Histori

Fakte të shumta nga jeta e Ismail Qemalit,që nuk i dinit

Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditë ose gjithsej 2628 ditë. Ismail Qemali, në fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatë kohës së regjimit komunist mbi botëkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”.

Ka një takëm njerëzisht që dinë më shumë.

Ca të tjerë që dinë edhe pak më shumë. Edhe Ismail Qemali ka lindur më 16 tetor, në tekstet e historisë ditëlindja e tij njihet 24 janari, pikërisht për këtë arsye edhe dje u festua 168 vjetori i lindjes së tij.

Përse i zhdukën ditëlindjen më 16 tetor, pse përkonte me atë të Enver Hoxhës. Cili është arsimi i tij. Cilat ishin detyrat e tij më të larta në hierarkinë e Perandorisë Osmane e si ngriti në Stamboll klubin për pavarësinë shqiptare dhe si u internua nga pushteti turk.

 Përse sulltani e emëroi këshilltar të tij. Si u emërua Vali në Libi, por ai nuk shkoi Tripoli, por në Paris, nga ku nisi punën për pavarësinë e Shqipërisë. Historia e 28 Nëntorit, me kë shkoi në Vlorë dhe përse shkoi në Vlorë.

Cilin flamur ngriti dhe historia e dokumentit themeltar që u falsifikua.

Një histori plot lavdi dhe kontradikta të një jete, që, siç vetë Ismail Qemali e ka thënë në fjalimin e 28 Nëntorit, Zoti donte që të ishte i pari shqiptar që ngriti flamurin.

  1. Ismail Qemali, në fakt quhej Ismail bej Vlora. Emri i tij u ndryshua gjatë kohës së regjimit komunist mbi botëkuptime komuniste ndaj titullit “Bej”, por asnjëherë asnjë historian dhe personalitet nuk e ka shpjeguar këtë ndryshim.

  2. Ismail Qemali ishte një nga personazhet më të rëndësishme të familjes së njohur Vlora, një familje e pasur dhe me shumë tradita, dhe që ka nxjerrë shumë personazhe të rëndësishëm në jetën politike shqiptare.

  3. Ismail Qemali lindi më 16 tetor 1846 në Kaninë të Vlorës dhe vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxha të Italisë. Vetëm pas vitit 1990 është mësuar nga historiani turk me orgjinë shqiptare, Nexhip Alpan, që ditëlindja e Ismail Qemalit ishte në një ditë me atë të Enver Hoxhës.

Por ajo është mbajtur e fshehtë, duke mos u shkruar në asnjë libër historie. Në tekstet e historisë së Shqipërisë dhe tekstet mësimore datëlindja është shkruar më 24 janar 1844. Në fakt ajo është më 16 tetor 1844.

  1. Ismail Qemali jetoi 72 vjet, 3 muaj e 8 ditë ose gjithsej 2628 ditë. Ai kishte një shtat mesatar dhe me një trup me peshë po mesatare. Ismail Qemali mbante një veshje të kohës, me kostum të kohës, kravatë e kohës, flokë të thinjur të krehur me kujdes dhe me një mjekër të bardhë të krehur edhe atë. Ngjyra e kostumeve në përgjithësi ishte e zezë dhe në kokë mbante kapele.

  2. Ismail Qemali gjatë gjithë jetës së vet jetoi në këto shtete: Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali,
    Bullgari, Siri dhe për pak kohë në Francë, Angli, Zvicër dhe Gjermani.

  3. Ismail Qemali u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë dhe pas një karrierë të konsiderueshme në administratën turke. U arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe.

  4. Ismail Qemali njihej dhe si një poliglot, një armë që atij i shërbente në të gjithë aktivitetin e tij politik për çështjen shqiptare. Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten, italishten dhe frëngjishten.

  5. Ismail Qemali cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ai ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim.

  6. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë situatë, ai nuk e përdori këtë moment sublim për të përfituar dhe marrë vlerësime. Madje, në fjalimin e tij ditën e Shpalljes së Pavarësisë, ai është shprehur, se, siç e donte Zoti që të ishte i pari të ngrinte flamurin e pavarësisë, ashtu të bëhej edhe hero i parë i shtetit shqiptar.

  7. Ismail Qemali është kryeministri dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar. Ai qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914 për 12 muaj e 56 ditë.

  8. Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin e kuq me dy krena shqiponjash, një flamur që deri më sot na vjen në tre variante. I pari, se këtë e qëndisi një Marigo, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit, atë që e solli Spiridon Ilo nga SHBA varianti i tretë i Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit ia dha ai flamurin që ia kishte falur Aleadro Kasstriota burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

  9. Në vlerësimet e punës që i kanë bërë drejtuesit e administratës turke për Ismail Qemalin janë shënuar këto fjalë: Vali i denjë, diplomat, deputet, udhëheqës shteti, mendimtar dhe kryetari i parë i shtetit shqiptar.

  10. Ismail Qemali e nisi karrierën e vet politike si përkthyes në Ministrinë e Jashtme të Turqisë Osmane në vitin 1860. Detyra e dytë në administratë e Ismail Qemalit ishte në vitin 1868, drejtor i Sekretariatit në Zyrën Juridike në Sofje të Bullgarisë, që në atë kohë ishte pjesë e Turqisë Osmane.

  11. Ismail Qemali më pas mori detyrën e nënprefektit të rajonit të Rusçuk, një detyrë që e mbajti për pesë vjet. Në vitin 1873, ai jep dorëheqjen dhe largohet nga ajo detyrë.

  12. Ismail Qemali u emërua sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 1876, një detyrë që e ndihmoi shumë të njihte diplomacinë turke nga brenda, por edhe atë të huaj. Në këtë detyrë qëndroi për një vit.

  13. Në vitin 1877, ai pëson një dënim në karrierën e tij, pikërisht për aktivitetin e tij patriotik ndaj Shqipërisë. Me arsyetimin se kërkoi autonominë e Shqipërisë, ai internohet për shtatë vjet në Kytahja të Anadollit. Por presioni i një pjesë të administratës turke, por edhe të patriotëve shqiptarë, bëri që sulltan Avdylhamiti t’i hiqte internimin dhe ta emëronte madje Vali në Bollu të Turqisë.

  14. Ismail Qemali emërohet Vali në Siri, një detyrë shumë e lartë në atë kohë dhe për më tepër që bëhej fjalë për një krahinë që më vonë mori edhe ajo pavarësinë si shtet i pavarur. Këtë detyrë e mbajti deri në 28 qershor të vitit 1892.

  15. Për punë të mirë Ismail Qemali arriti të bëhej deri këshilltar personal i sulltan Avdylhamitit, në momentin kur Perandoria Osmane ishte në fund të saj. Një detyrë që e mbajti nga viti 1892 deri në vitin 1900. Kjo e ndihmoi atë ta njihte nga brenda perandorinë.

  16. Nga e gjithë detyra e tij si këshilltar i Sulltanit, mbahet mend se Ismail Qemali ishte ai që i propozoi atij ndërtimin e një hekurudhe që niste në Durrës dhe mbaronte në Stamboll. Një vepër që nuk u ndërtua as në atë kohë dhe vazhdon të mos jetë e ndërtuar edhe sot.

  17. Më 1 maj të vitit 1900, sulltan Avdylhamiti për punë dhe cilësi të mira e emëron Vali i Përgjithshëm i Libisë, një detyrë mjaft e lartë e asaj kohe. Por Ismail Qemali u nis për në Tripoli, por rrugës kthehet dhe shkon në Paris, Londër e gjetkë, për të punuar për çështjen shqiptare.

  18. Më 1908, me ndihmën e shqiptarëve të veriut të Maqedonisë, Ismail Qemali zgjidhet deputet i rrethit të Beratit, por në fakt ishte përfaqësues i gjithë Shqipërisë. Gjatë kohës që Ismail Qemali ishte deputet në Parlamentin e parë të Turqisë moderne, ai pati një peshë të konsiderueshme. Fjalimet e Ismail Qemalit në Kuvend kanë qenë nga më oratoriket dhe më me mendim, duke nxitur kundërshtarët ta sulmojnë pa të drejtë.

  19. Ismail Qemali ra në sy në vitin 1871, pikërisht në zemër të Turqisë osmane, se paraqiti tre kërkesa të njëpasnjëshme për hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri. Edhe pse punonte si pjesë e administratës osmane, mori pjesë në një mbledhje të rilindësve shqiptarë në Stamboll për të krijuar alfabetin shqip.

  20. Në vitin 1865 Ismail Qemali nisi të punonte për pavarësinë e Shqipërisë, duke krijuar për këtë çështje një klub në kryeqendrën e perandorisë, Stamboll, bashkë me Konstandin Kristoforidhin.

  21. Shërbimi i sigurisë së administratës turke zbuloi se gjatë kohës që Ismail Qemali punonte për Turqinë, kishte hartuar një dokument për projektin e një Shqipërie të pavarur. Ky ishte edhe një nga shkaqet më të mëdha të përndjekjes që u ndërmor ndaj atij.

