“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Në facebook, dikush pyeti nëse Lamberci tallej me shqitarët me këto fjalë? Jo, Lamberci e kishte seriozisht!
Kur Maksimilian Lamberci i shkroi këto fjalë në studimin “Një vështrim mbi letërsinë shqipe” (1956), ai nisej nga hulumtime të thella që kishte kryer prej dekadash.
Maximilian Lamberc (1882 – 1963) e kishte studiuar shqipen (gjuhë, kulture, foklor) një jetë të tërë. Si albanolog, Lamberc jetoi për një vit (1907) mes arvanitasve në Greqi.
Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).
Nga maji në qershor 1916, Lamberc shkoi në Shqipërinë veriore dhe qendrore duke regjistruar për herë të parë mbi baza shkencore gjuhën dhe folklorin shqiptar.
Në këtë udhëtim ai vizitoi Grudën, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Luginën Kir, Shoshin, Shalën, luginat e Drinit dhe të Valbonës dhe sidomos Mirditën.
Në dhjetor 1916 ai u kthye në Shqipëri, këtë herë me trupat perandorake austriake që kishin pushtuar Shqipërinë veriore dhe qendrore në kuadër të Luftës Botërore.
Ai ishte ngarkuar për krijimin e sistemit arsimor shqiptar dhe ishte anëtari i vetëm i huaj i Komisisë Letrare Shqipe që autoritetet austriake kishin formuar per krijimin e një sistemi shkollor të njësuar për mbarë Shqipërinë.
Në Shkodër, Lamberc ishte me Gjergj Fishtën botues i gazetës Posta e Shypnisë në të cilën botoi edhe disa studime të vetat.
Pas Luftes I Boterore Lambertz u kthye në Austri, dhe shkroi disa libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht folklorit.
Fundi i Luftës II botërore e gjeti Lambercin në Gjermaninë Lindore nën kontrollin sovjetik. Në qershor të vitit 1945, ai u emërua drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja në Lajpcig dhe në tetor 1946, bëhet profesor i Gjuhësisë Krahasuese.
Deri sa doli në pension, më 1957, Maksimilian Lambertz drejtoi edhe Institutin e gjuhëve indo – evropiane.
Lamberci e vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 1954 dhe në vitin 1957. Edhe pas prishjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe vendeve të bllokut sovjetik, Lambers refuzoi t’i shkepuste lidhjet e tij me Shqipërinë në fushën e gjuhës dhe kulturës.
Në pritjet e ambasadës shqiptare në Berlinin lindor, ai merrte pjesë vazhdimisht duke u interesuar për ecurinë e studimeve albanologjike në vend.
Maksimilian Lamberc vdiq më 26 Gusht 1963; autoritetet komuniste gjermano lindore lejuan që trupi të varrosej në Vjenë, duke respektuar dëshirën e tij të fundit./VOA
Ne u bashkuam, rrojtmë, dhe bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëhere kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di… I di ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot.
E dashur Efterpi,
Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej, në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë”. Më rrethuan, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qef të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo Çomorra, që ka vdekur. Më shikonte me dhembje. “Si u bë kështu, o Pasko? Ç’ke bërë?” –“S’di”. –“Shiko këtu”. Dhe më dha ca shkresa të shkruara bukur: një akt akuzë dhe ca lidhje të tjera. Më quanin bejtexhi. Më thoshin se kisha bërë një vjershë për glyrën me rima italiane. Pashë Andrean. I ardhi keq. U vendos të më vrasin.
Prapë u gëzova. –“Fundja, do vdes, thashë. Do të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e mirë dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi”. Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në Rrushkull. Kokën e kisha, dhe e kam, të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli… Sipas mendjes sime, shpëtoi. E kam zili.
Vdekja është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç’të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt…..
Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsërit porositë e mija të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qënë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë i fundit që po të sjell.
Ne u bashkuam, rrojtmë, dhe bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëhere kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di… I di ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik.
