Policia e Vlorës ka vë në në pranga një drejtues mjeti, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një vajzë të vogël.
Fatmirësisht 7-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën, pas ndërhyrjes së mjekëve.
Policia ka arrestuar në flagrancë, Albano Mataj, 19 vjeç, banues në Vlorë në rrugën “Mis Durhan”, pasi ky person duke drejtuar automjetin tip Fiat Punto (me leje drejtimi të pezulluar), ka aksidentuar S.K., 7 vjeçe, banuese ne Vlorë.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Itali, ku protagonist ka qenë një shqiptar. Shqiptari, rezident prej kohësh në këtë shtet, ka dhunuar keq një turiste. Dhe shkaku i të gjithës ka qenë refuzimi nga ana e saj. 35 vjeçari i ka kërkuar vajzës që të shoqëroheshin bashkë, por ajo ka refuzuar.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndje i ofenduar nga refuzimi dhe iu lëshua asaj me një dhunë barbare. Ai e grushtoi vajzën aty në mes të sheshit, duke i thyer katër dhëmbët e parë. Policia ndërhyri menjëherë dhe e arrestoi agresorin.
“Akti vandal” u konsumua në sheshin e Movida, Piazza San Giovanni XXIII në Itali mbrëmë në darkë.
Për fat të keq, protagonist ka qenë një shtetas shqiptar, 35-vjeçar, rezident prej vitesh ne këtë zone te Italisë. Ai tentoi t’i afrohej një vajze qe ishte turiste, duke i kërkuar te shoqëroheshin. Vajza refuzoi dhe nuk ia pranoi ofertën.
Shqiptari u ndje i ofenduar dhe nuk u mjaftua me refuzimin, por iu lëshua duke e dhunuar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur e grushtoi vajzën aty ne mes te sheshit, duke i thyer katër dhembet e pare. Policia e cila ndaloi shqiptarin dhe e çoi ne polici, ndihmoi për cuarjen vajzës për shtrim ne spital për ndihmën e nevojshme.
Në Vlorë është përfshirë nga flakët një automjet. Automjeti tip “Mitsubish” i përfshirë nga flakët është në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale Sh.S.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” rreth orës 04:15 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së 57-vjeçarit.
Vlorë Policia:
Rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori” është përfshirë nga flakët një automjet.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.
Një nga sasitë më të mëdha të heroinës te sekuestruara ndonjëherë në rajonin Galicia të Spanjës u shënua vitin e shkuar në qytezën Tui, jo larg kufirit me Portugalinë. Rreth 54 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet 2.4 milion euro, u gjetën të fshehura në një “Porsche Cayenne”. Pas hetimeve, rasti tani është në gjykatë. Prokurori i provincës Pontevedra, Pablo Varela ka tahsë gati pretencën, në të cilën kuron për 6 të akuzuarit një dënim me 78 vite e 9 muaj burg, përveç gjobave miliona euro.
Është edhe një i akuzuar i shtatë, Nikolin Ja., i cilësuar kreu i degës shqiptare i kësaj organizate të dyshuar kriminale, për të cilin nuk është dhënë ende pretenca.
Gjashtë të akuzuarit janë: dy shqiptarë, Rinush G. dhe Sokol R. dhe katër anëtarë të dyshuar të degës së Galicisë. Castor Manuel GG., i cilësuar nga hetuesit si kapo i degës spanjolle, i dënuar më parë për trafik droge. Bashkëshortja e tij María del Carmen CD., e cila ishte dhe krahu i djathtë i Castor Manuel GG., si dhe dy burra të tjerë të akuzuar si ‘hallkat e fundit’ të grupit: José RR, i dënuar më herët për trafik droge dhe Marcos Antonio GB..
Shqiptari Rinush G., sipas prokurorisë, ishte ai që bëri transportin me makinë të drogës nga qendra e Evropës në Galicia, raportojnë mediat spanjolle.
Operacioni policor që do ti çonte në pranga anëtarët e grupit nisi në vitin 2016.
Më 24 shkurt, Rinushi u nis me një “Porsche Cayenne” nga Barcelona në Gjermani dhe në 18 Mars, nga ky shtet për në Holandë për të siguruar heroinën.
Sasinë e drogës, sipas hetimeve të prokurorisë, shqiptari do t’ia dorëzonte spanjollit Castor Manuel GG. dhe bashkëshortes së këtij të fundit. Vendi i dorëzimit ishte pranë një hoteli në Tui (Spanjë) ku shqiptari arriti më 19 Mars.