  22. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant eksplicit të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime.

  23. Dyshimi më i madh mendohet të jetë se ai është helmuar në ushqim nga qarqe greke dhe italiane antishqiptare, që e shikonin Ismail Qemalin si një personalitet me influencë të madhe për çështjen shqiptare.

  24. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

  25. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932.

  26. Varrimi i dytë është bërë me urdhër posaçërisht të mbretit Ahmet Zogu, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë. Zogu dhe partia e asaj kohe i kanë bërë nderimet më të mëdha trupit të Ismail Qemalit, duke ia vendosur eshtrat në varrin që është edhe sot në Vlorë.

  27. Ceremonia për rivarrosjen e eshtrave të Ismail Qemalit është cilësuar si një nga ceremonitë më të mëdha që ka organizuar Ahmet Zogu gjatë gjithë kohës që ai ka qenë në pushtet. Ai i ka bërë nderimet më të mëdha atij që u quajt babai i kombit.

  28. Ismail Qemali është nga ata personalitete politike dhe shtetërore që ka shkruar kujtimet e veta. Por kujtimet e tij nuk janë botuar asnjëherë të plota dhe kjo është çudia që e ka shoqëruar çdo gjë në jetën e tij.

  29. Akuza më e madhe që është hedhur ndaj Ismail Qemalit, është ajo se ai ideoi pas pavarësisë ndarjen e Shqipërisë në kantone një model si Zvicra. Por sipas njerëzve që e hodhën këtë akuzë, kjo do të bënte që fqinjët ta kishin më të lehtë ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë.

  30. Për herë të parë gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar diskutohet që të hiqet emri i Ismail Qemalit nga një institucion. Ky skandal ndodhi pikërisht kur rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska, propozoi që emri i Ismail Qemalit t’i hiqej Universitetit të Vlorës. Propozim ky që ngjalli një reagim mjaft të ashpër si nga politika, media, intelektualët dhe publiku.

  31. Pasardhësit më aktivë të Ismail Qemalit në ditët e sotme janë Darling Vlora, Nedim Vlora dhe Ariana Vlora. Ndërsa shumica e pasardhësve të tjerë kanë vdekur, kurse pjesa tjetër është në emigracion prej shumë vitesh.

  32. Qamil bej Vlora (1895-1950) ishte djali dhe fëmija i fundit i Ismail Qemalit. Qamili ishte i vetmi djalë i Ismail Qemali që nuk u largua nga Shqipëria. Edhe pse nuk u mor me politikë, më 1946, pasi nuk pranoi bashkëpunimin me regjimin komunist, u arrestua me pretekstin “armë mbajtje pa leje”, pasi iu gjet një revolver, më shumë antik sesa funksional. Në burg u bë me turbekuloz dhe vdiq në moshën 55-vjeçare.

  33. Ismail Vlora dhe Xhevdet Vlora ishin dy nipërit e Ismail Qemalit. Ata ishin poliglotë që punuan për bukën e gojës. Dy nipërit e Ismail Qemalit nuk pranuan të bashkëpunonin me regjimin komunist dhe në këtë mënyrë u detyruan të punonin nëpër fshatra të ndryshëm me punë krahu.

  34. Ismail Qemali u martua dy herë dhe në të dy rastet me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, me të cilën nuk pati fëmijë, pasi vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën. Ndërsa për herë të dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edërnesë.

  35. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë për arsye se ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Siç shkruan në kujtimet e veta Ismail Qemali, me këshillën e vjehrrit e rrëmbeu nusen e ardhshme, ndërsa martesa u njoh zyrtarisht në 1886-n, ai ishte 23 vjeç.

  36. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tre vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qamil Bej.

  37. Fjalimi i Ismail Qemalit në pasditen e 28 Nëntorit 1912, Vlorë, zgjati rreth pesë minuta. Fjalimi përmbante 450 fjalë dhe u ndërpre disa herë nga thirrjet e njerëzve që ishin mbledhur në sheshin e qytetit. Ndërprerja më e gjatë e fjalimit të Ismail Qemalit është në momentin që ai nxjerr flamurin dhe e valëvit atë në ajër dhe thotë “Rroftë Shqipëria e Lirë!”.

  38. Fjalimi i Ismail Qemalit në Shpalljen e Pavarësisë u lexua i gjithi në gjuhën shqipe. Në të përmendet Shpallja e Pavarësisë, lufta e Skënderbeut, vuajtjet e shqiptarëve dhe së fundi, një lutje drejtuar Zotit që të mbrojë shqiptarët dhe Shqipërinë e Lirë.

  39. Fjalia më e veçantë e fjalimit të Ismail Qemalit në Vlorë është: “Zotit të Madh,… të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë”.

  40. Vendimi i parë i Ismail Qemalit pas firmosjes së deklaratës së Pavarësisë dhe marrjes së detyrës si kryeministër, është dërgimi i lajmit në të gjitha qarqet e vendit dhe dërgimi i telegrameve në shtetet e mëdha për njohjen e pavarësisë.

  41. Ismail Qemali është djali i Mahmut bej Vlorës që disa herë u ndëshkua nga Porta e Lartë dhe i Hadije Hanëmit nga familja e njohur Alizoti e Gjirokastrës. Ismail Qemali kishte një motër dhe një vëlla më të vogël, Sulejmanin. Sulejmani vdiq gjatë internimit që iu bë familjes nga turqit në Selanik, rreth vitit 1871.

  42. Kopja e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë, e publikuar në vitin 2007, mendohet se i përket Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës. Teksti shqip i Deklaratës së Pavarësisë përbëhet vetëm prej katër rreshtash dhe janë ato ku thuhet: “Shqipëria të jetë më vete, e lirë dhe e mosvarme”. Më pas vijojnë dy rreshta në turqishten e vjetër.

  43. Nga teksti dhe proklamata e Pavarësisë, nga regjimi komunist janë hequr mjaft emra nga firmëtarët e pavarësisë. Por në proklamatë janë hequr edhe disa pasazhe.

  44. Kabineti i qeverisë së Vlorës përbëhej nga 10 anëtarë. Kryeministër – Ismail Qemali, Zëvendëskryeministër – Nikoll Kaçorri, Ministër i Jashtëm – Myfit Libohova, i Luftës – Mehmet Pashë Dërralla, i Drejtësisë – Petro Poga, i Arsimit – Luigj Gurakuqi, i Financave – Abdi Toptani, i Bujqësisë – Pandeli Cale, i Post Telegrafit – Lef Nosi.

  45. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Ende nuk dihen shkaqet sepse ajo foto mungon. Ndërkohë që fotografia që paraqet ngritjen e flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali nuk i përket datës 28 Nëntor 1912, por datës 1 dhjetor 1912.

  46. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nuk u njoh që më 28 Nëntor të vitit 1912 nga Evropa. Pavarësia e Shqipërisë nga shtetet evropiane u njoh vetëm në vitin 1913, gjithashtu në këtë vit u njoh edhe Ismail Qemali si kryeministër i Shqipërisë.

  47. Ismail Qemali e shpalli Pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare. Në këtë akt hyn Kosova, një pjesë e Maqedonisë, Çamëria dhe pjesa që u shkëput më vonë nga Mali i Zi. / KultPlus.com

Fakte të shumta nga jeta e Ismail Qemalit,që nuk i dinit Read More »

Misteret e tokës Ilire: Pogradeci, Enkelana e lashtë e Ilirisë

Në hyrje të Pogradecit, rruga merr përpjetën drejt kalasë së qytetit. Shtegu i ngushtë, hera-herës bëhet i rrezikshëm, aq sa është e vështirë të thuash se kur mund të jetë mirëmbajtur për herë të fundit.

Pamja që ofron pjesa më e lartë është e jashtëzakonshme. Poshtë liqeni shkrihet ëmbël me qytetin, ndërsa nga pas, gjelbërimi është ana tjetër e medaljes.

Dukshëm, këtu shkrihen bashkë natyra dhe historia. E nëse natyra ka ruajtur elementët e saj, gjurmët e historisë duken të fjetura.

“Në këtë kala, që daton diku në shekujt e V-të dhe të IV-t para Erës sonë, ka rrënjët një nga qytetet më të bukura në Shqipëri: Pogradeci, apo Enkelana, qyteti i lashtë ilir, siç e kanë identifikuar arkeologë dhe studiues”.

Liqeni Lyhnid, siç quhej në lashtësi liqeni i Ohrit, mbante në rrethinat e tij shumë qytete antike ilire. Lynkestët, Enkelejtë, Dasaretët do të ishin zotërit vendas të këtyre qytetërimeve.

Historianët antikë, mes të cilëve edhe Polibi, përmendin Bojojën, Sationën, Kerakën, Lyhnidin e Enkelanën.

