Intervista

Rama ironizon Bashën: Eshtë artist, djalë i mirë

Megjithëse kryeministri Edi Rama i përsëriti komplimentet për kryetarin e PD-së Lulzim Basha si ‘djalë i mirë’ dhe ‘artist’, sot ai tha se nuk janë miq por vetëm shokë.

Gazetarja Marsela Karapanço i kërkoi kryeministrit se cila do ishte dhurata për Bashën, por Rama tha se nuk e ka menduar dhe se nuk ka dhuratë për të.

“Të them të drejtën këtë nuk e kam menduar sepse ai artist është djalë i mirë por nuk jemi miq, kështu që…Jemi shokë. Kështu që nuk kam një dhuratë në adresë të Lulzim Bashës për këtë vit”, tha Rama.

Rama ironizon Bashën: Eshtë artist, djalë i mirë Read More »

Jetojmë me djersën e ballit, kjo është e vërteta e pasurisë tonë’.Deklarata e fortë e vëllait të ‘Eskobarit’ të Ballkanit

Vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili në një intervistë për Ora News, deklaron se hoteli i sekuestruar nga Policia, Santa Quaranta, është ndërtuar sipas tij me lekë të pastra dhe akuzon politiken se po e perdorin per interesat e tyre.

Pyetje: Ju kanë sekuestruar hotelin Santa Quaranta në Sarandë, 2.8 ha tokë, 36 apartamente, njësi shërbime me sipërfaqe 2178 metër katëror, këto pasuri janë tuajat apo ka pjesë edhe vëllai juaj Klement Balili?

Bashkim Balili: Klement Balili nuk ka pjesë në këtë pasuri. Kjo pasuri është e Bashkim Balilit. Që të qartësohen politikanët, analistet dhe mediat të cilët deri tani kanë disiformuar të vërtetën. E vërteta e kësaj të vërtete është: Unë jam Bashkim Balili dhe kam filluar aktivitetin që në vitin 1994 dhe kam provat që jam subjekt dhe ushtroj aktivitetin konform rregullave dhe ligjit të shtetit shqiptar. Nuk kam filluar në 2015 sic pretendohet dhe imponohet për të marrë masa ekstreme. Unë kam marrë pjesë në ankandin e zhvilluar për shitjen e pasurive nga transparenca. Me ofertën ekonomike më të madhe nga të gjithë ofertuesit e tjerë jam shpallur fitues pa asnjë ndikim. Kjo pasuri është blerë nga Bashkim Balili që jam unë.

Pyetje: Me çfarë para është blerë kjo pasuri, kjo pronë?

Bashkim Balili: Kjo është blerë me të ardhurat e firmës. Të ardhurat e firmës time nga 1994 deri në 2001 në bazë të bilanceve, vlera e blerjes së objektit është 84 milionë e 60 mijë lekë. Të ardhurat e subjektit në bazë të bilanceve të deklaruara në tatime janë 85 milionë që janë më shumë sesa vlera e objektit dhe kjo pasuri është blerë me para të pastra të rrjedhura nga biznesi. Në kohën kur unë kam filluar biznesin vëllai im ka qenë adoleshent, nuk kishte moshën për të qenë në biznes dhe për tu marrë me biznes dhe me këto shpifje.

Pyetje: Pra ju po thoni që këto pasuri janë të justifikuara sipas ligjit, po pse keni pritur deri tani, pse nuk dolët më parë për ti justifikuar?

Bashkim Balili: Unë nuk dola sepse thashë që ja lashë drejtësisë të bëntë punën e vet. Drejtësia e çalë, jo vetëm që nuk bëri punë , por e ndërtoi në një arenë shpifjesh të cilën e shfrytëzuan politikanët për interesa të ndryshme. Të gjithë këta politikanë që dalin dhe tundin letra, ose këta të medias që janë të desinformuar, a mund të më venë në dispozicion ndonjë letër sepse unë jam i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha institucionet shtetërore, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e duhur të cilët ta vërifikojnë të kalojnë në filtra dhe ta shikojnë nga kanë ardhur këto para? Kanë ardhur nga biznesi apo kanë ardhur nga shpifjet që thonë këta?! Prandaj unë ja kam lënë drejtësisë, por drejtësia nuk e ka bërë punën e saj dhe nuk po e bën sepse ka 1.5 e gjysëm që ngeli në fokus të mediave, Klemend Balili, Balilajt. Kush janë këta Balilajt? Ne jemi njerëz të thjeshtë, punojmë dhe rrojmë me djersën e ballit dhe po të them dhe njëherë kam vlerat të nxjerra nga eksperti kontablë, dhe të ballafaqohemi me këta politikanët.

