Histori

Shqipëria e Ali Pashë Tepelenës, kishte mbi 150 mijë kilometra katrorë

Të gjithë sot flasin për Shqipërinë e madhe, ndërsa kur numërojmë territorin e saj, ai nuk i kalon as 6o mijë kolometra katrorë. Pra, sikur e ngatërrojnë qëllimisht Shqipërinë etnike, e cila edhe aktualisht më shumë se një qindmijë kilometra katrorë, dhe prapë është shumë e vogël se “Shqipëria e pavarur” – “Indipendent Albania” e Ali Pashë Tepelenës.

Ky projekt që për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk u realizua u kthye në kob për një komb të tërë, është Shqipëria e vërtetë, e mbijetuar pjesërisht prej Ilirisë, kur ishte disa herë më e madhe se sa ky projekt-shtet i Ali Pashës.

Por, shteti i Ali Pashës përfshinte gati të gjithë shqiptarët në Ballkan, dhe pa dyshim që sot do të ishte shteti më i madh me territor pas Rumanisë, dhe po ashtu popullsia nuk do të ishte më pak se njëzet milionë shqiptarë.

Greqia vështirë se do të ekzitonte si shtet, po ashtu as Mali i Zi nuk do të krijohej dot, dhe as që bëhet fjalë për ekzistimin e Maqedonisë, ndërsa Serbia edhe nëse do të ishte krijuar nuk do të kishte as sot territor më të madh se sa pashallëku i Beogradit.

Sipas dokumenteve të gjetura në Angli nga Irakli Koçollari, Ali Pasha kishte marrë të gjitha masat për krijimin e shtetit shqiptar dhe këtë e kishte bërë në pajtim me tre pashallqet tjera shqiptare. “Ali Pasha kishte deklaruar: “Unë jam përgatitur dhe i kam marrë të gjitha masat që në një moment të caktuar, unë të shkëputem dhe të shpall pavarësinë e atdheut tim”.

Vetëm territori i principatës së Ali Pashës do të shtrihej në këtë hapësirë: Nga Elbasani, pra si veri kishte Shkumbinin dhe më pas në Ohër, deri në afërsi të Manastirit, gjithë territoret e Maqedonisë së sotme, deri në afërsi të Selanikut më pas në Thesali, Magnezi e Peloponez, pa përfshirë këtu Athinën, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende një qytet, por një fshat i banuar nga arvanitasit”.

Ku do të shtrihej më tej ky shtet?

Ali Pasha ishte kategorik se marrëveshja ishte bërë me dy pashallarët tjerë në veri, por edhe me një pasha më në jug në Greqi, që sundonte tokat shqiptare: “Unë kam biseduar edhe me ata të dy dhe ne kemi rënë dakord që të krijojmë një shtet të përbashkët me të gjitha pashallëqet, madje bashkë edhe me ne të tre, pra Shkodrës, Beratit dhe Janinës, do të bashkohet edhe Selim Pasha i Seresit”. Seresi është një qytet në Greqi, u kishte deklaruar Ali Pasha britanikëve.
Sipas shtrirjes së Pashallallëkut të Janinës, dhe të atij të Serezit, i bie që rreth gjysma e Greqisë së sotme të ishte shtet shqiptar, më së paku 6o mijë kilometra katrorë, plus territori i Shqipërisë së sotme, dhe territori i Maqedonisë së sotme, që bëjnë së bashku afër 54 mijë kilometra katrorë, Kosova e sotme dhe Sanxhaku, shumica e territorit të Malit të Zi dhe një pjesë tjetër e Serbisë deri tek portat e Nishit, do të përbënin rreth 50 mijë kilometra katrorë të tjera, dhe me një përfarim, shteti shqiptar i Ali Pashë Tepelenës së bashku me tri pashallëqet tjera do të kishte jo më pak se 150 mijë kilometra katrorë dhe mund të shkonin me një nxitje të bashkimit të shqiptarëve për rreth deri në rreth 200 mijë kilometra katrorë. Dhe vërtetë Athina sot do të fliste shqip, dhe do të kishte qenë punë e kryer bashkimi i saj, meqë ishte fshat që në lindjen e shtetit shqiptar.
Pra, kjo është historia e fshehur dhe e patreguar nga historianët tanë, dhe e mbajtur fshehur me detyrën e imponuar nga fqinjët sllavë dhe grekët e sotëm, që kryesisht janë shqiptarë.SHQIPTARI.EU

Shqipëria e Ali Pashë Tepelenës, kishte mbi 150 mijë kilometra katrorë Read More »

Enver Hoxha lejoi UDB të pushkatonte në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë të Kosovës

Për librin e historianit Paskal Milo, “Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Uran Butka ka rezervat e tij. Ai ka bërë një replikë me Milon, duke u ndalur veçmas te Masakra e Tivarit, e vitit 1945, që është një nga tragjeditë më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve.

Masakra e Tivarit është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës.

Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar. Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviqit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim”.

Për Çubriloviqin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare. Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dhanë, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50 për qind të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1).

Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944 komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjenerallejtënant Peko Dapçeviq. Tito, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V. Stoiniq, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç (Arkivi i FA, F.Shtabi i Pergj.).

Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të Veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (!943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër korparmatës të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë (Dokumente, Shtabi Përgj.vol.II). Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviq, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH për Korpusin I: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviq, shën.im UB) se dy brigadat shqiptare, së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (Aqsh, Fondi 14). Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I: “Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSHs, F.14). Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit e më pas “Besa Kombtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH ), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombëtare. Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”. E.Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë”(Arkivi i FA dosja 45 v.1944).

