Histori

KUSH PO E TRADHTON SOT GJERGJ KASTRIOTIN?!

Nga Marin Mema

Në datën 6 maj shënohet 613 vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Por nëse vepra e tij në mbrojtjen e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet e pavdekshme, sot nuk i kthehet me të njëjtën monedhë. Por jo vetëm kaq…

Patjetër që mund ta keni parasysh Lisusin e lashtë, një ndër qendrat më të rëndësishme ilire. Të shumë janë ata që ia njohin vlerat, historinë dhe atë çka mbart mbi vete. Një pjesë e mureve të tij, konkretisht pjesa e poshtme që gjendet në krah të memorialit të vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut përdoret sot më shumë si një banjë publike.

Kjo gjë përbën një skandal të vërtetë po të marrim në konsideratë çfarë rëndësie do të kishte një sit i tillë në realitetin ku duam të integrohemi, e mbi të gjitha për identitetin tonë kombëtar.

Përdhosja e vlerave kulturore tashmë është një modë në Shqipëri, por më keq akoma, rasti konkret përbën një turp! Të rëndojë mbi muret simbol të përpjekjeve për liri kjo indiferencë dhe papërgjegjshmëri, është vërtet e tepërt…

Sikurse mund të vihet re në foto gjendja është e turpshme dhe pavarësisht turistëve të shumtë asgjë nuk ndryshon… Kushdo që vjen në krah të memorialit gjen këtë gjendje. Ndërkohë turpi që bie mbi kurrizin e “kushedi se kujt” thellohet edhe më tej kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga përvjetori i lindjes së heroit kombëtar edhe vetë memoriali është i dëmtuar. Mbulesa dhe muret e memorialit janë të rrënuara ndjeshëm ndërsa probleme ka dhe me parkun arkeologjik përreth tij, i cili po njësoj përdoret si tualet publik në disa zona.

Një lajm i mirë në fakt ka ardhur, projekti për restaurim është miratuar në 10 prill me një vlerë 384 milionë lekë të vjetra, por nuk dihet data e fillimit të punës.

Deri atëherë gëzuar për Gjergj Kastriotin! Dashtë Zoti gjeni kohën ta pastroni , restauroni dhe t’i bëni nderet që i takojnë heroit tonë kombëtar duke i dhënë fund  mynxyrës në të cilën e keni braktisur këtë vend.
EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

KUSH PO E TRADHTON SOT GJERGJ KASTRIOTIN?! Read More »

Si e ka kuptimin njeri nga kuajt e Akilit

Një nga kuajt e Akilit ka kuptimin në shqip kalë pullë-bardhë, nuk ka dyshim për origjinën ilire,në gjuhën baritore të Greqisë veriperëndimore, ka shumë fjalë të tilla, kështu, barz , dhi ngjyrë gri, dhe shyt, kafshë pa brirë, janë fjalët shqiptare.Në gjuhën shqipe balë, ka kuptimin kalë pullë-bardhë.

Në fakt, nuk ka shumë dyshim se këto fjalë e kanë origjinën prej kolonëve ilirë në bregdetin lindor të Italisë.

Fjala greke e huazuar, balios, duhet të jetë futur në greqisht përmes vllahishtes. Në gjuhën baritore të Greqisë veriperëndimore, ka shumë fjalë të tilla. Kështu, barz (Grq. μπαρτζος), dhi ngjyrë gri, dhe shyt (Grq. σιουτος), kafshë pa brirë, janë fjalët shqiptare…

Numri i fjalëve që përmbajnë rrënjën ilire bal, në mënyrë të specifikuar e ‘bardhë’, është mbresëlënës. Gjithashtu fakti se ballë në shqip, “balli” (shënim: këtu autori bën shpjegim me ‘forehead’ në ang.), korrespondon dhe fonetikisht dhe semantikisht më fjalën Sanskrite bhálam, që do të thotë gjithashtu ‘balli’…

…(ai) citon Höeg, si burim të informacionit të tij, se Sarakaçanët nomadë dhe popujt e tjerë pastoralë të Ballkanit verior përdorin baliŭ/baliă për të treguar një dele me pamje të bardhë. Për të mbështetur origjinën ilire ai citon fjalën shqipe balë “kalë me pullë të bardhë në ballë’.

