Kronike e zeze

Shokuese në Greqi, shqiptari përdhunon në grup 14 vjecaren.

[sgmb id=”1″]

Katër burra, mes tyre dhe një shqiptar, janë dënuar nga Gjykata në Trikalatë Greqisë për përdhunimin në grup dhe në mënyrë të përsëritur nga një vajze minorene.

Rasti u zbulua në shtator të vitit të shkuar. Katër burra, duke përfshirë dhe nunin e vajzës 14 vjeçe, kanë mbajtur të burgosur vajzën në një apartament në Larisa dhe e kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

Sipas raportimeve të medieve greke, seanca gjyqësore ishte një maratonë që zgjati dy ditë dhe vendimi për dënimin e autorëve u dha para mesnatës së të martës.

Dënimet

Katër personat që përdhunuan vajzën adoleshente u dënuan me burg, ndërsa dy prej tyre edhe me gjobë. Një 57-vjeçar me iniciale I.G. u dënuam e 24 vite burgim dhe 50.000 euro gjobë. I dyti, një 57-vjeçar me iniciale C.P. u dënua po me 24 vite burgim dhe 50.000 euro gjobë. I pandehuri i tretë, një 56-vjeçar me iniciale A.T. u dënua me 14 vite burgim dhe shqiptari, me iniciale A.K. u dënua me 7 vite burg.

Shokuese në Greqi, shqiptari përdhunon në grup 14 vjecaren. Read More »

Femrat si korriere droge, burg çiftit shqiptar në Britani.

[sgmb id=”1″]

Grupet kriminale shqiptare në Angli duket se po ndryshojnë strategji, duke përdorur edhe femrat si korriere droge.

I tillë është rasti i 30-vjeçares Marsela Kreka, e dënuar nga një gjykatë londineze me tetë vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i saj, 23-vjeçari Artan Markaj, u dënua me gjashtë vite e nëntë muaj burg.

Të dy ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe u arrestuan Qershorin e vitit të kaluar, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA).

Ata u arrestuan në Barnet, në Londrën veriore. Markaj la shtëpinë e tij në Clarence Close, Barnet dhe hipi në Mini Cooper-in që drejtohej nga Kreka.

Policia dyshoi se ai kishte drogë nën rroba dhe e ndaloi sëbashku me Krekën, kur u ul nga makina disa rrugica më tutje.

1 kilogram kokainë e pastër u gjet nën sedijen e pasagjerit, ndërsa kur kontrolluan shtëpinë e tij gjetën edhe 4.5 kilogramë kokainë dhe 11,700 paund.

Sasia e drogës do të arrinte vlerën e 660 000 paundëve, nëse do të ndahej dhe do të shitej në rrugët londineze.

Në momentin e arrestimit Markaj pranoi se ishte shqiptar dhe se përdorte një kartë identiteti greke të falsifikuar. Ai po ashtu pranoi fajësinë për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërsa Kreka, e cila jetonte në Palmers Green, posedonte një patentë rumune me ermin Maria Danciu dhe pretendonte se i përkiste asaj. Por, hetimet konfirmuan se ishte false. Ajo mohoi edhe se ishte pjesë e grupit për trafikimin e drogës.

Hetuesi i lartë i NCA-së, Kevin Gee tha se “nëse Markaj dhe Kreka do t’ia dilnin kjo drogë do të kishte përfunduar në rrugët e kryeqytetit dhe do të kishte gjeneruar përfitime të mëdha kriminale”.

“Puna jonë i ka dhënë një goditje krimit të organizuar dhe aftësisë së tyre për të shkaktuar dëme të mëtejshme.

Femrat si korriere droge, burg çiftit shqiptar në Britani. Read More »

Atentati në Shkodër:Kush është i forti i Shkodrës, i përfshirë në vrasje në vitin 2001.

[sgmb id=”1″]

Panorama” sjell detaje nga atentati i ndodhur ditën e sotme në Shkodër në orët e vona. I plagosur rëndë ka mbetur Ilmir Hajdari 42-vjeç, i njohur si Mir Vetlla.

Hajdari rezulton se është preson me precedent penal, pasi është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit në më 21 tetor të vitit 2001.

Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe nje person tjeter ekzekutuan Indrit Bajrin me automatike.

Vete Shegaj u ekzekutua me snajper ne vitin 2015 per vrasjen e Indrit Bajrit.

Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar.

Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”.

Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).

Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit vë re të pandehurin.

Menjëherë ata reagojnë ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Atentati në Shkodër:Kush është i forti i Shkodrës, i përfshirë në vrasje në vitin 2001. Read More »

Djali autik që u mbyt në Liqenin e Shkodrës “pikturoi skenën e vdekjes së tij”, thotë i ati.

[sgmb id=”1″]

I ati i një djali 11-vjeçar nga Mali i Zi, beson se djali i tij parashikoi se si do të vdiste, pasi vizatoi skenën ku u gjet i pajetë.

Ognjen Rakocevic u gjet i vdekur në brigjet e Liqenit të Shkodrës, pasi besohet se u arratis nga shtëpia dhe ra në lumin Moraça.

I ati i 11-vjeçarit, Branko Rakocevic, beson se shumë vite para se të vdiste, djali pikturoi skenën ku trupi i tij u gjet i pajetë.

“Në vizatim duket vendi thuajse i njëjtë ku ai u gjet”, thotë Branko Rakocevic, teksa shton se “Në vizatim dallohet ishulli Vranina, në majë të të cilit djali vizatoi një kryq e mbi të një aureolë. Në pikturë duket edhe gjelbërimi i vendit”.

Psikologët janë treguar të rezervuar ndaj pretendimeve të babait të 11-vjeçarit se ai parashikoi vdekjen. /Newsbomb.al

Djali autik që u mbyt në Liqenin e Shkodrës “pikturoi skenën e vdekjes së tij”, thotë i ati. Read More »

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit në Tiranë.

[sgmb id=”1″]

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar te vrasjes se biznesmentit Tefik Hyka ne Tirane.

Bëhet fjalë për një person të dyshuar që është arrestuar nga policia vetëm pak minuta pas ngajrjes.Më vonë pritet që të jepen të dhëna nga policia e Tiranes.

Sipas deshmitareve ka qene tejet e lehte te identifikohet vendi ku ka ikur autori.Dyshohet se jane dy persona qe kane bashkepunuar ne krim.

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit në Tiranë. Read More »

Zbardhet detaji shokues për biznesmenin e ekzekutuar.

[sgmb id=”1″]

Zbardhen detajet nga vrasja e biznesmenit Tefik Hyka.

Sipas të dhënave, viktima ishte në tavolinen e një lokali duke konsumuar kafe në kohën që atentatorët iu afruan dhe e ekzekutuan me plumb në kokë duke e lenë të vdekur në vend. Gjithashtu, raportohet se ai nuk ndodhej vetëm, por i shoqëruar me një femër në momentin që e kanë ekzekutuar, pikërisht në ketë tavolinë që shihni në këtë foto, siguruara nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat e para dyshohet se ai ka qenë në shoqerinë e një punonjësje të kompanisë së tij, por ende nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e policisë.
Mësohet se Hyka ka qenë shenjester e një atentati edhe më parë, por i kishte shpëtuar. Megjithëatë, ai duket se nuk ka marrë masa për mbrojtjen e tij dhe lëvizte lirisht.

Zbardhet detaji shokues për biznesmenin e ekzekutuar. Read More »

Gabon media për vrasjen, mjeku: Çfarë thoni, është gjallë.

[sgmb id=”1″]

Atentati i rëndë që ka ndodhur pak më parë në kryeqytet ka shkaktuar konfuzion dhe një rrëmujë në komunikimin mes mediave dhe policisë. Ka qenë policia ajo që ka bërë me dije fillimisht se Tefik Hyka ka ndërruar jetë, por pak më parë, një prej mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë biznesmenit, ka bërë më dije se Hyka nuk ka ndërruar jetë, por është i plagosur.

 “Çfarë thoni ore? Është plagosur, është rëndë. Ka marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks, pranë zemrës”, – ka thënë mjeku i nervozuar në një komunikim me Klodiana Lalën.Rreth orës 10:15 policia ka bërë me dije se një atentat mafioz me një të vdekur kishte ndodhur në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.