Në muajin nëntor 1944, u angazhuan në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI (brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik Ramiz Alia thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë, kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Më 3 mars 1945, ai dhe Divizioni V ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën (Dokumenti i datës 3.03. 1945 i Shtabit të Përgjithshëm).

Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në URDHËRVEPRIMIN e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë: “Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet” (AQSH Foni.181 d.45).

Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovice e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviç (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411). Masakra e Drenicës ishte prologu i Masakrës së Tivarit.

Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak. Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, deri sa Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe deri sa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit të Div.V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”

Ndihmesën më të madhe për rekrutimin e shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim te brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, e dhanë komandat e divizioneve e brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë, që u vunë nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme Jugosllave. Siç është zbuluar tanimë nga dokumentet arkivorë, Divizionet V dhe VI të Shqipërisë ndodheshin në Kosovë përgjatë muajve mars dhe prill të vitit 1945, kur u bë mobilizimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në Kosovë e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nisën tri kolonat (eshalonet) me rekrutët shqiptarë për në Tivar më 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera më 19-24 prill 1945. Bashkëpunimi i ngushtë dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për mobilizimin e rekrutëve shqiptarë dhe dorëzimin e tyre tek ushtria jugosllave, është i dokumentuar.

Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e diviz.V dhe VI tek ushtria jugosllave. Rahman Perllaku, i implikuar në këto ngjarje, për t’i shpëtuar përgjegjësisë, thotë se janë të falsifikuara(!) Lista e parë përmban 190 veta, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës. Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë. Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar (AQSH, F.14 d.206 v.1945).

Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin tek ushtria jugosllave.

Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës: “T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë” (AQSH, F.206, v.1945).

Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin te thirrjet e Komandës së Divizioneve të V dhe VI të Shqipërisë, u dorëzoheshin pabesisht Oznës dhe Komandës Ushtarake jugosllave dhe përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje. Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte sesa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhet të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.

Të dhënat burimore ushtarake jugosllave tregojnë se ata që u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut, ishin 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur “Golgota e madhe Shqiptare”, konstatonte Zekeria Cana.

Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945: “Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetash. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe u bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën( Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411).

Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark.Min.Jashtme, v.1949, D.191).

Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu: “Xhelatët e Rankoviçit, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundër tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” (B.Spahiu, Pretenca ne gjyqin e K.Xoxes, 1949). Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e më se 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipërisë ia faturuan Koçi Xoxes, si një kokë turku, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.

Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmëshekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë. Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes (Arkivi MB, D.1623).

Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare. “Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish”( A.Hajdini, Letër e hapur).

Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie. Kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj. “Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare dhe i pushkatuan para syve të kolonës, si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, deri sa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit).

Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën. E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish. Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë. Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit, ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë. Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.

Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç. Edhe nga kolonat e tjera me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën. Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por, sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4 000. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës.

Enver Hoxha lejoi UDB të pushkatonte në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë të Kosovës Read More »

Dokumentet e CIA, ja si u lëshua në Shqipëri agjenti T5

Dokumentet e CIA, ja si u lëshua në Shqipëri agjenti T5, përplasjet me armë me jugosllavët dhe grekët, vështirësitë gjatë misioneve dhe përballja me fshatarët, ja si shfrytëzoheshin nga UDB shqiptarët e arratisur

Dalin në dritë të tjera detaje mbi lëvizjet e shërbimit inteligjent amerikan gjatë regjimit komunist, për rrëzimin e Enver Hoxhës. Në disa dokumente të deklasifikuara tregohen detaje nga misionet. Në një dokument të vitit 1953 tregohet se si një agjent i CIA, i njohur si “T5” u dërgua në vendin tonë bashkë me një grup tjetër. Aty tregohen detaje nga aktivitetit i tij. Sipas dokumentit, agjenti gjatë lëshimit humbi kontaktet me grupin tjetër dhe u detyra të operonte i vetëm.

Bëhet fjalë për një agjent me origjinë nga Kosova. Aty tregohet se si ai u detyrua të luftonte me ushtarë jugosllavë dhe grekë, teksa tregohen dhe kontaktet e tij me fshatarë të ndryshëm. Po ashtu tregohet se një pjesë e madhe e shqiptarëve që arratiseshin drejt Jugosllavisë kryesisht dërgoheshin për të punuar për hapje rrugësh dhe ndërtime, ose bëheshin agjentë të UDB.

23 nëntor 1951

Raport i detajuar operacioni infiltrimi

Për arsye të nervozizmit të lartë të shfaqur nga agjenti T5 para lëshimit, ka mundësi që të mos ketë marrë rrahjen në shpatull (sinjalin e hedhjes) para daljes nga avioni, edhe pse T5 insiston se është goditur nga shpërndarësi. Ndryshimi i planeve të grumbullimit gjatë udhëtimit për në vendin e lëshimit është diçka e vështirë për të kuptuar dhe kjo bëri që T5 të mendonte se po braktisej qëllimisht nga grupi. Pas lëshimit agjentët ishin aq të shpërndarë sa nuk u shërbeu as trajnimi i tyre për grumbullimin me anë të sinjaleve të zërit. Taktikat e rigrupimit kanë funksionuar me grupe të tjera kur ato kanë rënë në distancë të mbulueshme nga dëgjimi. T1 dhe pjesa tjetër e grupit kishin urdhër të vendosnin sa më shpejt komunikimet radio dhe nuk është e mundur që ato të kenë menduar të braktisin T5, veçanërisht kur vareshin prej tij për mbështetje. T1, 2 e 3 e njihnin mirë zonën dhe besonin se do të gjenin së shpejti T5, por ky gabim gjykimi ndodh shpesh dhe një plan i parapërgatitur është shumë më mirë sesa përpjekja për të gjetur njëri-tjetrin me shans.

