Intervista

Rrëfimi i tri femrave: Jeta e një prostitute dhe dëshirat e pazakonta të klientëve

Si është jeta e një prostitute dhe çfarë dëshirash kanë klientët e tyre?

Tri femra britanike janë përpjekur të shpjegojnë se si është të punosh prostitutë.

53-vjeçarja Kath, vajza e saj 28-vjeçare Jenni dhe një punonjëse e quajtur Ellie, 22 vjeç, kanë folur për mediat britanike rreth dëshirave të çuditshme të klientëve.

Ato punojnë ‘zyrtarisht’ në një qendër masazhesh, por në fakt ofrojnë më shumë se sa një masazh i thjeshtë.

“Autoritetet në Sheffield mbyllin njërin sy në këmbim të parave që ne të zhvillojmë këtë biznes”, thotë pronarja e qendrës, që ka si synim në të ardhmen të zhvillojë një “bordello lëvizëse”, nëse ia lejojnë.

Treshja ka shpjeguar punën e tyre, cila është shpesh e mërzitshme, por ka edhe raste që të jep kënaqësi.

“Ndonjëherë bëhet interesante, por në shumë raste mezi presim të mbarojmë punë dhe të shkojmë në shtëpi të shohim serialin tonë të preferuar”, thotë Ellie.

Cilat janë dëshirat seksuale të klientëve?

“Oh, nga më të çuditshmet. Thuajse askush nuk dëshiron të bëjë seks normal, por kanë kërkesat e tyre, me të cilat tashmë jemi mësuar. Ka meshkuj që kërkojnë të lyhen me krem pastiçeria gjatë seksit, apo të veshin të brendshme femrash. Ka të tjerë që kanë qejf të komandohen dhe të lidhen. Dëshirat e tyre fetish janë të pafundme”, thotë pronarja e qendrës.

“Gjithmonë më ka pëlqyer seksi i hapur dhe nuk ndjehem aspak fajtore për atë që bëj”, thotë 22-vjeçarja Ellie.

“Shpesh vijnë djem të rinj që kur i sheh mendon: Çfarë djali! Por kur zhvishen, i sheh se kanë poshtë të brendshmet e mamasë së tyre. Atëherë mendon: Epo mirë, le t’i futemi punës”, shton 53-vjeçarja Kath.

Rrëfimi i tri femrave: Jeta e një prostitute dhe dëshirat e pazakonta të klientëve Read More »

Historia e shkodranit/ Sot i varur nga heroina, para pak vitesh kampion në boks për të rinjtë

 

Riad Celufaj është një nga dhjetëra përdoruesit e drogës në qytetin e Shkodrës. 24-vjeccari tregon se ka nisur të përdori heroinë që para 6 vitesh. Ai tregon se nga kampion në boks për të rinj, u kthye në një njeri pa perspektivë. “Jam shkatërruar nga droga, kam shkatërruar jetën e familjes”, janë fjalët e të riut.

I riu shkodran tregon përmes një interviste rrugëtimin e jetës së tij deri sot në ditët më të këqija, me shpresën se tashmë do të nisë një kapitull i ri. Rrugëtimi me drogën për Riadin nuk ishte asgjë tjetër veçse një shkatërrim. Vjedhje, borxhe, mashtrime, ndarje nga familja, ndarje nga miqtë dhe të gjitha këto të lënë të kuptosh se 24- vjeçari ka prekur fundin.

Por, Riadi për fat të mirë prej 6 muajsh ka gjetur forcë dhe është shkëputur nga përdorimi i drogës. Sot më shumë se kurrë, ky 24-vjeçar ka nevojë për të gjithë, për familjen, për shokët, për shoqërinë dhe akoma më shumë për shoqatat, institucionet apo individë që kujdesen për këtë shtresë personash.

Rrëfimi i Riadit nuk mbaron me kaq. Ka diçka shumë të rëndësishme për t’u thënë të gjithë të rinjve shkodranë dhe jo vetëm, që rrezikojnë të bien në kurthin e përdorimit të drogës. Riad Celufaj gjeti forcën duke kërkuar publikisht ndihmë.

Riad, si e keni nisur përdorimin e drogës?Unë e kam nisur që kur isha 18 vjeç. Në atë kohë shkova në një sallë lojërash dhe aty takova rastësisht një person. Ai ishte përdorues dhe duke ndenjur me të e mësova edhe unë. Që atëherë më janë bërë 6 vite që unë përdor heroinën, derisa kam arritur në këtë ditë që kam humbur gjithçka dhe kam nevojë për ndihmë. Jam në një situatë të keqe, ndërsa kam vetëm 1% shpresë, 99% jam i humbur.

Si keni arritur që ta siguroni heroinën, duke qenë se jeni i papunë?Fillimisht merrja para në shtëpi si çdo i ri. Më pas kam filluar që të marr borxhe kudo dhe nuk i ktheja më paratë në shumicën e rasteve. Pas borxheve te të afërmit, kam nisur të marr borxh në shokë dhe më pas te të njohur të tjerë. Pas borxheve, disa herë jam detyruar të vjedh paratë e shtëpisë ose kam shitur orendi apo gjëra të tjera të shtëpisë.

Po jashtë shtëpisë keni vjedhur?Fatkeqësisht, disa herë po. Kam vjedhur sepse më duheshin paratë për të siguruar dozën e heroinës. Një përdorues gjithmonë e gjen mënyrën për të siguruar paratë për dozat. Megjithatë, mund të ketë ndonjë rast që mbetesh keq dhe atëherë ke dhimbje të madhe të kokës, të gjithë trupit dhe gjithçka bëhet e padurueshme. Ke dhimbje të madhe kockash dhe të zien i gjithë trupi.

Sa para të duheshin dhe sa doza keni përdorur zakonisht gjatë ditës?Minimumi, më duhej një dozë që bën 30 mijë lekë të vjetër. Normalisht, një përdoruesi të rregullt i duhen të paktën dy doza në ditë. Unë kam arritur të përdor edhe 5 doza dhe më pas kam qëndruar me nga 3 ditë i shtrirë sepse nuk kam qenë në gjendje që të çohem.

A keni tentuar që të punoni ndonjëherë?Kam tentuar dy herë, por kam qëndruar shumë pak. Është shumë e vështirë që të punosh sepse ta kërkon trupi dhe e kisha të pamundur. E kam lënë punën dhe shpesh u kërkoja para paradhënie pronarëve dhe derisa ata e kanë kuptuar.

Me kë jetoni aktualisht?Unë momentalisht jam krejt i vetëm. Babai më ka vdekur para pak kohësh. Nëna me dy vëllezërit dhe motrën janë larguar prej 9 muajsh në Francë dhe më kanë braktisur me të drejtë. Unë kam bërë shumë të këqija dhe ata nuk e meritojnë, ndaj kanë krejtësisht të drejtë. Edhe shokët apo të afërm e të njohur më kanë braktisur për shkak të borxheve dhe problemeve tjera dhe duke parë se përdorja drogën gjithë kohën.

Nuk keni komunikuar gjatë 9 muajve me nënën dhe të tjerët?Jo, nuk më kanë lejuar dhe përgjigjja e tyre është që unë duhet të kthehem në rrugën e duhur. Nëse kthehem, atëherë pas 5 vitesh a 10 vitesh mbase familja rikthehet tek unë. Unë i kuptoj dhe ata kanë të drejtë. U kërkoj falje për gjithçka atyre dhe gjithë të tjerëve.

Me çfarë jeni marrë para se të nisnit drogën?Kam qenë një djalë i shkathët them. Kam qenë boksier, kampion me të rinjtë dhe sapo kalova te të rriturit nisa drogën dhe u shkëputa nga sporti. Kam lënë shkollën e mesme, pasi nisa një punë me idenë se do e merrja më pas shkollën dhe doja të përqendrohesha te puna. Shumë shpejt nisa drogën dhe lashë edhe punën dhe shkollën s’e fillova më.Vazhdon që ta përdorni heroinën?Jo, unë kam 6 muaj që jam shkëputur dhe nuk e përdor më heroinën.

Çfarë kërkoni ju aktualisht në këtë gjendje që jeni?Ajo që kërkoj është një ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi. Kërkoj të më ndihmojnë shoqatat që janë në Shqipëri, institucionet apo kushdo tjetër që ka mundësi sepse tashmë kam mbetur krejt i braktisur dhe kam kuptuar se çfarë kam bërë.

Si e shihni zgjidhjen për të ardhmen e jetës suaj?Unë dua që të tregohem i sinqertë. Ajo që më kanë rekomanduar edhe doktorët është që të largohem nga Shqipëria në një shtet tjetër sepse edhe doktorët ma kanë thënë që persona si unë është e vështirë të qëndrojnë aty ku kanë përjetuar vuajtjet dhe problemet e mëdha për shkak të drogës. Kështu që, nëse dikush ka mundësi, të më ndihmojë që të largohem nga Shqipëria ose të më gjejnë një punë të rregullt që të nis një jetë të re.

