Histori

E vërteta e Himarës, ja çfarë fshehin dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës, ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido.

Kryetari i Bashkisë, Goro falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe theksoi faktin që bashkëpunimi midis dy institucioneve do të vazhdojë, sepse Himara është e mbushur me dokumente dhe histori. “Kjo ekspozitë është shumë interesante për vendasit dhe pushuesit për të treguar historinë e kësaj treve, që nëpërmjet atdhedashurisë arriti të ndërtoj këtë realitet”,  tha Goro.

Bido falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Himares, i cili u gjend tërësisht i gatshëm për këtë iniciativë.

“Himara është shumë e bukur, ka histori të gjallë. Në këtë mënyre ne i promovojmë këto vlera të veçanta të cilat gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, si arkivi unik nga lloji vet në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë të shohim paraardhësit e tyre, ku jetonin, si jetonin dhe si frymëzim për të tashmen”- tha Bido.

Në këtë ekspozitë paraqiten dokumente historike dhe fotografi të Himarës dhe fshatrave përreth, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shek. XX. Përmes këtyre dokumenteve shpërfaqet veprimtaria publike dhe private e banorëve të zonës, si dhe peizazhet e virgjëra të rivierës shqiptare, siç dukeshin pothuaj 100 vjet më parë.

Publiku do të njihet me dokumentin e parë të vitit 1922, ku kërkohet krijimi i Bashkisë së Himarës, e cila në atë kohë ishte Nën-Prefekturë e Vlorës; me korenspondencën e përditshme dhe praktike mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore për problemet e shëndetit të njerëzve dhe të agrumeve; me kërkesat e thjeshta, si ato për bursa studimesh apo leje gjuetie; por edhe me kërkesa të rëndësisë publike, siç është rindërtimi i skelës së portit dhe krijimi i një flote kombëtare tregtare.

Siç informon drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, interesante është marrëveshja mes Ministrisë së Punëve Botore me një shoqëri private më 1925 për ndërtimin e urës së Palasës, e cila pas më pak se 20 vite jetë u shkatërrua gjatë Luftës II Botërore, një histori e shoqëruar me dokumente dhe fotografi.
Materiali fotografik tregon viset e krahinës së Himarës dhe personalitetet e atyre viseve, apo fabrikat e vajit para Luftës II Botërore. Mes dokumenteve që nuk i përkasin periudhës nga Pavarësia deri më 1944 paraqitet një pasaportë udhëtimi e lëshuar nga kavalieri Luigi de Medici i Toskanës për kavalierin Mihal Spiro nga Himara më 7 maj 1829, si dhe një një VKM e vitit 1960, përmes të cilës Republikës Demokratike Gjermane i jepen me qira 2 ha tokë, me qëllim ndërtimin e një kampi pushimi për rininë e lirë gjermane.

Përmes kësaj ekspozite, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia e Himarës kërkojnë t’u ofrojnë banorëve apo pushuesve sezonalë edhe një mënyrë tjetër pushimi, përmes informimit dhe argëtimit me dokumente dhe fotografi.

Po ashtu, institucionet tona kërkojnë të ndikojnë pozitivisht ndërgjegjësimin qytetar se vlerat e trashëgimisë së tundshme dhe të patundshme kulturore duhen ruajtur: jemi përdorures të tyre, nuk na përkasin ne, por brezave që do të vijnë/njekomb

E vërteta e Himarës, ja çfarë fshehin dokumentet e Arkivit Qendror Shtetëror Read More »

Zbulimi tronditë shkencën: Njerëzimi e ka origjinën nga “pellazgët”, nga Ballkani

Shumica e ekspertëve janë të bindur se ndarja e njeriut nga majmuni u bë në Afrikë. Por një ekip studiuesish gjermanë, nga Qendra “Senckenberg” për Evolucionin e Njeriut dhe Paleomjedisin (HEP), hedhin një ide të re.

“Vendlindja e njerëzimit – sipas tyre, – nuk ishte kontinenti i nxehtë, por Europa, e më saktë Ballkani”.

Ekipi studimor, i udhëhequr nga Madelaine Behme, shqyrtoi mbetjet e vetme nga hominidi “Graecopithecus Freybergi”, të cilit shkencëtarët i referohen si “El Graeco”. Bëhet fjalë për dy fosile: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i zbuluar në Bullgari.

Struktura e brendshme e tyre u arrit të shihej përmes tomografisë kompjuterike. Pas një analizimi të kujdesshëm, studiuesit kanë dalë në përfundimin se, fosilet janë më të vjetra sesa “Sahelanthropusi”, specia më e hershme e gjetur në Afrikë, që mendohet se është 6 deri 7 milionë vjeç.

Nisur pikërisht nga pjesa e nofullës dhe dhëmbi, shkencëtarët hedhin idenë se ndarja e linjave të zhvillimit mes njerëzve prehistorike dhe shimpanzeve ka ndodhur më herët nga sa mendohej, e jo në Afrikë, por në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

“Deri në njëfarë pike, kjo mund të konsiderohet si një hallkë e re e munguar, që vjen në vëmendjen tonë”, thotë profesor Nikolai Spassov, i Akademisë bullgare të Shkencave. “Megjithatë, hallka që mungojnë do të ketë gjithmonë, – vazhdon ai, – sepse evolucioni është një zinxhir i pafundëm formash pasuese”.

Në bazë të madhësisë së nofullës, supozohet se “El Graeco” peshonte rreth 40 kg dhe kishte madhësinë e një shimpanzeje të sotme femër. Shkak për ndarjen e njeriut nga majmuni, ka gjasë të jenë bërë ndryshimet e forta klimatike./njekomb

Zbulimi tronditë shkencën: Njerëzimi e ka origjinën nga “pellazgët”, nga Ballkani Read More »

Ekspedita: Të fshehtat e anijeve antike të mbytura në ujërat shqiptare

Oliverta Lila

Anije të mbytura shekuj më parë, ngarkesa me verë e vaj ulliri, amfora të mëdha që “prehen” në fund të detit shqiptar. Janë pasuri arkeologjike të veshura me histori po aq interesante. Prej gjashtë vitesh, ekspedita shqiptaro-amerikane në bordin e anijes “Herkules” është vënë në kërkim të këtyre thesareve. Deri më tani janë 6 “relikte” që datojnë më shumë se 2000 vjet më parë që janë zbuluar, përfshirë edhe të tjera të një rëndësie të dytë. Inxhinierë e arkeologë, ndihmuar nga teknologjia më e lartë i janë kthyer sërish bregut shqiptar. Gjiri i Vlorës është destinacioni i këtij viti, ndërkohë që aktualisht ekspedita është vendosur në veri të ishullit të Sazanit. Zhytje, skanime, përpunim të dhënash. Arkeologu Adrian Anastasi, drejtori i palës shqiptare, tregon se edhe këtë vit janë etiketuar pika të cilat do të verifikohen. Mundësia e një zbulimi të ri në fazën e fundit të ekspeditës nuk përjashtohet. Gjetja e fundit, ishte zbulimi vitin e shkuar të një anije 2100-vjeçare, 30 metra të gjatë në perëndim të ishullit të Sazanit. Mbytja e kësaj anijeje gjatë periudhës së Republikës Romake kaq pranë brigjeve shqiptare, u hamendësua se mund të kishte lidhje edhe me betejat e luftës civile, zbarkimin e Jul Cezarit dhe ushtrisë se tij në gjurmët e Pompeut. Shumëkush mund të mendojë se arkeologët gjurmojnë zona të caktuara, ku nga burime historike apo gojëdhëna thuhet se është mbytur një anije. Në fakt, nuk ndodh kështu. “Kërkimet që bën ekspedita janë kërkime matematikore, pra duke kontrolluar çdo metër të hapësirës ujore me teknologji të lartë. Deri më sot ne nuk kemi kërkuar sipas sinjalizimeve apo burimeve antike. Kërkimet tona janë shumë të sakta, pasi skanohet i gjithë bregdeti dhe jo sipas zonave të caktuara. Kjo metodologji ka kosto më të lartë, por edhe rezultatet janë më të larta. Deri tani janë zbuluar 19 relikte historike nga shek I-IV para Krishtit e deri në disa anije të Luftës së Dytë Botërore”, thekson Auron Tare nga Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare.

