Histori

Si dukej Shqipëria e diktaturës që sot nuk ‘’ekziston’’ më (Fotot)

Diktatura konsiderohet si një ndër periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Fotografi Erik Steward ka përcjellë për herë të parë se si dukej vendi ynë nën thundrat e regjimit gjakatar.

Ai e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988 kohë kur sistemi kishte filluar të coptohej pak e nga pak.

Deri më sot këto fotografi kanë qenë të pa njohura.

Më poshtë po përcjellim shkrepjet e rralla të një Shqipërie që diktatura ja fshehu botës për 45 vite.


Si dukej Shqipëria e diktaturës që sot nuk ‘’ekziston’’ më (Fotot) Read More »

Gjuha e Naimit është gjuhë e mallit dhe dashurisë për gjithçka që frymon shqip

Lirim Gashi

Naimi i frymëzuar nga dashuria e zjarrtë për atdheun i këndonte plotë me mall e krenari kombëtare, natyrës së mrekullueshme shqiptare, njerëzve të thjeshtë, barinjve dhe fshatarëve që janë njëkohësisht protagonistët kryesorë të poemës së tij dhe që poema i ngrehë lartë si njerëz të punës fizike e mendore.
Poema e Namit ngjallë respektin ndaj masave popullore, ose më mirë të them pikërisht ndaj atyre masave njerëzish shumëfish të shtypur e të nëpërkëmbur si nga okupatorët e huaj njashtu edhe nga pushtetet marionetë.
Poema e Naimit i bënte gjithnjë homazh njerëzve të shtypur e të mallkuar nga politika dhe tradita e tjetërsuar prej ndikimit të robërisë shekullore të cilët ai me gjuhën e tij autentike e të përzgjedhur poetike i quante “të bekuarit e Perëndisë’, duke aluduar njëkohësisht në mallkimin e projektuar politikisht nga njeriu i huaj dhe shërbëtorët e tij vendor dhe duke tentuar në njëfarë mënyrë që t’ua bënte të qartë njerëzve të rrënuar moralisht, apo shkaktarëve të turpit dhe tmerrit që janë po aq të përkohshëm në këtë botë sa hordhitë e tyre okupatore e vrastare.
Gjuha e Naimit është gjuhë e mallit dhe dashurisë për gjithçka që frymon shqip dhe në harmoni me frymën e rënduar të këtij populli nga brengat e përditshme dhe varfëria e skajshme, por edhe nga ashpërsia e mentalitetit patriarkal dhe brutaliteti i sistemit shoqëror.
Naimi ishte një njeri dhe poet i veçantë njësoj si p

oezia e tij, andaj do të jetojë në kujtesën kolektive po aq gjatë sa ky popull.
Dashuria e Naimit për atdheun dhe gjithçka që frymon shqip ishte aq e pastër dhe e padjallëzuar sa që i bëri për vete edhe ata që nuk ia donin të mirën Shqipërisë ngaqë i konfrontoi brutalisht me ndërgjegjen e tyre të helmuar nga urrejtja dhe synimet barbare.
Lavdi veprës së Naimit të Madh.

Bagëti E Bujqësi

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.

Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
– Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.

Gjuha e Naimit është gjuhë e mallit dhe dashurisë për gjithçka që frymon shqip Read More »

Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri?

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros.

Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri para viteve ‘90.

Sami Frashëri lindi më 1 qershor 1850 në Frashër dhe vdiq më 18 qershor 1904 në Stamboll.

Abdyl Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër dhe vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll.

Pra kanë lindur të tre në Frashër dhe kanë vdekur të tre në Stamboll.

Është kurioze që kanë ndërruar jetë thuajse në të njëjtën moshë, Naimi dhe Samiu në moshën 54 vjeçare dhe Abdyli në moshën 53 vjeçare.

Figura më e njohur mbetet ajo e Naimit, por në fakt kanë qenë Abdyli dhe Samiu ata që e ndikuan fillimisht atë.

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare.

Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë.

Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të “Revistës Dita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin.

Sa vjeç kanë vdekur vëllezërit Frashëri? Read More »

Momentet e fundit të Ahmet Zogut

Në 9 prill të vitit 1961, u nda nga jeta Mbreti Zog I.

Vdiq në një spital të Parisit, i rrethuar nga mbretëresha Geraldinë, i biri Leka, motrat princesha e nipërit e tij. Në momentin që ai ndërroi jetë, u dëgjua: “Vdiq Mbreti! Rroftë Mbreti Leka I”. Me urdhër të Gjeneralit De Gol, mbretit të shqiptarëve iu bënë të gjitha nderimet. Shqiptarët u lejuan të hyjnë pa viza dhe t’i japin lamtumirën e fundit Zogut I.

Në ato orë të vështira, mbretëresha Geraldinë e gjeti kurajën të lutej jo vetëm për shpirtin e të ndjerit, bashkëshortit të saj, por edhe për të gjithë ata shqiptarë që persekutoheshin në Shqipëri, që ishin torturuar e pushkatuar. Këtë moment të dhimbshëm e tregon Skënder Zogu, nipi i Mbretit Zog, që iu gjet pranë, jo vetëm në momentin e mbramë, por organizoi edhe ceremoninë e lamtumirës. Në librin e tij me kujtime “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar-kujtime mërgimi”, Skënder Zogu tregon për jetën e tij pranë Mbretit Zogu I, por edhe Leka I.

Ndër të tjera, ai tregon edhe për një moment të papëlqyeshëm, atë të përdhosjes së varrit të Mbretit Zog. Skënder Zogu akuzon drejtpërdrejtë agjenturën shqiptare dhe më konkretisht sekretarin e parë të ambasadës shqiptare në Francë, Hasan Luçi. Zogu tregon po ashtu, se për t’u hakmarrë ndaj këtij akti, një grup nacionalistësh kishin hedhur një flakëvënëse në ambasadën shqiptare, në një moment kur atje nuk ndodhej njeri, për të shkaktuar dëme materiale. Për më shumë tregon vetë Skënder Zogu në librin e tij.

IKJA E MBRETIT

Shëndeti i Mbretit u rëndua dhe çdo të shtunë shkoja në spitalin Foch, në Suresnes për ta takuar. Hallat u vendosën në një hotel të vogël në një rrugë aty pranë dhe i rrinin gjithë natën te koka. Mbreti vuante dhe pashë se po shuhej pak nga pak. Oficerët besnikë flinin në dhomën ngjitur me të. Të hënën, 9 prill 1961, më kapi ankthi, pasi një natë më parë nuk kisha mundur të hyja në dhomën ku ai po flinte thellë.

Kësisoj, vendosa të kthehesha në spital në fillim të pasdites. Me të mbërritur në korridor, Ali Çupi, një prej oficerëve rendi drejt meje dhe më tha: “Bubi, eja shpejt, mbreti po na le”. Kështu, buzë shtratit të tij pashë si u shua dhe e putha në ballë. Hallat qanin, Leka i mbante duart, ndërsa mbretëresha lutej në gjunjë pranë shtratit. U ngrit me zor dhe më kërkoi të shkoja te faltorja që të lajmëroja priftin, pasi dëshironte që të lutej për shpirtin e Mbretit të ndjerë.

Kolonel Hysen Selmani, sipas traditës, briti në dhomë: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka I”. Unë isha tepër i tronditur dhe te faltorja nuk e mbajta dot veten dhe thashë në shqip: “Rrahmet pastë!”. Si mbaroi lutja, mbretëresha më tha që Leka donte të bisedonte me mua, për të më besuar një mision. Leka më dha një zarf me 700 franga të reja, që t’i përdorja për organizimin e funeralit.

Kolonel Selmani më dorëzoi një listë me degët e shumta të Legalitetit në botë dhe më kërkoi që t’i njoftoja me telegram. Të nesërmen, që ishte e hënë, i telefonova drejtorit që të më jepte disa ditë leje. Ai kishte lexuar njoftimin nëpër gazeta, më shprehu ngushëllimet dhe më tha që ta merrja pushim gjithë javën. Pasi dërgova rreth njëzet e pesë telegrame në shqip, shkova tek agjencia funerale e lagjes. Hyra në zyrë ku më priti një zonjë.

