Kronike e zeze

Ç’ndodhi gjatë natës? Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë lagjen në Tiranë!

[sgmb id=”1″]

Të shtëna me armë zjarri gjatë natës n♪7 rrugën “Njazi Meka” pranë spitalit “Nene Tereza” kane terrorizuar banoret e zones.

Sipas bluve, më datë 19.06.2017, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Njazi Meka”, ka të shtëna me armë zjarri.

Nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e autoritëve.

Ç’ndodhi gjatë natës? Të shtënat me armë zjarri terrorizojnë lagjen në Tiranë! Read More »

“MË KTHE LEKËT DHE DHURATAT”, ISH-I DASHURI I NXIN JETËN VAJZËS, S’I KURSEN AS FAMILJEN.

[sgmb id=”1″]

“Nëse vendos të ndahesh nga unë, duhet të më kthesh mbrapsht lekët dhe dhuratat që të kam dhënë sa ishim bashkë”. Përmes një kërkese të tillë, të shoqëruar me kërcënime verbale e deri në dhunë fizike, një 45­vjeçar ka “terrorizuar” për muaj me radhë ishtë dashurën e tij.

Duke mos qenë dakord ndërprerjen e marrëdhënies së dashurisë, ai ka kërkuar ish­partneres dhe familjarëve të saj fillimisht 1 milion lekë të rinj, ndërsa më pas 6 milionë.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 në Tiranë. Sipas Gjykatës së Tiranës, “protagonisti” i saj është i pandehuri R. Sulejmani, gjykimi i të cilit përfundoi pak ditë më parë.

Ai u gjykua për “përndjekje” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të tij vetëm për akuzën e parë, me 5 muaj e 10 ditë burg.

Për akuzën tjetër çështja u pushua, pasi gjatë gjykimi e dëmtuara nuk paraqiti kërkese për gjykim në lidhje me atë vepër.

PERNDJEKJA

Gjatë gjykimit të çështjes penale në ngarkim të 45­ vjeçarit ka rezultuar se kallë­ zimi ndaj tij është bërë në janar të vitit 2017. Ish­e dashura e tij ka kallëzuar në Policinë e Tiranës përndjekjen sistematike që i ishte bërë nga i pandehuri. Në kallëzimin ajo ka shpjeguar se është banore e Tiranës, se është beqare dhe se punon në një kompani private.

Ajo ka rrëfyer se 45­ vjeçari me të cilin ka pasur një lidhje dashurie nuk ka qenë dakord që marrëdhënia e tyre të ndërpritej.

Sipas kallëzimit, i pandehuri ka filluar të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj saj dhe familjarëve. Referuar kallëzimit, ai u ka thënë se nëse kallëzuesja vendoste që marrëdhënia e tyre të merrte fund, duhet t’i kthente shumën e lekëve dhe dhuratat që ai i kishte dhënë gjatë marrëdhënies mes tyre.

Në muajt e fundit para kallëzimit i pandehuri i ka shkuar disa herë në vendin e punës dhe e ka takuar kallëzuesen pa pëlqimin e saj.

Njëkohësisht ai i ka takuar të afërmit e saj, të cilët mes kërcënimeve u ka thënë se kallëzuesja duhet t’i kthente lekët dhe dhuratat.

Referuar kallëzimit të cituar në vendimin e gjykatës, fillimisht i pandehuri i ka kërkuar shumën prej 1 milion lekë të rinj dhe me pas shumen prej 6 milionë lekë të rinj.

DHUNA FIZIKE

Sipas kallëzueses, veprimet përndjekëse të të pandehurit Sulejmani kanë kulmuar në javën e dytë të janarit, kur ai e ka sulmuar fizikisht ish­të dashurën e tij.

Ai ka shkuar në zyrën e punës së saj dhe pasi ka ushtruar dhunë psikologjike duke i kërkuar leket dhe dhuratat e dhëna duke përdorur zë të lartë, ka ushtruar dhune fizike në shkallët e pallatit ku ndodhej zyra e saj. Kallëzuesja ka pohuar se është gjuajtur me grushte dhe shkelma në kokë dhe në bark.

SMS KERCENUESE

Referuar vendimit të gjykatës, kallëzuesja ka vënë në dispozicion të hetimit 33 fletë formati në të cilat gjenden SMS me përmbajtje kërcënuese, për të cilat ka shpjeguar se i janë dërguar nga i pandehuri. Po kështu, kallëzuesja është shprehur se për faktin e shqetësimeve të herë­ pashershme nga i pandehuri ajo është paraqitur edhe më parë në polici, ku është bërë dhe një ballafaqim i më­ parshëm mes tyre.

Sipas Gjykatës, gjatë hetimit, nga këqyrja e tabulateve telefonike është konstatuar një fluks i dendur SMS­sh dhe thirrjesh telefonike drejt numrit celular të së dëmtuarës. Po ashtu, gjatë hetimit janë siguruara edhe pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë në hyrjen e pallatit ku ndodhet zyra e së dëmtuarës.