A keni një mesazh për ata të rinj, që sapo kanë nisur të përdorin drogën?U lutem që ta lënë sa më parë dhe t’i qëndrojnë sa më larg. Mjafton të më shohin mua se ku kam mbërritur dhe se si jam katandisur, duke humbur thuajse gjithçka. Kam shpresë vetëm 1% se gjërat do ndryshojnë dhe 99% jam totalisht i humbur sepse nuk kam asnjë përkrahje. Edhe kur i shoh të rinjtë, mundohem me fjalët e mia që t’u tregoj historinë time dhe t’u them që t’i qëndrojnë sa më larg drogës sepse do t’mohojë edhe familja, siç më ka mohuar mua bashkë me gjithë rrethin shoqëror.

“Nuk është aspak e vështirë të blesh drogë, njoh 40 përdorues” Riadi tregon se në qytetin e Shkodrës ai njeh të paktën 40 persona që përdorin heroinë. Sipas 24-vjeçarit, për të blerë këtë drogë të fortë nuk është aspak e vështirë.

Sa persona mund të jenë në Shkodër përdorues të heroinës?Të paktën aq sa njoh unë, janë 40 persona në total përdorues të heroinës dhe të gjithë na njohin në ambulancë sepse kemi qenë disa herë.

Po në shkolla, a keni ndonjë ide nëse përdoret droga?Po, nga sa kam dijeni të rinjtë e përdorin shumë. Normalisht, jo heroinën, por përdorin shumë hashash. Kam parë edhe 12-vjeçarë, ndërsa 15-16-vjeçarët në shkolla tashmë janë të zakonshëm që e përdorin.

Gjatë 6 viteve që keni përdorur heroinën, ka qenë e vështirë ta sigurosh në Shkodër?Jo, nuk është e vështirë. Janë disa persona që e kanë. Ata e pinë edhe vetë, por edhe e shesin për të fituar para. Më shumë janë dorë e dytë ose e tretë. Nuk është se kanë sasi të mëdha, thjesht e shpërndajnë./PANORAMA

Historia e shkodranit/ Sot i varur nga heroina, para pak vitesh kampion në boks për të rinjtë Read More »

Edi Rama qenka koprrac/ Flet berberi: Më tha do të të bëj reklamë…

Kryeministri Edi Rama postoi në “Facebook” pak ditë më parë një video ku shfaqej te berberi. Por kush është berberi në fjalë? Ai është Aleksandër Hodaj, 17 vjeç.

I njohur ndryshe si berber Sandri, ai merr përsipër me kioskën e tij të vogël t’i përgjigjet tërë Dhërmisë, pasi është e vetmja berberanë në të.

I pyetur nga gazetarja e ABC News se prej sa vitesh e ushtron profesionin e tij, Hodaj tha: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Ai u shpreh për gazetaren se me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël.

I pyetur për shumën që kishte ofruar kryeministri për shërbimin, Hodaj preferoi të mos e komentonte. Megjithatë, ai tha se bakshishi i lënë mund të kishte qenë edhe më i majmë.

17-vjeçari tregoi për gazetaren se Rama i kishte thënë se me hedhjen e videos në “Facebook” do t’i bënte reklamë.

Edi Rama qenka koprrac/ Flet berberi: Më tha do të të bëj reklamë… Read More »

Ish ministri mbrojtjes: Berisha i vetmi që s’duhet të flasë për Kosovën, tradhtar i kombit e shërbëtor i serbëve

I vetmi person që nuk duhet të flasë për çështjen e Kosovës është Sali Berisha. Kështu shprehet ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe jo vetëm. Ndërsa ka folur në një interviste për gazetën “Sot”, ish-numri një i Ministrisë së Mbrojtjes vuri në dukje faktin se Berisha jo vetëm që është tradhtar i kombit shqiptar, por edhe një shërbëtor besnik i serbëve.

Duke u ndalur tek vendimi i NATO për të ndërtuar një bazë të saj në Kuçovë, Brokaj deklaroi se ky investim do forcojë rolin e Shqipërisë në rajon dhe se vendi jonë do të jetë më i sigurtë nga ndërtimi i kësaj vepre të aleancës.
Sa i takon akuzave të prokurorisë në adresë të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, të cilët për pasojë sollën edhe vënien në sekuestro të pasurive të tij, Brokaj jovetëm që përshëndeti vendimin e gjykatës, por deklaroi se ish-numri një i akuzës duhet të arrestohet.

Z. Brokaj, NATO ka vendosur të ngrejë një bazë të saj në Kuçovë. Ju si ish-ministri i Mbrojtjes si e shihni këtë investim dhe çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria?
Investimi i NATO-s: në Kuçovë është një investim ushtarak i madh dhe tejet strategjik. Vjen në përputhje edhe që ne jemi anëtar i kësaj aleance dhe jo vetëm që është normale, por edhe korrekte. Pra vendet anëtare domosdoshmërisht dhe natyrisht kanë detyrimet e tyre, kështu që investimi në Shqipëri forcon imazhin e vendit tonë. Nga ana tjetër, që të hyj në temë të pyetjes për mendimin tim, ne si vend kemi përfitime.

Mirëpo, në optikën time unë nuk shikoj përfitime ato miliona dollarë që thonë, por shikoj përftimin që në kushtet kur Shqipëria me kapacitetet e mbrojtjes është shumë dobët, ky investim përbën elementë jetikë për sigurinë e vendit tonë. Kështu që në këtë pikëpamje investimi i NATO në Kuçovë është një investim i madh dhe shumë, madje shumë i rëndësishëm në aspektin strategjik. Madje, mendoj se tanimë që është vendosur që NATO do të ketë një bazë në Shqipëri, vendi jonë do të ketë një influencë të fortë duke u bërë kësisoj lider në rajon.

Investimi i NATO në Kuçovë ka lidhje me ndikimin rus në Ballkan, apo NATO kërkon të faktorizojë rolin shqiptar në rajon?
Për mendimin tim NATO nuk është se ka interes vetëm tek Shqipëria, ku përmes kësaj baze kërkon të faktorizojë rolin e Shqipërisë në Ballkan. Por mendoj se ky investim është i lidhur fort me planet gjeo-strategjike që ka NATO. Dhe natyrisht në këtë aspekt ne përfitojmë nga ky fakt. Pra NATO shikon në tërësi dhe shumë më gjerë nga çfarë mendojmë ne.

NATO nuk është se ka bërë një bazë për shqiptarët por për gjithë aleancën në rajonin ku ndodhet vendi jonë. Nga ana tjetër, ne si vend kemi interes pasi duke mos patur shumë kapacitete mbrojtjeje përmes kësaj baze do të ndihemi më të fortë, më të mbrojtur dhe më komod përballë çdo lloj kërcënimi. Ndërkohë që sa i takon ndikimit rus dhe ideve të hedhura se ky investim ka lidhje me këtë shkaka, është në të drejtën e cilitdo që të thotë se sa na faktorizon apo jo. Kështu që NATO shikon në planin strategjik që të ketë një bazë në hapësirën e Ballkanit dhe vendosi që të zgjedhë Shqipërinë për disa arsye.

Mos harrojmë që Shqipëria është një vend i sigurtë. Dhe duke qënë se është një popull 100% pro NATO dhe pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, domethënë më shumë se gjithë të tjerët pro NATO dhe Amerikës, janë këto elementët që e përcaktojnë qartë se përse NATO zgjodhi Shqipërinë për të investuar. Po ashtu, një tjetër arsye se përse NATO zgjodhi Shqipërinë për të investuar është edhe pozicioni jonë strategjik, siç është siguria e bazës. Megjithë, Shqipëria nuk diskutohet që e ka përfitimin e vetë nga ky investim, siç është ai në aspektin e sigurisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur idenë e korrigjimit të kufijve. Keni ndonjë koment për këtë dhe a duket një lëvizje e zgjuar?
Mendoj se teza e artikuluar nga presidenti Thaçi është vetëm gjysma e problemit dhe se nuk është thënë i tërë problemi. Kështu që të nxitohesh dhe të thuash mendimet, është e parakohshme. Thaçi ka thënë që do të bashkohet krahina e Preshevës. Por nuk ka thënë më tej se çfarë do të bëhet. Mendoj se nuk ka korrigjim kufijsh në favor të një vendi, pa dhënë pjesën tënde ti, të atij vendit tjetër.

Pra, Thaçi ka thënë vetëm njërën anë. Natyrisht që dëshira e popullit të Preshevës, ma merr mendja edhe të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen gjithë ato copa që janë lënë andej-këtej nga konferenca e Londrës është një dëshirë e madhe kuptohet. Por ama se çfarë do të bëhet më tej, ka të bëjë me faktin se pjesën tjetër nuk e ka thënë Thaçi. Kështu që kur Presidenti kosovar do të thotë pjesën tjetër, atëherë unë apo ne do të kemi mendimin e plotë dhe do të japin një opinion definitiv.