Burimet antike

Sa anije mund të jenë mbytur në brigjet shqiptare? A ka të dhëna për vendndodhjen e tyre? A u kanë rezistuar shekujve? Kureshtja e gjithsecilit në këtë pikë mund të çojë në shumë pyetje të këtij lloji. Sipas Tares, burimet antike flasin gjithmonë për mbytje të anijeve në brigjet e Ilirisë apo Epirit antik. “Nga burimet e shkruara ne kemi një database shumë interesante, por duhet thënë se deri më tani nuk kemi mundur të provojmë asnjë nga këto burime për saktësinë e tyre. Jemi akoma në fillimet e kërkimeve, por deri më tani zbulimet janë bërë nga metodologjia e aplikuar dhe jo nga këto burime të shkruara. Është shkruar se në Luftën Civile midis Cezarit dhe Pompeut, i biri i Pompeut, Gnaius Pompeu mbyti një sërë anijesh në hyrje të Orikumit për të bllokuar flotën e Cezarit. Deri tani nuk kemi asnjë të dhënë për të verifikuar këtë burim historik. Po kështu dimë nga burime të shkruara se Flota Normane e udhëhequr nga prijësi i familjes normane, Zhiskardi, luftoi për disa ditë në Gjirin e Butrintit dhe bregun e Sarandës së sotme me Flotën Bizantine dhe Veneciane. Deri tani asnjë gjurmë nuk është gjendur nga kjo flotë, megjithëse burimet thonë se Perandori Komnenu shembi anijen flamurmbajtëse diku afër Butrintit. Po kështu dihet që vëllai i Mbretit të Francës Filipitte Pare, konti Hugh of Vermandois, i cili udhëtonte për në Kryqëzatë më 1096 e humbi flotën e tij shumë pranë brigjeve të Durrësit. Në fakt, ai dhe shpura e tij ia dolën të shpëtonin me not, kështu që anijet e mbytura duhet të jenë shumë pranë brigjeve. Megjithatë pritet që në sezonet e ardhshme të kemi mundësi të verifikojmë edhe këto burime antike nëse janë gjeografikisht të vërteta apo jo. Ndryshon puna me anijet e humbura në konfliktin e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Nga informacioni i mbledhur nëpër arkiva del se në ujërat tanë duhet të jenë mbytur mbi 40 anije italiane, austro-hungareze, franceze, gjermane, një nëndetëse greke, një U-Boat austriak, disa avionë britanikë. Më e famshmja nga këto anije është sigurisht anija flamurmbajtëse e flotës italiane të Mesdheut “Regina Margerita”, e cila u mbyt nga një nëndetëse austriake me 720 vetë në bord, përfshirë edhe një admiral italian, në hyrje të Gjirit të Vlorës. Mbytja e “Regina Margerite” ka qenë një prej lajmeve më të bujshme botërore gjatë Luftës së Parë.Po kështu, gjatë hulumtimit të arkivave kam gjetur se në fakt një prej komandantëve më aktivë të nëndetëseve gjermane gjatë Luftës së Parë në ujërat shqiptare ka qenë një oficer i ri, i cili më vonë u bë një prej figurave më të rëndësishme të Gjermanisë Naziste. Ky ka qenë admirali Kanaris, shefi legjendar i Abwer( Zbulimit Ushtarak) gjerman. Kanaris, i cili operonte nga Baza e Kotorit, ka pasur shumë histori interesante në brigjet shqiptare. Zbulimi i këtyre anijeve të mbytura dhe historia e tyre, do të jetë pjesë e një botimi të veçantë mjaft luksoz, i cili do të sjellë një pjesë të panjohur të historisë shqiptare”, tregon Auron Tare. Sipas tij, i gjithë bregu shqiptar ka mjaft pasuri arkeologjike, sinjë breg i rrahur nga lundërtarë, eksploratorë, udhëheqës, priftërinj, tregtarë etj. Këtu fillonte rruga më e famshme antike Via Egnatia, e cila lidhte Romën me Kostandinopojën dhe më tutje me tregjet orientale të mallrave të luksit.

Dyshimi

Arkeologu Adrian Anastasi thekson se deri më tani e gjithë pjesa e bregdetit jonian deri në 220 metra thellësi është skanuar dhe dokumentuar nga “Herkules”. Për herë të parë, kjo ekspeditë ka realizuar hartat arkeologjike me të dhëna të sakta mbi pasurinë nënujore. Problemi i specialistëve mbetet se çfarë do të bëhet me këtë pasuri pas përfundimit të kësaj ekspedite. Auron Tare mendon se ka një neglizhencë të plotë institucionale, por edhe një paaftësie e shoqërisë për të kuptuar rëndësinë e madhe të trashëgimisë kulturore që kemi. “Për ta ilustruar këtë fakt do të doja të shtoja se për 6 vjet, pala amerikane dhe më saktë Fondacioni RPM Nautical, ka harxhuar shuma të konsiderueshme në identifikimin e pasurive nënujore shqiptare. Shteti ynë dhe institucionet përkatëse deri më sot ka dhënë 0(zero) fonde. Edhe kërkesa jonë për t’u furnizuar me naftë pa taksë nuk është aprovuar dhe anija “Herkules” detyrohet të furnizohet në vendet fqinje edhe pse kjo anije punon për dobi të historisë së Shqipërisë. Edhe dy pulla që ka printuar Posta Shqiptare me zbulimet tona, jo vetëm i ka plot me gabime, por i ka marrë imazhet pa leje duke thyer të drejtën ndërkombëtare të së drejtës së autorit.   Përjashtim bën Flota Detare, e cila këta 6 vjet ka qenë shumë e gatshme për të ndihmuar në sektorin e saj. Pala amerikane sot është, nesër ikën diku tjetër. Janë shumë vende në Mesdhe që e ëndërrojnë këtë punë që po bëhet në Shqipëri. Sa ekspedita të tilla operojnë aktualisht në botë? Vetëm 6. Pra Shqipëria ka një fat të madh në mundësinë e njohjes dhe identifikimit të pasurisë së saj kulturore nënujore. Problemi qëndron se deri më tani nuk shikohet asnjë dritë në fund të tunelit për të qenë optimist se diçka do të bëhet edhe në këtë fushë. Askush nuk e ka marrë seriozisht këtë projekt ambicioz dhe nuk ka jo vetëm investime, por edhe një mirënjohje nga Ministria e Kulturës apo institucionet e tjera. Pyetja është se çfarë do të ndodhë pasi projekti të mbarojë? Si do të ruhet kjo pasuri? Kush dhe si do studiohet? A do të ngrihet një muze i trashëgimisë nënujore? Këto dhe plot pyetje të tjera nuk kanë asnjë përgjigje”, thekson Tare. Ndërkohë, Adrian Anastasi shpjegon se ekspedita e përbashkët, shqiptaro-amerikane do të vijojë deri në realizimin e hartave të plota arkeologjike.

Rreziku

Arkeologu Adrian Anastasi, por edhe Auron Tare, kanë dhënë vazhdimisht alarmin për rrezikun që i kanoset pasurisë arkeologjike nënujore nga zhytjet e pakontrolluara. Sipas specialistëve, kjo vjen për faktin se shteti shqiptar nuk ka asnjë kontroll mbi hapësirën ujore. Për vite, vjedhja e pasurive nënujore vazhdon pa u ndëshkuar. “Nuk ka një ligj mbi trashëgiminë nënujore. Nuk ka asnjë departament në MTKRS që të merret edhe me këtë pjesë të trashëgimisë sonë. Nuk ka asgjë”, thekson Tare.

Kërkesa

A do të ngrihet një muze i trashëgimisë nënujore?