Pyetje: Pra ju po thoni që politika ju ka përdorur për qëllime politike, cilat janë këto arsye, për çfarë qëllimesh ju kanë përdorur dhe ju keni përfituar ndoshta nga politika për ngritjen e këtyre bizneseve?

Bashkim Balili: Në mënyrë absolute jo, nuk kam përfituar nga politika dhe le të dalë një njeri të thotë që Bashkim Balili ka trokitur në dyert e politikanëve. Unë nuk kam përfituar nga politikanët. Jam shtetas shqiptar, shkoj në votime se është detyrim, kamë bindjet e mia, sic kanë qenë njëherë tek X, njëherë tek Y dhe njëherë te Z-ta.

Pyetja: Atëhere pse po ju përdorin?

Bashkim Balili: Këtu politikanët më përdorin pa më njohur mua për të mbuluar interesat e tyre. Duke e ndjerë se brenda vetes kanë atë krizën e tyre, e nxjerrin lajm kryesor, “Eskobarin” e Ballkanit. Pra për interesa të tyre për të mbuluar krizën e tyre kanë filluar të gjithë politikanët e të gjitha ngjyrave të përdorin këtë “eskobar, eksobar, eskobar”

Jetojmë me djersën e ballit, kjo është e vërteta e pasurisë tonë’.Deklarata e fortë e vëllait të ‘Eskobarit’ të Ballkanit Read More »

Nëna e Florenc Beqirit: Ata e mbytën, sapo burri doli për të dhënë një intervistë

Nëna e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj, tregon se djalit të saj i kanë hequr aparaturat që e mbanin në jetë sapo bashkëshorti i saj ka dalë jashtë spitalit për të dhënë intervistë për mediat franceze. Gjithashtu, 42-vjeçari thekson se i biri ka shkuar në spital me shenja dhune, ndërsa përjashton pistën e vetëvrasjes. “Një djalë kam dhe e di Zoti si e kam rritur. Florenci nuk iku kot, por për një jetesë më të mirë që të bënte pak para sa për të jetuar

Ata e mbytën, sapo bashkëshorti doli për të dhënë një intervistë jashtë spitalit, duke i hequr tubat e oksigjenit pa lejen dhe pa firmën e tij. Ku e morën lejen doktorët, si mund ta bënin këtë punë? E burgosën, sepse ishte pa dokumentacion dhe për këtë pjesë dakord, por pse s’ma kthyen të gjallë në shtë- pi, por e mbytën vetë ata në burg. Edhe spitali pa lejen e bashkëshortit i ka hequr oksigjenin dhe pa firmosur asgjë bashkëshorti im. Sa kanë hequr oksigjenin, djali dha shpirt”, tregon nëna e të ndjerit për panorama.

“Shkoi djali gjallë për një jetesë më të mirë në Francë. Shikoni se çfarë gjendje të vështirë kemi edhe në shtëpi. Ma lanë të vdiste djali im. E di që nuk e kanë mbajtur në azil, e kanë kapur pa letra, por ta kishin sjellë në Shqipëri dhe jo të bënin atë që bënë, duke e vrarë. Vetë Policia e ka dërguar në spital Florencin në gradë të fundit”, shton ajo.

Nëna e 23-vjeçarit tregon dhe telefonatën e fundit me të, më datë 8 dhjetor, dhe bisedën me një punonjës policie që u tregoi për ngjarjen e rëndë. “Kam folur me numrin e një polici aty brenda në burg. Atëherë nuk kemi folur më. E kemi marrë pas pak ditësh sërish tek numri i këtij policit dhe polici u përgjigj vetë dhe tha pa u dridhur fare se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. I thamë si ka vdekur, sepse ishte në dorë të Qeverisë Franceze dhe jo mes të katër rrugëve, por në burg. Polici mbylli telefonin dhe nuk na ktheu asnjë përgjigje”, thotë Laureta.

