Intervista

Monika ‘ironizon’ Ramën: Do shkonte të qante tek Meta po ta kapte çizmja

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar në studion e Arian Çanit, “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.

Ajo i ka treguar gazetarit një çek me shumën 1000 euro, të cili kishte brenda një shumë prej 1000 eurosh dhe kjo shumë kishte ardhur nga shitja e çizmeve me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama në parlament ditën kur Arta Marku u votua si Kryeprokurore.

Ajo tha se pronari i një fabrike ia kishte kërkuar t’ia blinte këto çizme dhe ajo kishte pranuar vetëm më një kusht, që këto para do të shkonin për fëmijët jetimë.

Çani e pyeti atë se sa kishin kushtuar ato çizme me të cilat qëlloi drejt kryeministrit Edi Rama, çmim që sipas Kryemadhit ishte 120 mijë lek të vjetra.

E pyetur nga Arian Çani se si ka reaguar ilir Meta pas veprimit të saj në Parlament Kryemadhi është përgjigjur se është duke i mbajtur inat prej katër ditësh.

“Meta ka katër ditë që nuk më flet. Edhe pse unë kam qenë e angazhuar me intervista dhe kur kam shkuar në shtëpi e kam gjetur në gjumë, ose ka bërë sikur po fle, por që ka 4 ditë që nuk kam folur. Vetëm sot në mëngjes folëm pak,” tha Kryemadhi

E pyetur se çfarë do bënte Rama nëse do ta kishte kapur çizmja, Kryemadhi tha se kryeministri do të kishte shkuar të qante tek Presidenti Ilir Meta.

Goditja ishte një simbol kundër çizmes së drogës dhe krimit që po instalohet. Mua më ka mbetur pak peng që nuk e kapi çizmja Ramën, por ishte gardisti që e spostoi. Rama do shkonte të qante tek Ilir Meta nëse do ta kishte kapur çizmja. Pastaj Ilir Meta do rrinte 2-3 javë pa më folur”, tha Kryemadhi.

Monika ‘ironizon’ Ramën: Do shkonte të qante tek Meta po ta kapte çizmja Read More »

Ja çfarë thonë djemtë shqiptarë për virgjërinë

E virgjër apo jo? Të rinjtë shqiptarë duket se janë në kërkim të ideales. Për mikrofonin e BOOM ata shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Ndërkohë sociologët e konsiderojnë absurd mentalitetin e të rinjve shqiptarë, të cilët pas shumë vitesh jetese në vende të Europës kthehen në Shqipëri për te kërkuar ‘Kutinë e Pandorës’ të pa cënuar.

Të virgjër se s’bën, jam prej Kukësi!

Ndërsa të rinjtë në kërkim të ideales, shprehen se do ti kalojnë bashkëshortet e ardhshme në skaner, për të provuar virgjërinë e tyre.

Gazetarja: E keni dëgjuar këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Djali: Po e ka dëgjuar.

Gazetarja: Si i do ti të dashurat, të virgjëra apo jo të virgjëra?

Djali: Ç’rëndësi ka kjo, të dashurat shkojnë dhe vinë.

Gazetarja: Po të pyes për gruan që do ta marrësh tek shtëpia.

Djali: Tek shtëpia? Varet, kismet, nuk e kemi vendosur akoma mendjen.Normalitifikisht si gjithë populli. Jam prej Kukësi unë.

Gazetarja: So do ta marrësh vesh ti që ajo është qepur?

Djali: Do ti bëjmë ndonjë grafi, ndonjë gjë.

****

Gazetarja: Ke dëgjuar për fenomenin e rivirgjërimit të vajzave?

Djali: Po.

Gazetarja: E di çfarë është?

Djali: Po, një lloj qepje.

Gazetarja: Ku e shikoni problemin, tek meshkujt apo tek femrat?

Djali: Tek mentaliteti i të dy palëve.

Gazetarja: Ti si e do të virgjër apo jo të virgjër?

Djali: Sigurisht që të virgjër.

Gazetarja: Si do ta marrësh vesh ti?

Djali: Është shumë e lehtë ta vëresh.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kemi dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë mendoni që është?

Burri: Po çfarë mendojmë, ne si kuptojmë gjërat jemi të moshuar.

****

Gazetarja: Keni dëgjuar për këtë fenomenin që rivirgjërohen vajzat?

Burri: Kam dëgjuar.

Gazetarja: Çfarë është?