Arkeologu i arkeologjisë nënujore, Adrian Anastasi, e sheh të domosdoshme ngritjen e një muzeu për këtë pasuri. Por sipas tij, nuk duhet të jetë thjesht dhe vetëm një hapësirë ku ekspozohen disa relikte. “Koncepti modern i muzeut është një institucion që ekspozimin duhet ta ketë si qëllim të fundit. Më parë duhet të bëhet një punë e madhe kërkimore-shkencore, gjë që i mungon profilit të muzeve në Shqipëri. Një muze i tillë duhet të ketë laboratorin, stafin e specializuar që të bëjë në mënyrë autonome kërkimin shkencor. Ne kemi një trashëgimi të tillë që mund të flasim pa frikë për muze të profilizuar. Ka ardhur koha që të kemi një muze kombëtar të arkeologjisë nënujore që t’u përgjigjet standardeve ndërkombëtare. Kati i tretë i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, që aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksioni, mund të shërbente shumë mirë për të bërë një pavijon për arkeologjinë nënujore. Ka material shumë të bollshëm e interesant. U bënë dy vjet që unë po merrem me kthimin e spirancave antike. Janë të kompozuara me dru dhe elemente plumbi, të periudhës arkaike duke nisur nga shek 7 para erës sonë deri në shek 3. Vetëm me studimet e bregut të Jonit kemi gati 80% të tipologjisë mesdhetare të këtyre spirancave dhe kjo tregon se çfarë kontaktesh ka pasur në brigjet e Ilirisë. Nëse studiojmë më pas edhe anijet antike të mbytura në brigjet tona, është një informacion i pafundmë për specialistët e rinj”, thekson Anastasi.

Të dhëna

Një anije në Kepin e Rodonit?

Një anije antike mund të gjendet e mbytur në Kepin e Rodonit. Arkeologu Adrian Anastasi thotë se kanë të dhëna që mund t’i çojnë në gjetjen e një relikti në Kepin e Rodonit. “Janë të dhëna që i kemi marrë e konsultuar me peshkatarët lokalë, sepse ende nuk e kemi përfshirë këtë zonë në ekspeditën tonë”, tregon Anastasi.

Ekspedita: Të fshehtat e anijeve antike të mbytura në ujërat shqiptare Read More »

Harun Panajaja, dera e detarëve të vjetër të Vlorës

Nga Anila Peci
Familja e Harun Panajasë u zhvendos në qytetin e Vlorës rreth viteve 1850. Në fillim ata u shquan si detarë, por më pas me flotën e tyre nisën të japin një kontribut të madh si për përhapjen e gjuhës shqipe, ashtu dhe në ngritjen e tregtisë në qytetin bregdetar. Për të parin e kësaj familjeje mësohet se edhe spanjollët ngritën një objekt nderues në brigjet e tyre dhe më pas i dhuruan një anije.

“Në kapdet u bë hataja
Lufton Harun Panajaja,
Lufton natë e lufton ditë
U bë deti i jeshiltë.
Me dukatas, himariotë,
Zjarr në det e zjarr në tokë,
Se ky truall kishte zot”

Kjo është një nga këngët e trashëguara gojarisht në qytetin e Vlorës lidhur me një nga kapedanët e njohur të detit, Harun Panajanë, emri i të cilit shfaqet qysh në mesin e shekullit XIX, në brigjet detare të Vlorës, Himarës dhe Semanit.
Asokohe në brigjet detare ishin të pranishme edhe anijet tregtare të Markajve (gjyshi i Petro Markos), Anagnostajve (gjyshi dhe stërgjyshi i Dhimitër Anagnostit), Notajve, Nerënxajve, Grillove dhe mjaft varkëtarë të tjerë që udhëtonin nëpër Mesdhe; në brigjet Dalmate, Dubrovnik, Trieste, Napoli, Pire, Spanjë, Maltë, Turqi e Egjipt.
Udhëtari francez Pjer Morineë, në vitin 1864, në një përshkrimin e tij, vë në dukje ashtu si Sami Frashëri se në gjirin e Vlorës dhe të Himarës ishin mbi 215 anije, të cilat kryenin marrëdhënie tregtie e transport mallrash në brigjet e Mesdheut (vendet e Mesdheut).
Në regjistrin e doganës së Vlorës, dhjetor 1880, anijet lundruese të Markajve dhe Panajasë transportonin qitro, valanidh, kripë, lesh, vaj, ullinj dhe mish pastërma nga Vlora në Napoli, Bari dhe Maltë.
Harun Panajaja
Nipi i Harun Panajasë, 76-vjeçari Astrit Haruni, mjek me profesion, rrëfen lidhur me gjyshin e vet ato çka dëgjuar të rrëfyera nga të afërmit, por edhe të lexuara në dokumente bashkëkohore.
Pas mësimeve të para që mori në Mejtepin e Vlorës dhe në Prevezë, Harun Panajaja kreu studimet në një shkollë të mesme për ekonomi agrare në Kajro të Egjiptit. Atje u miqësua me një kapedan të madh deti, Abu El Nedinn, i cili e bëri si birin e tij dhe disa kohë e punësoi në anijen e tij me avull në Pire, në Selanik.
Me vdekjen e kapedanit egjiptian, Harun Panajaja u kthye në Vlorë dhe fillimisht shërbeu si manovrator i anijes së Anagnostajve, e cila bënte udhëtime në Angli e deri në brigjet e Francës. Në vitin 1878 bleu në Napoli anijen “Sibila” me të cilën zhvillonte tregti kryesisht me Italinë, Korfuzin, Malin e Zi dhe Spanjën.
Nga gojëdhënat thuhet se ato kohë (1885), ai shpëtoi nga mbytja ekuipazhin e një anijeje spanjolle, të cilët ishin së bashku me familjet e tyre.
Për këtë akt, ata i ngritën një “objekt” në shenjë falenderimi në brigjet e Spanjës dhe i dhuruan një anije tjetër.
Nga kronikat e kohës mësohet se Harun Panajaja në Napoli u njoh me gjeneralin Dhimitër Leka, prej të cilit merrte gazetat dhe revistat e De Radës, si dhe librat e tij dhe të Zef Sqiroit (arbëresh i njohur) dhe i sillte në Shqipëri.
Këtë punë bënte dhe në Stamboll, ku u njoh dhe u miqësua me Shahin Kolonjën dhe Petro Pogën.Konsulli austrohungarez në Janinë i raportonte Vjenës se “prej Italie Harun Panajaja çon në Vlorë gazetat e De Radës dhe prej Stambollit gazetat e Shahin Kolonjës”. Ai transportonte dhe postën austrohungareze nëpër Mesdhe.

Shahin Haruni
Zanatin e detarit ai ia mësoi dhe të birit, Shahin Harunit, i cili pas shkollës që kreu në Janinë fillimisht punoi në doganën e Korfuzit dhe në fillim të shekullit XX nisi të lundronte nëpër brigjet e Mesdheut me anijen e tij “Sibila”. Shahin Haruni u përfshi në lëvizjen kombëtare duke qenë një anëtar aktiv i shoqërisë “Lumi i Vlorës”, e cila kryesohej nga miku i tij, rilindasi Hamit Lumi (Çela)