Përplasja me jugosllavët

Tre të shtëna pushke të dëgjuara nga T5 mund të kenë qenë pistoleta e përdorur nga grupi për grumbullim, në rast urgjence. T5 pati disa përplasje me patrullat jugosllave dhe ka vrarë disa ushtarë jugosllavë, e në një rast një informator civil. Autoritetet jugosllave nuk kanë dyshime se T5 është një agjent i besueshëm shqiptar me mision të CIA. Por veprimet e T5 në Jugosllavi tregojnë një urrejtje të madhe të tij për Titon dhe kjo mund të ndikojë te informacionet e kaluara te ne mbi Jugosllavinë. Më 16 gusht 1951, T5 u nis me avionin drejt zonës së lëshimit, por raportonte disa detaje që mund të hedhin dritë mbi mungesën e organizimit të operacionit. T5 raporton se u ndje i trullosur sapo u hap dera e avionit dhe kjo nuk u shkaktua vetëm ngaqë shikonte jashtë por ngaqë dalloi disa shenja të dukshme zjarri që lëshoheshin drejt avionit. Agjenti T1 bëri dy ndryshime të instruksioneve gjatë rrugës, në lidhje me vendin dhe kohën e lëshimit. T5 raporton se ndryshimi i vendit të takimit iu tregua vetë agjentëve T1, 2 e 3. T1 instruktoi T2 e T3 që nëse nuk takoheshin në lëshim, ta gjenin njëri-tjetrin me anë të miqve që njihnin në zonë, kurse T5 nuk u përfshi në këtë plan, në një kohë që ai nuk e njihte zonën.

Kur iu dha sinjali i përgatitjes, T5 u pozicionua pranë derës së avionit, dhe do të lëshohej kur të merrte sinjalin e rrahjes në shpatull. Sapo e ndjeu atë T5 doli nga avioni dhe hapi parashutën. Ai thotë se u habit kur gjeti tokën e pjerrët me rreth 20-30 gradë, teksa parashuta e përfshiu dhe e bëri të rrokullisej poshtë dishezës. T5 nuk e njihte zonën por u mundua të qëndronte disa kilometra pranë zonës së lëshimit me shpresën për të rigjetur grupin e agjentëve të tjerë.

Takimi me banorët

Rreth shtatë ditë pasi u lëshua në Shqipëri T5 i foli në gruaje të vjetër në jë fshat për t’i kërkuar ushqim. Ajo e paralajmëroi se kishte patrulla pranë fshatit dhe se ishte e rrezikshme të shkonte në shtëpi me të. Ajo i dha më vonë ca bukë me djathë. Një ditë më vonë T5 mori drejtimin për në Jugosllavi. Rrugës hasi në disa fshatarë që e pyetën nëse ishte Liman Peposi. T5 u përgjigj fillimisht se ishte Peposi, por kur po dukej se nuk ishte Peposi, u tha se ishte njeriu i Peposit. Burri i vjetër i tha nuk kishin dëgjuar prej kohësh për të dhe vrisnin mendjen ç’ishte bërë me të.

Përplasja me grekët

Dy ditë para se T5 të arrinte në kufirin me Jugosllavinë, hasi tre patrulla në drejtim të tij, të cilat pasi morën pozicionet, hapën zjarr kundër tij. Uniformat e tyre ngjanin me ato të ushtarëve grekë. Pas rreth një orë përpjekje ai arriti të çante rrethimin. Më 30 gusht T5 kaloi në Jugosllavi dhe takoi një burrë të vjetër në zonën e ndaluar të kufirit. Burri i vjetër i tha se Gostivari ishte gjashtë orë larg nga juglindja. T5 eci për disa ditë por në vend të vazhdonte në drejtim të Greqisë, shkoi në fshatin e tij, Gjilan të Kosovës, ku ishte i sigurt se do të merrte ushqim dhe strehim. Më tej ai vizitoi fshatin e Kabashit ku vizitoi shtëpinë e Xhemal Hazizit. Ata fillimisht kishin frikë ta strehonin T5, por e pranuan me kusht që fëmijët e tyre të mos dinin për prezencën e tij. Pesë ditë pasi kishte ardhur në Kabash T5 i tha Selmanit të sillte kunatin e tij Rexhep Tërpeza, i cili është kryetari i komunës së Tërpezës. Pasi erdhi ai tha se shqiptarët e Kosovës ishin anti-titoistë dhe dëshironin fuqimisht bashkimin me Shqipërinë, qoftë edhe nën regjimin e Hoxhës. Sipas tij kosovarët mendonin se nëse bashkoheshin me Shqipërinë ata do të kishin mundësi të vepronin më shumë kundër regjimit të Hoxhës. Terpeza informoi gjithashtu T5 se kosovarët janë konfuzë me afrimin aktual në marrëdhëniet Jugosllavi-SHBA. Ata nuk e kuptojnë përse SHBA ndihmon Titon, i cili pretendon se është komunist. Kosovarët kanë parë shumë produkte amerikanë, edhe pse ato shiten me anë të kooperativave. Terpeza the se vetëm një pjesë e vogël shiten në tregun e lirë dhe kjo ndodh në qytetet e mëdha ku ka amerikanë. Terpeza tha se shqiptarët që largoheshin në Jugosllavi viheshin në punë në ndërtimin e rrugëve dhe në disa raste ato dërgoheshin si klandestinë ne Shqipëri për llogari të shërbimeve sekrete UDB. Ai tha se edhe një grup britanik kishte ardhur në Jugosllavi nga Shqipëria. Atyre u ishte thënë të largoheshin në Jugosllavi në rast nevoje, pasi jugosllavët do të siguronin lirimin e tyre. Por pasi u vunë në punë në riparimin e rrugëve disa prej tyre u larguan përsëri për në Shqipëri me shpresë të arrinin në Greqi.

