Kronike e zeze

Djali 23-vjeç i jep fund jetës, familjarët e gjejnë varur në pemë.

[sgmb id=”1″]

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Lushnja. Një djalë i ri vetëm 23-vjeç i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se rreth orës 02:05, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në kopshtin e banesës, 23-vjeçari me iniciale A.A, banues në fshatin Zgjanë, Lushnjë.

Sipas policise, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Djali 23-vjeç i jep fund jetës, familjarët e gjejnë varur në pemë. Read More »

Shqiptari në arrest shtëpie, bën për spital motrën. E rreh me shkop druri.

[sgmb id=”1″]

Një shqiptar në Itali, i dënuar me arrest shtëpie, ka përfunduar pas hekurave, pasi ka dhunuar motrën e tij.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, 30-vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur në rrethana ende të paqarta ka bërë për spital motrën 19-vjeçare, duke e dhunuar me një shkop druri.

Ajo përfundoi në spital me plagë në trup, kurse shqiptari u dërgua në policia, ku do të duhet të vuajë një tjetër dënim.

Shqiptari në arrest shtëpie, bën për spital motrën. E rreh me shkop druri. Read More »

Kapet klani i madh mafioz sicilian në Itali.

[sgmb id=”1″]

Antimafia italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Palermos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion të madh, i cili ka çuar në arrestimin e 34 personave anëtarë të klanit mafioz sicilian “Brancaccio”.

Arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Toskanës, Lacios, Emilia Romana, Pulia e Liguria. Mega-operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e 42 sipërmarrjeve në zotërim të këtij klani mafioz më vlerë rreth 60 milionë euro.

Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz Pietro Tagliavia, kreu i klanit Brancaccio dhe i familjes mafioze ”Corso dei Mille”, i cili ndodhej aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të drogës.

Akuza ndaj 34 të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz, grabitje, vjedhje, korrupsion, përgjegjës të kërcënimeve të dhunshme e armëmbajtje pa leje. Hetimet e antimafias së Palermos kanë mundur të rindërtojnë të gjithë organikën e klanit mafioz Brancaccio,fFamiljet përbërëse, rolin e çdo anëtari e mbi të gjitha kanë identifikuar elementët drejtues të këtij klani.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky klan mafioz kishte kontrollin e plotë ndaj një grupi sipërmarrësish me aktivitet industrial që operonin në rajone të ndryshme të Italisë. Sipërmarrjet janë përdorur nga klani mafioz për korrupsion, mashtrim fiskal, zotërim e monopolizim të territorit.

Falë bashkëpunimit me mafien ky grup sipërmarrësish ka mundur të jetë lider kombëtar në sektorin e konfeksionimit industrial. Në kuadër të këtij megao-peracioni Finanza e Antimafia italiane ka kryer sekuestrime makinerish e automjetesh dhe në sipërmarrjet e lidhura me klanin mafioz të Bracaccios.

Kapet klani i madh mafioz sicilian në Itali. Read More »

I presin rrugën dhe e rrahin, dëshmia befasuese e 60-vjeçarit: Kontrolluan makinën, por…

[sgmb id=”1″]

Një 60-vjeçar është sulmuar nga 3 persona ende të paidentifikuar, teksa po udhëtonte me makinën e tij nga Fushë-Preza në drejtim të Vorës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur shtetasit G.P. i kanë prerë rrugën autorët e dyshuar, të cilët pasi e kanë detyruar të ndalojë makinën e kanë goditur me sende të forta, shkruan “Panorama”.

I dëmtuari ka lajmëruar Policinë menjëherë sapo autorët janë larguar me ndihmën e një mjeti tjetër që i priste në anë të rrugës dhe është dërguar me urgjencë në spital. Burimet thanë se paraprakisht procedimi penal ka nisur me akuzën “dëmtime të tjera me dashje”, por po hetohet edhe ndonjë tentativë grabitje e mundshme.

Ndonëse autorët nuk kanë marrë asgjë në makinën tip “Kia” të 60-vjeçarit, ky i fundit ka deklaruar se pasi e kanë rrahur, 3 personat e panjohur kanë nisur të kontrollojnë në makinën e tij.

Megjithatë ai ka deklaruar se nuk ka pasur para apo sende të tjera me vlerë me vete dhe sipas tij mund ta kenë ngatërruar me ndonjë person tjetër.

Burimet thanë se personi i plagosur është pyetur nëse ka ndonjë problem personal me ndonjë person, apo ndonjë konflikt që mund të jetë përfshirë kohët e fundit.