Kjo e fundit ishte kryeqendra e Enkelejve, që njihen më së shumti gjatë mbretërimit të Mbretit ilir Bardhyl, e më pas djalit të tij, Klitit. Arkeologu i mirënjohur, Skënder Anamali, e identifikoi në këto anë qytetin e Enkelanës, edhe pse sot asgjë nuk tregon vlerën e vërtetë të këtij vendi.

Mbreti i madh i Enkelejve, Bardhyli, gjatë fillimit të shekullit të IV-t para Erës sonë mundi të krijonte një perandori të fuqishme, duke thyer shumë mbretër maqedonas e duke i detyruar t’i paguanin edhe haraçe, filluar nga Mbreti Amynta, Aleksandri i dytë, dhe Perdika i tretë. Të gjithë u thyen nga Bardhyli.

Pas një periudhe të gjatë me dominim total, në mesin e shekullit të IV-t para Erës sonë, Bardhyli 90-vjeçar do të përplasej në një betejë të ashpër me Filipin e dytë të Maqedonisë.

Edhe pse ky i fundit mundi të fitonte, pësoi aq shumë humbje, sa e pati të pamundur të ndiqte kundërshtarët ilirë.

Perandoria e Enkelejve ra pas vdekjes së Bardhylit, por ajo mundi të rimëkëmbej disi nga djali i tij, Kliti. Pas rënies edhe të këtij të fundit, Mbretëria e Enkelejve e humbi rëndësinë, por nuk u shua. Në këto vise do të dukej fisi tjetër ilir i Dasaretëve.

Këta të fundit mendohet se i dhanë përforcime të reja kalasë së Enkelanës, e cila ka të dhëna se është restauruar edhe gjatë periudhës së dyndjeve barbare në shekullin e IV-t, edhe para dyndjeve sllave të fundit të shekullit të VI e atë të VII.

Qyteti, që deri në atë kohë ishte i vendosur në kala, nisi të zhvendosej nëpër kodra, e në shekujt në vazhdim do të zbriste poshtë, në rrëzë të kalasë, ku ngadalë do të merrte formë, përmes një toponimi sllav, Pogba Grada, që do të thoshte nënqytet. Pra, qyteti i ri ngrihej nën këmbët e qytetit të vjetër të Enkelanës.

“Askush nuk e mban mend saktësisht, se kur janë kryer gërmimet e fundit në këtë kala, ashtu siç është e vështirë të thuhet sesa kohë ka kaluar, që prej ndërhyrjeve të fundit restauruese.

Ajo që duket është se, bimësia dhe erozioni po mbulojnë edhe atë pjesë muresh, që është mbi sipërfaqe”.

Në gërmimet e kryera më se 40 vite më parë, nga arkeologu Skënder Anamali, kanë dalë në dritë mjaft objekte, siç përshkruan edhe Ndoc Kolë Kodheli, në vëzhgimet dhe studimet e tij për këtë kala. Mes tyre: maja shigjetash, enë të ndryshme, kupa, karfica, grepa, fragmente qeramikash e shumëçka tjetër, që tregojnë vlerën dhe identitetin e vërtetë të këtij qyteti.

Ndryshe nga sot, ku gjithçka duket e braktisur si mos më keq. Ende nën dhè prehen fragmente të shumta muresh, që presin të gërmohen siç duhet. Sot, në sipërfaqe dallohet vetëm një majë, kalaja është nëntokë.

“Gjetjet arkeologjike këtu kanë qenë të shumta, ndërsa sot flenë, ose janë bërë pasuri për kërkuesit e gërmuesit e jashtëligjshëm”.

Të orientohesh sot është e pamundur. Gjurma e parë dhe e fundit, që tregon e flet për Enkelanën, është shumë poshtë: një tabelë e thjeshtë, që duket si një formë për të larë gojën strukturat përkatëse.

Gjithçka tjetër po zhduket, e jo thjesht mure pa vlerë, por rrënjët identitare, që shkojnë përtej thjesht një qyteti. Kalaja i rezistoi maqedonasve, romakëve, bizantinëve, barbarëve, sllavëve, por mesa duket nuk po mundet t’i mbijetojë braktisjes aktuale, që ka sy e veshë për gjithçka, përveç monumenteve të historisë e kulturës.

Monumente të shumta të zonës së Pogradecit, Mokrës, Linit, Golikut; varret monumentale ilire të Selcës, sot janë lënë krejtësisht mënjanë.

Duket si një dorë, që kërkon t’i shkatërrojë me një neglizhencë dhe shpërfillje thuajse të frikshme.

E kjo bëhet edhe më e frikshme, kur shikon në krahun tjetër të liqenit, në Lyhnidosin e lashtë apo Ohrin e sotëm, faktin që kalaja ilire e po të njëjtëve zotër; Enkelejve, Dasaretëve e Lynkestëve; duhet të mbajë mbi shpinë identitetin bullgar të imponuar nga vendasit e rinj. E nëse në atë krah po vjedhin identitetin, në këtë krah po e shkatërrojnë, ndërkohë që mund të thithte mijëra turistë, që jo vetëm mund të preknin historinë, por edhe magjinë e liqenit me poezinë, muzikën, pikturën, artin e qytetit të tij.

“Nëse në këtë kala do të ndërhyhej, qyteti vlerëshumtë i Pogradecit do të përfitonte një tjetër vlerë, duke i treguar çdo turisti, jo thjesht bukuritë natyrore, por edhe historinë, nga ku i rrjedhin rrënjët e lashta”. /TCH

Misteret e tokës Ilire: Pogradeci, Enkelana e lashtë e Ilirisë Read More »

“SHPATA E SKËNDERBEUT, QË PREU MBI 3000 TURQ “

Ferdinandi i Aragonës shkruan letër, Skënderbeut.
Ti o princ Skenderbej, në fitoret e tua madhështore, ke vrarë vetë me dorën tënde mbi 3000 turq..
Unë them, o trim i trimave, se askush ska parë ndonjëherë një njeri më të gatshëm, më guximtarë dhe më të shpejtë se ti, në beteja hyjnore….

Me këto bëma ti je i vetmi në shekullin tonë që, mund të matesh padyshim me të tërë heronjtë e lashtesise.

Marin Barleti (1460 – 1513) historian me përmasa europiane, thuajse bashkombës me heroin, shkruan:
Skënderbeu, i cili e njihte mirë natyren dhe karakterin e Turkut barbar, luftonte me urtësi, zotësi dhe me një egërsi shumë të madhe.

Duke përballuar rreziqet, ai hidhej vetë në vijë të parë së bashku me kalorësit e tij, u shkonte në ndihmë atyre që e kishin pisk, zëvendësonte të plagosurit dhe merrte masat për çdo gjë. Gjergji i madh kryente njëkohësisht detyrat e ushtarit trim dhe të Kapedanit më të mirë.

Dhe aty ku përkulej apo dobësohej ushtria e tij, ai shkonte atje për ndihmë… merrte në dorë gjendjen e lëkundur, hidhej mbi armiqtë si një Shqiponjë dhe me praninë e tij, pushonte çdo furi, merrte fund çdo përleshje, turqit tmerroheshin nga frika..

Arberia, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit arriti të mposhtë tendencën e copëtimit feudal, të konsolidonte bashkimin e brendshëm dhe të mobilizonte tërë forcat njerëzore.

Mbreti i mbretërve Gjergj Kastrioti arriti të korrte 29 fitore të njëpasnjëshme, për 25 vjet rrallazi, kundër makinës lufturake më të tmerrshme qe pat njohur rruzulli tokësor në atë kohë, së cilës nuk i kishte bërë ballë shtete dhe kombe shumë më të mëdha e më të zhvilluara se Arbëria.

Populli i shqipes shpartalloi para mureve të Krujes dy nga sulltanët më lemeritës e më të tmerrshëm të Turqis. Një mrekulli e paparë ndonjëherë, ku forca dhe morali i Arbërit të pamposhtur, sfidoj gjigandin ushtarak më të madh të kohës.

Kruja, (më 1451) me vdekjen e Muratit, u bë më e dëgjuar se Argosi dikur, me vdekjen e Pirros.
Marin Barleti..

/Legjenda e Shqiponjave

“SHPATA E SKËNDERBEUT, QË PREU MBI 3000 TURQ “ Read More »

Historia e Dash Kovaçit, njeriut që u stërvit 3 vite për vrasjen e Enverit dhe si ja zbuloi planin Sigurimi i Shteti

Nga Silvi Bardhi

Dashamir Hysen Kovaçi rikthehet në Shqipëri pas 27 vitesh. Pas më pak se tre dekadash takohemi sërish.

Takimi ynë i parë ishte pak ditë pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1991. Isha 9 vjeçe. Ai hyri në familjen tonë, i buzëqeshur, i pashëm, me plot mall e krenari.

