Humor nga zona

”10 Topat e Artë” morën valixhet, rrjeti vë në lojë Messin dhe Ronaldon (Fotot)

Mbrëmjen e djeshme dy yjet e futbollit botëror, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi i kanë dhënë lamtumirën Kampionatit Botëror.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt ata nuk arritën të shënonin as golin e nderit në turin me eleminim direkt.

Kjo gjë i ka mjaftuar rrjeteve sociale për të nisur humorin dhe për të ironizuar 10 ‘’Topat e Artë’’.

Më poshtë shfaqen foto-memet më pikante.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

”10 Topat e Artë” morën valixhet, rrjeti vë në lojë Messin dhe Ronaldon (Fotot) Read More »

Monika kërcënon Presidentit: Do të ndërpres dietën po dekretove Teatrin

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, I ka shkruar një letër të ashpër Presidentit Ilir Meta lidhur me mundësinë e dekretimit të ligjit të ri për Teatrin Kombëtar prej tij.
Në një letër që ja ka lënë tek cepi I pjatës gjatë drekës së sotme, Monika ka qenë shumë e ashpër.
Presidenti ndërkohë që u ul të hante drekë pa letrën dhe mendoi se ishin rekomandimet për dietën. Kur e hapi c’të lexonte.
“Zoti Meta.

Në qoftë se ju vazhdoni në këtë rrugë, pangopësia e qeverisë do të zërë dhe ty sytë dhe do përfundosh shumë keq….
Meta e ndërpreu leximin.
-Po ca ke moj grua, se s’po e tepëroj me të ngrënë. Ja këto perimet e ziera një sallatë dhe pak peshk.
-Leri këto po vazhdo lexoje,- I tha Monika.
…Kjo qeveri që nuk ngopet së ngrëni, tani ka shtuar oreksin dhe me Teatrin Kombëtar. Ajo po merr tokën mes garazhit Avniut dhe kafes së Kacit dhe ka për të lënë me gisht në gojë gjithë aktorët që shetisnin aty.

Nëse kjo situatë vazhdon më tej ne kemi vendosur të reagojmë zyrtarisht ndaj teje.
Por unë I kam premtuar partisë dhe një sër masash represive ndaj teje.
E para nëse ti e firmos atë ligj, atëhere mos kërko që të porosisë më drejt dietike. Do hash cfarë hanë gjithë të tjerët.

Kam porositur gruan që gatuan të mos blej më perime të ziera dhe sallatë në drek, por vetëm supë dhe gjellë me mishë.
Kam marr masa të zhduk gjithë pijet dhe lëngjet nga shtëpia me qëllim që ta provosh cdo të thotë të rrish pa pirë sic do ngelen ata aktorët po I prish Teatri.
Do heq abonimin e Digitalb dhe Tring dhe të shikosh vetëm TVSh që të të shfaqet Thoma Gëllci në ëndërr.
Nuk do kesh më asnjë komunikim me LSI dhe do ndalojmë Petrit Vasilin të të tregoj barcaleta cdo darkë.

Do marrësh përsipër përgjegjësinë për cdo crregullim shëndetësor që mund të pasoj nga prishja e rregjimt të zakonshëm të ushqimit.
Përvec kësaj do kesh dhe mungesën e mbështetjes së LSI. Sa herë të dalësh në TV nuk do kesh asnjë mesazh nga anëtarët.
Tani bë si të duash.
Pres përgjigje deri në dark, para se të filloj ndëshkimin/tema/

Monika kërcënon Presidentit: Do të ndërpres dietën po dekretove Teatrin Read More »

Salianusi i tregon Grigjës emocionet me Toyota “Yaris”!

Salianusi shkoi sot në Kuvend me një Toyota ‘Yaris’. Në fakt ishte aventurë e fortë pasi askush nga grupi parlamentar nuk kishte një të tillë. Të gjithë fillonin me Benz, BMW, e lart.

Ja si ja rrëfeu Salianusi, Grigjës,  aventurën e gjetjes së Toyota “Yaris”.

“Pas shumë kërkimesh pyeta Mzatin në Kamëz. E kisha fiksim që do shkoja me “Yaris” në Kuvend. Ishte ide shumë origjinale. Ma futi në mendje Strazua, por dhe mua më ngjiti shumë.

Mzati u tregua i gatshëm. Vetëm atë Strazon mos ma sill këtu se i thyj turinjt tha. Njof nja dy dibranë që i blejnë kot këto Toyotat. Nja dy herë ua japin dashnoreve në përdorim. Eja merr një.