Ndër të parët që ka dalë kundër Thaçit është Sali Berisha. Si i shihni reagimet e tij?
Ish-kryeministrin Sali Berisha nuk e llogaris, pasi ai njihet si tradhtari më i madh i shqiptarëve. Berisha ka provuar që ka dhënë territore, madje këto territore që ia ka kafshuar Shqipërisë i ka firmosur, siç është hapësira detare, etj. Kështu që t’i dalësh kundër Thaçit, në një kohë kur ky i fundit nuk ka dhënë asgjë akoma, më duket si hipokrizi dhe arrogancë histerike nga ana e Saliut.

Jo vetëm unë por gjithë Shqipëria, madje gjithë diaspora dhe bota e dinë se lojtari i kujt është Sali Berisha. Berisha është një beniamin dhe shërbëtor besnik serb. Berisha e ka provuar dhe dokumentuar tradhtinë në çdo aspekt, duke i bërë shumë të këqija vendit të tij. Pra, për Thaçin kritikët e kanë hipotezë kritikat për të. Ndërsa Berisha natyrisht duhet të merrte dënimin sipas ligjeve për të këqijat që ka bërë, që natyrisht i dinë gjithë shqiptarët.

Prokuroria pak ditë më parë vuri në sekuestro pasurinë e ish-kryeprokurorit Llalla. A mendoni se po afrojnë arrestimet në nivele të larta?
Veprimi i prokurorisë sa i takon sekuestrove të pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është veprimi më korrekt që mund të bëhet ndaj mafiozëve të tipit Llalla. Zgjedhja e Adriatik Llallës në krye të institucionit të akuzës ishte një turp i madh për kombin, pasi ai gjatë pesë viteve si drejtues i akuzës, nuk bëri asgjë, por fjeti mbi dosjet dhe bënte qoka. Kështu që të hyj në brendi të pyetjes suaj, veprimi i prokurorisë siç është sekuestrimi i pasurisë së Llallës, është shumë më adap, madje më i drejtë se vetë hekurat e burgut. Edhe pse për mendimin tim Llalla duhet të shkojë në burg.

Ky moment siç është vënia nën sekuestro e pasurive të ish-kryeprokurorit, tregon se në Shqipëri po fryn një erë e re ndryshimi, ku drejtësia më në fund po flet në mënyrë racionale dhe objektive dhe a epa ndikuar nga presionet politike dhe jovetëm. Ky është një tregues i seriozitetit në të cilën ka hyrë drejtësia e re në Shqipëri, sidomos tani pasi ka nisur edhe procesi i vetingut. Më në fund falë reformës në drejtësi, shqiptarët po shohin një dritë jeshile në fund të tunelit duke parë një sistem drejtësie të pastër.

A mendoni se nëse bie Adriatik Llalla pas tij mund të shkojnë dhe ata që e kanë emëruar aty?
Mendoj se pas Llallës kohën për tu arrestuar duhet ta kenë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar. Megjithatë, mendoj se për gjyqtarët dhe prokurorët ka nisur përgatitja, si të thuash është hapur rruga për burgosje. Kjo dhe për faktin se deri më tani kemi parë që shumë gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, pasi jovetëm që nuk justifikonin pasurinë, por rezultonin sipas hetimeve të vetingut si të lidhur me krimin e organizuar. Ndërsa sa i takon politikanëve që duhet të kalojnë në veting dhe të shkojnë para drejtësisë nëse kanë bërë korrupsion, ne shpresojmë që të ndodhë një gjë e tillë.

Pasi nëse nuk nis vetingu tek politikanët, shoqëruar ky proces edhe me çuarjen para drejtësisë për cilindo që rezulton si i përfshirë në afera, është e kotë që të vijohet me këtë reformë. Në thelb reforma në drejtësi nënkupton pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit por edhe të politikanëve, pasi janë këtë të fundit, ata të cilët kanë ndikuar në emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si rasti Llalla, etj, etj. Kështu që ne shpresojmë dhe është logjike që vetingu në politikë të jetë edhe shumë më i rreptë se vetingu i nisur në sistemin gjyqësor. Ndryshe po nuk u bë veting në politikë, kjo e fundit do të riprodhojë sërish prokurorë si Llalla, apo gjyqtarë si soji i këtyre që zbuloi procesi i rivlerësimit.

Një tjetër çështje është ajo e vrasjes së Azem Hajdarit. Gjyqi ndaj Izet Haxhisë nuk ka nisur akoma. A i tremben gjyqtarët kësaj dosjeje?
Dosja “Hajdari” duhet të zbardhet dhe pavarësisht zvarritjeve artificiale, ka ardhur koha që përgjegjësit që kanë shtrembëruar atë ngjarje të dalin para drejtësisë.

PD e LSI kanë bllokuar ligjin për magjistratët, mendoni se në vjeshtë ndërkombëtarët do i detyrojnë të ndryshojnë qëndrim?
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e jep konsensusin për ligjin për magjistratët, pasi kanë frikë se do tju ikë pushteti dhe impakti që kanë akoma tek gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, sepse gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kontrollohen prej saj.

Ish ministri mbrojtjes: Berisha i vetmi që s’duhet të flasë për Kosovën, tradhtar i kombit e shërbëtor i serbëve Read More »

Rrëfehet Olta Xhaçka: Disiplina e fortë e Forcave të Armatosura, çfarë më vë në siklet para ushtarakëve

Olta Xhaçka Ministria e Mbrojtjes flet për herë të parë për jetën dhe familjen e saj. Por jo vetëm edhe për përjetimet e saj në krye të një institucioni me disiplinë të fortë dhe rregulla strikte. Teksa ka marrë disa ditë pushimesh në shtëpinë e pushimeve të ushtarakëve në Jalë, Xhaçka ka folur për herë të parë për vajzën e saj Hana dhe bashkëshortin, ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Zonja ministre si ndodhi që gjete pak kohë për të pushuar?
Ndodhi që Kryeministri i dha kabinetit qeveritar dy javë leje. Sigurisht që nuk kanë qenë javë të plota leje dhe realisht nuk është se pushohet me kohë të plotë, pasi puna sido që të jetë mbartet pak edhe gjatë ditëve të pushimeve. Megjithatë ka qenë një periudhë relaksuese këto 3-4 ditë që kam qenë këtu, një periudhë e kaluar me time bijë që ma ka bërë edhe më të këndshme edhe më të bukur. Sigurisht pushimet të tilla janë, por fakti që pas një viti po kaloj një kohë shumë më cilësore dhe dedikuar për të është një kënaqësi shumë e madhe për mua.

Zgjodhët Jalën, për shkak se edhe Kryeministri tha se të gjithë ministrat duhet të pushojnë në Shqipëri, apo ishte edhe dëshira juaj?
Është padiskutim dëshira ime. Është shtëpia e pushimit e ushtarakëve. Këtu pushojnë stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm. Është një ambient shumë i bukur që i ofron të gjitha kushtet për të bërë pushime shumë të bukura dhe nuk ka asgjë më pak se sa ambientet e tjera jashtë vendit apo diku tjetër. Kështu që është padiskutim zgjedhja ime. Është edhe një politikë e qeverisë për të promovuar turizmin dhe për të shpenzuar sa më shumë kohë në këto vende të mrekullueshme që Shqipëria ofron për të pushuar.

A nuk është pak e lodhshme që edhe në punë keni të njëjtin staf, edhe me pushime keni po ata? Ndoshta duhet ndonjëherë ndonjë shkëputje nga njerëzit e punës…
I takon ose i shikon në një mënyrë tjetër. Nëse më përpara jemi parë të kollarisur dhe duke diskutuar për punë, tani është pak më ndryshe, sepse takohesh në një ambient shumë më të relaksuar edhe për të konsumuar një bisedë apo kafe miqësore përtej atyre kornizave profesionale që ndonjëherë të dikton zyra apo ambientet shumë serioze të Ministrisë së Mbrojtjes. Është për mua një mundësi shumë e mirë edhe për t’i takuar njerëzit në pjesën tjetër më familjare.

Në fakt është hera e parë që na jepet mundësia që të kemi Ministren e Mbrojtjes në aspektin familjar, teksa pushon e zhveshur nga detyra. Si ka qenë për ju si eksperiencë ministria, një ambient kryesisht me meshkuj?
Për mua për hir të së vërtetës ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Kam mësuar ta dua shumë këtë punë që bëj dhe këtë institucion që drejtoj. Nuk mund të them se e kam njohur shumë më përpara sepse puna apo kontributi im në politikë dhe formimi im më kanë orientuar në të tjera gjëra që s’kanë qenë të lidhura me çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes. Por unë jam studente e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Ministria e Mbrojtjes, padiskutim ka edhe një komponent diplomatik të përfshirë në të. Është edhe një ministri që, për hir të së vërtetës nuk është fort e dukshme, ka kaq shumë dimensione. Disa thonë që është një shtet brenda shtetit. Kështu që të jep mundësinë që të shikosh dhe të drejtosh në shumë aspekte e dimensione. Është një punë jashtëzakonisht e bukur.