Dashi, në saj të afërsisë së gjakut me nënën time, gjeti ngrohtësinë e munguar të njerëzve me të cilët u rrit e thuri ëndrra, por që regjimi komunist ua shoi si dritën e diellit pas eklipsit, me persekutimin, burgosjen dhe varfërinë.

Dashamiri është djali i poetit Bajram Hysen Kovaçit, antikomunist nga Dibra i dënuar nga regjimi me 25 vjet heqje lirie, për agjitacion e propagandë.

Djali i Ifete Kovaçit dhe vëlla i Teuta dhe Arben Kovaçit të cilët u internuan në fshatin e thellë dhe të izoluar të Tiranës, Vrap.

Një familje e shkatërruar psikologjikisht, fizikisht dhe moralisht për shkak të bindjeve kundër regjimit. Dashi ishte talent në pikturë, ëndërr e cila nuk u realizuar kurrë.

Talent i shkëlyqer në pikturë, më i miri, por që sot për të mbetet vetëm kujtim i një të shkuare të trishtë.

Plani për vrasjen e Enver Hoxhës

Dashi, siç e quajmë ne në familje, vuajti 16 vite në burgun e Spaçit, i dënuar pak vite më vonë, pas arrestimit dhe burgosjes së të atit Bajram Kovaçi, poet dhe personalitet i respektuar.

Dashi, djali i madh i familjes Kovaçi, kuptoi në vegjëlinë e tij se sistemi komunist po vriste me vetëdije familjen, ekonominë dhe të ardhmen e tij.

Ndaj më rrëfen sot pas 27 vitesh, arsyen e arrestimit.

Planifikoi të vriste Enver Hoxhën, në 29 Nëntor të vitit 1973. U përgatit fizikisht, ka ushtruar për rreth tre vjet rresht duke menduar gjithçka, me të vetmin synim, eleminimin e diktatorit.

Planin nuk e ndau me askënd, pasi si një familje e persekutuar me babanë të dënuar nga regjimi, ishte i rrethuar nga informatorë të regjimit.

Do të vendoste dinamit në blloqet e betonit ku do të qëndronte dikatori gjatë paradave. Madje edhe një plan B. Do të tentonte të vetëvritej bashkë me diktatorin. Por fatkeqësisht plani i tij dështoi në çastet e fundit nga agjentët e sigurimit.

Në 22 Shkurt të vitit 1974, Dashi u arrestua me akuzën e tentimit të vrasjes së Enver Hoxhës.

Vuajti 16 vite me rradhë, dhunën fizike, rrahjet, tërturat në ngrica e temperatura të larta, tentim-vrasjet në galeritë e minierave, kurthet e “miqve” spiunë brenda burgut, mohimin me detyrim të familjes, arsimimit dhe përbuzjes së rrethit të njerëzve.

Torturat

“Një prej torturave ishte prehja e një shkopi të cilën na e vendosnin në fyt”-tregon Dashi, “e prehnin aq fort sa me të mund të vdisje në vend. E vendosnin në kraharor dhe e lidhnin shtrënguar me majën drejtuar drejt fytit, sa nuk kishe mundësi të ulje kokën, pasi vdekjen e kishe të sigurt.

Na drejtonin kokën nga dielli përvëlues i verës. Shumë tortura. Një tjetër rast, më kërkonin që të arratisesha. Shoku im i burgut e kërkonte me ngulm. Unë i thoja, nuk arratisem, sepse kam nënën, motrën, vëllain në internim. Çfarë do të ndodhë me ta?? Nuk mund të largohesha. Më pas nuk e di si më bindi, dhe përballë meje kisha një kodrinë.

Mendova se zona ishte e pastër. Nuk shihja njeri. Pasi eca pak drejt kodrinës, pash një shkëlqim helmete dhe aty kuptova se ishte kurth për të më vrarë. Shkëlqimi i diellit mbi helmetë më shpëtoi jetën për të disatën herë brenda burgut”, më rrëfen me qetësi.

“Kam vizituar Shtëpinë e Gjetheve, më thotë. Kam parë emrin tim dhe të babait tim në shumë emra të përnjekurve politikë. Kam vënë re edhe një Piramidë e cila ilustronte qeverinë e asaj kohe.

Vura re se piramida në majë të saj kishte Enver Hoxhën, si drejtues i shtetit në atë kohë. Enver Hoxha nuk duhej të ilustrohet edhe sot në majë të asaj piramide, atje në Shtëpinë e Gjetheve, Piramida e tij duhet të jetë e përmbysur”, rrëfen i indinjuar.

Kujtimet në vegjëli me Dashin

Mbaj mend takimin tonë të parë. Isha 9 vjeç dhe ende nuk kisha kuptuar se ç’po ndodhte me sistemin komunist. Në familjen tonë nuk u mbajt kurrë busti i bardhë prej gëlqere e diktatorit, asnjë foto e tij, asnjë libër me kopertinë të kuqe, asnjë shenjë që identifikonte politikën e kohës, përveç orendive shtëpiake të cilat ngjasonin në çdo familje, me kurime modeste nga duart e arta të babait tim.

Kjo derë ishte e hapur për njeriun i cili simbolizoi në sytë e mi, si fëmi, sakrificën, durimin, vuajtjen, dhe mënçurinë.

Dashi doli nga ajo derë e burgut që i mori jetën, rininë, familjen dhe të ardhmen, me njohuri të shkëlyqera në 9 gjuhë të huaja.

U rikthye i buzëqeshur, madje edhe sot buzëqeshja e tij nuk ka humbur.

E habitshme, por e vërteta është kjo. Sot Dashi është rikthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të gjatë mbi dy dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me dëshirën për të jetuar dhe kontribuuar në atdhe më rrefeu një tjetër pasion të fshehur të tij, natyrën. Dhe mbi këtë rrëfim unë e përlotur pata kënaqësi të bisedonim gjatë…

Historia e Dash Kovaçit, njeriut që u stërvit 3 vite për vrasjen e Enverit dhe si ja zbuloi planin Sigurimi i Shteti Read More »

Kush po i grabit shqiptarët

Nga Marin Mema

Në Shqipëri u bë 20 e kusur vite që flitet për varfërinë, me politikanë që akuzojnë njëri tjetrin, që çirren, e bëhen idhtarë të të pamundurve vetëm kur zbresin nga pushteti. Pikërisht këtu qëndron thelbi. Askush nuk kujtohet për njerëzit e thjeshtë sa herë fundshpinën e ka ngrohtë në poltronë, por vetëm kur ata i duhen për vota e për t’u rikthyer në pushtet. Shikoni me kujdes kush janë më të zellshmit në çështje të tilla, ata që janë nginjur, që kanë mundësi ekonomike për të ndihmuar, por kurrë s’ndihmojnë. Janë ata që nuk kanë bërë kurrë njëherë këpucët me baltë, e që palltot, xhaketat e takat e larta u kushtojnë sa të ardhurat pesë vjeçare të familjeve normale shqiptare.

E sigurisht shumica e tyre nuk janë pasuruar nga puna e ndershme kjo ndoshta është pjesa më e lehtë për tu kuptuar dhe më e dhimbshmja për t’u pranuar. Më e lehta sepse pavarësisht historive të ndryshme, në një pikë të gjithë bashkohen, paratë apo pasuritë e patundshme u kanë mbirë nga hiçi dikujt përmes dhuratave, dikujt përmes konsulencave e zyrave juridike, e dikujt prej “aftësive” në organizmat ndërkombëtare apo në biznes. Thuajse të gjithë pasanikët e parlamentin kanë patur një fat të tillë.

E më pas pjesa më e vështirë për t’u pranuar është se ky takëm nuk do t’ja dijë për asgjë, e në të njëjtën kohë të shet broçkulla e teatro sikur po mbrojnë kauza që lidhen me ekonominë e shqiptarëve. Sa turp, sa e pështirë dhe e ndyrë , kur në opozitë përdoret një maskë, ndërsa në pushtet fytyra e vërtetë. Këtë dyfytyrsi nuk është e vështirë ta dallosh, sepse ata janë gjithmonë të parët ne rreshtin e të prekurve, e atyre që qajnë e mërmërijnë për problemet sociale, por që vetë jetojnë në luksin e parave të grabitura, e fondeve të përvetësuara.

Në fund asgjë nuk ndryshon. Këta rizgjidhen të emëruar nga kryetarët, ndërsa shqiptarët shohin qeverinë e dikurshme t’u thotë sesi do t’i shpëtojë e ndërtojë një të ardhme më të mirë. Ironike apo jo, ky është realiteti, kjo është Shqipëria, këta janë të fryrët që na drejtojnë, e këta jemi ne që vazhdojmë e vazhdojmë e vazhdojmë t’u besojmë, pa i zënë kurrë me kërbaç siç në fakt do të duhej.

Kush po i grabit shqiptarët Read More »

Isa Boletini, gazetarit anglez: Do të luftoj deri në vdekje për Shqipërinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Journal des débats politiques”, ka botuar, të mërkurën e 7 majit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhënë në Londër për prestigjiozen “Daily Telegraph”.

