Kronike e zeze

Vetëvarasjet janë kthyer në përmasa shqetësuese, duke shënuar një bilanc të frikshëm përsa i takon numrit të viktimave.

[sgmb id=”1″]

Vetëvarasjet janë kthyer në përmasa shqetësuese, duke shënuar një bilanc të frikshëm përsa i takon numrit të viktimave.

Vetëm në javën që lamë pas, 4 persona i dhanë fund jetës duke u vetëflijuar, sipas familjarëve për shkaqe që lidhen me gjendjen e rënduar emocionale, psikologjike dhe përjetimeve të forta pas ndarjes nga historitë e dashurisë.

Një 19 vjeçare në Fier u hodh nga katit i 8 i një pallatit, dhe ende arsyet janë mister. Një adoleshente në Pukë u vetëvar 500 metra larg shtëpisë, dhe një 20 vjeçar nga Fieri u helmua me fostoksinë pas ndarjes nga e dashura e tij.  Në të gjitha rastet, personat që shkuan drejt aktit ekstrem janë në një moshë të re. Për psikologët arsyet lidhen impaktin në rrjetet sociale, papunësinë dhe kushtet e vështira ekonomike.

Arlinda Selmani, Psikologe këshillimi: Këto grupmosha së pari janë në verë, pra nuk ka një axhendë, po themi sic është shkolla dhe detyrimet e tyre. E vetmja jetë e pasur sociale dhe kulturore janë vetëm mediat sociale. Në Shqipëri njerëzit e kanë shumë të vështirë të kërkojnë një ndihmë të themi që është e specializuar edhe tek ekspertët e fushës.

Për mjekët psikiatër, problemet e shëndetit mendor duhet të konsiderohen si patologji, qoftë për ankthin depresionin apo çregullime të tjera.

Arjana Rreli: Suicidi është një komplikacion i sëmundjes mendore. Pra në këtë logjikë, nëse ne paraprijmë dhe marrim masa që nga edukimi shëndetësor për të bërë të qartë se sëmundjet mendore janë si cdo sëmundje tjetër, duhen kapur sa më parë.

Por si mund të parandalohen raste të tilla?! Në këtë pikë psikologët thonë se media duhet të filtrojë me tepër informacionin që jep.

Arlinda Selmani, Psikologe këshillimi: Edhe pse prezantohen nga media vizive, ata arrijnë që të riprezantohen më me shumë detaje nga media më sociale, duke dhënë shumë detaje dhe këto për fatin e keq e shtyn dikë më pas, i cili është në atë lloj tentative që ta rimendojë.

Këshillohet që personat të cilat vuajnë nga ankthi dhe depresioni duhet të flasin me familjarët por dhe me mjekun e familjes.

Arjana Rreli: Shpesh personat shkojnë në mjekë të gabuar, përqindje rastesh që shkojnë në farmaci dhe kërkojnë ndihmën e farmacistit për tu trajtuar. Kurrë nuk duhen marrë mjekime të cilat janë specifikisht kopetencë e mjekut psikiatër.

Shqipëria nuk ka statistika zyrtare përsa i takon rasteve të tilla të rënda, por OBSH referuar studimeve raporton mesatarisht për 200-230 vetëvrasje në vit.

Vetëvarasjet janë kthyer në përmasa shqetësuese, duke shënuar një bilanc të frikshëm përsa i takon numrit të viktimave. Read More »

Atentati në Tiranë:Zbardhet ngjarja, kush janë dy autorët e arrestuar.

[sgmb id=”1″]

Zbardhet ngjarja e mbremshme ne Tirane dhe arrestohen dy autoret qe plagosen me arme dy persona ne rrugen “Sabaudin Gabrani”

Policia njofton zyrtarisht se ka arrestuar dy te rinjte, Jurgen Shakri 25 vjeç dhe Xhenis Vrapi 27 vjeç, te dy banues ne Tirane dhe ka shpallur ne kerkim 4 të tjerë.

Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.

“Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj., 25 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç”-njofton policia.

Sipas saj, konflikti ka percipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 25 vjeç dhe dhe J.G., 27 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.

“Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit: – Jurgen Shakri 25 vjeç banues në Tiranë – Xhenis Vrapi 27 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale ” Moskallëzim i krimit” , parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”- theksohet me tej.

Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur në kërkim.

Atentati në Tiranë:Zbardhet ngjarja, kush janë dy autorët e arrestuar. Read More »

‘DO E QËLLOJ NËSE NUK HAP KASAFORTËN’, JA ÇFARË BËNIN SHQIPTARËT NË ITALI…

[sgmb id=”1″]

Tre shqiptarë, të armatosur me pistoleta të vjedhura gjysmë automatike, të cilët po përgatiteshin të vidhnin një vilë në San Vincenzo, në Livorno të Italisë, janë arrestuar gjatë fundjavës. Operacioni i koduar “Night Off”, u koordinua nga prokuroria e Livornos.

Hetuesit italianë kanë fakte se shqiptarët kanë kryer 5 ‘goditje’ të tjera vilash në Livorno dhe provincat e Pisa-s e Massa-s, raportojnë mediat lokale. Në disa raste, banda ia ka arritur ti çojë deri në fund grabitjet, pavarësisht prezencës së pronarëve në banesa.

Karabinierët vendosën të hynin në aksion, pasi falë një përgjimi, dëgjuan një nga shqiptarët, i cili teksa fliste më një bashkëpunëtor, tha se nuk do të ngurrojë të përdorë armët në ‘goditjen’ e radhës, për të bindur pronarin që të hapë kasafortën.

Të tre, u ndaluan në një apartament me pamje nga deti, pranë hotel “Rex”, ku qëndronin me qira 1.300 euro në muaj.

Të arrestuarit

Të arrestuarit janë Blerim Sheshi, 34 vjeç, Eduart Kaca 38 dhe Brendon Balla, 21 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm.

Image

Sheshi ishte nën masën e detyrim paraqitjes për vepra penale të ngjashme. Në seancës e masës së sigurisë, ndaj Kacës u vendos masa e arrestit me burg, ndërsa dy të tjerët ‘ia hodhën’ me “arrest shtëpiak”.

Banda vepronte natën duke lëvizur me makina të vjedhura, me maska, dhe synonin të godisnin vila në zonat e izoluara. Gjatë operacionit, u sekuestrua makinë me të cilën të akuzuarit kishin shkuar në vendngjarje dhe dy pistoleta gjysmë automatike. Është sekuestruar gjithashtu edhe një çantë, brenda së cilës kishte mjete që banda i përdorte për vjedhje, dhe disa objekte të vjedhura.

‘DO E QËLLOJ NËSE NUK HAP KASAFORTËN’, JA ÇFARË BËNIN SHQIPTARËT NË ITALI… Read More »

Zjarr masiv në Sarandë! Zjarrfikëset në vështirësi për shkak të terrenit malor.

[sgmb id=”1″]

Një tjetër zjarr i fuqishëm ka rënë, kësaj here në zonë të vështirë malore në Sarandë.

Vatra e zjarrit është lokalizuar dhe ndodhet në vendin e njohur si “Maja e Miles”.

Një sërë forcash zjarrfikëse nga Saranda dhe Bashkia e Konispolit janë nisur në vendngjarje.

Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon asnjë banesë pasi ndodhet në një zonë të lartë malore ku nuk ka objekte. Deri më tani janë djegur një sërë drurësh pyjorë e shkurre.

Emergjencat Civile kanë njoftuar se këtë të martë në Shqipëri kanë rënë më shumë se 15 zjarre në qarqe të ndryshme të vendit. 

Zjarr masiv në Sarandë! Zjarrfikëset në vështirësi për shkak të terrenit malor. Read More »

Grushte në fytyrë gazetarit, reagon administratorja: Prenë pjesë nga videoja, ai më goditi me mikrofon!

[sgmb id=”1″]

Vetëm disa ditë më parë gazetari investigtiv i “Stop” Genci Angjellari deklaroi edhe me pamje filmike se u dhuna nga Mirela Topulli, administratore e firmës “Eu****”. Duke iu referuar edhe pamjeve filmike të publikuara nga ky emision gazetari akuzoi Topullin se ajo e dhunoi duke e rrahur pasi ky i fundit po investigonte se ku po shkonin mbetjet e rrezikshme spitalore të kompanisë që drejtonte kjo zonjë.