Ju keni qenë ministre edhe në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe kaloni në Ministrinë e Mbrojtjes. A ju duket se janë dy skaje të kundërta? Cila ishte vështirësia juaj, pasi edhe profili juaj duket që është më social?
Ndoshta ekzaktësisht kjo mund të thuhet se ishte vështirësia e parë, pjesa që disiplinën e ushtrisë ose dukjen e pamjes së rreptë unë nuk e mishëroja në natyrën time, duke qenë pak më e ndjeshme nëse mund të jetë kjo fjala siç e cilësuat ju. Por, nga ana tjetër kuptova që nuk është e nevojshme për të ndryshuar natyrën për të drejtuar institucionin. Unë sigurisht respektoj të gjitha rregullat e ushtrisë, linjën e komandimit, disiplinën, por kujdesem personalisht për gjithçka dhe gjithkënd që ka nevojë për vëmendjen e titullarit. Dhe në këtë kuptim bëj çmos që edhe ata që nuk do të ishin tradicionalisht në vëmendjen e ministrit të jenë dhe le të themi kjo ndjeshmëri e imja është reflektuar kështu.

E vështirë të përshtateshit me një formë tjetër përshëndetjeje?
Do jem shumë e sinqertë me ju, ende më vë pak në siklet ajo përshëndetja. Megjithatë është pjesë e punës, disiplinës së Forcave të Armatosura. Sigurisht e respektoj, por nga ana tjetër unë i përshëndes ashtu njerëzisht siç kam bërë gjithmonë.

Tashmë ju jeni edhe nënë dhe dedikimi ndaj familjes, vajzës, besoj kjo i ka ndryshuar disi raportet qoftë në përfshirjen politike, por edhe në detyrën si ministre..
Padiskutim. Koha për të, marrëdhënia me të është padiskutim një sfidë përsa kohë që koha e lirë është e kufizuar, por është edhe meraku kryesor që kam sa i takon një impenjimi ndoshta pak më të madh timin në kohën e lirë për ta shpenzuar me të. Nuk kam aq kohë sa ç’do të doja të kisha, por atë kohë që ja dedikoj është tërësisht cilësore, që do të thotë jam 110 përqind me të, pas saj. Deri më tani, pavarësisht kufizimeve gjykoj që nuk e ka ndjerë mungesën time cilësisht, pasi kam qenë gjithë kohën me të dhe pas saj, edhe kur nuk kam qenë aty fizikisht. Por ç’është më e rëndësishmja, dhe ky është një konstatim i imi për çdo grua në karrierë që për sa kohë që i dedikohen shumë cilësisht apo atë kohë që harxhojnë me fëmijët e tyre duke patur një vëmendje të dedikuar çdo gjë kompensohet.

Është vajza e babait, e përkëdhelur?
Është vajza e mamit totalisht. Babai është pakëz xheloz që ajo vazhdon të jetë ende gocë mami, sepse nuk e ka bërë ende atë kapërcimin. Do bëhet eventualisht gocë babi, se ka filluar të tregojë shenjat e para po për momentin është ende gocë mami.

Për ministren vetë si ka qenë? Keni qenë vajza e babit apo e mamasë?
Unë kam qenë vajza e babit me thënë të drejtën. Dhe e mbaj mend babin me shumë gjallëri kur kam qenë unë e vogël. Ma ka zbukuruar shumë fëmijërinë me vëmendjen që ka treguar dhe ndoshta është edhe një model se si unë dua të rris time bijë.

Ndoshta mund ta kesh thënë gjatë jetës se nuk do të kishe dashur që bashkëshorti të ishte pjesë e të njëjtës fushë, punë dhe për më tepër në politikë aty ku ke qenë aktive. Tashmë ka ndryshuar ky mendim, pasi Artani është bashkëshorti yt, jeni të dy në të njëjtën fushë dhe nuk e di sa jeni edhe partnerë në vendimmarrje, në këshillim, në politikëbërje?

Kam idenë që jemi njohur në rrethana të tilla që na kanë bërë sigurisht partnerë, bashkëshortë, por edhe miq realisht shumë të mirë. Konsultohem gjithmonë me të. Nuk mund të them se vendimet tona janë gjithmonë të njëjta, por kemi një dialog shumë të shëndetshëm dhe shumë miqësor në prag të çdo sfide apo vendimmarrjeje. Fakti që sot nuk është në politikë, paçka se është shumë i angazhuar në sensin e të qenit aktiv me aktualitetin, mbështetës për gjithë sa bëj unë dhe gjithë sa bën kjo qeveri dhe kjo mazhorancë, duke qenë se ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste, por sot më i dedikuar pranë familjes, një ndihmë shumë e madhe për Hanën si edhe një mik e partner të pazëvendësueshëm për mua dhe për marrëdhënien tonë, të paktën kështu e ndiej unë.

Çfarë ka ai në pjesën politike që ju do t’ja kishit pak zili?
Ka një intuitë që unë ja kam shumë zili. Ka një aftësi për të parë përtej asaj që duket…

Siç e do politika…
Siç e do politika, padiskutim, por edhe për të qenë pak më largpamës, më vizionar, për çfarë duhet bërë për të mbërritur disa qëllime shumë të mëdha dhe shumë të mira, kuptohet për punën që ne bëjmë, për të zhvilluar vendin, për të ofruar një standrat më të mirë jetese, për të përmirësuar cilësinë e jetës, që është puna e çdo qeverie dhe e çdo mazhorance.

Do doja t’ju ngacmoja për një ngjarje të madhe madhe që pritet, pikërisht për bazën ushtarake të Kuçovës që është diskutuar mjaft dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve…

Jam shumë e sigurt që ata që na ndjekin nuk duan të dëgjojnë shumë për bazën, por duan më shumë për detin dhe për plazhin. Megjithatë dua t’ju them diçka që është shumë e rëndësishme që mua më ka gëzuar si drejtuese e këtij institucioni pa masë. Është vendimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut për ta kthyer Shqipërinë nga një vend anëtar në infrastruktrë të NATO-s dhe për ta kapërcyer ose për t’i shtuar standartit tonë me NATO-n këtë stad. Kjo është një gjë shumë pozitive, jo vetëm për komunitetin ku do të ngrihet, pra për Kuçovën, përmes investimit që do të bëhet atje dhe të gjitha benefitet që vijnë nga invetsimet, por kjo është një gjë pozitive për të gjithë vendin, për faktin se është një velrësim nga ana e Aleancës për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj për sigurinë dhe për paqen por edhe në projektimin e paqes përtej vendit tonë. Dua t’ju them që Shqipëria është sot një nga vendet që angazhohet më së shumti me kontributin e saj, me trupat e saj në të gjitha operacionet ndërkombëtare të Aleancës dhe ky është një fakt shumë i vlerësuar prej tyre. Shqipëria është një faktor stabiliteti për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe sërish ky rol është vlerësuar në vendimin e tyre për të sjellë bazën.

Zonja Xhaçka, sa do të qëndroni për pushime? Do të kesh mundësi të rrish disa ditë të paktën të shijosh edhe Hanën?
Po shpresoj shumë. Kam marrë pushime deri në datën 15. I kam sytë nga parashikimi i motit, sepse jemi gjatë gjithë kohës edhe me emergjencat civile, me prefekturat, me bashkitë, për të marrë masat sa mund të marrim përpara që të mos kemi probleme me zjarret apo me këto që janë emergjenca sezonale. Fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur dhe kjo po më lejon edhe mua të pushoj e qetë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund.

E shijoni detin të dyja? E ka qejf Hana?
E ka shumë qejf dhe unë e kam shumë qejf.
E ka trashëguar nga mamaja…
Po patjetër
Ditën që erdhët në Jalë kishit vajzën në krahë dhe po ecnit me bashkëhsortin të tre qetë-qetë. Po a është e bezdishme kur vijnë dhe ju takojnë njerëz dhe ju jeni me vajzën në krah, në rolin e nënës. Ishte një detaj që më tërhoqi vëmendjen? Sa e vështirë është?

Kam përshtypjen që edhe njerëzit janë të përmbajtur. E respektojnë privatësinë. Nuk do ta kisha problem, ndoshta se nuk ndodh kaq shpesh, saç mund ta imagjinoni juve dhe nuk është se përbën ndonjë lajm që po ecën një ministër tek Lungomare me bashkëshortin. Sigurisht ka njerëz që kur të njohin të përshëndesin, jo duke të ndërhyrë në qetësinë tënde familjare, por të përshëndesin. Po një pjesë e madhe edhe nuk të njohin, sepse nuk e mendojnë që mund të kalojë një ministër krejt sportiv me një kapele me syze dhe ndoshta edhe nuk të njohin për hir të së vërtetës.

