Histori

ISMAIL QEMALI … NJERIU QË BËRI HISTORI !

Ismail Qemali

Ismail Qemali
Ismail Qemali
Kryeministër i pari e Shqipërisë
29 nëntor 1912 – 22 janar 1914
Paraardhësi:Shpallja e Pavarësisë
Pasardhësi:Fejzi Bej Alizoti
Ministër i Jashtëm i Shqipërisë
4 dhjetor 1912 – qershor 1913
Paraardhësi:Shpallja e Pavarësisë
Pasardhësi:Myfit Libohova
Të dhënat personale
Lindi më:16 janar1844
Lindi në:Flag of Turkey.svgVlorëVilajeti i JaninësPerandoria Osmane
Vdiq më:24 janar1919
Vdiq në:Flag of Italy.svgPeruxhia (Itali)
Kombësia:Shqiptar
Profesioni:nëpunës, deputet, diplomat
Feja:Bektashi

Ismail Qemal Bej Vlora (Vlorë16 janar1844 –Peruxhia24 janar1919) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë.

Jeta

Ismail Qemali lindi më 16 janar1844 në Vlorë në një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut, i biri iMahmud bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan-Pashali. Pas shtypjes së Kryengritjes kundër Tanzimatit (epopeja e HekalitGjolekës – 1847), Mahmud beu, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua dhe bashkë me të vëllanë Selim pashën u burgosën në Manastir. Familja iu dërgua pas 15 ditëve në Selanik ku ndejtën për tre vjet. Rrugës për në Selanik i vdes e gjyshja.

Në Selanik familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh kur kishte shërbyer me po atë detyrë në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik, Ismailit i vdes vëllai i vogël, Sulejmani, i cili u varros në oborrin e xhamisë Ortaj. Me shkollimin fillor nxuri turqishten.

Pas politikës së re të Portës së Lartë familja e Ismailit që ishte e vendosur në Selanik kthehet në Vlorë. Më 1852 lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja në Vlorë; ndërsa i ungji Selim pasha bashkë me një nga krerët, Çelo Picarin, detyrohen të qëndrojnë nëThesali.

Me vdekjen e të gjyshit nga e ëma në Janinë, Tahir bej Asllan-Pashali, i bashkohet s’ëmës për zinë dhe pak kohë më vonë regjistrohet në gjimnazin «Zosimea» në Janinë më 1855. Kushëriri i parë i të atit, Mustafa pasha ish në atë kohë “MyslimmeKalemi” Mydiri pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ishte atëkohë Valí i Janinës.

Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte i vetmi nxënës musliman në atë kohë, kaloi aty greqishten e vjetër, latinishten; mori njohuri në matematikë e fizikë dhe privatisht arabisht e frëngjisht. Pasi i ati kthehet në Janinë me të shtypur revoltën e Epirit, i shpreh dëshirën e ungjmadhit, Ismail pashë Plasës dhe ministrit të Jashtëm Fuad pashës që i biri të shkonte në Stamboll. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859.

Në majin e 1860 ndërmerr udhëtimin që i zgjati dhjetë ditë nga Janina për në Stamboll. Banon në shtëpinë e Guiridli Mustafa pashës, i cili qe i afërt nga lisi i qumështit.

Fuad pasha e punësoi në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që vazhdoi dhe studimet për drejtësi. Me një ndryshim të ambasadorit osman në Paris, emërohet atashè pranë ambasadës, por me t’u nisur misioni merr lajmin e vdekjes së të motrës që e shtrëngon të kthehet në Janinë dhe të qendrojë pranë familjes.

Ismail Qemali në moshë të re

Aqif pasha, Guvernator i Përgjithshëm në vitin 1862 e mori ndihmës drejtor të çështjeve politike dhe bëjnë një tur deri kur në shtator në Athinë ndodh grushti i shtetit. Detyrohen për t’u kthyer në Janinë për të marrur masat e duhura që kërkonte kjo ngjarje.

Pas Aqif pashës, do t’i shërbente Hysni pashës, Dervish pashës dhe Kaizerli Ahmed pashës deri më 1864. Sipas merakut të së ëmës martohet me një vejushë të re nga Konica, e cila vdiq pas lindjes së vajzës së tyre vitin e parë e jetës së tyre bashkëshortore.

Pas disa rrethanash që e shtrënguan të jipte dorëheqjen, vajti në Larisa me ftesë të ungjit të tij Ismail Rahmi pashës, guvernator i përgjithshëm i Thesalisë, i cili e bëri shef të kabinetit të tij.

Mustafa Pasha ia paraqiti në at’kohë (1867) komisarit të lartë për reformat në Bullgari, Mid’hat Pashës. Kur u bë Mid’hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë.

Kur ra Mid’hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid’hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884.

Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterve dhe të pjesës përparimtare të popullit.

Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid’hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua “Shuraj – devlet Azasi” në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus, Libi.

I paraqiti Abdyl Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave.

Ai propozonte që të zbatoheshin me ngut reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t’u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së cilës duhej t’i bëheshin ndryshime e përmirësime që t’u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek.

XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltanëve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes.

Mehmed Said Pasha, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t’u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise.

Arratisja nga Perandoria

Disa ditë pas takimit që pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia së bashku me tre djemtë e tij të vegjël. Në fillim shkoi në Athinë, në Misir, pastaj në Napoli, në Romë, në Lozanë, në Paris, ne Bruksel dhe u vendos në Londër, ku qendroi për një kohë me të gjatë.

Në Athinë pati takime edhe me personalitete politike e shtetërore të kohës. Përveç të tjerëve u prit edhe nga mbreti i Greqisë, Gjergji I, që tregoi interes të veçantë për të duke qenë se respektin që gëzonte e kishte në Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit bëri përshtypje të madhe në Turqi e në Europë, prandaj sulltani qysh ne ditët e para të largimit të tij bëri disa përçapje për ta tërhequr në Stamboll duke i premtuar poste të ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi.

Në emigrim iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike në dobi të Levizjes Kombëtare Shqiptare. Krahas me këtë Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptarë të tjerë, mori pjesë në levizjen e Turqve te Rinj, ku u bashkua me perkrahësit e rrymës së decentralizimit që kërkonin zbatimin e disa reformave, nga të cilat mund të përfitonin edhe kombësitë e Perandorisë.

Me to u prishën marrdhëniet më 1903, pas mbledhjes së mbajtur në Paris ku idetë e tij binin kundër “Osmanllillekut”. Në Bruksel bashkëpunoi me Faik Konicën, duke marrë për pak kohë edhe drejtimin e gazetës së tij, “Albania” (1897-1909). Më pas nxori këtu gazetën e vet “Le salut d’Albanie” (lexo: Shpëtimi-i Shqipërisë). Programin e vet politik per Levizjen Kombëtare Shqiptare Ismail Qemali për herë të parë e shfaqi publikisht në intervistën që i dha gazetës së njohur italiane “Tribuna”, me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Romë; ndersa me 15 tetor të po atij viti ai botoi në revistën “Albania” thirrjen “Vëllezërve shqiptarë!” drejtuar gjithë shqiptarëve, në të cilën paraqiti edhe njëherë pikëpamjet e veta për lëvizjen shqiptare.

