Në pragë të 10 vjetorit të Pavarësis së Kosovës , mbarë Kombi Shqipëtar të jetë më i bashkuar e i konsoliduar si Kombë në Ballkan.
Deri të dita kur është Pavarësuar Kosova është një Përpjekje mbarëkombëtar i gjithë Shqipëtarëve si brenda trojeve etnike edhe në mërgatë.
Vetëm Dëshmoret kanë përmbyll misioni për Lirinë e Kombit Shqiptar .
Prandaj Pavarësia e Kosovës duhet konsideruar si një hap drejt Shqipëris Etnike në koordinim të ngushtë me Amerikën dhe NATO, në“Shqiptarë !
Kosova për ne nuk është një tokë e huaj që duam të pushtojmë, por gjysma e kombit dhe duhet ta mbrojmë. Kombi ynë është një nga më të vjetrit në Ballkan dhe n’Evropë.
Ekzistencen e sotëshme të tij e ka paguar nëpër shekuj me një derdhje gjaku që kapërcen çdo masë e çdo përfytyrim.lu ka qëndruar me trimëri të gjitha invadimeve gjatë historisë.
Çdo Shqiptar i çfardo ideje politike qoftë, duhet të mendojë për Kosovën , duhet ta thotë një fjalë për Kosovën, duhet të bëjë diç për Kosovën .
Kosova është gjysma e jonë. Duhet t’a dimë ,Shqipëtar , se jeta e jonë, e ardhmja e jonë si popull e si komb, do të varen nga vullneti, puna dhe organizim i ynë.” (Prof. Abaz Ermenji Kryetar i Komitetit Kombëtar -Demokrat “Shqipnija e Lirë” Fjalim në Kongresin e parë Botrore Chicago 24-25 Nëntor 1973)
Gjithë Kombi Shqipëtar të festoj me Plisin e Bardhë në Kokë , në 10 vjetorin e Pavarësis së Kosovës .
Të punojmë të gjithë që sa ma shpejtë ta Bëjmë Shqipërin Etnike dhe mbarë Kombi Shqiptarë të jetë i Lirë .
Me konsiderat Prof .Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
Shqipëri Etnike -Mërgatë
02.02.2018/njekomb
Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombetar i Arsimit shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150-vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëhere, “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”.
Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane. Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo i cili e dhuroi këtë banesë për shkollën shqipe.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908.
Në këtë Muze pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).
Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi.
Historiku
MËSONJËTORJA NË KORÇË
• Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë të ofruar nga Diamant Terpo. • Kjo ndërtesë sot është Muzeu kombëtar i arsimit. • Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.
• Mësues dhe drejtor i par ishte Pandeli Sotiri. Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Vitet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia,gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.
• Motrat Qiriazi (Sevasti Qiriazi, 1871-1949 dhe Parashqevi Qiriazi, 1880-1970) u lindën dhe u rritën në qytetin e Manastirit, ku familja e tyre ishte zhvendosur nga Kolonja prej kohësh. Studimet e larta të dy motrat i kryen në Kolegjin Universitar Amerikan të Stambollit. Veprimtaria arsimore e motrave Qiriazi u shtri në një hapësirë kohore të gjatë, nga viti 1891 deri në vitin 1933, dhe u kurorëzua me hapjen e së parës shkollë të mesme për vajza “Instituti Kyriaz” (Qiriaz) në vitin 1922, që diplomoi një numër të madh mësuesesh me përgatitje profesionale të nivelit bashkëkohor, mësuese që shërbyen në të gjitha shollat e vendit.
• Sevastia u shqua në kolegj si studente e përparuar, por edhe si patriote e zjarrtë. Ajo shpejt ra në kontakt me Lëvizjen e Rilindësave të Stambollit dhe u vu në shërbim të çështjes kombëtare. Është i njohur një episod i fillimeve të veprimtarisë së kësaj vajze të brishtë, 20-vjeçare, që ngjason me një përrallë: e guximshme e mendjemprehtë, siç është, e veshur si djalë, ajo arriti t’i shkëpusë një leje drejtorit të burgut famëkeq të Turqisë “Jedi Kule”, për të hyrë në qelitë e errëta, ku nuk lejohej të hynte askush dhe të takojë mësuesin, rilindësin e shquar, Koto Hoxhi, që dergjej aty prej kohësh. Vajza i transmetoi atij mesazhin e Rilindasve të Stambollit, për durim e shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
• Në mbarim të studimeve Sevastia pati rastin fatlum të takojë Rilindasin e madh, Naim Frashëri, porositë e të cilit i lanë mbresa të pashlyeshme, që i njohim dhe po i shënojmë sipas kujtimeve të saj: “Motër, punë më të mirë e më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë, se sa keni vendosur të bëni bashkë me vëllanë për përparimin e grave të vendit tonë të shkretë. Detyrat tënde fillojnë tani dhe, po të jesh besnike, këmbëngulëse dhe e vullnetshme, do të arrish të kryesh vepra të mëdha për kombin. Padyshim, me raste do të ndeshesh në pengesa, që mund të të duken të pakapërcyeshme, po bëhu trime, shqiptare e vërtetë, dhe do t’i mposhtësh të gjitha…”.