Ardi Veliu, drejtor i policisë së Tiranës ka bërë me dije se janë shoqëruar dy persona të dyshuar për ngjarjen si dhe femrën që ishte në shoqërinë e Hykës.

Gabon media për vrasjen, mjeku: Çfarë thoni, është gjallë. Read More »

MBYTJA E DY FËMIJËVE NË ERZEN, FLET XHAXHAI: AMBULANCA VONOI, I NISËM VETË PËR NË SPITAL.

[sgmb id=”1″]

Familjarët e dy të miturve që u mbytën dje në Erzen kanë provuar gjithçka për t’i mbajtur në jetë, por duket se vonesa e ambulancës ua ka shuar shpresat.

Pasi kanë pritur për më shumë se 30 minuta që të vinte autoambulanca, të afërmit e dy djemve i kanë nisur vetë për në spital me një makinë të rastit. Xhaxhai i tyre, Ndriçim Bardhi, tregon se si e morën vesh ngjarjen tragjike në ditën e Bajramit dhe tentativat për t’i mbajtur në jetë, duke u dhënë ndihmën e parë në vendngjarje.

Ai shprehet se kanë qenë disa banorë të fshatit që i kanë lajmëruar për atë që kishte ndodhur, por të gjithëve u dukej e pabesueshme, pasi djemtë nuk ishin larë asnjëherë më parë në lumë.

“Ne ishim të gjithë në shtëpi, sepse sot ishte festa e Fiter Bajramit dhe prisnim vizita. Na kanë lajmëruar me telefon dhe na thanë se çfarë kishte ndodhur.

Nuk e imagjinonim dot që ishte e vërtetë kur na thanë se Gusti dhe Sinani ishin mbytur në lumë”, shprehet xhaxhai i të miturve.

Ai thotë se kjo është tragjedia më e rëndë që po përjetojnë në një ditë që duhej të ishte festë për familjen e tyre.

“Për momentin nuk e besuam dot se kjo mund të ishte e vërtetë. Ata nuk ishin larë kurrë më parë në atë vend.

Ishte hera e parë. Nuk e prisnim që ata do të shkonin të laheshin në Erzen e aq më tepër që do ndodhte kjo tragjedi”, shprehet Ndriçim Bardhi. XHAXHAI”

Xhaxhai i fëmijëve të mbytur, Ndriçim Bardhi, thotë se nipat e tij kishin ende shenja jete kur i nxorën nga lumi, por për fat të keq ndërruan jetë në ambulancë, rrugës për në spital.

Sipas tij, prindërit e dy të ndjerëve ishin duke pritur vizitat e të afërmve me rastin e Fiter Bajramit dhe se kur të përcillnin njerëzit do të niseshin për të votuar, kur papritur morën lajmin e keq.

Më tej ai tregon se ka telefonuar ambulancën, duke insistuar që të vinte shpejt pasi nuk priste puna, por ajo është vonuar më shumë se gjysmë ore.

“E kam telefonuar vetë ambulancën që në momentin kur më lajmëruan për ngjarjen dhe ka ardhur gati pas gjysmë ore.

Kur po prisnim që të vinte ambulanca kemi tentuar që t’ua japim vetë fëmijëve ndihmën e parë.

I nxorëm në breg, i shtrimë afër pemëve dhe filluam t’u jepnim ndihmën e parë, frymëmarrje artificiale, me aq sa mundëm”, tregon ai.

Më pas shprehet se i kanë nisur fëmijët vetë për në spital dhe rrugës kanë ndeshur në ambulancën që po shkonte aty dhe kanë ndaluar.

Stafi mjekësor ka marrë fëmijët dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por ata nuk kanë mundur të mbijetojnë. “Ambulanca po vonohej.

U mërzitëm shumë dhe i morëm fëmijët vetë me makinë që t’i përcillnim për në spital dhe gjatë rrugës jemi ndeshur me ambulancën, përtej Urës së Beshirit”, shprehet Ndriçim Bardhi.

MBYTJA E DY FËMIJËVE NË ERZEN, FLET XHAXHAI: AMBULANCA VONOI, I NISËM VETË PËR NË SPITAL. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com