Policia me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se në kirurgjinë e Spitalit Rajonal në Elbasan ka ndërruar jetë një 33-vjecare banuese në fshatin Çikallesh.
Nga kryerja e veprimeve hetimore bëhet e ditur se shtetësia me inicialet L.T, në gjindeje depresive është vetëhelmuar dhe ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.06.2017, në spitalin kirurgjik Elbasan, ka gjetur vdekjen, shtetasi L.T vjeç 33 banues në fshatin Çikallesh. Nga kryerje e veprimeve hetimore rezultoi se në gjendje depresioni ishte vetëhelmuar me fosforganik “Deçis”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.
Vajza është kontaktuar nga persona të panjohur përmes rrjetit social Facebook. Ata i kanë kërkuar të miturës të bëjë veprime të ndryshme në dëm të vetes së saj. Dyshohet se vajza ishte në nivelin e 30-të dhe të fundit të kësaj loje. Gjeni më poshtë njoftimin zyrtar me sqarimet përkatëse të policisë në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa emri i vajzës nuk është bërë i ditur për mediat.
Balena Blu kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë pre e saj ka rënë një vajzë moshës 15-vjeçare nga qyteti i Korçës. Ajo është ngjitur në katin e fundit të një pallati dhe ka qenë duke u hedhur, në momentin që ka ndërhyrë policia e qytetit dhe ka parandaluar ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15-vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.
Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.
Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.
Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal.
Policia e Sarandës ka arrestuar drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale. Kjo akuzë është ngritur nga prokuroria lokale. Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë nga Ministria e Drejtesisë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme. Sakaq
ajo eshte ndaluar dje ne Borsh ku ishte me vajzen e saj dhe nga tronditja emocionale qe ka pesuar eshte shtruar ne spital.
Nderkohe sot eshte paraqitur ne spital per masen e sigurise. Ish-drejtoresha e shkarkuar gjatë fushates elektorale ka qenë e përfolur për korrupsion edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili në një status të tij e cilësonte si Ndrikulla e korrupsionit në Sarandë.
Deklarata e Adriana Shehut ne 3 qershor:
Pershendetje miq dhe dashamires ! Para pak castesh jam vene ne dijeni nga media per shkarkimin tim si Regjistruese e ZVRPP Sarande. Eshte e habitshme sesi nje tendence politike hedh poshte punen time disavjecare ne drejtimin e nje institucioni dikur gangren e sot kaq dashamires dhe ne sherbim te qytetareve. Dalja ime publike ne krah te kandidatit per deputet perkon me dite pushimi konkretisht data 20 maj ora 10.30 dite e shtune “Dita Kombetare e Jetimeve ” dhe date 14 maj ora 11 dite e diel. Ne asnje nga keto aktivitete nuk kam dale kunder percaktimeve te Urdherit te Kryeministrit nr 65 date 12.05.2017. Duke ju falenderuar per suportin e vazhdueshem me mirenjohje Adriana Shehu !
Një grua dhe burri i motrës së saj u arrestuan pas operacionit antidrogë koduar “Kunati”. policia njoftoi se ne pranga u vune shtetasit: Ndriçim Kuka, 39 vjeç, banues në Tiranë dhe Bukurije Fejza, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake.
Armet dhe 21 kg e lendes se dyshuar narkotike i jane gjetur ne banes shtetasit Ndricim Kuka.
Bimet e mbjella jane gjetur ne banesen e shtetases Bukurijes. Policia sqaron se Ndricimi eshte burri i motres se Bukuries.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa, – disa bimë të dyshuara narkotike të llojt Canabis Sativa të cilat u gjetën të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e banesës së shtetases Bukurije Fejza,
– 1 armë zjarri tip pushkë
– 1 Pistoletë Shenjëdhënëse me një fishek.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284,287,283-25 te Kodit Penal.