• Me këto porosi e me këtë frymëzim, Sevastia bashkë me Gjerasimin u kthyen në Manastir, ku vëllai kishte filluar përgatitjet për hapjen e një shkolle për vajzat. Pas “Mësonjëtores së Parë të Korçës”, që u hap më 7 mars të vitit 1887, “Shkolla e vashave”, që hapën Gjerasim e Sevasti Qiriazi katër vjet më pas, në tetor të vitit 1891, përbën një ngjarje të rëndësishme në gjithë historinë e arsimit tonë kombëtar.
• Në Kongresin e Manastirit Parashqevia ishte pjesëmarrëse si anëtare e delegacionit të Korçës, ndërsa Sevastia u përfaqësua në Kongresin e Elbasanit të vitit 1909, që vendosi hapjen e së parës shkollë të mesuese të Normales së Elbasanit./njekomb
Si e përshkruanin perëndimorët atdhetarin shqiptar ? Çfarë ka shprehur ai për median britanike ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja
Isa Boletini dhe problemi shqiptar
Isa Boletini, patrioti shqiptar, armiku i betuar i serbëve dhe grekëve, dhe nesër, nëse është e nevojshme, kundërshtari i pamëshirshëm i një ndërhyrje austro-italiane në vendin e tij, ndodhet në këtë moment në Londër.
Një gazetar i Daily Telegraph ka bërë me të një intervistë interesante; Isa Boletini vë në dukje meritat e ish-regjimit turk. Abdul Hamidi i vlerësonte shqiptarët.
Në vitin 1902, ai e thirri Isa Boletinin në Konstandinopojë dhe e vendosi atë në krye të gardës së tij duke i vënë titullin Bej. Isa Boletini qëndroi në Kostandinopojë për katër vjet dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Ai jetonte që prej tre vitesh në afërsi të Mitrovicës, kur filloi Revolucioni Xhonturk.
Shqiptarët në 1908 kërkuan “Kushtetutën”, por Isa Boletini, që nga ai moment, u tregua i shqetësuar. Xhonturqit, të vetëdijshëm për ndjenjat e atij lideri, kërkuan ta shtypnin atë. Xhavit Pasha e sulmoi atë papritur me trupat që kishte në dispozicionin e tij.
Por Isa Boletini mundi të shpëtojë, megjithëse me një dëmtim të rëndë në shpatull. I larguar nga Mitrovica, Isa Boletini u tërhoq në Pejë, dhe më pas u strehua pranë Malësorëve të Gjakovës.
Atje, ai organizoi një rezistencë serioze. U zhvilluan luftime ku turqit u rrahën. Ngjarjet e pranverës së vitit 1909 detyruan kthimin e trupave turke në Konstandinopojë, por vitin e ardhshëm një ushtri turke u kthye në Shqipëri për të dënuar rebelët. Isa Boletini, i mundur në Kaçanik, në vend se të dorëzohej, u strehua në Mal të Zi.
Një vit më pas, në krye të trupave të tij, Isa Boletini hyri në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Shkup : “Kështu, unë kisha arritur qëllimin e përpjekjeve të mia, ekzistencën e Shqipërisë, e kërcënuar nga xhonturqit. Ne ishim duke përfunduar një marrëveshje me Ahmet Muhtar Pashën kur shpërtheu lufta aleatëve.”
Isa Boletini gjendet aktualisht në Londër për të mbrojtur çështjen e pavarësisë së Shqipërisë pranë Fuqive të Mëdha. Isa Boletini nuk i pranon kufijtë e vendosur për Shqipërinë nga Konferenca e Londrës.
Shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë sundimin serb. Ata nuk e pranojnë parimin e hekurudhës komerciale (tregtare) që i është dhënë Serbisë : “Gjithë jetën time, deri në çlirim apo në vdekje, unë do të luftoj serbët, grekët, malazezët, italianët, austriakët.”
