Kronike e zeze

Aksident i rëndë në Levan, humbet jetën nëna e drejtuesit të mjetit dhe plagoset djali i tij.

[sgmb id=”1″]

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin e quajtur Çakran.

Mjeti tip “skoda” me targat “ZKY 1790” i drejtuar nga shtetasi TH.SH., 54 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij 88 vjeçe, A.SH. dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8-vjeç.

8-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta.

Aksident i rëndë në Levan, humbet jetën nëna e drejtuesit të mjetit dhe plagoset djali i tij. Read More »

Cfarë po ndodh? Arrestohen 20 persona në Tiranë, ja kush janë dhe për çfarë akuzohen.

[sgmb id=”1″]

Policia e Tiranës njofton se në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 20 shtetas.

Njoftimi i policisë:

9 të arrestuar për vepra penale të ndryshme është ndaluar 1 person i shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas si dhe është shpallur 1 shtetas në kërkim.

Më konkretisht :

Janë arrestuar për vepra penale të ndryshme shtetasit:

E. N., vjeç 32, banues në Fier, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Sulejman Pasha”, është kapur duke vjedhur paketa cigaresh e pije, në kioskën e shtetases F. Gj., vjec 27 banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është dhe autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

A. Q, vjeç 34, banues në Tropojë, pasi në orën në rrugën “Bardhok Biba”, ne një lokal, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

E. A., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 6 (gjashtë) cigare me peshë 5.6 (pesë pikë gjashtë) gram me amballazh, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”.

R. K., vjeç 42 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, pranë Flamurit Gjerman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Dayang”.

E. Q., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”, i cili ka goditur nga pas, mjetin tip “Volksvagen me drejtues E. K., duke shkaktuar dëme materiale.

Xh. K.,i banues në Kamëz, vjeç 52, pasi në fshatin Brar, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, një motorr sportiv pa targa.

K. Sh., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kompleksit ‘”Molla”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren T. Y., vjeç 74, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

R. L., vjeç 59, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Zihni Sako”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan” ka humbur kontrollin dhe është u rrëzuar, duke u vetëdëmtuar, ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:

Valmir G., vjec 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal të datës 10.06.2016, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Cfarë po ndodh? Arrestohen 20 persona në Tiranë, ja kush janë dhe për çfarë akuzohen. Read More »

E rëndë në Gjermani, shqiptari qëllon dhe vret gruan e tij dhe të dashurin e vajzës.

[sgmb id=”1″]

Një 52-vjeçar, shqiptar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan e tij 45 vjeçe, dhe të dashurin e vajzës së tij, duke i lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nurentingen të Gjermanisë.

Siç shkruajnë mediat gjermane autori i krimit është arrestuar në vendin e ngjarjes, dhe do të dalë para gjykatësit, raporton gazeta gjermane Bild.

Para vrasjes së dyfishtë, kishte nisur një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia.

Ai ishte kthyer në orën 22:30 të së shtunës, duke hyrë fillimisht në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, vajza e tij bashkë me të dashurin ishin në apartament.

Vajza kishte tentuar të ndalonte babanë e saj të mos futej në shtëpi.

Por 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar.

Nga plumbat mbetën të vdekur gruaja e tij dhe i dashuri i vajzës.

E rëndë në Gjermani, shqiptari qëllon dhe vret gruan e tij dhe të dashurin e vajzës. Read More »

Përplas për vdekje të moshuarin dhe largohet, tjetër aksident fatal në rrugët e Shqipërisë.

[sgmb id=”1″]

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në autostradën Gjorokastër- Kakavijë.

Makina ka përplasur për vdekje 87-vjeçarin Andon Qurku teksa po tentonte të kalonte rrugën mes fshatit Derviçan dhe Goranxi.

Shoferi është larguar nga vendngjarja ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Përplas për vdekje të moshuarin dhe largohet, tjetër aksident fatal në rrugët e Shqipërisë. Read More »

Dyshimet:Në makinë me një femër, biznesmeni nga Vlora vdes në mënyrë të mistershme.

[sgmb id=”1″]

Biznesmeni nga Vlora, Bukurosh Malaj është ndarë nga jeta në mënyrë të mistershme pas një aksidenti. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWebnga gazetari Enrik Mehmeti, ndërsa ngjarja është e rrethuar me mister për shkak të deklarimeve të një femre që udhëtonte me biznesmenin e Fast-Foodit.