Por, Policia spanjolle arriti të sekuestronte drogën e fshehur në automjet: 54 paketime me 53 kg e 771 gr heroinë në total.
Agjentët sekuestruan gjithashtu 43 celularë dhe 350.000 euro.
Një grua e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur këtë herë në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”.
Burime nga policia thanë se, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, është gjetur e vdekur 89-vjeçarja me inicialet D. H.
Ajo mësohet se jetonte e vetme.
Nga hetimet e para dyshohet se vdekja është aksidentale, pasi është rrëzuar në tualetin e banesës.
Drejtësia italiane ka dënuar me 25 vite burg anëtarët e një bande droge e cila operonte nga Shqipëria përnë Itali dhe kryesisht shpërndante kokainë në Chiavari.
Mediat italiane raportojnë se Rigent Borakaj ishte kryetari i bandës dhe ai kishte lidhje me një nga pjesëtarët e një organizate që vepronte në Vlorë e cila sipas të dhënave e
furnizonte me lendë narkotike. Borakaj i njohur ndryshe si Genti, 30 vjec u dënua nga gjykata me 11 vite burg.
Ndërsa një nga miqtë e tij dhe bashkëpunëtor Zija Konjoni u dënua me 8 vite. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë shtetas italianë edhe ata u dënuan me 8 vite burg.
Ndërsa policia i kishte nisur hetimet që në vitin 2013.
Në qendër të aktivitetit ishin dy shqiptarët e mësipërm dhe dy shqiptarë të tjerë Fiodor Gjikaj e Marjo Pecaj.
I pari u arrestua në 26 qershor 2013 teksa po transportonte në Romë 1 kg kokainë.
Nga hetimet e policisë italiane dhe përgjimet rezulton se Rigent Borakaj ka ndërtuar në Shqipëri një shtëpi me vlerë 300 mijë euro si dhe ka kursyer edhe 100 mijë euro të tjera nga ky aktivitet.
Ka vijuar gjatë gjithë natës zjarr i madh që nisi në qytetin e Tepelenës, që rrezikon seriozisht lagjen “15 Shtatori”.
Në orët e para të mëngjesit ka mbërritur edhe një helikopter nga Tirana për të neutralizuar flaket e zjarrit.Flakët e zjarrit të nisura mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës vijojnë të djegë disa hektar me pyje.Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës dhe aktualisht raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje.
Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile 20 forca ushtrie dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilët po normalizojnë situatën.
Nga ana tjetër nga vatra e zjarri rrezikohet spitali dhe depot e ujit. Behet e ditur se është kërkuar ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur normalizimin e situatës.
Ndërkohë në një prononcim për News 24, kreu i Emergjencave Shemsi Premçi është shprehur se situata është emergjente dhe janë marrë masat e nevojshme, po ndërhyrja nga ajri mund të bëhet vetëm nesër.
“Një zjarr i madh ka rënë mbi kodrën mi qytetin e Tepelenës, Vatra e zjarrit ndodhet 500 metra në largësi nga banesat dhe spitali i qytetit. Nesër do të ndërhyjmë nga ajri me helikopter dhe kjo do të ndodhë nëse vatra e zjarrit do të vazhdojë më shumë dhe nuk do të mund të shuhet. Mendojmë se zjarri do të fiket shumë shpejt, ndërsa era favorizon që zjarri të shkojë në lartësi jo drejt banesave”, tha Premçi
Ditën e djeshme (e mërkurë) ndodhi një përleshje mes një grupi shqiptar dhe turk.
Sipas të dhënave të deritanishme ata u takuan rreth orës 18:45 në rrugën Farberstrasse. Një grup prej shumë shqiptarësh të moshave nga 25 deri 30 vjet u përleshën fizikisht me një grup turqish prej tre veta, shkruan regiotrends.de.
Njëri nga shqiptarët mori plagë të rënda me thikë në bark. Ai u dërgua në spital, ku është larg rrezikut për vdekje.
Sulmi ka lidhje me përleshjen tjetër gjatë ditës së djeshme në rrugën Mozartstraße në Schwenningen rreth orës 00:45.
Policia ka filluar hetimet për tentim vrasje dhe për zbardhjen e ngjarjes.