Kronike e zeze

Vorë:Eksponenti i LSI tentoi të vrasë me makinë militantit e PS-së.

[sgmb id=”1″]

Lidhur me incidentin në qendrën e votimit në Vorë, policia ka dhënë versionin e saj për ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ahmetaq, Vorë rreth orës 13:20, ku ka patur një konflikt midis dy shtetasve, tha policia. Mësohet se një eksponent i LSI ka tentuar të vrasë duke e përplasur me makinë një eksponent të PS-së. 

Policia njofton: “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar që shtetasi B. F., ka përplasur me automjet shtetasin Sh. K., i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet që konflikti ka ardhur për motive politike. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e shtetasit B. F.”

Vorë:Eksponenti i LSI tentoi të vrasë me makinë militantit e PS-së. Read More »

Dyshimet e deputetes së PD: Kush e vrau policin në Korçë?

[sgmb id=”1″]

Pas ngjarjes se ndodhur ne Korçe, kur polici Ameli Vila, vrau veten me armen e sherbimit jashte qendres se votimit, deputeteja e PD-se, Arbjola Halimi ngre dyshime rreth vetevrasjes.

Me nje postim ne faqen e saj ne FB, teksa u shpreh ngushellime familjareve, ajo shkruan se sipas studimeve, vetevrasja ne shume pak raste ndodh gjate aktivitetit te punes.

Postimi i deputetes se PD

Duke i kerkuar ndjese familjes per kete koment dhe duke i derguar ngushellimet me te sinqerta per familjarin e tyre, punonjesin e policise qe ka humbur jeten ne Korce, dua te theksoj se: studimet e deritanishme tregojne se vetvrasja ne shume pak raste ndodh gjate aktivitetit te punes. Ajo eshte zakonisht nje akt i perllogaritur per vendin dhe formen dhe ndodh ne kushtet e nje izolimi e depresioni te thelle.
Keto zgjedhje jane pergjakur dhe pyetja eshte: Kush e vrau policin ne Korce?

Ngjarja

Bëhet fjalë për qendrën e votimit 3733 të fshatit Dishnicë në Korçë dhe raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të qendrës së votimit.

Polici i vetëvrarë është inspektor Ameli Vila, 50 vjeç, banues në Maliq. Ai ka vrarë veten me armën e shërbimit, me pistoletë. Polici ka vrarë veten gjatë kohës që ishte në shërbim dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë
Informacion paraprak:
Më datë 24.06.2017, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, punonjësi i policisë A.V, 50 vjeç, banues në Maliq, i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor QV.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet e deputetes së PD: Kush e vrau policin në Korçë? Read More »

I dënuari me burg përjetë për masakrën e Cërrikut flet për kë do donte të votonte.

[sgmb id=”1″]

Roland Xhepexhiu, eksponent i bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 është një nga të burgosurit që nuk ka mundur të votojë në burgun e Peqinit.“
“Nuk do të votoj. Më thanë se për shkak të veprës penale për të cilën jam dënuar nuk do të votoj. Në burg kam votuar vetëm një herë, në vitin 2009. Pastaj u zhduk karta e identitetit. Këtu pastaj nuk ka asnjë lloj informimi”, ka thënë Xhepexhiu për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, që po ndjek votimin në burgun e Peqinit.

I pyetur se çfarë e motivon për të votuar, Xhepexhiu, i përfshirë në masakrën e Cërrikut ku humbën jetën 6 gardistë, është përgjigjur:

“Unë do të votoja për reformën në drejtësi”.

I dënuari me burg përjetë për masakrën e Cërrikut flet për kë do donte të votonte. Read More »

SHKATËRROHET BANDA, ARRESTOHET BOSI SHQIPTAR I KOKAINËS, QË FURNIZONTE KLASIN E LARTË.

[sgmb id=”1″]

Policia e Vicenza, Itali, ka shkatërruar një organizatë kriminale kokaine, e cila ishte formuar nga sipërmarrës, profesionstë dhe studentë universiteti të pasur. Ajo ishte një bandë italo-shqiptare e formuar nga të rinj me precedentë të mëparshëm dhe me dëshirën për të bërë para shpejt.

