Histori

SKENDERBEU NJËRI NGA 4 GJENERALËT MË TË ZOTË TË HISTORIS SË NJERZIMIT,29 BETEJA TË FITUARA/50 FAKTE NGA JETA E GJERGJ KASTRIOT-SKËNDERBEUT

Cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij?Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve?Ndërkohë që qeveria shqiptare e ka shpallur vitin 2018 vitin e Skënderbeut. Po cili është Skënderbeu?Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.Përse bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë?Më 17 janar u mbushën 550 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Kombëtar të kombit shqiptar. Ndërkohë që qeveria shqiptare e ka shpallur vitin 2018 vitin e Skënderbeut. Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij?

 

 Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë? Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

 3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të pa pushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetëra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishterimit në Evropë.

4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezistenca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i Krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

  1. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe Napoleon Bonapartit.

  3. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vetë vrau në beteja 3 mijë persona.

  4. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishit, Reposhit dhe Konstandinit si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

  5. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

  6. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali i Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

  7. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skënderbeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

  8. Gjergj Kastriot Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.

  9. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati i II si ndëshkim për luftën që i shpalli babai i tyre Gjon Kastrioti. Gjergji u vendos në Ederne dhe më pas në oborrin e sulltanit.

  10. Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarëve të nënshtruar me frymë osmane.

  11. Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftime por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.

  12. Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani i kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.

  13. Skënderbeu studioi dhe u stërvit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.

  14. Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet t’ia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.

  15. Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.

  16. Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.

  17. Simbolet dhe armët origjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbeut bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.

  18. Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruar nga Papa në krishtlindjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gjerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dytë është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

  19. Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.

  20. Në nëntor të vitit 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderbeut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët origjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.

  21. Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti shkruante se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.

  22. Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi t’i hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).

  23. Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skënderbeut.

  24. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikollës në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.

  25. Dy herë Papa Piu i II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.

  26. Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si strategu më i lartë ushtarak i të gjitha kohërave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.

  27. Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpjekja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të, venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për vrasjen e Skënderbeut.

  28. Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.

  29. “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

  30. Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjellë është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

  31. Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbretërisë së Napolit. Për koincidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.

  32. Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Goiko Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhtuan atë.

  33. Dy janë fjalimet më të rëndësishëm të Skënderbeut. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “s’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.

  34. Tre herë u sulmua qyteti i Krujës nga ushtria osmane. Dy herë nga sulltanët Murati i II dhe djali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë qytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.

  35. Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbeut aty pati 5 mijë të vrarë.

  36. Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organizuar nga Skënderbeu ajo bashkoi princat shqiptarë.

  37. Më 2 mars 1444 në katedralen e Shën Kollit në Lezhë u mbajt kuvendi kombëtar i prinsërve dhe fisnikëve shqiptarë. Në kuvend morën pjesë Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me 2 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu, Lekë Zaharia, Pjetër Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj.

  38. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.

  39. Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skënderbeut.

  40. Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe principatën e Skënderbeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.

  41. Gjergj Kastrioti shkoi disa herë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.

  42. Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetëra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.

  43. Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori holandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompozitorët Francois Rebel dhe Francois Francoeur nga një operetë.

  44. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.

  45. Monumentin e Skënderbeut mbi kalë në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.

  46. Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550-vjetorit të vdekjes së tij.

SKENDERBEU NJËRI NGA 4 GJENERALËT MË TË ZOTË TË HISTORIS SË NJERZIMIT,29 BETEJA TË FITUARA/50 FAKTE NGA JETA E GJERGJ KASTRIOT-SKËNDERBEUT Read More »

Kosovari që u bë kryeministër i Shqipërisë, por u dënua me vdekje

Një tjetër atdhetar që punoi dhe i kushtoi shumë veprës patriotike ishte dhe Rexhep Bej Mitrovica. Ai lindi në Mitrovicë, më 18 janar të vitit 1888 dhe vdiq në Stamboll, më 21 maj të 1967.

Rexhep Mitrovica është një nga nënshkrues e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai ishte, nëpunës, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944. Në prill të 1910 Rexhepi mori pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit.

Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë Princ Vidit, i cili zbriti në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916-n u vendos në Vienë. Atje studioi katër vjet me radhë shkencat pedagogjike.

Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës (gusht 1920) për problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjëherë filloi punën në shtrirjen e rrjetit arsimor.

Kongresi arsimor, që kishte si synim njësimin e organizimit të shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor ekzistues, me iniciativen e Rexhep Mitrovicës, punoi në drejtim të sigurimit të kuadrit arsimor, të unifikimit të programeve mësimore, hartimit të teksteve shkollore, përgatitjes së disa projektligjeve, të cilat synonin në sanksionimin e drejtimeve kryesore që do të kishte arsimi në shtetin e ri, si: organizimi i istitiucioneve qendrore arsimore, dokumentacioni shkollor etj.