βαλίος / βαλίός homerike. Nga ana tjetër, baliŭ në gjuhën vllahe duhet të ketë qenë e huazuar nga gjuha shqipe dhe jo nga ajo Latine – më saktë nga Oskane/Umbriane – badius / * balius. Në fakt, nuk ka shumë dyshim se këto fjalë e kanë origjinën prej kolonëve ilirë në bregdetin lindor të Italisë.

Titulli: Glotta: zeitschrift für griechische und lateinische sprache…,
Volume 78, Issues 1-4
Artikulli: “Akhilleus’ Horse Balios: Old and New Etymologies,” Glotta Fall Issue 2004, pp. 1-14
Nga: Apostolos N. Athanassakis, Santa Barbara
Autori i botimit: Paul Kretschmer, Wilhelm Kroll
Botues: Vandenhoeck und Ruprecht, 2002

Vandenhoeck und Ruprecht, 2002 – Foreign Language Study
1909-1934 include section: Literaturbericht für das jahr 1907-1932.

Nga i njëjti autor:
“Some Illyrian Elements in the Myth of Achilleus” In Greek, summary in English, Proceedings of the Ninth International Congress of Odyssean Studies (Ithaca, Greece 2000) pp. 1-21

Apostolos Athanassakis
Professor of Classics (and holder of the Argyropoulos Chair in Hellenic Studies). With the exception of a guest appointment at the University of Crete 1984-1986 where he served as Head of the Humanities Division, he is now completing close to thirty years of service to the Department of Classics at UCSB. Much of his work is in the language of Homer and Hesiod/njekomb

Si e ka kuptimin njeri nga kuajt e Akilit Read More »

Fjala ndërnacionale: ETNI (Etnike) krejt e pastër shqipe Monedha të lashta shkruar në gjuhën shqipe

Fjala ndërnacionale: ETNI (Etnike) krejt e pastër shqipe. Monedha të lashta shkruar në gjuhën shqipe

“Dielli” në gjuhen shqipe i quajtur edhe At (etër), është burimi i shumë fjalë – emërtime tëndryshme jo vetëm në  gjuhën shqipe, por krejt në gjithë gjuhët e tjera IE.

Fjala ndërnacionale: ETNI (Etnike) është krejt 100% e pastër shqipe, tek gjuha greke kjo fjalë gjendet ashtu e njëjtë si në gjuhen shqipe, “etnike = ethnikí”.
Madje në gjuhën greke fjalët “Etni dhe Komb” kanë të njëjtin kuptim dhe të njëjtën rrënjë fjalën shqipe; “ET” njëjtë si tek gjuha angleze, latine, etj kemi fjalët; National, Father/land, Pater, apo Pateras, etj.

Sërish në gjuhën shqipe prej fjalës Et; (bi et) kemi fjalën vjet “Vit”  vite dhe ne gjuhen greke kemi: ETos = Vit, vite, pra fjalë e cila buron sërish prej fjalës shqipe “ET”
Shqipja si gjuhë e pare e formulës së shenjtë gjejmë “Ati Biri dhe Shpirti i Shenjtë” (Amin!)

“Bir” në gjuhën shqipe ka kuptimin e diçkaje që “mbin” pra në rast se e përsërisim me kujdes dy herë fjalën shqipe “i mbir” do ta kuptoni menjëherë se keni thënë njëkohësisht “i mbir = i mbirë i mbjellë; i pjellë” ndërsa në rastin e dytë kemi, “i mbir = im bir; Biri im.

