Histori

Kalaja e Selose – Kalaja e panjohur e qytetit te …

Kalaja e Selos, e shpallur Monument Kulture I Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet rreth 500m në perëndim të fshatit Selo, në Bashkinë Dropull.
Daton në shek V- IV para Krishtit. Ky fortifikim gjendet në një kodër krejtësisht shkëmbore, me përjashtim të një pllaje të vogël në brinjën verilindore, ku edhe gjenden gjurmë banesash e qeramikë dhe ka formën e një ylli tricepësh.
Muret, rreth 3.30m të gjerë, janë të mbushur me gurë e çakëll, faqja e jashtme e tyre është e papërpunuar, si rrjedhim i formacioneve gëlqerore lokale.
Muri përforcohet prej dy kullash. Kalaja ngrihet në një terren shumë të thyer malor dhe është pothuajse e paarritshme për vizitorët.
Pjerrësia e madhe e kodrës dhe faktorë të tjerë, agjentë atmosferikë si reshjet e shiut apo erozioni kanë bërë që ndër vite, blloqe gurësh të murit të rrëzohen dhe thyhen.

Kalaja e Selose – Kalaja e panjohur e qytetit te … Read More »

Ujëvara e Sotirës, një nga Monumentet Natyrore më të bukura në vend ! Ja ku ndodhet kjo mrekulli …

Kjo ujëvarë spektakolare gjendet në Shqipëri.

Ajo quhet ujëvara e Sotirës dhe ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit.

Për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë.

Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara me një lartesi gati 100 metra buron nga mali i Tomorit.

Ajo është e rrethuar nga lëndina dhe pyje që i japin më tepër hijeshi të gjithë zonës.

Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku ndodhet dhe është një nga mrekullitë që natyra i ka falur Shqipërisë. Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Ujëvara e Sotirës, një nga perlat e natyrës Shqiptare ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara me një lartesi gati 100 metra buron nga mali i Tomorit, me bukurinë e saj mahnitëse ka bërë të mundur që të mos mbetet vetëm “pronë” e banorëve të zonës, por të sjellë edhe vizitorë të shumtë venda e të huaj. Por edhe pse ndodhet vetëm 20 km nga qyteti i Gramshit dhe është një nga destinacionet më të bukura turistike që ka qarku i Elbasanit, infrastruktura që të çon deri tek ujëvara është mjaft e vështirë. Asnjëherë nuk është investuar për ta bërë këtë destinacion të vizitueshëm nga të gjithë dhe lehtësisht.

Ujëvara e Sotirës u promovua vetëm pak vite më parë dhe tashmë është shndërruar në një prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit malor. Ajo është e rrethuar nga lëndina dhe pyje që i japin më tepër hijeshi të gjithë zonës.

Rezultate imazhesh për ujvara e sotires foto

Rezultate imazhesh për ujvara e sotires foto

Rezultate imazhesh për ujvara e sotires foto

 

Rezultate imazhesh për ujvara e sotires foto

Rezultate imazhesh për ujvara e sotires fotoRezultate imazhesh për ujvara e sotires fotoRezultate imazhesh për ujvara e sotires fotoRezultate imazhesh për ujvara e sotires foto

Ujëvara e Sotirës, një nga Monumentet Natyrore më të bukura në vend ! Ja ku ndodhet kjo mrekulli … Read More »

Pamje fantastike : Një shëtitje në fshatrat e Vlorës (Foto)

Pamja fantastike: Një shëtitje në fshatrat e Vlorës

Këto pamje fantastike vijnë nga fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik.

Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë.

Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës.

Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të crregullt, me perimetër rreth 270 metra.

Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortikimi. Kjo është një zonë me vlera të vecanta monumentale vecanërisht në prehistori me shpella karstike të cilat paraqesin shumë interes për historianët dhe spelologët.

Vlen të përmenden 70 shpellat karstike të Velcës nga të cilat njëra prej tyre është monument kulture i kategorisë së parë si dhe shpella në lagjen Hysaj në Ramicë e cila ka qënë e shfrytëzuar si spital partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore ku janë kryer dhe operacione të vështira kirurgjikale me mjete primitive. Emri Smokthinë rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë: Vendi i Fiqve.

Në këtë zonë me bukuri mahnitëse rrjedh lumi i Smokthinës i cili është degë e Lumit të Vlorës për të cilin studiuesi E. Novak shkruan në vitin 1923: Lugina e Lumit të Vlorës është një luginë me bukuri heroike.