T5 mësoi prej tij se jugosllavët kishin një kamp për refugjatët shqiptarë në Vuçiterna. Aty shqiptarët ndaheshin në dy kategori: ata që viheshin në punë dhe ato që merrnin ushqim dhe strehim pa punuar. Ai nuk dinte arsyet e kësaj ndarjeje. Terpeza tha se kishte aktivitete rezistence në zonat e Jakovës e Rugovës, por nuk dinte më shumë. Ai tha se Hasan Alia nga Remniku kërkohet nga forcat qeveritare që prej vitit 1944. Ai mund të ketë dalë në mal dhe mund të jetë aktiv me grupet e sipërpërmendura të rezistencës. Kur arriti në Greqi T5 u mor në pyetje nga një oficer grekpër rreth tre-katër orë, ku T5 tregoi detaje të aktivitetit të tij në Shqipëri dhe Jugosllavi.

Komentet

Meqenëse T5 nuk i gjeti dot shokët e tij të lëshimit, ai mendon se është braktisur nga tre anëtarë të grupit, të cilët ndryshuan vendin e takimit dhe nuk e përfshinë në planin e ri. Sipas një memorandumi të 17 prillit 1951, Liman Peposi dhe Tahir Vata janë rekrutuar nga CIA në prill 1951. Rekomanduesi i tyre ka qenë Muharrem Bajraktari. Ministria e Brendshme ka raportuar se agjenti T6 është vrarë prej tyre. Sipas edicionit të qershorit 1951 të gazetës Atdheu, Hasan Kabashi është vrarë gjatë përpjekjeve me komunistët jugosllavë më 15 tetor 1951. Atdheu është organ i partisë së Legalitetit. Duket se personi me të cilin janë takuar T2 e T3 në Kastoria, është Tahir Ademi.

6 tetor 1952

Memorandum

Dyshimet greke për bashkëpunim britaniko-jugosllav

Më 1 tetor 1952 ne bëmë një intervistë me Zyrtarin 2 të ministrisë së jashtme greke dhe raporti i mëposhtëm është informacioni i marrë prej tij: Zyrtari 2 nuk pranoi të jepte emrat e britanikëve që kishin vizituar kufirin Jugosllavo-grek, por na tha se njëri ishte një kolonel atashe i misionit britanik në Beograd që kishte vizituar Athinën kohët e fundit. Ai na informoi se kishte pasur një takim me një tjetër Zyrtar 3, temën e të cilin ata po përpiqeshin ta qartësonin në mendjet e grekëve. Ne lidhje me pozitën britanike mbi Shqipërinë dhe Lidhjen e Prizrenit të sponsorizuar nga jugosllavët, Zyrtari 3 pranoi se politika britanike është “larg duart” nga Shqipëria dhe se britanikët nuk do të bashkëpunojnë e nuk janë të interesuar në aktivitetet jugosllave, përveçse në një pozicion vëzhgues. Zyrtari 2 siguroi se grekët nuk besonin se kjo ishte politika e vërtetë e britanikëve, dhe se ai vazhdonte të besonte se ata janë të interesuar, apo deri në një farë mase mbështesin pozitën jugosllave. Zyrtari 2 theksoi se ministria e Jashtme greke mendonte se mendësia e SHBA mbi Shqipërinë ishte shumë e relaksuar, prandaj ata po mendonin që ambasadori i tyre në Uashington ta paraqiste çështjen te Departamenti i Shtetit, dhe nëse ishte e mundur të shtonte presionin mbi jugosllavët për të vetëpërmbajtur ambiciet dhe aktivitetet e tyre.

Zyrtari 2 përsëriti se Greqi nuk mund të lejonte nga ana morale apo logjike që jugosllavët të ndërhynin në Shqipëri, qoftë kjo e nxitur nga revolta e brendshme apo gjendja e luftës. Ai tha se “Greqia nuk do të qëndrojë duarkryq”, duke dhënë si arsye minoritetin grek në zonën e Gjirokastrës, të cilin Greqia duhet ta mbronte, dhe shtoi se kjo do të thoshte zhvendosjen e kufirit nga një vend komunist te një tjetër vend komunist, por më i fortë. Kur zyrtari 2 u pyet nëse ky problem ishte diskutuar me jugosllavët apo nëse do të diskutohej në të ardhmen, ai tha se nuk do të bëhej pasi në rast të tillë sipas tij, jugosllavët do të ndrinin menjëherë problemin e Maqedonisë greke, të cilin edhe grekët nuk pranojnë ta diskutojnë në asnjë rrethanë. Zyrtari 2 – Vasile Mostras; Zyrtari 3 – Sër Peake, ambasadori britanik;