Në fakt siç kam dashur të shpiegoj gjithë këto ditë rresht se: “Ati Ynë lart në Qiell” në gjuhën e shqipes – pellazgoilire, quhej: A’Bina = Ai që ashtë La m’Bina, fiks aty kemi dhe emrin më të parë të fjalës “Bin = Bir” – për këtë na vjen sërish në ndihmë dialekti geg dhe gjuhetari ynë Eqerem Çabej ku në fjalorin e gjuhës shqipe thotë:

BINA f. bised.
3. përmb. bised. Bina= Bijtë e bijat, fëmijët; pasardhësit e një njeriu. Baba pa bina.

Tek monedhat e lashta gjithë germat e gjendura aty tregojnë një simbol ose vitin e prodhimit tëmonedhes – (serinë) tek disa monedha kemi të shkruar “Etus dhe një shkronjë ‘B’ e cila kemi thënë edhe herë tjetër që ka vlerën e numrit ‘2’ – pra të pasardhësit  më të PARE, “mbir mbi Atin e vet” {ashtu si i Pari – Biri – I dërguari I Atit La në Qiell]

Kjo monedhë e lashtë  ashtu si gati tek të gjitha monedhat apo mbishkrime thuhet se shkrimi i takon greqishtes.Në monedhen qe shohim shkruhet: ΕΤΟΥΣ BIR = Viti i 2 i prodhimit të kësaj monedhe

Problemi qëndron se fjala “Bir”dhe aq me keq ajo ‘Bin = Bir” nuk gjendet tek asnjë e dhënë shkrime të lashta apo edhe më të reja, po ashtu kjo fjalë nuk gjendet as edhe tek “Arqea Elinika” e sigurisht kjo fjalë mungon edhe tek fjalori i sotëm greek.

– Pra shkrimi mbi monedhe nuk i përket gjuhës greke por thjeshtë, pastër, gjuhës më të lashtë asaj shqipe

E bukura është se tek gjuha turke kemi: Bir = një,  ndërsa Etus- greke, tash po pyes kjo monedhe kaq e lashtë ti përkasë gjuhës turko-greke apo greko-turke???/njekomb

Fjala ndërnacionale: ETNI (Etnike) krejt e pastër shqipe Monedha të lashta shkruar në gjuhën shqipe Read More »

Lufta Ballkanike u bë vetëm për portet e Shqipërisë

Nga George Fred Williams

Shqipëria, një vend kaq i vogël e i prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pse luan një rol kaq të madh në politikën e Evropës? Është e nevojshme që t’i përgjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigja e së cilës trajton përmbajtjen e ndërlikuar të diplomacisë evropiane. Përgjigja e shkurtër është se situata gjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike edhe më të gjëra se ato të parashtruara prej shteteve të tjerë të Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje. Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi për daljen e tregtisë së Ballkanit dhe së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes në Adriatik në ngushticën e Otrantos. Portet e saja, me portin në detin Egje të Selanikut dhe të Bosforit, janë çelësat e dyerve të Evropës Lindore për në detin Mesdhe. Për të marrë në dorë këta çelësa diplomacia e Evropës ka punuar për dy shekuj rresht.

Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe

Përmbi të gjitha del e dukshme figura e Rusisë, qëllimi kryesor politik i së cilës ka qenë me patur kalim të lirë në detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e pa të arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në vitin 1711, Pjetri i Madh thirri në ndihmë shtetet sllave të Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës, Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar me të në një luftë fetare e racore për të liruar të krishterët ortodoksë dhe gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe Rusia është bërë mbrojtësja dhe ndihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu paraqitën parlamentit prej Sir Eduard Greit (ministër i Jashtëm i Britanisë), parlament i cili ishte vendi i zakonshëm i diplomacisë evropiane në të kaluarën. Është për t’u shënuar se shtetet që emëroi Cari i Madh, bashkë me Hungarinë dhe Poloninë, formonin një rreth të fortë popujsh sllavë kundrejt Austrisë gjermane. Ëndrra për t’i bashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një lumturi për Rusinë dhe Serbinë, por një tmerr për popujt gjermanë dhe për të gjithë Evropën Perëndimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie sllave, fuqitë e Evropës kanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e as aleatët e saj sllave me zënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin Mesdhe.