Në të dyja këto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia për t’u bashkuar me vëllezërit e tij shqiptarë dhe për t’u marrë vesh me ta për shpëtimin e atdheut, të Shqipërisë, e cila për shkak të rrokullimës së Perandorisë Osmane rrezikon të copëtohet nga vendet fqinje dhe të humbase bashkë me të.

Ismail Qemali parashtroi si një kërkesë të ngutshme, të drejtë e të rëndësishme njohjen e kombësisë shqiptare, pranimin si një kurm e një komb të shqiptarëve që rrojnë tuberisht në Shkodër, nëKosovë, në Manastir e në Janinë, e tej e këtej në viset e tjera të Turqisë Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare.

Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne. E ardhmja e shqiptarëve, të cilët në gjak kanë mbetur gjithmonë europianë, sigurohet vetëm po të futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian.

Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja.

Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart.

Aktiviteti diplomatik dhe tentimi për bashkëpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u vërejt që me pjesëmarrjen e tij në Kongresin e tyre në Paris që u mbajt në shkurt të vitit 1902, ku së bashku me D. HimënJashar Erebarën etj, tentuan që forma e bashkëpunimit të jetë e sinqertë, duke i ruajtur parimet e veta, çka nënkuptonte që të mos cënohet integritetit dhe pavarësia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kërkesat e veta, që deri në Kongresin e Dytë të xhonturqve të vitit 1907 nuk u pritën mirë nga turqit e rinj.

Rikthimi si deputet, aktiviteti patriotik

Më 1908 me shpalljen e Kushtetutës (21 korrik) kthehet në Vlorë dhe zgjidhet deputet i Beratit, në Mexhlisin osman. Bëhet udhëheqës i “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane. Midis tyre të bashkuar vetëm kundra xhonturqve, përbëheshin prej elementësh heterogjenë dhe nuk ishin të organizuar si parti në popull.[1]

MBLEDHJA E TAKSIMIT

Në janar të 1912 mblidhet me deputetët e tjerë shqiptar që bënin pjesë n’opozitë përkundrejt politikave të Turqve të Rinj për Osmanllillëkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vënë re se fjala e deputetëve shqiptarë për të drejtat kombëtare të cilat Turqit e Rinj u kishte valëvitur flamurin për t’ardhë në pushtet, Nexhib beu bashkë me Ismail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinën, Myfid bej LibohovënEsad pashë Toptanin etj. takohen në fillim pranë Hotel “Pera Palace” dhe më pas me 12 janar në shtëpinë e Syrja beut në lagjen Taksim, që u pagëzua “Komploti i Taksimit”.[2]

Së bashku me Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoimemorandumin e Greçës të qershorit 1911, megjithëse nuk ishte i pranishëm. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun.

[3] Zhvillimet e Luftës së Parë Ballkanike, të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të “Aleancës ballkanike” që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Kështu, më 3 nëntor 1912 Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, arriti në Bukuresht të Rumanisë, për t´u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar që vepronte atje.

Në Bukuresht gjetën një situatë krejt të ndryshme nga ajo që sundonte në Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte përfshirë nga euforia dhe të gjitha organizatat shqiptare që vepronin atje, qenë të vendosura për pavarësinë e Shqipërisë (shkëputjen e plotë të saj nga Turqia).

U desht fare pak kohë, që Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte përfundimisht e humbur dhe se pavarësia e plotë nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Për më tepër, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte këtë akt si të kryer tashmë. Patriotët shqiptarë në Bukuresht me kohë kishin përgatitur flamurin kombëtar, i cili do të ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe një bandë (korë) muzikore, që do të këndonte himnin kombëtar.

Pas disa konsultimesh më 5 nëntor në Hotelin “Kontinental” të Bukureshtit, u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të komunitetit shqiptarë dhe të delegacionit në krye me Ismail Qemalin që kishte ardhur nga Stambolli.

Në kujtimet e pjesëmarrësve të kësaj mbledhjeje, që jetuan deri vonë, thuhet se: mbledhja vendosi njëzëri për pavarësinë e Shqipërisë dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij të kontaktonte përfaqësuesit diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe të merrte aprovimin e tyre për këtë vendim.[4] Sejfi Vllamasi në kujtimet e tij tregon se në momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la në dorë Ismail Qemalit një çek prej 500 mijë frangash ari, dhuratë e Kryeministrit rumun Taqe Junesku.

Dy ditë më vonë (7 nëntor) delegacioni i plotësuar edhe me katër përfaqësues të kolonisë shqiptare të Bukureshtit, u nis për në Vjenë. Ismail Qemali me delegacionin shqiptarë sapo kishte mbërritur në Vjenë, mori një telegram nga miku i tij i vjetër, konti Andrasay, ku e ftonte që të vijë në Budapest për t´u takuar me një mik të tijin. Më 8-9 nëntor në Budapest I.Qemali do të takohet me kontin Hadik ish-nënsekretar shteti dhe me Ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë Kontin von Berthold – detyrën e përkthyesit e kreu një seminarist i ri, më vonë Atë David Pepa, i cili para se të jepte shpirt do t’i rrëfente Atë Zef Pllumit’.

Në këto takime pasi u vu në pah rreziku i coptimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi Ismail Qemalin se qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit.[4] Biseda e perifrazuar na vjen nga dëshmia e Atë Zef Pllumit:

– Flamurin po e çoj, por nuk kam shtizë…
– Shtizë do keni bajonetat austro-hungare.

Gjatë muajit tetor dhe gjysmës së parë të nëntorit 1912 ushtria turke në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet, ndërsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke që përbënin “aleancën ballkanike”, përmes operacioneve shfarosëse ndaj shqiptarëve, kishin hyrë thellë në tokën shqiptare.[5]Me 13 nëntor nis një telegram nga Viena sa vijon:

“Me vaporrin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue. Ju porosis qi tyke i u mbështetun fatit të atdheut të punoni bashkë e si vllezën, të merreni me rregullimin e punëvet të përgjithshme edhe të ruani qetësiën. I epni rrethevet lajmen e gzushme. Ju falem të gjitheve atënisht,
Ismail Qemali”[6]

Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës. Më 19 nëntor 1912, Ismail Qemali, përpara nisjes për në Durrës, gazetës italiane “Piccolo”, i deklaroi, se: “Shpallja e pavarësisë është e pashmangshme. Ne duam t’i paraqesim Evropës faktin e kryer. Do të krijohet një qeveri e përkohshme dhe ndoshta, unë do të jem kryetar.