Pas tavolinës së punës kishte një xham nga shihej një studio dhe ndërkohë që unë flisja për kërkesat e funeralit, pashë që një burrë me ngjyrë të zeshkët ma bëri me shenjë. Ishte Morisi, ish-shoferi i princeshës në Egjipt, i cili ishte martuar me Suzanën, parukieren dhe grimieren e hallave të mia. Morisi punonte tek ajo agjenci dhe ishte tepër i gëzuar që po më shihte. M’u hodh në qafë dhe më pyeti se kush kishte vdekur. Kur i dhashë lajmin, zuri të qante si fëmijë dhe më tha: “Lërma mua nderin të merrem me gjithçka”.

Pranova me kënaqësi dhe i zgjata zarfin. Dëshira e tij e vetme ishte që të ngiste limuzinën me mbretëreshën dhe mbretin e ri. Drejtoria e spitalit hapi një sallë të veçantë, në mënyrë që shqiptarët të vinin e t’i jepnin nderimin e fundit atij që kishte qenë themeluesi i shtetit shqiptar dhe që tërë jetën e vet ia kishte kushtuar kombit shqiptar.

Qivuri me trupin e Mbretit u mbulua me flamurin kombëtar të Shqipërisë. Për dyzet e tetë orë, natë e ditë, qindra shqiptarë nga e gjithë bota erdhën e u përkulën para trupit të Mbretit. Natën më duhej të shkoja në morg, për të hapur një derë të oborrit me qëllim që të hynin bashkëpatriotët. Gjenerali De Gol kishte dhënë udhëzime që refugjatët që vinin për këtë rast, të hynin në Francë pa viza.

Unë me Tatin ishim ngarkuar të prisnim personalitetet në aeroportin e Burzhesë. Roja e nderit u formua nga Garda Mbretërore e përbërë nga Muharrem Gjoka, Bajram Neli, Ali Çupi, Qazim Preni, etj.. Dy ditë më pas shkova të takoja Morisin, i cili më konfirmoi që gjithçka ishte në rregull dhe më ktheu zarfin me gati gjysmën e shumës që i kisha lënë.

Më shpjegoi se pronari e kishte bërë këtë gjest në shenjë respekti. Kur i ktheva paratë Lekës dhe i shpjegova që vinte falë Morisit, më përqafoi dhe më falënderoi, pasi kishte vërtet shumë pak para. Kolonel Hysen Selmani dhe Salih Doshishti ishin ngarkuar me detajet dhe me ceremoninë e varrimit në varrezat e Tiesë në Paris, me ndihmën e Xhamisë së Parisit dhe të imamit Mustafa Hoxha.

Më kujtohet që shkova të takoja princeshat Sanije dhe Mysejen, të veshura krejt me të zeza, për t’u thënë një fjalë të ngrohtë dhe ato më thanë: “Oh, Bubi, jeta jonë në këtë botë mori fund, pa vëllanë tonë, s’duam të rrojmë më gjatë”. Bashkë me Tatin u shpjeguam që misioni i tyre tani ishte të ndihmonin mbretin e ri, Leka dhe të mbështesnin mijëra refugjatët deri ditën kur Shqipëria të çlirohej nga regjimi komunist.

Për të kuptuar hidhërimin e tyre të madh, duhet pasur parasysh, që ato, Mbretin nuk e kishin pasur vetëm vëlla, ai kishte zënë edhe vendin e babait. Mbretëresha Geraldinë, pavarësisht lodhjes së madhe, priste me shumë dinjitet ngushëllimet e të dërguarve të qeverisë franceze dhe të disa konsujve të përgjithshëm të vendeve si Belgjika, Maroku, Britania e Madhe, Spanja dhe Gjermania (kjo e fundit nuk e kishte njohur regjimin totalitar të Tiranës).

Në një moment të caktuar, mbretëresha u kthye nga unë dhe më tha: “Bubi, le të lutemi për të gjithë ata që gjenden në Shqipëri e që pësojnë tortura, për ata që janë ekzekutuar, për ata, të cilët janë detyruar të ndahen nga të afërmit. Jam e bindur se, që nga atje lart, Mbreti do të shohë dhe do të lehtësojë pikëllimin e bashkëpatriotëve”.

Mbretëresha Geraldinë dhe Princ Leka

Më 11 prill 1961, në orën trembëdhjetë, kortezhi mortor, i shoqëruar nga rreth një duzinë me makina të xhandarmërisë franceze, mori drejt Tiesë. Makinën me arkivolin e ndiqnin shumë vetura dhe një autobus me shqiptarë. Mes shumë delegacionesh, ai i gjeneralit de Gol përfaqësohej nga Roger Frey i afërt me mjediset antikomuniste. Tërë ata flamuj shqiptarë të vënë në xhamat e makinave zgjonin kërshërinë e kalimtarëve. Te varrezat ishin mbledhur rreth njëmijë e dyqind persona, për t’i bërë nderimet e fundit mbretit të ndjerë të shqiptarëve. Pas fjalëve të rastit dhe lutjeve të dy imamëve, kur arkivoli po futej nën dhe, pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar “Mëmëdheu”.

PËRDHOSJA E VARRIT TË MBRETIT ZOG

Më 25 gusht 1977 në varrezat e Tiesë ndodhi një incident i turpshëm. Disa “agjentë” të ambasadës së Shqipërisë në rrugën De La Pompe në Paris, kishin përdhosur varrin e Mbretit Zog, duke u përpjekur të nxirrnin jashtë arkivolin e tij. Ne mblidheshim çdo vit përpara varrit të Mbretit dhe mbanim diskutime kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist. Kjo i trazonte diplomatët e ambasadës, spiuni kryesor i të cilëve ishte sekretari i parë, Hasan Luçi, i cili u qepej mërgimtarëve shqiptarë.

Një prej bashkatdhetarëve tanë, Sul Vladi, refugjat i hershëm në Francë dhe kushëri i këngëtarit të famshëm Arif Vladi, çdo mëngjes kur shkonte për në punë, kalonte nga varri i Mbretit dhe vinte lule. Atë mëngjes, ai zbuloi dëmet e shkaktuara te varri dhe i telefonoi menjëherë mbretëreshës Geraldinë në Madrid. Ajo më telefonoi aty nga ora 8 e 30 e mëngjesit, që të paraqisja ankesë dhe të shkoja të shihja se çfarë mund të bëhej aty për aty.

Ajo vetë i shkroi një letër Presidentit Giscard d’Estaing, e cila, për turp, mbeti pa përgjigje. Si hap i parë, përpara se të fillonin punimet për blindimin e varrit, vendosëm të nxirrnim qivurin dhe ta mbanim të mbrojtur. Pas kësaj, shkova të takoja avokatin e mbretëreshës në Neuilly për ankesën, por dosja u mbyll pa rezultat. Komisari i Policisë, që erdhi për të hetuar te varrezat, e vlerësoi si akt vandalizmi, ndërkohë që ne ngulmonim që kjo duhej të konsiderohej si një akt politik keqdashës, që vinte nga ambasada komuniste shqiptare.

Kur u pyeta nga Agjencia franceze “Presse”, deklarova: “E gjithë bota e di se komunistët nuk kanë asnjë respekt për qeniet njerëzore. Ata s’duan t’ia dinë, jo vetëm për të gjallët, por ja ku keni një shembull, që nuk lenë në paqe as të vdekurit”. Veç kësaj, paraqitëm një protestë para Ministrisë së Brendshme, e cila po ashtu mbeti pa përgjigje. Më pas, mësuam se akti i neveritshëm ishte kryer nga disa studentë bursistë shqiptarë të frikësuar nga spiuni Hasan Luçi.

