Kronike e zeze

Sherri i përgjakshëm mes 4 femrave në plazhin e Durrësit, ja pse ndodhi…

[sgmb id=”1″]

Sherri i regjistruar një ditë më parë në zonën e plazhit në Durrës dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Më herët gjatë ditës, duke iu referuar informacionit zyrtar të policisë së Durrësit, DurrësLajm raportoi për një sherr që ka pasur për protagoniste 4 femra, banuese në qytetin bregdetar. Gjatë konfliktit fizik ishin përdorur edhe mjetet e forta.

Ndërkohë, në redaksinë e DurrësLajm, një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje ka sjellë foto nga konflikti i përgjakshëm, që siç duket edhe nga fotot ekskluzive ka lënë të plagosur njërën prej grave, e cila ndodhet e shtruar në spital.

Sipas dëshmitarit, dy familjet e përfshira në sherrin e një dite më parë ziheshin prej kohësh për shkaqe pronësie.

Dje, dy prej grave që duken edhe në foto, me hunj në dorë, kanë goditur duke lënë të gjakosur njërën nga gratë e palës tjetër, që sipas dëshmitarit është shtetasja A.B.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, që mund të merrte përmasa edhe më tragjike.

Njoftimi i policisë së Durrësit

Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M.H e A.B, vjeç 41 e 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, kanë goditur me mjete të forta, shtetaset N.B dhe L.H, vjeç 60 e 50, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Sherri i përgjakshëm mes 4 femrave në plazhin e Durrësit, ja pse ndodhi… Read More »

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari. Ja kush është.

[sgmb id=”1″]

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në sallën e reanimacionit të spitalit ‘San Martino” në Genova të Italisë, Kurt Nezha, 27 vjeç. Kopshtari shqiptar u godit dje nga një trung peme teksa punonte së bashku me një bashkatdhetar në një kopsht në komunën Arenzano, pjesë e provincës së Genova-s.

Vdekja cerebrale e të riut është diagnostifikuar mbrëmjen e sotme. Pas mbërritjes në spital pas aksidentit, gjendja shëndetësore e të riut nuk u përmirësua.

Ngjarja po hetohet si aksidentale nga karabinierët. Gjithashtu, në hetime janë të përfshirë edhe autoritetet shëndetësore, pasi shqiptarit, prej një muaji i kishte mbaruar leja e qëndrimit në Itali dhe punonte në të zezë.

 

Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari. Ja kush është. Read More »

“Çmenden” gratë në Durrës, sherr me leva e shkopinj druri.

[sgmb id=”1″]

Një sherr i rëndë është regjistruar sot në Durrës. 

Mësohet se katër gra janë përfshirë në një sherr ku janë përdorur edhe mjete të forta si drunj dhe hekura.

Në sherr janë përfshirë dy gratë me inicialet M. H., 41 vjeçe; A. B., 26 vjeçe; kundër dy grave të tjera me inicialet N. B., 60 vjeçedhe L. H., 50 vjeçe, që të katërta me banim në Durrës.

Policia informon se 41-vjeçarja së bashku me 26-vjeçaren, kanë goditur me mjete të forta dy të tjerat.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Plazh, dhe shkak i përplasjes së ashpër mes grave ka qenë një konflikt për motive të dobëta.

Policia nuk jep më tepër detaje, ndërsa bën të ditur se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për dy më të rejat me inicialet M. H., e A. B.

“Çmenden” gratë në Durrës, sherr me leva e shkopinj druri. Read More »

Kush është djali i bosit shqiptar i arrestuar që vodhi paratë e popullit…

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme është arrestuar djali i Vehbi Alimuçës, Artani. 41 vjeçari i shpallur në kërkim për pastrim parash.

Ngjarja -Përse akuzohen

Ish presidenti i firmës piramidale “VEFA” Vehbi Alimuçaj dhe djali i tij Artan Alimuçaj akuzohen për fshehjen e një shume prej afro 1 milionë dollarësh në Hungari.

 Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim dosjen ndaj Alimuçajve për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale).

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë”.

Shumat në fjalë janë lënë të fjetura nga viti 1996, kur janë vendosur në bankë deri në 2010 kur është tentuar të përdoren duke u transferuar.

Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Ditën e sotme është arrestuar djali i Vehbi Alimuçës, Artani. 41 vjeçari i shpallur në kërkim për pastrim parash. Ngjarja -Përse akuzohen Ish presidenti i firmës piramidale “VEFA” Vehbi Alimuçaj dhe djali i tij Artan Alimuçaj akuzohen për fshehjen e një shume prej afro 1 milionë dollarësh në Hungari.  Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim dosjen ndaj Alimuçajve për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal (me ligjin e kohës së kryerjes së veprës penale). Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë. Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë”. Shumat në fjalë janë lënë të fjetura nga viti 1996, kur janë vendosur në bankë deri në 2010 kur është tentuar të përdoren duke u transferuar. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Kush është djali i bosit shqiptar i arrestuar që vodhi paratë e popullit… Read More »

Arrestohet aktori italian, blinte drogë nga shpërndarësi shqiptar i VIP-ave.

[sgmb id=”1″]

E pëson keq aktori italian, pasi policia e kapi teksa blinte drogë nga një shërndarës shqiptar, 32-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua nga policia.

Mediat italiane shkruajne se aktori i arrestuar eshte Roberto Brunetti aktori i njohur edhe si ‘Er Patata’. Pas arrestimit, per te u caktua masa e sigurise “arrest shtepie”.

Identiteti i shqiptarit te arrestuar nuk behet i ditur, por mesohet se ai u shiste droge klienteve VIP dhe njihej ne disa lagje të Romës si shpërndarës i lëndëve narkotike. Pas ndalimit, policia kontrolloi banesen e italianit, ku gjeti droga te llojeve te ndryshme.

Arrestohet aktori italian, blinte drogë nga shpërndarësi shqiptar i VIP-ave. Read More »

Policia i prish planet tiransit, ja si e kapi me kallashnikov në makinë.

[sgmb id=”1″]

Kapet ne flagrance një 55 vjecar qe qarkullonte me kallash ne makine. Policia ka arrestuar shtetasin Ramazan Tanushi dhe ka sekuestruar edhe amen e zjarrit “Kallashnikov”.

Shëbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë, menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.
 
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të “Casa Italias”, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Ramazan Tanushi.
 nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
Një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër. Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
 
Ramazan Tanushi, 55 vjeç, banues në Tiranë.
 
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit 

Policia i prish planet tiransit, ja si e kapi me kallashnikov në makinë. Read More »

Hajdutët e vegjël kthehen në tmerr të madh për pushuesit në Shëngjin.

[sgmb id=”1″]

Dy 14-vjeçarë u arrestuan me 1 Korrik nga policia e Lezhës ndërsa një bashkëmoshatar i tyre u shpall në kërkim pas denoncimit të një pushueseje nga Kosova për vjedhjen e çantës. Policia bëri të ditur në një njoftim për shtyp se të njëjtët minorenë dyshohen edhe për dy vepra të tjera penale të ndodhura gjatë javëve të fundit.

Ata dyshohen se më 21 qershor i kanë vjedhur një varëse floriri një gruaje banuese në Lezhë ndërsa më 26 qershor i kanë vjedhur një pushueseje tjetër nga Kosova 2 telefona celularë dhe 100 euro. Njërit prej të miturve iu gjet një pistoletë sportive e markës Ekol me një karikator me nëntë fishekë, pistoletë që përdoret për të shkaktuar zhurmë.

Ndërkohë, disa pushues me të cilët foli BIRN, tregojnë se vjedhjet e vogla të kësaj natyre janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm në plazh. Sipas pushuesve, rastet janë të shumta kur u humbasin çantat apo sendet me vlerë gjatë qëndrimit në plazh apo kur gjejnë xhamat e makinave të thyera apo shtëpitë e plazhit të plaçkitura.

“Unë jam një pushues nga Kosova. Prej të paktën 5 vitesh frekuentoj plazhin e Shëngjinit, pasi më duket një vend i qetë dhe bregdet mjaft i bukur. Por vjedhjet këtu janë kthyer në një problem. Thuajse çdo ditë hajdutet këtu veprojnë në çdo ore të ditë, ndaj duhem të jemi vetë të kujdesshëm,” tha një qytetar nga Kosova, i cili nuk pranoi të komentojë me emër.

“Unë jam me pushime këtu në Shëngjin dhe tre net më parë me kanë thyer xhamin e vogël të makinës dhe më kanë marrë 100 euro që i kisha brenda. Nuk bëra denoncim se isha i bindur se nuk mund të gjeja gjë. Duhet që policia të veproje dhe të jetë më prezente kryesisht gjatë natës, pasi në atë kohë hajdutët veprojnë më shumë”, tha një pushues tjetër.

Zëdhënësja e Policisë së Lezhës Alda Prelaj i tha BIRN se policia është e informuar mbi problemin dhe se ka shtuar patrullimet në të gjithë zonën turistike ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos e lënë vjedhjen pa denoncuar po t’i drejtohen forcave të rendit.

Hajdutët e vegjël kthehen në tmerr të madh për pushuesit në Shëngjin. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com