Kronike e zeze

KY ËSHTË USHQIMI I NDALUAR NË FAMILJEN MBRETËRORE!

[sgmb id=”1″]

Hudhra është një ushqim që ndodhet i pranishëm në shumë gatime, apo edhe kosnumohet rëndom nga njerëzit.

Disa e kanë të preferuar e disa të tjerë jo për shkak të erës së rëndë. Por në familjen mbretërore të Britanisë, hudhra është e ndaluar të konsumohet nga të gjithë anëtarët.

Këtë e ka thënë shefja e kuzhinës në pallatin mbretëror, Carolyn Robb, e cila edhe ka publikuar librin e saj të gatimit.

Kjo pasi ata zhvillojnë takime të rëndësishme dhe nuk do të ishte aspak etike që në frymëmarrjen e tyre, të ndihej aroma e hudhrës.

KY ËSHTË USHQIMI I NDALUAR NË FAMILJEN MBRETËRORE! Read More »

Drejtori i zjarrfikësve të Vorës, plagos militantin e LSI-së.

[sgmb id=”1″]

Një takim i zhvilluar sot me banorët në Bërxullë të Shqipërisë, i thirrur nga kryetari i Bashkisë së Vorës, i cili i përket PD-së, ka përfunduar me një të plagosur me thikë, i cili mësohet se është një militant dhe përfaqësues i LSI-së.

Sipas Lapsi.al, takimi elektoral mësohet se është zhvilluar pa dijeninë e policisë shqiptare, ku nga një sherr verbal ngjarja ka degraduar në dhunë fizike e plagosje me thikë të militantit të LSI-së, i cili edhe ai së bashku me dy shtetas të tjerë janë marrë në polici për sqarimin e sherrit mes tyre.

Burime policore thanë se ka qenë drejtori i zjarrfikëses së Vorës, Naim Picari autori i plagosjes me thikë ndaj shtetasit, Ali Sula.

Policia tha se ka arrestuar në flagrancë Ali Sulën, 40 vjeç, banues në Bërxull, Naim Picari, 42 vjeç, banues në Marqinet, si dhe Xheferr Sefa, 54 vjeç, banues në Bërxull.

Picari mësohet se ka qenë gjatë orarit zyrtar të punës në momentin, kur në sherr e sipër me Ali Sulën ka rrëmbyer thikën dhe e ka plagosur këtë të fundit.

Drejtori i zjarrfikësve të Vorës, plagos militantin e LSI-së. Read More »

Shqiptari i futet shokut në banesë dhe i përdhunon gruan!

[sgmb id=”1″]

Një shqiptar 38-vjeçar me banim në lagjen “Agios Panteleimonas” në Athinë u arrestua për përdhunimin e bashkëshortes të shokut të tij.

Gruaja e re i hapi derën e apartamentit në rrugën “Konstantinupoleos” ku banonte me të shoqin, dhe 38-vjeçari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) u fut brenda dhe e përdhunoi ndërkohë që bashkëshorti s’ishte në shtëpi.

Ngjarja ndodhi më 18 qershor dhe autori u arrestua të nesërmen, raportojnë mediat greke.

Shqiptari i futet shokut në banesë dhe i përdhunon gruan! Read More »

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku vëllai ka tentuar ta vrasë vëllanë në Durrës.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku vëllai ka tentuar ta vrasë vëllanë në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta Arian Veteriku 33 vjeç, ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij, E.V. 39 vjeç.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa nga se bëhet e ditur paraprakisht, dy vëllezërit në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur.

Me të marrë njoftim  menjëherë u ngrit grupi hetimor, i cili kreu veprimet  para hetimore, këqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”.

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku vëllai ka tentuar ta vrasë vëllanë në Durrës. Read More »

Elbasan:Shkëmbim zjarri në “Shënkoll”, plagosen dy vëllezër!

[sgmb id=”1″]

Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë. Shtetasi G.B, 60 vjeç banues në Elbasan dhe shtetasi A.B, 49 vjeç banues në Elbasan, (vëllezër), të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte. Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes. Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Elbasan:Shkëmbim zjarri në “Shënkoll”, plagosen dy vëllezër! Read More »

Krim i rëndë, shqiptari qëllon me thikë një italian!

[sgmb id=”1″]

Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës së djeshme në Alba Adriatika, ku një shqiptar ka masakruar me thikë një të ri rom.