Ju siguroj se për idenë e pavarësisë jemi të gjithë në një mendje”. Në mbrëmjen e 19 nëntorit 1912, përfundimisht delegacioni shqiptar në krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak “Graf Wurmbrand von Brünn” nga Trieste niset drejt brigjeve të Shqipërisë dhe zbarkoi në Durrës, ku e priti Dom Nikoll Kaçorri më 24 nëntor, ora 4[7].

Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të shmangnin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç’pritej. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë.

Ato ditë, meqë forcat serbe përparonin shpejtë drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (më 25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (më 26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës më 27 nëntor, ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës[8]. Delegacioni në krye me Ismail Qemalin niset më 25 nga Durrësi, duke iu shmangur rrugës kryesore së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme niset për në Vlorë.

Gjatë rrugëtimit të karvanit të Ismail Qemalit për në Vlorë, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, që kontrollonte zonën midis Lushnjës, Fierit dhe Beratit, si pararojë të pjesës tjetër të armatës së Vardarit, që po vinte prapa në rrëmujë (e shpartalluar), dha urdhër të arrestohej Ismail beu me të gjithë kolonën e tij; për këtë arsye karvani nuk u fut në Lushnjë, por e kaloi natën në Çermë, në çifligun e Dervish bej Biçakut.

Një natë e kalon në Fier tek Omer Pasha[7]. Mirëpo gjatë natës komanda e trupave turke në Berat, nën trysnin e përfaqësuesve shqiptarë ndryshoi mendim”. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhëton me dy karroca[9]dhe pas shumë peripecive, në pasditen e 27 nëntorit 1912 arrijnë në Vlorë.

Shpallja e pavarsisë

28 nëntor1913 Me rastin e 1-vjetorit të pavarsisë

Situata në Vlorë ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrësit. Populli vlonjat me këtë rast i bëri pritje madhështore delegatëve të ardhur nga disa krahina të Shqipërisë.

Ismail Qemali për këto momente në kujtimet e tij do të shkruaj: ”Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”[8]. Delegatët e ardhur nga shumë vise të Shqipërisë…, u vendosën në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës (në selamllek – oda e burrave), kushëri i Ismail Qemalit. Meqenëse anijet luftarake greke i qenë afruar portit të Vlorës dhe me të drejt i druhej ndonjë sulmi të forcave greke, por edhe për shkak të përparimit të pandaluar të ushtrisë serbe në verilindje të vendit, pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë vendosën të nesërmen të mblidhnin Kuvendin Kombëtar, për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar[10] që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor1912, ndër to Isa Boletini,Mehmet Pashë Deralla (një ditë më vonë). U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit.

Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare, ku gjeti përplasje edhe nga bejlerë brënda familjes së tij.

Realisht ushtria turke dhe institucionet e saj bashkëjetonin me qeverinë e Vlorës edhe pas 28 nëntorit 1912, ku dhe batalionet e Vardarit të mundura nga trupat serbo-bullgare ishin shtrehuar në fshatrat e Myzeqesë kishin shprehur gadishmërinë për mbrojtjen e territorit të shteti shqiptar në qoftë se do të cënohej.

Ishte kjo ushtri që i dha “qeverisë së Vlorës”, një copë territor, Llogara-Mifol. Në morinë e pretendetëve për fronin e Shqipërisë renditeshin fisnikë të ndryshëm, e një ndër këto ishte Izet Pasha, një ushtarak me origjinë shqiptare i `lëvizur` nga Turqit e Rinj. Me prirjet e dëshpëruara që të shpëtonin territoret e Perandorisë në Ballkan, dërguan në mision majorin në karrierë Beqir Grebenenë me mbi 400 trupa në vaporët e linjës austriake Lloyd që shkonte deri në Trieste. Majori zbarkon m’anë të një varke në Vlorë me pak oficerë për t’iu parashtruar planin qeverisë së përkohshme[9].

Misioni i majorit xhonturk me origjinë shqiptare Beqir Grebeneja i cili kishte hyrë në kontakt edhe me Ismail Qemalin dështoi (pasi dhe u arrestua nga gjendarmëria e qeverisë së Vlorës me të zbarkuar në breg për të shprehur qëllimet[9]), pasi konsulli i Serbisë i paditi këta të fundit në fillim të janarit tek KNK-ja.

Ky ishte dhe shkaku kryesor që Ismail Qemali u detyrua të japë dorëheqjen dhe më pas të largohej nga Shqipëria.[11] Pushtetin ia “dorëzoi” Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas kësaj u largua nga Shqipëria për në Nicë të Francës, për t`u kthyer disa muaj më pas e për t’u larguar sërish në Itali. Vdes në rrethana të dyshimta në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919.

Vitet e fundit të jetës

Vlorë, Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skultorit Odhise Paskali

Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me kolonitë shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920.

Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t’i ipte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit».

Busti i Ismail Qemalit

Ceremoni e Varrimit dhe rivarrimit

Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. «…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,- shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,-duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës.

Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit…”[12].

Në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian. Komanda italiane, që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli patriot. Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar

Dhe ashtu u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Bej Vlora. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë.

U mbajtën dy fjalime mbresëlënëse nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua hymni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora dhjetë. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh.

Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme Jone të kompozitorit italian Petrella. Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga Djelmoshat e Vlorës, të shoqërisë me po këtë emër. Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria Djelmoshat e Vlorës dhe nga gazeta Kuvendi.

Mbas këtyre vinte Shoqëria djaloshare. Pastaj ecte banda ushtarake që luante marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh. Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemtë e Ismail Qemalit.

Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë. Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në Sheshin e Flamurit me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Ethem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.

Më 28 nëntor1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, në një varr monumental, vepër e skulptorit Odhise Paskali, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë

Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”.

Pasardhësit e Ismail Qemalit

Më 1864, siç shkruan edhe veë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhëshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi «kontratën e martesës» sipas të cilës, nga pikpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. «Martesa ime,- shkruan Ismail Qemali,- me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi». Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë[13]: gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), Et’hem bej Vlora(1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora (1893-1953), Qamil bej Vlora (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.[14] /Njekomb

ISMAIL QEMALI … NJERIU QË BËRI HISTORI ! Read More »

Pse Evropa ‘pushtoi’ botën?

Robert Fulford

Kina shpiku barutin dhe bota arabe shënoi përparime të rëndësishme në fushën e matematikës. Por, pse ishte Evropa ajo që doli në krye? Kjo është një pyetje të cilën historianët e kanë shtruar për dekada të tëra.

Në vitin 1000, teksa filloi mijëvjeçari i dytë, evropianët ishin të vrazhdë e të paaftë dhe askush nuk premtonte diçka të mirë.

Asokohe, ishte e pamundur të imagjinohej sesi kontinenti do të përfundonte duke dominuar globin, përhapur gjuhët, kulturën dhe produktet e tij. tek të gjitha kombet e tjera. E, megjithatë, deri në vitin 1900 Evropa dhe kolonitë e saj, si SHBA-ja dhe Kanadaja, ishin më të pasurat dhe më të fuqishmet se e gjithë pjesa tjetër e botës.