24 prill 1953

Pozita e Titos

Ky memorandum do të shërbejë për të lidhur disa fije të shkëputura informacioni në lidhje me Shqipërinë dhe kohën e grushti shteti të mundshëm atje. Ju e mbani mend se gjatë javës së parë të prillit zoti Jackson deklaroi se e kuptonte zotin Adam Uatson të ambasadës britanike kur thoshte se gjatë vizitës së fundit të Titos në Londër, ai kishte deklaruar se grushti i shtetit kundër Shqipërisë duhet të bëhet menjëherë, dhe se ai ishte i gatshëm të negocionte me britanikët dhe amerikanët, nëse mund të arrihet një marrëveshje me grekët e italianët. Tito tha se do të ishte i lumtur të merrte pjesë në një ndërmarrje të tilla, ku nuk përfshihet aneksimi i Shqipërisë dhe ruhet integriteti politik e gjeografik i saj. Unë i thashë zotit Jackson se Tito nuk mendon ende se është koha e duhur për grushtin e shtetit në Shqipëri, dhe ashtu siç ka thënë më parë me departamentin e shtetit, ai mendonte se për momentin situata duhet të lihej pa u prekur. Ai është zotuar të mos ndërhyjë në pavarësinë e Shqipërisë, duke besuar se edhe qëllimet e grekëve ishin të ngjashme. Ai nuk kishte dhënë një përshtypje se mendonte se pushteti në Shqipëri mund të bjerë së shpejti.

biseda

Kur unë fola me zotin Uatson, ai më informoi se britanikët kishin biseduar si më poshtë:

Marshall Tito kishte ngritur vetë temën e Shqipërisë në bisedën me kryeministrin dhe mua më 17 mars. Ai tha se qeveria jugosllave ishte e bindur se Shqipëria duhet të mbetej e pavarur. Vetëm në një rast agresioni ndaj Jugosllavisë, kjo e fundit do të duhej të merrte masa mbrojtëse dhe veprimi do të kryhej vetëm pas konsultimeve me Greqinë dhe Turqinë. Zoti Uatson pranoi se kishte folur me Titon në linja dakordësie, por kishte pranuar se ministria e jashtme britanike mund të kundërshtonte veprimin në Shqipëri, derisa të ishin eksploruar të gjitha rrugët e paqes për Korenë dhe deri në mbarimin e zgjedhjeve në Itali. Pas bisedës time me Uatson, Jackson pranoi se kishte keqkuptuar zotin Uatson duke dalë në konkluzionin e gabuar se Tito mendonte se ishte momenti për të vepruar. Unë kuptoj se nëse nuk marrim direktiva të reja nga nivele të larta të politikave, duhet të vazhdojmë aktivitetin në nivelet e programeve aktuale, që do të thotë ruajtja e nivelit aktual të propagandës dhe sulmeve mediatike, si dhe nxitja e rezistencës pasive të popullatës apo depërtimit me anë të agjentëve të nivelit të lartë dhe të zgjedhur. Gjithashtu duhet të vazhdojnë tentativat e përçarjes dhe të shkaktimit të frikës mes zyrtarëve të qeverisë duke shkaktuar dyshim e mosbesim mes tyre.

Tre të shtëna pushke të dëgjuara nga T5 mund të kenë qenë pistoleta e përdorur nga grupi për grumbullim, në rast urgjence. T5 pati disa përplasje me patrullat jugosllave dhe ka vrarë disa ushtarë jugosllavë, e në një rast një informator civil. Autoritetet jugosllave nuk kanë dyshime se T5 është një agjent i besueshëm shqiptar me mision të CIA. Por veprimet e T5 në Jugosllavi tregojnë një urrejtje të madhe të tij për Titon dhe kjo mund të ndikojë te informacionet e kaluara te ne mbi Jugosllavinë. Më 16 gusht 1951, T5 u nis me avionin drejt zonës së lëshimit, por raportonte disa detaje që mund të hedhin dritë mbi mungesën e organizimit të operacionit…

T5 mësoi prej tij se jugosllavët kishin një kamp për refugjatët shqiptarë në Vuçiterna. Aty shqiptarët ndaheshin në dy kategori: ata që viheshin në punë dhe ato që merrnin ushqim dhe strehim pa punuar. Ai nuk dinte arsyet e kësaj ndarjeje. Terpeza tha se kishte aktivitete rezistence në zonat e Jakovës e Rugovës, por nuk dinte më shumë. Ai tha se Hasan Alia nga Remniku kërkohet nga forcat qeveritare që prej vitit 1944…

Terpeza informoi gjithashtu T5 se kosovarët janë konfuzë me afrimin aktual në marrëdhëniet Jugosllavi-SHBA. Ata nuk e kuptojnë përse SHBA ndihmon Titon, i cili pretendon se është komunist. Kosovarët kanë parë shumë produkte amerikanë, edhe pse ato shiten me anë të kooperativave. Terpeza the se vetëm një pjesë e vogël shiten në tregun e lirë dhe kjo ndodh në qytetet e mëdha ku ka amerikanë.

Dokumentet e CIA, ja si u lëshua në Shqipëri agjenti T5 Read More »

Prof. Dr. Dhimitër Pilika: Gjergj Kastrioti si pasardhës i Akilit

Sipas humanistëve Enea Silvio Pikolomini, para i ardhshëm Piu II, Antonio Sabelikos Rafaelo Volaterranos, e po ashtu më vonë të Pjer Ronsarit, Alfons Lamartinit, Zhyl Mishlesë, Elize Reklysë, Feliks Zhyljenit dhe shumë të tjerëve, vazhdimësia e shqiptarëve shkon në vijë të drejtë te Aleksandri dhe Pirroja, mbretër të Epirit, trashëgimtarë të Dodonës “ab antiquo”. Ky pohim mbështetet gjërësisht nga humanistët tanë Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani, si dhe nga mijëra dëshmi “in loco”, të shkruara dhe gojore. Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë e tyre përkatëse: heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skëndërbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.