Burri: Rigjenerohen.

Ja çfarë thonë djemtë shqiptarë për virgjërinë Read More »

Djali i ish-guvernatorit që noton në luks, Erik Fullani rrëfen veprimin që i ka ndryshuar totalisht jetën

Djali i ish-guvernatorit më të përfolur që ka pasur Banka e Shqipërisë, Erik Fullani është një nga personazhet po ashtu më të diskutuar, sidomos në rrjetet sociale.

Ai njihet jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, por edhe si djali që noton në luks, e si ai person që në mënyrë drastike humbi peshë në pak muaj.

Eriku ishte i ftuar sot në studion e “Rudina” nga ku rrëfeu se si ia doli të humbasë peshë. Madje ai zbuloi për herë të parë sot në emision se pesha e tij maksimale ka arritur në 178 kilogramë, por shtoi se tashmë gjithçka ka ndryshuar.

“Mënyra e jetesës ka qenë problemi i mbipeshës simë, oraret e çrregullta të gjumit dhe të ngënit jasht. Unë se kam thënë kurrë, por maksimumi i peshës sime ka qenë 178 kile, ndërkohë që jam 1.90 i gjatë.

Jeta ime tani ka ndryshuar. Nisma për të humbur peshë ka nisur nga një debat në familje ku unë shprehesha se mund të bëj gjithçka për familjen.

Dhe ata më kërkuan të bie në peshë dhe kështu fillova. Unë tani jam 90 kile dhe jeta ime ka ndryshuar shumë. Tani ndihem shumë më mirë, rrobat më rrinë më mirë dhe bëj fotografi.

Mbipesha më ka bërë të ndihem keq që i vogël. Pesha merret shumë kollaj, por rikthimi i peshës është e vetmja gjë që më tremb dhe tani kam një regjim. Unë s’dua të jap këshilla se njërëzit që më jepnin këshilla mua kur isha i shëndoshë i merja inat”, tha ndër të tjera Fullani.

Djali i ish-guvernatorit që noton në luks, Erik Fullani rrëfen veprimin që i ka ndryshuar totalisht jetën Read More »

Kryemadhi nuk pyet as për burrin: Ta shkarkojnë që nesër, ai nuk është

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka habitur me nje tjeter deklarate te forte te saj dje në “Tonight Ilva Tare” kur tha se Presidenti qe eshte edhe bashkeshorti i saj, te shkarkohet qe neser.

Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë. Është bashkëpunëtor i këtij kaosi. Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?

Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i Partisë tonë.

Çipa: Kjo është akuzë e fortë.

Kryemadhi nuk pyet as për burrin: Ta shkarkojnë që nesër, ai nuk është Read More »

Sëmundja e fshehur që i mori jetën gazetares Adela Xhamani

Sipas raportit përfundimtar nga Mjekësia Ligjore, i cili dha shkaqet që sollën vdekjen e papritur të gazetares 31-vjeçare Adelajda Xhamani në banesën e saj në Tiranë, më 29 tetor, u mësua se vajza nga Kavaja vuante nga një sëmundje e rrallë e zemrës.

Mjekët thanë se Adela vuante nga “kardiomiopataë”, e cila është një sëmundje e muskujve të zemrës.

Por çfarë është kardiomiopatia?

Mjekët thonë se mesatarisht në 25-30 për qind të rasteve, kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe mund të prekë fëmijë dhe të rritur. Ndryshe nga sëmundjet e zemrës nga ataku kardiak, ku kemi një problem me sasinë e duhur të gjakut në zemër, në kardiomiopati, sëmundja është në muskulin e zemrës vetë.

Sipas ekspertëve lloji më i zakonshëm i kardiomiopatisë është kardiomiopatia dilatative, dhomat kardiake zgjerohen nga një tkurrje jo e duhur të muskulit kardiak. Fundi i këtij procesi është insuficienca kardiake kongjestive (zemra nuk arrin të dërgojë sasinë e duhur të gjakut që kërkojnë organet e trupit për të funksionuar siç duhet.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT
– Mungese e ajrit (dispnea)
– Keputje
– Dhimbje ne gjoks
– Rrahje te çrregullta te zemres
– Te renet te fiket (sinkope) ose marrje mendsh
– Renie te funksioneve mendore
– Enjtje e kembeve ose e barkut

DIAGNOZA
Përveç informacioneve mbi të kaluarën shëndetësore dhe kryerjes së ekzaminimit fizik, mjeku juaj mund të kërkoje analiza të tjera. Radiografia e toraksit, elektrokardiograma, ekokardiograma dhe koronarografia (injeksion kontrasti në arteriet koronare për ti vënë në dukje) janë analiza që përdorën për të vlerësuar personat me insuficiencë kardiake kongjestive dhe kardiomiopati. Në disa raste, mund të jetë e nevojshme një biopsi (marrje e një sasie të vogël indi) e muskulit kardiak.