Më vjen keq se do t’i le fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobekësi të madhe, në pamundësi për t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë. S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por këtavjete pune nuk peshojnë për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime së kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike.
Një pjesë të shkrimeve të mija-shqip dhe rumanisht- janë aty, në Bibliotekën Kombëtare. Disa njerëz i dinë përpjekjet e mija kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundër interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me trathëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim.
Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetiak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë.
Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varnin përpara bashkisë, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi për veprimtarinë time praktike-në fushën ekonomike-në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”.
Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qënë kundër rusëve sepse ata mbajnë nënvete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër anglezëve për të njëjtën arësye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vëndas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke.
Një nga pasojat e para ka qënë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç‘të pret? Pse kundërshton që vëndin e kapitalit çifut ta zerë kapitali mik gjerman?” Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.
Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij-të cilëve u le trashëgim punën dhe ëndrat e mijatë mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.
Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin.
Nisa të të shkruaj një letrë të shkurtër lamtumire, dhe u nxeva-ndonse më buçasin veshët e më dhemb koka prapa dhe shiko se ku arrita.
Dëgjo!
Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra, mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.
Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret.
Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!
Nuk do të lajmëroni, para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërmë për të bërë formalitet e varrimit dhe varrimin. Kaq!
S’kam qef të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogrdec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.
Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.
Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike-ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, -dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjerprinjtë.
Të vrasin shokët, se ju bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë.
Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh, zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.
Ta doni dhe nderoni mamanë, se ka qënë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo përvoje mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.
Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.
Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.
Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit.
Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë. Yti Dhimitraq.
Kassopaeanët, një nën-fis i Thesporotëve !Kassope ose Cassope (greqishtja e lashtë: Κασσώπη – Kassōpē, gjithashtu Κασσωππία – Kassōpia Qyteti i Kassope u themelua në mes të shekullit të 4 pes si kryeqyteti i Kassopaeanët, një nën-fis i Thesprotian…
G. Remerand, shkruan: “Çamëria që korespondon me Thesprotinë e lashtë është vendi që ndodhet për karshi ujdhesës së Korfuzit dhe që shtrihet mbi bregun e detit Jon nga Saranda në Prevezë”
Çamëria ishte vendi i lashtë ilir, me emrin Thesporotia. Thesportët ishin një ndër tri fiset kryesore të Epirit.
Kassopaeanët, një nën-fis i Thesporotëve !
Qyteti i Kassope u themelua në mes të shekullit të 4 pes si kryeqyteti i Kassopaeanët, një nën-fis i Thesprotian..
Kassope ose Cassope (greqishtja e lashtë: Κασσώπη – Kassōpē, gjithashtu Κασσωππία – Kassōpia dhe Κασσιόπη – Kassiopē
Smith, William, ed. (1854). “Cassope”. Dictionary of Greek and Roman Geography. 1. London: John Murray. pp. 560–561
Ishte një qytet i lashtë në Epir.
An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation by Mogens Herman Hansen, 2005, page 346
Kassope zë një vend të mrekullueshëm dhe të largët në një platformë të lartë me pamje nga deti, Gjiri i Ambarkisë dhe tokat pjellore në jug dhe me shpatet e malit Zalongo në veri.
Konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të mbetur të një qyteti të ndërtuar në një rrjet të drejtpërdrejtë rrugësh të një plani Hipodamiane në Greqi.
Guide Bleu, Greece. Hachette Livre, 2000. p. 627.
Vendbanimet e para në vend janë nga Paleolitit. Megjithatë, qyteti i Kassope u themelua në mes të shekullit të 4 pes si kryeqyteti i Kassopaeanët, një nën-fis i Thesprotian.. Ajo i përkiste Lidhjes Aetoliane.
Qyteti lulëzoi në shekullin e 3 para Krishtit, kur u ndërtuan ndërtesa të mëdha publike. Kassope po ashtu ka modeluar monedhat e veta.