Dhe ashtu bëra. Shkova në Kamëz, takova Mzatin në Kafe ‘England’ dhe aty një nga ata të kafes, u tregoi se njifte një dibran tjetër që blente Toyota “Yaris” për qejf.

-E kena komisionerin tone,- i tha Mzati na e jep ai.

Kur shkuan tek ai dibrani nuk e gjetëm. Ka disa ditë që nuk është dukur,- tha roja, por meqë jeni me zotin Mzati merreni një makinë dhe silleni prap.

Ashtu bëmë.

Toyota ishte e lezetshme. U mësova shpejt t’i jap, dhe pashë që kishte boll hapësirë brenda. Harxhonte pak dhe ishte me amortizim të mirë edhe pse e përdorur.

Pastaj ndalova tek Strazua që kishte printu ca euro fallco në disa çanta letre dhe i futa në makinë.

Kur zbrita para Kuvendit fluturoja nga gëzimi. Isha në qendër të vemendjes.

Pastaj hyra brenda dhe ndodhi ajo që ndodhi. Befas Lulit i erdhi një mesazh sapo u ngrit Taulanti të fliste dhe doli jashtë. Desha të dija dhe unë por ma bënë me shenjë që nuk është bojkot por Luli ka një punë.

Pastaj filloi të më bjerë një telefonatë e panjohur.

I shkruajta jam në Kuvend mos më shqetëso.

-Jam ai i Toyota “Yaris”- tha. Ai që është në foto me Lulin tek zyra e PD. Toyota që ke marrë është e vëllait tim. Të lutem ktheje shpejt se ma kërkon policia për eskpertizë.

Ishte e pabesueshme. Kisha marrë fiks një nga Toyotat e atij që kishte sjellë ‘Yarisin’ me 3,7 milionë.

Dola me vrap jashtë të takoja Lulin t’ia thoja që është i yni.

Ai kishte ikur në SHQUP. Kur arrita aty e gjeta duke pa Taulant Ballën në televizor. Në krah ishte Strazua që po i tregonte kush ishte ai që kish dalë në foto. Ishte një ditë e paharruar. Për pak hyra në histori”.(tema)

Salianusi i tregon Grigjës emocionet me Toyota “Yaris”! Read More »

Letra e Cekës për Metën: Mos i përlani eurot e Durrësit

FEJTON/ Letër bashkëfshatarit
O Like, o babuç, po si të kam o vëlla, si më je o flori, ça ke bërë ore shejtan, se na ke harruar fare o t’u mbylltë, u bëre firar, o mos të shkoftë syri keq!

Po jemi vëllezër, jemi nga një fshat o derdimen, pse u katandisëm që të shihemi në televizor, unë duke tallur politikën me humor dhe ti duke tallur popullin me seriozitet! Po si ore qafir, kalon mes për mes Beratit me 100 vetura, kur shkon për të parë guroret në Skrapar dhe nuk kthehesh tek babuçi yt, që nuk të heq nga goja ditë e natë, që të kam bërë hero në gjithë zonën?!

Po të kam shpirt ore rrufjan, të kam zemër, të kam flori, ti dhe Sazan Guri jeni “bekri” (dredharakë) në zonën tonë, ju e keni nderuar fshatin tonë, që ju do aq shumë dhe betohet për ju “Rrofshi sa mali Tomorrit”, apo nuk ke lindur edhe më 24 mars-ditën e Novruzit.

O babuç, o flori, nuk të dua për vend pune në presidencë, se edhe një Komi që kishim atje (Kozam Dushi) e hoqe dhe ke futur ata që nuk të bëjnë për të qeshur, por për të qarë..

O Flori, o babauç, dua të takoj si vëlla, se po më djeg malli për ty, po më kalbet xhani për ty, por dhe për të bërë ndonjë punë nga ato që di ti, se na plasi shpirti nga varfëria, se që ta dish ti Like vëllai, këtej nga ne leku është shpallur në kërkim, nuk jemi si puna jote, që po të kërkon leku.

Kur më thanë, se do kaloje herën e fundit këtej nga zona jonë, porosita Tofikun, atë mikun tënd polic rrugor në Berat, që të sjell mishin, verën, arrat, reçelnat dhe qershitë në Tiranë, por ai më tha se nuk kishe kohë të ktheheshe, ngaqë kishit një “takim pune” ti, Bajrami i Fondit “Besa” dhe ata të TAP-it, që po punojnë në Skrapar.