Por, fakti kryesor që i takon Shqipërisë është se fuqitë evropiane e përkrahën sundimin turk në Evropë dhe e mbrojtën atë kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja e Turqisë nga Adriatiku deri në Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyre vendeve fqinjëve të tjerë, dhe në këtë mënyrë do të hapej çështja e madhe e sllavëve për të dalë në detin Mesdhe. Lufta e Krimesë u bë prej Anglisë dhe Francës për të mbrojtur Turqinë kundra Rusisë dhe përfundoi me traktatin e Parisit në të cilin pavarësia e Turqisë u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua që të marrë pjesë në marrëveshjet e fuqive evropiane, kurse popujt e krishterë të Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të Sulltanit. Ishte përpara kësaj lufte kur Car Nikolla parashtroi që perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisë dhe Anglisë, por kjo e fundit nuk e pranoi këtë kërkesë.

Traktati i Berlinit

Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh bullgar, që nga ana jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive evropiane të cilat bënë Traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit bullgar të projektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e Rusisë për të pasë një port në detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallën shtete të pavarura. Një hartë e kohës së fundit do të tregoje se traktati e la një copë të Ballkanit akoma nën sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri në Stamboll dhe përmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave të Bosnjës dhe Hercegovinës në Adriatik iu dhanë Austrisë. Qe një këmbëngulje e vendosur për Evropën që të mos lejonte shtet sllav të kishte një dalje në detin Mesdhe. Skllavëria dhe robëria e të shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit të kësaj diplomacie të Evropës.

Kërkesat e Serbisë në Adriatik

Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të mirë nga fuqitë evropiane. Historia e saj është e njohur, por nuk është kuptuar krejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të kësaj lufte ishin marrja e portit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë. Këta ishin vend-daljet natyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekurudhave të ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të shtirë në dorë portin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të tjerat një port për lëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe në qoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë, Serbia pa turp mund të kërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të Ballkanit në mes tyre u bë shkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Evropës të marrin në dorë frenat dukë ndërhyrë që t’i pushonin këto grindje.

Austria dhe Italia rivale

Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë tjetër trazimesh në Shqipëri. Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me radhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikëpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shumë e paarsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 kilometra larg bregut Italian në mes të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë “il mare nostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjetër, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë.

Perandoria sllave

Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër prej Serbisë nën emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është bashkuar me këtë plan; që të dy duke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së tyre të betuar. Me një perandori të tillë, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen ose hapjen e Austrisë, do të bënin të mundur daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë në Adriatik. Shumë u zemëruan këto shtete kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe i bëri kryekëput të vetat. Kur të gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar Konferencën e Londrës mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqën po ata parimet e vjetra për të mos lejuar shtetet sllave me takua detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe tërhequr nga Ballkani dhe një problem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive evropiane. Këto e zhvilluan këtë duke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe duke krijuar shtetin e pavarur të Shqipërisë. Në këtë mënyrë varroseshin shpresat e Serbisë, e cila në këtë kohë është çuar në këmbe dhe ka shkelur Shqipërinë, ndërsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrën.

Shqipëria dhe lufta botërore

Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizëse dhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisë shikohej si kujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e zemëruar që prej vitit 1908, tani u tërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundër Austro-Hungarisë qenë të rrepta dhe kërcënuese për hakmarrje. Qëllimi i gjallë i Evropës për të përjashtuar Rusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjën dhe Hercegovinën për pak qe duke u shkaktuar një luftë evropiane dhe vepra e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar sigurisht qe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e madhe kundra Austro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti zërin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak ditëve pesë prej fuqive të mëdha u gjendën në ndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Evropa dëshirat e Serbisë për një skelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte. Zotërimi ose sundimi mbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë që po përfshin kontinentin e Evropës. Kjo është historia e diplomacisë evropiane në Ballkan, me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj, përshtatet posaçërisht titulli “Ngatërresat e Fuqive të Mëdha”.