Si e përshkruanin perëndimorët atdhetarin shqiptar? Çfarë ka shprehur ai për median britanike? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Isa Boletini dhe problemi shqiptar

Isa Boletini, patrioti shqiptar, armiku i betuar i serbëve dhe grekëve, dhe nesër, nëse është e nevojshme, kundërshtari i pamëshirshëm i një ndërhyrje austro-italiane në vendin e tij, ndodhet në këtë moment në Londër.

Një gazetar i Daily Telegraph ka bërë me të një intervistë interesante; Isa Boletini vë në dukje meritat e ish-regjimit turk. Abdul Hamidi i vlerësonte shqiptarët.

Në vitin 1902, ai e thirri Isa Boletinin në Kostandinopojë dhe e vendosi atë në krye të gardës së tij duke i vënë titullin Bej.

Isa Boletini qëndroi në Kostandinopojë për katër vjet dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Ai jetonte që prej tre vitesh në afërsi të Mitrovicës, kur filloi Revolucioni Xhonturk.

Shqiptarët në 1908 kërkuan “Kushtetutën”, por Isa Boletini, që nga ai moment, u tregua i shqetësuar. Xhonturqit, të vetëdijshëm për ndjenjat e atij lideri, kërkuan ta shtypnin atë. Xhavit Pasha e sulmoi atë papritur me trupat që kishte në dispozicionin e tij.

Por Isa Boletini mundi të shpëtojë, megjithëse me një dëmtim të rëndë në shpatull. I larguar nga Mitrovica, Isa Boletini u tërhoq në Pejë, dhe më pas u strehua pranë Malësorëve të Gjakovës.

Atje, ai organizoi një rezistencë serioze. U zhvilluan luftime ku turqit u rrahën.

Ngjarjet e pranverës së vitit 1909 detyruan kthimin e trupave turke në Kostandinopojë, por vitin e ardhshëm një ushtri turke u kthye në Shqipëri për të dënuar rebelët. Isa Boletini, i mundur në Kaçanik, në vend se të dorëzohej, u strehua në Mal të Zi.

Një vit më pas, në krye të trupave të tij, Isa Boletini hyri në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Shkup : “Kështu, unë kisha arritur qëllimin e përpjekjeve të mia, ekzistencën e Shqipërisë, e kërcënuar nga xhonturqit. Ne ishim duke përfunduar një marrëveshje me Ahmet Muhtar Pashën kur shpërtheu lufta aleatëve.”

Isa Boletini gjendet aktualisht në Londër për të mbrojtur çështjen e pavarësisë së Shqipërisë pranë Fuqive të Mëdha.

Isa Boletini nuk i pranon kufijtë e vendosur për Shqipërinë nga Konferenca e Londrës.

Shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë sundimin serb. Ata nuk e pranojnë parimin e hekurudhës komerciale (tregtare) që i është dhënë Serbisë: “Gjithë jetën time, deri në çlirim apo në vdekje, unë do të luftoj serbët, grekët, malazezët, italianët, austriakët.”

Duke thënë këtë, shefi patriot shqiptar shfaqte një agjitacion dhe ekzaltim ekstrem.

 * Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Isa Boletini, gazetarit anglez: Do të luftoj deri në vdekje për Shqipërinë Read More »

Shqipëria e kuislingëve

Pëllumb Xhufi

Lufta e Dytë Botërore, ndryshe nga luftrat e mëparshme, në një mënyrë ose në tjetrën e përfshiu të gjithë popullin shqiptar.

Ajo shërbeu si një katalizator i madh social, ku klasat dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë shqiptare u diferencuan qartë përballë detyrës imperative të momentit, që ishte lufta kundër pushtuesit nazifashist, për çlirimin dhe rivendosjen e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Qysh në orët e në ditët e para të pushtimit, në krah të pushtuesit italian u evidentua qartëgrupimi i kuislingëve dhe i kolaboracionistëve.

Nuk qe një rastësi, që ky grupim përfaqësohej nga pinjollë të bejlerëve, krerëve e bajraktarëve të mëdhenj të jugut e të veriut të Shqipërisë, të asaj klase, që kishte qenë mbështetja kryesore e pushtetit osman dhe më vonë, shkaktare e destabilitetit dhe e dobësisë së shtetit shqiptar në dekadat e para të shek. XX.

Shefqet Vërlaci, Eqrem Libohova, Eqrem bej Vlora, Kadri Cakrani, Qemal Vrioni, Kol Bib Mirakaj, Isa Toska, Preng Previzi, Vizhdan Risilia, Fiqiri Dine, Marka Gjoni, Muharrem Bajraktari, Xhafer Deva, Selim Kaloshi, Halil Alia, Hysni Dema janë disa nga emrat që i gjejmë në top-listën e kolaboracionistëve shqiptarë gjatë Luftës II Botërore.

Këtyre iu bashkuan edhe përfaqësues të veçantë të inteligjencës liberal-konservatore, si Mit’hat Frashëri, Abaz Ermenji, Skënder Muço, Ali Bej Këlcyra, Safet Butka, Bahri Omari, Mustafa Kruja, Koço Kota, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Hasan Dosti, Kolë Tromara, Vasil Andoni.

Disa prej tyre ishin veteranë të Lëvizjes Kombëtare ku kishin përfaqësuar krahun konservator të saj, që pavarësimin e Shqipërisë dhe themelimin e shtetit shqiptar, e kishin parë jo aq shumë si rezultat i mobilizimeve të mëdha popullore, se sa si rezultat i konjukturave e traktativave politike.

Pozicionimin e tyre në krah të pushtuesit, përfaqësuesit e këtij grupimi heterogjen u munduan ta përligjin ideologjikisht me antikomunizmin dhe nacionalizmin e tyre.

Në këtë kuptim, do ia vlente një analizë e sjelljeve dhe e qëndrimeve të elitës së vjetër shqiptare në vitet e Luftës II Botërore, për të parë se ç’qëndron e ç’nuk qëndron në këtë “antikomunizëm” e “nacionalizëm” të pretenduar të tyre.

Nuk mendojmë se duhen përfshirë në këtë analizë ata krerë e bajraktarë krahinash, analfabetë e injorantë, tek të cilët antikomunizmi nuk ishte aspak një qasje ideologjike, por ishte thjesht një qasje pragmatike, që përcaktohej nga bindja se krijimi i një shteti kombëtar modern, do të thoshte fund i pushteteve dhe autoriteteve të trashëguara, fund i strukturave të vjetra politiko-juridike, që bazoheshin kryekëput në izolimin krahinor, në klientelizmin, në mercenarizmin, në analfabetizmin dhe në një folklorizëm primitiv, që akoma në shek. XX e përfaqësonte Shqipërinë me gjakmarrjen dhe kanunin.

Në këtë kuptim, krerët tradicionalë nuk mund të pajtoheshin me ndërtimin e një shteti modern, pak rëndësi kishte nëse bëhej fjalë për një shtet republikan, monarkik apo komunist.

Në fund të fundit, ata patën të njëjtin konflikt si me qeverinë e Ismail Qemalit, ashtu edhe me atë të Princ Vidit, të Ahmet Zogut e të Enver Hoxhës. Ekzistenca e tyre ishte pengesa e fundit për realizimin e shtetit kombëtar, ashtu siç e kishin projektuar Shqipërinë ideologët e nacionalizmit shqiptar, si shtet unitar, si shtet ligjor e si shtet evropian.

Në fakt, një nga arritjet e Luftës Antifashiste ishte zhdukja e pushtetit anakronik e ilegjitim të këtyre krerëve, që u bënë njësh me pushtuesin.

Pëllumb Xhufi

Pëllumb Xhufi

Mbi antikomunistët dhe anglezët

Antikomunistët e vërtetë, pra, duhen kërkuar gjetkë, tek njerëz të mendjes e të penës, si Mustafa Kruja, Patër Anton Arapi, Mithat Frashëri, Skënder Muço, Ali bej Këlcyra me shokë.

Por antikomunizmin e tyre këta nuk arritën ta kolaudonin me atë që ishte prova e zjarrit e momentit historik, duke u angazhuar në luftën antifashiste, siç bënë forcat demokrate e republikane në Itali, Francë e gjetkë në Evropë, të cilat dolën nga lufta me kredenciale po aq të forta sa komunistët falë pjesëmarrjes së tyre në rezistencën antifashiste.

Antikomunistët shqiptarë, të grumbulluar rreth organizatave të “Ballit Kombëtar” e “Legalitetit”, në rastin më të mirë qëndruan në pritje, dhe në rastin më të keq bashkëpunuan me pushtuesin.

Sigurisht, rasti i Mustafa Krujës është një rast ekstrem. Kruja pretendonte se pranoi ta marrë përsipër drejtimin e qeverisë kuislinge në kushtet kur “organizatat komuniste ishin gjallëruar” dhe kur ai e ndjeu si detyrën e vet “shkuljen e komunizmit”.