Gazetari ka kontaktuar me familjarët e të ndjerit, të cilët hedhin dyshime të forta se nuk bëhet fjalë për një aksident, nisur edhe nga dëshmia e shoqërueses së Malajt.

Sipas saj, biznesmeni ka qënë duke udhëtuar me të në makinë, kur është përplasur nga një kamion dhe ka marrë plagë të rënda në kokë. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, ndërsa biznesmeni është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka qëndruar për tre ditë në koma, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.

DËSHMIA E SHOQËRUESES
Shoqëruesja e biznesmentit ka deklaruar në polici se ka qënë duke udhëtuar me biznesmenin kur ky i fundit ka nxjerrë kokën nga dritarja e makinës. Pikërisht sipas saj, ky ka qënë momenti fatal, pasi e ka përplasur një kamion. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë dhe biznesmeni i ndjerë është transportuar me urgjencë në spital.

DYSHIMET E FAMILJARËVE
Familjarët e biznesmenit që kishte një Fast-Food në qytetin bregdetar të kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti, raportojnë për BalkanWeb se kanë dyshime për aksidentin, pasi makina e këtij të fundit nuk ka asnjë lloj shenje. Ata kërkojnë hetim në thellësi të kësaj çështje dhe nuk duan që organet përkatëse ta trajtojnë thjesht si një aksident. Prej disa kohësh, sipas tyre biznesmeni nuk jetonte me bashkëshorten.

Dyshimet:Në makinë me një femër, biznesmeni nga Vlora vdes në mënyrë të mistershme. Read More »

Sherr femrash në Tiranë, grushta 56-vjeçares në mes të rrugës.

[sgmb id=”1″]

Dy femra janë konfliktuar me njëra-tjetrën ditën e djeshme në Tiranë.

 Një 31-vjeçare nga Fieri ka kanosur dhe më pas ka dhunuar fizikisht, duke e goditur me grushta një grua e cila ishte 25 vjet më e madhe se ajo.

“Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases V. Xh., vjeç 31 banuese në Fier, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, ka kanosur e goditur me grusht shtetasen F. H., vjeç 56, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sherr femrash në Tiranë, grushta 56-vjeçares në mes të rrugës. Read More »

Burri prej 4 vjetësh në Amerikë, shqiptarja në prag divorci denoncon vjehrrin: Më ka marrë fëmijët.

[sgmb id=”1″]

Një 32-vjeçare nga Shkodra ka kallëzuar në polici vjehrrit e saj pasi pretendon se i kanë marrë fëmijët.

Gruaja me inicialet L.N është në proces divorci me bashkëshortin e saj, i cili jeton në Amerikë prej 4 vitesh, por në kallëzimin e bërë në polici, ajo thotë se dy fëmijët e tyre 8 dhe 4 vjeç mbahen nga vjehrri me inicalet Z.N, 65 vjeç.

Pas kallëzimit policia ka mbërritur në banesën e tyre, por bashkëshortja Gj.N e tij, vjehrra e nuses, 57-vjeçarja me inicialet Gj.N dhe vajza e saj. M.Rr 34 vjeç, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit.

Pas kësaj, policia i ka shoqëruar të tre në komisariat.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës

Njoftimi i plotë

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe 1. Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Z.N, Gj.N dhe M.Rr, vjeç 65, 57 e 34, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe e Shkodër, pasi në orën 14.00, shtetesja L.N, vjeç 32, banuese në fshatin Kamice, në proçes divorci me bashkëshortin, i cili prej 4 vitesh jeton në Amerike, ka bërë kallzim se, dy femijet me iniciale L.N dhe S.N, 8 e 4 vjeç, mbahen nga vjehrri i saj Z.N, ndersa bashkshortja Gj. N. dhe vajza M. Rr., gjatë shoqerimit në Komisariatin e Policisë për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Nenet 277, 127 e 242 të Kodit Penal.

Burri prej 4 vjetësh në Amerikë, shqiptarja në prag divorci denoncon vjehrrin: Më ka marrë fëmijët. Read More »

Lezhë, përmbyset makina me katër të rinj brenda.

[sgmb id=”1″]

Një automjet tip “Audi A4 2004” ngjyrë gri është kthyer përmbys në qytetin e Lezhës te rreth-rrotullimi për në Tiranë mesnatën e sotme.

Policia bën me dije se brenda në makinë udhëtonin 4 djem të rinj.

Sipas bluve, shkaku i përmbysjes së automjetit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ata udhëtonin.

Ata janë dërguar menjëherë në spital.

Lezhë, përmbyset makina me katër të rinj brenda. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com