Faji i diplomacisë Evropiane

Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është një kanosje për qytetërimin perëndimor, sigurisht historia e diplomacisë përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë, pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por, në qoftë se ky bashkim është vetëm një përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i vërtetë, atëherë diplomacia evropiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën duke mbajtur ballkanasit nën zgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej këtyre dy çengelave, që janë përgjigjja e këtij problemi, duhet të varet kjo lloj diplomacie. Edhe në qoftë e vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe që shtetet e mëdha deshën vetëm me gjetl shkak për të mbajtur Rusinë larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqësitë e Shqipërisë varen mbi duart e tyre, sepse Shqipëria vuajti vetëm prej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak mëshirë qeveriset bota! Po të kish prishur Evropa një shekull më parë sundimin otoman në Evropë, patjetër faqja e qytetërimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmë një shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mundet që në rrugën e paqes do të ishin më të përparuar në pasuri, në edukatë, në tregti dhe industri. Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të shkatërruar prej luftash të vijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm pse kërkonin të liroheshin nga zgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerëzore dhe vëllazërore të përdoret, atëherë do të kujtojmë faktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri. Atëherë sllavët, gjermanët, anglezet, turqit dhe shqiptaret mund të përfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe lumturia e njëri-tjetrit.

Diplomacia e shastisur e Evropës

Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas lirimit të shteteve tjera të Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi. Bashkë me Shqipërinë mbeti nën zgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur ndopak simpati njerëzore në politikën e Evropës dhe ndonjë ndjenjë për të shpaguar mëkatet që ka bërë gjatë shekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë rastin shqiptarëve për të formuar një qeveri dhe për të zbatuar një statut të vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalit do të kishte menduar që një popull trim dhe luftëtar si ky nuk do të pranonte një zgjedhë tiranie të re në vendin e së parës. Por, diplomacia e shastisur vendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të sunduar këtë popull; por ky vendim doemos do të binte poshtë sikurse u pa. Shtetet e Evropës kanë bërtitur dhe kanë shpallur se shqiptarët janë popull i pabindur, i egër e barbar. Por, në anën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjë farë lirie ose të drejta trashëgimore dhe biles pa asnjë këmbë ushtari për të vënë në zbatim programin e tyre: sollën vetëm disa oficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin të vërteta deklaratat e tyre, ata do të kishin sjellë fuqi të madhe të armatosur për të përkulur shqiptarët. Por, këto të bërtitura ishin vetëm për të justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenë copa me rëndësi nga toka shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në veri, në jug dhe në lindje, duke shkaktuar kështu ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes të këtyre shteteve. Copën që mbeti nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavarur i Shqipërisë. / Telegrafi/

(George Fred Williams (1852-1932) ishte gazetar dhe diplomat amerikan. Ka qenë përfaqësues i SHBA-ve në Greqi dhe Mal të Zi dhe një nga lobuesit më në zë të kohës për çështjen shqiptare. Është autor i librit “Shqiptarët”, ku përshkruan padrejtësitë që në fillim të shekullit XX u janë bërë shqiptarëve. Teksti i mësipërm është nxjerrë nga ky libër, i cili në shqip është botuar më 1934)

Lufta Ballkanike u bë vetëm për portet e Shqipërisë Read More »

I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq

Xherardo Nikjari

Ata vdiqën si të krishterë duke qënë deri në fund për Shqipërinë e shqiptarëve dhe jo të tradhëtarëve. Sigurisht që leximi i atyre që masakruan u torturuan dhe u vranë na mbush me dhimbje, dhe do të jetë një ngjarje që do të përndjekë ndërgjegjjen e çdo shqiptari. Martirët e Shqipërisë vuajtën martirizimin më të lartë për Fe dhe Atdhe. Le të jetë flijimi i këtyre njerzve dhe i shumë të tjerë një frymëzim për brezat e rinj të Shqipërisë për t’i qëndruar besnik idealeve të shenjta të Atdhe-dashurisë dhe Fesë.