Si ndodhi kjo?

Kjo nuk është thjesht një çështje akademike. Në vitin 2015, implikimet e tij qëndrojnë tek të gjitha tregimet e suksesit kombëtar dhe tragjedive, për të cilat ne mendojmë ditë për ditë. Të gjithë njerëzit jetojnë me pasojat e triumfeve të mëdha politike, më të mëdha që prej ngritjes së Perandorisë Romake.

A ishte fuqia industriale arsyeja pse Evropa triumfoi?

Jo, sepse në vitin 1800, kur Revolucioni Industrial sapo kishte nisur, Evropa e kishte shtrirë tashmë pushtetin në afro 35 për qind të globit (vetë Evropa përbën tetë për qind).

A ishin sëmundjet që çuan evropianët me vete në vendet që ata pushtuan, ato që i dëmtuan armiqtë potencialë?

Jo, popullsitë vendase ndërsa u shfarosën nga lija dhe fruthi, besonin se këto sëmundje mbanin mjaftueshëm larg ushtarët spanjollë, portugezë dhe britanikë.

Konkuistadorët e famshëm nga Spanja, Hernando Kortes dhe Francisko Pizaro, drejtuan një ushtri prej vetëm disa qindra ushtarësh, luftuan me ushtritë vendase që ishin mijëra. Ata humbën disa beteja, por në mënyrë të pashmangshme i fituan luftërat.

Në vitin 1533, Kortesi rrëmbeu perandorin Aztek, Atahualpa, duke demonstruar kështu superioritetin spanjoll. Ai e mori peng perandorin në bordin e një anije spanjolle dhe gjuajti me top vendin.

Atahualpa, të cilin Kortesi më vonë e vrau, ishte sundimtari i fundit vendas i Aztekëve. Duke provuar një pije të quajtur Xocolatl, Kortes e njohu vlerën e saj dhe krijoi një rrjet plantacionesh kakaoje në të mbarë Karaibet. Spanja përfundoi duke u bërë dominuese e biznesit të çokollatës për shumë vite.

Zhurma e atyre topave shpalli fundin e pavarësisë për vendasit e Amerikave dhe fillimin e hegjemonisë së evropianëve. Ishte baruti dhe të gjitha teknikat dhe strategjitë që e shoqëronin që udhëhoqën dhe i dhanë formë këtij ndryshimi të rëndësishëm në pushtetin botëror.

Filip Hofman, një historian i ekonomisë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, ka shkruar një libër të bazuar në fakte të sigurta në të cilën ai lë mënjanë shumicën e shpjegimeve të mëparshme dhe jep përgjigjet e tij në librin “Përse Evropa e pushtoi botën”? (Princeton University Press).

Është sigurisht një fakt i pakëndshëm për t’u menduar, por puna kryesore e Evropës për shekuj me radhë ishte lufta – dhe se ky obsesion u shndërrua në një avantazh të madh të saj kur filloi të pushtojë dhe skllavërojë pjesë të mëdha të njerëzimit. Për shkak se ka patur shumë shtete, të udhëhequra nga kaq shumë sundimtarët egomaniakalë, një militarizim i pamëshirshëm e dominoi kontinentin.

Kultura e luftës lulëzoi nën një atmosferë krijuese dhe konkurruese. Çdo gjë është bërë për të rritur saktësinë dhe shpejtësinë. Inovacioni ushqeu risitë. Teknologjia e barutit u bë në mënyrë të vazhdueshme, më vdekjeprurëse dhe efektive. Sot liderët premtojnë paqe dhe prosperitet. Për qindra vjet, mbretërit evropianë premtuan të njëjtën gjë.

Princat u rritën duke ëndërruar luftën, në atmosferën rivalizuese të Evropës pas Mesjetës. Si mbretër, ata zhvilluan luftëra dhe në çdo njërën prej tyre përmirësuan përdorimin e teknologjisë së barutit.

Ata mësuan të prodhojnë topa që mund të montoheshin në anije, artilerinë e lehtë që përdorej shpejt kur ishte e nevojshme, dhe vendosjen e armëve për të mbrojtur kalatë.

Edhe kur humbisnin një betejë, ata kridheshin në mendime se si të vidhin idetë më të mira të armiqve të tyre. Kjo është ajo që e bëri imperializmin të mundur dhe që rezultoi në krijimin e kolonive evropiane në Afrikë, Amerikë dhe Azi. Kombet evropiane kontrolluan, për periudha afatshkurtra apo afatgjata, 84 për qind të botës.

Teknologjia e avancuar e barutit, edhe kur nuk u përdor, i tmerronte ata që nuk e zotëronin atë. Ajo ndërkaq tërhoqi aleatë në mesin e vendasve, të cilët dëshironin të ishin në anën e pushtetit. Kjo ndodhi vetëm në Evropë, pasi kjo e fundit ishte një hapësirë që mbeti politikisht e fragmentuar.

Monarkitë konkurruese i rezistuan çdo sugjerimi që ata të bashkoheshin, në vend se të provokonin njëri-tjetrin. Dhe, mbretërit krenarë, ishin shpesh të kënaqur të provokoheshin. Ata kryenin eksperimente të pafundme dhe bërë investime të mëdha në hulumtime.

Në kontekstin e përshkruar nga Hofman, Lufta 100-vjeçare mes Francës dhe Anglisë që u shtri përgjatë pesë brezash mbretërish, nga mesi i shekullit të XIV-të deri në mesin e shekullit XV-të, duhet të ketë qenë epoka më madhështore e të gjitha mundësive për të mësuar. /National Post – bota.al

Pse Evropa ‘pushtoi’ botën? Read More »

Shqipëria e viteve 1981 – 1991 në fokusin e Michel Setboun në COD

Për herë të parë 99 foto nga Shqipëria e viteve 1981 – 1991 vijnë për publikun kryeqytetas në COD.

Këto imazhe do shfaqjen në ekspozitën fotografike të Michel Setboun të titulluar “Fundi. Fillimi Shqipëria 1981 – 1991” për publikun, më 6 korrik 2018.

Në hapësirat e COD, Setboun sjell për herë të parë fotot në dimensione të mesme e të mëdha si imazhe emblematike që kanë në thelb kujtesën e dokumentimin, diakroninë përgjatë një dekade dramatike, të mbushur me ngjarje të një rëndësie të jashtëzakonshme për historinë e shqiptarëve.

Brendia e kësaj ekspozite në retrospektivë ndalet në kontraste të fuqishme, tablo të gjalla që kanë në fokus të objektivit Shqipërinë e pas ’80-ës me demagogjinë, pankartat a parullat me gurë, paradat komuniste, bunkerët e kudo gjendur, ngrehinat e kultit të shndërruara në salla teatri, kafene, shtëpi kulture a të braktisura, varfërinë ekonomike, shtypjen politike e shoqërore gjatë periudhës së autarkisë, figurën e gruas shqiptare, fëmijë dhe nxënës të shkollave dhe jo vetëm.

