Goditet me thikë në kraharor, i riu shqiptar në luftë me vdekjen.
[sgmb id=”1″]
Një 17-vjeçar shqiptar në Stradella të Italisë, është në luftë me vdekjen pasi u godit me thikë nga një djalë pak më i rritur se ai. Tehu i armës së ftohtë i ka prekur një mushkri. Sipas raportimeve të mediave lokale, autori dhe i plagosuri ishin rivalë në dashuri.
Agresori është 19-vjeçari italian Simone Maddaluno.
Konflikti i parë i madh mes të dyve lindi mbrëmjen e së dielës në një diskotekë. Një shikim i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, shtyrje dhe grushte, më pas secili shkoi në shtëpinë e vetë.
“Nuk ishte hera e parë që ziheshin, por nuk mendonim se situata do të arrinte deri këtu. Ndoshta Simone ishte i dëshpëruar”, thonë miqtë e përbashkët të djemve.
Të hënën pasdite, të dy u shkëmbyen në rrugë, para kopshtit të postës. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes nga karabinierët e Pavias, duket se Simone, ndoshta i provokuar nga i njohuri-rival, e ndoqi deri në fund të rrugës “Dalla Chiesa”, pas zyrave të postës.
Aty, pa e parë askush, goditi me thikë në kraharor 17-vjeçarin, i cili në pak sekonda, u shemb në tokë.
Disa banorë të zonës, të alarmuar nga ulërimat, dolën në rrugë dhe telefonuan ekipin e ndihmës së shpejtë. Kushtet e shqiptarit u shfaqën që në fillim shumë serioze. Ai u transportua në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale delikate në tentativë për ti shpëtuar jetën.
Ndërkohë, 19-vjeçari është shoqëruar në rajon për tu dëgjuar nga karabinierët.
Goditet me thikë në kraharor, i riu shqiptar në luftë me vdekjen. Read More »