Gjelosh Lulashi: Besimtar i thjeshtë, laik i lindur në Shosh, me 2 shtator 1925. Ishte oficer ushtarak i spitalit të Shkodrës. U arrestua dhe pushkatua me 4 mars 1946. I forcuar dhe hero deri në fund, tha këto fjalët e fundit: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Nanës të fala dhe ti mi puthin vëllaznit. Borxhat që kam mbetë të mi paguajnë prindërit. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq. Rroftë Shqipërija.”

Pader Daniel Dajani: U lind në Blinisht ë Zadrimës në vitin 1906. Pas shkollës fillore në fshatin e tij shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë. U arresua me pader Faustin. Një meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm u torturua tmerrësisht, fjalët e tij të fundit qenë: “I fali ata që më kanë bër keq jam kondend se po vdes i pafaj më mirë se fajtuer. Ti japin prindërit (far e fisi) Dom Zef Shllakut pare për të thanë dy meshë.”

Pader Giovanni Fausti: I lindur në Bronzzo di Brescia me 19 shtator. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvor. Ai hyri në shoqërinë e Jezuitëve dhe erdhi në Shqipëri. Një përson me kulturë të gjerë, u arrestua me 31 dhjetor 1945. Ndërsa po e shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët, ai forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. Fjalët e fundit qenë:

“Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën t’eme dërgoni shëndet Jezuitëve, Xhakojve, Apostolikëve dhe Arqipeshkvit. Rroftë Krishti Mbret.”

Giovanni Fausti

Mark Çuni: I lindur në Rranxa të Bushatit, afër Shkodrës në vitin 1919. Pas arsimit ai filloi vazhdoi studimet në Seminarin Papnor Shqiptar. Qe themelues klandestin i një organizimi politik “Bashkimi Kombëtar” brenda semnarit. Eprorët e tij nuk e dinin këtë. Ishte njeri i zellshëm dhe guximtar. I pushkatuar me 4 mars 1946 fjalët e tij të fundit qenë: “I fali të gjithë ata që më kanë gjykuar, dënuar, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. Ti thoni nanës se i kam Ludovik Rashës 15 Napolona borxh dhe t’ja pagujë. Rroftë Krishti Mbret- Rroftë Krishti Mbret-Rroftë Shqipëria.”

Qerim Sadiku: I lindur me 12 shkurt 1919 në Vuthaj, një fshat afër Shkodrës, në zonën malore. U arrestua me 3 dhjetor 1945 dhe duroi torturat me guxim të madh. U dënua me vdekje me 4 mars. Fjalët e tij të fundit qenë: “I fali të gjithë ata që në ç’do kohë mund të më ken ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënuar me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret-Rroftë Shqipëria.”

Referencat

Mesha e Shenjtë dhe Riti i Lumnimit të nderuarve Shërbëtorë të Hyjit.

Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990).