Ajo u shkatërrua nga forcat romake në 168-167 pes
Kassope u braktis në 31 BC. kur banorët e mbetur u rivendosën në Nikopolis, kryeqytetin e ri të rajonit.
Kassope u mbrojt në jug dhe në lindje nga muret poligonale të forta ciklopike, të cilat janë ruajtur në disa vende.
Gjatësia e përgjithshme e mureve vlerësohet në 6 km dhe lartësia maksimale 10 m, gjerësia 3-5 m.
Qyteti kishte dy hyrje kryesore; lindje dhe perëndim. Porta lindore e Kassope është futur sot nga turistët dhe e mbrojtur nga një portë e madhe metalike, e cila shpëtoi hapësirën në shkëmb.
Kassope kishte disa porta të vogla. Një portë e vogël perëndimore mbijeton sot në gjendje të mirë, dhe duket si një tunel guri sepse është i mbuluar me një hark megalitik.
Nuk po shkoj aq larg në kohë, se ku të prekësh del shqiptari ; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por ti mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve , si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e ti futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim ; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë,jo!
Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit , Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks . Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane , për 500 vjet . Turp apo krenari ? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia , Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet , i mohojnë formuesit , e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë , vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.
A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën , historianin , hoxhën , priftin, popin , rabinin apo dreqin e mallkuar ,pse më së voni u krijua Shqipëria ? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2 ? Pse jo më shumë ?
Por , sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin , më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb.?
Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “
Sot pra , do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit , nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb . Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje ) ?
Një libër ,me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët . Por , nejse ! Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës.
Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve. Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar.
Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete.
Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste , ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”.
Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “ Jugosllovenska poshta”nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha , do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik.Por , shqiptarët duhet hapur sytë.
Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi,dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:
Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument , ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi , Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët” , Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh) , të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze :
Dhe kështu , ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët , saktësisht kelmendasit.
I ndërtuar në fillim të shek. XIX, ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.
Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesën e tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi është kulla e vrojtimit, kulla mbrojtëse, divani me kollona e harqe, oda e bukës, oda e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frëngji nga ku kontrollohej i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellë të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979.
Sot ajo shërben si një objekt historik dhe arkitektonik, ku vizitore të ndryshëm kurioze të monumenteve dhe natyrës, vijnë dhe e vizitojnë. /atsh
Një nga zonat më të bukura në rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla. Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.
Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore. Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.
Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.
Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.
Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.
Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.
Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.
Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.
Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.
Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.
Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme. “Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.
Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.
Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.
Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.
“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.
Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.
Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.
Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.
Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.
Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.
Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.
I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.
Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.
Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.
Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.
Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.
Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.
Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë./konica.al
Vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, Besarta, përmes një postimi në Facebook ka vendosur që siç ka thënë “të ndajë kujtime në këtë përvjetor”, datë e cila siç thotë ajo “i ngjallë dhimbje, krenari dhe dashur për vendin tim”.
Përmes këtij postimi, përcjell Telegrafi, Besarta ka treguar momentet e sulmit të para 20 viteve, sulm ky i realizuar nga forcat serbe kundër familjes së saj në shtëpinë e tyre në Prekaz.
“Nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër”, ka shkruar ndër tjerash Besarta.
Më poshtë ua sjellim të plotë rrëfimin e saj:
Sot në 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë vajza e heroit të kombit Hamëz Jashari, e mbijetuara e betejës historike të 5,6 dhe 7 Marsit do të ndajë kujtime në këtë përvjetor – datë kjo që më ngjallë dhimbje, krenari dhe dashuri për vendin tim.
Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër.
Nuk e dija…
Sinqerisht, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që do të luaja me Blerinën e vogël, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që nëna Feride do më puthte ballin para gjumit.
Nuk e dija, se isha fëmijë.