Motra e Florenc Beqirit, Florenca, tregon se ka komunikuar me dy policë francezë lidhur me ngjarjen, të cilët i kanë dhënë dy versione të ndryshme. “Më 8 dhjetor kam folur unë për herë të fundit. Më tha, motër jam pa dokumente dhe më kanë futur në burg. Për dy-tre ditë do të më kthejnë. Kemi pritur dy ditë, por nuk është bërë i gjallë. Atëherë, më 15 dhjetor e kam marrë sërish te numri i policit që më kishte marrë më 8 dhjetor. Polici tha vetëm kaq, se Florenc Beqiri ka vdekur dhe e kemi dërguar në spital. Pastaj, kemi folur edhe frëngjisht me një polic tjetër. Ky polici i dytë tha, se është në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në spital, sepse ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Ajo që kërkojmë, pas gjithë kësaj që ka ndodhur, është që të paktën trupi i Florencit të vijë sa më parë, që të kemi se ku ta qajmë, ashtu siç i kërkojmë shtetit shqiptar që të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje dhe të dimë se përse e vranë Florencin dhe se kush e vrau”, shprehet 25-vjeçarja.

Biseda e fundit e 23-vjeçarit me nënën Laureta Beqiraj, nëna e 23-vjeçarit që humbi jetën në rrethana të paqarta në Francë, tregon se, në bisedën e fundit me djalin, ai i kishte treguar se do të kthehej brenda 2-3 ditësh. “Herën e fundit që folëm tha, jam i burgosur dhe pres që pas dy-tre ditësh do të na dërgojnë drejt Shqipërisë. Ju duhet të dini se djali ka shenja dhune. Është i prerë në fyt me tel dhe në mishin e tij, në trup bashkëshorti i ka gjetur copa teli, që do të thotë se e kanë shpuar dhe dhunuar. Edhe pasaportën ia kanë fshehur Florencit, sepse nuk e ka, ndërsa rrobat ia kanë hedhur në banjë dhe aty i ka gjetur bashkëshorti im, dhe telefonin nuk e ka”, shprehet Laureta.

Nëna e Florenc Beqirit: Ata e mbytën, sapo burri doli për të dhënë një intervistë Read More »

Sali Berisha, i frikësuar deri në palcë nga burgu i bën “presion” Bashës

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për TV Klan, ku ka folur për çështjet e aktualitetit, nga seanca e dhunshme parlamentare, tek votimi i Shqipërisë në OKB, kundër SHBA.

Berisha thotë se i qendron idesë së tij, për djegien e mandateve të opozitës.

Ai ndërkohë thotë se aleanca PD-LSI është legjitime dhe e justifikuar, për shkak se, sipas Berishës, Rama është rreziku më i madh për këtë vend, pas Enver Hoxhës.

PYETJE: Zoti Berisha, votën shqiptare në OKB kundër rezolutës se SHBA, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, ju e keni quajtur akt të rëndë antikombëtar. Përse ky qëndrim?

BERISHA: Sepse unë kam bindjen më të thellë se ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Shqipëria mund të ishte vendi i fundit në botë që të votonte për dënimin e SHBA.

Shqipëria nuk bëri dot atë që bëri Kroacia, Bosja Hercegovina paçka se shqiptarët në historinë e tyre të lirisë kanë patur në çdo moment SHBA-të me një rol përcaktues për lirinë e tyre.

Për çdo shqiptar që ndjehet si i tillë, Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova dhe në këtë kontekst ishte fuqia udhëheqësë politike dhe fuqia ajrore e SHBA që çliruan Kosovën, një vend me 95% musliman shqiptar.

Pa këtë determinizëm Kosova do ishte sot nën pushtimin serb ose do ishte ndarë, coptuar dhe spastruar, ose do ishte një pjesë apo provincë e Serbisë. Por s’është vetëm kaq. Ata të cilët e kanë të shtrentë interesin kombëtar dhe kombin nuk mund të harrojnë kurrë vitet 20 të shekullit të shkuar.

Rreth para 100 vitesh, fuqitë e mëdha europiane vendosën të shpërbëjne dhe coptojnë dhe Shqipërinë londineze, dhe ishte SHBA dhe presidenti i tyre Ëilson që hodhi poshtë planin e coptimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Përndryshe sot, shqiptarët do flisnin në Tiranë shqipen që flasin shqiptarët në Plavë, në Pazarin e Ri ne Nish apo që flasin shqiptarët në Sul,Arte,Rekë, apo në Kuç të Malit të Zi. Me një fjalë, ndërhyrjet e SHBA për ekzistencën e kombit shqiptar kanë qënë vendimtare.