Por, a thua vërtet të ketë qenë “antikomunizmi” ai që e shtyu Mustafa Krujën të bëhej kryeministër i një prej qeverive kuislinge më të urryera të historisë së Shqipërisë? Ka pak të ngjarë, përderisa në dhjetorin e vitit 1941, kur ai u emërua nga Musolini, komunizmi ishte shumë larg së pushtuari mendjet dhe zëmrat e shqiptarëve, të cilët atë kohë vuanin një të keqe konkrete e të përditshme, që ishte pushtimi fashist.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit: Mustafa Kruja ishte një fashist i bindur, dhe për fatin e keq të tij, antikomunizmi i një fashisti ishte krejtësisht jashtë kohe dhe i pavlerë në një kohë kur demokracitë e mëdha, SHBA e Britania e Madhe ishin bashkuar pikërisht me bastionin e komunizmit, BRSS, për të mposhtur fuqitë e boshtit nazifashist.

Diçka më shumë se Mustafa Kruja mund ta luanin kartën e antikomunizmit personalitete si Ali Këlcyra, Abaz Ermenji, Skënder Muço apo edhe vetë Abaz Kupi.

Të bindur, dhe me të drejtë, se aleatët anglo-amerikanë nuk e dëshironin një qeveri komuniste pas luftës, këta e justifikonin inaktivitetin, apo edhe bashkëpunimin e tyre me pushtuesin, me nevojën për të ruajtur të paprekura forcat e tyre, të cilat do t’i përdornin pas largimit të gjermanëve për të mënjanuar ardhjen në pushtet të Frontit Nacional Çlirimtar të drejtuar nga komunistët.

Në 15 shkurt 1944, përfaqësuesi i Ballit Kombëtar, Skënder Muço, i përgjigjej me këto fjalë akuzave të majorit amerikan Kuejl (Quayle) lidhur me bashkëpunimin e BK me gjermanët: “Po, ne jemi vënë në krah të gjermanëve për të mundur komunistët dhe ndikimin e FNÇl: një ditë gjermanët do largohen nga Shqipëria, por kush do t’i largojë komunistët”?

Një arsyetim identik përdorte edhe Abaz Kupi ndaj ushtarakëve të misionit britanik të atashuar pranë tij, kur këta e nxisnin të kryente ndonjë aksion kundër gjermanëve.

Nuk mund të mohohet, se justifikimi i inaktivitetit apo i kolaboracionizmit me nevojën për të luftuar komunizmin, ngjiti sidomos tek disa oficerë të misioneve ushtarake angleze, si J. Amery, D. Smiley, Billy McLean dhe tek ndonjë shef i tyre në Londër e në Kajro.

Këta, siç pohon një tjetër oficer anglez, J. Naar, përveç detyrës për të nxitur sulmet kundër gjermanëve, “punonin edhe për të zbatuar një axhendë anti-partizane e anti-komuniste”.

Në pranverën e vitit 1944, majori britanik, Philip Leak, insistonte se, pavarësisht qëndrimit pritës apo bashkëpunimit të hapur me gjermanët, BK e zogistët duhet të mbështeteshin nga aleatët në vështrim të “një kryengritjeje të përgjithshme në fund të luftës”.

Me nota miratuese, në 19 prill 1944 majori Seymour i raportonte Londrës se Kupi “është duke u përgatitur për luftë civile pas largimit të gjermanëve” (is preparing for Civil War after the Germans leave).

Jo të gjithë oficerët britanikë që vepronin në Shqipëri ishin dakord me politikën e mbështetjes së ballistëve e zogistëve, aq më shumë që tashmë ishte e qartë se ishte shuar çdo shpresë për t’i përfshirë ata në luftime kundër gjermanëve.

Në 7 qershor 1944, majori Watrous e paralajmëronte eprorin e tij në Kajro, Boxshall, se “çdo mbështetje e mëtejshme për Abaz Kupin, me gjasa do t’i shërbente vetëm shpërthimit të luftës civile dhe do t’u krijonte shqetësime operacioneve të partizanëve kundër gjermanëve”. Duhet thënë, se misioni ushtarak amerikan OSS nuk u përfshi në këtë lojë të dyfishtë.

Pasi krijuan bindjen se kush luftonte e kush bashkëpunonte, amerikanët vendosën t’i atashonin misionet e tyre vetëm pranë Shtabit të UNÇl.

Abaz Kupi e Mitat Frashëri, Londër 1949

Kalimi në veri

Gjithsesi, kur Divizioni I kaloi në veri dhe sidomos kur ai u angazhua në luftime të gjata e të përgjakshme për çlirimin e Peshkopisë, Dibrës, Krujës etj., vetë britanikët e atashuar tek Abaz Kupi e krerët e Dibrës, patën rastin të konstatojnë nga afër epërsinë dërrmuese të forcave partizane ndaj atyre “nacionaliste”, tek të cilat më kot shpresuan se “do hidhnin ndonjë pushkë” kundër gjermanëve, e sidomos se do ndalnin ardhjen e komunistëve në pushtet pas luftës.

Luftimet e ashpra mëse dy-mujore të angazhuara prej Divizionit I për çlirimin e Peshkopisë dhe të Dibrës, që ishte lufta e parë frontale që UNÇl përballonte me forcat gjermane, e bindën Londrën përfundimisht se Ushtria Nacional Çlirimtare ishte një forcë e jashtëzakonshme goditëse, se kalimi i Divizionit I në veri nuk kishte qëllim eliminimin e Abaz Kupit dhe nuk bëhej për qëllime të luftës civile, por për çlirimin e qendrave kryesore; jo më kot, pas marrjes së Peshkopisë, anglezët rifilluan furnizimet nga ajri, me armë e pajisje, për forcat partizane.

Dhe së fundi, dalja e Divizionit I në veri, e shoqëruar nga një galvanizim i popullsive të atyre viseve dhe me bashkimin e tyre me formacionet partizane, i bindi përfundimisht anglezët, se Abaz Kupi përbënte një faktor të papërfillshëm dhe se kishte qenë kohë dhe energji e humbur investimi i bërë prej tyre në favor të të ashtuquajturve nacionalistë.

Kishin kaluar plot 10 muaj nga koha kur, në 17 dhjetor 1943, nga Orenja gjenerali Edmund Davies i kishte rekomanduar qendrës për t’u dërguar një paralajmërim të fundit ballistëve e zogistëve, që tashmë bashkëpunonin hapur me pushtuesit gjermanë: “Mendoj se qëndrimi i aleatëve duhet të bëhet publik menjëherë, duke deklaruar fort, se kuislingët, tradhtarët dhe ata që nuk luftojnë kundër gjermanëve do të marrin ndëshkimin që u takon dhe në kohën e duhur nga aleatët.

Shqiptarët e kanë bërë këtë lojë kuislingësh në vazhdimësi me turqit, italianët dhe tani edhe me gjermanët. Ata besojnë se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me aleatët. Prandaj rekomandoj të bëhet një deklaratë e hapur në favor të Frontit Nacional Çlirimtar”.

Kalimi i Divizionit I në Veri dhe përmbysja e madhe që ai solli në frontin e luftës dhe në rikonfigurimin e raportit të forcave, i dha fund shpresës së britanikëve për ta faktorizuar Abaz Kupin dhe krerët e tjerë zogistë si një alternativë serioze ndaj FNÇl. Kështu, në shtator 1944, McLean, Smiley e Amery, oficerët anglezë që mbështetën deri në fund Kupin, shpeshherë edhe duke dizinformuar Londrën për forcën e tij reale, u udhëruan ta braktisin atë dhe të kthehen në atdhe.

Balli, Legaliteti dhe teoria e jug-veriut

Në raportet e misionarëve anglo-amerikanë, organizatat e “Ballit Kombëtar” e të “Legalitetit” emërtohen zakonisht si organizata nacionaliste. Në fakt, Kosova dhe Shqipëria etnike zinin vendin kryesor në propagandën e përditshme të këtyre dy forcave politike.

Mbi të gjitha, këto ishin dy tema, që ata mendonin se u siguronin epërsi në ballafaqimin me kundërshtarin e tyre kryesor, Frontin Antifashist dhe me PK dhe që shpëtonin disi imazhin e tyre të kompromentuar nga bashkëpunimi me gjermanët e me qeverinë kuislinge. Megjithatë, dy oficerë anglezë, Ridell e Hibbert, e vinin seriozisht në pikëpyetje ndershmërinë e tyre, kur raportonin se ballistët e zogistët “vërtet flasin gjithë ditën për nacionalizmin, por vështirë të gjesh në sjelljet e veprimet e tyre edhe shenjën më të vogël të nacionalizmit”.