Sjellja e librave dhe gazetave në shqip
Shahini dhe Hamiti sillnin libra e gazeta shqip nga kolonitë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, Kajros, Bostonit, Stambollit, Selanikut, duke bashkëpunuar ngushtë me Kolë e Kristo Karbunarën, Ibrahim Abdullahun dhe Ibrahim Shytin.
Për këtë veprimtari Shahin Haruni u arrestua në vitin 1903 së bashku me Hamit Lumin dhe u burgosën në Berat dhe Janinë. Në vitin 1908 emrin e tij e gjejmë në komisionin e çeljes së klubit atdhetar “Labëria” të Vlorës, si dhe në komisionin e vlonjatëve për zgjedhjen e Ismail Qemalit deputet.
Një kontribut të veçantë Shahin Haruni ka dhënë në kryengritjen e Shqipërisë së Jugut kundër pushtuesve turq (1911- 1912), ku sipas kërkesës së Alem Mehmetit (komandant i përgjithshëm i luftës), Ibrahim Abdullahut, Hamza Isait, Hamit Bej Vlora, Qazim Kokoshi, solli armë e municione nga Korfuzi e Napoli për të furnizuar luftëtarët dhe realizimin e kërkesave të tyre për shpalljen e pavarësisë kombëtare.
Financimet dhe bamirësitë
Një kontribut të veçantë Shahin Haruni ka dhënë edhe në financimin dhe ndërtimin e mjaft objekteve të qytetit të Vlorës. Duke qenë anëtar i shoqërisë “Vlorë e lirë” dhe “Odës së Tregtisë”, ai ndihmoi në ndërtimin e Sahatit të Qytetit, Urës së Izvorit në Tragjas, Molit të ri në Portin e Vlorës dhe Kishës së Shën Todrit.
Po kështu me emrin e tij qysh në fillim të shekullit të 20-të, ngriti çezmën e fshatit Panaja, me pesë sylynjarë (rrjedhje uji). Gjurmët e saj janë ende në fshatin Panaja. Kush kishte çezma asokohe në fshat ishte ndër më komodët, po t’i referohesh furnizimit në fshatra të tjerë, që merrnin ujë në përrrua.
Shpeshherë Shahin Haruni jepte ndihma në teqenë e Kuzum Babait dhe vakëfin e qytetit për të vobektit. Në vitin 1920 ai u zgjodh në këshillin e shoqërisë “Mbrojtja Kombëtare”, ku u bëri thirrje vlonjatëve për të ndihmuar bonjakët, fëmijët e dëshmorët të rënë në këtë luftë epope (bëhet fjalë për luftën e Vlorës). Numëroheshin atëherë mbi një mijë fëmijë të mbetur pa prindër nga kjo luftë.
Në vitet 1920-1940 disa herë financoi trupën e teatrit, orkestrën e Vlorës dhe shoqatën sportive- kulturore “Ismail Qemali”. Në shënimet e tij Besim Qorri (kryetari i kësaj shoqate) shpjegon: “Vlonjatët kanë një shëmbëlltyrë të gjallë të atdhedetarisë, Shahin Harunin, i cili ka financuar lëvizjen kulturoro-sportive në vend.

Transportimi i çamëve në Vlorë e Sarandë
Shahin Haruni kishte ndjenja të fuqishme kombëtare. Qysh në vitet 1913 -1914 me anijen e tij “Sibila”, ai kishte shpëtuar nga masakrat e grekëve mjaft familje çame nga Vola, Arpica, Parga dhe Preveza, të cilat i kishte transportuar për në Shqipëri. Kjo gjë u ringjall përsëri në vitin 1923 me spastrimin e çamëve nga trojet e tyre prej qeverisë greke dhe dëbimin për në Turqi dhe vende të tjera.
Ai së bashku me Sheref Danon, Murat Tërbaçin dhe Halim Xhelon udhëtuan tri herë në brigjet e Çamërisë dhe sollën në Sarandë e Vlorë mbi 200 familje çame, duke i shpëtuar nga masakrat.
Miqësia me çamët ka vijuar deri në kohët e vona me Harunajt. Në shtëpinë e tyre qëndronte varur fotografia e Muharrem Rushitit dhe Musa Demit, figura këto të njohura në Çamëri.

Si u çel Oda e Tregtisë
Ndër themeluesit e parë të Odës së Tregtisë në Vlorë gjendet edhe emri i Shahin Harunit. Nevoja për organizimin e një institucioni të tillë lindi nga fakti që edhe Vlora, si vend i prapambetur agrar kishte të nevojshme futjen në jetën ekonomike të rolit të kapitalistëve vendas, për të përballuar edhe vërshimin e mallrave të huaja.

Në vitin 1913 një grup tregtarësh të Vlorës krijuan një grupim dhe kryetar i saj ishte Xhemil Bej Vlora, veprimtari që u ushtrua deri në vitin 1917.
Nisma e tregtarëve u ndërmor për të vendosur një rregull në marrëdhëniet e tyre me portin detar të Skelës dhe tregtarët që vinin aty nga Berati, Fieri, Lushnja, Ballshi, Gjirokastra, apo Përmeti.
Në vjeshtën e vitit 1920 nisi veprimtarinë e vet Oda e Tregtisë, ku fillimisht u përfshinë 29 anëtarë dhe Këshilli Administrativ, i përbërë nga 15 vetë. Në këtë këshill bënte pjesë edhe Shahin Haruni. Në këtë periudhë e kanë zanafillën edhe ndërtimet e punishtevet të vajit, alkoolit, akullit, miellit.

Miqësia me Hamit Lumin
Në vitin 1890 Harun Panajaja dhe Hamit Lumi takuan në Egjipt Shahin bej Kolonjën dhe Athanas Tashkon, të cilët kuvenduan për zgjerimin e lëvizjes kombëtare. Qëllimi i takimit të tyre ishte futja e librave dhe shtypit shqiptar në Prevezë, Vlorë, Durrës dhe Ulqin.
Qysh asokohe, Hamit Lumi u punësua në flotën e Harun Panajasë (që përbëhej nga 7 anije, prej të cilave 3 qëndronin në breg për peshkim, ndërsa katër dilnin në det). Kështu në Vlorë erdhën librat e Sami Frashërit, librat e Hasan Tahsimit e Pashko Vasës.
Detaria në Vlorë, pak histori
Në shekullin XVIII- XIX në brigjet detare të Vlorës dhe Himarës lundronin për në Mesdhe anijet tregtare të Vlorës, të Anagnostajve, Ndrenikajve, Markajve, Notaj, Karavejllave, Harun Panajasë e krahas tyre anijet e ulqinakëve dhe kapidanit të detit Haxhi Alisë.
Anijet e brigjeve të Vlorës lundronin pothuajse në tërë Mesdheun, Itali, Kroaci, Greqi, Turqi, Spanjë, Francë, Angli, Egjipt e Maltë. Shpeshherë anijet vlonjate dhe ato himariote sidomos rreth viteve 1815, 1837, 1856, 1885 janë ndeshur në det në beteja kundër saraçenëve dhe piratëve të tjerë të detit që vinin nga brigjet e Arabisë dhe Spanjës, por edhe Dubrovnikut, për të plaçkitur vendbanimet shqiptare të Jonit dhe Adriatikut.
Në vitin 1889 flota e Harun Panajasë u ndesh në Kepin e Gjuhëzës me piratët e Kretës, të cilët kishin rrëmbyer bagëtitë e fshatarëve të Dukatit. Pas kësaj përplasjeje, një këngë iu kushtua Harun Panajasë, e cila ka mbërritur gojarisht deri në ditët e sotme.
Në Vlorë, kryesisht në Orikum e Himarë, qysh në mesjetë njihen anijet tregtare- luftarake të brigjeve shqiptare. Një flotë të tillë prej 52 anijesh kishte dhe në zotërimin e tij dhe Gjergj Araniti.
Po kështu, i biri i tij Sinan Pashë Vlora, si kryekomandant i Flotës Detare të Mesdheut, kishte një numër të konsiderueshëm luftëtarë dhe detarë vlonjatë.
Në shekullin XVIII- XIX një zhvillim të veçantë detarisë i dhanë detarët ulqinakë që erdhën dhe u vendosën në Vlorë, të cilët kishin nënshkruar një akt marrëveshje me detarët e Vlorës dhe Himarës për zotërimin e detit.
Në gjysmën e dytë të shekullit XX, krahas ulqinakëve dhe vlonjatëve, detarë të tjerë në gjirin e Vlorës u bënë çamët, të cilët erdhën në Vlorë nga raprezaljet greke në Çamëri.
Atdhedashuria
Një nga figurat e detarisë së Vlorës, Shahin Haruni, në vitet 1920-1940, disa herë financoi trupën e teatrit, orkestrën e Vlorës dhe shoqatën sportive- kulturore “Ismail Qemali”. Në shënimet e tij, Besim Qorri (kryetari i kësaj shoqate) shpjegon “vlonjatët kanë një shembëlltyrë të gjallë të atdhedetarisë, Shahin Harunin, i cili ka financuar lëvizjen kulturore sportive në vend.