Ky i fundit mori një mësim të mirë nga Hylle Spahija dhe u dëbua nga Franca si persona non grata. Autoritetet franceze nuk ndërmorën asnjë hap, në mënyrë që të mos krijonin ndonjë incident diplomatik, ndërsa Oborri Mbretëror i dha udhëzime Hylle Spahijas që t’u jepte një paralajmërim përgjegjësve të ambasadës, që këto akte barbare të mos përsëriteshin më. Duke e ditur se në ambasadë nuk jetonte askush, u vendos që në mbrëmje të hidhej një flakëvënës, me qëllim që të shkaktoheshin dëme materiale.

Hylleja kishte sajuar një marifet për të pasur alibi. Kishte ftuar në shtëpinë e tij për një darkë shqiptare, zëvendëskryetarin e Bashkisë së Jreteit (Creteil), një prej komisarëve të Policisë dhe disa miq francezë e shqiptarë. Aty nga mesnata, i biri, Skënderi, erdhi dhe i tha që në qilar kishte rrjedhje uji. Hylleja u kërkoi ndjesë të ftuarve, veshi kominoshet dhe u largua. Shkoi në Paris për të mbikëqyrur operacionin, ku e prisnin disa të rinj shqiptarë me një bazuka.

Pas lëshimit të flakëvënëses në ambasadë, Hylleja u kthye me gjitha shpejtësinë në shtëpi, ku festa ishte në kulm. Vera e mirë e kishte bërë punën e saj dhe të ftuarit nuk e kishin vënë re mungesën e tij. Me urdhër të mbretit Leka, unë nuk isha në dijeni të këtij aksioni. Kështu, mbërrita në uzinë si zakonisht aty nga ora nëntë e mëngjesit. Roja më tregoi tre zotërinj që më prisnin në një makinë përpara hyrjes. Kur iu afrova, më treguan kartën e Drejtorisë së Sigurisë së Terrorit (D.S.T) dhe më çuan në shtëpi.

Gjatë rrugës, më pyetën se kush e kishte kryer atentatin gjatë natës në ambasadën në Rue De La Pompe. U përgjigja: “Nuk jam në dijeni, por mirë ia kanë bërë. Kur përdhos një varr, do të korrësh atë që do të mbjellësh”. Të pakënaqur nga përgjigjja ime, më bastisën shtëpinë ku gjetën trakte kundër regjimit komunist, si edhe dokumente të ndryshme, por asgjë komprometuese.

Me një pamje të shqetësuar, më kujtuan se në bazë të statusit të refugjatit, nuk kisha të drejtë të merresha me politikë. U larguan, duke më thënë se që këtej e tutje do të na mbikëqyrnin nga afër. Te Hylleja gjendja ishte më serioze, shtëpia e tij u rrethua nga xhandarët që në orën 6 të mëngjesit dhe u bastis. Kërkonin një bazuka, që kuptohet se nuk e gjetën.

U mor në pyetje, por ai mohoi çdolloj përfshirjeje. Ishin disa dëshmitarë jashtë çdo dyshimi, që mund të konfirmonin se ai e kishte kaluar tërë atë mbrëmje në praninë e tyre gjatë një darke shqiptare, tepër të këndshme. Disa vite më pas, kur Besnik Mustafaj u emërua ambasador i Shqipërisë në Paris, më tregoi dëmet që kishte shkaktuar bazuka, duke më thënë me shaka: “Ja dhe dora e komandant Hylle Spahijas”. /Panorama/

Momentet e fundit të Ahmet Zogut Read More »

Depot e armëve në 1997 i hapi populli , Nano apo dikush tjetër ?

Ju bëjm me dije se : Që shqipëria gjatë perjudhës 1993 – deri më 1996 , ka kryer eksportimin më të madh të armatimeve në Europë , duke mbajtur vendin e parë dhe absolut , në raport me numrin për fymë të popullsisë, duke ja kaluar për nga eksporti i armëve dhe vendeve me traditë si Rusia , Gjeramnia , Franca etj.
E theksojmë , jo për nga prodhimi i armëve , por nga eksportimi i tyre.
Do pyeste dikush me të drejtë . Po nga plasi ky talent tek shqiptarët , që deri dje importonin armë nga Kina dhe Rusia , sot na dolën eksportuesit më të sukseshëm të europës !
Mos u habisni . Shqipëtarët kanë pasur traditë në kontrabandën e armëve.
Vetë nalt madhënia etjë , i biri i Ahmet Zogut , Leka Zogu kërkohej nga shumë vënde të botës, për tregti të pa ligjshme armësh.
Siç dihet , tregtia e armëve , e drogës , e qumshtit , janë tregtitë më fitim prurse sot në botë.
Dhe Leka ishte njish…..Kjo ekseperiencë nuk duhej humbur kot ,si dhe koha sduhej harxhuar kot . Ndërkohë që Zogistët , përfaqsohen nga Fatmir Mediu ( Orkestrantin e planit B të kontrabandës së armëve ku për të humbur gjurëmët dhe në pa mundësi për të hapur përsëri depot e armëve, krijuan Gërdecin ) dhe ish Republikanin Sabri Godo (ish- sigurimsi enverit, që braktisi në fund komunizmin si Saliu , dhe u bënë demokrat )
Duke pasur duart në mjalt e duke ditur mirë rugëtimin dhe tregjet e kontrabandës së armëve filloj eksortimi 24 orë në ditë.
Sikur të kishte gojë të fliste ajo pista e aviacionit të Kuçovës, se sa miljon tonë ngarkesa me armë mbajti në kurriz, do habiteshit.
Armët Made in Albania u kapën nga SHBA, në duart e terroristëve në Somali, deri atje na ce cuan namin bishtat e Berishës me orkestrantët e Zogut. ( Po Blend Fejziu di të shkruaj vetëm për diktatorin , libra , për epokën kur u bë miljarder nëpërmjet TV, nuk shkruan ndonjë libër ,ku as Pipo Baudo dhe Refaela Kara , nuk kanë aq pasuri sa ka krijuar Fejziu i Zogut për kaq vjet )
Pra këto miljona ton armë, jo vetëm që shqetsonin SHBA dhe Rusinë , kur binin në duart e rebelve , por prishinin në mënyrë bastarde pazaret e armëve në tregun botëror.
Ndaj u kërkua urgjent , nga NATO dhe SHBA, që të vihej kjo tregti nën kontroll , por mbi të gjitha të dihej sasia e armëve që i ishte shtur rebelve në mbarë botën, atje ku zhilloheshin
luftime e ku ishin vatrat më të nxehta të luftës globale.
Ky reagim , disi i gjen të pa përgatitur krerët e qeverisë në Tiranë .Ndërkohë që ndërpreja e kontratave të shitjeve në mënyrë të një anshme nga qeveria e Berishës , kërkonte dëmshpërblim të palës blerse (Rregullat e lojës në trefti armësh). Për këtë arsye uvu në zbatim plani C-ë .Nëpërmjet këtij plani do bëhej e mundur , grumbullimi vullnetar i lekve apo valutës nga populli, duke ja marrë këtij të fundit , me mënyrat më tradiconale korruptive që kishte njohur bota në atë perjudhë .Si përfundim u krijuan Piramidat finacare.
Me mbyllej e tyre u siguruan dy gjëra njkohësisht.Paratë e vjedhura , si dhe do hapeshin depot e armëve , ku populli do vërshonte drejt tyre duke mos pasur rugë tjetër pasi do kishte humbur gjithshka. Dhe ashtu ndodhi.
Depot u hapën nga populli , të lëna pa kontroll nga qeveria Berisha ,që kishte detyrën ti ruante në 1997.
Depot u hapën nga populli , të lëna pa kontroll nga qeveria Zogiste ,që kishte detyrën ti ruante në 1937.
Në 1997 depot ishin 80% të boshatisura, ngaqë ishte shitur gjithshka , tradhëti ndaj popullit.
Në 1937 depot ishin 95% të boshatisura, ngaqë armëve ju ishin hequr shulet dhe topave ju ishin lyer grykat me graso, tradhëti ndaj popullit.
Qëllimi u arrti, armët e blera dhe krijuara me djersën e popullit u shitën , populli u vodh në piramida , këto ishin anët pozitve që solli demokracia e plerave shqiptare.
Dhe sot cicëroj , përsri ata që rropën e vodhën këtë popull dudum që nga 1930 e deri më sot.
Shtrëngoni fort kriminelët , bashkpunoni në jetë të jetve me ta
tradhëtia ndaj këtij populli nga elementë të këtij populli qenka e thënë të trashëgohet në gjak.
Kush mundë të thotë se përsa prononcohemi nuk themi të vërtetën. Nga : Roland Bademi

Depot e armëve në 1997 i hapi populli , Nano apo dikush tjetër ? Read More »

Kryeministri britanik që shëtiti Shqipërinë e shkroi roman për Skënderbeun

Refik Kadija

Benjamin Disraeli, Kont i Beaconsfield-it (1804-1881) është një personalitet britanik i vërtetë, njihet gjerësisht si burrë shteti, politikan e diplomat, dy herë kryeministër i Anglisë.