Po kështu në fshatrat Ramicë dhe Matogjin janë vërejtur shtëpi me dy kate me vlera të vecanta ndërtimore si banesat e vëllezërve Dervishaj në Ramicë dhe banesa e sit Musaraj në Matogjin. Matogjini është vendlindja e shkrimtarit të soc-realizmit Shevqet Musaraj. Në fshatin Matogjin ndodhet dhe Rrapi shekullor i cili është monument natyre./gazeta Tema

Pamje fantastike : Një shëtitje në fshatrat e Vlorës (Foto) Read More »

‘Ujku’ shqiptar që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite

Për prejardhjen e familjes Koçi ka disa teza. Njëra prej tyre i identifikon paraardhësit me rrënjë nga Shqipëria Jugore, të emigruar në fshatin Arbanas në Bullgari, ku ende jeton një komunitet shqiptar. Një tjetër i vendos, pas mbërritjes në Bullgari, në një zonë pranë qytetit Razgrad
Duke qenë se studimet e mirëfillta për këtë figurë mungojnë, edhe vendi i origjinës së saktë të familjes është i vështirë të thuhet.
Elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.
Vasili lindi në vitin 1595, duke qenë një nga 8 fëmijët e Nikollë Koçit. Ky i fundit u vendos në territoret rumune pas një kryengritjeje të dështuar, me ndihmën e një prej princërve të kohës, Radu Mihneas. Pas vdekjes së të atit, familja u vendos në Moldavi, ku nisi rrugëtimin ”ujku” shqiptar.
Vasili pati pozicione të larta gjatë viteve 1626 – 1629 dhe 1633, kur në sundim të Moldavisë ishte Miron Barnovchi.
Në 1634-n, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë dhe levantinë, ai u zgjodh princ i Moldavisë.
Ky vendim ishte rezultat i vendosmërisë dhe forcës që ai tregoi në revoltën ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerëzve të tij.
Vasil Koçi u mbështet mjaft edhe nga një sundimtar tjetër, Matei Basarab, princ i Vllahisë, si dhe pashai turk i Silistrës, Mehmet Abza.
Hipja në fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si një sukses jo thjesht ushtarak, por edhe për vetë reformat modernizuese që ai ndërmori, ashtu si edhe investimet që ruhen ende sot.
Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi.
Ky dokument i veçantë u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anës juridike, por edhe elementeve të tjera, siç ishte gjuha rumune.
Kjo reformë shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare, të hartuara dhe publikuara sipas një stili romano – bizantin.
Jo më kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 – 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend. Vasili ishte një drejtues i aftë jo thjesht në politikën e brendshme, por edhe në rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrëdhënie me të gjitha superfuqitë përreth, duke forcuar lidhjet me Vjenën, Varshavën, Moskën etj. Pozita e tij u bë kaq e rëndësishme sa shpesh ai ndërhyri për të forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe në konflikte, siç është ai në Krime, në vitet 1635 – 1637 apo në krizën turko – ruse për qytetin e Azovit, në vitet 1637 – 1642.
Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Lashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase.
Ai ndërtoi mjaft objekte kulti, ndër të cilat edhe kishën e “Tre Hierarkëve”, një monument i mbrojtur nga UNESCO. Në fakt, princi Vasil u shndërrua në një mbrojtës të ortodoksisë jo vetëm në territoret e tij, por edhe shumë më gjerë. Shuma të mëdha parash iu dhanë, me urdhrin e tij, Patriarkanës së Kostandinopojës dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit të malit Athos në Greqi. Më se 30 kisha dhe manastire në Moldavi u ngritën prej tij, ndërkohë që bamirësi të tjera bëri edhe në Poloni, Bullgari etj.
Paralelisht me investimet, Vasil Koçi kërkoi të forconte pushtetin duke u përpjekur të përfshinte nën sundim zotërime të reja. Nëse me princin e Transilvanisë, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrëdhënie mjaft të mira të bazuara mbi dy traktate të nënshkruara në vitet 1638 dhe 1646, me një ish-aleatin e dikurshëm, princin e Vllahisë, Matei Basarab, që e mbështeti për të hipur në fron, gjërat shkuan ndryshe.
Etja për territore bëri që Vasil Koçi t’i shpallte luftë rivalit të tij. Për këtë qëllim, ai lidhi edhe krushqi me ushtarakun e lartë të kozakëve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi.
Princi shqiptar i dha vajzën e tij, Ruksandrën, djalit të Bohdanit.
Pozicionet kyçe nën sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerëzit më besnikë, por mbi të gjitha të afërmit.
Mjafton të përmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorë ishin familjarë të sundimtarit tregues i kujdesit që Vasil Koçi tregonte për të mos forcuar njerëz të jashtëm që mund t’i cenonin pushtetin, por ishte pikërisht kjo etje për rritje të pushtetit që e rrëzoi.
I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesës së të bijës, Vasili mendoi se do ta kishte më të lehtë të shkatërronte princin e Vllahisë. Plot tri herë ushtritë u përplasën në 1639-n, në Ojogeni e më pas në Nenisori, e në fund në 1653-shin në Finta. Në të tria rastet, ushtritë e sundimtarit shqiptar u mposhtën. Beteja e fundit rezultoi më fatalja.
Pas kësaj beteje nisi një rebelim i menjëhershëm i fisnikëve moldavë, të cilët 19 vjet më parë e kishin mbështetur.
“Ujku” nuk mundi këtë herë të qetësonte gjërat me dredhitë e tij dhe përfundoi i zëvendësuar në fron nga princi Gheorge Stefan.
Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi në ekzil për vite të tëra. Ka të dhëna se 5 vite ai i kaloi në një nga burgjet e perandorisë, i arrestuar nga autoritetet osmane.
Ndonëse nuk rreshti për asnjë moment në përpjekjet e tij për rikthimin në pushtet, kjo nuk ndodhi më kurrë.
E megjithatë, Vasili arriti të shihte nga larg, në vitin 1559, hipjen në fron të djalit të tij, Stefan Lupu.
Në vitin 1661, sundimtari i dikurshëm, që kaq shumë ndihmoi në zhvillimin e principatës së drejtuar prej tij, vdiq në ekzil në Stamboll, ndërsa vetëm pak kohë më pas djali i tij ra nga froni.
Stefani, mesa duket, nuk kishte trashëguar aftësitë e të atit për të qëndruar gjatë në pushtet përmes aleancave të ndryshme, duke e mbajtur atë vetëm dy vjet.