Prejardhja
Astriti pohon se të parët e tij kanë ardhur në qytetin e Vlorës rreth viteve 1850 – 1860. Gjyshi i tij erdhi nga Panajaja së bashku me djalin e vet, Hamzain, dhe u vendosën familjarisht në lagjen “Vrenez”. Pasi blenë shtëpi, të tjerat i ndërtuan në vitin 1908, ku gurët i sollën nga Karaburuni.
Duke qenë detarë, ata i sollën vetë gurët andej. Shtëpia me dy kate dhe papafingo ekziston ende edhe sot, por është e pabanuar. “Xhaxhai, Hamzai më ka treguar që në kohën e Hyrjetit, ustallarët po ndërtonin katin e dytë”, rrëfen Astriti. Historia e mbiemrit është si e shumë familjeve vlonjate, trashëgim të emrit të të parëve.
“Fillimisht mbiemri ka qenë Shahu, pasi deri në vitin 1945 është regjistruar i tillë në gjendjen civile. Duke iu referuar origjinës së hershme, i ardhuri i parë në Vlorë thirrej Haruni i Panajasë dhe i mbeti Harun Panajaja. Emrin e tij ne e mbajmë tashmë si mbiemër”.
Haruni kishte katër djem dhe një vajzë: Hamzain, Shahinin, Faikun, Dinon dhe Qamon. Njëri prej tyre, Faiku, ka vdekur në internim në kampin e Mat’hausenit për shkak se u akuzua si antifashist.
Pasardhësit sot
Detaria mbeti thjesht tek brezat e mëparshëm. Pasardhësit hoqën dorë qysh prej shitjes së gjemive (anije e vogël) nga Shahini e Hamzai, që i dhanë të shtata në këmbim të tokave e pasurive të tjera.
73-vjeçari Astrit Haruni është i fundit i brezit të vet. Ai ka dhënë mësim në shkollën mjekësore të Vlorës për 25 vjet, në të cilën ka dhe bashkautorësinë e një teksti mjekësor.
Profesionin e mjekut e kanë vijuar edhe të tjerë pasardhës: djali i tij Artani, neurolog, mbesa Violeta, nipi Arbeni, e mbesa tjetër Enrieta, farmaciste. Profesione të tjera që janë zgjedhur janë edhe ekonomistë, inxhinierë, kimistë. Shumë prej tyre janë në Vlorë, por ka edhe në Tiranë, Fier, Amerikë, Itali e Greqi.

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”
Teksa tregon për të parët, Astriti nuk harron të ndalet në një histori për xhaxhanë e vet, Hamzain, asokohe 14-vjeçar. “Ishte natyrë e hedhur dhe kishte raste që fqinjët ankoheshin për të.
Në një situatë të tillë, kur ishte ankuar një nga gratë fqinje se ai kishte trazuar bahçen e familjes së saj, gjyshi Haruni e merr djalin e vet, Hamzanë, dhe siç e ngre nga shtëpia, e çon në port dhe i thotë një miku të tij ulqinak: “Merre dhe hidhe në det!”.
Urdhri e shokoi detarin që po përgatitej për të udhëtuar drejt Prevezës, por përsëritja e tij e prerë dhe rregullat që kishin mes tyre, bëri që ta hipte djalin në anije. Nuk e hodhi në det, por e lëshoi në Prevezë, duke iu larguar menjëherë. 14-vjeçari u rikthye në shtëpi vetëm dy muaj më pas. Kur e pa në shtëpi, nëna e tij iu lut të shoqit ta çonte varkëtar dhe prej atij momenti ai filloi detarinë. Hamzai jetoi 90 vjet.
Një nga Harunët e sotëm: I pari “mirëmëngjes” i Vlorës
Nipin e Shahin Harunit pakkush e njeh me emrin e vërtetë Bardhyl. Të gjithë e thërrasin Luli. Çdo mëngjes ai hap dyqanin e tij të vogël rreth orës 5:00-5:30, duke qenë ndër të parët që i thotë përshëndetjen e mëngjesit Vlorës. 66-vjeçarit i pëlqen të shijojë mëngjesin në qoshkëzën e tij, duke pritur mbërritjen e shtypit të ditës, pse jo edhe për të shfletuar i pari rreth ngjarjeve më të fundit.
Çdo ditë është i përpiktë, e në ato të pakta raste që dera e dyqanit mbyllet, njerëzit e pyesin për shëndetin, pasi e dinë që dyqani i Lulit është përherë hapur. Mosha nuk e pengon aspak të vijojë punën rregullisht si edhe më parë, me po të njëjtin zakon, atë të daljes shumë herët nga shtëpia, për të hapur shpejt dyqanin, por edhe për t’i thënë ndër të parët “mirëmëngjes” Vlorës.

Familjet e vjetra të Vlorës
Vlora ka pasur në tre shekujt e fundit disa nga familjet më në zë, siç janë Vlora, Mezinaj, Çoba, Panajaja, Isaraj, Kokoshi, Xhyheri, Nota, Sharra, Agalliu, Haxhiu, Qypi, Bazili, Risilia (Fejzo Xhafa), Radhima, Kreshpa etj, të cilët në fund të shekullit XIX u shtuan dhe me tregtarë beratas dhe elbasanlli, si dhe hebrenjtë (Matathia, Jakoel, Kohen). Krahas detarisë Vlora u zgjerua me marrëdhëniet tregtare.

Nëpërmjet portit të Vlorës zhvilloheshin marrëdhënie me 22 vende të ndryshme të botës. Historiani Bardhosh Gaçe është edhe nga personat që ka kontribuar në zbulimin e detajeve të shumta lidhur me familjet e vjetra vlonjate dhe me pasurimin e historisë së këtij qyteti 2500-vjeçar me materiale të mbuluara nga pluhuri.

Rruga “Harun Panajaja”
Rreth dy vjet më parë, këshilli bashkiak i Vlorës, bazuar në një urdhër të Ministrisë së Brendshme vendosi emërtimin e 94 rrugëve të qytetit bregdetar. Për këtë u ngrit një komision me historianë dhe intelektualë të Vlorës.
Ndër 94 emrat e rrugëve, të cilat u miratuan nga këshilli bashkiak në dhjetor të vitit 2008 rezulton edhe ai i Harun Panajasë dhe ndodhet në lagjen “Çole”.

Harun Panajaja, dera e detarëve të vjetër të Vlorës Read More »

Lufta e Krimesë mbushi me lavdi kapedanin Bib Doda

Ajo që e mbushi me lavdi Bibë Dodën, qe lufta Ruso-Turke, që u u quajt ndryshe, Lufta e Krimesë, në vitin 1854.

Bibë Doda me Mirditën, në këtë luftë, mbajtën anën e aleatëve:Turqi, Angli, Francë dhe Piemonte. Me një qëndresë që i dalloi miditasit mes gjithë të tjerëve, Mirdita fitoi një vend të lavdishëm në historinë Evropiane, nderimin e Perandorisë Otomane dhe simpatinë e Francës, e cila që atëherë e mbrapa mbajti nën mbrojtje Mirditën dhe prijësit e saj.

Është koha pra,, kur Bib Doda dhe Mirdita arrijnë kulmin e lavdisë, brenda por dhe jashtë Perandorisë Osmane.

Dom Ndoc Nikaj një nga personalitet më të rëndësishëm të Kulturës dhe Historisë tonë kombëtare në dorëshkrimet e tij të përmbledhura në librin “Kujtime të një jete të kalueme”, përcjell për Bib Dod Pashën informacione tepër interesante:

“Në luftën që u ba në Sebastopull, Bib Doda  si kapidan i Mirditës ishte gjetë aty me trimni…Këtë pjesë historie, më ra ma vonë kur kjeshë i rritun, me e ndigjue me veshë të mij nga tata jem, qi aso kohe, kjo gjetë dhe ai në Sevastopull në shërbim të ushtrisë francezë.

Mirdita që ishte kenë mbrapa me ushtritë turke n’atë ditë e pshtoj ushtrinë turko-frënge me një taktikë lufte të përdonun nga kapidani i tyne Bib Doda, i cili tu vërejt se rust vijshin tue afrue rreshtoi 4000 mirditasit e vet përballë rusëve me shpejtësi të rrufeshme urdhëroi:’Në shpinë mecë.

U larguen njani pas tjetrit dhe të gjithë njiherë ranë në shpinë përdhe. Bataret e pushkëve të rusve kalonin përpjetë nuk mund t’i merrnin ato të shtrimë përtokë, ndërsa ato mbushën pushkët shtrimas në njënën bri dhe porsa ato çojshin kryet pushkatojshin ushtarët rusë që ishin në kambë. Kjo dredhi bëri që të binin në tokë rreth 4000 rusë.