Rexhepi hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tiranë. Ai u përfshi në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit në qeverinë e Xhaferr Ypit.

Madje Mit’hat Frashëri rekomandoi që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Bedri Pejani, Sejfi Vllamasi dhe Aleksandër Xhuvani.

Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngusht me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore

Referuar në Wikipedia, Bedri Pejani pohon se bashkë me Rexhep Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin e Kudret Kokoshin kanë qenë edhe disa herë të tjera në Beograd, ku kanë paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për moscopëtimin e Kosovës.

Në këtë kohë gjermanët urdhëruan që të burgosën hebrejtë dhe romët, mirëpo, pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua hebrejve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje.

Rexhep Mitrovica punoi e luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, goditi rënd ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj.

Kjo veprimtari e tij ra në sy të fashistëve italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e arrestuan. U dënua me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhunë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.

Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.

Qeveria e Rexhep Mitrovices 5 nentor 1943- maj 1944:

Kryeminister : Rexhep Mitrovica ; Min. Brendshem, Xhaferr Deva; Min. Jashtem Bahri Omari; Min. Mbrojtjes Gjen. Prenk Pervizi; Min. Finances, Sokrat Dodbiba; Min. Botores, Musa Gjylbegu; Min. Drejtesise, Rrok Kola; Min. Kultures, Kol Tromara; Min. Arsimit, Eqrem Cabej; Min. Ek. Komb. Ago Agaj; Zv/Min. Jashtem, Vehbi Frasheri.

Mërgimi

Në gjysmën e nëntorit 1944, Rexhep Mitrovica, mori rrugën e mërgimit. Pas një qëndrimi dyjavor në Zagreb ai lëvizi drejt Austrisë. Mitrovica kishte shëndet delikat dhe u detyrua të shtrohet në senatoriumin e qytetit Feldkireh afër kufirit zviceran.

Gjatë periudhës 1945-1947 Xhaferr Deva qëndroi në Austrinë perëndimore. Në verë të këtij viti, ai bashkë me Xhelal Mitrovicën, Tahir Zajmin dhe Ali Dragën shkuan në Itali.

Prej andej e tërhoqën edhe Rexhep Mitrovicën, shëndeti i të cilit ishte përmirësuar. U vendosën në Gjenovë të Italisë dhe, pas dy muajsh, me ndihmën e një deputeti turk me origjinë shqiptare nga Prizreni, mik personal i Xhafer Devës, i siguruan Rexhep Mitrovicës lejen për të shkuar në Turqi, ku dhe vdiq. Rexhep Mitrovica, është një nga kryeministrat e Shqipërisë që është denuar me vdekje nga sistemi komunist.

Kosovari që u bë kryeministër i Shqipërisë, por u dënua me vdekje Read More »

Është e mrekullueshme! A e dini sa e vjetër është stema e flamurit shqiptar?

Prova më e vjetër që ekziston e Shqiponjës së Skënderbeut, gjendet në Kishën e Shna’Ndout në Kepin e Rodonit në Veri të Durrësit në afërsi të Kalasë së Skënderbeut e cila gjendet në breg të detit.

Është e mrekullueshme! E pikturuar në afresket e kishës që sipas legjendës u ndërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica (gruaja e Muzakë Topisë nga familja princërore Topia e Durrësit), kishë në të cilën me shumë mundësi ajo është varrosur së bashku me dy fëmijët e saj!

Shqiponja në foto është pra e kohës së Skënderbeut dhe paraqet një nga format më të sakta se si ka qënë Shqiponja e Kastriotëve!

Është e mrekullueshme! A e dini sa e vjetër është stema e flamurit shqiptar? Read More »

Ja cila është arsyeja se pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot Albania

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;

Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

Gjeografia nga Ptolemeu

Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

Ja cila është arsyeja se pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot Albania Read More »

Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta

Sipas librit të të dhënave të Guinis, mbreti që ishte sunduesi më i shkurtër i të gjithë mbretërve në histori ishte Luis Filipe III i Portugalisë.

Domethënë, më 1 shkurt të vitit 1908, ai u qëllua në rrugët e Lisbonës, në të njëjtën kohë me të atin, mbretin Carlos I të Portugalisë. Babai vdiq i pari, që do të thotë se Princi Louis automatikisht u bë mbret.

Djali i pafat i cili ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë, vdiq 20 minuta më vonë duke hyrë në Guinis si mbreti me “mandatin” më të shkurtër në histori.