Richard Kuklinski, i njohur ndryshe edhe si “Njeriu Akull”, është një nga vrasësit me pagesë më famëkeq të të gjitha kohërave.
Vrasësi amerikan me pagesë, i cili e mori pseudonimin për shkak se i ngrinte viktimat për të fshehur kohën e vdekjes, u dënua për pesë vrasje.
Kuklinski e ka kryer vrasjen e parë në moshën 14-vjeçare, dhe thotë se ka vrarë gjithsej rreth 100- 250 persona.
Vrasësi gjakftohtë ka dhënë shumë intervista, ku ka folur hapur rreth ekzekutimeve që ka kryer, por në një intervistë të vitit 1991, ai ka treguar të vetmin krim për të cilin është penduar.
“Ishte një burrë që po më lutej dhe po më përgjërohej, besoj. Gjatë thithë kohës thoshte “të lutem Zot”.
Unë i thashë se ke gjysmë ore t’i lutesh Zotit, dhe nëse Zoti zbret poshtë për të ndryshuar rethanat, do të ta kursej jetën.
Por Zoti nuk u shfaq. Dhe nuk i ndryshoi rethanat. Kaq ishte. Nuk ishte një gjë e mirë. Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet ta kisha bërë”.
Pas 18 muajve hetime, Kuklinski, u gjet fajtor dhe u dënua në vitin 1986 për pesë vrasje.
Pasi i shpëtoi dënimit me vdekje, ai vuajti dënimin me burgim të përjetshëm. Richard Kuklinski vdiq në moshën 70-vjeçare në vitin 2007.
Për shkak të problemeve që kishte me biznesin, por edhe përplasjet me armë ku u përfshinë njerëzit e tij më të afërt, e detyruan biznesmenin Tofik Hyka që të largohej nga Shqipëria, shkruan “Panorama”.
Para disa vitesh ai është larguar bashkë me familjen, duke u vendosur në Francë, ku edhe jetojnë momentalisht. Hyka është baba i tre fëmijëve, dy vajzave 28 e 25 vjeçe dhe i një djali 23 vjeç.
Fëmijët e tij kanë kryer studimet në universitetet më të mira franceze dhe kanë vazhduar karrierën e tyre atje. Ndërsa vetë 56-vjeçari herë pas here kthehej në Shqipëri, për t’u marrë me bizneset që vijon t’i ketë aktive.
Për të njëjtën arsye kishte mbërritur në Tiranë edhe disa ditë më parë dhe do të ikte sërish brenda kësaj jave. Ndërsa në Shqipëri nuk ndodheshin asnjë prej familjarëve të tij. Ky fakt u vu re edhe dje pas ngjarjes, pasi në Spitalin e Traumës, ku ai vijon të marrë mjekim pas plagosjes, ndodhej vetëm motra e tij.
Ndërsa më vonë në spital shkuan edhe disa kushërinj që ndodhen në rrethinat e kryeqytetit. Mësohet se familjarët e tij janë lajmëruar për atë që ka ndodhur dhe pritet që të mbërrijnë sot.
Burime nga Policia thanë se dëshmia e bashkëshortes, vajzave apo edhe djalit të Hykës pritet të jetë me rëndësi për grupin hetimor. Si personat më të afërt të biznesmenit, ata mund të kenë dijeni për ndonjë kërcënim konkret apo ndonjë problem që sipas tyre mund të ketë sjellë atentatin e djeshëm në Tiranë. Burimet thanë se deri tani ende nuk është marrë në pyetje asnjë familjar i Hykës, edhe për arsye se nuk ndodhen në Shqipëri.
Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në banesën ku jetonte në kryeqytet, një ditë më parë.
Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, viktima është L.Q., 61 vjeçe, e cila ka vdekur në banesën e saj në rrugën “Riza Cerova”. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në banesë dhe vuante nga diabeti e depresioni.
Për të mësuar më tepër mbi ngjarjen, pritet ekspertiza mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.