Për Setboun janë po kaq tronditëse momentet e Shqipërisë në pikënisjet të viteve ’90, (aso kohe kur po zhbëhej regjimi komunist), janë foto që flasin për eksodin shqiptar dhe anijet e tejmbushura në portin e Durrësit, pritjen e Nënë Terezës, humanistes shqiptare në shtetin amë, ringjalljen e fesë, rihapjen e kulteve fetare, zgjedhjet e para pluraliste, zbulimin dhe përballjen me kapitalizmin, gjendjen tronditëse në qendrat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, dasmat dhe shumë aspekte të tjera të përditshmërisë së jetës shqiptare.

Ndërkaq, Michel Setboun, konsiderohet si një ndër fotoreporterët më të rëndësishëm ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe një nga dokumentuesit më këmbëngulës të historisë së Shqipërisë nga viti 1981 e në vazhdim, pasi mbetet thuajse i vetmi fotograf i huaj, i cili ka mbërthyer me aparatin e tij, si askush tjetër e në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gati katër dekadave të fundit gjithë zhvillimin politik, shoqëror dhe kulturor të vendit skaj më skaj. Arkivi fotografik mbi Shqipërinë ka mijëra fotografi dhe është i një rëndësie të veçantë, si historike ashtu edhe artistike.

Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator./atsh

Shqipëria e viteve 1981 – 1991 në fokusin e Michel Setboun në COD Read More »

Veshjet e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës

Dorian Koçi

Qëndrimi ndaj figurës së Ali Pashë Tepelenës, nuk u ka shpëtuar dhe shqetësimeve gjeostrategjike të kohës. Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental” tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë.

Natyrisht këto sentimente melodramatike shërbenin dhe si një mbulojë për të mbuluar frikën që shkaktonte kontrolli vërtet i frikshëm i Aliut mbi Greqinë kontinentale, Adriatikun dhe Egjeun. Ky kontroll strategjik bëhej akoma dhe më i padëshirueshëm nga Fuqitë e Mëdha nëse krijohej shteti i pavarur i Ali Pashë Tepelenës, i cili sipas të gjitha gjasave ashtu si pashallëku i Janinës do të dominohej nga elita fisnike dhe ushtarake shqiptare. Nga gjiri i kësaj elitë fisnike ushtarake kishin dalë së ushtarët më të mirë të Perandorisë Osmane.

Gjatë shekujve të mëparshëm popullsia shqiptare në përgjithësi kishte qenë një element force në perandori. Ndaj të gjitha Fuqitë e Mëdha që Aliu hyri në marrëdhënie diplomatike u përpoqën ta përdornin në kundërshtitë që kishin me njëra-tjetrën në rajon, por kurrë nuk i dhanë mbështetjen e duhur diplomatike për të shpallur pavarësinë. Veshja e ushtarit shqiptar të kohës së Ali pashë Tepelenës ishte një kombinim midis petkave të lehta dhe fustanellës.

Kjo e fundit u mbajt edhe në uniformën e Regjimentit “Gjuajtësit e Orientit” të formuar në Ishujt Jonianë në 1807. Regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë Tepelenës.

Fustanella shqiptare, e cila duke qenë më shumë e pëlqyer mes popullsive të Ballkanit u imitua më shumë nga popujt e tjerë më të largët. Me këtë veshje disa udhëtarë të huaj në XVIII-XIX vërejnë se ishin të veshur truprojat e oborreve princërore të Moldavisë, të Vllahisë në Bukuresht. Gjithashtu Major William Martin Leak, përfaqësues i Anglisë në Janinë, që kishte pasur mundësinë para Bajronit ti vizitonte këto zona, kishte shkruajtur që në 1805: Veshja shqiptare po bëhet përditë e më e zakonshme, si në More edhe në pjesët e tjera të Greqisë në këtë të fundit për shkak edhe të rritjes së madhe të fuqisë shqiptare.

Kjo veshje është më e lehtë dhe më e volitshme se ajo turke ose greke”. Të gjitha këto dëshmi hedhin dritë mbi influencën dhe “ekspansionin” etnografik nëse mund ta quajmë kështu të shqiptarëve që duke qenë elita ushtarake e Pashallëkut të Janinës, përveçse zakoneve dhe mjeshtërive të tyre të luftimit u kishin imponuar nga ana estetike dhe veshjen e tyre kombëtare popullsive të tjera në Ballkan.

Veshjet e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës Read More »

Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë/Louis Arnaud

Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj…

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit: To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!

Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. “Related image

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar.

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Kjo është një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo më larg se tre ditë pas fillimit të mbledhjes së Konferencës të Ambasadorëve në Londër më 16 dhjetor 1912, kur Shqipëria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmë Pavarësinë e saj.

Nuk dihet ekzaktësisht se kush është gazetari Louis Arnaud (ndoshta është dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka shumë njohuri  për kombin historik iliro-shqiptar, megjithëse brenda optikës së tij të kufizuar./bota.al/

Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë/Louis Arnaud Read More »

Kur mbreti kërkonte që Saranda të quhej Zogaj (Historia)

AKT DHURIMI I SARANDËS

ZOG I
MBRET’I SHQIPTARËVET ME VULLNET TË POPULLIT. Vjeti 1937, me 24 të mujit mars, ditën e mërkurë…
Në bazë të ligjës mbi dhurimin e pasunisë së Shtetit në Sarandë me datë 5 prill 1930 dhe t’urdhënit autorizues të Ministriës së Financavet telegrafikisht, i asht dhurue prej shtetit NALT MADHNIES TIJ ZOGUT-TË PARË, pasunija shtetnore e Sarandës në Zyrën e Ipotekavet të Delvinës nën zotnimin e tij: duke filluar nga bodrumi i prishun buzë detit dhe vëhet tek depo e gazit, deri te manastiri i prishun e kufizue me sinurin e Lykursit qi zotnojnë me tapi Selim beu me pjestarë, e nga manastiri tue ecun drejt krahut të Sarandës e kurrizit të malit, nga Dardha e Sipërme e Dardha e Poshtëme, deri tek  ara e qujtin ‘Bristane’ qi zotnon me tapi Mitro Gjini, e nga Limani i vogël i Sarandës te kullotja, që përbëhet prej 4082 dynym… Kryqi i kuq Shqiptar merr përsipër të vazhdojë zbukurimin e qytetit të Sarandës”.

