Kronike e zeze

Aksident i frikshëm Librazhd, tre të rinj në gjendje të rëndë.

[sgmb id=”1″]

Një aksident me tre të plagosur rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd­ – Përrenjas, në vendin e quajtur Hotolisht.

Një mjet kamioçinë me targa “TR 380 8P” drejtuar nga A.D., 30 vjeç  banues në Tiranë, është përplasur me mjetin veturë me targa “AA 358 CK” drejtuar nga E.Zh., 30 vjeç banues në Prrenjas, njofton policia.

Si pasojë janë dëmtuar personat që ishin në makinë: E.ZH, K.P., 29 vjeç dhe R.A., 27 vjeç, të tre banues në Përrenjas. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Raportohet se ishin kalimtarët ata të cilët i kanë nxjerrë nga makina të rinjtë dhe u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë.

Aksident i frikshëm Librazhd, tre të rinj në gjendje të rëndë. Read More »

Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçari në Vaun e Dejës, ja gjendja e tij.

[sgmb id=”1″]

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejës në Shkodër. Burimet e “Panorama” thonë se i plagosur ka mbetur 23-vjeçari Fran Ndrecaj, nga fshati Manele.

Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në Spital. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes, por Policia ka nisur hetimet.

Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçari në Vaun e Dejës, ja gjendja e tij. Read More »

FURGONI ME 710 KG KANABIS NË VLORË, ARRESTOHET PRONARI I VËRTETË I MJETIT

[sgmb id=”1″]

Në vijim të operacionit antidrogë “Weekends”, Policia e Vlorës ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët  e Selman Hamitajt, të arrestuarit në fazën e parë të aksionit.

Ai quhet Dashamir Tola dhe ka rezultuar si pronari i vërtetë i furgonit, pasi nuk ia shitur blerësit me dokumentacion.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim të ashtuquajturin blerës të mjetit.

Më datë 16 qershor 2017, – njoftoi Policia e Vlorës, – mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj në fshatin Dukat të Vlorës –  policia ka arrestuar shtetasin Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se Dashamir Tola ia ka kaluar furgonin në fjalë një personi tjetër,  A.T, pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit. Kësisoj, Policia e ka shpallur në kërkim edhe A.T, 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje.

FURGONI ME 710 KG KANABIS NË VLORË, ARRESTOHET PRONARI I VËRTETË I MJETIT Read More »

Dukat,Tragjas – Policia sekuestron 800 kg lende narkotike. Arrestohen shtetasit…

[sgmb id=”1″]

Vlorë Në vijim të operacionit antidrogë “Weekends”, Policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët dhe ka shpallur në kërkim një tjetër ! Arrestohet shtetasi: · Dashamir Tola, 35 vjeç, banues në Durrës. Më datë 16.06.2017, mbi bazën e operacionit antidrogë, ku u sekuestrua një furgon “Benz Mercedes” me 710 kilogramë lëndë narkotike në banesën e shtetasit Selman Hamitaj (arrestuar) në fshatin Dukat të Vlorës,,, ju bëjmë me dije se Policia e Vlorës në kuadër të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes, ka arrestuar shtetasin e mësipërm – Dashamir Tola (vëllain e Bardhyl Toles), si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se shtetasi Dashamir Tola i’a ka kaluar furgonin në fjalë shtetasit A.T., pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva. Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike, ku i’u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale

“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Dukat,Tragjas – Policia sekuestron 800 kg lende narkotike. Arrestohen shtetasit… Read More »

Femra më seksi shqiptare sulmohet nga “Balena Blu” por ndodh e papritura.

[sgmb id=”1″]

Loja “Balena Blu” është bërë virale në të gjijthë botën duke u kthyer në lojën më vdekjeprurëse të të gjitha kohrave.

Me mbërritjen e lojës, “pre” e saj ka rënë edhe modelja seksi shqiptare Oriola Marashi.

Në profilin e saj në Instagram, Marashi ka shpërndarë një story ku tregonte se ishte kontaktuar nga “Balena Blu”. Por duket që edhe loja më vdekjeprurëse nuk i ka rezistuar dot bukurisë së saj duke i shprehur dashurinë në fund.

Femra më seksi shqiptare sulmohet nga “Balena Blu” por ndodh e papritura. Read More »

GREQI, ATENTAT NDAJ DISA SHQIPTARËVE!

[sgmb id=”1″]

Dy shtetas shqiptarë kanë denoncuar në Policinë e Athinës një atentat të kryer ndaj tyre në zonën e quajtur “Spata”, një lagje në afërsi të Aeroportit të kryeqytetit grek.

Sipas dy viktimave, atentati ndodhi gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe orëve të para të së enjtes, në kohën që ata të dy, babë e bir, po ktheshin në banesën e tyre.