Sëmundja e fshehur që i mori jetën gazetares Adela Xhamani Read More »

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit

Imami Armand Aliu deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë kërcënime pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Drejtoria e Antiterrorit.

Imami rrëfeu nga studioja e “Të Paekspozuarit” se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i Antiterrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram.

Zbuloni të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i seksionit i Antiterrorit. Kërcënime kam marrë edhe nga një oficerë i SHKB-së dhe nga një i Prokurorisë së Tiranës”, u shpreh Ali.

Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit Read More »

Pse u revoltua drejtoresha dhe më tërhoqi zvarrë në shkallë

Drejtoresha dhunon edukatoren e kopshtit në sy të fëmijëve 5­ vjeçarë. Të paktën ky është pretendimi i të dëmtuarës, 50­ vjeçares Suzana Brahimllari, e cila u paraqit për trajtim në spital pas hematomave e tronditjes së pësuar.

Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në kopshtin nr.8, teksa pas një debati verbal, drejtoresha Laureta Asllani ka përfunduar në përdorimin e forcës fizike ndaj vartëses së saj.

Pas denoncimit të edukatores, Policia bëri të ditur se “u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqë sor Korçë për veprën penale ‘dëmtime të tjera me dashje’ pasi ka bërë kallëzim shtetasja S.B., 50 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë mësuese parashkollore. Ajo ka deklaruar se është konfliktuar për motive të dobëta me drejtoreshën e kopshtit, shtetasen L.A., 38 vjeçe, banuese në Korçë, në ambientet e brendshme të këtij institucioni. Nga ana e Policisë, u kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

E kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, drejtoresha Asllani u shpreh se e gjithë kjo është një sajesë dhe se ajo do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje. “Nuk është asgjë e vërtetë. Ajo (edukatorja) ka probleme, të cilat po i verifikon një komision etike”, u shpreh drejtoresha. Madje, ajo nuk pranoi që hematomat e 50­-vjeçares të jenë shkaktuar nga ana e saj.

Ndërkohë, e dëmtuara rrëfeu në ambientet e jashtme të spitalit (personeli nuk lejoi gazetarët ta intervistonin brenda), se si ndodhi ngjarja.

Znj. Brahimllari, a mund ta na thoni se si ndodhi ngjarja?

Më tha drejtoresha se kishte pasur një ankesë nga një prind me argumentin se unë nuk respektoja etikën, pasi u thosha prindërve çfarë bënin fëmijët e tyre gjatë kohës që unë kujdesesha për ta. Ndërkohë që unë e kam detyrim që t’i informoj prindërit për çdo gjë që ndodh me fëmijët, çdo sjellje të tyre të mirë apo çdo gabim që bëjnë. Më thirri në zyrë dhe më komunikoi që kishte këtë ankesë prindi dhe madje kishte mbledhur komisionin e etikës.

Dhe më tej çfarë ndodhi?

I kërkova letrën që pretendonte se e kishte bërë prindi dhe ajo e nxori dhe ma tregoi. Në ato momente unë i kërkova që ta bëja fotokopje dhe t’ia ktheja origjinalin dhe nisa ta palos. Por ajo u revoltua nga kjo gjë dhe nisi të më godasë. Unë dola nga zyra, por ajo më ndoqi dhe po më tërhiqte zvarrë nëpër shkallë… Më pas iu shkëputa nga duart dhe hyra në klasë ku ishin edhe fëmijët. Mendova se për shkak se aty kishte fëmijë, nuk do të vinte atje.

Ju ndoqi?

Po, ka hyrë në klasë dhe në sy të fëmijëve që janë 5­ vjeçarë më goditi, ata u traumatizuan. Më pas doli nga klasa dhe unë u ula në një karrige. Nuk isha në gjendje të qëndroja, isha e shokuar. Pak më vonë humba ndjenjat dhe më kanë shtrirë mbi tavolinën ku hanë ushqimin fëmijët. As ambulancën nuk lajmëroi që të më çonin në spital. Thirra vetë urgjencën dhe më kanë mjekuar atje, mbi tavolinë.