Kjo ishte edhe arsyeja pse njesia e ndërhyrjes së shpejtë e quajti operacionin “Eays Money”, operacionin që përfundoi dje me arrestimin e bosit të saj, 35-vjeçarit shqiptar Erjon Xhindole dhe 9 persona që e shoqëronin.

Të dhjetë do të dalin në gjyq për shitje droge, ndërsa për kapobandën, gjykatësi urdhëroi arrest shtëpie me byzylyk elektronik.

Hetimet nisën katër vjet më parë, në 2013-ën, duke çuar pas hekurave anëtarët e tjerë të grupit. Të gjithë ishin të specializuar në shitjen e kokainës, shpërndarjen në bare, diskoteka dhe dyqane bastesh, kryesisht për konsumatorë italianë të nivelit të lartë.

Policia ka dalë në përfundimin se secili prej tyre furnizonte nga pesë deri në dhjetë klientë në ditë në pika të ndryshme të qytetit e qarkullonte një sasi prej të paktën 150 gramësh në javë me një

xhiro prej 30 mijë eurosh që ka vazhduar për një kohë të gjatë.

 

SHKATËRROHET BANDA, ARRESTOHET BOSI SHQIPTAR I KOKAINËS, QË FURNIZONTE KLASIN E LARTË. Read More »

E tmerrshme:Aksidentohet 13 vjeçarja në këndin e lojërave, niset me helikopter drejt Tiranës.

[sgmb id=”1″]

Bulqizë- Një vajzë 13-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa luante me makina në një kënd lojërash në Bulqizë.

Zyrtarisht mësohet se policia është njoftuar rreth orës 11:30 të ditës së sotme se në qytetin e Bulqizës, tek këndi i lojërave është dëmtuar aksidentalisht duke luajtur një vajzë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se shtetasja M.B., 13 vjeçe, banuese në Bulqizë, duke luajtur në këndin e lojërave, konkretisht në pistën e makinave (me korrent), në lëvizje e sipër, aksidentalisht është aksidentuar nga makina që e drejtonte vetë ajo.

Shtetasja e dëmtuar pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

E tmerrshme:Aksidentohet 13 vjeçarja në këndin e lojërave, niset me helikopter drejt Tiranës. Read More »

Ekzekutimi i tropojanit:Gruaja e ndoqi me vrap autorin e maskuar, por i ra të fikët dhe…

[sgmb id=”1″]

Zbulohen të tjera detaje nga ekzekutimi i tropojanit në banesën e tij në Vlorë, në sy të gruas.

Aktualisht e shoqja e tij ndodhet në Tropojë, ku edhe është kryer rituali për përcjelljen për në banesën e fundit të 40-vjeçarit një ditë më parë në vendin e lindjes së tij

Nga dëshmitë e saj, pritet të mësohet më shumë rreth ngjarjes, por pse jo edhe të identifikohet autori i dytë i atentatit ndaj 40-vjeçarit.

Ndërkohë, të afërmit kanë zbuluar detaje të tjera mbi krimin e ndodhur të hënën në mbrëmje, nga ku mësohet se Sinani është qëlluar me katër plumba, nga të cilat një plumb e ka marrë në kokë, dy në kraharor dhe një tjetër në këmbë. Nga hetimet e kryera nga policia, mësohet se Fatjon Sinani ndodhej në brendësi të banesës së tij, ndërsa dera ishte gjysmë e hapur.

40-vjeçari ndodhej në shtëpi së bashku me bashkëshorten. Madje, në momentin kur është goditur me pistoletë, mësohet se Sinani ka qenë duke konsumuar darkën, ndërsa autori ka qenë i maskuar në momentin kur ka hyrë në banesë dhe ka goditur në drejtim të 40- vjeçarit.

Sipas dëshmive dhe informacioneve të siguruara, autori është ndjekur deri në afërsi të daljes së pallatit ku banonte Sinani, nga gruaja e tij, ndërsa kjo e fundit më pas, edhe si pasojë e ngjarjes së rëndë, ka humbur ndjenjat.

40-vjeçari Sinani jetonte bashkë me bashkëshorten e tij në qytetin e Vlorës. Sinani ishte larguar prej 5 vitesh nga vendlindja e tij dhe ishte vendosur në një apartament me qira në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Ekzekutimi i tropojanit:Gruaja e ndoqi me vrap autorin e maskuar, por i ra të fikët dhe… Read More »

Një fierak porositi vrasjen e Cukut, policia i kërkon ndihmë Interpolit: E arrestoni, pagoi Shallarin.