E lindur dhe e rritur në kullën mësuesit të parë shqiptar në atë anë, më kishte krijuar bindjen se përpjekja e babës Shaban, babushit Hamëz dhe balit Adem për çlirimin e vendit ishte veçse obligim. Ne si fëmijë të Familjes Jashari, ishim mësuar ti shohim burrat tonë të armatosur dhe të përndjekur, ishim mësuar edhe me represionin e pushtetit të atëhershëm serb mbi shqiptarët e asaj ane – me theks të veçantë mbi familjen tonë.
Për këtë na kishte fol babushi e bali Adem, se pushtuesi duhet të largohet nga vendi jonë – për çdo çmim, ndërsa baba Shaban na tregonte historitë që ishin frymëzim për kombin. Andaj besoj që ne të gjithë fëmijët e Jasharëve ishim të përgatitur për betejën që po na priste.
Por, nuk e dija që mizoria e pushtuesit serb nuk do të kursente asgjë.
…
Para agimit, u zgjuam nga zhurmët e makinerisë së pushtuesit serb që kishin rrethuar kullën e babës Shaban, edhe atëherë nuk e dija se çfarë po na priste.
Derisa nëna më porositi të marr dru për zjarrë, takova babushin i cili pranë odës ishte duke tymosur duhan me armë në brez e në krah – si asnjë herë më parë ndjeva dashurinë për babushin, si asnjë herë më parë pash bukurinë e tij.
E pyeta: “Babush, çka po bohet? Çka është kjo zhurmë?”
I buzëqeshur më tha: “Kurgjo, qika jem. Po nihen dikun shkijet, po nuk jon tu ardh te na”
Nuk e di pse, sa herë që fliste babushi ma qetësonte shpirtin. Ajo ishte hera e fundit që e pash të gjallë, por zërin ia kam dëgjuar deri në rënien e tij – duke kënduar këngën e mëmëdheut:
Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
vraponi burra se s’ka me prit
Të vdesim sot ne, me Besa Besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit…
Krahas babushit, e këndova edhe vet… e këndoj edhe sot, kënga që përbën mesazh për bashkëluftëtar, mesazh për bashkim, mesazh për obligimin që kemi para shqiponjës.
Nuk zgjati edhe shumë, zhurma e makinerisë së forcave serbe po afrohej, që në mëngjes po dëgjohej larg.
Natyrshëm u mobilizuam të gjithë anëtarët e familjes, këngës së babushit iu përgjigjëm me rradhë…
…
Betejës që u bë shkëndi e luftës çlirimtare, po i afrohej fundi… epilogu ishte i rëndë dhe i dhimbshëm për mua – babushi që me tha: “Kurgjo, qika jem” nuk e kishte pas njëmend, as nëna që më shtrëngonte e më thoshte ‘Mos u tut, qika jem” nuk e kishte pas njëmend…
Njëmend, paska qenë vendosmëria e Familjes time për çlirimin e atëdheut.
E gjitha që kishte ndodhë në betejën e Familjes Jashari, është në zemrën dhe mendjen time… do të mundohem që këtë përjetim dhe ngjarje ta ndajë me kombin tim – atëherë kur mundem.
Po e përmbylli këtë përkujtim për 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së me mesazhin e njejtë si të babushit “Për mëmëdhenë”, duke ftuar për bashkim dhe dashuri për Kosovën. Lavdi (sic) /Telegrafi/
Më 28 qershor 1914, trashëgimtari i fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, Arkiduka Franc Ferdinandi dhe bashkëshortja e tij Sofia, u vranë në një atentat, gjatë vizitës që po kryenin në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës.
Vrasësit ishin pjesëtarë të një organizate sekrete serbe. Tensionet pasuese diplomatike midis Austro-Hungarisë dhe mbretërisë së Serbisë u përshkallëzuan, derisa mes tyre shpërtheu lufta. Aleancat e ndryshme tërhoqën shpejt në luftë Rusinë, Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe perandoritë e tyre në konflikt.