Ai njihet edhe si romancier e udhëtar nëpër shumë vise. Ai njihet gjerësisht nga publiku anglez si autor i shumë romaneve. Ai botoi 17 romane, duke filluar me romanin Vivian Grey (1826), e pastaj me radhë Duka i ri (1831), Kontarini Fleming: Një autobiografi psikologjike (angl. Contarini Fleming: A psychological autobiography) (1832), Historia e mrekullishme e Alroy-t etj. Dihet gjithashtu se gjatë udhëtimeve të tij nëpër vise të Perandorisë Otomane, ai vendosi të ndiqte gjurmët e Bajronit për të parë disa nga vendet që vizitoi Bajroni në Shqipërinë e Jugut.

Në njëfarë mënyre ai mund të konsiderohet si një nga dishepujt e Bajronit, si një nga të ashtuquajturit “Fëmijët e Bajronit”. Mirëpo ajo që ishte lënë në harresë, që nuk dihej fare ose dihej fare pak nga ndonjë albanolog, është fakti se ai shkroi një roman për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, me titull “Lavdia e Iskanderit” (angl.“The Rise of Iskander”), të cilin e botoi në Londër më 1833. Në fakt Disraeli e konsideron Gjergj Kastriotin si princ grek, si prijës të Epirit të Greqisë dhe disa nga personazhet e romanit kanë emra grekë.

Në të vërtetë nuk ka fare rëndësi se si e quan Disraeli Skënderbeun. Dihet nga e gjithë bota se kush ka qenë Gjergj Kastrioti. Dihet dhe se çfarë është Epiri. Me gjithë atmosferën romantike të romanit, në vepër përmenden disa fakte historike e toponime të njohura.

Thuhet se Skënderbeu ishte nga Kruja dhe se kryeqendra e principatës së Epirit është Kruja. Përmendet dhe çlirimi i kështjellës së Petrelës nga Skënderbeu. Gjithashtu përmendet aleanca e Skënderbeut me Huniadin.

Në një rast, paçka se vetëm në një rast, Disraeli vë në dukje, në mënyrë mjaft kuptimplote, nga fillimi i romanit, kur përshkruan veshjen e Skënderbeut, se heroi “mbante veshur këmishën krejt të bardhë që është karakteristike për shqiptarët” (angl. “He wore also the full white camese common among the Albanians”).

Gjithashtu në Kapitullin 19, në një letër që i dërgon Idunas, Nicaeus-i e informon se “turqit, nën udhëheqjen e Mahomedit, kishin pushtuar Shqipërinë, dhe se hungarezët, nën komandën e babait të saj, kishin ardhur për të përkrahur Kryqin. (angl. “the Turks, under Mahomed, had invaded Albania; and that the Hungarians, under the command of her father, had come to support the Cross”).

Shumicën e mbresave që provoi e mblodhi gjatë vizitës së tij nëpër Shqipërinë e Jugut Disraeli i hodhi në shkrimet e tij, bile jo vetëm në romanin Lavdia e Iskanderit, por dhe në dy romane të tjerë: Contarini Fleming dhe Historia e mrekullishme e Alroy-t.

Lavdia e Iskanderit është një roman i shkurtër prej 22 kapitujsh dhe 113 faqesh (sipas botimit të vitit 1903).

Ka shumë të ngjarë të jetë shkruar në qytetin jugperëndimor anglez të Bathit gjatë dimrit të 1832-1833, dy vjet pas kthimit të Disraelit nga turneu i tij nëpër viset shqiptare. Ai u botua për herë të parë në Londër më 1833 tok me romanin Duka i Ri.

Në romanin Lavdia e Iskanderit Benjamin Disraeli e ka përdorur historinë dhe figurën e Skënderbeut për të krijuar një histori melodramatike aventurash e romance, e cila kënaqte shijet e masave të gjëra të lexuesve në fillim të shekullit XIX. Mirëpo lexuesi i etur për aventura të jashtëzakonshme nuk shikonte asgjë të pazakontë në subjektin e këtij romani, kështu që kjo bëri që romani të mos kishte edhe aq sukses.

Në vitin e botimit të parë të romanit, revista periodike The American Monthly Review shkruante:

“Lavdia e Iskanderit është një krijim pafundësisht i parapëlqyer. Është një histori e vogël, e cila mbështetet në revoltën kundër turqve që bëri Iskanderi i famshëm, apo siç e kanë quajtur ndryshe, Skënderbegu, Princi i Epirit, dhe në rivendosjen nga ana e tij të pavarësisë së vendit të tij për një periudhë kohe.

Dashuria është natyrisht një përbërës kryesor dhe heroinën autori e gjen tek e bija e Gjon Huniadit të shquar. Ajo zihet rob nga turqit dhe dërgohet në sarajet mbretërore të Adrianopolit. Interesi kryesor i historisë përqendrohet në përpjekjet e suksesshme që bën Iskanderi për të realizuar arratisjen e saj si dhe në këmbënguljen e Nikeusit, princit të Athinës, për ta bërë për vete me çdo kusht, ndonëse ajo e ka refuzuar dashurinë e tij.

Pastaj Nikeusi, pasi e poshtëron veten duke u sjellë me pabesi ndaj vashës, vdes në betejë duke u përpjekur për të rifituar nderin e humbur dhe e lë epirotin më fatlum që të gëzojë nusen e tij dhe mbretërinë e tij të fituar me mundim.

Historia tregohet këndshëm dhe është krejtësisht po aq e përsosur sa çdo vepër tjetër artistike që ka dalë nga pena e këtij autori, ndonëse nuk ka merita të larta deri në atë shkallë sa të meritonte të radhitej në një rang të shquar në përmbajtjen e një “suveniri” apo në kolonat e një Reviste”.

Ky artikull i një reviste të tille prestigjioze siç ishte The American Monthly Review, e cila botohej në Boston, nuk duhet të ketë kaluar pa u vënë re nga C.C. Moore-i, i cili në atë kohë ishte 35 vjeç, si dhe nga H.W. Longfellow, i cili jetoi në Boston për gati pesëdhjetë vjet, dhe ishte profesor i gjuhëve të huaja dhe i letërsisë në Universitetin e Harvardit për një kohë po aq të gjatë.

Artikulli mbi Skënderbeun iu paraprin veprave që secili prej tyre shkroi rreth heroit kombëtar shqiptar. Të dy këta amerikanë të letrave duhet të jenë njohur me veprën e Disraelit për Skënderbeun meqenëse ajo u botua në Amerikë qysh më 1842, kur Moore ishte 63 vjeç e Longfellow 35.

Ndonëse Lavdia e Iskanderit nuk përbën një nga triumfet kryesore të Disraelit si romancier, ai megjithatë u lexua me interes të madh nga një masë e gjerë lexuesish anglezë dhe amerikanë gjatë tërë shekullit XIX.