Sipas Gjykatës, nga këqyrja e tyre evidentohet lehtësisht konflikti fizik dhe dhuna e ushtruar nga i pandehuri. Po ashtu, gjatë hetimit e dëmtuara ka vënë në dispozicion edhe një grup tjetër mesazhesh të dërguara nga personi i pandehuri nga adresa e tij e “Facebook”.

“MË KTHE LEKËT DHE DHURATAT”, ISH-I DASHURI I NXIN JETËN VAJZËS, S’I KURSEN AS FAMILJEN. Read More »

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI, PËRPLASET NJË FAMILJE SHQIPTARE!

[sgmb id=”1″]

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë ndërsa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre në autostradën e Villafallettos në Saluzo.

Makina e drejtuar nga një burrë shqiptar është përplasur me një tjetër makinë, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.

Policia raporton se familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, ndërsa gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është e rëndë.

Ndërkohë që në mjetin tjetër ndodhej një çift i ri, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë ndihmën e parë në spital.

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI, PËRPLASET NJË FAMILJE SHQIPTARE! Read More »

Cunami ne Danimarke,ka te zhdukur!

[sgmb id=”1″]

Përveq 4 që janë të humbur, 9 të tjerë janë të lënduar, ku 2 prej tyre janë më rëndë.

Termeti prej 4 shkallë Rihteri e ka goditur Kopenhagenin, ku i ka përmbytur shumë fshatra, dhe sipas informacioneve të fundit 4 persona po llogariten si të humbur.

Instituti seizmiologjik i Danimarkës GEUS, ka vërtetuar sot se termeti që ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, afër fshatit Nuugaatsiaq, ku ka dëmtuar 11 ndërtesa.

Televizioni shtetëror i Greenlandës, ka lajmëruar se policia ka evakuuar 40 persona nga Nuugaatsiqi. Përveq që 4 kanë humbur, 9 janë të lënduar.

Ekspertët kanë dëshmuar se tërmeti ka qenë shkaktar për cunamin e fundit që ka ndodhur në Danimarkë

Cunami ne Danimarke,ka te zhdukur! Read More »

Tiranë, shpërthen një bombol gazi në ballkonin e një apartamenti.

[sgmb id=”1″]

Një bombol gazi ka shpërthyer në ballkonin e një apartamenti në kryeqytet. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar nga shpërthimi.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë Institutit të Fizikës Bërthamore. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje  dhe kanë vënë nën kontroll flakët e përhapura në ballkon.

Tiranë, shpërthen një bombol gazi në ballkonin e një apartamenti. Read More »

Humb jetën plazhisti nga Tirana te Gjiri i Lalzit!

[sgmb id=”1″]

Një 60-vjeçar ka humbur jetën sot pasi ka hyrë për t’u larë në det shkak është një atak kardiak.

Policia njofton se viktima është shtetasi N.V., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ka qenë duke pushuar ditën e shtunë në plazhin e Gjirit të Lalzit, kur është futur në det për t’u larë dhe ka rënë pa ndjenja. Më pas ka gjetur vdekjen në ambulancën e Manzës.

Humb jetën plazhisti nga Tirana te Gjiri i Lalzit! Read More »

Trafikantët djegin gomonen me kanabis. Zbuloni arsyet!

[sgmb id=”1″]

Një gomone 7 metër e gjatë me dy motorrë të fuqishëm, e ngarkuar me kanabis, por që po digjej nga flakët në det, është bllokuar nga Policia Kufitare në orët e para të mëngjesit, në fshatin Rrjoll të Velipojës, në zonën bregdetare në afërsi të vendit “Rëra e Hedhur”.

Trafikantët  kanë lënë gomonen duke u djegur dhe janë larguar në rrugë tokësore.

Dyshohet se trafikantët e kanë kuptuar se janë diktuar nga policia dhe kanë devijuar rrugën dhe më pas i kanë vënë vetë flakën gomones me kanabis. Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen, por burime konfidenciale bëjnë të ditur se në gomone ka pasur lëndë narkotike kanabis dhe trafikantët dyshohet të kenë qenë dy persona që janë larguar në këmbë.

Policia ka sekuestruar një sasi të lëndës narkotike dhe   gomonen e djegur në cilësinë e provës materiale dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Trafikantët djegin gomonen me kanabis. Zbuloni arsyet! Read More »

Tronditëse, makina godet këmbësorin në trotuar!

[sgmb id=”1″]

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë në Tiranë.
 
Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur në trotuar këmbësorin.
 
Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, i aksidentuari është i moshës rreth 40-vjeç, ndërsa është përplasur pranë një blloku banimi.
 
Atij i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tronditëse, makina godet këmbësorin në trotuar! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com