Keni pasur konflikte të mëparshme me drejtoreshën?

Kam 32 vjet që punoj në sistemin arsimor dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme. Kam 3 muaj që përballem me presion psikologjik të vazhdueshëm, pasi kjo drejtoresha nuk e di pse grindej me mua për çdo gjë. Nuk kisha reaguar dhe s’i ktheja asnjëherë përgjigje, s’doja të humbisja vendin e punës… Ndërkohë që edhe për letrën e prindit që ajo pretendon dhe madje e kishte bërë gati, unë kam komunikuar më pas me atë prindin. Dhe më mohoi kategorikisht të jetë ankuar as gojarisht, jo më të kishte shkruar atë letër për mua.

A keni bërë denoncim në Polici?

Po, kam bërë kallëzim në Polici sepse nuk mund ta duroja më, është e turpshme që të më ndodhë kjo gjë.

A do të riktheheni nesër në punë?

Po, do të shkoj, më vjen shumë turp nga kjo që ndodhi, por do shkoj, kam fëmijët për të cilët kujdesem dhe nuk mund t’i lë. Nuk e di çfarë më pret dhe çfarë reagimi do të kem nesër nga drejtoresha.

Pse u revoltua drejtoresha dhe më tërhoqi zvarrë në shkallë Read More »

Mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, flet për familjen ‘Gambino’, jetën e tij dhe shqiptarët

Ditën e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” nëpërmjet regjisorit Andi Deljana ka ardhur në vëmendje jeta e një mafiozi të famshëm me origjinë shqiptare për të cilin së fundmi është xhiruar një film-serial që do të sjellë jetën e tij. Bëhet fjalë për John Alite me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe rritur në New York i cili ka patur lidhje me familjen e famshme mafioze italiane “Gambino” ku John Goti ishte kryemafiozi.

Në vitet ’80-’90, Alite ishte krahu i djathtë i mafiozit italian, John Gotti, deri në arratinë në vitet 2000 kur mësoi se pikërisht ata të cilët i kishte konsideruar si një familje, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Por pse të mos mësojmë gjithçka për të nga vetë John. Modest, i qetë, i sinqertë, i tillë është sot personi që do të mbahet mend si mafiozi që rrëzoi familjen e famshme Gambino.

Përshëndetje, John Alite. Është kjo një nofkë apo emri juaj i vërtetë?

– Është emri im i vërtetë. Babai im quhej Muhamed dhe si një emigrant krenar, ai më vuri këtë emër tërësisht amerikan, John Edëard Alite.

– Si po ecin gjërat tani në jetën tuaj?

– Jeta po ecën për mrekulli. Jam i ftuar për intervista nga media të ndryshme në Shqipëri, Amerikë dhe në botë si Rolling Stone në SHBA, “Society” në Francë, Radio Times në Angli dhe Koed Bloed në Amsterdam. Jam gjithashtu në disa libra krahas librit tim, “Gotti’s rules”, ndërkohë që pritet të vijë së shpejti libri im tjetër, “Darkest Hour”. Kam qenë edhe në një kapitull të librit “Mob killer” që titullohet “Shqiptari” si dhe disa të tjerë. Po ashtu jam i ftuar në dhjetëra programe televizive dhe dokumentarë dhe sapo më kanë propozuar të luaj në filmin “Besa” që bazohet në librin me po të njëjtin titull, shkruar nga autori i famshëm, Louis Romano. Bëj shumë biseda në kolegje të ndryshme dhe mbaj fjalime si i ftuar në muzeun Mob në Las Vegas, Nevada. Kështu që jam vërtet i zënë.

– A e dini se sa i famshëm jeni dhe se një pjesë e mirë e shqiptarëve janë fansat tuaj?

– Po, jam i ndërgjegjshëm për këtë. Komuniteti shqiptar në të gjithë botën, më shkruan vazhdimisht mesazhe mbështetjeje. Shqipet janë gjaku im. Unë kam tatuazh flamurin tonë në krah dhe Skënderbeun në shpinë. Jam krenar për vendin tonë dhe trashëgiminë që kemi.

– Pse mendoni se shqiptarët janë kaq të dhënë pas mafias?

– Sepse historikisht ne vijmë nga një botë ku kemi qenë të shtypur, por kemi krenarinë e luanëve dhe nuk dorëzohemi apo nënshtrohemi për asgjë në botë. Ne do të vdisnim për “besën” tonë.