Ata u qëlluan me armë, por sipas deklatatës që ata bënë në polici, nuk ishin në gjendje të dallonin llojin e armës. Viktimat deklaruan se s’kanë asnjë konflikt, as në Greqi dhe as në Shqipëri.

Pak orë më vonë, persona që ende nuk janë identifikuar iu afruan sërish zonës ku banonte familja e shqiptarëve dhe qëlluan me armë, këtë herë në drejtim të banesës së fqinjëve të dy të plagosurve, edhe ata shtetas shqiptarë, por për fat pa shkaktuar viktima.

Besohet se në të dyja rastet është përdorur e njëjta armë.

Prej atentatit, dy shtetasit shqiptarë morën plagë të lehta dhe u dërguan në Spitalin “Evangjelizmos” të Athinës, ku morën ndihmën e parë.

Autoritetet helene thonë se gjetën në muret e banesave gjurmët e plumbave, por për momentin nuk publikojnë asnjë të dhënë lidhur me rastin.

Burime policore i thanë Top Channel se po hetohen të gjitha pistat, por më e mundshmia është ajo e larjes së hesapeve, ose e mosmarrëveshjeve mes familjeve shqiptare që banojnë në këtë zonë.

GREQI, ATENTAT NDAJ DISA SHQIPTARËVE! Read More »

STUDENTJA TENTON TË VETËVRITET NË KONVIKT, NGJARJA TE “QYTETI STUDENTI”!

[sgmb id=”1″]

Qyteti studenti ka parë tmerrin me sy mbrëmjen e sotme, ku një studente ka tentuar të vrasë veten.

Sipas raportuesve për JOQ.al, ngjarja ka ndodhur në Godinën 9-10 në “Qytetin Studenti” dhe arsyeja ende nuk dihet.

Një denoncuese shkruan në redaksinë tonë, se sa më shumë shtohen këto raste, aq më indiferentë tregohen punonjëset sociale dhe kujdestareve në konvikte.

Jam nje studente e cila jetoj ne konviktin 9-10 ,qyteti i studentit. Tani sapo pame tmerr me sy. Nje studente tentoi te vrase veten dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh ne kete godine. Cdo vit eshte e njejta situate dhe puna e pononjeses sociale dhe e kujdestareve te konviktit nuk shikohet fare. Tere kohen u pelqejne te pine kafe edhe te meren me fjale. Nuk ngjiten nje here ne katet e konviktit per tu perballur me problemet e vajzave. Edhe psikologia kur vjen rrin ulur ne zyren e kujdestares se perton te meret me punet qe u takon. Ju lutemi beni dicka. Shpresojme te na ndihmoni se jemi edhe sezon provimesh e nuk duam te na shtohen keto raste”, shkruan denoncuesja në redaksinë e JOQ.

STUDENTJA TENTON TË VETËVRITET NË KONVIKT, NGJARJA TE “QYTETI STUDENTI”! Read More »

Dy persona që prezantoheshin si miq të Emiljano Shullazit, në mënyrë që tu bënin presion një biznesmeni për ti marrë 10 mijë euro, janë dërguar në gjykatë si të pandehur.

[sgmb id=”1″]

Dy persona që prezantoheshin si miq të Emiljano Shullazit, në mënyrë që tu bënin presion një biznesmeni për ti marrë 10 mijë euro, janë dërguar në gjykatë si të pandehur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se i pandehuri Altin Vasili në kërcënimet dhe shantazhet që i bënte me sms biznesmenit të xhamave Piro.B., prezantohej me mbiemrin e rremë Altin Shullazi.

Këtë skenar ai e kryente me qëllim për ti dhënë një sinjal biznesmenit të xhamave se ishte kushëri i Emiljano Shullazit dhe për pasojë Piro.B., duket të paguante shumën prej 10 mijë euro. Në rast të kundërt, biznesmeni dhe familja e tij do kishte probleme në vazhdim, probleme këto që do shkonin deri në ekzekutimin e anëtarëve të familjes.

Mirëpo të gjitha veprimet kriminale të pandehurit Altin Vasili dhe bashkëpunëtorit të tij Durim Dervishi, të dy nga fshati Bërxullë, janë përgjuar dhe survejuar nga policia dhe prokuroria, e cila në datën 17 mars 2017 urdhëroi arrestimin e dy personave të mësipërm.

Tashmë prej një jave dosja me nr 111 në ngarkim të tyre i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda. Akuza ndaj të pandehurve është ajo e “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”. 

Dy persona që prezantoheshin si miq të Emiljano Shullazit, në mënyrë që tu bënin presion një biznesmeni për ti marrë 10 mijë euro, janë dërguar në gjykatë si të pandehur. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com