tyre vendosur në mjedise të hapura të vendlindjes së tij Gjirokastrës. Skulptori i Merituar Stefan Papamihali do të kujtohet për talentin dhe fantazinë e tij të hapur dhe vepruese, për kreativitetin dhe përkushtimin artistik për tu larguar nga skematizmi i imponuar në krijimtarinë e tij dhe në artin shqiptar. Duke krijuar për vite të tëra në një mjedis të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, Stefan Papamihali me përkushtimin e tij ndaj artit u clirua duke i dhënë vetes më shumë liri vepruese artistike.
Artisti novator Stefan Papamihali, ka lindur në vitin 1945 në Gjirokastër dhe ka jetuar në këtë qytet deri sot në ditën e fundit kur krejt papritur u nda nga jeta. Ai ka qënë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e arteve figurative të celura në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurativë dhe ato të celura në Gjirokastër, ndërkohë që ka celur shumë ekspozita vetiake dhe me bashkautor duke skalitur me duart dhe fantazinë e tij dhjetra vepra monumentale, kompozime, portrete, relieve të frymëzuara nga historia, nga jeta e personaliteteve historike, nga natyra dhe “perandoria” e gurtë e Gjirokastrës. Bashkëkohës, bashkëpunëtor dhe mik me disa nga personalitetet me të spikatura të artit shqiptar, Mumtaz Dhrami, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Bashkim Ahmeti, Ksenofon Kostaqi, Kristaq Rama, Janaq Paco, Shaban Hadëri, Stavri Cati, Jorgo Mici, Pëllumb Puci, Viktor Zhusti, etj, Skulptori i Merituar Papamihali me krijimtarinë e tij artistike, hyn në galerinë e më të mëdhenjve në artin e sklupturës dhe me siguri do të këtë vendin e tij në historinë e artit shqiptar. Ai bëri pjesë në grupin e artistëve që krijuan skulpturën monumentale shqiptare. Ai realizoi një numër të madh veprash monumentale, por ato që do të mbeten në historinë e skulpturës më të spikatur monumentale shqiptare janë “Obelisku i Dritës Arsimorë” realizuara në bashkëpunim me skulptorët Mumtas Dhramin

dhe Ksenofon Kostaqin dhe “Partizani”, vendosur në qendër dhe në hyrje të Qytetit Muze të Gjirokastrës. Por ai lëvroi gjatë gjithë jetës së tij të gjitha zhanret e arteve vizive, që nga skulptura epike, lirike, dekorative, grafika, skenografia, gdhëndja në gur, qeramika, mozaikët, etj. që u aplikuan dhe qëndrojnë të ekspozuara në disa ambiente të hapura urbane, galeri arti dhe mjedise social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse shumica të realizuara nën një censurë të rrepte, në këtë krijimtari të gjerë, ai realizoi vepra me vlera të veçanta artistike.
Në këtë ditë të trishtë të ndarjes me mikun tim Stefan Papamihali, kujtoj me mallëngjim disa vlerësime të kolegut dhe mikut të tij Skulptorit të Popullit Mumtas Dhrami; “Stefani është artist i vërtetë, është me plot gojën skulpor i talentuar Ai nuk skalit thjesht, ai krijon me një talent dhe fantazi të jashtëzakonshme”.
Ikja e papritur e artistit të talentuar Stefan Papamihali është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për Gjirokastrës, por për vetë artet figurative dhe vecanërisht skulpturën në Shqipëri.
Engjell SERJANI

Gjirokastër, 15.06.2017

Ndahet nga jeta Skulptori i Merituar Stefan Papamihali Ikën duararti Stefan Papamihali. Read More »

SASI E MADHE DROGE NË PORTIN E DURRËSIT, SKANERI ZBULOI ‘SEKRETIN’ NË AUTOBUSIN DREJT ITALISË.

[sgmb id=”1″]

Port- Durrës.

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durres në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 207 kg Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi I mjetit dhe shpallet në kërkim pronari I mjetit që transportonte lëndën narkotike.

Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit, shtetasi:

  • J. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të mjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasi:

  • E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin J. M.,pas nje analize risku te hollesishme dhe verifikimeve te tjera speciale nga Specialistet e Kontrollit u konkludua se ne në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi I lëndëve narkotike” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2, 22 të Kodit Penal.

SASI E MADHE DROGE NË PORTIN E DURRËSIT, SKANERI ZBULOI ‘SEKRETIN’ NË AUTOBUSIN DREJT ITALISË. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com