Pasi i eleminuan morën varkat dhe dolën në anën tjetër të Danubit, duke u pritur me brohori prej gjithë ushtrisë sikur mirditasit të ishin Sulltani i Stambollës dhe Napoleoni i Tretë i Francës”. Bib Doda e mirditasit patën nderime të veçanta. Sulltani e emëroi Bibë Dodë Pashën Princ  dhe qeveria turke e njoftoi Pashë e princ të Mirditës”.

Por Turqisë nuk i pëlqeu ky sukses i madh i Bibë Dodës, pasi ai, në fund të fundit, përfaqësonte një krahinë, që nuk i ishte bindur Turqisë dhe shpejt mund ta bënte Mirditën bërthamën e një shteti të pavarur shqiptar.

Gjithsesi për merita të veçanta në Luftën e Krimesë:, Bibë Dodës Turqia qe e detyruar t’i jepte titullin pashë. Ishte hera e parë që një titull të tillë ta merrte një katolik shqiptar. . Më vonë marrëdhëniet e Bibë Pashës, përkëqesohen në vijimësi.

Po pikërisht në këtë kohë Turqia përdori një dredhi. I hoqën mirditasve kostumin kombëtar dhe i dhanë urdhër të vishnin veshjen turke.

Këtë gjë Bibë Doda quajti si fyrje të madhe dhe nuk e pranoi. Aq e madhe u bë ngjarja sa konsulli francez formoi një komision ndërkombëtar i përbërë nga konsulli francez, ipeshkvi i Lezhës si dhe përfaqësues të Qeverisë Turke.

Anëtarët e komisionit për të parandaluar krizën, u nisën për në Orosh, për të takuar Bib Dodë Pashën. U mblodhën në kuvend burrat e Mirditës dhe pasi morën garancitë prej Komisionit Ndërkombëtar, morën vendimin për pezullimin e çdo aksioni luftarak.

(Antologji historike, Gjet Ndoj) /konica.al/

Lufta e Krimesë mbushi me lavdi kapedanin Bib Doda Read More »

Një vajzë e vogël përshëndet shoferët e trenave çdo ditë, 3 vjet më vonë ata shohin një shenjë në të njëjtën dritare, por jo vajzën…

Njerëzit gjithmonë tentojnë të mendojnë se kur të kenë diçka, do të jetë përgjithmonë.

Në Tulsa, një qytet i vogël në Oklahoma në Shtetet e Bashkuara, makinistët e trenave çdo ditë përshëndesnin një vajzë të vogël, që gjithnjë shikonte nga dritarja e shtëpisë së saj, e cila ishte krejt përpara hekurudhës.

Tre vjet më vonë të dy makinistët vunë re diçka të çuditshme, vajza e vogël nuk kishte shkuar si zakonisht tek dritarja për t’i përshëndetur ata, shkruan ShkodraNews. Kjo me të vërtetë i befasoi shumë, por diçka që i habiti ata edhe më shumë ishte shenja që ata kishin parë pas së njëjtës dritare.

Brian Hefley Shepard është babai i vajzës, i cili e tregoi historinë në profilin e tij të Facebook duke shkruar:

“Për disa vite, familja ime dhe unë kemi jetuar në këtë shtëpi që ndodhet përballë shinave të trenit, që do të thotë që ne jemi në rreshtin e parë për të parë trenat që kalojnë aty. Vajza ime e vogël me emrin Rio gjithmonë shikonte nga dritarja për të përshëndetur makinistët e trenave dhe, me kalimin e kohës, kjo u bë zakon i vërtetë.

Sa herë që treni kalonte, makinistët i binin borisë së trenit, kështu që Rio vraponte në dritare për t’i përshëndetur me një buzëqeshje të madhe, sikur ta kishin njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë.

Por vajza e vogël u rrit dhe ajo filloi të shkonte në shkollë.

Shkolla solli ndryshime të mëdha në jetën e Rio-s dhe ditët e para ishin shumë të vështira. Treni kalonte dhe ajo nuk ishte atje për të përshëndetur shoferët e trenave, edhe pse ata fërshëndesin borinë e trenit.

I vetmi person që shikoja trenin të kalonte tani isha unë. Me me një trishtim të madh në zemrën time që Rio nuk ishte më në dritare, shkruan ShkodraNews. Fakti i ditur se ajo po rritet aq shpejt, më bën të ndihem nostalgjik. Pas disa ditësh kam menduar të shkruaj në një letër: “Ajo filloi shkollën,” kështu që kur dëgjova borinë e trenit, e vendosa në dritare letrën e madhe për t’ja treguar makinistëve.

Në mënyrë që ata të kuptonin pse fëmija nuk dilte më në dritare për t’i përshëndetur ata.

Këtë mëngjes më trokitën në derën e shtëpisë dy burra, të cilët ishin të veshur jelekë portokalli me vija të verdha.

Mendova se ishin punonjës në ndërtim.

Por me sa duket kisha gabim, burrat kishin ardhur për të kërkuar vajzën me flokë bjonde që përshëndeste trenat nga dritarja. Ata ishin dy makinistët e trenave që gjithnjë i binin borisë, donin të dinin se çfarë ndodhi me Rio-n; ata e kishin parë shenjën, por nuk e kishin lexuar, mendonin se vajza kishte filluar shkollën, por donin të ishin të sigurt.

Ata më thanë se për tre vjet Rio i kishte përshëndetur ata çdo mëngjes dhe ata i janë shumë mirënjohës, kështu që ata u shqetësuan kur nuk e panë atë më në dritare.

Unë i thashë se do të jetë ditëlindja e saj së shpejti dhe ata më thanë se do t’i dërgonin një dhuratë të veçantë.

Është e mahnitshme se si një fëmijë i vogël ka arritur për të krijuar një miqësi të çmuar me të huajt, kjo ishte falë një gjesti të thjeshtë që është përsëritur prej vitesh, ajo është diçka që më bën krenar dhe më mbush me dashuri. Gjesti i këtyre njerëzve ishte me të vërtetë kuptimplotë për mua, unë kurrë nuk do ta harroj atë, sepse më bëri të besoj sërish në njerëzim”.

Kjo histori na mëson se diçka e papërfillshme në sytë e dikujt mund të jetë shumë e vlefshme për dikë tjetër. Gjëja e mrekullueshme është të jesh në gjendje të vlerësosh gjërat e vogla që na ndodhin në jetë, ashtu si në këtë rast, ku një gjest i thjeshtë ka lindur një miqësi të mrekullueshme.

Fakti që të dy burrat janë të shqetësuar për Rio-n e vogël është me të vërtetë i mrekullueshëm, a nuk mendoni kështu? Jepni një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur me miqtë tuaj. /Përshtati: ShkodraNews

Një vajzë e vogël përshëndet shoferët e trenave çdo ditë, 3 vjet më vonë ata shohin një shenjë në të njëjtën dritare, por jo vajzën… Read More »

Histori Kombëtare: Beteja e Albulenës

Kur luftohet për atdhe, vdekja është e shenjtë, ajo  s’shtë asgjë kur luftohet për clirim, pra ajo mbrohet edhe me të shtrejtën jetë.

Fitorja e arritur nga i madhi i lavdishmi i popullit shqiptare Gjergj Kastrioti –

Skenderbe ne kete beteje, i trembi armiqte ku ata mendonin ta e shuajne gjakun e arberit, vetem menquria e zemra e guximshme e prijesit te shqiptareve Gjergj Kastrioti i mundi pushtuesit barbar otoman, i la te vrare, i zu rober, u tregoj hordhive otomane se shqiptaret dine si te luftojne dhe fitojne, kur luftohet per atdhe dhe fitohet sado qe te jete numri i permasave  i luftetareve ne beteje.

Keshtu Arberia vazhdoi te mbetet e lire.