Nga ana e tij, Julian Amery e ilustron fare mirë se cili ishte koncepti i Abaz Kupit mbi atdheun, mbi patriotizmin dhe mbi vetë historinë e Shqipërisë, kur riprodhon një pohim që Abaz Kupi ia kishte bërë atij në një moment sinqeriteti: “Për njëmijë vjet ne Gegët kemi sunduar mbi Toskët dhe tani, me sa duket, ka ardhur radha e tyre të sundojnë mbi ne”.

Mustafa Kruja

Ky koncept antirilindas dhe antishqiptar, që ekzaltonte armiqësinë mes Veriut e Jugut në një moment kur vendi ishte i pushtuar nga gjermanët, kishte qenë artikuluar qysh herët në nivelin e një platforme ideologjike nga kuislingu Mustafa Kruja. Sejfi Vllamasi, në vitet 1920, e akuzonte Mustafa Krujën si “teoricienin e flaktë të filozofisë idiote të luftës mes Gegëve e Toskëve”.

Për të njëjtën arsye, në 1925, edhe Faik Konica e godiste hidhur ish- dishepullin e Esad Pashës, Mustafa Krujën pra, “një bandit pa skrupull… e spiun i mbaruar…që vazhdon akoma propagandën e tij të vjetër kundër Toskëve. Mustafa Kruja e di se udha më e lehtë për të dobësuar Shqipërinë e për të prishur shtetin është të kallet mosbesim mes Toskëve e Gegëve. Le të shpresojmë se shqiptari s’do bëhet vegël e këtij vagabondi”.

Si për të vërtetuar se ishte vërtet i tillë, në 18 korrik 1944 Mustafa Kruja u drejtoi një thirrje bashkëqytetarëve të tij krutanë për t’u përgatitur për luftë kundër Jugut “komunist” që, sipas tij ishte lëshuar të pushtonte Veriun.“Ne s’kemi shkuar për t’i kërkuar këto bisha në strofkull të vet, atje larg në Toskëri, por sot na kanë ardhë ata te shtëpitë tona… Mos t’i lemë të shkelin vatrat tona e të bëjnë qejf me gratë e vajzat tona”.

Kjo ideologji e përçarjes gjarpëronte, ku më shumë e ku më pak, tek të gjitha rrethet kuislinge të veriut dhe e dha grahmën e fundit të saj, në janar 1945, gjatë kryengritjes së Koplikut kundër qeverisë së Tiranës, të cilën dikush vazhdon ta pagëzojë si kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë.

Në traktin e shpërndarë prej organizatorëve të saj, ndër të cilët edhe mjaft ish-funksionarë e milicë fashistë, qeveria e Tiranës nuk sulmohej si qeveri komuniste, por si një qeveri “që ishte thjesht e toskëve dhe prej së cilës gegët nuk do fitonin asgjë”.

Mendjelehtësia e baballarëve dhe disa pakte skandaloze

Është pikërisht kjo urrejtje ndërshqiptare, e ushqyer tinëzisht nga pushtuesit e huaj dhe nga bajraktarë e, ndonjëherë, edhe klerikë të caktuar, që shpjegon brutalitetin me të cilin u sollën bandat e Xhafer Devës, Halil Alisë, Hysni Demës, Selim e Dan Kaloshit ndaj popullsisë civile në Tiranë, Vlorë apo Berat. Masakrat e kryera prej tyre nuk shpjegohen me kinse “nacionalizmin” e “antikomunizmin” e tyre. Për këta kuislingë mendjengushtë, që makar flisnin ditë e natë për Shqipërinë e Madhe, atdheu fillonte e mbaronte tek kufijtë e katundit e të krahinës së vet. Individë të tillë nuk kishin të bënin fare me nacionalizmin e mishëruar në programin e Rilindjes Kombëtare për një Shqipëri të bashkuar në një shtet unitar.

Por, nuk ishte më i mirë as “nacionalizmi” i shprehur nga ideologët dhe krerët e Ballit Kombëtar e të lëvizjes zogiste. Këta, duke u implikuar direkt ose indirekt në regjimin e pushtimit, morën pjesë në zhbërjen e pavarësisë, në humbjen e sovranitetit dhe në rrezikimin e kufijve të njohur në 1913.

Të ashtuquajturit “baballarë të nacionalizmit shqiptar” nuk kishin një projekt të tyre për Shqipërinë, por u zvarritën pas projekteve të hartuara në ofiçinat e huaja.

E pranuan “Shqipërinë e Madhe” të bërë dhuratë nga nazifashistët, pa e menduar gjatë se pas lufte ajo mund të tërhiqte në greminë edhe Shqipërinë e vogël të 1913-s. Njëherësh, si organizata e Ballit, ashtu edhe legalistët e Zogut përqafuan projektin e një federate ballkanike greko-jugosllavo-shqiptare, sapo morën vesh se për të po punohej në MPJ të Britanisë së Madhe.

Kuptohet, projekti i një federate të tillë i skicuar nga anglezët, nuk i jepte Shqipërisë as Kosovën e as Çamërinë.

Muharrem Bajraktari, Greqi 1948

Në frymën e projekteve të tilla, si ballistët ashtu edhe zogistët kryen bisedime të fshehta me serbët dhe me grekët. Në vitin 1941, Muharrem Bajraktari dhe përfaqësues të Zogut në Stamboll filluan bisedime me përfaqësues të Drazha Mihajlloviçit, eksponent serb monarkist e antishqiptar, për të ripërtërirë marrëveshjet e fshehta të bëra me Pashiçin nga Esad Pasha në 1914, dhe nga Ahmet Zogu, në 1924. Bisedimet synonin krijimin e një federate jugosllavo-shqiptare, me kusht që Jugosllavia të ndihmonte “rilindjen zogiste”, d.m.th. rikthimin e Zogut në pushtet me ndihmën e bajonetave sllave, si në vitin 1924.

Kur e pa se Mihajlloviçi nuk kishte gjë në vijë dhe në Jugosllavi po triumfonin komunistët e Titos, Muharrem Bajraktari iu përkëdhel grekëve, duke paraqitur projektin e një federate “pellazgjike” greko-shqiptare.

Ndonjë muaj më vonë, Kryetari i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri në emër të BK dhe Koço Kota në emër të zogistëve, hynë në bisedime me grekët për krijimin e një federate greko-shqiptare. Projekti i paraqitur nga ballisto-zogistët e linte Kosovën e Çamërinë jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë dhe e vinte ushtrinë shqiptare nën urdhrat e Komandës greke.

Nëse për këtë marrëveshje nuk u ra dakord, kjo erdhi pasi Gjenerali Athanas Chryssoidou, që përfaqësonte palën greke, kërkoi shumë më tepër nga ç’ofronte Mit’hat Beu.

Kërkonte që Shqipëria të kthehej thjesht në një provincë të varur nga Athina (ekartima), ku shqiptarët do mund të zgjidhnin vetëm kryetarët e bashkive e të komunave, ndërkohë që guvernatori do emërohej nga Athina. Shqipëria nuk do kishte ushtri, do kishte vetëm një xhandarmëri dhe nuk do të kishte shërbim të jashtëm, që do të mbulohej nga Athina.

Parë nga distanca kohore, qëndrimet e të ashtuquajturve nacionalistë, të grupuar rreth “Ballit Kombëtar” e “Legalitetit”, nuk lenë vend për shumë fjalë.

Qëndrimi i tyre gjatë luftës e kompromentoi seriozisht pozicionin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes, ku asaj u tentua t’i mohohej statusi i vendit aleat dhe ku ndaj saj u paraqitën përsëri pretendime territoriale.

Qëndrimi i tyre mbeti antikombëtar edhe pas vitit 1944, kur vazhduan të ushqejnë ëndrrën për t’u kthyer në pushtet sa me ndihmën e anglo-amerikanëve, aq edhe me atë të qarqeve shoviniste greke.

Madje, pas prishjes së regjimit të Tiranës me Jugosllavinë, në 1948, mjaft prej tyre, mes sosh edhe vetë Ahmet Zogu, i mbështetën shpresat tek “komunisti” Tito, të cilit i premtuan miqësi të pakushtëzuar, në rast se ai i ndihmonte të vinin në pushtet.

Në kushte të tilla, mund të merret me mend, se cila do të kishte qenë fati i Shqipërisë, në rast se çlirimi do ta kishte gjetur atë të drejtuar nga kjo shpurë kuislingësh e kolaboracionistësh./njekomb

Shqipëria e kuislingëve Read More »

Njera nder piratet femra me mahnitese te historise – Teuta e Ilirise

Disa pirate femra kanë thyer stereotipin se vetëm meshkujt janë piratë. Duke nisur nga Roma e Lashtë deri tek Marina Mbretërore, këto femra pirate  konsiderohen më të këqijat e të më këqinjve.Mund të jetë e vështirë të besohet, por të kesh një mjekër të madhe nuk është domosdoshmëri për të qenë pirate.