Trupi i sundimtarit shqiptar që udhëhoqi Moldavinë për 19 vite sot prehet në katedralen e “Tre Hierarkëve” në Lashi.
Vasil Lupu ishte i pari i një pushteti shqiptar, që më pas vijoi edhe me dinastinë e famshme të familjes Gjika, që drejtuan për breza Vllahinë e Moldavinë apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj./Marin Mema/

‘Ujku’ shqiptar që u bë mbreti i Moldavisë dhe sundoi për 19 vite Read More »

Letra drejtuar mësuesit të djalit. Presidenti i madh rrëfen edukimin e vërtetë të njeriut …

Letra e Abraham Lincoln shkruar në vitin 1830 drejtuar mësuesit të djalit!

Mësues i nderuar

Djali im sot e fillon shkollën. Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.

Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi.

Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo. Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.

Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik. Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t’i gëzohet fitores kur ai fiton.

Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.

Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme. Mësojeni t’i përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.

Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do ti thonë se janë të gabuara. Mundohuni ti mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën. Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

Letra drejtuar mësuesit të djalit. Presidenti i madh rrëfen edukimin e vërtetë të njeriut … Read More »

Vlonjati Lytfi Pasha që u bë Vezir i Madh dhe u martua me sulltaneshën, por përfundoi mes katër rrugëve

Perandoria Osmane ka qenë një nga perandoritë më të mëdha dhe të fuqishme në rang botëror, e cila ka pasur një territor shumë të gjerë.

Rrjedhimisht edhe vezirët e saj do të ishin të shumtë, por disa nga burrat që vlerësoheshin vërtetë për zgjuarsinë, forcën dhe trimërinë ishin shqiptarët, ndaj edhe i hasim pothuajse gjithmonë në historinë e Perandorisë.

Një nga ata burra që ka bërë diferencën ka qenë edhe Lytfi Pasha. Sipas historianëve  Lytfi nuk ka qenë emri i tij i vërtetë, po një emër i dhënë ndërsa titullin e kishte Pasha, ajo që duhet thënë është se ende nuk mund të hasim emrin e vërtetë të tij të dhënë nga familja.

Lytfi Pasha, ose Damat Çelebi Lytfi Pasha, ka lindur në 1488 dhe ka vdekur në 27 mars të 1564. Lytfiu ka qenë Vezir i Madh i Perandorisë Osmane kur kjo e fundit ka qenë nën sundimin e Sulejmanit të Madhërishëm në vitet 1539 deri në 1541.

Lytfiu ka qenë me origjinë shqiptare, përkatësisht nga Vlora, por me një vlerësim shumë të madh nga Porta e Lartë për gjithë aktivitetin e tij. Si gjithë të rinjtë devshirme, ai u fut në pallatin e Bajazitit të II, nga ku edhe mori edukimin e duhur për Shkencat Islame.