Siç shkruajnë edhe mediat italiane, ngjarja ka ndodhur kur Manuel Spinelli 22 vjeç kishte dalë me miqtë e tij në një prej lokaleve të zonës.

Në një moment kur ai kishte dalë jashtë një makinë kishte ndaluar para këmbëve të tij dhe një i ri e ka qëlluar me thikë disa herë.

Ai është dërguar për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Disa orë më pas, policia thotë se ka ndaluar si autor të dyshuar, një 27-vjeçar.

Nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të një vajze, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera që po i heton policia.

Krim i rëndë, shqiptari qëllon me thikë një italian! Read More »

Ja sa persona i kanë vrarë në atentat,Vlonjati tregon tmerrin e djeshëm!

[sgmb id=”1″]

Një prej ngjarjeve të ndodhura ditën e djeshme në lagjen “15 tetori” në qytetin e Vlorës është edhe ajo e hedhjes në erë të një automjeti, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

 Elton Ismaili, pronari i mjetit ka folur në lidhje me këtë ngjarje që është kthyer në rutinë në jetën e tij. Ai shprehet për gazetarin Enrik Mehmeti se nuk e ka idenë se kush mund t’i ketë bërë atentat, teksa tregon se vite më parë i kanë vrarë disa nga pjesëtarët e familjes dhe në asnjë rast nuk është gjetur autori.

 Eltoni bën me dije se ndihet i frikësuar për jetën e fëmijëve të tij, ndërsa mbrëmë makina shpërtheu sapo hapën derën e shtëpisë. Ata ndodheshin rreth 4 metra larg automjetit dhe vetë Ismaili e cilëson si mrekulli shpëtimin

Në orën 9 kisha vajtur tek shtëpia e plakut familjarisht për vizitë. Ndenja dy orë. Sa hapa derën e shtëpisë dëgjova një shpërthim të fuqishëm. U ulëm të gjithë në tokë. U shokuam. Ishim 4 metra larg. S’është shaka shpërthimi i makinës”,- rrëfen Elton Ismaili.

Ai shton se në të kaluarën ka pasur edhe presione e kërcënime të tjera.

Kërcënime kam pasur. Më kanë ndodhur 4-5 ngjarje të rënda. Nuk ndihëm i sigurt, më shumë për fëmijte, se vet… Asnjë nga të gjitha 4-5 vrasjet nuk është zbardhur. Para disa vitesh pranë pronës time tek Xhamia vunë tritol. Edhe ajo e pazbardhur”, – sqaron Ismaili.

Ndër të tjera vlonjati bën me dije se nuk ka konflikte dhe nuk e di nga i vijnë këto gjëra.

Shpresoj që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe autorët të vihen para përgjegjësisë”, – përfundon ai intervistën e shkurtër me gazetarin Mehmeti.

Eton Ismailit vite më parë i kanë vrarë në atentat vëllanë, motrën, dajën dhe ortakun. Për asnjë nga ngjarjet nuk ka një autor.

Ja sa persona i kanë vrarë në atentat,Vlonjati tregon tmerrin e djeshëm! Read More »

Ekzekutimi në Vlorë, tropojani u ekzekutua sy të bashkëshortes.

[sgmb id=”1″]

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Fatjon Sinani ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen Partizani, shumë pran spitalit të qytetit.Mësohet se vrasja e Sinanit, i cili u qëllua me 3 plumba nga dy persona, ndodhi në sy të bashkëshortes së tij. Raportohet se gruaja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të ngjarjes. 40-vjeçari prej 4 vitesh jetonte me qira në qytetin bregdetar, bashkë me të shoqen.

Banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri të qetë.Bashkëshortja e tij punonte si rrobaqepëse, ndërsa Sinani si punëtor krahu. Një nga pistat e mundshme ku po heton policia është hasmëria, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera. Makina që dyshohet se përdorën vrasësit e Fation Sinanaj u gjet e braktisur nga policia e Vlorës, shkruan BW.Ndërkohë, njëri prej autorëve të dyshuar u shoqërua, ndërsa bëhet fjalë për Neritan Qejvani. Sakaq, policia është vënë ndjekje të autorit të dytë, i cili mundi të largohej nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Ekzekutimi në Vlorë, tropojani u ekzekutua sy të bashkëshortes. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com