Mbretëresha Teuta e IlirisëTeuta-the-Untameable-768x453Të paktë kanë qenë ata meshkuj që kanë pasur këllqet për të mundur forcën e Romës. Por ishte një mbretëreshë pirate si Teuta e Ilirisë që arriti t’i sfidonte romakët. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Mbretit të Ardianëve, Teuta trashëgoi Mbretërinë Ardiane në vitin 231. Me mbështetjen e mbretëreshës së tyre, ilirët morën qytetin fenikas dhe atë të Dyrrahut (Durrësin). Për të zgjeruar shtrirjen e tyre, piratët e saj sulmuan anijet tregtare të Romës dhe Greqisë. Në vitin 229 Roma u detyrua t’i shpallte luftë Ilirisë dhe Teutës. Një forcë prej 20 mijë trupash romake e detyruan Teutën të dorëzohej.

Sayyida al Hurra

Sayyida al Hurra

Sayyida al Hurra ishte vajza e një familje të shquar myslimane me bazë në Mbretërinë e Granadës. Ata u detyruan të iknin nga shtëpia e tyre në vitin 1492, pas ripushtimit të Spanjës nga të krishterët. Sayyida dhe familja e saj u vendosën në Chaouen, Marok. Pas vdekjes së burrit të saj biznesmen në 1515, Sayyida u bë guvernatore e Tetouan. Ajo u takua dhe u martua me Mbretin e Marokut, Ahmed al-Wattasi. Zemërimi i saj ndaj të krishterëve që e kishin detyruar atë të largohej nga shtëpia e saj ishte i vazhdueshëm për Sayyida. Ajo lidhi kontakt me Barbarossan e Algjerit, dhe iu fut piraterisë. Gjatë misionit për kapjen e anijeve kristiane, Sayydia u bë mbretëresha më e pushtetshme mbi detin Mesdhe në sytë e të krishterëve.

Anne Bonny

Anne-Bonny-e1380133847867

Anne Bonny ishte një pirate irlandeze e lindur mes viteve 1697-1700. Pas zhvendosjes së familjes së saj në Botën e Re, nëna e Anne vdiq, dhe babai i saj akumuloi një pasuri të vogël. Anne u mohua nga babai i saj. Ajo lëvizi për në Bahamas ku takoi kapitenin e një anije pirate Jack Rackham. Anne ndihmoi në ngritjen e një ekuipazhi të ri dhe arriti të kapte shumë anije, disa prej të cilave transportonin çaj. Si një kërcënim për tregtinë e çajit që ishin, guvernatori i Xhamajkas bëri apel kundër Jack Rackham dhe Anne Bonny. Anija e tyre u kap dhe Rackham u ekzekutua. Ndërsa Bonny u zhduk e fat ii saj mbetet i panjohur.

Jeanne de Clisson

Jeanne de Clisson

E lindur në vitit 1300, Jeanne ishte pasardhëse e një familjeje britanike. Në vitin 1330 Jeanne u martua me Olivier III de Clisson. Si fisnik i pasur që ishte, atij iu desh të mbronte vendin e tij, por u kap në Paris, dhe u ekzekutua nën urdhrat e Mbretit Filip VI. Jeane e mbushur me mëri, u betua për hakmarrje. Ajo ia shiti tokat e saj fisnikëve të pasur dhe bleu tre luftë-anije. Anijet e saj u quajtën “Flota e Zezë” dhe filluan të shkatërronin anijet që i përkisnin Mbretit Filip. Ajo linte vetëm disa marinarë gjallë të anijeve kundërshtare për t’i dërguar mesazhin Mbretin se Luanesha e Anglisë kishte goditur sërish. Edhe pas vdekjes së mbretit Filip ajo vazhdoi të luftonte anijet franceze derisa vendosi të kthehej në Angli.

 

Ching Shih, nga prostitutë në një lorde pirate

Ching-Shih-nga-prostitutë-në-një-lorde-pirate

Ching Shih lindi në provincën Guangdong të Kinës në 1775. Ajo u bë një prostitute që punonte në bordello të ndryshme. Pirati Zheng Yi, i cili komandonte një grup anijesh, vuri re bukurinë e Ching Shih dhe e mori atë për grua. Me çiftin në krye, “Flota Flamuri i Kuq” nga 200 anije arriti në 1700. Zheng Yi vdiq në vitin 1807, vetëm pas 6 vitesh martesë. Ching Shih mori fronin dhe njihej si një pirate e rreptë dhe e disiplinuar. Ajo u fokusua më shumë në strategjitë ushtarake dhe biznesin. Ajo gjithashtu krijoi disa ligje që mbronin piratët e saj. Skllevërit femra që konsideroheshin të shëmtuara liheshin të lira e të padëmtuara. Nëse një pirate donte të merrte për grua një skllave të bukur, kjo gjë i lejohej. Në fund të karrierës së saj si pirate, Ching Shih u rikthye në Canton dhe hapi një shtëpi kumari ku qëndroi deri në fund të jetës.

Anne Dieu-Le-veut

Anne Dieu-Le-veut

E lindur rreth vitit 1650, Anne ishte një kriminele e deportuar nga Franca në Tortuga diku mes 1665 dhe vitit 1675. Në Tortuga, Anne u martua me piratin Pierre Length. Në vitin 1683, Pierre u vra gjatë një përleshje. Anne e sfidoi vrasësin e burrit të saj në një duel.  Laurens që refuzoi të luftonte me një grua, u impresionua nga guximi i Anne dhe i propozoi asaj. Anne pranoi. Ata lundruan së bashku duke kapur shumë anije dhe duke bastisur Xhamajkën në vitin 1693. Ajo u kap një vit më vonë dhe u ribashkua me Laurens në vitin 1698.

Grace O Malley, mbretëresha pirate e Irlandës e shekullit 16

Grace-O-Malley-mbretëresha-pirate-e-Irlandës-e-shekullit-16

Grace O’Malley ka lindur në Irlandë rreth vitit 1530, kur Henri VIII ishte Lord i Irlandës. Babai i Grace ishte prijës detar i klanit O Maille. Pasi bashkëshorti i saj Donal u vra dhe kështjella e tij u kap, Grace ngriti një ushtri dhe e ripushtoi kështjellën. Gjatë martesës së saj të dytë, Grace mori rolin e babait të saj, që mblidhte taksa nga peshkatarët në territorin e tyre. Ajo gjithashtu filloi t’i kërkonte para kesh anijeve tregtare për një kalim të sigurtë. Kur të tjerët refuzonin ata vriteshin. Grace gjithashtu sulmonte fortesat e fisnikëve irlandezë e skocezë.

Elizabeth Killigrew

Pirate-fleet-e1380133739390

Data e lindjes së Elizabeth është e panjohur. Ajo u bë zonja Killigrew kur u martua me Sir John Killigrew të Arvenack. Kur në vitin 1540 Kështjella Pendennis u ndërtua nga Mbreti Henri VIII, Killigreë morën kontrollin e anijeve në këtë zonë, duke ngritur fortesën e tyre. Ata përdorimin pozicionin e tyre për të marrë para nga anijet që hynin në zonën e tyre të kontrollit. Kur bashkëshorti i saj vdiq, Elizabeth mori komandën e plotë të piratëve. Pasi Elizabeth u kap në vitin 1582, asaj iu dha një falje  nga Mbretëresha Elizabeth.

 

Christina Anna Skytte

Christina Anna Skytte

E lindur në vitin 1643, Christina ishte fëmijë i baronit Baronit Jacob Skytte e Duderhof, të Suedisë. Vëllai i saj, Gustav Skytte, jo  i lumtur me pasurinë e tij tashmë të çmendur, bëri një jetë të dyfishtë si pirate që nga viti 1657 e tutje duke plaçkitur anijet në Detin Balltik. Sëabshku me të dashurin e saj, Gustaf Drake, Christina u bë partnere në biznes. Christina tregoi se ajo nuk ishte një partnere pasive. Në vitin 1663 ajo ishte prezente kur sulmuan një anije tregtare holandeze,, duke bërë që i gjithë ekuipazhi i saj mbetën të vrarë. Ky sulm çoi në ekzekutimin e Gustaf dhe Christina u detyrua të largohej.

Jacquotte Delahaye

Jacquotte Delahaye

E lindur në Haiti nga një nënë haitiane dhe një baba francez, Jacquotte pati një fëmijëri të vështirë. Nëna e saj vdiq pasi lindi të vëllain e saj, ndërsa i ati iu vra, duke e lënë Jacquotte me pak para. Ajo u detyrua t’i futej piraterisë në Karaibe për t’u kujdesur për vëllain e saj. Aktive në vitin 1660, ajo falsifikoi vdekjen e saj për t’iu arratisur qeverisë që e kërkonte. Pasi jetoi për shumë vite si mashkull, ajo për shumë vite jetoi si pirate duke korrur shumë suksese./njekomb

Njera nder piratet femra me mahnitese te historise – Teuta e Ilirise Read More »