/njekomb

Histori Kombëtare: Beteja e Albulenës Read More »

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

Është një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo më larg se tre ditë pas fillimit të mbledhjes së Konferencës të Ambasadorëve në Londër, më 16 dhjetor 1912, kur Shqipëria e Ismail Qemalit kishte shpallur tashmë pavarësinë e saj de facto et de jure që prej një muaji, duke i shpëtuar mrekullisht vorbullës përpirëse greko-serbe-malazeze për ta gllabëritur.

Megjithëse ishte nënshkruar armëpushimi i luftës së parë ballkanike, përsëri, përplajsa e interesave të fuqive të kohës në Ballkan, si dhe shovinizmi greko-serb gjithnjë e më agresiv po paralajmëronin tashmë tallazet dhe furtunat e Luftës së parë botërore. Sakaq, vitale për Shqipërinë, si shtet i ri i pavarur, ishte përcaktimi i kufijëve të saj gjeografikë, për t’i dhënë fund copëtimit të trojeve historike e etnike shqiptare, filluar që me traktatin e Shën Stefanit dhe pasuar me Kongresin e Berlinit, kur Shqipëria etnike u masakrua.

Nuk kemi gjer më sot të dhëna se kush është gazetari Louis Arnaud (ndoshta është dhe pseudonim), por nga sa shkruan, ka njohuri disi të sakta për kombin historik iliro-shqiptar, megjithëse brenda optikës së tij të kufizuar, pa i shpëtuar paragjykimeve të kohës, interesave politike të caktuara dhe qëndrimeve gjoja diplomatike në dy karrige, po ku, për fat të keq, të shkon skiç prapanica. Thotë ca të vërteta, thotë dhe ca të pavërteta.

Dhe në fakt, nuk i zë në gojë pashalliqet e mëdha historike shqiptare nga Janina në Shkodër, me vezirët e tyre që ishin mbretër e shkuar mbretërve në tokat shqiptare, ndonëse këta nuk “e menduan” hollë e gjatë të bashkonin Shqipërinë gege e toske në katër vilajetet shqiptare të Turqisë europiane (vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) që përmbanin kufijtë e Shqipërisë së vërtetë etnike dhe jo Shqipërinë e Madhe, sikundër shpallet ende edhe sot nga propaganda sllavo-greke.

Po ashtu, duke dashur të kundërshtojmë pretendimin e Louis Arnaud se shqipja e kohës së tij nuk është ende një gjuhë e shkruar, po kufizohemi në faktin e thjeshtë se shqipja e shkruar me germa latine është përuruar me “Formulën e pagëzimit të Pal Engjëllit më 1462” (në periudhën e epopesë kastriotase), ndërkohë që murgu frëng Guillaume Adam fakton se që më 1332 (në Directrium adpassagium… ) “Albanienët (shqiptarët) në librat e tyre përdorin shkronjën latine”, pikërisht në po atë periudhë të Mesjetës së hershme kur po fillonte të shkruhej edhe vetë gjuha frënge.

Nuk po zëmë këtu në gojë “Mesharin” e Gjon Buzukut dhe veprat e Budit, Bogdanit, Kristoforidhit me shokë. Sa për çështjen e alfabetit dhe të librit shqip, i qenësishëm ky me pikatore para pavarësisë, ai ka të drejtë, duke patur këtu parasysh rolin e madh të librit në zhvillimin historik të kombeve të zhvilluara.

Një tjetër ide e autorit në atë mbarim fatlum e rilindës të 1912-ës shqiptare tërheq vëmendjen: Shkupin, ai e quan trevë shqiptare dhe kurrfarë dyshimi po ashtu për Himarën shqiptare, ndonëse aty flitet edhe greqishtja kur, në fakt, më shpirtërorja e vetë atij populli, kënga e famshme himariote, vallja, veshja, vetë historia e dokumentuar flasin për etnogjenezë të mirëfilltë shqiptare të gjithë asaj treve të famshme të Bregut, aq shumë e lakmuar historikisht me “Malet e Shqipërisë” të tablove të famshme të Lear parë që nga Korfuzi.

Sot, në Europën e Bashkuar dhe drejt saj, kufijtë e Shqipërisë, kufijtë e Kosovës as që vihen më në dyshim, tokë e det bashkë. Në dyshim përgjues vazhdojnë të mbeten lakmitë, lëpirjet dhe jargavitjet nostalgjike greko-serbe mbi trevat e lashta shqiptare, si dhe krejt bagazhi i rëndë i paragjykimeve historike që ato mbartin me vete.

Letër nga Athina e Louis Arnaud

 

Athinë, 19 dhjetor [1912]

Shqiptarët që lexojnë Shekspirin – njoh nja katër a pesë -, prej disa javësh e kanë patur të pamundur për të mos sjellë e risjellë në mendje monologun e famshëm të Hamletit To be or not to be, that is the question. Për ta çështja që shtrohej ishte: A do të jetë Shqipëria një mbretëri e pavarur, apo serbi a greku, pavarësisht nga përpjekjet e Vienës apo Konsultës [Italisë] do të vërsulen për të copëtuar territorin e saj?

Por, së pari, ç’është në të vërtetë Shqipëria? Pyetje e çuditshme, të themi. Por jo dhe aq sepse, megjithëqë hasen shqiptarë kudo në Ballkan, nga perëndimi i Vardarit gjer në rrethinat e Athinës dhe në pjesën veriore të Peloponezit drejt Kanalit të Korinthit, Megarës dhe ishujve, ku që prej tre shekujsh ata përbëjnë bazën e popullsisë, prapë është tepër e vështirë të përcaktohen teorikisht kufijtë e një vendi që do të mbante emrin Shqipëri.

Me përjashtim të kohës së Skënderbeut, shqiptarit Gjergj Kastrioti i Krujës, që luftoi si hero epopesh kundër turqve të Muratit, nuk ka patur kurrë mbretëri shqiptare. Dy a tre vjet pas vdekjes së tij, që ndodhi në Lezhë më 1466 [1468], trupat turke rinisën pushtimet e tyre.

Po ashtu, sa më thellë të futemi në histori, do hasim shqiptarët. Janë banorët më të hershëm të gadishullit dhe dorët, që pushtuan Greqinë në shekullin XII [p.e.s.] duke i dhënë fund qytetërimit kretë me themelimin e fuqisë së Spartës, ishin, brenda të gjitha gjasave, një fis shqiptar zbarkuar nga Epiri drejt Jugut. Mbreti Pirro ishte shqiptar. Dijetari Momsen i përafron me pellazgët dhe me fiset italoste. Në atë kohë të largët, ata mbushnin krejt Maqedoninë.

Dhe maqedonët, që shtinë në dorë, me Aleksandrin në krye, Greqinë e Jugut, Egjiptin dhe Azinë, për aq sa njihej kjo e fundit, ishin pasardhësit e tyre. Por, mjaft t’i thuash një heleni, as më shumë e as më pak që “Filipi, Aleksandri dhe Aristoteli ishin shqiptarë”, e veç kur do ta shohësh të iki nga mendja apo të arrijë kulmin e shovinizmit.

Një mbrëmje, kur isha në Apirantos për ekskursion, i lodhur pas një marshimi tërë ditën nën diell dhe nëpër dhiare, apo në shtigje mushkash, me potinat që m’u bënë copë, pyeta një naksiot: “Ishulli juaj është i banuar që prej tremijë e pesëqind vjetësh, apo jo? – Oh, ma ktheu, shumë më tepër! Naksiotët janë bij të pellazgëve, të atyre pellazgëve hyjnorë, siç thotë Homeri. – Bukur, thashë, po si shpjegohet atëhere që, pas kaq e kaq shekujsh, ju ende nuk keni ndërtuar në ishull as edhe një rrugë të vetme?” Më nguli ca sy të çuditshëm, por jo gjatë, për të më thënë: “Po ne këtu s’jemi në Europë dhe s’kemi nevojë për rrugë!”

Kurse tek shqiptarët, ca më keq akoma. Që prej katër mijë vjetësh a më shumë, ata flasin gjuhën e tyre dhe ende nuk e shkruajnë atë. Shqiptari kurrë nuk ka shkruar dhe kurrë nuk ka patur një libër të tij, si fshatari grek apo muzhiku sllav. Nuk po flas për libra modernë botuar nga propaganda italiane, greke, madje edhe turke me synim politik.