Detyra e tij e parë jashtë pallatit ka qenë si Sanxhkbej i Kastamunit, gjë që i hapi rrugën për tu bërë edhe Bejlerbej i Karamanit. Vetë Lytfi Pasha ka dhënë detaje rreth jetës së tij në një prezantim që ka bërë për veten tek “Emri Asaf”.

Gjithsesi ai nuk jep të dhëna rreth detyrave të tij të ngarkuar nga Sulltanën, por rrëfen të gjitha detajet e jetës së tij para se të hynte në Pallatin e Bajazitit të II.

Ai gjithashtu mund të ketë shërbyer si saxhakbej i parë në Aydin dhe pastaj në Janinë, pasi Feridun Beu përmend një Lytfi Bej, i cili ka shërbyer në rrethimin e Rodosit në 1522 si Saxhakbej në Aydin (Feridun Bej, Muses al-Selatini, Stamboll në 1857) dhe një Lytfi Bej që shërbeu në rrethimin e Vienës në 1529 si sanjakbey i Yanias.

Këto fare mirë mund të jenë referencë për Lytfi pashën, i cili në të ardhmen do të merrte edhe postin e Vezirit të Madh, pasi që ky i fundit deklaroi se ka marrë pjesë në të dyja këto fushata.

Në librin e tij ai vuri theksin në pyetjen nëse sulltanët osmanë që ishin jo-arabë mund të merrnin titullin e kalifit apo jo. Gjë që do ta ndihmonte atë që fama t’i përhapej edhe më shumë dhe të njihej si një udhëheqës i drejtë dhe i mirë dhe kjo gjë iu shpërblye.

Në 1534 -1535 ai është bërë veziri i  tretë i Perandorisë së madhe Osmane. Në këtë kohë ai i ka shërbyer edhe Selimit të I, në luftërat kundër Safaëids në Anadollin Lindor dhe kundër Memelukës në Siri dhe Egjipt.

Nën sundimin e Sulejmanit të I, ai mori pjesë edhe në fushatat e organizuara në Beograd në 1521 dhe në Rhodes në 1522-shin.

Ai u bë Veziri i Madh i Perandorisë Osmane në 1539-ën, pas vdekjes së Ajaz Muhamed Pashës (i cili e mbajti këtë post përreth tre vite, pushtet të cilin e kishte marrë pas ekzekutimit të Ibrahim Pashës)

Por gjërat nuk do të shkonin siç duhej për Pashain e Madh pasi në 1541 ka kryer një akt që e kushtëzoi për gjithë pjesën e mbetur të jetës.

Lytfi Pasha pas një zënke të tmerrshme me gruan e tij ka përfunduar duke e rrahur Sulltaneshën Sah-i Huban, njëkohësisht edhe motra e Sulejmanit.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi për shkak se Sulltanesha u ankua për dënimin tepër të ashpër të pashës për një grua që kishte shkelur kurorën, pra kishte tradhtuar.

Sulltanesha u divorcua nga Lyfti Pasha me lejen e Sulejmanit, ku ky i fundit edhe e rrëzon Lytfi Pashën nga froni i Vezirit për ta zëvendësuar me Hadim Sulejman Pashën. Këtu mbaron edhe jeta akademike e Vezirit të Madh vlonjat.

Anisa Demiraj/konica.al

Vlonjati Lytfi Pasha që u bë Vezir i Madh dhe u martua me sulltaneshën, por përfundoi mes katër rrugëve Read More »

Fiset e shquara himarjote që mërguan në Itali dhe Greqi

Prof. Rami MEMUSHAJ

Gjatë shekujve të pushtimit otoman, në Labëri ka pasur lëvizje të shumta të popullsisë. Nga kjo krahinë ka pasur largime drejt Greqisë edhe para shek.

XV, por lëvizjet më të mëdha për Greqi dhe Itali kanë ndodhur gjatë shek. XV–XVI, për t’u shpëtuar raprezaljeve që pasuan vdekjen e Skënderbeut dhe shtypjen e kryengritjeve të fuqishme të viteve 1492 e 1537.

Nga emigrimet e dokumentuara, vala e parë është më 1442, një tjetër më 1448, pastaj më 1482, më 1492 dhe më 1537. Ikje të tjera ka pasur edhe gjatë periudhës 1628–1740 nga epidemitë e murtajës dhe të kolerës që prekën krahinën. Ndër të ikurit, kanë qenë qindra e qindra familje të fshatrave të Bregut. Në Greqi, shumica e tyre u vendosën në Peloponez, ku shqiptarët qenë vendosur që në kohën e perandorit bizantin Andronikut.