Një vendim i dhjetorit të të njëjtit vit, marrë nga Komisioni MIKTS qendror i drejtohet Neltësis së Saj Imperijale, Princeshës Senije, Kryetare e Kryqit të Kuq për aprovim. Në të flitet për ndërtimin e 20 shtëpive, 10 të vogla dhe 10 me material të lehtë për të siguruar banimin e nëpunësve, për ngritjen e një kinemaje. Princesha Senije e miraton dy ditë më pas me shënimin: “Urdhnojmë zbatimin”- Kryetare e Kryqit të Kuq, Tiranë, me 5 dhetuer 1937(Firma).
Nga festimet e popullit të Sarandës për shpalljen e mbretërisë, te koncesionet, investimet me nga 30 e 500 metra, te shkresat, kërkesat për leje, fotografitë e rralla, punishtja e sapunit me emrin e udhëheqësit, tek aktet noteriale me rëndësi mbi debatet historike e VKM-të për qytetit e 40 shenjtorëve.
Copëza historie të dokumentuara shfaqen sot në Sarandë, në një ekspozitë. “Saranda që kishim – Saranda në gjysmën e parë të shek. XX” është një ekspozitë dokumentare dhe fotografike që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia e Sarandës çelin sot me 18 gusht, ora 19:30, në Sheshin e Limanit në Sarandë.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës do të jenë Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido.
Ekspozita është kuruar nga Sokol Çunga.

JEPINI SARANDËS EMRIN E MBRETIT
Një Fletore Zyrtare që mban datën e datës 26 gusht 1938, pasqyron një vendim të Këshillit të Ministrave, atë nr.753 që mban datën 6 korrik 1938 për ndryshimin e emrave të qyteteve, fshatrave dhe lagjeve të Shqipërisë.

Mes tyre, emri i qytetit të Sarandës ndryshohej në Zogaj(nga Zogu në kohën, atëkohë ai qe mbret),  ndërsa emra të tjerë duket të kenë qenë prirje për t’u shqipëruar si: Bistrovica-Kështjelëlzë, Dobronik-Bukuranje, Gjoroven-Maliplak, Ksamile-Mulliri, Mejden-Sheshe, Sulltan Pajazit-Lagja Mbretnore, Shurkave-Vjosa, Badlonja-Malakuqi, Bodari-Bora, Leusa-Mëshira, Leshica- Shëngjoni, Lipa-Bliri, Lipivani-Qershizë, Lushja-Lushnjë, Musukari- Myshqerrë, Novosela-Fshati i ri, Ogdunini-Qiparisi, Trebozishta- Trillagje, Goznishta-Uji i Ftohtë, Rabani-Arbani, Zleusha-Bukuroshe, Çoroguni-Bregzalli, Potgorani-Nënmali, etj.

SHKRESA, KONCESIONE E TË TJERA

Një korrespondencë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve Botore për planin rregullues të qytetit të Sarandës, korrespondencë mes nënprefektit të Sarandës me prefekturën e Gjirokastrës ku propozon ndërtimin e rrugës Sarandë-Butrint si mjet për promovimin e turizmit kulturor; një hartë e planit rregullues të Sarandës hartuar nga inxhinier Selim Zyma, më 1933.
Ka më tej një ligj të Mbretërisë për dhënien me koncesion të Kanalit të Vivarit në Butrint, shoqërisë “Dele”, 23 mars 1929. Veç taksave të ligjshme, Shoqëria “Dele” detyrohet të ndërtojë brenda dy viteve në dobi të komunitetit: një ndërtesë për zyrat e doganës, një ndërtesë për rojën e Xhandarmërisë dhe një frigorifer.
Në vijim dallohen shkresat Shoqërisë “Dele” drejtuar kryeministrisë përmes të cilave  njofton se ka nisur prodhimin e sixhadeve më nëntor 1928, dërgon statutin e shoqërisë dhe njofton edhe për ardhjen e një iktiologu francez në Vivar.

Mjaft interesant është një raport i Kryetarit të Bashkisë së Sarandës drejtuar nënprefekturës, ku renditen punët publike të bëra në qytet mes viteve 1912-1937; përmenden aty rrugë 100 e 500 metra, 25 e 30 metra, e mes të tjerash përmendet ndërtimi i një nevojtoreve, siç thotë shkresa, “krejt moderne”.

Ekspozita sjell imazhe të bashkisë e nënprefekturës mes dy luftërave botërore. Ka raporte kontrolli me parregullsi të gjetura në zyrat e Doganës së Sarandës, planimetria e Bar-Butrintit, kërkesa e Mihal Zahos nga Lugari i Gjirokastrës përmes së cilës i kërkon Ministrisë së Punëve Botore leje të çelë një kinema në Porto Edda në Sarandë me 2 nëntor 1941, dhe vendimi i Zyrës së Qarkut Detar të Porto Edda për caktimin e zonave të lejuara për Plazh më 1940, është leja e dhënë Mihal Zahos dhe plan-vendosja e kinemasë së tij.

PUNISHTJA E SAPUNIT “ENVER HOXHA”

Nën emrin e udhëheqësit, një vend të veçantë, jo për nga hapësira as vendosja, por për nga subjekti, zë në këtë ekspozitë punishtja e sapunit në Sarandë dhe personeli i saj, i pas 1944-ës.

Punishtja, siç shihet nga imazhet mban emrin “Enver Hoxha”, e prodhonte sapun. Punëtorët shihen me rroba të grisura, tek mbajnë kallëpet e sapunit, e ndërsa burrat kishin veshur jelekë deveje, në mure shihen qartësisht parulla të kohës për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërinë, për kongreset, deri te porosia me shkronja kapitale në mur: “Të shtojmë dhe të përmirësojmë prodhimin se kështu forcohet ekonomija, pushteti popullor dhe krijohen konditat për përmirësimin e jetës tonë dhe s’gjithë popullit’- “Ruaj disiplinën më të fortë në punë.”

Imazhe të rralla janë edhe ato të urës së Kalasës(Shinjonit) para 1944-ës, e njëjta urë, por e rindërtuar pas shkatërrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore si edhe një kartolinë e qytetit më 1920, pamje e gjirit të Sarandës, hartë e basenit, kapitaneria e portit, kartolinë e një rruge në Sarandë, personeli i konviktit “Çamëria” bashkë me Neço Mukën, nxënësit dhe personeli i konviktit “Çamëria”.

FESTIME PËR NDER TË MBRETIT

Qëndrojnë po kaq bukur, në mos më shumë, festimet e popullit të Sarandës më 1 shtator 1928, me rastin e shpalljes së Mbretërisë. Nga imazhet me gjasë duket të jetë e pranishme paria më shumë se populli, po diku në thellësi të imazhit shtyhen fëmijët e diku tjetër të rriturit.

Flamuri valëvitet e me gjasë me shqiponjën dykrenore në të dyja imazhet megjithëse ngase janë bardh e zi, në njërën syresh duket vetëm një flamur i zi.

Paria mban kapele republike, bereta, kapele dielli, e të tjerë mbajnë kapele të thjeshta deri te ato të uniformave ushtarake. Një grusht njerëz për nder të mbretit, disa me bastunë e gjyzlykë, disa me sandale e pantallona të shkurtra. Gra nuk ka, ose nuk duken, ose festat e këtij soji qenë veç për burra.

Kur mbreti kërkonte që Saranda të quhej Zogaj (Historia) Read More »

Bonaparti: Me burrat e mi flas shqip, me gratë frëngjisht

Napoleon Bonaparti është një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë që ka nxjerrë njerëzimi.

