Policia mësyn lokalin në Dhërmi: Arrestohet kompozitori dhe muzikanti i njohur.
[sgmb id=”1″]
Qytetarët që ndodheshin në një lokal në Dhërmi mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar këngëtarin Gena me siguri janë tronditur pasi një numër i madh oficerësh të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të armatosur me shkopinj gome dhe jelekë antiplumb, mësynë lokalin.
Siç shihet në videon e siguruar nga Xing.al, forcat e FNSH-së janë ngjitur në skenë ku dhe vunë në pranga kompozitorin dhe muzikantin e njohur Edlir Begolli. Arsyeja e arrestimit siç ka bërë të ditur vetë Begolli për Xing.al, ka qenë për shkak të volumit të muzikës.
“Ishim duke bërë muzikë si gjithmonë ndërkohë që policia kishte ardhur jashtë lokalit. Në atë moment Gena zbriti nga skena dhe unë isha ende lart për të mbyllur muzikën.”- rrëfen kompozitori dhe muzikanti i njohur.
Ai shpjegon se ndërkohë që ndodhej ende në skenë, thuajse ishte rrethuar nga uniformat blu të cilët qartazi ishin përgatitur ta arrestonin. “Nuk bëra rezistencë dhe më vunë prangat. Nga aty më cuan në komisariat ku më mbajtën 5-6 orë pa arsye, pasi këto gjëra normalisht zgjidhen me një urdhër ndalimi.”- shpjegon Begolli.
“Kam mbetur i shokuar dhe s’do doja të përsëritej më një gjë e tillë pasi për një artist është tronditëse të trajtohet në një mënyrë të tillë si të ishte një kriminel.”- përfundoi ai.
Policia mësyn lokalin në Dhërmi: Arrestohet kompozitori dhe muzikanti i njohur. Read More »