Vlorë Policia: Vijon operacioni masiv antidrogë në Llakatund. Gjatë ditës së sotme gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas ! Sekuestrohen rreth 600 kg cannabis sativa. Sasia ështe gjetur gjatë kontrollit të territorit përrreth ku u gjet sasia e madhe gjate operacionit.
Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë. Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva. Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë.
Dy punonjës të OSHEE-së në Gjirokastër janë dhunuar keqazi nga pronarët e një lokali në Ksamil, vetëm se kishin shkuar për kontroll.
Incidenti i rëndë raportohet të ketë ndodhur dje, ndërsa sot Balkanweb ka siguruar fotot e elektricistëve të OSHEE-së, në trupat e të cilëve shfaqen shenjat e dhunës.
Punonjësit e dhunuar janë Elton Proko dhe Qani Sulejmani të njësisë OSHEE Gjirokastër. Ata kanë qenë duke ushtruar detyrën në vazhdën e kontrolleve ndaj subjekteve private debitore, kur kanë hasur në kundërshtinë e abonentit.
Rasti në fjalë është dënuar edhe nga OSHEE. “Pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga debitorë që nuk duan të zbatojnë lidhin për pagesën e faturave të energjisë, apo të vjedhësve, Kompania nuk do të ndalë kontrollet deri në vendosjen e plotë të ligjit dhe respektimit të barabartë nga të gjithë, pa asnjë dallim dhe përjashtim”,- sqaron kompania.
Zbardhen detaje nga sekuestrimi i sasisë prej 1.3 tonësh kanabis sativa në Kavajë.
Një patrullë policie ka qenë në shërbim, me synin kontrollin per vjedhje automjetesh.
Në rrugën drejt “plazhit të Gjeneralit”, përballë me mjetin e policisë, po vinte një furgon me drita të gjata të ndezura.
Nga ana e mjetit të policisë i është bërë shenjë që të ule dritat, por drejtuesi i furgonit nuk ka reaguar.
Policia i ka bërë sinjal akustik që furgoni të reagonte dhe të ulte dritat e gjata.
Pas sinjalit të policisë, drejtuesi i furgonit ka lëvizur me shpejtësi dhe kanë ndaluar diku larg policisë dhe kanë ikur me vrap, duke lënë ndezur furgonin.
Pas kontrollit të furgonit u gjet sasia e lëndës narkotike.
Vlorë Policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës! Arrestohen 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Në vijim të informacionit të datës 30.06.2017, ku bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh, Policia bën me dije se: Nga veprimet hetimore intensive, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si më poshtë: 1- Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278). 2- Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj. 3- Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë” (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm. 4- E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).
Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes më datë 30.06.2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi Marjo Bregu. Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 140, 25, 278, 302, 305 dhe 283/1 të Kodit Penal.
Policia e Vlorës, e mbështetur edhe nga FNSH ka kryer me sukses një operacion antidrogë, duke sekuestruar disa tonë lëndë narkotike, si dhe pesë armë zjarri të tipit “Kallashnikov”.
Bëhet e ditur se aksioni u zhvillua në fshatin Llakatund dhe sasia e lëndës narkotike u gjet në dy banesa të ndryshme. Gjithashtu nga ky aksion u arrestuan edhe disa persona.
“Operacioni u drejtua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako dhe ai i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, ndërsa mori pjesë edhe Drejtori i SHÇBA, Eduart Merkaj”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, përshëndeti dhe falënderoi policët e angazhuar në këtë operacion, si dhe inkurajoi ata të vazhdojnë aksionet e nisura prej kohësh, për parandalimin e kultivimit të biëmve narkotike.
Alket Hatija, apo baroni i drogës që jetinte në bunker i ruajtur me truproja ishte super i kerkuar ne Itali, i denuar me 20 vjet burg.
“Panorama” raporton se gjatë periudhës janar 2003 – mars 2004, Hatija ka dërguar në shtetin fqinj 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë, e nisur nga Shqipëria e fshehur në kamionë me ngarkesa mallrash të ndryshme. Në total, nga shitja e sasisë së kësaj droge fitimi arrin në 35-45 milionë euro.
Ndërkohë që ishte në kërkim, Hatija besohet se fshihej në Berat. Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia shqiptare arriti të gjente vendin ku fshihej.
Por, për shkak të dyshimeve se ai mund t’i shpë- tonte arrestimit nëse policia ndërhynte në vilën e tij luksoze në qytetin e Beratit, forcat e policisë çuan në fund planin e tyre gjatë një udhëtimi të tij për në Durrës, ku kishte lënë takim me një mik të tij.
Nga hetimet e autoriteteve italiane, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine.
Koka e grupit, “i paster”. Si u zbulua
Vetë Hatija, edhe pse ishte koka e grupit, ishte “i pastër”. Kjo pasi ai kurrë nuk kishte prekur një gram drogë.
Por, Drejtësia italiane arriti të gjejë fakte për implikimin e tij, pas përgjimit të telefonit, ku Hatija ka folur për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge në Itali.
Gjithashtu, 45-vjeçari kur transportonte sasi të konsiderueshme droge për në Itali, paraprinte vetë udhëtimet e korrierëve për t’u siguruar se gjithçka do të shkonte siç duhej.
Autoritetet italiane ranë në gjurmët e tij nga fotografia e pasaportës që ka treguar gjatë një udhëtimi nga Shqipëria për në Portin e Ankonës.
Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu.
Nga hetimet e Drejtësisë italiane, rezultoi se droga transportohej kryesisht përmes kamionëve nga Shqipëria për në Itali. Kamionët ishin me targa të BE-së dhe ata hynin në kufi me Italinë në pjesën veriore të saj.
Ne nje nga rruget ai bëri edhe gabimin duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës.
Dje gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin e Hatisë duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin
Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit, pasi u godit me mjete të forta në kokë, pas një sherri që cilësohet për motive të dobëta.
Policia njofton se sot rreth orës 09:40, në fshatin Jubë, Sukth, shtetasi A.M. 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta, në pjesën e sipërme të këmbës shtetasin L. L. 52 vjeç.
“Shtetasi L.L. fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Autori është shoqëruar në polici”-njofton policia.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.