Gjatë viteve 1833-1927 ky roman u botua në Angli dhe në Amerikë mbi njëzet herë, ndër të cilat mund të përmendim: në Filadelfia më 1842, Boston 1874, Londër 1881, Boston 1887, Londër 1888, Londër 1880-1891, Boston 1900, Londër dhe New York 1904-1905, Londër e New York 1919, Londër 1926-1927 dhe New York 1927.

Ai bile u botua dy herë në greqisht dhe një herë në sllovenisht. Në fillim të shekullit XX interesi për këtë roman filloi të venitet për shkak se ndryshuan shijet e masës së lexuesve.

Në romanin e tij Lavdia e Iskanderit, Dizraeli nuk bën as përpjekjen më të vogël për t’i qëndruar besnik historisë apo për të dhënë një tablo realiste të jetës së Skënderbeut. Ai thjesht krijon një rrëfenjë romantike në trajtën e një romani të shkurtër, i cili ka si figurë qendrore Skënderbeun. Ai krijon një sfond oriental, me ngjyrime lokale shqiptare dhe kostume të përsosura, të cilat autori i pëlqente aq shumë.

Në shënimet e udhëtimeve Home Letters, Disraeli iu referohet shpesh shqiptarëve të cilët e kishin magjepsur me karakterin e fortë, cilësitë fizike e aftësitë luftarake. Ato i gjeti të përshkruara bukur në veprën e Lord Byron-it.

Mirëpo për Princin e famshëm të shqiptarëve ai duhet të ketë mësuar fillimisht nga shkrime më të hershme se ato të Byron-it, si esetë e burrave të shtetit e udhëheqësve ushtarakë të shquar të shekujve të 17-të e 18-të, si diplomati e shkrimtari Sir William Temple (1628 – 1699), i cili e radhit Skënderbeun midis shtatë prijësve më të mëdhenj të historisë; apo eseisti, poeti e politikani Joseph Addison (1672-1719); dhe Gjenerali James Wolfe (1727-1759), komandanti i forcave angleze në Betejën e Fushave të Abrahamit në Quebec më 1759, i cili, në një letër që i dërgonte Thomas Townshend-it më 18 korrik 1756, i shkruante:

Skënderbeu “ua kalon të gjithë oficerëve të lashtë e modernë në drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse. Unë e kam ndeshur atë vetëm në Historinë e Turqisë dhe asgjëkundi gjetkë”.

Duke qenë njohës shumë i mirë i historisë së Turqisë, nuk ka dyshim se Disraeli e ka njohur veprën madhore të historianit të famshëm anglez Edward Gibbon (1737–1794), Historia e Rënies dhe Shembjes së Perandorisë Romake”, ku ka gjetur informacion të hollësishëm për figurën e Skënderbeut.

Megjithëse Lavdia e Iskanderit mund të mos jetë një kryevepër për sa iu përket vlerave të mirëfillta letraro-artistike, ai është një roman me rëndësi të konsiderueshme.

Së pari, ai është trajtimi i parë i historisë së Skënderbeut në prozën origjinale angleze. Së dyti, është një nga veprat e pakta në prozën angleze që shtjellon një subjekt shqiptar.

Së treti, është vepër e plotë e një figure të madhe poliedrike siç ishte Benjamin Disraeli dhe është një roman që pati mjaft popullaritet në kohën kur u shkrua dhe më pas për gati një shekull në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u ribotua disa herë.

studiues i gjuhës dhe i letërsisë angleze

Kryeministri britanik që shëtiti Shqipërinë e shkroi roman për Skënderbeun Read More »

Arkitektura Ilire,Porta nga kaloi qytetërimi në mesjetën shqiptare

Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve avaro-sllave.

Nga – Albert Vataj

Veprat më të rëndësishme të artit që njihen në Shqipëri nga shekujt e mesjetës i përkasin arkitekturës.

Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetës së përditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale. Përveç kësaj monumentet e arkitekturës kanë mundur t’u qëndronin më mirë dëmtimeve të kohës sesa veprat e tjera të artit, që u shkatërruan nga luftërat e shumta.

Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve avaro-sllave. Perandori bizantin Anastasi I (491-518) fortifikoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin, me tri radhë muresh, ndërtoi kështjella dhe riparoi mure qytetesh.

Periudha e Justinianit I (527-565) ishte më intensivja në fushën e ndërtimeve, sidomos të atyre me karakter ushtarak. Përveç tyre ai ndërtoi shumë kisha, ujësjellësa etj. Këtë veprimtari e bën të njohur në veprën e tij Mbi ndërtimet historiani i Justinianit, Prokopi i Qezaresë. Por gjithë këto ndërtime pjesërisht nuk janë ruajtur, ndërkaq shumica e emrave të vendeve të përmendura nga Prokopi është vështirë të identifikohen me emrat e rinj.

Fortifikimet më të rëndësishme të shek. VI janë pa dyshim muret rrethuese të Durrësit që i takojnë periudhës së sundimit të perandorit Anastasi I. Ato janë ndërtuar krejtësisht me tulla dhe kanë një gjerësi prej 3,50 metrash.

Çdo 60-65 metra janë ndërtuar kulla të fuqishme pesëkëndëshe, të cilat kanë patur një lartësi prej 18 m dhe ndaheshin në tri kate me dysheme druri. Kati përdhes kishte një lartësi të dyfishtë dhe shërbente si depo. Kati i parë përbëhej nga një hapësirë e vetme e pajisur me frëngji për katapulta.

Kati i dytë mbulohej nga qemere mbi të cilat ndodhej tarraca e rrethuar nga parapeti me frëngji. Muret e qytetit përshkoheshin nga një numër i madh portash, prej të cilave ruhen vetëm dy prej tyre në murin jugperëndimor.

Hyrja kryesore e qytetit, e cila nuk ekziston më, duket se ndodhej nga verilindja. Sipas përshkrimit të Ana Komnenës, para kësaj porte qëndronte një statujë prej bronzi, e cila me sa duket kishte mbetur aty nga koha romake dhe i kushtohej perandorit Adrian.

Në shumë drejtime vlerat arkitektonike të Durrësit në fushën e artit të fortifikimit i kalojnë kufijtë krahinorë. Para se gjenerali i Justinianit, Belizari, të ndërtonte në Romë një tip të ri bedenash, që siguronin një mbrojtje anësore, dhe që sipas Prokopit bëri përshtypje në atë kohë, ato i gjejmë të zbatuara në kështjellën e Durrësit.

Gjatë periudhës së Justinianit vërehet një tendencë për ndërtimin e kështjellave mbi lartësinë e kodrave, përdorimi i akropoleve dhe nënndarje të tjera, që s’ishte gjë tjetër veçse kthimi në format e vjetra të periudhës helenistike apo të fortifikimeve më të hershme ilire. Shembuj të tillë ndeshen në kështjellën e Zvezdës, Zaradishtës, Çukës së Ajtojt etj. Frëngjitë fillojnë të bëhen gjithnjë e më të ngushta, hyrjet e vjetra murosen ose ngushtohen duke e bërë mbrojtjen gjithnjë e më pasive.

Një vend të rëndësishëm midis monumenteve të arkitekturës mesjetare zënë ndërtesat e kultit të krishterë. Ndërsa banesat brenda kështjellave ishin të thjeshta, përgjithësisht njëkthinëshe, ndërtimet e kultit të krishterë përbëheshin nga godina të mëdha, të tipit bazilikal ose me planimetri qendrore, prej të cilave mbizotëronte tipi i parë. Këto ndërtime ndoqën në vija të përgjithshme skemat arkitekturale të shekujve të fundit të arkitekturës romake.

Mjaft monumente kulti të kësaj periudhe janë nxjerrë në dritë nga gërmimet arkeologjike në Ohër, Amantia, Bylis, Butrint, Elbasan, Lin (Pogradec), Tiranë, Paleokastër (Gjirokastër), Tushemisht (Pogradec), Polenë (Korçë), Karbunarë (Vlorë), Pluk (Fier) etj. Deri tani janë zbuluar gjurmët e rreth 30 bazilikave, dyshemetë e të cilave në pjesën më të madhe kanë qenë shtruar me mozaikë. Vetëm në qytetin antik të Bylisit, brenda mureve rrethuese të ngritura nga Justiniani I, janë zbuluar pesë bazilika të mëdha.