Mua më bëri përshtypje. …. imagjino që është ministre që mund të ngrejë shtetin në këmbë…
Edhe e mitizojnë pak figurën e ministrit, por natyrisht që jemi si gjithë të tjetër dhe jemi aty si gjithë të tjerët.
Ama diferenca bëhet, edhe teksa pushon nuk është se ti pushon dhe duket sikur puna të shoqëron ashtu siç na the..
Fatkeqësisht po. Në mos në telefon, me mesazhe jam gjithmonë duke korrodinuar një gjë, jam gjithmonë duke bërë një punë aq sa jo më larg se dje iu ankova shefes time të kabinetit se s’po më linte rehat dhe mund të merrte edhe disa vendime të vogla pa më thënë, por në fakt sigurisht titullari duhet të jetë në dijeni.

Po Forcat e Armatosura marrin leje, çfarë ndodh me ta?
Fatkeqësisht Emergjencat Civile janë të gjithë në gatishmëri. Kemi 6000 oficerë, 6000 efektivë të FA që janë sot në gatishmëri dhe nuk mund të marrin pushime derisa të kalojë ky sezoni i nxehtë që mund të na paraqesë edhe problematika siç janë edhe zjarret. Duke alternuar dhe duke parë mundësinë që edhe puna të mos pengohet, edhe gatishmëria jonë si Forcë e Armatosur të mos cenohet, të kemi mundësinë që të alternojmë pushimet e njerëzve.
Bashkëshorti

“Kam idenë që jemi njohur në rrethana të tilla që na kanë bërë sigurisht partnerë, bashkëshortë, por edhe miq realisht shumë të mirë. Konsultohem gjithmonë me të. Nuk mund të them se vendimet tona janë gjithmonë të njëjta, por kemi një dialog shumë të shëndetshëm dhe shumë miqësor në prag të çdo sfide apo vendimmarrjeje”, tha Xhaçka për bahskëhsprtin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Baza e NATO-s/ “Është vendimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut për ta kthyer Shqipërinë nga një vend anëtar në infrastruktrë të NATO-s dhe për ta kapërcyer ose për t’i shtuar standartit tonë me NATO-n këtë stad. Kjo është një gjë shumë pozitive, jo vetëm për komunitetin ku do të ngrihet, pra për Kuçovën, përmes investimit që do të bëhet atje dhe të gjitha benefitet që vijnë nga invetsimet, por kjo është një gjë pozitive për të gjithë vendin”, tha dje, ministrja Xhaçka.

Ministria
Sipas Xhaçkës, ministria që ajo drejton, “është edhe një ministri që, për hir të së vërtetës nuk është fort e dukshme, por ka kaq shumë dimensione. Disa thonë që është një shtet brenda shtetit. Kështu që të jep mundësinë që të shikosh dhe të drejtosh në shumë aspekte e dimensione. Është një punë jashtëzakonisht e bukur”./korrieri

Rrëfehet Olta Xhaçka: Disiplina e fortë e Forcave të Armatosura, çfarë më vë në siklet para ushtarakëve Read More »

Mjekja ngre alarmin: Çrregullimet e shëndetit mendor janë rritur me 20 %

Çrregullimet e shëndetit mendor, sipas mjekëve psikiatër, nga viti i shkuar kanë pësuar rritje me 20%. Problem mbetet stigma për këta persona. Rastet më të shpeshta që kërkojnë ndihmën e mjekëve janë personat që paraqesin shqetësime nga ankthi.

Një në 4 persona në botë vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta, por mjekët mendojnë se numri është më i madh. Ariana Rreli, psikiatre pranë Qendrës Komunitare për Shëndetin Mendor numer tre në Tiranë tregon se nga viti i shkuar personat që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor janë rritur me 20%. Frika nga paragjykimi mbetet problem, ndërsa rastet më të shumta që kërkojnë ndihmën e mjekut paraqesin shqetësime të ankthit.

“Çrregullimet e ankthit kohët e fundit janë rritur ndjeshëm. Më tepër në vendin tonë por edhe në botë. Ne kemi stresorë shumë të fuqishëm socialë.nga viti në vit 20% të vizitave vijnë më tepër e referohën.”

Ankthin mjeket  e rendisin tek problemet me te vogla, por  qe paralajmerojne sëmundje te medha.

“Komplikohet me gjendje të tilla si ataku i panikut, që është sulmi që bën ankthi i patrajtuar, çon në problem të humorit dhe depresioni i komplikuar, nganjëherë shenjë paralajmërues e e sëmundjeve shumë të mëdha, por jo komplikacion. Mund të jetë edhe pjesë e skizofrenisë apo sëmundjeve të tjera të shëndetit mendor”.

Por kur një persona ka nevojë për ndihmën e mjekut?

“Që në vështirësi në frymëmarrje, një dhimbje koke që nuk është identifikuar si problem organik, një lodhje kronike që personi nuk e justifikon, një prag i ulët i ngacmueshmërisë, irrabilitet shumë i shprehur. Duket sikur ka diçka që nuk punon mirë,me zemrën, me stomakun, por me të gjitha ekzaminimet del mirë”.

Personeli shëndetesor i  Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor duhet të ishte ai që të mundësonte  depistimin e popullsisë dhe trajtimin e problemit në fazë të hershme, por mjekja psikiatre tregon se numri i kufizuar i stafit dhe rritja e kërkesave për ndihmë e bën të pamundur.

“Ne më shumë jemi një institucion pritës, sesa një institucion që kërkon problemin në komunitet ka sjellë pamundësinë  për t’u identifikuar herët dhe për t’u mënjanuar,. Mabse është koha për ta parë si një problem që kërkon shtim të kapacitetve, shtim të qendrave komunitare të shëndetit mendor, ose propozim për institucione sekondare, shtëpitë e mbështetura, qendra ditore”.

Në këto kushte janë vetë personat që shfaqin problemin apo familjarët e tyre, që duhet të mundin stigmën e  t’i drejtohen klinikave në mënyrë që gjendja shëndetësore të mos agravojë e të presë çastin e një shpërthimi që mund të jetë dhe fatal. /abcnews.al/

Mjekja ngre alarmin: Çrregullimet e shëndetit mendor janë rritur me 20 % Read More »

Një bisedë e panjohur me Dritëroin: Për Kosovën, Çamërinë, politikën dhe letërsinë

Nga Mihal Gjergji*

Takohem me Agollin, si gjithmonë, përzemërsisht. Ai s’mbetet kurrë pa vizitorë. Ata janë pothuajse të përditshëm dhe ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri: politikanë, deputetë, artistë, shkrimtarë, poetë, diplomatë, gazetarë, etj. Mirëpo, të mirëpriturit e veçantë të shkrimtarit të madh, janë edhe njerëzit e thjeshtë, ata që mbajnë në shpinë barrën e halleve.

Ai ta lexon menjëherë mendimin që të tundon, mirësinë apo ligësinë që mban brenda shpirtit, të shikon në dritë të syrit, dhe sipas kokës të pret edhe “festen”. Mosha s’e pengon për të qënë vëzhgues i kujdesshëm, për të sunduar tavolinën e bashkëbisedimit, për të gjetur e peshuar mirë fjalët, për të bërë pak humor, i cili është mishëruar brenda natyrës së tij. Një sjellje çuditërisht e ngjashme me atë të Lasgush Poradecit. Poetët e mëdhenj, mbase kanë shumë gjëra të përbashkëta. Po të ndjekësh me vëmendje gjestet, fjalët, tonin e zërit, lëvizjet, bindesh që Agolli vazhdon të vigjilojë në karakollin e kohës, duke përballuar të papriturat e saj, ndërsa brenda qenies së tij, është i gjallë mendimi që ka shprehur në vargjet e veta:

“Ndodh të kem pak gjumë e të gremisem /Mbi një shkëmb si cub e si kaçak /Por si presh i zier nuk zvarrisem /Vdes diku si një Shahin Matrak“. Mbasi kemi kthyer gotat e para, që shoqërojnë kafen e mirëseardhjes, i flet Sadies t’i mbush përsëri. Atëherë , ti e kupton që je në udhë të mbarë dhe ndjek fillin e bisedës. Për moshën s’duhet të qahemi-e thyen heshtjen Agolli-duke ndezur cigaren. Në pleqëri, njeriu asnjëherë s’mund të kënaqet, por kjo s’do të thotë që të humbasim durimin. Vjen kjo e shkretë pa të pyetur, por duke të paralajmëruar pak e nga pak. Natyrshëm, biseda fillon me hallet njerëzore, pastaj kalojmë te letërsia, objekt i së cilës është edhe kjo intervistë, mirëpo, atë që s’donim ta trajtonim, zhvillimet politike, jo vetëm që bën vend si e paftuar në tryezën tonë, por zë edhe “qoshenë”. Sa më shumë t’i shmangesh politikës, ajo e gjen një mënyrë për të qëndruar përballë e për t’u futur në ritmet e ditës.