Nga ana tjetër se e shoh që është një qëndrim mirëfilltas kundër SHBA, sepse presidenti Trump spo bën asgjë tjetër veçse po zbaton një ligj të Kongresit amerikan të marrë pothuajse në unison të plotë në vitin 1995, i cili urdhëron ekzekutivin amerikan të transferojë në Jeruzalem ambasadën dhe të njohë për kryeqytet Jeruzalemin.

Presidenti Trump e premtoi gjatë fushatës dhe e bëri realitet në këtë kohë. Vota e djeshme, një votë turpi në historinë tonë, një rikthim atavist i Edi Ramës dhe Sul Bushatit, sepse në fakt dje në OKB kanë votuar kriminelët Kristaq Rama dhe Sul Bushati, kanë votuar pra bllokmenët. Ky ishte pra një kthim në politikën e vjetër anti amerikane të klikës komuniste, të klikës hoxhiste.

Nuk mund ta bënte kurrë. Në fund të fundit realiteti është ky: nga vitet 1967 deri në ditët e sotme, këto vende që votuan kundër s’kanë mundur të ndryshojnë qoftë dhe një milimetër, të zbatojnë rezolutën e OKB të vitin 1967 dhe realiteti është se Jeruzalemi de fakto është kryeqyteti i Izraelit dhe jam i bindur se do jetë i tillë për sa kohë të ekzistojë shteti i Izraelit.

Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi. E them dhe një herë se po të qe për ata që votuan dje, që sot janë miq, por sduhet të harrojmë se dikur po të qe për ta ne nuk ekzistonim. Na ndanë ata dhe në 20-tën, na coptuan, vendosën që të mos ketë shqiptar si komb në Europë.

PYETJE: Në nëntor 2012 Shqipëria abstenoi në OKB, gjatë votimit që Palestina të merrte statusin e vëzhguesit në OKB. (138 pro, 41 abstenim, 9 kundër). Me cilat shtete i dëmtoi marrëdhëniet e Shqiperisë kjo votë?

BERISHA: Absolutisht Shqipëria ka abstenuar, por duhet të them një gjë. Ka një material të botuar ndërkombëtarisht, dhe kjo është fjala Sali Berishës në OKB, në të cilën unë jam shprehur se Shqipëria ka njohur pavarësinë e Palestinës por i bën thirrje miqve palestinezë të heqin dorë nga kjo kërkesë dhe të ulen në tryezë për të shqyrtuar ato çka Kuarteti ka kërkuar ato ditë.

Shqipëria abstenoi dhe të jem i hapur as që mund të mendoja të votoja pro sepse çfarë ishte ajo? Ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një rezolutë që kërkonte të shmangte SHBA nga zgjidhja e problemit dhe ai problem pa SHBA-të nuk zgjidhet kurrë. përkundrazi, pa SHBA ai problem mund të çojë drejt një lufte të egër botërore.

Me datën 28 nëntor të vitin 2012, kryeministri i Turqisë Erdogan, në një insistim të jashtëzakonshëm kërkonte që unë të ndryshoja qëndrim dhe të votoja pro rezolutës palestineze, gjë të cilën unë ja bëra të qartë, se Shqipëria në çështjen e sigurisë ndjek dhe do votojë SHBA-të, kjo është po kaq e vërtetë dhe për Lindjen e Mesme, dhe se ndërkohë Shqipëria nuk mund të bëhet shtojcë e politikës së askujt në Lindjen e Mesme përveçse të mbështesë politikën e SHBA-ve.

Nuk votova pro, abstenova, një akt për të cilin unë u falenderova nga SHBA. Edhe dje, duhet ta dinë shqiptarët, delegacioni SHBA në OKB ka falenderuar të gjitha vendet që abstenuan, nominalisht, sikundër ka deklaruar se do e mbajë mënd mirë pabesinë që iu bë nga miqtë.

Ishte bërë një lobim, vendet mike, përfshirë dhe Shqipërinë iu ishte kërkuar të votonin kundër rezolutës por natyrisht Edi Rama ka zërat e etërve dhe urdhër i merr nga qëndra të tjera të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me interesin shqiptar.