Tridhjetë e shtatë ditë pas vrasjes, kishte filluar Lufta e Parë Botërore. Deri në fundin e saj, ajo do të shkaktonte 39 milionë të vdekur nga të dyja kampet. Por Lufta e Madhe, mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të një gënjeshtre.
Lufta e Parë Botërore, filloi në thelb kur Austria i shpalli luftë Serbisë. Kjo nxiti aktivizimin e një sërë traktatesh të nënshkruara më herët- premtime të bëra vite më parë nga fuqitë europiane, që i detyronin ato t’i vinin në ndihmë njëra-tjetrës.
Sigurisht, ironia është se këto traktate ishin hartuar me synim dekurajimin e fuqive europiane për të hyrë në luftë kundër njëra-tjetrës – një lloj Shkatërrimi i Sigurtë Reciprok (MAD) i epokës para-bërthamore.
Arsyeja madhore e Austrisë për të hyrë në luftë me Serbinë, ishte vrasja e Arkidukës Ferdinand. Njeriu që qëlloi mbi të ishte Gavrilo Princip, një anëtar i “Dorës së zezë”, një shoqëri sekrete e nacionalistëve ushtarakë serbë. Ajo synonte shkëputjen e të gjitha vendeve sllave nga Perandoria Austro-Hungareze.
Pas vrasjes, Austria lëshoi një ultimatum ndaj Serbisë, duke kërkuar që qeveria serbe të denonconte dhe asgjësonte të gjitha grupimet terroriste nacionaliste në territorin e saj. Serbia nuk u pajtua me atë ultimatum, ndaj Austria-Hungaria i shpalli luftë.
Por sipas historianit Tim Baçer, kjo është gënjeshtra që shtrihet në zemër të “luftës”>luftës që do t’i jepte fund të gjitha luftrave”. Ai argumenton se Austria i manipuloi faktet, për të krijuar një pretekst për të pushtuar Serbinë. Gavrilo Princip ishte në fakt boshnjak, dhe për këtë arsye një qytetar i Perandorisë Habsburase.
Familja e tij kishte rrënjë serbe, por nuk kishte jetuar atje prej qindra vjetësh. Është e vërtetë se ai u zhvendos në Serbi, ku dhe u radikalizua. Por urrejtja e tij ndaj Austrisë, u rrit kur Perandoria aneksoi në mënyrë të paligjshme Bosnje Hercegovinën më 1908.
Perandoria e zhvendosi vëmendjen nga Princip, tek njeriu që e trajnonte dhe e furnizonte atë: Majori Vojisllav Tankosiç, një oficer në ushtrinë serbe, dhe një anëtar themelues i “Dorës së Zezë”. Nëpërmjet tij, zyrtarët në Vjenë mund të fajësonin inteligjencën ushtarake dhe mbretërinë serbe për vrasjen.
Në fakt, Serbia i druhej Austrisë, dhe Major Tankosiç shkeli politikën serbe, kur formoi “Dorën e Zezë”. Për më tepër, ambasadori serb e kishte paralajmëruar ministrin austriak të Financave se Arkuduka Franc Ferdinandi mund të vritej në Sarajevë.
Austro-Hungarezët e shpërfillën këtë fakt, kur dorëzuan ultimatumin e tyre në korrik 1914. Kjo për shkak se ultimatumi u hartua në një mënyrë të tillë që të refuzohej. Ministri i Jashtëm, Konti Leopold Bertold, sipas fjalëve të tij, bëri “kërkesa të papranueshme” në ultimatum.
Në listën e kërkesave, ai kërkoi që Serbia të shkatërronte mënjëherë të gjitha lëvizjet propagandistike anti-austriake, të shpërndante të gjitha organizatat nacionaliste serbe, dhe të arrestonte të gjithë ata që ishin të përfshirë në vrasje në territorin serb, duke lejuar austriakët të merrnin pjesë në hetimin dhe gjykimin e kësaj çështje.