Numri i madh i këtyre monumenteve, cilësia artistike e realizimit të tyre si dhe përmasat shpesh gjigante tregojnë se në trevat iliro-shqiptare, arkitektura kishtare, veçanërisht në shek. VI, kishte marrë një zhvillim të madh.

Bazilikat ishin ndërtime që kishin një shtrirje të theksuar gjatësore. Ato ndaheshin në tri hapësira kryesore (nefe) nëpërmjet një sistemi arkadash mbi pilastra apo mbi kolona dhe mbuloheshin me çati mbi kapriata druri (varianti helenistik) ose me qemere (varianti oriental).

Në anën lindore ndodhej absida ku vendosej altari, ndërsa hyrja kryesore ndodhej nga perëndimi dhe paraprihej zakonisht nga një parasallë (narteksi). Në bazilikat e mëdha kishte dhe një oborr të hapur me kolona (atrium) si dhe ambiente të tjera ndihmëse (Bazilika e Arapajt-Durrës).

Më të rralla janë ndërtesat e kultit me planimetri qendrore. Karakteristikë e tyre është ndërtimi rreth një ambienti kryesor, që ndodhet në qendër të ndërtesës. Ndryshe nga bazilikat, në këto ndërtime mbizotëron boshti vertikal kundrejt atij gjatësor. Këto ndërtesa që mbuloheshin në të shumtën e rasteve me kupolë, përbëjnë veçoritë themelore të arkitekturës bizantine në shekujt në vazhdim. Në vendin tonë deri tani janë zbuluar dy ndërtime të mirëfillta me planimetri qendrore: kisha e Linit (Pogradec) dhe Baptisteri i Butrintit, të cilat shquhen dhe për vlerat e mëdha artistike të mozaikëve të dyshemesë.

Gjatë shekujve të parë të mesjetës, që u karakterizuan nga pushtimet avaro-sllave, të cilat sollën si pasojë shkatërrimin e shumë qyteteve dhe kështjellave si dhe shndërrime të mëdha etnike në Ballkan, vihet re një rënie ekonomike dhe për pasojë edhe rënie në fushën e ndërtimeve civile apo të kultit. Në ndonjë rast shpenzimet kalojnë në favor të fortifikimeve, si në Butrint ku një pallat peshkopal mbeti i papërfunduar, ndërkohë që rindërtohet një mur mbrojtës në shek. VII. Gjurmë të tjera ndërtimesh mbrojtëse të mesjetës së hershme hetohen gjithashtu në kështjellën e Lezhës dhe të Pogradecit. Për dy shekuj vazhduan të përdoren të njëjtat monumente kulti në zonat që i qëndruan pushtimeve sllave. Riparimet apo rindërtimet janë realizuar me një teknikë të varfër, që tregon për vështirësitë ekonomike të kohës. Bazilika e madhe e Butrintit e ndërtuar në shek. VI rindërtohet në shek. IX. Gjithashtu, në shek. XI vazhdon të përdoret bazilika e Ballshit, ku mbreti Boris i bullgarëve, në vitin 865, kthehet në fenë e krishterë.

Gjatë shek. X vërehet në përgjithësi një rritje e nivelit të ndërtimeve. Kriza që u shkaktua nga inkursionet arabe në detin e Jonit dhe shfaqja e frankëve në kufijtë perëndimorë rriti rolin e Temës së Durrësit në fortifikimin e qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Mure mbrojtëse të kësaj periudhe, të pajisura me kulla trekëndëshe dhe kontraforta, hetohen në Kaninë dhe Butrint. Në shek. X u fortifikuan gjithashtu një radhë qytetesh rreth Shkodrës, si Sarda (Shurdhahu), Drishti (Drivast) dhe Deja.

Në fushën e ndërtimeve të kultit vazhdimi i traditës bazilikale hetohet në kishën e Shën Kollit në Perondi të Beratit, si dhe në bazilikën nën xhaminë e Fatihut në Durrës. Arkitektura e kultit arrin kulmin me kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit të Gjirokastrës e tipit kryq i brendashkruar me kupolë.

Kjo kishë e ndikuar nga arkitektura kryeqytetase shquhet për ngritjen e saj vertikale (lartësia 17 m), për tamburin masiv mbi të cilin mbështetet kupola, si dhe për dekoracionin e pasur me tulla.

Këto elemente si dhe konceptimi i hapësirës së brendshme krijojnë ndjenjën e madhështisë. Arkitektura kishtare bizantine gjatë shekujve X-XV në Shqipëri dallohet për shumëllojshmërinë e tipave arkitektonikë duke filluar nga kishat njënefëshe, bazilikat, tipat në formë kryqi me kupolë si dhe nga tipa të tjerë ndonjëherë unikalë.

Përveç këtyre monumenteve për vlerat e tyre të veçanta arkitektonike shquhen edhe objekte të tjera të stilit bizantin, që u përkasin shekujve XIII-XIV, si: kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, manastiri i Apolonisë, kishat bizantine të Beratit (Shën Mëria Vllaherna, Shën Triadha, Shën Mëhilli i ndërtuar në shkëmb), manastiri i Mesopotamit (Sarandë), ai i Zvernecit, kishat në fshatin Perondi të Beratit, në Kurjan të Fierit, ajo e Marmirojt në Orik të Vlorës, e Labovës në rrethin e Gjirokastrës etj. Vlera të veçanta artistike paraqet kisha e manastirit të Pojanit, e ndërtuar në shek. XIII nga perandori bizantin Androniku II. Shtyllat në oborrin e saj përbëjnë elementë të huaj që nuk gjenden në asnjë ndërtesë tjetër të këtij stili dhe që janë dëshmi e stilit romanik të përhapur në viset Veriore të Shqipërisë dhe në ato Perëndimore të bregdetit ballkanik.

Në Shqipërinë Qendrore, por më tepër në atë të Epërme lulëzoi në mesjetë edhe arkitektura romaniko-gotike, kjo sepse krahinat veriore mbetën të lidhura më shumë me kishën perëndimore, ndërsa në Durrës dhe krahinat rreth tij vepronin të dyja kishat, por kishte përparësi kisha lindore.

Në kushte të tilla përveç tipave arkitektonikë të pastër kemi dhe ndikime të ndërsjellta të arkitekturës bizantine dhe asaj perëndimore. Ndikimet e arkitekturës perëndimore vërehen dhe në ato krahina ku për periudha të shkurtra erdhën sundimtarë perëndimorë.

Shembujt më të shquar nga arkitektura romaniko-gotike datohen në shek. XII-XIII. Kishat e këtij tipi në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore karakterizohen nga planimetritë kryesisht njënefëshe me theksim të boshtit gjatësor perëndim-lindje me absida rrethore ose drejtkëndëshe, nga përdorimi i frantonive në anët më të ngushta, nga çatitë mbi kapriata druri me rrathë mbi qemere cilindrike, si dhe nga prania e këmbanave.

Prej tyre dalloheshin për trajtimin e tyre arkitektonik monumental dhe për kërkesat artistike, kisha e Shën Serxhit dhe e Bakut pranë fshatit Shirgj të rrethit të Shkodrës, kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, kisha e Rubikut etj., prej të cilave dy të parat ndërtuar në shek. XIII mbi bazën e ndërtimeve më të hershme, ndërsa e fundit në shek. XII. Pjesa më e madhe e këtyre kishave ka qenë zbukuruar me piktura murale.

Elemente arkitektonike karakteristike romaniko-gotike ishin të përhapura prej bregdetit të Shqipërisë së Epërme deri në Kosovë, ku kjo arkitekturë pati një lulëzim të veçantë në ndërtimet e kultit në shek. XIV, siç është kisha e manastirit të Deçanit pranë Pejës.