Arbërori Krokondil Klada, prijës i krahinës së Manit në Peloponez, që u bashkua me ekspeditën e Gjon Kastriotit më 1481, e kishte farefisin në Himarë. Ndër arbërorët e Greqisë, prej Himare kanë qenë Xhavellat;

Kollokotroni e ka prejardhjen nga familja Kotroni e Vunoit, e mërguar qysh herët në Greqi; kurse artistja e njohur greke Melina Mërkuri ka pohuar me gojën e vet se e ka prejardhjen nga Piluri, një nga fiset e të cilit janë Mërkurajt.

Edhe më i madh ka qenë numri i familjeve nga fshatrat e Bregut që u shpërngulën në Itali. Prania e tyre në ngulimet arbëreshe dëshmohet nga mbiemrat që gjenden në dokumente historike dhe në regjistrat e lindjeve pranë kishave.

Shkrimtari arbëresh Zef Skiroi është përpjekur në shumë shkrime të zbulojë prejardhjen e banorëve të vendlindjes së tij, Horës së Arbëreshëve në Sicili.

Duke u mbështetur në dokumentin e themelimit të kësaj kolonie më 1488, në të cilin përmenden emrat e katër përfaqësuesve kryesorë të shqiptarëve, Giovani Barbati, Pietro Bua, Giorgio Golemi e Giovanni Schirò, Zef Skiroi arriti në përfundimin se një pjesë e tyre rrjedhin prej Himare.

Përmendja e Pjetër Buas si një nga krerët e themeluesve të Horës do të thotë se ndër banorët e hershëm të saj ka pasur një bërthamë familjesh nga Bregdeti i Sipërm. Lidhur me Pjetër Buan, Skiroi shkruan: “E fuqishme ishte në Akrokeraunet familja Bua, që duhet të ketë pasur si zotërim të vet edhe Gjirokastrën, dhe dihet që në Dhërmi lindi Mërkur Bua, i cili u dallua aq shumë në Itali me stratiotët e tij, në shërbim të mbretit të Francës Françesk I.”

E. Çabej, duke folur për prejardhjen e ngulimeve arbëreshe të Italisë, përmend një varg mbiemrash të arbëreshëve, që në Labëri janë emra vendesh. Nga emrat që u takojnë fshatrave të Himarës së sotme, ai përmend Cudes (Kudhës), Dirmi (Dhërmi) e Pillora (Pilur).

Kurse si emra familjesh të arbëreshëve të cilëve u përgjigjen emra fisesh ose familjesh nga trevat prej Vlore në Prevezë, nga e kanë prejardhjen shumica e arbëreshëve të Italisë, ai përmend Andronico, Bala, Barbaçi, Bellusci, Granà (Vranà), Ghisci, Lucci, Macri, Stamati, Strati, Sciarra, Tanasi, Thani, Zuppa (Zhupa), Basta, Bua, Losha, Muriqi, Spata. Në regjistrat e lindjeve të Horës së Arbëreshëve, të cilat autori i këtij libri ka pasur rastin t’i shfletojë, gjenden mjaft emra familjesh me prejardhje nga kjo trevë.

Që nga viti 1568, në këta regjistra përsëriten shpesh mbiemrat Dirmi, Bua, Pilora/Pillora, pa folur për emra familjesh tipike edhe për këtë trevë, si: Chulla/Ciulla, Lala, Schillirò, Helmi, Cipi, Dimasi, Verza, Maja etj. Kjo do të thotë se familjet nga fshatrat e Bregdetit të Sipërm përbëjnë një element të rëndësishëm të këtij ngulimi. Mbiemrat e disa lëvruesve e dijetarëve arbëreshë tregojnë se këta e kanë prejardhjen nga Bregdeti i Sipërm.

Mbiemri Matrënga i shkrimtarit Lekë Matrënga jeton në Himarë në toponimet Ara e Matrënge, Kisha e Matrënge, Lisi i Matrëngës; mbiemri i humanistit shqiptar Mikel Maruli (1453–1500) në Itali lidhet me familjen Maruli të Himarës, e shuar aty nga çereku i fundit i shek. XIX, emri i së cilës sot ruhet në toponimet Varret e Marulëve, Sheshi i Marulit, Lisi i Marulit; edhe mbiemri Skutarioti që del në Itali, lidhet me Skutará, një fshat i shkatërruar nga tërmeti i vitit 1410, rrëzë malit me të njëjtin emër midis Vunoit e Himarës. Prania e elementit himarjot nga ana e Bregut në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë është aq e madhe, sa, duke u nisur nga mbiemrat e familjeve dhe toponimet në veprat e poetit arbëresh Jeronim de Rada, sidomos në poemën “Milosao”, këto kohët e fundit është vënë në dyshim mendimi i gjertanishëm se ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Shkodër.

