Një mbrëmje feste me alkool e muzikë në makinë, ka përfunduar në tragjedi për vajzën më të bukur të Ukrainës. Sofia Magerko 16 vjeçe ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal me makinë.
E gjithë skena është xhiruar pasi “Miss Ukraina” dhe mikesha e saj kanë qenë në një video “live” në Instagram. Siç shihet edhe nga pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, fillimisht dy të rejat shfaqen teksa argëtohen me shishen e alkoolit në dorë. Më pas vajza që ndodhej në timon humba kontrollin e automjetit dhe makina përfundon në humnerë.
Pas disa çastesh qetësie, dëgjohen zërat e njerëzve që iu afrohen për ndihmë. Por është e kotë, pasi ato të dyja ndërruar jetë, njëra në vend ndërsa tjetra rrugës për në spital.
Ishte përpjekur prej 3 vitesh të gjente një punë si saldator në Itali, por pa sukses.
Me bashkëshorten dhe vajzën i ishte drejtuar Francës për azil por edhe aty nuk ja ka dalë. Mes dështimeve të njëpasnjëshme 29-vjecari Leonisio Nika kalon krizën e parë nervore dhe fillon të kurohet me antidepresantë, por pa kryer asnjëherë një vizitë mjekësore.
Ditë pas dite me shpresën se Leonisio do të qetësohej nga nervat, familjarët e neglizhuan në heshtje gjendjen e rënduar të tij. Ky është profili i vrasësit të dyfishtë që ju mori jetën prindërve të tij, Aliut 70 vjeç dhe Junijes 66 vjeç. Plot me kontradikta në thëniet e tij Leo e pyeti gjykaten “Nuk e kuptoj , unë i vrava , pse e bëra , si e bëra”
“Në banesën e tij janë gjetur ilaçe antidepresantë ambulatore, vëllai i tij thotë që e ka kuruar edhe në Francë”, thotë Avenir Stërmasi, avokati i Nikës. “A është i qartë ai që ka kryer një krim?”, e pyet gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“Po është i qartë pastaj qan dhe pyet pse”, përgjigjet avokati Stërmasi.
Me kërkesë të prokurorise gjykata urdhëroi ekspertimin psikik të 29-vjeçarit dhe vendosi masën arrest me burg për 60 ditë, kohë e cila nevojitet për të përcaktuar se nga çfarë sëmundje psikike vuan 29-vjeçari. Kjo do të thotë që nëse vërtetohet se ai vuan nga sëmundje mendore ai do të dërgohet në burgun e Zaharisë, ku edhe trajtohen të sëmurët mendorë që kryejnë krime . Me paqartësi dhe gjendje të rënduar, edhe Leonisio Nika ka treguar krimin e dyfisht plot me paqartësi . Sipas prokurorise Leonisio Nika ka treguar si i vrau prinderit e tij. Sipas tij, bashkëshortja ishte larguar bashkë me vajzën tek prindërit e saj në Rrashbull dhe sipas hetuesve ndonëse ai nuk është shprehur ende për këtë gjë, ka dyshime se i riu bënte fajtor prindërit.
“Gjatë natës fjeta në papafingo, në mengjes bëra kafen , bleva diçka për të ngrënë dhe zbrita poshtë. Babai e mbante armën në dollap, e mora dhe të parën qëllova nënën, babai mu lut mos qëllo mos qëllo, i drejtova armën dhe shtiva edhe mbi të. Kështu duhet të ketë ndodhur”, e ka mbyllur rrëfimin e tij vrasësi.
Bie në prangat e policisë greke një shtetase shqiptare, 32-vjeçare e akuzuar se drejtonte nje rrjet të trfaikut të drogës në shtetin fqinj. Mediat greke shkruajnë se shqiptarja u arrestua në Selanik
Sipas hetimeve, policia ka rënë në gjurmët e saj pas hetimeve dhe përgjimeve. Ndërkohë që në momentin e arrestimit asaj iu gjeten 3 aparate celulare dhe nje sasi kanabisi.
Ajo që e fundosi ishte kontrolli në banesë. Shqiptarja jetonte në Tumbas dhe kishte përshtatuar ambientin si vend per magazinimin e droges.Aty policia sekuestroi 42 kg kanabis, 15.525 euro, kokaine, peshore per lenden narkotike, telefona celulare dhe 7 paketa per telefonat.