– Si e shikoni tani veten si një ish-anëtar i mafias?

– E shoh si një burrë që babai im, e rriti duke luftuar dhe duke mbrojtur parimet dhe familjen e tij duke mos lënë asgjë që ta trembë. Unë jam një burrë i cili që i vogël ishte i sjellshëm por kur njerëzit e gjykojnë këtë si dobësi, do të shohin anën e frikshme timen që përpiqem të mos e shfaq vetëm nëse është e nevojshme. Unë nuk përpiqem të sillem sikur jam mbreti në dhomë, jam thjesht vetja, por nëse dikush ma bën borxh do të shohë se deri ku mund të shkoj.

– Keni një numër të vrasjeve që keni kryer?

– Në gjyq avokatët e Gottit deklaruan se kisha gjuajtur më shumë se 60 njerëz dhe vrarë 37 apo 40 të tjerë. Unë nuk i kam numëruar. Këto janë fjalë të atyre që duan të më bëjnë keq ose të më vrasin. Përmes kompjuterit më “vrasin” cdo ditë por të gjithë e dinë që unë jam jashtë ditën dhe natën dhe nuk fshihem asnjëherë.

– Çfarë përfaqëson mafia dhe çfarë është ajo në të vërtetë?

– Në këtë vend, mafia supozohet të përfaqësojë besnikërinë, respektin, nderin dhe miqësinë. Por në realitet, kjo është e gjitha një gënjeshtër, nuk ekziston dicka e tillë. Kthejuni historisë dhe shihni si ata kanë vrarë miqtë e tyre më të mirë dhe familjet duke i vjedhur paratë dhe gratë e njëri – tjetrit nga zilia dhe xhelozia. Mënyrat si funksiononte Mafia e vjetër, kanë humbur me kohë.

– Në librin tuaj, ju flisni për rregullat e Gottit por cilat ishin rregullat tuaja atëherë dhe cilat janë ato tani?

– Rregullat e mia janë të jesh i sjellshëm dhe i njerëzishëm me njerëzit, ji me ata ai që ti do të doje që ata të ishin me ty, trajtoji miqtë e vërtetë si familje, mok kij ego dhe mos vepro në inat e sipër por me inteligjencë dhe mbani mend shqiptarë; mos iu hidhni shqiptarëve tuaj si gjarpërinj sepse kush e shikon këtë e di që nuk i duhet besuar ty apo familjes tënde. Ji një burrë ashtu sic duhet të jetë një burrë, me nder dhe kupto që edukimi dhe puna e madhe do të të mësojnë dinjitetin dhe krenarinë.

– Kush ishte Gotti i vjetër dhe kush ai i riu?

– Gotti i ri ishte një fëmijë i keq i llastuar me lugë të argjendtë në gojë. Hidhini një sy sjelljes së tij në media. Asnjë burrë nuk sillet si ai, një gangster i sajuar. Ai është i dobët dhe i butë dhe nuk ia vlen për t’u diskutuar, kurse babai i tij ishte një gangster, thjesht një lider i keq dhe rregullat e tij kishin standarte të dyfishta për të dhe njerëzit e tij. Që të respektohesh ti duhet të jesh vetë shembull, të vihesh përballë, t’i mbrosh ushtarët e tu, jo t’i fajësosh ata. Të vrasësh për t’i mbrojtur ata, jo t’i vrasësh ngaqë u trembesh atyre. Në këtë sens, për mua një lider i madh ishte dhe është Ramush Haradinaj, Ai rrezikoi jetën e tij dhe familjen për parimet dhe shokët me të cilët përballoi gjithcka. Ai është një legjendë për mua, një hero.

– Lajmi më i fundit nga mafia, ishte vdekja e Toto Rinës. Nëse do të bënim një krahasim mes tij dhe John Gottit, çfarë do të na thonit?

– Do të qeshja. Toto ishte një gangster i vërtetë nga Italia me një ndryshim të madh për nga mënyra si gjërat funksionojnë këtu. Pushteti i Gottit zgjati 4 vjet këtu dhe në familjen e tij nuk kishte ndonjë trashëgimi kriminelësh përpara tij. Përvec kësaj ai është dëgjuar në dhjetëra regjistrime ku ua vë fajin djemve të tij, të cilët i lejoi që të vriteshin dhe nuk qëlloi njëherë për ta. Këto nuk janë cilësi të një lideri. Ai kishte gjithashtu probleme të mëdha me kumarin dhe kjo ishte një tjetër pikë e dobët e tij. Ku janë cilësitë e tij prej lideri për të cilat shkruajnë gazetat si besnikëria dhe respekti. Unë eci në të njëjtat rrugë, në të njëtën zonë ku janë vrasësit e Gottit, qoftë ata realë, qoftë ata virtualë që fshihen pas një kompjuteri.