Toponime të tilla, si Skutari, stani i Marlules, Mesosporitë, lumi i Vodit, emri Kallogre, mbiemrat Skutarioti (Rina, heroina e poemës, është bija e “Kallogresë së Skutariotëve”) dhe parganiot, që dalin në këtë vepër, gjejnë shpjegim vetëm në truallin e Himarës. Aty kemi toponimet Skutará, Marul, Shën Mëria e Mesosporitës,

lumi i Bellovodit dhe fisin Pagnatatë të Vunoit. Mbi këtë bazë, është formuluar hipoteza se poema “Milosao” “nuk lidhet me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën”, pra që ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Himarë dhe personazhet e saj janë himarjotë.

Eksodi i himariotëve edhe brenda viseve të Labërisë

Veç eksodit drejt vendeve fqinje, një pjesë e popullsisë së fshatrave të Bregut u drejtua për shpëtim në viset e brendshme të Labërisë. Në “Historinë e Shqipërisë” thuhet se nga fundi i shek. XV dhe më vonë, “me mijëra fshatarë u shpërngulën nga bregdeti i Himarës dhe u vendosën në malësitë e Kurveleshit”.

Por në Labërinë e brendshme mbahen mend vetëm raste të rralla të ardhurish nga Himara. Kështu, në Gjorm, lagjja Keshej është e ikur nga Vunoi për hasmëri; lagjja Elezaj e ardhur nga Dhërmiu me tufa të mëdha dhish në shek. XVII.

Me prejardhje nga fshatrat e Bregdetit janë Gjovarfët e Tragjasit, Sinovarfët e Kuçit, Lekvarfajt e Borshit, etj. Në krahinën e Vurgut, me prejardhje nga Qeparoi janë familjet Kardhashi, Lilo dhe Theodhori; kurse nga Himara familjet Çavo, Çuka dhe Ziso. Familje me prejardhje nga Himara ka edhe në zonën e Topalltisë së Vlorës, të cilat janë shpërngulur me dhunë nga turqit pas vdekjes së Ali Pashës. Edhe më të mëdha kanë qenë lëvizjet drejt Himarës.

Këto lëvizje masive u takojnë sidomos shekujve XV–XVII, kur varfëria e madhe e kishte bërë të pamundur jetesën e popullsisë që ishte shtuar ndjeshëm dhe që e kishte të vështirë të siguronte jetesën në krahinat malore. Emigrimet e brendshme drejt fshatrave të Bregut u mundësuan nga zbrazja e tyre si rrjedhim i eksodeve të njëpasnjëshme.

Dëshmi të këtyre lëvizjeve gjenden të shpërndara andej-këndej në dokumente, që janë gjithsesi të pakta dhe të paqëmtuara, po më shumë ruhen në kujtesën e banorëve të fshatrave të Himarës.

Nuk kanë qenë vetëm arsyet ekonomike që kanë nxitur lëvizjet nga krahinat e tjera të Shqipërisë drejt Himarës; ajo ka qenë gjithmonë edhe një vend i sigurt për kundërshtarët e pushtuesit.

Për këtë, udhëtari çek Jan Lobkovcasi, që kaloi nga brigjet e Himarës më 1493, shkruan se “në këtë vend gjejnë strehim të gjithë ata që ndiqen prej turqve”. Sipas ndonjë autori, rreth 90% e popullsisë së Himarës janë të ardhur kryesisht nga zona e Kurveleshit, Korçës, Krujës, Dukagjinit e gjetkë.

Hipoteza e prejardhjes, jo vetëm të himarjotëve, por të të gjithë banorëve të Labërisë nga Veriu i Shqipërisë është hedhur gati një shekull më parë. Por kjo hipotezë nuk qëndron, pasi nuk ka asnjë të dhënë për braktisje të plotë të Labërisë gjatë shekujve të pushtimit osman.

Pastaj, edhe në raste zbrazjesh, siç tregon përbërja e të ardhurve të këtyre dhjetë vjetëve të fundit në Himarë, ata që e kanë ripopulluar Bregun e Detit, kanë qenë shqiptarë, kryesisht banorë të Labërisë.

Pohimet për prejardhjen veriore të banorëve të Himarës dhe të Labërisë nisen nga ngjashmëritë në emrat e njerëzve dhe të vendeve, po këto ngjashmëri janë provë e njësisë kombëtare dhe jo rrjedhim i emigrimeve. Kështu, duke nisur me Palasën, pak nga familjet e saj janë të vjetra.