Sipas investigimit të “Stop” kompania “Eu****” rezulton se konsumon rregullisht krim mjedisor. Por si qëndron e vërteta sipas Topullit?

Në një intervistë për “foldrejt” Topulli ka deklaruar se gjithçka e thënë deri më tani është puç dhe e qëllimshme. Topulli shprehet është provokuar nga gazetari. Madje sipas saj Genci Angjellari e ka dhunuar duke e goditur në mjekër me mikrofon.

“Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.” -shpehet ajo duke treguar se ka përfunuar në spital.

Topulli thekson më tej se nuk janë transmetuar të gjitha pamjet në emision. “Nga emisoni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë e makina e shokuar,- tha Topulli.

INTERVISTA E PLOTË
Znj. Topulli, dy ditë më parë në një emision investigativ janë transmetuar pamjet që ju keni goditur një gazetar. A e keni parë ju videon?
Po e pashë live, isha madje dhe me një inspektor të zonës dhe u shokua dhe ai nga ajo që pamë.

A mund të na tregosh se si qëndron e vërteta sipas jush?
Më datë 4 korrik në mëngjes ka rënë zjarr në magazinën që unë punoj dhe që në 4 të mëngjesit dhe mediat kanë qenë aty. Kur unë kam shkuar nga ora 7 në zyrë mediat kanë qenë duke filmuar ambientet tona nga jashtë, pastaj ne nuk i kemi lejuar që të hyjnë brenda dhe ata gjithçka kanë filmuar nga jashtë e kanë publikuar. Tani unë nuk e dija që këta vazhdonin të na ndjeknin.

Përsa i përket përplasjes me gazetarin, përse u agravua situata?
Mua më kanë lajmëruar nga kompania që kishte ardhur një media e po filmonte dhe unë mora makinën për të shkuar atje dhe ata na kanë filmuar dhe nga pas, madje na kanë bllokuar rrugën. Më pas m’i ka rënë xhamit të makinës dhe ka qenë duke e thyer. I jam lutur që të më largohet nga makina dhe në atë moment ai më ka qëlluar me mikrofon turinjve.

Nga emisoni nuk është transmetuar e gjitha pasi është shkëptur pjesa ku gazetari më ka goditur mua me mikrofon në mjekër dhe në atë moment kam dalë nga makina e shokuar. Pasi ndodhi incidenti unë kam shkuar në spitalin ushtarak dhe kam ndenjur atje disa orë pasi kisha kaluar një traumë në kokë, nuk kam qenë mirë. Unë kaq kam diskutuar me gazetarin po më pas kam dalë nga makina e shokuar i kam rënë nja dy shpulla.

Ka qenë ai filmimi që dhe ju keni parë dhe ata të tre që kanë qenë aty kanë provokuar dhe punonjësin që isha unë me të duke i thënë: “Hajde, hajde”.Pastaj nga ai moment që ka ndodhur dhe incidenti ne jemi larguar dhe më ka marrë një nga drejtuesit e emisonit në telefon dhe më tha që me atë që i ke bërë ti gazetarit e ke shumë të vështirë që të shpëtosh. Po kështu më tha që nuk shpëton njeri me atë që unë kam bërë.

A mund të na shpjegoni si qëndon e vërteta derdhjes së mbetjeve në lumin e Erzenit?
Pas djegjes totale të magazinës ne kemi postuar materialet nga aty tek ambientet e shoqërisë me të cilën ne bashkëpunojmë. Nuk janë hedhur në lumin Erzen, janë ambientet e shoqërisë që ne bashkëpunojmë po ka afër lumin dhe ajo pamja që kanë nxjerrë ata që nuk ka mbetje në lumë dhe ky ka qenë gabimi i shoferit që i ka shkarkuar aty pranë por jo në lumë. Asgjë nuk është derdhur në lumë por përsa i përket kësaj këtë përgjegjësi e mbaj unë. Kjo është totalisht e qëllimshme.

Përse mendoni se është e qëllimshme?
Kjo është totalisht e qëllimshme, për shkak të konkurrencës por unë jam e pastër se kam pasur kontrolle pa fund. Por theksoj që konkurentët e m’i dërgojnë shkresa kundër meje pa fund për të më dëmtuar. Ky eshte puç. Është e turpshme ajo që kanë bërë, kompania ku unë punoj është e pastër dhe paguan të gjitha detyrimet që ka ndaj shtetit dhe ne nuk jemi një shoqëri fantazim.