Banesat mesjetare i njohim më tepër nga të dhënat burimore. Ato ndërtoheshin me gurë, dru apo të ndërthurura. Çatitë mbuloheshim me furde ose me kashtë. Tjegullat përdoreshin në godinat e kultit dhe në ato të shtresave të pasura.

Banesat e Shurdhahut (Sarda) të datuara në shek. XI, janë përgjithësisht dykthinëshe, si dhe të tilla me një ambient qendror midis tyre. Shtrimi i dyshemeve me pllaka guri tregon se ato duhet të kenë qenë njëkatëshe.

Gjatë shekujve XIII-XIV morën gjithashtu një zhvillim të dukshëm ndërtimet mbrojtëse, zgjerohen dhe rindërtohen muret e qyteteve dhe në disa raste rrethohen me mure edhe lagjet e jashtme (varoshet). Në këtë veprimtari u dalluan despotët e Epirit dhe më vonë fisnikët shqiptarë, si Topiajt, Balshajt, Muzakajt etj. Kështu Topiajve me qendër në Krujë dhe Pertelë u atribuohet nga Barleci ndërtimi i kështjellës së Petrelës, ndërsa Balshajve kështjella e Shkodrës. Rreth mesit të shek. XIV Karl Topia rindërton kështjellën e Krujës, ndërsa në vitin 1389 Muzakët ndërtuan Kullën e Pirgut në derdhje të Semanit.

Monumentet kryesore të arkitekturës civile në Shqipëri janë kështjellat. Tipa më interesantë paraqesin kështjellat e Beratit, Shkodrës, Lezhës, Shurdhahut, Krujës, Rodonit, Petrelës, Kaninës etj. Për një pjesë të mirë ato janë ndërtuar mbi themelet e kohës antike të herët ose të vonët, por janë rindërtuar gjatë shekujve të mesjetës. Kështjellat kryesore të vendit në gjendjen e tyre të sotme në themel u përkasin shek. XII-XV.

Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të shek. XIII-XIV, kur ato u ndërtuan apo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës. Shembulli më tipik është kështjella e Beratit, muret e sotme të së cilës janë rindërtuar në fillim të shek. XIII prej despotit Mihail Engjëll Komneni, monogrami i të cilit qëndron mbi portën e parë të hyrjes. Muret rrethuese që ndjekin konturin e terrenit kanë një gjatësi prej 1 400 m dhe përforcohen nga 24 kulla me forma planimetrike dhe përmasa të ndryshme.

Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrës ndodhet kështjella e përforcuar nga pesë kulla. Vetë kështjella përmban edhe një ndarje tjetër më të vogël, të përforcuar me dy kulla që shohin nga oborri i kështjellës. Kjo ndarje shërbente si vend i qëndresës së fundit, por më tepër për të veçuar selinë e fortifikuar të sundimtarit nga garnizoni.

Kështjella ka një hyrje kryesore nga veriu, e cila mbrohet nga një barbakan. Përveç ndërtimeve të mësipërme, në shpatin jugor të kodrës zbritnin dy mure nga qyteti deri në lumë, duke përfshirë brenda tyre një sipërfaqe prej 6 ha nga 16 ha që zë krejt sistemi i fortifikimit të Beratit.

Brenda mureve të kështjellës ndodhej bërthama kryesore dhe më e vjetër e qytetit. Edhe sot në kështjellë ndodhet një lagje e tërë me emrin “Kala”, më e vjetra e qytetit të Beratit. Duke u zgjeruar, qytetet mesjetare dolën jashtë mureve të kështjellës, ku u formuan te këmbët e saj lagje të jashtme, “varoshet”, të fortifikuar me mure shumë të dobëta. Nganjëherë varoshi lidhej me mure me kështjellën, siç ndodhte në Lezhë, në Drisht e në vende të tjera.

Një nga fortifikimet që ka marrë trajtën themelore gjatë shek. XIII-XIV është kështjella e Shkodrës, e cila me gjithë ndërtimet dhe rindërtimet që ka njohur gjatë sundimit osman, ruan strukturën e saj të brendshme dhe të jashtme që ka pasur në ata shekuj. Sipërfaqja e brendshme e kështjellës, ndahet nëpërmjet muresh në tri oborre që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle.

Gjatë shekujve XIII-XIV vihet re rritja e lartësisë së mureve dhe sidomos të kullave. Këtë e tregojnë sidomos kullat e kështjellës së Beratit. Deri në shfaqjen e armës së artilerisë ato duhet të ishin sa më të larta, për të vështirësuar ngjitjen në to me shkallë, dhe me mure të fuqishme për t’u rezistuar makinave gurëhedhëse. Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri ose me qemere. Zakonisht kati i sipërm mbulohej me qemer, mbi të cilin krijohej një platformë e rrethuar me bedena.

Përveç kullave të zakonshme në kështjella ndërtoheshin dhe kryekulla (donzhone), që mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe të zinin një vend qendror në kështjellë, mund të ishin të lidhura me muret apo krejt të veçuara.

Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t’i qëndronte një rrethimi të gjatë. Ato i hasim kryesisht gjatë periudhës së Despotatit të Epirit, si në Durrës, Butrint etj.

Gjatë shek. XIII-XIV u ndërtuan edhe kështjella më të vogla. Të tilla ishin kështjellat në grykat e disa lumenjve që mbronin skelat tregtare, si kështjella e Pirgut në grykën e Semanit, e Bregut në atë të Shkumbinit, e Rodonit në grykën e Ishmit etj. Nga këto ruhet ende sot në gjendje të mirë kështjella e Bregut. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet. Muret e trasha kanë përsipër bedena dhe, sikurse kullat, janë pajisur me frëngji për t`u përdorur për mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndërtesa banimi, depo ushqimesh etj.

Një tjetër tip kështjellash qenë ato që u ndërtuan në formë kullash në viset malore nga feudalë shqiptarë. Zakonisht të ndërtuara në vende strategjike, nga ana arkitekturore ato ishin të thjeshta. Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në Guribardhë (Mat), në Kalanë e Lekës (Va-Spas), në kullën e Turanit (Korçë) etj. Shek. XV shënon një epokë të re në zhvillimin e fortifikimeve, e cila lidhet me periudhën e përdorimit të armës së artilerisë dhe të përsosjes së saj. Në territorin e Shqipërisë fillojnë të gjejnë zbatim parimet moderne të fortifikimit, siç janë kullat për artileri që u quajtën “Rondelo”, të ulëta dhe me mure të fuqishme, të barabarta me lartësinë e kullave, hendeqet e fortifikuara etj. Kjo ndodhte në një kohë kur në disa vende të Evropës Perëndimore vazhdonin të ndërtonin gjithnjë e më tepër në lartësi për të vendosur sa më lart artilerinë mbrojtëse. Frymëzimet, më tepër teorike se praktike vinin nga Gadishulli Apenin.

Në këtë fushë konkurruan Skënderbeu, venecianët dhe turqit, prej të cilëve këta të fundit nuk patën zhvillime të shënueshme të teorive moderne të fortifikimit në territorin e Shqipërisë.

Ndërmjet shumë fortifikimeve të realizuara në këtë periudhë, përmenden fortifikimi në Kepin e Rodonit, të cilin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ndërtoi në vitin 1463 dhe kulla për artileri në kështjellën e Durrësit etj.

Arkitektura Ilire,Porta nga kaloi qytetërimi në mesjetën shqiptare Read More »

Kultura Ilire e verës bartet tek pasardhësit shqiptar

Kerkimet më të reja për verën e Bordos me origjinë nga Iliria, sjellin rezultate ë duhura dhe e kthejnë kohën prapa gati 2000 vite kur romakët e sollën ne Galinë e largët hardhinë  e rrushit) nga trojet shqiptare.Albanologu arbëresh Giuseppe Catapano në punën e tij thekson se arti i vitikulturës dhe i enologjisë së Egjyptit dhe vendeve  tjera ishte i lidhur ngusht me para ardhësit e Ilirëve , Pellazgët. Gavraniç (1983) shkruan ndër tjerash se Ilirët dhe Keltët e Panonisë e kishin zhvilluar vitikulturën shumë më herët se ardhja e Romakëve. Qartas ,thot ai që Iliria ishte  zemra e shumë pemëve.