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari të ri në rrugët e Italisë. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur gjate mengjesit në autostradën Napoli-Canosa, ku 28-vjeçari shqiptar po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, një shtetase amerikane 22 vjeçare.
Sipas policise, perplasja e forte ka ndodhur ne oret e mengjesit, rreth 04:45 minuta. Makina ka dale nga rruga dhe eshte përplasur me pjeset metalike mbrojtese buze rruges.
Si pasoje shqiptari ka gjetur vdekjen ne vend, kurse e fejuara e tij ndodhet në gjendje kritike per jeten, e transportuar ne spital.
Gjithë zona e rrethuar nga forca të shumta policie, thuajse gjithë komisariati i Shkodrës dhe forcat e FNSH-së, por autori i vrasjes së mjekut në Shkodër ja ka dalë të arratiset. Ka ndodhur vetëm pak orë më parë dhe arratisja e Dritan Ymerit është zbuluar kur ka ndërhyrë RENEA.
Mjeku Ilir Aliaj është qëlluar për vdekur me Ymerin rreth mesnatës. Dy familjet mësohet se kishin pasur konflikte të hershme pronësie me familjen dhe konfliktet janë shtuar pasi viktima ka nisur të ndërtojë katin e katërt të banesës, ndërkohë që në të njëjtin kat jetonte dhe autori Ymeri.
Me të marrë informacionin për krimin e rëndë, dhjetëra forca policie shkuan në lagjen ‘Xhabije’ në Shkodër, duke rrethuar vendin e ngjarjes dhe banesën e autorit.
E gjithë zona u mbajt nën kontroll, pasi autori ishte i armatosur, duke u pritur mbërritja e forcave RENEA.
Por pas rreth 5 orësh rrethim pas ngjarjes së rëndë, forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesën ku dyshohej se gjendej Dritan Ymeri.
Por kur ata kanë mbërritur aty, është zbuluar se Dritan Ymeri nuk ndodhej më në banesë. Ai ishte arratisur nën hundën e gjithë policisë që mbante të rrethuar vendin, duke mos ngritur postblloqe më larg.
Një adoleshente nga Fieri ka bërë kallëzim penal në Polici, pasi i fejuari i saj kishte tentuar ta prostituonte në Greqi. Çifti ishin njohur në Fier, ku më pas mes tyre kishte lindur një lidhje dashurie.
Sipas dëshmisë së vajzës, 30-vjeçari me iniciale D.M kishte tentuar ta prostituonte 18-vjeçaren me iniciale E.K duke i thënë se në këtë mënyrë jeta e tyre do përmirësohej.
Ata kishin qëndruar të lidhur për një periudhë prej 6 muajsh, me dijeninë e të dyja familjeve dhe vetëm një muaj më parë kishin vendosur që të shkonin në Greqi, për të përmirësuar jetesën me të ardhurat që do të përfitonin.
4 ditë pasi kishin mbërritur, i fejuari i saj i kishte thënë se kishte gjetur punë në një restorant, kurse ajo do të kryente marrëdhënie seksuale me njerëz, të cilët duhet t’i siguronte në këto restorante, që shërbenin për turistë.
Ai madje e ka siguruar se edhe ai do ta ndihmonte t’i gjente njerëz, meqë punonte aty, sepse në këtë kohë kishte shumë turistë të interesuar.
Pasi ka dëgjuar gjithçka, vajza ka bërë rezistencë ndaj tij duke u larguar nga banesa dhe duke u kthyer në Shqipëri.
Ajo ka mbërritur në Fier ditën e mërkurë në mëngjes dhe po atë ditë i është drejtuar komisariatit për ta vënë nën akuzë partnerin e saj, me të cilin kishte thurur ëndrra për të krijuar familje.
I dyshuari është i shpallur në kërkim nga policia.
Drejtuesi i “Audit të Verdhë” që terrorizoi Italinë në dhjetor të vitit të kaluar është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Ai është Vasil Rama, 36 vjeç nga Shqipëria. Rama, i cili vodhi automjetin me të cilin terrorizoi italianët u kap vetëm një muaj më vonë, në fund të muajit janar.
Ai ka qenë sot në Gjykatën e Venecias ku ka marrë dënimin. Rama nuk ishte i vetëm në bandën e hajdutëve.
Ai kishte edhe dy bashkëpunëtorë shqiptarë. Rama u kap në Greqi në janar, ku edhe ishte fshehur.