O babuç, o flori, o bekri, a e di pse po ta dërgoj këtë letër?

Jo, nuk e di, le që ku e ke mendjen tek letrat e mia, ty të zjen koka për hallet e popullit, të ka helumar shytrja e datës së negociatave, të pashë në televizor, dukeshe i “vrarë” në fytyrë!

Po ta them ashiqare o babuç, fshatçe siç flasim ne nga Skrapari, ose me “transparencë brilante”, siç thotë Mona, nusja jonë që sikur na e solli si me porosi drit-ploti i bekuar “Abaz Aliu” e që na ka ndritur gjithë zonën dhe na ka mbajtur lart nderin e fshatit.

Të kam parë e dëgjuar në televizor, që je llafosur me aktorët dhe u ke dalë në krahë, tamam si burrat, për të mos lejuar prishjen e Teatrit, jo atë teatrin tonë në Berat që e ka dhënë Nasip Naço me qira, por teatrin e Tiranës.

O babauç, o flori, besoj se e dëgjove haberin, që artistët që u takuan me ty, ranë dakort me bashkinë dhe qeverinë, për ta shembur teatrin e vjetër! Meqë puna shkoi kështu si punë teatri, po munde, gjeje terezinë siç di ta gjesh ti dhe ulu e fol fshatçe me Ramën, Salën e Lulin, që ato eurot e Durrësit të mos “humbasin”, të mos “përmbyten” nga shirrat në depot e policisë, ose të mos dalin “fallco”, por të hidhen për ndërtimin e teatrit të ri. Kaq kisha o babuç, mos harro ore shejtan, bëhu të fala të gjithëve o flori, o tu bëfsha unë o Likja ynë president!/Pamfleti

Letra e Cekës për Metën: Mos i përlani eurot e Durrësit Read More »

Shkëlzeni zihet me kunatin, replika midis tyre

Ethet e Botërorit prej disa ditësh kanë mbërthyer para ekraneve të gjithë sportdashësit në vendin tonë, ku dallimet mes tifozerive janë shumë të dukshme. Madje dhe brenda familjes, pjestarë të saj mund të jenë tifozë të ekipeve të ndryshme.

Kjo duket se po ndodh dhe në familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku në disa komente në rrjetet sociale është vënë re se djali dhe dhëndëri i tij bëjnë tifo për kombëtare të ndryshme.

Shkëlzen Berisha është tifoz i flaktë me Brazilin, ndërsaJjamarbër Malltezi dhe vajza e tij e kanë shprehur haptazi mbështetjen për Gjermaninë.

Dhe dje në rrjetet sociale ka pasur një shkëmbim replikash mes tyre, sa i përket performancës së ekipit gjerman.

Malltezi është shprehur se fitorja ishte shume e rëndësishme duke marrë parasysh dhe faktin se skuadra e Loë po luante me 10 lojtarë në minutat e fundit, ndërsa Shklëzen Berisha është shprehur se s’ka turp më të madh se të fitosh ndaj një ekipi si Suedia në minutën e 93-të të takimit.

Mesa duket deri në fund të Botërorit, ecuria e skuadrave të tyre të zemrës do të ketë shumë për të diskutuar, pasi as Gjermania dhe as Brazili nuk kanë qenë në ditët e tyre më të mira.

Shkëlzeni zihet me kunatin, replika midis tyre Read More »

“I shtrenjti im Fahri, pas kapedan Mulit, herkul Palokës dhe harkëtar Strazos, gjenerata do të njoh mendjen e palestruar të prestigjozes 55”, zbulohet letra e Berishës për Fahriun

Faqet e humorit zgjedhin të përcjellin diçka ndryshe nga ajo që raportohet në media. “Memet” nuk kanë kursyer të vënë në lojë politikanët shqiptarë, si Meta, Berisha, Rama etj.

Këto janë foto-memet:

“I shtrenjti im Fahri, pas kapedan Mulit, herkul Palokës dhe harkëtar Strazos, gjenerata do të njoh mendjen e palestruar të prestigjozes 55”, zbulohet letra e Berishës për Fahriun Read More »

Tërmet Peçi nxjerr “sekretin”: Piktorin që vizatoi Edin baskebollist, e dërgoi vetë Edi nga Tirana

Gjëra që ndodhin
Asgjë nuk mbahet përgjithnjë sekret e sidomos nderet që bëhen, mbasi sekreti del rastësisht nga egozimi, kënaqësia, servilizmi, interesi, inati e pa dashje dhe nga pakujdesia në biseda të përditshme, me shokë e miq.