PYETJE: Le te kthehemi ne aktualitetin politik. Seanca e të hënës gjatë votimit të kryeprokurores së përkohshme ishte ndër më të tensionuarat, që ka njohur parlamenti shqiptar. Dhe po ashtu ju u ndaluat nga Garda që të flisnit në podium. Në prononcimin tuaj për mediat, ju u shprehët se parlamenti ka vdekur dhe sugjeruat djegien e mandateve, por çka është parë këto ditë, ky propozim nuk ka gjetur mbështetjen e grupit parlamentar te PD dhe kryetarit Basha. Nëse parlamenti ka vdekur, atëherë a nuk mendoni, se prania juaj aty vetëm sa e legjitimon atë?

BERISHA: Së pari në parlament, për të gjithë ata të cilët njohin alfën e lirisë, të gjithë ata që njohin alfën e Kushtetutave të vendeve të lira, në parlament faktikisht u ekzekutua liria e fjalës dhe kjo, absolutisht jo pse ju bë një ish presidenti apo ish kryeministri, por sepse kjo ndodhi në mënyrën më të paimagjinueshme. Unë kërkova fjalën për procedurë. Kryetari i parlamentit shënoi kërkesën time dhe më dha fjalën.

Pasi mbaroi parafolësi u ngrita të marr fjalën në përputhje të plotë me procedurën, Edi Rama, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, kjo është disa herë më e rëndë se zgjedhja e prokurorit, sepse aty vërtet është shkelur një nen për zgjedhjen e prokurorit por këtu është shkelur themeli i Kushtetutës.

Edi Rama, i tmerruar, si një skizofren qe mjekohet me kokainë jo me haloperdol, mirëpo mjekimi me kokainë nuk ia zhduk atij zërat e brendshëm dhe atij kushedi çfarë i thanë zërat, që Sali Berisha kushedi po del të të qëllojë ty, gjë të cilën kurrë nuk e kisha ndërmënd. Unë kisha ndërmënd të flisja tre minuta që më takonin konform rregullores.

Dhe ai, jashtë çdo kopetence, urdhëron, ia bën me shenjë komandantit të rojeve të dalin e të më bllokojnë rrugën për në platformë. Nuk ndodh kjo në asnjë vend të botës. Nuk mund të ndodhë as në diktatura, nuk ndodh kjo as në demokraci.

Kjo ndodh vetëm në një vend që qeveriset nga një skizofren i cili nuk mjekohet dhe pastaj kryen akte të tilla. Pra, për mua që në këtë moment parlamenti nuk është më parlament, parlamenti ka marrë fund. Ata që mund të mendojnë se unë jam fyer në sedër, në mënyrë absolute jo. Garda ka dalë herë të tjera dhe do dalë sa herë të mos zbatohet rregullorja, dhe kjo është normale.

Mund t’u them qytetarëve që ka patur raste që ata dilnin kur flisja unë dhe ju thoja “ikni, se nuk bie rrufeja aty ku s’duhet”. Pra, Garda del, por të dalë në këtë mënyrë, të mos lejojë deputetin të dalë në platformë për të folur sepse të sëmurit psiqik i thonë zërat se ky tani do të qëllojë, kjo është gjë totalisht e papranueshme. Në këtë kontekst ai ekzekutoi parlamentin.

Çështja tjetër, zgjedhja e tij kryeprokuror. Ai u zgjodh kryeprokuror pasi opozita ofroi … Opozita, as nuk kishte dëshirë të zgjatej mandati Llallës, as nuk kishte dëshirë të akuzohej se po lë vendin bosh të prokurorit. Opozita kishte dëshirë të zgjidhte një prokuror me vetting ashtu siç e përcakton Kushtetuta me 3/5 e votave.

Por, Edi Rama për t’u zgjedhur vetë prokuror përdori 69 mandate dhe këtë e bëri duke shkelmuar për së dyti Kushtetutën me një qëllim të vetëm, të mbyllë dosjen e tij.

Faktikisht, sa për Saimir Tahirin,të cilit Rama i çoi edhe kërcënime me jetë ditën e parë fare ndaj dhe betohej Saimiri për kokën e djalit, pikërisht se i kishte kërcënuar djalin dhe Tahirin vetë. Po kur Tahiri nxorri dosje të tjera, faktikisht nuk është më dosja e Tahirit krysorja, është dosja e Ramës është krysorja që e shtyn atë të bëhet kryeprokuror i vendit.