Sipas mediave ju jeni në kërkim nga policia, a është e vërtetë kjo?
Ky lajm është i rremë pasi unë kam qenë në komisariat në momentin që doli lajmi se unë jam në kërkim. Unë jam në mes të Tiranës. Pasi kam dalë nga spitali ushtarak të nesërmen jam thirrur në komisariatin numër 1, pasi kishte bërë kallëzim gazetari që unë e kam goditur me sende të forta. Kallëzim ky i rremë pasi unë nuk kam pasur gjë në dorë. Pasi kam bërë deklarimet e mia dhe ata më kanë parë që unë kam qenë goditur kam shkuar tek mjekësia ligjore kam bërë veprimet përkatëse dhe çështja tashmë ka shkuar në prokurori.

Pak më lart deklaruar që jeni dhunuar nga gazetari, a keni bërë kallzim për këtë?
Patjetër që po, sot unë kam depozituar një kallzim në prokurori për gazetarin Genci Angjellari.

Grushte në fytyrë gazetarit, reagon administratorja: Prenë pjesë nga videoja, ai më goditi me mikrofon! Read More »

Tiranë, plagosen me armë 2 të rinj.

[sgmb id=”1″]

Dy të rinj mbetën të plagosur me armë, mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ish-Misto Mame, rreth orës 23:00, kur të rinjtë 24 dhe 26 vjeç, ishin duke lëvizur me automjet. 

Ata u qëlluan me pistoletë, brenda makinës me të cilën po lëviznin, nga persona të paidentifikuar. 

Sipas burimeve, të rinjtë e plagosur ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë Jurgen Dhakri dhe XHenis Vrapi. 

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Tiranë, plagosen me armë 2 të rinj. Read More »

Misteri i zhdukjes së biznesmenit dhe ndihmësit të tij, zbulohet telefonata e fundit.

[sgmb id=”1″]

Një javë pas zhdukjes së dy vlonjateve në det, policia nuk ka asnjë gjurme apo të dhëne për fatin e tyre.

Burime të policisë së Durrësit, e cila kryeson hetimet për shkak se dy personat e zhdukur për here të fundit patën kontakt nga Durrësi, tregojnë se janë marre në pyetje pronaret e servisit ku u riparua skafi, por dhe persona të tjerë.

Asnjë prej tyre nuk ka ofruar të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e biznesmenit Adriano Jaho dhe të Ariseld Mazes, ndihmësit të tij.

Familjaret e te zhdukurve dëshmuan fundjavën e shkuar se 52-vjecari Jaho dhe 28-vjeçari Maze kishin shkuar në Durrës për të marre skafin nga servisi dhe do ta provonin në det. Po ashtu, ekziston dhe dëshmia e një miku të biznesmenit Jaho, sipas të cilit ata e kishin telefonuar pak pas daljes në det për t’i kërkuar ndihmë pasi skafi po fuste ujë.

Policia dyshon që të dy burrat mund të jenë mbytur, megjithatë deri në gjetjen e provave ata janë të shpallur në kërkim.

Misteri i zhdukjes së biznesmenit dhe ndihmësit të tij, zbulohet telefonata e fundit. Read More »

Arrestohet baroni më i madh i drogës, jetonte në një ‘bunker’ në Berat.

[sgmb id=”1″]

I konsideruar si një ndër baronët më të mëdhenj të drogës, i cili ishte në gjendje të në dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali, është arrestuar.

I identifikuar si Alket Hatija, 44 vjeç, është arrestuar nga policia shqiptare pas të dhënave të karabinierëve të Milanos, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Një mundësi kjo për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qene ne nje bunker në Berat dhe rrethohej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga karabinierët ka rezultuar se Hatija ishte një trafikant “i pastër”, që nuk prekte një gramë drogë me dorë, por që falë telefonëve celularë njëpërdorimësh lëvizte sasi madhore.

Arrestohet baroni më i madh i drogës, jetonte në një ‘bunker’ në Berat. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com