Pasi Mbreti Luis nuk kishte fëmijë për ta trashëguar atë, kurora i shkoi vëllait të tij më të vogël, Manuel II, nga Portugalia. Ai u rrëzua nga një grusht ushtarak në vitin 1910, pas së cilit Portugalia kurrë më nuk u bë monarki.

Mbreti Carlos I dhe djali i tij, Mbreti Lucius Filipe, janë varrosur njëri pranë tjetrit në në Lisbonë.

Mbreti që qëndroi në front vetëm 20 minuta Read More »

Drashovica “Porta e Labërisë”, në listën e 100 fshatrave

Drashovica, fshati i vendosur në hyrje të zonës kodrinore e malore të luginës së lumit të Shushicës, ku që në kohët më të vjetra degëzoheshin rrugët për të hyrë në brendësi të lumit të Vlorës ka bërë që ndër shekuj të konsiderohet si “Porta e Labërisë”. Ky fshat ka një histori të paktën 585 vjeçare dhe mendohet të jetë themeluar në vitin 1431. Drashovica ka kontribut të spikatur për trashëgiminë kulturore, folklorin, identitetin etno-kulturor dhe polifoninë labe. Fshati i Drashovicës, që mban edhe titullin “Nderi i Kombit”, nuk është i njohur vetëm për luftërat, por edhe për kulturën, gjuhën, zakonet, minierat e strallit, manastirin, kishën, ndërtimet e tipit ‘kullë’ dhe të tjera veçori që nuk i gjen shpesh në fshatra të tjerë.

Drashovica është një ndër tre urat-kufi të Labërisë. Të gjithë e njohin si ura e Drashovicës, si një urë që lidh dy brigje, ashtu si të gjitha urat e tjera. Por në fakt, nuk është një urë si të gjithë të tjerat, por një urë- kufi. Është kufiri i Labërisë, i asaj Labërie që çuditërisht shtrihet brenda tre urave, urës së Drashovicës, urës së Kalasë dhe urës së Vjosës.

Bukurinë fshatit ia shton edhe monumenti i Drashovicës,  i ngritur në rrugën e lumit të Vlorës, pra në udhën automobilistike Vlorë-Kurvelesh. Ai gjendet i pozicionuar rreth 30 m nga ura e famshme e  Drashovicës.

Ura e Drashovicës përmendet në të dy luftërat që zhvilluan lebërit kundër pushtuesve në verën e vitit 1920 dhe në dimrin e vitit 1943. Kjo vepër monumentale e krijuar nga skulptorët shqiptarë përkujton këto dy luftëra dhe u ndërtua e gjitha në bronx, ndërsa sheshi i saj dhe harku që lidh të dy faqet e historisë në një të vetme është ndërtuar me strukturë betoni. Ndërsa në të dy anët e kësaj strukture gjenden figura në basoreliev që tregojnë luftën për secilën kohë.

Qeveria Shqiptare përmes projektit 100 fshatrat turistikë, do ti kthejë lavdinë e dikurshme fshatit me pamje e bukuri magjepsëse, përmes zhvillimit të agroturizmit. Falë kullotave të shumta, tokave pjellore e ujit të bollshëm banorët e këtij fshati ndër shekuj i kanë siguruar të ardhurat për të jetuar me blegtori, bujqësi e peshkim.

Duke u renditur në listën e 100 fshatrave me prioritet ekonomik dhe turistik, Drashovica pret të mbledhë rreth vetes vizitorë të shumtë siç mblidheshin çdo 13 shtator, para viteve ’90, për të kujtuar luftën e Drashovicës.

Drashovica “Porta e Labërisë”, në listën e 100 fshatrave Read More »

KANINA fortesë lire, legjenda e trimerisë, e bukurisë !

Shkruan: Shqipe HOXHA

Arkeologët e kanë përcaktuar si një fortesë me karakter mbrojtës që i shërbente qysh në antikitet bashkësisë ilire të Amantëve.

Kështjella u ndërtua në vendin e një vendbanimi të lashtë, një nga më të vjetrat në rajonin e Vlorës.

Kështjella besohet të jetë ngritur në shekullin e 3-të

Fortese e luftrave të gjitha kohëve, qendresë e principatave shqiptare

23130672_543555412648017_1446124750554809191_n

Kanina permendet per herë te parë nga gjeografi Ptolemeu ku nga qendrat e banuara permendet edhe Kionina.

Gjurmet arkeologjike flasin qarte se i perket periudhes ilire.

KANINA fortesë lire, legjenda e trimerisë, e bukurisë ! Read More »

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin

Vepra e disa shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon…

-Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin Read More »