PYETJE: Ju do ta digjni mandatin tuaj personal, apo do t’i bindeni vullnetit të grupit?

BERISHA: Nuk kam marrë vendim akoma. Por unë po ndjek debatin normal që po zhvillohet mes forcave politike, të cilat po diskutojnë për qëndrimet që do mbajnë ndaj parlamentit. Unë e kam dhënë mendimin tim, nuk janë aspak të detyruara ta marrin për bazë.

Por unë nuk kam thënë aspak se jam tërhequr nga mendimi. Unë jam duke e shqyrtuar këtë problem, por për mua parlamenti ka vdekur, e ekzekutoi, e asgjësoi Edi Rama. Kjo është e vërteta. U thellua më tej me përjashtimin e shtatë deputetëve.

Pasi përgjakën një deputete nga banditët me uniformë, pasi qëlluan me grusht deputeten tjetër banditë me imunitet dhe përjashtuan dje shtatë deputetë duke treguar dje se parlamenti nuk është gjë tjetër veçse një klub trafikantësh, i cili nuk ekziston më si institucion i pluralizmit.

PYETJE: Partia Demokratike e ka quajtur zgjedhjen e kryeprokurores se përkohshme “antikushtetueses”, por kryetari Basha deklaroi se nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. A e mbështesni ju këtë vendim?

BERISHA: Së pari, ti drejtohesh Gjykatës Kushtetuese në këto rrethana do të thotë të tallesh me veten tënde. Gjykata Kushtetuese është një institucion, i cili nuk funksionon si institucion kushtetues emergjence.

Pra nëse i drejtohesh asaj, ajo ka të drejtën të marrë kohën e vetë, që mund të jetë 1 vit, një vit e gjysëm dhe kjo nuk sjell asgjë në skenë. Së dyti, nuk di a e dëgjuat deputetin Brahimllari se si me zë e me figurë Vasilika Hysi i kërcënon të atin se e ke gjyqtar.

Horra si këta toka nuk ka patur. Dhe çdo gjykatës i Gjykatës Kushtetuese është në një presion të jashtëzakonshëm, vetting e stër vetting, de fakto kur vdes Kushtetuta, ka vdekur para saj Gjykata Kushtetuese. Në parlament vdiq Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese është vetvetiu e asgjesuar.

PYETJE: Zoti Berisha edhe grupi i ish -bashkepunëtorëve tuaj, i të perjashtuarve nga listat e deputetëve, por jo vetëm nga lista, kanë dhe ata mbeshtetësit e tyre. Dhe, sigurisht PD nuk e ka luksin të largojë njerëz nga radhët e saj. U bë prej disa muajsh që në tryezën e zotit Basha janë dy platforma me ndryshime statutore. Ndonëse ju në intervistat tuaja të fundit keni thënë, se po bëhen hapa, deri tani ato janë të padukshëm. Pse është kaq e vështirë për t’i thirrur mbeshtetësit e këtyre platformave në një takim nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike? Vertet mendoni se ka vullnet për bashkim?

BERISHA: Unë besoj se ka një vullnet për bashkim. Ritmet dhe tempet mund të ishin më të shpejta. Por unë besoj se ka një vullnet për bashkim dhe hapa të sigurtë në këtë drejtim janë bërë. Kjo është gjithçka ajo që mund të them.

PYETJE: Pas séancës së fundit të Kuvendit, grupi parlamentar i PD zhvilloi një mbledhje të perbashkët me atë të LSI. Duket sikur kundër qeverisë Rama po bëhet bashkë e njëjta aleancë që i dha Partisë Demokratike mandatin e dytë qeverisës në vitin 2009, por që po nga kostot e kësaj aleance, Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e vitit 2013. Si mendoni se mund të pritet nga militantët e PD dhe nga qytetarët e aleanca e re, që po ngjizet, mes PD dhe LSI?

BERISHA: Unë mendoj se Edi Rama përbën, pas Enver Hoxhës dhe diktatorit Ramiz Alia, rrezikun më të madh kombëtar në historinë e këtij kombi. Dhe unë i siguroj shqiptarët se atë që panë dje me votën e pabesë ndaj SHBA-ve është vetëm fillimi, se shumë shpejt do të shohin akte të tjera madhore antikombëtare nga një njëri apatrid, për të cilin kombi është hiçgjë para pushtetit dhe lëkurës së tij personale.