Duke thënë këtë, shefi patriot shqiptar shfaqte një agjitacion dhe ekzaltim ekstrem./njekomb
Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.
Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.
Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.
Kush ishte Ibrahim Biçaku:
Lindi në Elbasan në 1905, në familjen Biçakçiu, ishte djali i vetëm i patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike.
Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht. Në 1926 pasi i vdes i ati, kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe “Flora” (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare “Ibrahim Biçakçiu”, bashkthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri.
Jeta në politikë
Për herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t’u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.
Gjyqi special dhe burgosja
Gjatë periudhës mars–prill 1945 në Tiranë u zhvillua i ashtuquajtur gjyq special ndaj atyre që u konsideruan “kriminelë të luftës”. Rreth 60 politikanë, ushtarakë etj. ndër to edhe Ibrahim Biçaku, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit[3]. Gjyqi special u zhvillua në ish-kinema “Kosova” sot Teatri Kombëtar, drejtuar nga Koçi Xoxe (i cili më vonë në 1946 deri 48 do marri postin e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm 4 vjet pas do dënohet me pushkatim si Agjent i UDB-së Jugosllave), dhe Bedri Spahiu.
Nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza (familjet Peza dhe Biçakçiu kishin miqësi të hershme) i cili ka deklaruar se: “Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë”./njekomb
Një dokument monumental i plotë i mbishkruar në një tullë në një prej qyteteve më të lashtë të Shumerit, Lagash-it, qytet ku nderohej zot Ninurta, i Urti me simbolin e tij Shqipen dykrenore.
Shkruan sumerologu Anastas Shuke
Ninurta quhej edhe Ninip dhe ishte djali trashëgimtar i Enlil-it (yll i yllit, bir i yllit, bir i zotit), dhe pra, Ni Nip i Zotit. Siper majtas paraqitet tulla origjinale, djathtas eshte transkriptimi i shenjave, per tu dukur me qarte.
Poshte majtas kthimi i tyre ne leximet perkatese ne gjuhen Shumere, dhe poshte djathtas “perkthimi” apo leximi SHQIP: Zot Ninurta-n / zotnin mir shkru, burr mjaft i fort / (sakt/tamam) kal-ngja, zot Enlili (e) la mekembes.
Burr i zoti / di-mir ba mat/matje, mbikqyri themel siper tokes se Lagash-it, (tempullin) e ai/tij, mu nertu
Në dialektin likik të pellazgjishtes kemi EP, NEP, EPI, NEPI. Në greqishten e sotme e kemi DHINO, përdoret edhe DHIDHO kur flet si i zgjuar ose intelektual, por më shumë kjo fjalë përdoret në DHIADHIDHO(Διαδίδω)=përhAP. Në gr. e vjetër ishte APazo, DHIDHO Në gegnisht e kemi edhe sot si në dialektin likik plus këtu AP, NAP=jap.
Bashkëtingëllorja N përpara EP dhe AP duket se u shtua nga të vjetrit për lehtësi shqiptimi siç thuhet bie fjala “i zoti e shet, tellalli s’e n’EP”, për të bërë lidhjen e duhur midis dy zanoreve, për t’iu shmangur vakuumit zanor.
Edhe kur përdor dy bashkëtingellore të njëpasnjëshme, shqipja i ka alternuar në mënyrë t’atillë që goja të rrjedhë SHTROJ, SHKOJ, SHPOJ, SHQUAJ,, akoma edhe me tre b/tingëllore e më shumë, përsëri fjala do rrjedhë SPRAPS. Kjo tregon se shqipja është folur pandërprerë qysh nga kohët që nuk merren me mend, sepse pati kohën e mjaftueshme të shndërrohej në një makineri të përsosur shqiptuese dhe perceptuese.
Provoni të mësoni gjermanisht e cila është një gjuhë së paku 1500 vite më e re se shqipja dhe do të kuptoni se c’dua të them, do të shikoni se fjala në këtë gjuhë krahasuar me shqipen vetëm sa ngec, b/tingëlloret vrasin njëra tjetrën, zanoret po kështu,të bën të mendosh se kjo gjuhë është akoma në etapat evolucioniste që shqipja ka shekuj që i ka kaluar.
