Policia ka reaguar për atentatin e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Fatjon Sinanaj, 40 vjeç.
Policia thotë se ngjarja ndodhu në lagjen “Partizani” në orën 22:10 dhe ka patur dy autorë. Njëri prej tyre, N.Q. 42 vjeç është kapur.
NJOFTIMI
Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi:
N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.
Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”.
Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Plot 126 vjet burg ka kërkuar prokuroria për të gjithë të pandehurit e dosjes “Xibraka” ku mes tyre është edhe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha.
Në pretencën e paraqitur sot, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet burg për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe thuajse nga kaq edhe për të pandehurit e tjerë.
Ermal Hoxha është akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”, pas zbulimit të laboratorit të drogës në Xibrakë, ku sipas hetuesve punonte edhe Ermali.
Bashkëshorti i këngëtares u arrestua pasi agjentët e policisë e kishin filmuar të vizitonte laboratorin e kokainës. Në shtëpinë e prindërve të Rezarta Shkurtës, në Durrës, polica gjeti edhe makinën e tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, me të cilën Ermali kishte udhëtuar drejt Xibrakës.
Për dënimin e Ermalit, por dhe anëtarëve të tjerë të grupit të arrestuar bashkë me të pritet vendimi i gjykatës.
Makina e Kristi Sakos, djalit të biznesmenit vlonjat Agron Sako është shkrumbuar gjatë orëve të para të ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:15 të mëngjesit, ndërsa persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin automjetit.
Makina ka qenë e parkuar në garazhin e shtëpisë së Sakos. Në një komunikim me JOQ.al, policia e Vlorës bëri me dije flakët kanë shkaktuar dëmtime në këtë mjet, por siç mund ta shikoni nga pamjet, automjeti tip Toyota me targë AA 797 KP është djegur tërësisht.
Vallë, kush ia ka vënë flakën këtij automjeti në garazhin e shtëpisë së të zotit? Kristi Sako është djali i ish basketbollistes së ekipit të Flamurtarit, Valbona Sako. Nga një kontroll në profilin në Instagram të Kristit, vihet re jeta e tij luksoze dhe fotot artistike. /JOQ/
Një operacion antidrogë është në vazhdim, ndërsa në pranga janë vënë 35 persona. Bëhet fjalë për një aksion të zhvilluar në veri të Italisë, ku janë arrestuar italianë, shqiptarë, rumunë e qytetarë nga Afrika veriore.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, operacioni po zhvillohet në Milano, Bergamo, Verona dhe Pavia.
Hetimet ndaj tyre kishin nisur në fillim të vitit 2016 dhe tani policia po bën arrestimet e personave që ishin të ndarë në 3 organizata të veçanta, që drejtoheshin nga disa shqiptarë të lidhje me njëri-tjetrin.
Karabinierët në Napoli të Italisë kanë zbuluar një magazinë doge dhe kanë arrestuar një 52-vjeçar italian, i njohur për forcat e rendit dhe një 27-vjeçar shqiptar, me banim në Pompei.
Ky i fundit, i padënuar më parë, ishte kunati i italianit. Gjatë disa kontrolleve të bëra në Sant’Antonio Abate, Santa Maria la Carità dhe Pompei, karabinierët kanë gjetur 108 kg marijuanë në 22 qese celofani të fshehura në një garazh që ishte në disponim të të dyve, raportojnë sot mediat lokale.
Po kështu, janë gjetur 6500 euro në shtëpinë e shqiptarit.
Karabinierët e Stacionit të Sant’Antonio Abate dhe Lettere kanë arrestuar 52-vjeçarin italian me iniciale D.V., dhe 27-vjeçarin shqiptar me iniciale H.M. për posedim dhe shitje droge.
Të arrestuarit pas formaliteteve janë kthyer në Poggioreale. Në orët e ardhshme, do të vazhdojë kërkimet e stacioneve ushtarake të Sant’Antonio Abate dhe Letra për të eliminuar kërcënimin e Camorra nga këto territore. Konfiskimet e drogës janë kryer rrallë në territorin Sammaritano por pas hapat e fundit, janë më të vëmendshëm edhe në këtë qytet të vogël
Pesë të arrestuarit për trafikun ndërkombëtar të kokainës në Greqi kanë dalë sot përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Baza e kokainës ishte banesa një biznesmeni grek në Trikala, ndërkohë që të arrestuarit e tjerë janë edhe tre shqiptarë, njëri prej të cilëve biznesmen gazi në Shqipëri.
Gjatë seancës gjyqësore, biznesmeni grek ka deklaruar se ishte penduar për kthimin e banesës së tij në një bazë të përpunimit të kokainës, por se këtë e kishte bërë për të ruajtur bashkëpunimin me biznesmenin shqiptar.
Ndërkohë, biznesmeni shqiptar ka deklaruar se është tejet i pasur në Shqipëri në fushën e kompanive të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës dhe të gazit.
54 vjeçari shqiptar i njohur si A. S. ka mohuar çdo përfshirje në trafikun e drogës, duke deklaruar se ishte biznesmen i suksesshëm në Shqipëri dhe se për këtë arsye nuk kishte nevoja financiare për t’u përfshirë në trafikun e kokainës.
Ai ka pretenduar se kishte shkuar në Greqi për të ndërmjetësuar për çështje gazi me dy bashkëpunëtorë të tij.
Gjithsesi, hetimet e DEA-s amerikane të stacionuar në Athinë, kanë zbuluar rrjetin e gjerë të kokainës për VIP-at javën e kaluar, ndërsa 54 vjeçari shqiptar kishte rolin kyç. Ai jetonte në një banesë luksoze në periferinë jugore të kryeqytetit grek, ndërsa udhëtonte me makina tejet luksoze dhe konsiderohet një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.
Sipas autoriteteve, drejtuesit kryesorë të organizatës kishin kontakt të drejtpërdrejtë me kartelit kolumbian nga ku blinin kokainë.
Përpunimi është bërë në Shqipëri dhe Kosovë dhe më pas, kokaina është dërguar në Thesali dhe në Athinë ku shpërndahej tek klientët.
Mediat greke shkruajnë se ‘truri” i grupit është shtetasi A.S, sot 54 vjeç, me origjinë nga Fieri, ku edhe pse i pasur dhe me biznese të shumta fotot e tij nuk ekzistojnë pothuajse askush pasi ka arritur të mbetet i panjohur për publikun e gjerë.
Në të kaluarën, emri i tij ka qenë i përfshirë në raste të mëdha të trafikimit të drogës në Spanjë dhe Itali, por asnjëherë nuk ka qenë i dënuar.
Shqiptari thuhet se kishte lidhje të forta me Amerikën Latine dhe posaçërisht me Kolumbinë ku importohej në Greqi kokaina me një certifikatë origjinaliteti (një “lepur” nga Playboy”). Më pas, ajo shpërndahej tek njerëzit e pasur në Athinë dhe Mykonos. Sipas mediave greke, policia beson se shqiptari është drejtuesi i organizatës, ndërsa biznesmeni 61 vjeçar greke është bashkëpunëtor.
Gjatë operacionit të zhvilluar më 14 qershor, janë sekuestruar 21 kg kokainë, më shumë se 92,000 euro, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, dhe llogarit se fitimet në qark janë rreth 800,000 euro.