Ky është vetëm fillimi i asaj që do shohin. Nuk është rasti parë sepse kundër SHBA kanë votuar edhe vjet, qartësisht në një rezolutë pro Rusisë që kishte të bënte me NATO-n, dhe që SHBA-të e kishin iniciuar pikërisht për shkak të NATO-s dhe Edi Rama votoi kundër, mashtroi në parlament se ishte një keqkuptim dhe se do korrigjohej por në fakt votoi ashtu siç e urdhëruan.

Kështu që kjo që ndodhi është vetëm fillimi, shumë shpejt shqiptarët do shohin shumë gjëra të tjera anti shqiptare të shëmtuara në shkallë ekstreme. Ndaj rrëzimi i tij justifikon çdo aleancë jo vetëm me LSI por dhe me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar të këtij vendi, me mediat, dhe është një emergjencë madhore kombëtare.

Me këtë rast u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, të dënojnë pabesinë dhe votimin, në kundërshtim me interesin kombëtar, të Edi Ramës, i drejtohem forcave politike shqiptare në të katër anët e trojeve të distancohen nga ky akt i shëmtuar i Edi Ramës, ta bëjnë këtë në interesin më të mirë të kombit shqiptar.

PYETJE: A mendoni se nuk duhet të ishin lënë për në muajin janar protestat e opozitës?

BERISHA: Ti po pyet një njëri cili çdo ditë mendon se protesta duhet të jetë nesër. Unë jam, por ata që organizojnë kanë detyrat e tyre. Unë çdo ditë bëj thirrje për protestë.

PYETJE: Prisni vërtet një revolucion demokratik në muajin janar?

BERISHA: Unë jam i bindur që do ndodhë. Unë u përkas atyre njerëzve, që besojnë se pavarësisht nga up-s and doën, shpresa është e përjetshme. Dhe kam shumë besim pavarësisht nga situatat dëshpëruese, se do të dilet përsëri dhe Edi Rama do marrë atë që meriton. Një revoltë e fuqishme popullore e pret përpara për të fshirë këtë regjim droge, krimi, antishqiptar dhe antikombëtar, pas regimit të Hoxhës, më i ziu i këtyre trojeve.

Sali Berisha, i frikësuar deri në palcë nga burgu i bën “presion” Bashës Read More »

Monika ‘ironizon’ Ramën: Do shkonte të qante tek Meta po ta kapte çizmja

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar në studion e Arian Çanit, “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.

Ajo i ka treguar gazetarit një çek me shumën 1000 euro, të cili kishte brenda një shumë prej 1000 eurosh dhe kjo shumë kishte ardhur nga shitja e çizmeve me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama në parlament ditën kur Arta Marku u votua si Kryeprokurore.

Ajo tha se pronari i një fabrike ia kishte kërkuar t’ia blinte këto çizme dhe ajo kishte pranuar vetëm më një kusht, që këto para do të shkonin për fëmijët jetimë.

Çani e pyeti atë se sa kishin kushtuar ato çizme me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama, çmim që sipas Kryemadhit ishte 120 mijë lek të vjetra.

E pyetur nga Arian Çani se si ka reaguar ilir Meta pas veprimit të saj në Parlament Kryemadhi është përgjigjur se është duke i mbajtur inat prej katër ditësh.

“Meta ka katër ditë që nuk më flet. Edhe pse unë kam qenë e angazhuar me intervista dhe kur kam shkuar në shtëpi e kam gjetur në gjumë, ose ka bërë sikur po fle, por që ka 4 ditë që nuk kam folur. Vetëm sot në mëngjes folëm pak,” tha Kryemadhi

E pyetur se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante tek Presidenti Ilir Meta.

Goditja ishte një simbol kundër çizmes së drogës dhe krimit që po instalohet. Mua më ka mbetur pak peng që nuk e kapi çizmja Ramën, por ishte gardisti që e spostoi. Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur”, tha Kryemadhi.

Monika ‘ironizon’ Ramën: Do shkonte të qante tek Meta po ta kapte çizmja Read More »

Ja çfarë thonë djemtë shqiptarë për virgjërinë

E virgjër apo jo? Të rinjtë shqiptarë duket se janë në kërkim të ideales. Për mikrofonin e BOOM ata shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Ndërkohë sociologët e konsiderojnë absurd mentalitetin e të rinjve shqiptarë, të cilët pas shumë vitesh jetese në vende të Europës kthehen në Shqipëri për te kërkuar ‘Kutinë e Pandorës’ të pa cënuar.