Agolli, si e mendoni të nesërmen e Kosovës? Unifikimi i ritmeve të zhvillimit mes dy vendeve të banuara nga i njëjti popull, por të ndarë nga një kufi politik, çfarë ndryshimesh mund të sjellë?

Faza në të cilën ndodhet Kosova, është e parafundit. Them e parafundit, sepse në mënyrë të natyrshme do të vijë edhe bashkimi i saj me Shqipërinë, që do të shënojë edhe fazën përfundimtare. Pjesa më e përparuar do ndihmojë tjetrën dhe në një kohë të shkurtër, do bëhet edhe unifikimi i ritmeve të zhvillimit. Kur të ndodhë bashkimi, Shqipëria do jetë një faktor akoma më i rëndësishëm stabiliteti në Ballkan.

Po për Çamërinë, çfarë mendoni. A duhet të shpresojnë çamët për trojet e tyre?

Ka një ndryshim rrënjësor mes Kosovës dhe Çamërisë. Atë që serbi s’mundi ta realizonte dot në Kosovë, fatkeqësisht e realizoi greku në Çamëri. Kosova është e banuar nga shqiptarët, ndërsa Çamëria është zbrazur prej tyre, me mënyrat që tashmë dihen nga të gjithë. Në këto kushte, është koha ajo që do bëjë edhe zgjidhjen e duhur, në përputhje me zhvillimet rajonale.

Meqenëse e filluam me Kosovën, cili është gjykimi juaj për krijimtarinë e Rexhep Qoses dhe vendin që zë ajo në letërsinë shqipe?

Rexhep Qosja meriton një nderim e vlerësim të veçantë, së pari si njeri dhe mandej si krijues. Ai është një atdhetar i madh që vazhdon ende të kontribuojë për popullin të cilit i përket. E veçanta është se ai shikon edhe përtej Kosovës, te shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të zi, të Shqipërisë, edhe përtej kufirit jugor, në Çamëri, pra, është në mbrojtje të interesave kombëtare. Ai ka guxuar të mbrojë interesat e Kosovës në një kohë të vështirë, ka ndihmuar e mbështetur inteligjencën e saj. Si krijues, Rexhep Qosja është një mal i lartë në letërsinë shqiptare. Ai ka një gjykim të kthjellët, një vëzhgim të mprehtë dhe një mendim vizionar. Kontributet e tij në letërsinë shqipe janë të veçanta. Analizat e tij, kritikat, esetë apo krijimet që na ka dhënë, janë të një niveli shumë të lartë. Doja të theksoja gjithashtu, analizën e veçantë që, ky studiues i ka bërë krijimtarisë së poetit tonë kombëtar, Naim Frashërit. E ka realizuar me shumë pasion, dashuri dhe profesionalizëm. Njohja e mirë e krijimtarisë popullore dhe mandej e poezisë së kultivuar, njohja e letërsisë ballkanike dhe asaj evropiane, mënyra e krahasimit dhe analizat e bëra, tregojnë formimin e shëndoshë kulturor të këtij akademiku të shquar.

Cilën do veçonit nga veprat e Qoses?

Ato qëndrojnë denjësisht krahë njëra-tjetrës, por do të veçoja “Popull i ndaluar”. Brenda kësaj vepre, është Kosova, me djepet dhe varret e saj, ndihet frymëmarrja njërëzore, dhimbja e saj për plagët që kullojnë gjak, vikama e fëmijëve të mbetur pa prindër, psherëtimat e nënave të mbetura pa fëmijë, zëri i një populli që duan ta lënë pa të ardhme. Brenda saj, pasqyrohet përballja e madhe e popullit të Kosovës me dhunën dhe represionin serb, qëndrimi i përfaqësuesve të politikës së atjeshme shqiptare dhe inteligjencës qytetare, mënçuria dhe guximi i vetë autorit të librit, etj.

A duhet kritikuar Rexhep Qosja?

Edhe Homeri fle, është një shprehje e popullit.

Që do të thotë?…

…Që do të thotë se edhe ai mund të gabojë. Por, kritika dashakeqe, nisur nga interesa të ngushta egoizmi, smire apo paternalizmi, kurrsesi s’duhen bërë, jo vetëm ndaj tij, por ndaj çdo personaliteti të atij niveli. Për shembull, unë s’do ta mbështetja mendimin e shprehur nga Qosja, se letërsia shqipe s’ka vlera europiane, por kjo s’do të thotë që unë të filloj nga sharjet. Besoj se e ka thënë në një moment zemërimi, edhe ai është prej mishi e gjaku, si gjithë të tjerët, prandaj duhet mirëkuptuar. Ballkani është një provincë krahasuar me botën e madhe, aq më keq popuj të veçantë brenda gadishullit, por ka krijuar vlera të mëdha. Greqia p.sh, mes personaliteteve të shquara, që i ka të shumtë, ka nxjerrë edhe pesë nobelistë: Elitis, Seferis, Kazanzaqis (kandidat) etj.

Po nga Shqipëria, kë do veçonit?

Shqipëria ka nxjerrë personalitete të tjera të shquara si : Naimi, Fishta (i propozuar për Çmimin Nobel) Mjeda, Migjeni, Fan Noli etj. La Martíni do të thoshte për De Radën e madh se: vjen andej nga lindi poezia. Ne duhet të krenohemi me gjuhëtarët e pakrahasueshëm : Kostallari, Konda, Çabej etj, historianët që i kanë zili vendet evropiane, si Buda, Zamputi, Xoxi, Frashëri, Xhufi etj, studiuesit e talentuar, kritikët dhe përkthyesit shumë cilësor, etj. Unë i çmoj Esat Mekulin, Azem Shkrelin, Ali Podrimën, Agim Vincën, Ali Aliun, e të tjerë krijues të nivelit të tyre, sigurisht, për aq kontribut sa kanë dhënë. Duhen vlerësuar veprat e Ismail Kadaresë, përkthyer në shumë gjuhë dhe të njohura jo vetëm në Evropë, Fatos Kongoli për romanet e tij të fundit, Moikom Zeqo për krijimtarinë e bollshme e të arrirë, mendimin e fuqishëm poetik të Lasgush Poradecit, Fatos Arapit e Xhevahir Spahiut, lirikët e mrekullueshëm e të mirënjohur: Agim Shehu, Koçí Petriti, Jorgo Bllaci, Arben Duka etj, E megjithatë, Rexhep Qosja, duke mbrojtur çështjen kombëtare, ka mbrojtur edhe interesat e krijuesve shqiptarë, që kontribuojnë me veprat e tyre, edhe pse jo të gjithë kanë mundësi ekonomike për t’i promovuar ato në gjuhë të tjera. Kjo s’mund të bëhet veçse me ndihmën e shtetit, të institucioneve të veçanta të tij. Ndoshta, në një të ardhme mund të realizohet një gjë e tillë, për veprat më të arrira të autorëve tanë.

Ku do ta kërkonit analizën e thellë dhe forcën e arsyes: në mendimet kritike të Nolit apo Konicës?

Ka shumë gjëra që i ndajnë Nolin dhe Konicën, megjithëse i ka bashkuar çështja shqiptare. I pari është një njeri me formim të shëndoshë kulturor, i brumosur me një qytetari të spikatur. Si shqiptar, e ka provuar përkushtimin e tij shpirtëror e moral, ndaj interesave të këtij vendi. Ky burrë i madh, meriton të quhet tribun i përparimit. Si krijues, Noli është i pakrahasueshëm, si poet dhe si prozator. Këtë e kanë deklaruar edhe personalitete të kulturës botërore, bashkëkohës të tij. Si përkthyes, kryesisht i greqishtes së vjetër, anglishtes, persishtes etj, Noli ishte etalon i përsosmërisë. Në sajë të mjeshtërisë së tij, lexuesi shqiptar është njohur me Ibanjezin, Serevantesin, Khajamin, Shekspirin, Llongfelloun etj. Ai themeloi kishën autoqefale shqiptare, duke u bërë kështu, misionar shpirtëror në çështjen e bashkimit kombëtar. Ndërsa për Konicën, nuk di që të ketë filluar një punë dhe ta ketë shpurë deri në fund. Megjithëse me një formim të plotë, të zgjedhur dhe të pandërprerë, beu i ri i Konicës, s’mundi të zhvishej dot nga fodullëku i oxhakut të cilit i përkiste. Brilant me prozën e tij të shkurtër, mirëpo shumë i kursyer. Kishte një informacion të shumtë për Shqipërinë dhe shqiptarët, falë gjuhëve të shumta që zotëronte, përsëri s’i hodhi në letër. S’e përfundoi librin e tij “Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, parathënien e së cilës e ka shkruar Fan Noli. Kishte ide interesante dhe mjaft të përparuara për gjuhën shqipe, për të gjetur një zgjedhje të vlerave më të mira mes toskërishtes dhe gegërishtes, e prapë s’e vazhdoi më tutje. Kishte meritën e botimit të revistave “Albania” dhe “Drita” që propagandonin idetë për pavarësinë e Shqipërisë, meritën e zbulimit të flamurit të Skënderbeut etj, mirëpo ishte një njeri plot kontradikta. Mbështet Esat Toptanin dhe s’përkrah Ismail Qemalin, lufton për pavarësinë e Shqipërisë dhe shpreson te mbështetja e Italisë, edhe pse e di që është pushtuese, shan vëllezërit Frashëri dhe pastaj kthehet t’i lavdërojë. Ja, ky është Konica. Mungesa e familjes, ka krijuar tek ai një zbrazëti e klimë të ftohtë, e cila mund të ketë ndikuar pastaj edhe në polemikat e tij të ndryshme.