[sgmb id=”1″]

Hetimet për vrasjen e ish-­drejtuesit të Policisë, Artan Cuku, duket se kanë përcaktuar “rolet” e dy personave që janë shpallur në kërkim prej dy javësh.

Njëri prej tyre është një i afërm i Mikel Shallarit, nga Skrapari, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me autorin e ngjarjes.

Ndërsa personi tjetër, nga Fieri, dyshohet se është porositësi i vrasjes së Cukut, që sipas Policisë njëkohësisht mund të ketë paguar Shallarin e kushëririn e tij. Dyshimet janë për një pagesë 20 apo 25 mijë euro, por kjo nuk është konfirmuar me prova apo dëshmi nga hetimi i deritanishëm. Të dy këta persona ende nuk janë gjetur, të paktën gjatë operacioneve të zhvilluara nga Policia brenda territorit të Shqipërisë.

Në fakt, që në momentin e identifikimit të tyre, Policia tha se ata e kishin kaluar kufirin e Shqipërisë. Megjithatë, kontrollet në Jug të vendit, por edhe më gjerë, vijuan për të përjashtuar çdo mundësi apo dyshim që ata mund të ndodheshin sërish këtu.

Në këto rrethana, edhe pse zyrtarisht nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shtetit u ka nisur një shkresë zyrave qendrore të Interpol, për ndalimin e tyre për llogari të hetimit që po kryhet në Shqipëri në lidhje me vrasjen. Nuk dihet saktësisht vendi se ku strehohen këta persona, për këtë arsye ata do të kërkohen në vendet e BE­së, por edhe në disa vende të rajonit.

HETIMI
Rreth dy javë më parë, menjëherë pas arrestimit të personit që ekzekutoi Artan Cukun, Policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë. Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktë­ suar se 24­ vjeçari Mikel Shallari është porositur nga persona të tjerë për kryerjen e krimit, edhe pse vetë i dyshuari vijon të refuzojë bashkëpunimin me drejtësinë. Me përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, janë identifikuar paraprakisht dy persona, njëri si porositës e tjetri si bashkëpunëtor. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se ata ndodhen jashtë Shqipërisë.

Burime të rezervuara për “panorama” thanë dje se ka dyshime të forta se njëri prej të kërkuarve është një person nga Fieri, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë kriminale, të cilin vetë Artan Cuku e pati arrestuar në Vlorë në vitin 2012, kur drejtonte Policinë atje.

Por ky person, në rrethana ende të pasqaruara mirë, e ka rifituar lirinë, ndonëse akuzat e ngritura ndaj tij, nga rihapja e një dosjeje të vjetër ishin të rënda. Personi tjetër, që dyshohet të ketë ndihmuar Mikel Shallarin për kryerjen e vrasjes, është një i afërm i tij.

Megjithatë burimet thanë se, pavarësisht se hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë drejtim, me emra konkretë personash të shpallur në kërkim, nuk përjashtohen as pistat e tjera të ngritura menjëherë pas vrasjes së Cukut.

Një fierak porositi vrasjen e Cukut, policia i kërkon ndihmë Interpolit: E arrestoni, pagoi Shallarin. Read More »

Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik!

[sgmb id=”1″]

Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha që lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), është vrarë nga një sulm ajror rus.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se “sipas informacionit të Ministrisë së mbrojtjes, ka gjasë të mëdha se al-Baghdadi ishte vrarë kur forca ajrore ruse e ka qëlluar selinë e militantëve në pjeësn jugore të Rakës, në fund të muajit maj”.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë së pari më 16 qershor ka pretenduar se Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në sulmin më 28 maj, por kjo ende “po verifikohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme”.

Zëvendësministri Syromolotov ngjashëm tha se përpjekjet për verifikim po vazhdojnë. Sipas tij, vrasja e liderit të Shtetit Islamik, që është parë rrallë herë, do të shënonte “sukses madhor në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar” dhe do të përhapë “frikë dhe panik” në mesin e udhëheqësve militantë.

Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com