Për habinë e Bertoldit, Serbia i pranoi të gjitha kërkesat – me përjashtim të të fundit. Austria u inkurajua nga aleatja e saj, Gjermania. Britania u përpoq të organizonte një konferencë ndërkombëtare për të parandaluar një luftë botërore, por Gjermania e refuzoi.
Ajo i premtoi Austria një mbështetjeje të gjerë ushtarake. Madje Ministria e Jashtme gjermane, e mbajti Kajzerin Vilhelm II jashtë vendit gjatë gjithë krizës, në mënyrë që ai të mos kishte mundësi të “ndërhynte me idetë e tij pacifiste”. Vrasja e Franc Ferdinandit, thjesht i dha Austrisë justifikimin që i duhej.
Perandoria e Habsburgëve donte të zgjerohej në Ballkan, dhe Serbia ishte rivalja e saj më e madhe në rajon. Qeveria austriake, ishte në gjendje të shfrytëzonte një sulm të tmerrshëm nga një grup i vogël ekstremistësh për të justifikuar ambiciet e saj imperialiste, në emër të mbrojtjes nga terroristët.
Mjerisht, shumë gënjeshtra të tjera u thanë nga çdo komb. Kjo është natyra e propagandës, e cila arriti ekstreme të reja gjatë Luftës”>Luftës së Parë Botërore.
Britania, i mblodhi “baronet” e saj të mediave për të udhëhequr ministrinë e re të Informacionit. Përveç censurimit të lajmit të keq për dështimet ushtarake të Britanisë në frontin e luftës”>luftës, ajo përhapi histori se gjermanët kryenin masakra, përdhunonin dhe gjymtonin gra dhe fëmijë.
Hetimet gjatë dhe pas luftës”>luftës, nuk gjetën prova që t’i mbështesin këto pretendime. Kur një nëndetëse gjermane mbyti anijen “Lusitania” dhe vrau 1200 civilë, kjo u paraqit si një krim lufte.
Por SHBA-ja dhe Britania e fshehën faktin se ajo anije transportonte në fakt armatime, dhe Gjermania kishte paralajmëruar se ishte një objektiv i luftës”>luftës.
Sikurse shkroi gazetari i luftës”>luftës Filip Najtëll:”I gjithë aparati i shtetit, hyri në veprim për të shtypur të vërtetën”. Në vitin 1917, presidenti Udrou Uillson tha se Amerika duhej t’i bashkohej luftës”>luftës, për t’i dhënë fund tiranisë, dhe për të ruajtur demokracinë. Në vitin 1919 ai tha:”A ka ndonjë fëmijë që nuk e di se fara e luftës”>luftës në botën moderne, është rivaliteti industrial dhe tregtar? Kjo është një luftë industriale dhe komerciale”.
Kjo është arsyeja, se përse lufta u përshkallua aq shpejt. Perandoritë e ndryshme të përfshira në të, ishin kaq konkurruese, sa që do të shfrytëzonin çdo mundësi që u jepej për të rrëmbyer territorin, dhe për të dobësuar njëra-tjetrën.
Ata nuk prisnin që lufta t’i dobësonte të gjithë deri në atë përmasë, sa që do t’i hapte rrugën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u bërë fuqia hegjemone në botë – dhe të hidhnin themelet për një Luftë të Dytë Botërore. Edhe atëherë, luftamund të ishte shmangur.
Austro-Hungaria shpërfilli paralajmërimin për rrezikun që i kanosej Arkidukës në Sarajevë. Ajo fajësoi me dashje qeverinë serbe për veprimet e një grupi të fshehtë terrorist, vrasësi i të cilës ishte lindur në Perandorinë e tyre.
Ata manipuluan të vërtetën për të justifikuar luftën me rivalen e tyre. Të gjitha fuqitë kryesore, e fshehën të vërtetën, për të inkurajuar miliona njerëz të zakonshëm të luftonin dhe vdisnin. Fuqia shtytëse pas Luftës”>Luftës së Parë Botërore, ishte një seri e pafundme gënjeshtrash./njekomb