I fali me zemër të gjithë ata që më kanë bërë keq Read More »

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, kamp internimi; ja sa burra e gra vuajtën dënimin, si jetonin e ushqeheshin

Kastriot Dervishi

Kështjella e vjetër e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në Porto Palermo u përzgjodh si vend i mirëizoluar fillimisht për rreth 200 të internuar. Më parë, kjo kështjellë u përdor si vend internimi kundër përkrahësve të Ahmet Zogut nga qeveria e Fan Nolit në gjysmën e dytë të vitit 1924.
Funksionoi si kamp internimi gjatë vitit 1950. Të internuarit u sollën nga kampi Lozhanit (ku punohej për hapje rruge) dhe i Tepelenës. Nuk ishte problem vetëm fjetja në natyrë, por edhe errësira e uji i pijshëm me përmasë të lartë kripe. Ajo pak bukë që jepej, gatuhej brenda kalasë.
Të internuarit qëndronin nëpër bodrumet e kalasë, të cilat shërbenin edhe si vend torturash.
Jepej ushqim nga 200 gram bukë në ditë shoqëruar me pak marmelatë e margarinë disavjeçare të prishur. Gatuhej supë për 200 persona me 5 kg fasule. Uji kullonte vazhdimisht nga tavanet e nga çatia, lagështia ishte e madhe dhe sëmundjesjellëse, ndërsa nga dritaret drita nuk futej fare.
Veçantia e kampit ishte se kur u zhvendosën të internuarit, asnjë prej tyre nuk shihte nga sytë, pasi kishin qëndruar në errësirë për një kohë të gjatë, duke provuar një nga torturat më të vështira për njeriun. Të internuarve iu kthye shikimi vetëm pasi iu dhanë qepë për të ngrënë. Një sezon të internuarit e këtij kampi që komandohej nga Paskal Andoni janë përdorur për vjeljen e ullinjve në Himarë.
Rastësia shpëtoi të internuarit nga tmerri i mëtejshëm i këtij kampi. Kjo ndodhi kur një anije italiane, në rrezik mbytjeje, u vendos pranë vendit të kampit. Duke kujtuar se një veprim i tillë mund të çonte në të ardhmen në arratisjen masive të të internuarve, në fund të vitit 1950 qeveria komuniste e mbylli kampin.
Në këtë kohë, në kampet dhe burgjet e Shqipërisë sëmundjet më të përhapura ishin dizenteria (sidomos në Tepelenë) dhe zgjebja (sidomos në Valias), ndërsa sifilizi dhe dizenteria ishin mbizotëruese në burgje dhe në Porto-Palermo. Vetëm në vitin 1950, sipas të dhënave zyrtare, vdiqën 53 të internuar në të gjithë kampet.

Të dhënat e siguruara për të internuarit në kampin e Porto Palermos
– Janar 1950: 98 burra, 64 gra, 36 fëmijë
– Shkurt 1950: 83 burra, 61 gra, 37 fëmijë
– Mars 1950: 92 burra, 63 gra, 36 fëmijë
– Prill 1950: 98 burra, 66 gra, 36 fëmijë
– Maj 1950: 91 burra
– Qershor 1950: 92 burra
– Korrik 1950: 98 burra
– Gusht 1950: 98 burra
– Shtator 1950: 128 burra
– Tetor 1950: 140 burra

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, kamp internimi; ja sa burra e gra vuajtën dënimin, si jetonin e ushqeheshin Read More »

Rrëfimi i At Zef Pllumit, hetuesi i diktaturës që “shkroi” dënimin e tij me vdekje: Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len

Dredhitë dhe mekanizmat e hetuesve të komunizmit për të tjetërsuar të vërtetat dhe për të burgosur njerëz të pafajshëm vijnë të përshkruara me mjeshtëri nga At Zef Pllumi. Në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue” ai ka përshkruar një prej hetuesve të periudhës së komunizmit, Shqyri Çoku. Jo vetëm mënyrën sesi funksionin hetuesitë dhe gjykatat, por me përshkrime reale At Zef Pëllumbi na flet edhe për kërcënimet dhe dhunën që ushtronin në dhomat e hetuesisë. Tre fragmentet e mëposhtme janë shkëputur nga libri III “Rrno vetëm për me tregue” i At Zef Pllumit.

Robnia e gjatë/1967¬1989/GJYQET E POPULLIT VAZHDOJNË
Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato tesha të reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë. – Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqyit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht. – Un nuk e kam sha, por vetëm të kam tregue fjalimet e tij fjalë për fjalë. Pse i shkrueve ti në procesverbal? – I shkrova se i the ti.

