VDES STUDENTI AMERIKAN DISA DITË PASI U LIRUA NGA KOREJA E VERIUT!
[sgmb id=”1″]
Studenti amerikan, i cili ishte duke jetuar në koma që nga lirimi i tij nga Koreja e Veriut, ka ndërruar jetë, ka bërë të ditur familja e tij.
Otto Warmbier 22 vjeçar, është mbajtur për një vit në burg në Koreja e Veriut dhe ishte dënuar me 15 vite burg me punë të rëndë të detyrueshme.
Warmbier ishte transferuar në SHBA pas mbajtjes në burgjet e Koresë Veriore prej një viti.
Ai ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë, ngase sipas autoriteteve koreano veriore kishte tentuar të vjedhë një shenjë propaganduese nga një hotel.
Studenti ka qëndruar në komë që nga lirimi tij, ku mjeket amerikanë kanë konstatuar se ndaj tij janë përdorur tortura të ndryshme dhe doza të larta medikamentesh që kanë shkatërruar sistemin e tij imunitar dhe atë psikik.
VDES STUDENTI AMERIKAN DISA DITË PASI U LIRUA NGA KOREJA E VERIUT! Read More »