Një repertor mjaft i pasur greko-romak, që asnjëherë nuk është hedhur poshtë, vërteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molosë, ishin aecidë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Eakut, gjyshit të Akilit, i cili që nga Homeri është vlerësuar si mishërimi i vetë prototipit të pellazgut. Veç kësaj, diçka që është plotësisht e provueshme, ka vazhduar ngritja në shkallën e princit, pa asnjë qëllim të paravendosur, e tre nipërve të Skëndërbeut, që sanksionuan onomastikën pellazgjike, mjaft domethënëse, të paraardhësve të tyre parahistorikë: Akili I Kastrioti-Skënderbeu, Akili II Kastrioti-Skënderbeu dhe Akili III Kastrioti-Skënderbeu. Si pasojë logjike e këtij realiteti objektiv, lidhja gjenetike ndërmjet shqiptarëve dhe pellazgëve ka vijuar të imponohet që në zanafillën e epokës moderne, një e vërtetë tashmë e pranuar nga një ushtri specialistësh shqiptarë e të huaj.

Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, të pandarë prej Adriatikut, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, nunizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj. Afër rivierës sonë, në jug të Buthrotit të lashtë, të cilin e donte aq shumë “Andromaka” e Rasinit të pavdekshëm, gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, në të cilën janë gjetur më 1933 “ankorat e argjirit”, një “specialitet” gjithëmesdhetar eskluziv i pellazgëve, të quajtur prej kohësh zotër të deteve.

Nga fillimi i shekullit XIII para erës së re, bashkëvëllai i pellazgut Akil, Diomedi – paraardhësi i Aleksandrit Molos, që shpëtoi nga lufta e Trojës, u end pa pushim nëpër pellgun adriatik. Ai i dha emrin e vet ishullit të Diomedit dhe një faltoreje “të adhurueshme e të shenjtë”, sipas Aristotelit të Scimnosit, duke e përfunduar atje poshtë harkun e jetës.

Pothuaj njëkohësisht Pirro Neotolemi, djali i arkipellazgut Akil, erdhi te plazhet adriatike të afërta me Buthrotin dhe mbretëroi në “viset e molosëve” (Prejardhjen e tij pellazgjike e kanë sanksionuar edhe Eniusi, Ovidi, Prisciani…) Në brigjet e Adriatikut, sipas Stefan Bizantinit, ai themeloi qytetin e Bylisit, që e përkujtonte në monedhat e veta. Thuhet se, nëpërmjet përzgjedhjes së përsëritur, ka përsosur një racë të lartë gjedhësh, që e kanë lëvduar me të drejtë Aristoteli, Teopompi, Varroni, Plini, Arriani, Eliani, Ateneu : ky lloj ka ardhur deri te rritësit e sotëm të racave rekorde. Akileidi, veç të tjerash, mbahet si krijuesi i një valleje tërheqëse, pirrikes, që ende vazhdon dhe lulëzon në Shqipëri…

Ndër studiuesit tanë mësimet e urta të një historie të tillë të gjatë ushqejnë dhe ndriçojnë të kaluarën e të ardhmen, kurdoherë në shërbim të paqes, të lirisë, të vëllazërisë mes popujve të Adriatikut dhe të mbarë botës… Plejada të tëra përfaqësuesish të shkencës franceze kanë dhënë ndihmesë të frytshme për ndriçimin e problemeve themelore të pellazgologjisë në kuadrin e kulturave mesdhetare. E ndiej veten të nderuar që këtu të bëj një homazh të përzemërt e të fuqishëm për ta, në veçanti për kujtimin e pashuar të Robert d’Anzhelisë dhe Dominik Briquel-it. Ata pajtohen të gjithë sesa e sigurtë është mirënjohja e popullit tonë, e “besës”, fjalës së dhënë të shqiptarëve, i cili kurrë nuk do ta harrojë bujarinë e popullit vëlla francez.

Prof. Dr. Dhimitër Pilika: Gjergj Kastrioti si pasardhës i Akilit Read More »

Dibra një perlë e turizmit, traditës dhe diversitetit kulturor

TIRANË, 15 Prill /ATSH- I. Vata

Diversiteti natyror, zhvillimi ekonomik bujqësor, potenciali turistik në hapësirat rurale, agro-turizmi dhe trashëgimia kulturore e kanë bërë Dibrën të jetë pjesë e projektit të “100 fshatrave” ku përfaqësohet me Radomirën, Rabdishtin dhe Kërçishtin e Epërm.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama tha për ATSH-në se, ka nisur puna për sistemimin e rrugëve në thellësi të fshatrave dhe presim që të bëhen pjesë e përfitimit të projektit dhe ekonomitë bujqësore, pse jo të jenë qendra të vizitueshme nga turistë vendas dhe të huaj.

Më tej, Kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama tha se, Dibra ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, pasi është një nga trevat më të bukura të vendit, kufizohet me Maqedoninë dhe shtrihet në një territor të gjerë, nga lartësia e malit të Korabit dhe deri në kufijtë e Matit me malin e Dejës, ku shtrihet në veri Lura, një nga perlat e Shqipërisë.

“Qyteti i Peshkopisë vazhdon të konturohet çdo ditë e më shumë me ndërhyrjet që kemi bërë, duke përfunduar pedonalen e qytetit, unazën e vogël që është drejt përfundimit dhe vazhdon puna për unazën e madhe. Së shpejti përfundojmë edhe urën, që është një investim i konsiderueshëm”, tha Rama.

Më tej, kreu i Bashkisë Dibër, Rama tha se, me firmosjen e kontratës nga qeveria për Rrugën e Arbrit, Dibra bëhet një qendër më e afërt me Tiranën dhe vendet fqinje, duke e bërë atë një destinacion të preferuar turistik.