Gjuha e ashpër e politikës ka zbritur deri tek njerëzit e thjeshtë. A do arrijë inteligjenca shqiptare të bëhet imponuese dhe të frenojë arbitraritetin e saj?

Edhe polítika është inteligjencë, madje më e kualifikuar. Teoria e dijetarëve të lashtë grekë, si Platóni etj, se: duhet të udhëheqin filozofët, e ka humbur vërtetësinë, d.m.th, ka rënë poshtë. Shkencëtarët dhe filozofët kanë shumë hamendje dhe ngrejnë dyshime pa fund, për çdo hap të hedhur, që do të thotë se mbeten në vend. Prandaj, është detyrë e politikanëve të reformojnë vendin dhe të reformohen në përputhje me kushtet dhe situatat e krijuara, d.m.th, vazhdimisht të ndryshojnë diçka brenda vetes. De Goli, pas dorëheqjes u ringrit përsëri në pushtet, mirëpo meqënse drejtoi si në kohën e luftës dhe s’mundi të ndryshonte, dështoi, Çurçilli po kështu, etj. Raste të tilla ka pa fund. Komunizmi në Shqipëri dështoi, sepse krizat e krijuara s’mund të zgjidheshin me të njëjtat mënyra dhe prona kolektive s’mundi të plotësonte nevojat e konsumit. Drejtuesit e asaj kohe s’pranonin ndryshimin brënda vetes dhe në platformat e tyre, u detyruan kështu të dështojnë. Sikur betejat luftarake t’i drejtonin politikanët dhe jo strategët, bota do vazhdonte ende të mbytej nga gjaku. Shkencëtari duhet të punojë në laboratorin e tij, akademiku në studio, kirurgu në sallën e operacionit, ushtaraku në krye të formacioneve luftarake, ndërsa shtetin duhet ta drejtojnë politikanët e shkolluar për artin e drejtimit. Inteligjenca shqiptare që është jashtë lojës politike, s’mund të ndikojë fare në uljen e tensioneve për të cilat po flasim.

Në këto kushte, ç’farë sugjeroni?

Vetëm pjesa e emancipuar e inteligjencës, pjesëmarrëse në politikë, deputetë, ministra, etj, që janë të lidhur shpirtërisht me fatet e këtij vendi, pra që janë atdhetarë, vetëm ata kanë mundësi të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe zbutjen e klimës politike, ndryshe, ata që s’pranojnë ndryshimin në përputhje me kushtet që krijohen, janë të destinuar të humbasin vetë, por edhe fatet e popullit të tyre. Në këto kushte, inteligjenca e pushtetshme dhe e përgjegjshme, duhet t’i kujtojë politikës se: i përjetshëm është vetëm populli, prandaj, interesat e tij duhet të dalin në plan të parë

Poezia juaj ka brenda satirën dhe vargun pamfletik, fuqinë e kompozimit, simbolikën dhe figura mjaft të realizuara e tepër intensive, karakteristika këto të përbashkëta me poezinë e Viktor Hygoit (kryesisht vargjet shumërrokësh). Si shpjegohet kjo ngjashmëri, ndërkohë që poezia juaj mund të ishte ndikuar nga ajo ruse, lirikët e mëdhenj të së cilës, jo vetëm i njihni shumë mirë, por edhe i keni përkthyer në gjuhën shqipe?

Sigurisht që kjo është një rastësi. Unë e njoh mirë dhe e çmoj shumë poezinë e fuqishme të Hygoit. Ai është ndër poetët më të mëdhenj të Francës, mirëpo, kjo ngjashmëri, e cila ndodh edhe mes autorësh të tjerë, mbase ka një gjë të përbashkët: njeriun e punës, atë që rropatet për të siguruar mbijetesën. Zhan Valzhani i tij është i pakrahasueshëm, është model i njeriut të paepur. Edhe unë kam rendur pas këtij njeriu; pas luftëtarit të pushkës në rreshtat partizane, pas njeriut të halleve në jetën e vështirë, në krahë të njeriut të penës, në fushën e dijes. Me këta personazhe kam ndërtuar romanet e mia, kam ushqyer poezinë, kam frymëzuar prozën. Pastaj, Hygoi ka qenë edhe i internuar, sepse perandori Lui Bonoparti nuk e donte. Në përgjithësi, diktatorët nuk i përkrahin krijuesit që guxojnë, ata që s’mund të jenë veçse të lirë. Veçanërisht poetët s’mund të jetojnë dot të pushtuar.

Përse të ndodhin këto?

Sepse inteligjenca bëhet pengesë për ozurpatorët. Ka dy lloj pushtuesish: të jashtëm, kur vendin tënd e pushtojnë të huajt dhe ti detyrohesh të luftosh me armë në dorë, dhe të brendshëm, kur diktaturën e instalojnë njerëzit e tu, të popullit tënd. Kjo është më e rrezikshmja dhe më e rënda peshë që mund të durojë njeriu, aq më tepër krijuesit. Shumica e krijuesve provojnë pushtimin e brendshëm, por ka edhe fatkeq që, sa rrëzojnë barrikadën e parë, atëherë kur presin të gëzojnë frytet e punës së tyre, përballen me atë që s’e presin, me pushtimin e dytë.

Franca ka njohur një qytetërim të hershëm krahasuar me vendet e tjera evropiane, apo jo?

Sigurisht. Fenomene të tilla, s’mund të quhen të tejkaluara as në vende të tjera me nivele të larta zhvillimi, pavarësisht nga madhësia e tyre. Kur klasa politike e një vendi i tradhton interesat e popullit, i cili e ka vendosur në krye, atëherë diktatura ka lindur. Kur ndarja mes politikës dhe popullit vazhdon të thellohet pa ndërprerje, diktatura është ligjëruar. Kur popullit i ka vajtur thika në kockë dhe zëri i tij s’dëgjohet, atëherë diktatura është kurorëzuar. Këto gjendje të ndera, mjerisht, i kanë provuar shumë vende, kryesisht ato të varfra dhe të tjera në zhvillim. Evropa dhe Ballkani, ende luftojnë për t’i shëruar të tilla sëmundje të rrezikshme.

Humor i hollë i Dritëroit ka lënë gjurmë në shumë tavolina bashkëbisedimi. Brenda këtyre bisedave është mençuria popullore, e denjë për të qëndruar në krah të artit modern. Cila do të jetë e ardhmja e tyre, do marrin jetë brenda kujtimeve të ardhshme apo…?

Ende s’kam marrë vendimin përfundimtar. Në një farë mënyre s’dua që të “lëndoj” ndonjë bashkëbisedues të asaj kohe, por edhe ndonjë fëmijë, nip apo mbesë të tyre që do ti lexojnë në kohën e botimit. Sidoqoftë do ta gjej një zgjidhje në varësi të kohës.

Edhe në botimet tuaja, humori është ai që shkëndion zjarrin. Si keni mundur që të ruani masën, në raport me tërësinë e veprës?

Periferitë, ose zonat urbane siç quhen sot, kanë mënyrën e tyre të jetesës, kanë edhe kulturën e tyre. Është urtësia popullore te fjala e bujkut apo bariut, është përvoja e gjatë që e mënçuron fshatarin dhe mundet kështu të përballojë e zgjidhë hallet e jetës. Unë kam jetuar në fshat deri në moshën 17-18 vjeçare, mes atij ambienti e atyre njerëzve të mrekullueshëm. Humori është pjesë e jetës së tyre. Fatmirësisht unë mora ‘pjesën time’ dhe e përdora me nikoqirllëk. Mirëpo ka një dukuri, veçanërisht humori, duhet të jetë me masë, le të themi si kripa e gjellës. Brënda këtij humori duhet ta ndjejë veten edhe autori i shkrimit, d.m.th. krijuesi. Poezia në mënyrë të veçantë, është shumë sqimatare, e kërkon humorin atëherë dhe aq sa duhet. Do të thosha se edhe veprat më serioze kanë nevojë për një dozë humori, për një rreze drite…

Po për botimet biografike, cili është mendimi juaj?