Ai meriton që të vihet pranë burrave të tjerë të mëdhenj, pasi arriti të pushtojë monarkitë më të mëdha të Evropës, si atë gjermane, austriake, madje dhe vetë Rusinë, sepse hyri në Moskë dhe nuk ishte faji i tij që car Aleksandri nuk doli të luftonte, gjë që e mërziti Bonapartin dhe e detyroi ta linte Rusinë.

Bonaparti ka meritën se vuri në zbatim në vendet e pushtuara feudale konservatore e evropiane idetë e revolucionit francez.

Po të mos ishin pushtuar këto vende nga Napoleoni, me siguri Evropa dhe bota nuk do të ishin kështu siç janë sot, sepse me luftën e tij theu zinxhirët e hekurt të feudalizmit Mesjetar, që bëheshin pengesë për zhvillimin e kapitalizmit dhe të qytetërimit botëror.

Pra Napoleoni nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe politikan, pasi në vendet që pushtoi vendosi parimet kryesore të shtetit modern, që lindi me revolucionin anglez, amerikan dhe francez.

Ai i ka dhënë qytetërimit botëror më shumë se sa mund të imagjinohet, sepse reformat e tij që bazoheshin në idetë iluministe të Revolucionit Francez, të cilat kishin të bënin me barazinë e shtetasve, lirinë, të drejtën e pronës etj., zgjuan popujt e shtypur nga feudalizmi prej shekuj.

Revolucionet që përfshinë Evropën në vitin 1848, janë quajtur ndryshe dhe si “pranvera e popujve”. Ato janë meritë e reformave të Napoleonit, sepse me rënien e tij nga pushteti në vitin 1814-1815, reformat që ai kreu i anulluan nga mbretërit feudalë që u rikthyen në fron.

Por njerëzit u zgjuan, nga të drejtat që u dha Napoloni, dhe nuk do të pranonin që të ribujkrobëroheshin përsëri, ndaj u rebeluan për t’i fituar këto të drejta.

Cila është origjina e këtij burri të madh?

Napoloni ka lindur në Korsikë, e cila një vit pas lindjes së tij kaloi nën sovranitetin francez. Lindi në një familje të vogël fisnikësh që nuk gëzonin pasuri të mjaftueshme për të jetuar normalisht. Sot është pranuar që nuk ishte francez, edhe pse bëri shumë për Francën.

1. – Shatobrion një studiues i famshëm francez i kohës, ka ngulur këmbë për origjinën e huaj të Napolonit. Ai ka qenë i bindur se ishte i huaj, por nëse do të ishte italian, do ta kishte theksuar.

2 – Janë studiuesit francezë ata që kanë komentuar origjinën shqiptare të Napoleonit. Myfit bej Libohova në librin e tij “Ali Pashë Tepelena” të botuar në gjuhën turke thotë se Adolf Thiers që ka shkruar historinë e Revolucionit Francez, pra që është njohës i mirë i kësaj epoke se kishte jetuar afër kësaj kohe dhe që më vonë do të bëhej president i Francës, flet për origjinën shqiptare të Napolonit. Ai citon Thiers, i cili thotë se “kur Josef Bonoparti vëlla i madh i Napolon Bonopartit u bë mbret i Napolit në vitin 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirseardhjen, u tha edhe familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe”.

3 – Në fakt, Myfit bej Libohova, në lidhje me shpjegimin e Adolf Thiers shton se “Sipas hetimeve të bëra del se është e vërtetë që familja Bonoparti është me origjinë arbëreshe. Në shekullin XV rreth 100.000 shqiptarë të larguar nga viset shqiptare të Shqipërisë, u vendosën në More. Sipas të dhënave të enciklopedive greke në shek. XIV-XV në Peloponez kanë jetuar me mijëra shqiptarë, të cilët kanë qenë vendosur në krahinën malore të Manit, por sipas tyre këta shqiptarë kanë ardhur nga Shqipëria. Ata qëndruan aty për rreth 100 vjet. Shqiptarët luftuan me Turqit, dhe pas vrasjes së prijësit të tyre me origjinë nga Himara, Pjetër Bua ikën për në Itali. Ikja e shqiptarëve të Peloponezit është përjetuar në këngën Moj e bukura More që e këndojnë edhe sot shqiptarët kudo që janë, sidomos ata ta Italisë. Myfit bej Libohova thotë se “është fakt që shqiptarët në Korsikë formuan një fshat, siç është fakt se paraardhësi i Napolonit ishte nga ky fshat arbëresh”.

4 – Një aristokrate franceze që jetoi në kohën e Napolonit, dukesha d’Arbantes gruaja e një nga gjeneralëve më të aftë dhe më besnik të Napolonit në librin e saj “Revolucioni, Perandoria dhe Restaurimi” thotë se Napolon Bonapartin e njeh së afërmi dhe që të dy janë me origjinë nga zona e Manit në Peloponez”. Ajo përmend, gjithashtu, dhe interesimin e beut të Manit që Bonoparti të çlirojë nga Turqit, Manin vendlindjen e gjyshërve të tyre. Në fakt, kjo dukeshë, burri i së cilës ishte mik i afërm i Napolonit e shkroi librin në kohën që jetonte Naploni, dhe fakti që ai nuk i përgënjeshtroi, tregon se këto fakte janë të vërteta.

5 – Studiuesi francez me origjinë nga Korsika, Rober D’Angely në veprën e tij Enigma e quan Bonopartin shqiptar, ashtu si Aleksandrin e Madh dhe Aleksandrin tjetër. Ky studiues Korsikan, një njohës i mirë i shqipes dhe i shqiptarëve, ka thënë me plot gojën se Napoloni ishte shqiptar. Ai sqaron se mbiemri i vërtetë i Napolonit ka qenë Kalëmiri, i cili është deformuar nga grekët gjatë kohës 100-vjeçare që familja e tij jetoi atje si Kalomeros, që do të thotë ana e mirë që u përkthye në italisht si Buonaparte. Pra, që mbiemri i tij i vërtetë është Napolon Kalëmiri e nëse do të përkthehej në italisht do të ishte Naplon Buoncavalo, dhe jo Napolon Buonaparte.

6 – Në ditarin e tij Napoloni shkruan, se kur po shkonte në një betejë detare kundër Albionit, pra Anglisë, i lutet që me të të ishin të gjithë paraardhësit e tij dhe përmend aty Ene Dardanidin, Akilin dhe Odisenë. Pra, përmend Trojanin Ene nga fisi i të cilëve janë Dardanët e sotëm, pra një pjesë e madhe e racës shqiptare të mbetur sot në Ballkan, i kërkoi ndihmë Odisesë që ishte një shqiptar tjetër nga Epiri Pellazg, po ashtu Akilit nga Thesalia dhe Fthija Pellazge. Këto tregojnë se ai e dinte shumë mirë origjinën e tij shqiptare dhe u kërkonte ndihmë këtyre heronjve. Po kështu, ai donte t’i ngjante Aleksandrit të Maqedonisë një tjetër shqiptari, dhe kur shkoi në Egjipt vizitoi vendin ku ka qenë varrosur Aleksandri, dhe thuhet se urdhëroi të gjithë ushtarët ta linin vetëm në dhomë.