– Nëse një operacion plastik ose një identitet i ri do të ishte i nevojshëm, do ta konsideronit?

– Kurrë. Nuk do ta ndryshoj kurrë emrin tim. Gjyshi im, Ali Alite, ishte njeri punëtor dhe krenar për këtë. Ai u martua me gjyshen time Fatimën. Unë do të vdes me këtë emër dhe këtë fytyrë dhe do të jetoj ku të dua. Unë eci në pot ë njjëtat rrugë në Neë York, ngas makina të shtrenjta të hapura (kabriole) dhe do të shkoj ku të dua, kur të dua. Nuk fshihem kurrë sepse kjo është të vdesësh pa vdekur dhe krenaria e gjaku im nuk do ta lejojnë këtë.

– Femra më e rëndësishme në jetën tuaj?

– Vajza ime. Ta shoh atë teksa rritet si një zonjushë dhe mamaja ime.

– E dashura juaj është shqiptare?

– Oh, po, e dashura ime është shqiptare. (Buzëqesh)

– A jeni besnik, John?

– Mbetem gjithmonë besnik i atij që është besnik ndaj meje dhe kjo për mua vlen në çdo aspekt të jetës.

– I trembeni kohës që kalon?

– Mosha nuk më tremb. Në shumë drejtime jeta ime është më mirë tani. Jam bërë më i zgjuar, ka ndryshuar mënyra si mendoj dhe personat që më kanë ndihmuar të arrij këtu më japin kuptimin e vërtetë të jetës.

– Sa e rëndësishme është paraja në jetën tuaj tani?

– Paraja është e rëndësishme në jetë për të patur siguri, por nuk më dominon mua apo emocionet e mia. Më ndihmon të ndërtoj një të ardhme për të ardhmen e familjes time dhe për të më dhënë fuqi në që të ndihmoj njerëzit në nevojë që nuk janë kaq me fat. Jam përfshirë në disa raste në ndihmë ndaj fëmijëve me kancer, ushqime për të pastrehët dhe kundra bullizmit ndaj përpiqem të ndihmoj dhe të jem më i matur me kalimin e kohës.

– Do ta konsideronit një ofertë si deputet në Shqipëri?

– Do të më pëlqente shumë që të përfshihesha në projekte për të mirën e vendit tonë. Kjo do të ishte ëndrra e bërë realitet e gjyshërve që më shohin nga qielli. Më mungojnë kaq shumë, ata ishin themeli im.

– Për të gjithë fansat që mezi po presin t’ju shohin, kur do të jeni në Shqipëri?

– Mezi pres të vij në Shqipëri që të prezantoj librin tim “Darkest Hour” dhe të shoh familjen dhe kushëririn tim më të mirë, Endrit Kaziz. Sa më shpejt shpresoj.

– 3 mësimet më të mëdha në jetë?

– Mos i beso kurrë dikujt verbërisht, mos besoni se paraja sjell lumturinë dhe për ta plotësuar, mënyrat e shpejta për ta bërë atë nuk ekzistojnë, duajeni familjen tuaj sepse një ditë ata do të kenë ikur dhe do t’ju mungojnë shumë sic më mungojnë mua gjyshërit që nga koha kur isha në burg.

– Fjala më e bukur në shqip?

– O sa mirë me qenë shqiptar.

– Ushqimi i preferuar shqiptar?

– Byrek

– Një zakon tipik shqiptar që e ruani?

– Të heq këpucët përpara derës dhe të mbaj foton e Skënderbeut në mur.

– Diçka të fundit për të thënë?

– Kam një dedikim për Christian Lekën. Ai vdiq këtu nga një aksident duke shpëtuar motrën e tij të vogël dhe gruan e tij të ardhshme. Është kaq e rëndësishme për mua ta përmend këtë djalë të mbarë.

Mafiozi i famshëm shqiptar John Alite, flet për familjen ‘Gambino’, jetën e tij dhe shqiptarët Read More »