“Përmirësimi i infrastrukturës publike, mbështetja për infrastrukturën rrugore, rivitalizimi i hapësirave publike-urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastrukturë mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor janë ato që e bëjnë Dibrën një perlë të turizmit dhe vlerave”, tha ai.

Projekti “100 fshatrat” ka në fokus zhvillimin ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike, përmirësimin e potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe të jetesës në fshat.

“Dibra është një nga trevat me ekonomi bujqësore, traditë të shkëlqyer kulturore, dhe vlera tradicionale dhe një nga perlat e Shqipërisë për turizmin, që tashmë është në projektin e “100 fshatrave”, tha në fund Rama./m.m/

     

Dibra një perlë e turizmit, traditës dhe diversitetit kulturor Read More »

Hetimi i masakrave greke ndaj popullit çam. Grekët ua piqnin kokat fëmijëve në zjarr

Pas shekujsh e dekadash dhune sistematike e pabarazie, deri në gjenocid, dëbim masiv dhe zhdukje të shqiptarëve nga shteti i dominuar nga grekët, më në fund Europa dhe bota, ka nisur ti hetojë krimet më makabre që ka përjetuar bota, ato ndaj çamëve dhe arvanistavse.

Shqiptarët, forca kryesore në krijimin e shtetit grek, jo vetëm që u tradhtuan para afro dy shekujsh, por më pas përjetuan tmerret e papara, ndërsa shtypja vazhdon edhe sot, edhe pse Greqia është anëtare e BE-së prej dekadash, dhe prej gati një shekulli në NATO.

Ora për drejtësinë pas gjamës më të madhe që ka ndodhur në Europë po afron, ku emri i shqiptarit ishte i ndaluar me forcën e terrorit.

Më datë 27 Qershor të këtij viti Asambleja e UNPO-s që u mbajt në Edinburg të Skocisë miratoi një Rezolutë për Çamërinë, përmes së cilës krahas kushteve politike e humane për kthim të çamëve në trevat e tyre nē Çamëri, në pikën 6 të saj theksohet edhe e drejta e çamëve, arvanitasve dhe arbëreshëve për organizim politik dhe të drejtën e krijimit të shtetit të pavarur çam.

Kjo Rezolutë u miratua me unanimitet nga 110 shtetet anëtare dhe hapi rrugën edhe për tre Rezoluta tjera me përmbajtje të avancuar politike dhe shtetformuese, për në BE, OKB dhe Senatin Amerikan.

Nga Asambleja e UNPO-s në Edinburg, po ashtu një ekip komisionerësh fakt-mbledhës po qëndron në trevat e populluara me komunitet çam, për të mbështetur argumentet politike se çështja çame është e “gjallë”, rëndon në ndërgjegjen e qytetërimit Europian dhe kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Mbi 3.5 miionë arvanitas, dhe rreth 500 mijë çamë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, do të dëshmojnë për krimet greke, të cilat ata vetë i kanë përjetuar gjatë dhe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Komisioni special i ngritur enkas, tashmë ka filuar të mbledhë faktet këto ditë, duke intervistuar familje çame në Shqipëri, dhe tashmë edhe në Greqi.

Krime të krahasueshme vetëm me ato të ISIS-it

Pas asamblesë së mbajtur në parlamentin e Skocisë në Edinburg, ku u miratua Rezoluta e sponzorizuar nga Qeveria e Çamërisë dhe UNPO, me unanimitet e që kërkonte ( 6 pikat e rezolutës), pos tjerash edhe një komision faktmbledhës, që nga data 01 korrik po qëndron nëpër trevat e banuara me popull çam dhe arvanitas në Shqipëri dhe Greqi, duke intervistuar të mbijetuarit e spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit deri dhe me gjenocid, për të siguruar nga dora e parë dëshmitë e krimeve gjenocidale greke nda popullsisë çame në vitet 1943-5 dhe konfiskimit të pronave deri me 1953-56.

Pas dy ditësh qëndrimi në Shqipëri delegacioni sot po qëndron në Çamëri brenda territorit zyrtar të Greqisë. Atje po vizitojnë shumë vendbanime çame dhe po përpiqen të gjejnë gjurmët e çamëve në këto vende duke bashkëbiseduar me banorë shqiptarë çam e arvanitas, nëpër këto treva.

Aty dëgjuan rrëfimet rrëqethëse deri edhe situata që rrëfenin dikur nënat e reja, tani plaka edhe 96 vjeçare, se si ia kishin marrë fëmijën dhe ia prenin kokën fëmijës dhe le që ia prenin, por më keq akoma, ua fusnin në zjarrë t’ua pjeknin…

“Vetë nëna e kryrministrit të Republikës së Çamërisë z.Festim Lato, atëhere 9 vjeçare rrëfeu si e kishte parë gruan shtatzënë që ia hapen barkun dhe i nxorën fëmijën me thika”.

Këto rrëfime të tmerrshme, tash bota po i dëgjon nga ISIS-i, por shqiptarët i kishin përjetuar në zemër të civilizimit europian në Greqi.

“Ky mision i komisionit faktmbledhës erdhi si rezutat i kërkesave të parashtruara të qeverisë çame për dërgimin e ekipeve të tyre në koordinim me qeverinë çame dhe të bëhet evidentimi i ndjekjes reale të shqiptarëve çam dhe arvanist nga këto treva.

Kjo do të pasohet me vizitën e europarlamentarëve të PE-së, qeverive në Tiranë dhe atëherë të fillojë procesi i zgjidhjes së çështjes çame”.

Qëndrimet e Qeverisë çame janë konsekuente ndaj ofertës politike të parashtruar nëpërmjet deklaratës kushtetuese të pavarësisë të datës 30 tetor 2016 në kuvendin gjithëpërfshirës në Hagë.

