Fshatarët e tmerruar kanë jetuar me frikë pasi një dele ka lindur një krijesë të çuditshme, që për të moshuarit është gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë dhe se ajo sipas tyre është e dërguar nga djalli, raporton dailystar,
Shumë prej 4 mijë banorëve dhe fermerëve të Lady Frere në Provincën Lindore të Afrikës së Jugut, janë të bindur se magjia tek kafsha ka çuar në lindjen e krijesës.
Paniku tek banorët qe aq i madh, saqë Departamenti i Zhvillimit Rural i Kepit Lindor dërgoi ekspertë për të kryer analiza, ndërsa fotografitë u përhapën me shpejtësinë e zjarrit.
Shefi Drejtor i Shërbimeve Veterinare Dr Lubabalo Mrwebi pranoi se në shikim të parë qengji i cili ka lindur i vdekur i ngjante një qenieje njerëzore por nuk kishte pjesët e njeriut.
Mrwebi tha se delja mund të jetë infektuar në fazat e para të shtatzënësisë nga ethet e ”Rift Valley”.
”Nuk është megjithatë njeri por një qengj i deformuar i lindur nga një dele dhe më pas është infektuar në një fazë të hershme të shtatzënisë “, u shpreh ai.
Vlen të përmendet se një dele ka 28 çifte kromozomesh, ndërsa njerëzit kanë 23 çifte të tilla dhe kjo bën që bashkimi i vezëve të deles me spermën e njeriut të mos fekondohen.
“Qengji i deformuar tregon shenja që janë në përputhje me një zhvillim të hershëm të fetusit që shkoi keq si pasojë e një infeksioni viral dhe asgjë më shumë”./gazetametro.net
Policia Italiane ka shkatërruar një organizatë që shpërndante grogë në Bolzano të Italisë.
Koka e bandndës së drogës ishte 24-vjeçari shqiptar Fatmir Muhaj, i cili një vit më parë ishte arrestuar pasi goditi me gotë në kokë një polic italian, por u la në arrest shtëpie, shkruan suedtirolnews.it
Kësaj radhe, autoritetet kishin rënë në gjurmët e tij, si personi që furnizonte me marijuanë, hashash dhe kokainë tregun e Bolzanos.
Edhe pse në moshë të re, ai është identifikuar si drejtuesi i një bande droge në këtë zonë. Organizata kriminale ishte e mireorganizuar dhe rolet ishin të përcaktuara.
Numri dy i bandës është një tjetër shqiptar, Ilir Nurja 41 vjeç i cilësuar si “xhaxhai”.
Anëtarët e këtij rrjeti e grumbullonin drogën në një apartament, që ishte në përdorim nga një tjetër shqiptar, i quajtur Ergyst Dalipi 24 vjeç.
Edhe ky i fundit është arrestuar. Autoritetet italiane thonë gjithashtu se Fatmir Muhaj kishte përfshirë në bandën e tij edhe të dashurën italiane, Giulia Dibello 41 vjeç.
Dy shqiptarë, 41 dhe 15 vjeç janë arrestuar teksa po ecnin në këmbë në rrethinat e Kozanit në Greqi, pasi në çantën e shpinës iu gjetën 9.8 kg kanabis sativa.
Mediat lokale raportojnë kanabisi ishte marrë nga Shqipëria, ndërsa shqiptarët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin grek.
Ndërkohë, ndaj 41-vjeçarit ishte dhënë më parë masa e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen.
Kur në tetor të vitit të kaluar doli nga burgu, Velioski u kthye në fshatin Lisiçani në Kërçovë, përcjell TetovaSot. Atje, në pjesën e xhamisë, ku ai jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, disa herë ka përsëritur krimin.
Në fshatin Lisiçani në Kërçovë, në vitin 2009 ka ndodhur krim i tmerrshëm, kur 55-vjeçari Bajram Velioski ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të vogël 16 vjeçare dhe e kishte lënë shtatëzënë. Pas lirimit nga burgu, Velioski përsëri e ka përdhunuar atë disa herë. Vajza e tij tashmë është 24 vjeçe.
Përbindëshi për herë të parë e ka përdhunuar vajzën e tij në vitin 2009, kur ajo mbeti shtatzënë. Shtatzënia e vajzës, atëherë 16-vjeçare ishte vënë re për herë të parë në shkollën e saj, dhe më pas ajo ishte vendosur në shtëpinë në Manastir, transmeton TetovaSot. Pas akuzave penale, babai i saj përfundoi në një seksion të mbyllur nën mbikqyrje të shtuar në spitalin e Demir Hisarit.
Kur ishte vërtetuar se ai kishte kryer krimin, ai u dënua me 8 vjet burg dhe kaloi burgun në Idirozvë.
Ndërsa ishte në burg, gruaja e tij u kujdes për dy vajzat dhe djalin. Vajza, të cilën e përdhunoi Bajrami, vazhdoi të shkoj në shkollë, dhe ajo vazhdimisht është në konsultime me shërbimet sociale.
I pashë në fytyrë personat që vranë burrin tim. Trokitën në derë dhe kur Fatjoni ra në tokë u shokova”. Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes bashkëshortja e 40-vjeçarit Fatjon Sinani, i cili mbrëmjen e së martës u ekzekutua në banesën e tij në Vlorë. Në gjendje të rëndë psikologjike, gruaja i ka treguar policisë se autorët ishin dy persona, të cilët u trokitën në derë, më pas ndodhi edhe krimi i rëndë. Ndërkaq, pas ngjarjes policia bëri me dije se kishin mundur të arrestonin njërin prej autorëve të dyshuar.
Neritan Qejvani është marrë në pyetje nga uniformat blu për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë, por 42-vjeçari ka mohuar të jetë autor i vrasjes. Burime të besuara pranë policisë bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se Qejvani u ka thënë hetuesve se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, por se ka qenë duke kaluar rastësisht aty. Të njëjtat burime pohuan se me anë të metodave specifike të hetimit është identifikuar edhe i dyshuari i dytë dhe është duke u punuar për kapjen e tij. Në polici ka pasur disa persona të shoqëruar, mes të cilëve edhe familjarë e miq të viktimës, si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Fatjon Sinani, me origjinë nga Tropoja, prej 4 vitesh jetonte në Vlorë me bashkëshorten e tij.
Një ndër pistat e policisë është se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë gjakmarrjeje të mundshme që familjarë të tij mund të kenë pasur në qytetin e origjinës. Por, burime nga policia e Tropojës pohuan dje për “GSH” se familja Sinani nga fshati Gri i Njësisë Administrative Bujan, nuk ka probleme hasmërie. Edhe banorë të zonës pohuan se është një familje shumë e mirë, e urtë e punë-tore dhe nuk kanë konflikte me askënd. Ndërsa për viktimën, banorët thanë se ishte tip disi i rrëmbyer. Po sipas tyre, ai ishte zhvendosur 4 vite më parë në Vlorë, jo për shkak të hasmërisë, por për faktin se bashkëshortja e tij ishte nga Vlora.
Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali. Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00.
Shqiptari Gazmend Dervishi që drejtonte një motor është përplasur me një automjet në autostradën Cuneo Savigliano, pranë komunës Centallo.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe 47-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ndihmës së shpejtë.