”Natën kur flinja, më tha shpirti: Pi ! Në gjumë dhe në Varr s’ka lumëri; Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Çupa; Ke shekuj që të flesh në qetësi”.  (Rubairat ,Omar Khajami(1048-1131)

Hardhia e rrushit është mbi 60 milion vjet. Gjatë kohës së pas-akullit (10 000-5 000 vjetë më parë ,verërat  e bënë rrugën e  tyre përgjatë lumit Danub e drejt veri-perëndimit të Europës . Homo sapiens e zbuloi dhe e kultivoi verën e egër  e cila u bë vera e përbashkët  e sotme europiane (austrianwine.com ).( Të kemi parasysh edhe Kulturën e Vinçës , kulturën pellazge të zhvilluar rrethë rrjedhës së Danubit , rreth Vinçës.)

Albanologu arbëresh Giuseppe Catapano në punën e tij thekson se arti i vitikulturës dhe i enologjisë së Egjyptit dhe vendeve  tjera ishte i lidhur ngusht me para ardhësit e Ilirëve , Pellazgët.

Gavraniç (1983) shkruan ndër tjerash se Ilirët dhe Keltët e Panonisë e kishin zhvilluar vitikulturën shumë më herët se ardhja e Romakëve. Qartas ,thot ai që Iliria ishte  zemra e shumë pemëve. Për të vazhduar më tutje enologu i njohur francez (1995) ,në librin e tij : “Les vinsmets et alcohols des pays de la loire” thot që hardhitë e njohura si “Cabernet Sauvignon”.

“Merlot” dhe “Gamay” , janë të origjinës nga Shqipëria . Ai shton se vend-origjina e llojeve të ndryshme te fiqve , ullinjëve, dardhave dhe mollave  ishte Iliria e vjetër. Në portalin Wine Albania shkruan se historiani francez Enjalbert  e konsideron Shqipërinë , ishujt e detit Jon të Greqisë së sotme  si dhe jugu i Dalmacisë ishin vendi i verës pas epokës së Akullit.

Ka shkrime shumë për vitikulturën Ilire , ashtu si ishte e njohur në kohërat e vjetra, se ajo egzistonte më herët se shek 8-të prK. Autorët e vjetër latin shenojnë që Iliria ishte burimi i verërave shumë cilsore të shpërndara nëpër Itali.

Kerkimet më të reja për verën e Bordos me origjinë nga Iliria, sjellin rezultate ë duhura dhe e kthejnë kohën prapa gati 2000 vite kur romakët e sollën ne Galinë e largët hardhinë  e rrushit) nga trojet shqiptare per ta kultivuar nga fiset e këtij vendi që  quheshin Biturgët dhe regjioni i tyre Biturica(biturika) në afersi te Bordos së sotme.

Për të vërtetuar kulturën Ilire të verës tek shqiptarët është e mirë të ceket se në Shqipëri sot janë 108 ekotype të hardhive Zhvillimi i kësaj kulture i ka kalur shekujt duke i dhënë verës veti të vlerëshme dhe të posaçme (kvvvsh.org)

Është më rëndësi se çka shkruajnë austriakët për verën e tyre dhe historinë e saj :” Keltët por me më siguri para ardhësit e Ilirëve (pellazgët fxh) e kanë kultivuar verën në formën e tyre primitive dhe që hardhia “vitis vinifera” daton që nga koha e Kulturës së Hallstatit ( viti 700 prK ) , e gjetur në fashtrat Zagersdorf në Burgenland..Në Austrinë e poshtme ka shënime pë llojet e hardhive që datojnë që nga koha e Bronzit dhe se vera ishte kultivuar  ne Traisental (Au) si dhe në Stillfried dhe në Weinvirtel.”

Rrugët e verës dhe vinaritë në ishullin Peleshac (Dalmacia) paraqesin një ndjenjë të posaçme të traditës së rrushit dhe verës. Reth shek. të 5-të prK fisi i Ilirëve u quajtur -Plerianët jetonin në këtë ishull.( Pleraei , Pyraei ose Palarioi  ;Illyrian tribeHistory of the provinces of the Roman Empire by J. J. Wilkes,) Sipas gjurmëve të gjetura , Peleshaci  e kishte një dendësi të madhe te banorëve ilir ,Plereian,   ku në shpellën e madhe Nakovani ,në cepin verior të ishullit janë gjetur gotat keramike të verës. Vëra prodhohej dhe pihej në atë kohë. Romakët në tokat e pushtuare të Ilirisë  e gjetën një kulturë të lartë të verës. Thuhet se ishin romake ,Villat Rustike të ndërtuare në ato vende  ku rritej rrushi  dhe piqej vera.Villat Rustike ishin për klasën e lartë të shoqerisë së kohës. Në Peleshac ,vendin më i njohur për verëra  janë gjetur shumë villa Rustike : në Dingaç, Postup,Perna, Viganj, Tëstenik dhe në Zhulana..Popse romake? Rreth viti 385 prK ,grekët kishin shkuar si kolonist në ishullin  dalmatin të Hvarit i cili që nga ajo kohë e deri më sot kishte ndërruar mbretër ,perandori dhe ushtri të uaja të cilat vinin dhe shkonin . Sot shihen gjurmët dhe vrragët e ndodhive të cilat mbesin si një pjesë e identitetit kulturor të këtij vendi , por një gjë që nuk ka ndërruar hiç është rritja e hardhisë së rrushit dhe e prodhimit të verës të cilat i kanë mbijetuar  rënjëve dhe ngritjeve të ndryshme shoqërore. “Gjatë kohës së Demetrit , një ushtaraku të besueshëm të mbretëreshes Teuta , ishulli Hvar ishte rikthyer nën udhëheqjen e ilirëve(Ivana Krstulović Carić, dipl.ing.agr.)

Histritët , fisi ilir nga të cilët e mori Ista emrin, ishin vitikulturistë(kultura e verës) Zbulimet arkeologjike dhe treguan që kishte komplekse të tëra agrokulturore në këto anë, dhe se zhvillohej një jetë e shëndoshë e njohur villea rusticea.Verërat e njohura histrite janë Marzamina e kuqe . Malvazia e bardhë dhe Teroni i kuq Pone ,si vllezër të bregdetit dalmatin ,si u verbuam në terrin 6oo vjeçar ,duke e humbur lidhëshmërinë tonë me një kulturë aq rustike po aq edhe fisnike, të cilën bota e muarr nga ne ? Sipas historian Appian, fiset ilire të bregdetit të Adriatikut e trajtonin verën si një të mirë me vlerë të madhe dhe të çmuar.Amforat e gjetura rishtas në Lumin Neretva e tregojnë rëndësinë e madhe të verës si një stil kulturor dhe historik të atij vendi.

Related image

Në shtratin e lumit ,së bashku me anijet u gjetën me qindra e qindra amfora të verës si edhe mbi 700 kapakë të këtyre shtambave të verës.Prof .Adam Lindhagen ,specialist ne amfora nga universiteti i Osllos , e vërteton prejardhjen e tyre duke thëneë që ato janë prodhuar eksluzivikisht në Dalmaci -prej nga eksportohej vera në të gjithë Imperatorinë Romake . Sipas Julius Caesarit (100-44 pr.K) , galët shumë lehtë e shkëmbenin një sklav për një shtambë (25 litërshe) me  verë

Dhe poeti i madh persian Omar Khajami në shek e XI-të këndonte:

“ Mbi lulet po pikojnë vesë retë,

Dhe me një zë qiellor, Bilbil’ i shkretë:

Ah, Verë! Verë! Verë! Trëndafilit

I lyp t’i skuqë faqëzën e zbehtë. “

Kenga_poezi_deshmia

/Nga – Fahri Xharra/

Kultura Ilire e verës bartet tek pasardhësit shqiptar Read More »