Por, 60-vjeçari ka shpjeguar se nuk ka probleme dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë personat që e sulmuan. Pavarësisht se sipas tij ata ishin të pamaskuar, ai nuk i ka njohur, gjë që shpjegon dyshimin e tij se ngjarja mund të jetë ndonjë ngatërresë.

Shtetasi me iniciale G.P., ka këmbëngulur para hetuesve se, nisur nga mënyra se si vepruan autorët, ngjarja ngjante si një grabitje e mundshme, por sipas tij ata mund ta kenë ngatërruar me ndonjë person tjetër, pasi nuk kanë marrë asgjë nga makina e tij. Policia tha dje se ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

I presin rrugën dhe e rrahin, dëshmia befasuese e 60-vjeçarit: Kontrolluan makinën, por… Read More »

Elbasan, vetëvaret biznesmeni 54 vjeçar, bashkia do ti prishte restorantin.

[sgmb id=”1″]

Një 54 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktima është Shefik Bora i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në banesën e tij.

Sipas dëshmisë të djalit të tij dhënë për oficerin e policisë nuk jep një shkak se përse i ati shkoi në këtë veprim kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të së birit. Kanë qenë vet familjarët që e kanë gjetur 54 vjeçarin duke njoftuar edhe policinë.

Bora njihej si njeri i qetë i komunikueshem në rrethin shoqëror dhe ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë akt fatal për jetën.

Babai i dy fëmijeve, një djali dhe një vajze është vetëvarur në sheshpushimin e shtëpise së tij në gjendje tejet te rënduar psikologjike. Burime jo zyrtare thonë se një shkak mund të jetë plani per prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës dhe një projekti që përfshin parkun Rinia. Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në ketë vetëflijim 54 vjecarin.

Elbasan, vetëvaret biznesmeni 54 vjeçar, bashkia do ti prishte restorantin. Read More »

Donte ti jepte djalit drogë në burg, arrestohet mamaja në burgun e Peqinit.

[sgmb id=”1″]

Një 46-vjeçare u ndalua në burgun e Peqinit, pasi u përpoq që gjatë vizitës të fuste lëndë narkotike për të birin e dënuar.

E arrestuara është shtetësja Flutura Kaçaniku. Ajo u ndalua pas kontrolleve të bëra nga efektivët e burgut të Peqinit.

Gjatë kontrolleve të ushqimeve për djalin e saj, shtetasit E.K., i cili vuan dënimin për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  lënda narkotike.

Donte ti jepte djalit drogë në burg, arrestohet mamaja në burgun e Peqinit. Read More »

Publikohen pamjet e para të torturës që po iu bëhet luftëtarëve të ISIS’it nga autoritetet irakiane.

[sgmb id=”1″]

Qindra militantë të ISIS që u arrestuan nga autoritetet irakiane janë duke u mbajtur në burgje të cilat kanë kushte të tmerrshme, raportoi “AP” pasi kishte vizituar një burg në jug të qytetit të Mosulit, i cili u çlirua kohët e fundit.
Mbi 370 persona të dyshuar të cilët kanë luftuar për grupin terrorist të Shtetit Islamik (ish ISIS/ISIL) janë duke u mbajtur të burgosur.

Burgu kishte marrë 1,150 të burgosur gjatë tre muajve të fundit, por gati gjysma e tyre ishin dërguar në kryeqytetin iraken Bagdad për t’u hetuar, njoftoi agjencia “AP”

Pamjet ekskluzive të “AP”-së nga burgu tregojnë një dhomë të mbushur me qindra burra, disa prej tyre të zhveshur dhe të ulur në dysheme.

 

Stafi i burgut tha për “AP” se shumë nga të paraburgosurit vuanin nga sëmundjet e lëkurës dhe nga probleme të tjera shëndetësore.

Objekti i burgut mbetet pa energji elektrike shumicën e kohës, dhe nuk ka ventilim për ajrosje dhe dritare,

njoftoi “AP”.

Publikohen pamjet e para të torturës që po iu bëhet luftëtarëve të ISIS’it nga autoritetet irakiane. Read More »

Policia shkon për kontroll, e sëmura mendore i çudit me veprimin e saj.

[sgmb id=”1″]

Policia e Vlorës është duke vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut për kundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë përballur me një situatë të çuditshme në lagjen “Mëhallë” të qytetit.

Ndërkohë që kanë hyrë për të kontrolluar në një shtëpi, ata kanë gjetur duke djegur një sasi lëndë narkotike të llojit kanabis.

Sasia e lëndës narkotike u gjet në shtëpinë e 52-vjeçares P. M, e cila është me probleme mendore sipas forcave të rendit duke bërë që të ndiqet një gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram. 

Policia shkon për kontroll, e sëmura mendore i çudit me veprimin e saj. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com