Sipas pleqve të këtij fshati, familjet Billa, Çeço e Petrokokushta janë të ardhur nga veriu, Gjini e Nikdedat nga Dukati; (ndonjë autor këta të fundit i nxjerr me prejardhje nga Mirdita), Sinanajt nga Sinanjt e Lopësit; ndërsa fiset Vera, Petra e Konomi nga Shallona e Greqisë.

Në Dhërmi, lagjja Gjilek mbahet si e ardhur nga Kruja, banorë të së cilës u vendosën këtu fill pas rënies së qytetit në duart e turqve. Me prejardhje nga Kruja është edhe fisi Beja, kurse fisi Ziu nga Kavaja; Vretajt nga Brataj, Lizajt, Çaçëdhimitrët dhe Trekot nga Tërbaçi; Boxhilajt nga Borshi; Tavajt nga Velça; Ninajt nga rrethet e Janinës; kurse Zhupajt farefis me Milajt e Himarës. Sipas të moshuarve të Iljazit, banorët e këtij fshati kanë
zbritur në shek. XVI nga Progonati bashkë me bagëtitë e tyre; kurse Gjomemot janë të ardhur nga fshati i Tërbaçit.

Në Vuno, Kaçupajt janë me prejardhje nga Hundëcova, Gjomemojt nga Tërbaçi, Latajt nga Bolena, Simajt nga Llënga e Mokrës, Zotajt nga Vithkuqi, Koçajt nga Zagoria, Stolajt (Vasilajt) e Mitrushajt nga rrethet e Korçës, Makajt e Dikajt nga Jonufri, Thopajt nga Dukagjini e Gjidedejt nga Kruja. Në qytetin e Himarës mbahen të ardhura këto fara:

Meko nga Nivica e Kurveleshit; Karo, Zhupa, Dhima, Milaj, Gegëgjikaj nga Progonati; Lekaj, Gjikaj, Beleri nga Kuçi; Bollano nga Rexhini i Kurveleshit; Bodinaj nga Piqerasi; Zotaj, Totaj, Mitraj nga Vithkuqi; Çinajt nga Gjirokastra; Gumajt nga Nivica e Kurveleshit; Totajt e Mitrajt nga Vithkuqi. Zhupajt e Himarës kanë pasur deri vonë lidhje me Zhupajt e Progonatit.

Gogoçkatët janë të ardhur nga Progonati; edhe për fisin Milaj dihet se është vendosur në Himarë në shek. XVII, kur filloi islamizimi i Labërisë. Nga kjo familje ka dalë një kolonel i regjimentit napolitan, një gjeneral grek dhe së fundi majori Spiro Milo, i cili, duke shfrytëzuar këto lidhje farefisnie, i bëri thirrje më 1913 Progonatit dhe Kurveleshit për t’u bashkuar me gjithë Himarën në shtetin e “Vorio-Epirit”. Kurse familjet Dhimopulli, Xhaku e Gjikopulli janë me prejardhje arvanite, dy të parat nga Konica dhe e fundit nga Qefallonia. Sipas F. Bixhilit, jo vetëm në Himarë, po edhe në fshatrat e tjera të krahinës nuk ka fise të ardhura nga jugu grek.

Në Qeparo, vetëm mëhalla Peçolat është vendëse, kurse të tjerat të ardhura. Fisi Bragjinaj është nga Tërbaçi, i larguar nga ky fshat aty nga mesi i shek. XVIII për shkak të konfliktit mes banorëve të islamizuar dhe priftit Papa Gjikë Bragjini e vëllezërve e bijve të tij. Papa Gjika me gjithë të vetët u detyruan të largoheshin nga fshati i lindjes dhe të strehoheshin në Qeparo, ku iu dha strehim dhe tokë buke.

Mbahet mend se në vitin ‘40 të shek. XIX, Bragjinët e Tërbaçit kanë ardhur për ngushëllim në Qeparo. Po kështu, familja e Koçajve nga Qeparoi dhe familja e Liftajve nga Kuçi deri në brezin e fillimit të shek. XX ishin kushërinj të katërt dhe shkëmbeheshin në dasma e vdekje me harxhe. Me prejardhje nga Tërbaçi janë edhe fiset Gjikëbitaj e Popanikaj. Fisi Ndregjini e ka prejardhjen nga Velça, fisi Rusha nga Progonati, fisi Ballëguras nga fshati Ballaur i Korçës, Bogdanët nga Zhulati, Mërtokajt nga Kallarati dhe fisi Dhimëgjonas nga fshati Kardhashezë i
Korfuzit.