Ai miti se gjuha jonë është nga më të vështirat, nuk qëndron, pyesni një të huaj që ka mësuar shqip dhe ju thotë të kundërtën, e vetmja vështirësi që ndeshin është të kapin nuancat kohore të foljeve shqipe, sepse shqipja ka maninë të jetë rreptësisht e qartë kur flet, për këtë e ndan kohën në grimca më të vogla, prandaj dhe ka dy mënyra zgjedhimi foljesh më tepër se çdo gjuhë e rrafshit indo-evropian/njekomb
Fare pak kilometra larg Shkodrës, buzë Liqenit të Shkodrës, më i madhi në Ballkan, fshati i Shirokës pret çdo lloj turisti nga e gjithë bota. Me arkitekturën e veçantë të ndërtesave, plazhet e vogla që pa asnjë vështirësi kthehen në plazhe private pasi nuk zënë më shumë se dy familje dhe një traditë gastronomike të shquar janë ato çfarë Shiroka na ofron.
Fillimisht, Shiroka ka qenë një qendër besimi. Një ndër martirët më të mëdhenj të krishtërimit shqiptar, dom Ndoc Noga e ka prejardhjen nga aty. Kisha kushtuar Shën Rrokut, shenjt që tashmë është kthyer në festën tradicionale të fshatit, e rindërtuar pas viteve ’90 gëzon histori dhe lavdi që rrallë kishë në Shqipëri e ka.
Duke qenë një vend që daton shekuj më parë, disa shtëpi, pjesa më e madhe të pabanuara, përfaqësojnë atë arkitekturën e veçantë të Shirokës, arkitekturë që nuk mund të gjendet në krahina e zona të tjera as të Shkodrës e as të Shqipërisë. Aty pranë, në një kodër mbi shkollën e fshatit, qëndron akoma në këmbë Vila e Zogut.
Një vilë me arkitekturë italiane e cila u ndërtua për mbretin e asaj kohe Ahmet Zogun, por në të cilën Zogu nuk erdhi asnjëherë. Me ardhjen e komunizmit, ajo u kthye në Kamp Pionierësh dhe pas ’90, është e paqartë çfarë ka ndodhur me të.
Plazhet e vogla, me breg guror ose shkëmbor, ku luahesh mes peshqve janë një tjetër tërheqje për tursitët që vijnë nga anë e kënd botës. Fjala bie, para pak kohësh kam parë turistë izraelitë të cilët më thanë se kishin ardhur të shtyrë nga një tjetër grup izraelitësh që kishte qenë më parë.
Sa për ato që pëlqejnë ushqimin, Shiroka zë “vendin e parë” në gjithë zonën e Shkodrës. Më i jashtëzakonshëm se gatimi është forma e të gatuarit ku klienti e sheh krapin ndërkohë që zihet dhe pastaj teksa gatuhet për t’u servirur në pjatë apo në tjegull, si një traditë që me shumë mundësi daton qysh para Krishtit.
Pra Shiroka, kjo zonë e paçmuar turistike duhet të jetë në sytë e të gjithëve si një vend që nuk duhet lënë pa u vizituar. Më besoni, Shqipëria është më e bukur nga sa ju pandehni!/Njekomb
Qyteti edhe në foto historike të ruajtur nga dëshmitarë të kësaj periudhe tregojnë fytyrën e qytetit, pak të njohur, të errtë të historisë. Urbanistika e katër lagjeve të hershme tregon përfund katër kodrave (Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë) shtrirje e banesave qytetare dhe ka një arsye që shqyrton këtë shtrirje të qytetit detarë. Deti ka qenë sundimtar i mjaftë ha tokë.
Një gravurë e hershme paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij, sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë, ndërkaq anijet nëpërmjet një kanali lundronin për të shkuar drejt ngrehinës, me një formë piramide. Nga kalaja e Vlorës, sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Urbanistika e një qytetet detar sigurisht që do të pranonte si zgjidhje shtrirje të qytetit larg kërcënimit të detit kështu konstrukti i qytetit do të gjente vend dhe bazë për të qëndruar larg dihatje dhe zemërimit të detit.
Ndërkaq, ata që kanë jetuar pranë detit ia njohin huqet atij. Ligësia e vetëtimave shpaloste egërsinë e moteve të luftës.Urbanistika e qytetit, përbëhej nga banesa qytetare,të vendosura si në një gropë, në pllajën përfund kodrave të Qafës së Koçiut, Mesovunit, Budakut dhe Kuzbabasë nga njëra anë dhe detit, nga ana tjetër.
