VLORË, POLICIA: INFORMACION PËR EKSPLOZIVIN .
[sgmb id=”1″]
Vlorë Policia:
Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:25, në banesën e shtetasit R.M., 57 vjeç, banues në Vlorë, persona të paidentifikuar ende, i kanë vendosur lëndë eksplozive (plasëse) kësaj banese.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi” pranë rrugës “Demokracia”, ku dyshohet se pranë derës së kësaj banese (kati II) është vendosur një sasi e vogël lëndë shpërthyese.
Si pasojë e shpërthimit, kemi vetëm dëmtime të pjesshme të derës së banesës.
Në momentin e ndodhjes së ngjarjes, nuk ka patur njeri në banesë.
Bëjmë me dije se këtij objekti (lokal-banesë) i është vendosur eksploziv edhe disa ditë më parë, me pasoja të lehta materiale.
Policia vijon veprimet hetimore në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.