Ne kemi kërkuar që ky komision të evidentojë gjendjen reale dhe të fillojmë me zbatimin e fazës së parë të programit politik të qeverisë së Çamërisë që ka të bëjë me krijimin e kushteve për kthimin e çamëve dhe arbëreshëve. E kjo pastaj do të precipitoj me krijimin e kushteve për realizimin e të drejtave humanitare brenda fazës së par. Kurse kjo do hapi rrugë për realizimin e fazës së dytë, realizimin e të drejtave politike. Krejt këto janë në kursin politik paqësorë të zgjidhjes së çështjes çame në rrugë paqësore politike dhe me kujdestarinë ndërkombëtare. Ne besojmë në mundesinë e trysnisë ndërkombëtare për zgjidhjen nëpërmjet dialogut të çështjes çame. Qeveria çame nuk preferon kurs radikal për zgjidhjen e çështjes kombëtare në mes të Europës dhe kohën e interferimeve dhe bashkëjetesës mes kombeve. Aq më tepër kur treva në të cilën po fle ende krimi me gjurmët e tij është treva e burimit të kultures e civilizimit antik. /Shqiptari.eu

Hetimi i masakrave greke ndaj popullit çam. Grekët ua piqnin kokat fëmijëve në zjarr Read More »

Veshjet e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës

Dorian Koçi

Qëndrimi ndaj figurës së Ali Pashë Tepelenës, nuk u ka shpëtuar dhe shqetësimeve gjeostrategjike të kohës. Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental” tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë.

Natyrisht këto sentimente melodramatike shërbenin dhe si një mbulojë për të mbuluar frikën që shkaktonte kontrolli vërtet i frikshëm i Aliut mbi Greqinë kontinentale, Adriatikun dhe Egjeun. Ky kontroll strategjik bëhej akoma dhe më i padëshirueshëm nga Fuqitë e Mëdha nëse krijohej shteti i pavarur i Ali Pashë Tepelenës, i cili sipas të gjitha gjasave ashtu si pashallëku i Janinës do të dominohej nga elita fisnike dhe ushtarake shqiptare. Nga gjiri i kësaj elitë fisnike ushtarake kishin dalë së ushtarët më të mirë të Perandorisë Osmane.

Gjatë shekujve të mëparshëm popullsia shqiptare në përgjithësi kishte qenë një element force në perandori. Ndaj të gjitha Fuqitë e Mëdha që Aliu hyri në marrëdhënie diplomatike u përpoqën ta përdornin në kundërshtitë që kishin me njëra-tjetrën në rajon, por kurrë nuk i dhanë mbështetjen e duhur diplomatike për të shpallur pavarësinë. Veshja e ushtarit shqiptar të kohës së Ali pashë Tepelenës ishte një kombinim midis petkave të lehta dhe fustanellës.

Kjo e fundit u mbajt edhe në uniformën e Regjimentit “Gjuajtësit e Orientit” të formuar në Ishujt Jonianë në 1807. Regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë Tepelenës.

Fustanella shqiptare, e cila duke qenë më shumë e pëlqyer mes popullsive të Ballkanit u imitua më shumë nga popujt e tjerë më të largët. Me këtë veshje disa udhëtarë të huaj në XVIII-XIX vërejnë se ishin të veshur truprojat e oborreve princërore të Moldavisë, të Vllahisë në Bukuresht. Gjithashtu Major William Martin Leak, përfaqësues i Anglisë në Janinë, që kishte pasur mundësinë para Bajronit ti vizitonte këto zona, kishte shkruajtur që në 1805: Veshja shqiptare po bëhet përditë e më e zakonshme, si në More edhe në pjesët e tjera të Greqisë në këtë të fundit për shkak edhe të rritjes së madhe të fuqisë shqiptare.

Kjo veshje është më e lehtë dhe më e volitshme se ajo turke ose greke”. Të gjitha këto dëshmi hedhin dritë mbi influencën dhe “ekspansionin” etnografik nëse mund ta quajmë kështu të shqiptarëve që duke qenë elita ushtarake e Pashallëkut të Janinës, përveçse zakoneve dhe mjeshtërive të tyre të luftimit u kishin imponuar nga ana estetike dhe veshjen e tyre kombëtare popullsive të tjera në Ballkan.

Veshjet e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës Read More »

Historia e Vjosës, lumi i shenjtë

Lumi Vjosa, ashtu si Nili e lumenj të tjerë janë të mitizuar.

Nga tërë lumenjtë e Shqipërisë, vetëm Vjosa është quajtur Lumë i Shenjtë. Për Vjosën janë thurur mjaft legjenda. Gryka e Vjosës ishte jo vetëm një strehim i sigurt për anijet, të cilat mund të hynin deri afër mureve rrethuese të Apolonisë, por edhe për tu mbrojtur nga armiqtë. Me të drejtë shumë historianë e kanë quajtur “jetëdhënëse”.

Ndërmjet skulpturave të shumta, të ekspozuara në Pavijonin e Lashtësisë në ” MuzeunHistorikKombëtar, të bën përshtypje ajo që i kushtohet lumit Vjosa.

Vjosa është personifikuar në skulpturë nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur.

Skulptura është në gur të bardhë, 49 cm e lartë, 70 cm e gjerë. I përket shek. III para Krishtit, zbuluar në Apoloni. Paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij, pjellore.

Ajo personifikohet me një perëndi. Gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi të kësaj perëndie, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike, simbolizojnë dallgët e lumit Vjosa.

Historia e Vjosës, lumi i shenjtë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com