Duke qenë nën nivelin e detit dhe pa sisteme kanalizimesh dhe derdhje shtytëse ujerash, që me rënien e shirave të parë, qyteti përmbytej dhe gjithë pjesa jugore e perëndimore e tij kthehej në një liqen të madh e të pafund të lidhur me kënetën e Nartës dhe me detin… përmbytjet e qytetit nuk janë ndaluar ndonëse një rrjet inxhinierik kanalesh ka përshkruar qytetin.
2.
Këto pamje i kemi parë nëpër foto të kohës, por ende nuk dimë mirë kontributin e tyre në dobi të qytetarëve në vitet ‘40. Të ngulitura në kujtesë shquajnë një pjesë reale një fotografim të shpejtë nga pamja e qytetit të hirtë. Autori më tej si në një film pa zë, shfaqe banesat e tjera qytetare Shtëpitë e tjera ishin me dy dhe e shumta me tre kate, te ndërtuara me mur guri te gjere, lidhur me balte e traversa druri dhe te mbuluara me tjegulla vendi. Rrugët ishin te ngushta dhe me kalldrëm.
Rruga Vlorë – Skelë ishte gjithashtu me gur dhe çakëll e kufizuar me kanale të hapura, ndërsa paralel me te kalonte një hekurudhe e ngushte, qe përshkohej nga 2-3 vagonë të tërhequr me kuaj. Për distanca të gjata përdoreshin karroca me kuaj dhe shumë pak autovetura e autobusë… Një album i arkitektit P. Stefa për Vlorën e vjetër kanë ato imazhe, që ne kemi imagjinuar për banesat karakteristike qytetare të kohës. Për banesat qytetare vlonjate, studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni aty nga viti 2007, në një nga sarajet e vjetra të Vlorajve, hapi një ekspozitë.
Shumë prej atyre banesave janë sot monument kulture. Këto banesa ende i rezistojnë kohës. Ndonëse në shumë prej tyre karakatinë, fishkëllen era. Vargmali Shashicës, që përsëritet vazhdimisht çuditshëm. Qafa që çdo stinë, ripërtërijnë mbulesën gjelbëroje. Erëra jugore, që çdo stine përcjellin mërzinë. Mjegullat e dendura “sinoptika”e motit, çdo kohë varen përmbi pikëllimin e detit. Pamjet mëngjesore, me mbrëmje të freskëta. Një këndvështrim për qytetin është si një dritare.
Pas qelqeve ndjehet, aroma e detit. Në listën e trashëgimisë Grand hotel “Korça”nuk figuron dhe as si godinë nuk gjendet më në këtë qytet. Ku ishte grand hoteli, cili e ndërtoi, sa shtretër dispononte ai? Autori L. K. Çipi thotë se hoteli u ndërtua në lagjen Muradie, afër xhamisë së madhe dhe bashkisë në fillimin e rrugës kryesore të qytetit, që nga lindja të çonte drejt Qafës së Koçiut, hotel “Korça” u hap në vitin 1914 kishte 25 shtretër, tre kate, sallë dhe restorant, ishte pronë e I. Çipit ku emrin e mori për shkakun e përpjekjeje patriotike të korçarëve në mbrojtje të Republikës së Korçës, kundër aneksimit.
Në këtë hotel u strehuan patriotë e luftëtarë, burra shteti si Fan Noli dhe kishin selitë e tyre shumë shoqëri patriotike, si: “Djalëria e Vlorës”, “Bashkimi”, “Opinga”, “Mësuesit e Labërisë”, “Labëria” etj. Luan Çipi sjell në kujtesë një histori që zgjati 33 vjet, por që u shua me shtetëzimin e tij në vitin ‘47 dhe iu hoq emri i miratuar nga Bashkia Vlorë në vitin 1914.
3.
Gjurmët e kalase së Vlorës, sot ekzistojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit, që ka emrin e skuadrës. Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës.
Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar. Ish-ministri i kulturës Bujar Leskaj nuk firmosi për një shumëkatësh. Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pavizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje.
Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë, muri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës.
Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë.
Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit, mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3, 50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi.
Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5, 60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0, 30×0, 20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena.
Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekëta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale.
Shkallët, që shërbenin për t´u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug.
Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh.
Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla.
Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal.
Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike.
Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin ushtarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh.
Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë.
Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth.
Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi… » Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve», përfundon Gjerak Karaiskaj, studimin rreth kësaj kalaje.
Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II. Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0. 5 km i gjerë, thotë Apollon Baçe.
Qyteti i fortifikuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme.
Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth.
Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fillimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.