7 – Një fakt i tërthortë është se kur zgjodhi simbolin e perandorisë së tij francezët i afruan gjelin dhe luanin, ndërsa ai zgjodhi shqiponjën, një simbol mijëra vjeçar të racës shqiptare, që edhe sot e kanë në flamurin dhe në emrin e shtetit të tyre. Shqiponjën – thoshte e kanë pasur simbol perandorët romakë, paraardhësit e mi, por në fakt, shqiponjën e vendosën në perandorin romake perandorët ilirë të Romës, që do të thotë se Napoloni i dinte mirë paraardhësit e tij.

8 – Robert D’Angely vë në dukje se Napoloni u bënte shpesh vizita familjeve shqiptare në Marsejë, që kishin ardhur nga Shqipëria, Greqia apo Italia. Pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Ç’e lidhte me shqiptarët? Ka vende në Evropë sot që nuk i njohin fare se kush janë shqiptarët dhe nga bie Shqipëria, ndërsa ai i njihte dhe u bënte vizita.

9 – Sipas prof. Eqrem Çabej “Njëri nga gjeneralët më besnikë të Napolon Bonapartit ka qenë edhe marshalli Ney. Njëri me trup të madh që nga gjatësia ia kalonte shumë perandorit. Thuhet se ky i fundit kur e qortonte, Ney-in, i thoshte se do t’ia shkurtonte ndryshimin që kishte me të në trup, dhe fjalët i shoqëronte me disa fjalë në një gjuhë të huaj, që marshalli Ney e shokët e tij nuk e kuptonin”. Cila ishte ajo gjuhë? Se po të ishte italisht padyshim që do ta kuptonin që bëhej fjalë për italishten. Pa dyshim gjuha shqipe që flitej krahas italishtes në shumë territore të saj.

10 – Ai gjithashtu, pati marrëdhënie të mira me Ali Tepelenën, të cilin e ndihmoi për të ngritur një ushtri të tijën dhe një fonderi për derdhjen e topave dhe barutit. Napoloni dërgoi konsull në Janinë, në kundërshtim me Portën dhe de fakto e njihte atë si kryeqytet të Shqipërisë. Ai donte që Shqipëria të ishte një shtet i pavarur nga Turqia.

11 – Të dhënat historike flasin se ka pasur një legjion shqiptar në ushtrinë e tij të cilin e ka mbajtur si gardë personale, sepse ata i kishte më të besuar.

12 – Familja Bonoparti në Itali ka pasur marrëdhënie me shqiptarët, kështu një vajzë e familjes së famshme Durrsaku, ka qenë martuar me Gabriel Bonopartin, me të cilin pati një djalë, Jerom Bonopartin. Gjatë qeverisjes së Italisë nga Napoloni, shqiptarët e familjes Durrsaku i ngriti në detyra të larta. Kështu, Francois Luis Jerom Durazzo u bë kont i perandorisë së Napolonit, dhe senator në 1808. Eshtrat e tij për meritat e mëdha prehen në Panteonin francez ku prehen burrat më të mëdhenj të Francës. Po kështu, një tjetër shqiptar i kësaj familjeje Gaetano Gian Luca Durazzo u bë kont i perandorisë frënge, mori titullin e patricit dhe u dekorua me urdhrin e kavalierit të legjionit të nderit, arriti të bëhej dhe çamberleni i perandorisë frënge.

13 – Aristidh Kola në librin e tij “Arvantasit” thotë se kur e pyetën Napolonin se cilën gjuhë konsideronte më të bukur u përgjigj “Kur flas me gra, më pëlqen të flas frëngjisht dhe kur flas me burrat e mi më pëlqen të flas shqip”.

Pra, të dhënat direkte ose indirekte flasin për origjinën shqiptare të Napolonit të Madh, por ende ka vend që secili të thotë mendimin e tij në bazë të fakteve. Napoloni u martua me një vejushë të quajtur Jozefina, e cila ishte me fëmijë dhe më e madhe sesa ai në moshë. Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas saj, aq sa nuk i shikonte fare difektet, dhe deri diku imoralitetin e saj. Pas kësaj ai u martua me princeshën bukuroshe austriake për arsye politike dhe jo sepse nuk e donte Jozefinën. Ai deri në momentet e fundit të jetës nuk e ndau nga mendja fiksimin Jozefinë. Me princeshën austriake pati djalin trashëgimtar që se trashëgoi kurrë të atin. Napoloni II i cili vdiq në moshë të re, rreth të 20, dhe që Napoloni nuk e pa më kurrë që nga dita që e la kur ishte foshnjë për të ikur në një ishull të vetmuar. Adolf Hitleri ia çoi eshtrat e të birit nga Austria në Francë për ta varrosur përjetësisht pranë të atit të tij, aty ku ndodhet edhe sot. Është për t’u çuditur veprimi i një fashisti si Hitleri kur dihet se Franca me Napoleonin e pushtoi Gjermaninë. Kjo i mbetet historisë për ta gjykuar. Në histori mbetet si një nga strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe e meriton plotësisht të quhet i madh. Djali i vëllait të Napoleonit me vajzën e Jozefinës, gruas së tij, u bë perandori i Francës me emrin Napoloni III./Njekomb

Bonaparti: Me burrat e mi flas shqip, me gratë frëngjisht Read More »

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur prej mijëra vjetësh, dhe nuk fliten më në asnjë vend të botës.

Në vendin e tyre fliten gjuhët që rrjedhin prej tyre. Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten gjuhë e vjetër e Indisë, me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj.

Por këto gjuhë që numëruam më sipër janë me të reja se gjuha shqipe dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër.

Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonë që është më e vjetër nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve.

Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologjia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë.

Gramatika e gjuhës shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollësia e nyjeve, dhe e përemrave e të tjera bukuri të kësaj gjuhe, që jo vetëm asnjë nga gjuhët e sotme nuk i ka, por as gjuhët e vjetra nuk i kanë, na tregojnë që shqipja është një gjuhë shumë e vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar. Shënja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, me kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën. Shumë qytetërime që janë zhdukur mos pandehni se vdiqën ose u vranë të gjithë, jo, por u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre dhe u bënë pjesë e tyre.
Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë d.m.th. shqiptarë si ne, pra këto popullësi sot nuk janë por u zhukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Por shqiptarët e atij vendi që sot quhet Shqipëri e kanë ruajtur fort mirë gjuhën e tyre, dhe kështu edhe sot në këtë vend flitet gjuha e Pellazgëve të lashtë.wp-1480845817251

Sami Frashëri: Pellazgët janë kombi më i vjetër Arian i Europës Read More »