Para shumë vitesh, një kolegu im–shkrimtar, më kërkoi mendim. Donte të shkruante një roman jetëshkrimor ose monografi, për një personalitet të shquar të kohës. I thashë që të mos lodhej, mirëpo e mori si mosvlerësim ndaj personit të tij dhe u revoltua. Më tha se shoku filan është ashtu e kështu…Dakort i thashë, por a di gjë ti, se cila është jeta e tij e panjohur nga publiku, lidhjet e fshehta dashururore të kohës së rinisë, apo të sotshmet, preferencat e hershme dhe hobit e tanishme, etj. Kolegu heshti. I tregova pastaj për jetëshkrimin e Abraham Linkolnit që e kisha lexuar, sesi shkoi me tren për të marrë detyrën e re në presidencë, lidhjet e tij me punëtorët e thjeshtë, nga të cilët e shkëputi fati etj. Pikërisht, gjërat intime, të pathëna e të panjohura, e bëjnë veprën intriguese për lexuesin. Pastaj, po ta shikosh kalanë nga afër, duket vetëm porta e hyrjes, ndërsa nga larg, duken edhe kullat e vrojtimit, frëngjitë, lartësia e mureve etj. Faktori kohë është shumë i rëndësishëm, kryesisht për krijuesin, sepse piqen mendimet dhe vepra merr vlera.

Mos duhet ta konsideroj këtë si përgjigje ndaj propozimit tim, për të shkruar një monografi tuajën të ardhshme?

Aspak. Unë i lexoj me kënaqësi shkrimet e tua dhe i çmoj ato. Megjithatë, s’do të hiqja dorë nga sugjerimi që i bëra kolegut për të cilin folëm më lartë. Çdo gjë në kohën e duhur.

Mendoni se njeriu ka kohë për t’u turpëruar edhe në moshë madhore?

Jo vetëm kaq, por të shkruash për bashkëkohësit ka edhe vështirësi të tjera, të cilat përsëri i mënjanon koha.

Së fundmi, flitet për një regjistrim të mundshëm të popullsisë sipas përkatësisë fetare. A mund të quhet normale?

Deri në vitet ‘48 apo ‘50, ka ekzistuar një ligj i tillë, pastaj u hoq. Më kujtohet që kam mbushur dy herë formularin e aplikimit dhe kam shkruar: i pafe, megjithëse prindërit e mi ishin bektashinj.

Atëherë numri i ortodoksëve mund të shtohet dhe shqiptarët të dalin në minorancë?

Janë rreth një milionë shqiptarë që punojnë dhe banojnë familjarisht në Greqi, të vajtur pas viteve ‘90. Shumica e tyre, gjersa kanë ndërruar emrat, mund të ndërrojnë dhe përkatësinë fetare. Pastaj, të mos harrojmë se atdheu i të papunit është puna. Shteti shqiptar s’ka forcë t’u thotë: kthehuni këtu, se do t’iu bëj më të pasur nga ç’jeni. Si fjalë, “ortodoks” me sa di unë, do të thotë, dogmatik, i drejtë, i palëkundur, megjithëse sikush çmon vlerat e besimit të tij. Megjithatë, unë shpresoj se ortodoksët shqiptarë do ti ruajnë dhe shpien më tej, vlerat e krijuara nga paraardhësit e tyre të nderuar, pionierë të rilindjes, si Jani Vreto, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani etj, të cilët punuan e luftuan aq shumë për lartësimin e kombit. Në qoftë se edukata e shoqëron njeriun si roje, besimi fetar e drejton andej nga beson ai, se merr edhe bekimin e Perëndisë. Përpjekje dashakeqe do ketë, padyshim. Raqi Qirinxhiut i thanë në Greqi: ti je ortodoks dhe si i tillë, je grek. Mirë u tha Raqi, po Pjetri i madh i Rusisë, grek është edhe ai? Greqia ka meritën e themelimit të bazave të filozofisë, matematikës, fizikës, materializmit, letërsisë, por jo të ortodoksisë. Ortodoksë ka e gjithë bota. Greqia ka shumë gjak shqiptar brenda gjirit të saj, janë më shumë se dy milionë arvanitas. Po ti referohesh folklorit, një këngë e hershme thotë: Selanik e tatëpjetë/ shqiptare do të jetë… Ja që shumë zona dhe qytete të rëndësishme që ishin shqiptare dhe banoheshin prej tyre, sot s’i administrojmë ne. Koha s’mund të kthehet prapa. Në parlamentin grek, deri vonë flitej shqip, sepse shumica e deputetëve ishin me orgjinë shqiptare dhe shqipen e kishin gjuhën e nënës, madje, edhe në votimin e vitit 1931, përsëri fitoi gjuha shqipe. Mirëpo, meqenëse s’kishte alfabetin e saj dhe ishte një gjuhë që s’shkruhej, u përdor gjuha greke në vend të saj. E përsëri, kryetari i parlamentit grek, u drejtohej deputetëve me fjalën shqipe ‘pushoni’ dhe jo me fjalën greke ’skaste’. Në Groelandë, për shembull, banorët kryesorë të saj janë eskimezët dhe një pjesë mongolë. U pushtua nga anglezët, më vonë nga norvegjezët dhe në shekullin e 18-të nga danezët, por gjaku i atyre banorëve, pavarësisht nga ndryshimet e sundimeve, mbetet gjak eskimez dhe mongol.

Si i keni shpëtuar ndikimit të prindërve për besimin te Zoti?

Në fshat, kur isha i vogël, shumë i vogël, mbaja një manar, i cili më ndiqte nga mbrapa kudo që shkoja. Mirëpo një dite prej ditësh, im atë, më tha se e kishim caktuar si kurban për babain e Teqesë. S’kisha forcé të kundërshtoja, isha fëmijë, kështu që ndoqa nga pas tim atë, derisa babai i Teqesë e mori shelegun dhe i futi thikën në grykë si një katil. Mbase ky ishte momenti që brenda meje u projektua urrejtja për këta “shërbëtorë” të Perëndisë. Megjithatë, bektashinjtë, janë shumë tolerantë nga natyra e besimit, një këmbë e mbajnë në hyrje të teqesë dhe tjetrën te dera e pijetores. Baba Reshati s’mërzitet, sepse këndon edhe vetë këngë dashurie, në pritjet që u bën miqve të tij dashamirës. Naim Frashëri i ka dhënë një pamje shqiptare, bektashizmit. Po të lexosh me kujdes “Qerbelanë”, do shikosh përpjekjet e frashërlliut të mençur, se si përshkruan në mënyrë metaforike Abaz Aliun, fisnikërimin e shpirtit të njeriut, nën ndikimin e besimit te zoti, etj.

*Intervista e botuar nga Dita është shkëputur nga libri i Mihal Gjergjit me kritika letrare “Ngjyrat e Mendimit”

Një bisedë e panjohur me Dritëroin: Për Kosovën, Çamërinë, politikën dhe letërsinë Read More »

“I shiti naftën Millosheviçit”, Berisha i përgjigjet akuzave: Plani për vrasjen time dhe të…

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha i ësjtë përgjigjur akuzave të Presodentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ka bërë pazare me Milloshevicin në kohën e luftës, apo ka strehuar Arkanin në Shqipëri.

“Nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse “ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves”, Berisha u përgjigj:

Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Pjesë nga Intervista

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni të ju lexoj dicka për këto reagime që  vju I bëni ka pasur një reagim  nga presidenti Thaqi: “Institucioni  I Republikës së Kosovës sot më së paku i duhen këshillat e të  dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës. Nuk I duam këshillat  e atyre që burgosën komandanin legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që  sot kundërshtojnë  vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli  nuk I lejoi  ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

 

Në vitet 92 – 97’, Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa  veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj

 

Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviqit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër  ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive  qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.

Ermal Panduri: Keni pasur një takim me Bullatoviqin në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..

Sali Berisha: Po

Ermal Panduri: Dhe ka kërkuar lehtësira për…

Sali Berisha: Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertëtën tashti,  erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë s se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.

Ermal Panduri: Nuk kërkuan naftë?

Sali Berisha: Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bullatoviqi, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur  me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabadistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.

Ermal Panduri: A keni dështu me kontrollu pra edhe ato tanket që kanë hy.. a

Sali Berisha: Tanket… Jo i kapëm ne,

Ermal Panduri: I kapët?

Sali Berisha: I kapëm ne, se cfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndertuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone.. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjesuam.

Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?

Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.

Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës

Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?

Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..

Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri. 

Ermal Panduri: Zotri Berisha, si u ndjetë personalisht kur I lexuat të gjitha këto komente të zotëri Thacit. Dua një përgjigjjë, pa aspak diplomaci dua ndjenjë personale tuajën

Sali Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë.

Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato cka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe une diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqiperisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla. 

Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam. /korrieri

“I shiti naftën Millosheviçit”, Berisha i përgjigjet akuzave: Plani për vrasjen time dhe të… Read More »