Folkloristë të Athinës dhe Epirit kanë botuar me germa greke këngë shqipe dhe rrëfenja popullore. Por alfabeti grek i përdorur në shqip është i pamjaftueshëm sepse i mungojnë dy a tre germa, j dhe v, për shembull. E njëjta vërejtje vlen edhe për turqit në përpjekjet e tyre.

Po e njëjta vërejtje dhe për librat shqip të shtypur me germa latine. Shqiptarë të greqizuar, që flisnin me lehtësi pothuaj të barabartë frëngjisht, greqisht e shqip, si lexuan një faqe të një broshure shtypur në Siçili, më thanë: “E kuptojmë si gjuhë, si të kuptonim greqisht me germa franceze. Për ne është një ortografi artificiale dhe shumë nuanca të shqiptimit shqip nuk jepen. Por librat shqipe që përdorin germat greke janë shumë më të vështira për t’u kuptuar”.

Dhe kësaj mungese të një alfabeti praktik shqip i duhet shtuar dëmtimi i kësaj gjuhe gjatë tridhjetë shekujsh nga ndërhyrje dukurish të tilla që e ndryshojnë pa kuptuar fonetikën, si dhe nga prurja e vazhdueshme e fjalëve greke, turke, serbe, italiane apo nga të gjithë popujt me të cilët shqiptarët kanë qenë në lidhje. Nga Shkodra në Himarë, gjuha vjen e ndryshon, ose të paktën në drejtim të prapashtesave dhe të shqiptimit, sepse Himara pothuaj është greqizuar. Po kush do të jetë gjuha e vërtetë? Ja pra vështirësitë për ortografinë. Dhe vetë kjo fjalë, “ortografi”, a është shqip? Shohim kështu të kapen pas njëri-tjetrit filologë, gjuhëtarë dhe gramatikanë.

E megjithatë, gjuha shqipe ekziston, e pasur me poezi shpërthyese, me përralla gjithë fantazi, me këngë djepi gjithë ngrohtësi, me këngë vaji, satirike a humoristike, si në llojin e pastishit të famshëm të Prosper Merimesë, apo me këngë dashurie e luftarake, që kujtimet e çmuara i kanë regjistruar prej shekujsh të paprekura në kujtesën e këtyre fshatarëve dhe malësorëve kaçakë që kurrë nuk kanë shkruar a lexuar një rresht të gjuhës së tyre. Ja pse ekziston nje Shqipëri.

Por këtë, nuk duhet t’ua kërkosh as grekëve që, ashtu si serbët e reduktojnë në një shirit toke midis liqenit të Ohrit dhe detit Adriatik, as diplomatëve të Romës apo të Vienës, që kanë arsyet e tyre për ta zgjeruar sa më shumë. Më treguan një hartë austriake ku fjala “albanien” fillon në zemër të Malit të Zi, kur ky vetë aq i ngushtuar, dhe përfundon në det, më poshtë se ishulli i Korfuzit. Me një fjalë, krejt bregu nga gjiri i Kotorrit në gjirin e Artës.

Ç’përfitim për Austrinë sikur sulltani të kishte njohur me një marrëveshje të fshehtë protektoratin e saj në tërë këtë breg mbi treqind kilometra të gjatë!

Shqiptarët e idesë së madhe, sepse ka gjithashtu një ide të madhe shqiptare nuk do të guxonin të pretendonin aq shumë. Shqipëria e madhe për ta është një territor i kufizuar nga një vijë shumë e çrregullt, me pikënisje Artën e Epirit, për t’u ngjitur në drejtim të Manastirit, pastaj drejt Shkupit, Gjakovës, dhe që andej drejt Shkodrës, kryeqyteti i tyre i vërtetë.

Dhe pretendimet e tyre mbështeten mbi një arsyetim shumë të habitshëm: “Gjithë vendi ku flitet shqip, është i yni, më thotë G., një shqiptar himariot. Në fakt, gjuha jonë, si më e vjetra, përherë e më shumë është prapsur nga gjuhët e reja, duke i lënë vendin greqishtes ose serbishtes. Nuk po flas për turqishten, ndaj së cilës është e kollajtë për t’u mbrojtur. E megjithatë, në Artë e në Janinë, madje edhe në perëndim të Manastirit e në Shkup flitet në radhë të parë shqip…”, thotë G., dhe këtu kuptohet përfundimi.

Nisur nga ky arsyetim, unë mund edhe t’i përgjigjesha: “Dafni, dhjetë kilometra larg Athinës, Menidhi, Eleusias [Elefsina] dhe ishujt më grekë nga vetë Athina, Salamina, Egineja dhe Porosi, ku vdiq Demosteni, qenkan ahere shqiptare”. Po a ia vlente? Më mirë të dëgjoja. Sepse të paktën, kështu mëson diçka.

Një tjetër, me mendim më të moderuar, që kërkon thjesht Shqipërinë, dhe jo Shqipërinë e madhe, përshkon me gisht një vijë mbi hartë. “Shqipëria, thotë ai, kufizohet nga një vijë që do duhej të nisej nga pika më veriore e liqenit të Shkodrës, drejt Prizrenit, dhe që andej drejt Shkupit, dhe nga Shkupi shqiptar, duke lënë në të djathtë Manastirin, do t’i binte qark nga Jugu dy liqeneve të Ohrit e të Prespës gjer në jug të Haxhii-Sarandës përmbi detin Adriatik [Jon]. ”

Po mua nuk më takonte në këtë mes të flisja, për më tepër që, për mendimin tim të ndrojtur, vetë Shqipëria nuk e di ku ndodhet me saktësi brenda kufijëve të saj, ndonëse ekzistenca e saj është mëse e sigurt.

Veçse është për të ardhur keq për paqen europiane dhe për zhvillimin industrial e tregtar të popujve të vegjël ballkanikë që Austria, e mbështetur nga ambiciet e pashpallura të aleates së saj, megalomanes Itali, dhe nga bajonetat gjermane mbron dhe nxit pretendime të tilla.

Që pas sukseseve të tyre të para dhe para se Austria ta shpallte tabu bregdetin adriatik, aleatët, për fat të keq, zunë e hallakateshin përherë e më shumë. Dhe, së bashku me ta, edhe ne. Malazezët merrnin vijën Alesio [Lezhë] – Skutari – Gjakovë, serbët vijën Shkup – Prilep – Durrës dhe grekët vijën Manastir – Vlorë. Shqipëria vazhdonte të ekzistonte me Elbasanin dhe fushën e tij të pasur vaditur nga Genusosi [Shkumbini], me Beratin, apo me Beogradin e arnautëve, aq shumë e tkurrur. Dhe ja ku Shqipëria shpall sot pavarësinë e saj dhe Austria ua ndalon serbëve dorën mbi Durrësin, dhe Italia, nga ana tjetër, grekëve mbi Vlorën. Të plotëfuqishmit e Londrës do kenë kështu një problem të koklavitur për t’u zgjidhur.

Si përfundim, Shqipëria ekziston në perëndim të Ballkanit. Është më e lashtë nga vetë Europa dhe prapë s’ka histori të vetën [si Shqipëri me kufij të përcaktuar]; ka gjuhë, po s’ka alfabet; ka kufij gjeografikë që e shfaqin territorin e saj sipas oreksit të palëve: ose sa një Mal i Zi, ose sa një Greqi. Dhe prapë, në disfavorin e saj. Po me vete, ajo ka Austrinë e fuqishme që e lakmon për të mbajtur Adriatikun, dhe Italinë që e dëshiron me të madhe për të mbajtur nën kontroll edhe flotën austriake. Sigurisht që është shumë nga ana e tyre.

Ne francezët, për qetësinë e Europës, për përparimin e shpejtë dhe të vazhdueshëm të gadishullit, dhe në interesin e vetë katolicizmit – dhe këtu e kam fjalën për Serbinë – ne duhet të urojmë një Shqipëri të vogël, por zotëruese të vetvetes, të mbrojtur dhe të siguruar ndaj tekave të politikës midis një Serbie tepër të zgjeruar dhe një Hellade të fortë e të lulëzuar. (marrë nga Koha.net)/njekomb

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa Read More »