Prejardhja e Piluriotëve nga Kuveleshi e Devolli
Piluri mbahet si fshat të parët e të cilit janë me prejardhje nga Kallarati i Kurveleshit, ndonëse ka edhe hipoteza për prejardhje më të lashtë të tyre nga Devolli. Emrin e Kudhësit ka autorë që e lidhin me malin e Kudhësit mbi Sevaster, krahina rrëzë të cilit quhet Kudhës-Grehot, prej nga mendohet se janë shpërngulur kudhësjotët para pushtimit osman.

Nga familjet e këtij fshati, Qurkajt janë me prejardhje nga Golemi; kurse Priftajt pasardhës të mësues Zaharisë nga Kuçi, i cili u dorëzua prift, por u detyrua të largohej për shkak se fshati i tij po islamizohej. V. Baraçi në librin “To Dhelvinon” (1937) thotë se varri i tij ka mbishkrimin “Papa Zaharia nga fshati Kuç”.

Në mungesë të dokumentimit, që kurrë nuk mund t’i
ndjekë këto lëvizje, sidomos kur është fjala për shekuj të tërë e për zona që kanë pësuar shumë nga pushtimet,  kujtimi i lidhjeve të prejardhjes si gjithnjë humbet në mjegullën e historisë, duke u kthyer në legjenda, si ato që prejardhjen e popullsisë së Himarës dhe të gjithë Labërisë e nxjerrin me prejardhje nga Kruja, Mirdita e Dukagjini, për të cilat folëm më sipër.

Për sa i përket elementit joshqiptar të Himarës, ky është me prejardhje kryesisht nga krahinat minoritare të Shqipërisë; familje të ardhura në fshatrat e Himarës nga jashtë vendit janë në numër të papërfillshëm.

Në Dhërmi, të tillë janë Averbahët, familje austriake me prejardhje hebreje. Në Qeparo, i ardhur nga Korfuzi është fisi Dhimëgjon, emri i të cilit tregon se kemi të bëjmë me një familje shqiptare të mërguar më herët atje dhe që është kthyer në Shqipëri. Në Himarë, me prejardhje greke janë Trolajt; Stolajt, të ardhur nga Dropulli; Konomajt (jo Konomët), të ardhur nga Sopiku; dhe Zisajt, të ardhur nga Pogoni.

Pra, migrimi i brendshëm i elementit shqiptar vetëm se e ka forcuar karakterin autokton të popullsisë së Himarës, kurse migrimi i elementit autokton nga jashtë dhe nga zonat e minoritetit ka qenë kaq i papërfillshëm në madhësi, sa nuk ka mundur të ndikojë në përbërjen shqiptare të kësaj krahine.

Ky përfundim, i arritur prej nesh pas shqyrtimit të prejardhjes së familjeve të krahinës së Himarës duke u mbështetur në traditën vendëse, mbështetet edhe nga të dhënat e autorëve të shek. XIX. Autori grek P. Aravantino, njohësi më i mirë dhe më objektiv i Shqipërisë poshtë Vjosës, thotë se në gjashtë kazatë e sanxhakut të Vlorës – kazasë së Vlorës (ku përfshihej edhe krahina e Himarës), të Beratit, Skraparit, Tomoricës, Përmetit dhe të Tepelenës – kishte 29.429 familje shqiptare dhe asnjë greke.

Rreth 40 vjet pas tij, S. Frashëri shkruan në enciklopedinë “Kamus ul-Alam” se sanxhaku i Gjirokastrës, ku përfshihej edhe Himara si kaza, “ka një popullsi prej 140.000 vetësh, prej të cilëve 72.000 janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë, të gjithë shqiptarë”. Dhe që nga mesi i shek. XIX e deri në ditët tona popullsia e krahinës së Himarës s’ka pësuar ndryshime për sa i përket përbërjes së saj etnike.

Fiset e shquara himarjote që mërguan në Itali dhe Greqi Read More »

Artana,Nuovo Monte Qyteti më i vjetër mesjetarë Dardan, në Kosovë

Kalaja e Artanës ose Kalaja e ”Nuovo Monte”ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë.Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla…

Arkeologët thonë se gërmimet duhet të vazhdojnë në këtë zonë sepse ky vend po del të jetë qyteti më i rëndësishëm mesjetarë në gadishullin ilir,

Edhe pak ditë përfundojnë punimet në restaurimin dhe konservimin e gjetjeve në Kalanë e qytetit mesjetarë të Artanës.

Arkeologët thonë se gërmimet duhet të vazhdojnë në këtë zonë sepse ky vend po del të jetë qyteti më i rëndësishëm mesjetarë në gadishullin ilir, njofton burimi.

Reportazhin rreth historisë dhe gjetjeve në Artanë, e ka përgatitur gazetarja Blerta Ahmeti.

Artana,Nuovo Monte Qyteti më i vjetër mesjetarë Dardan, në Kosovë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com