Kështu i ndodhi dhe kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi kur ndërtoi palestrën e qytetit, brenda së cilës, në faqen ballore të murit, vizatoi profilin e kryeministrit Edi Rama, si basketbollist në fushë, pikturë e cila u komentua shumë!

Kryebashkiaku Peçi, për të ndalur komentet, tha publikisht, se pikturimi i Edi Ramës basketbollist në murin ballor të palestrës, ishte suprizë dhe dhuratë mirënjohjeje nga piktorët dhe bashkia e Tepelenës, për mbështetjen financiare të projektit të palestrës dhe sportit të zonës.

Mirëpo dy ditë më parë, në një bisedë miqësore shokësh, Tërmeti e nxorri sekretin e kësaj pikture, duke thënë se Edi Rama e dinte që do pikturohej në murin e palestrës dhe e dërgoi vetë një piktor nga Tirana në Tepelenë, që vizatimi të dilte sa më origjinal me porfilin e kryeministrit si basetbollistit!/Pamfleti

Tërmet Peçi nxjerr “sekretin”: Piktorin që vizatoi Edin baskebollist, e dërgoi vetë Edi nga Tirana Read More »

Grigja tregon nismen e re të opozitës: Mos ma prek Salianusin

Pas debatit të fundit që PD është përfshirë në kauzën “Mos ma prek Teatrin”, Grigja ka argumentuar të mirën që ka Shqipëria nga këto kauza:

“Të dashur miq!

Dua të komunikoj me ju për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë na akuzojnë se me opozitën tonë ne duam t’i bëjmë keq Shqipërisë dhe të cenojmë imazhin e saj.

Por faktet kanë treguar të kundërtën.

Ne u ngritëm kundër sheshit “Skënderbej”, se ishim të bindur se lufta jonë do ta bënte atë më të mirë.
Beteja jonë disa vjeçare më në fund dha rezultate.

Sot sheshi “Skënderbej” është shpallur hapësira më e mirë publike në Europë.

Po të mos ishte lufta jonë, po të mos ndërkombëtarizohej si çështje, po të mos ishin email-et e Genc Pollos, që e ka quajtur atë një shesh piramidë, që do të ngjallë kujtimin e etërve komunistë, bota kurrë nuk do ta kishte marrë seriozisht atë shesh.

Shikoni parkun e Tiranës.

Beteja jonë “Mos ma prek Parkun” bëri që Erion Veliaj të detyrohej të ndërtonte aty një park për lodrat e fëmijëve dhe të rregullonte parkun në parametra europianë.

Sot ai është një nga parqet më të vlerësuara në Europë falë betejës sonë.

Po të mos ishte patllakja e Strazos dhe beteja e Mulit me betonieret, ai park do ishte anonim.

Tani kam një apel për të gjithë ju që na merni për ters betejën për Teatrin.

Beteja jonë “Mos ma prek Teatrin” synon ndërkombëtarizimin e kësaj çështje, ndërtimin e Teatrit të ri nga një arkitekt i njohur dhe marrjen e një çmimi në të ardhmen.

Këto janë kontribute konkrete për Shqipërinë, dhe jo llafet e Erion Veliaj.

Ne jemi në rrugën e duhur në këtë drejtim dhe do luftojmë për t’i bërë të njohura veprat publike në Shqipëri.

Pa ndihmën tonë ato do të kishin ngelur anonime.

Aksioni jonë i fundit do të jetë “Mos ma prek Salianusin”.

Kemi informata se atij do t’i heqin imunitetin për Babalen dhe duan ta kërcënojnë me burg.

Beteja jonë “Mos ma prek Salianusin”, do të jetë betejë që do të rrisë emrin e tij në botë dhe ai do të bëhet “Mandela i Shqipërisë”.

Pas kësaj, opozita do ketë një vlerë europiane të shtuar në gjirin e saj, falë sakrificës së tij dhe betejës sonë.

Është kjo arsyeja që kauzat tona ndihmojnë Shqipërinë, dhe jo partinë.(tema)

Grigja tregon nismen e re të opozitës: Mos ma prek Salianusin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com