Të virgjër se s’bën, jam prej Kukësi!

Ndërsa të rinjtë në kërkim të ideales, shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Gazetarja: E keni dëgjuar këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Djali: Po e ka dëgjuar.

Gazetarja: Si i do ti të dashurat, të virgjëra apo jo të virgjëra?

Djali: Ç’rëndësi ka kjo, të dashurat shkojnë dhe vinë.

Gazetarja: Po të pyes për gruan që do ta marrësh tek shtëpia.

Djali: Tek shtëpia? Varet, kismet, nuk e kemi vendosur akoma mendjen.Normalitifikisht si gjithë populli. Jam prej Kukësi unë.

Gazetarja: So do ta marrësh vesh ti që ajo është qepur?

Djali: Do ti bëjmë ndonjë grafi, ndonjë gjë.

****

Gazetarja: Ke dëgjuar për fenomenin e rivirgjërimit të vajzave?

Djali: Po.

Gazetarja: E di çfarë është?

Djali: Po, një lloj qepje.

Gazetarja: Ku e shikoni problemin, tek meshkujt apo tek femrat?

Djali: Tek mentaliteti i të dy palëve.

Gazetarja: Ti si e do të virgjër apo jo të virgjër?

Djali: Sigurisht që të virgjër.

Gazetarja: Si do ta marrësh vesh ti?

Djali: Është shumë e lehtë ta vëresh.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kemi dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë mendoni që është?

Burri: Po çfarë mendojmë, ne si kuptojmë gjërat jemi të moshuar.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kam dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë është?

Burri: Rigjenerohen.

Ja çfarë thonë djemtë shqiptarë për virgjërinë Read More »

Djali i ish-guvernatorit që noton në luks, Erik Fullani rrëfen veprimin që i ka ndryshuar totalisht jetën

Djali i ish-guvernatorit më të përfolur që ka pasur Banka e Shqipërisë, Erik Fullani është një nga personazhet po ashtu më të diskutuar, sidomos në rrjetet sociale.

Ai njihet jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, por edhe si djali që noton në luks, e si ai person që në mënyrë drastike humbi peshë në pak muaj.

Eriku ishte i ftuar sot në studion e “Rudina” nga ku rrëfeu se si ia doli të humbasë peshë. Madje ai zbuloi për herë të parë sot në emision se pesha e tij maksimale ka arritur në 178 kilogramë, por shtoi se tashmë gjithçka ka ndryshuar.

“Mënyra e jetesës ka qenë problemi i mbipeshës simë, oraret e çrregullta të gjumit dhe të ngënit jasht. Unë se kam thënë kurrë, por maksimumi i peshës sime ka qenë 178 kile, ndërkohë që jam 1.90 i gjatë.

Jeta ime tani ka ndryshuar. Nisma për të humbur peshë ka nisur nga një debat në familje ku unë shprehesha se mund të bëj gjithçka për familjen.

Dhe ata më kërkuan të bie në peshë dhe kështu fillova. Unë tani jam 90 kile dhe jeta ime ka ndryshuar shumë. Tani ndihem shumë më mirë, rrobat më rrinë më mirë dhe bëj fotografi.

Mbipesha më ka bërë të ndihem keq që i vogël. Pesha merret shumë kollaj, por rikthimi i peshës është e vetmja gjë që më tremb dhe tani kam një regjim. Unë s’dua të jap këshilla se njërëzit që më jepnin këshilla mua kur isha i shëndoshë i merja inat”, tha ndër të tjera Fullani.

Djali i ish-guvernatorit që noton në luks, Erik Fullani rrëfen veprimin që i ka ndryshuar totalisht jetën Read More »

Kryemadhi nuk pyet as për burrin: Ta shkarkojnë që nesër, ai nuk është

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka habitur me nje tjeter deklarate te forte te saj dje në “Tonight Ilva Tare” kur tha se Presidenti qe eshte edhe bashkeshorti i saj, te shkarkohet qe neser.

Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë. Është bashkëpunëtor i këtij kaosi. Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?

Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i Partisë tonë.

Çipa: Kjo është akuzë e fortë.

Kryemadhi nuk pyet as për burrin: Ta shkarkojnë që nesër, ai nuk është Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com