Gjatë përpilimit të procesverbalit Shyqi (Shyqyri Çoku) më kishte pyetë se si e konsiderojshem un mbylljen e kishave. Iu përgjigja se ishte veprimi ma i gabuem i Pushtetit Popullor, sepse lirinë e fesë e garantonte nji nen i veçantë i Kushtetutës, mbi të cilin ishte perpilue edhe ligji “Mbi komunitetet fetare”. Përveç kësaj në nji prej fjalimeve të Enver Hoxhës, i mbajtun në Rrëshen në vjetin 1954, thohet tekstualisht se “propaganda kapitaliste e revizioniste çirret me të madhe se në Shqipëri nuk ka liri feje, se janë mbyllur kisha e xhamija. Por kur kanë ndodhur këto në Shqipëri? – pyet Enveri. – Këto gjëra mund të ndodhin atje ndër vendet borgjeze, kapitaliste e revizioniste, por jo kurr në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

–I kam thënë ato fjalë me të vërtetë, – iu drejtova Shyqit (Shyqyri Çokut), – por ti e ngarkove me to procesverbalin për me më ngarkue sa ma shumë. – Me të ngarkue sa ma shumë? Ti pate fatin që të mora un, shkodranë. Ti e din fjalën e popullit që thotë: “Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len”. E sikur t’ish kenë për ty nji hetues nga jugu? Ik, ban si të duesh e fol si të duesh, para gjykatet je i lirë, veçse përsëri ndër duer tona vjen.

Atëherë thirri me të madhe: – Jonuz, e ke gadi tjetrin? – Zoti hetues. Ju e keni në dorë punën; ata prokurorët e gjykatësit shkë i keni dhe mund i porositni që ta kalojnë atë faqe të procesverbalit e mos të më pyesin aty. – Jo, more jo, na nuk i porosisim ata, por vetëm të themi ty se të duem të mirën. Jonuzi pruni Dom Nikollë Mazrekun duerlidhun. Ja hoq prangat e me ta na lidhën bashkë të dyve.

Te dera pritshin hetuesat Shyqyri Çoku e Dhimitër Shkodrani. Na shoqnuen deri te “kafazi i të pandehurve”. Kisha ishte plot e përmajë me njerëz. Te vendi i elterit kishin ba nji podium për trupin gjykues. Mbrapa podiumit, nalt, ishte shkrue me shkronja tepër të mëdha: “Drejtësia në shërbim të popullit”. Ndërsa pritej trupi gjykues, Shyqi (Shyqyri Çoku) më tha: – Bukur ka dalë ky sallon i rinisë. Iu përgjigja se arkitekt i kësaj kishe ishte kenë Fishta. – E vetmja gja që i mungon asht ngrofja. – Ditë kaq të ftohta janë të rralla. – Sot asht 7 gradë nën zero, – tha Shyqi (Shyqyri Çoku).

Ndërsa ishem ndër këto mendime, mes asaj zhurme popullore, më preku në sup Shyqyri Çoki dhe më tha: – Zef, motra jote asht aty, në bankën e parë. Don ta shikojsh? – Sigurisht që po! Në bankën e parë ishte ulun nji grue zadrimore, nji nuse; përkrah kishte burrin e vet. Shyqi (Shyqyri Çoku) shkoi dhe foli me te. Ktheu dhe më tha: – A asht motra jote ajo? – Jo, nuk e njof. – Nuk e njef? Në ças u veprue: gruen dhe burrin e saj e nxuerën nga salla. Shifej mirë se publiku aty ishte me ftesa.

Shyqyri Çoku më tha: – Ti nuk ke punë me te as me të tjerët që do të flasin. Ndërkaq të tjerët mbas tij, kund gjashtë persona, kërkuen dënimin tim me vdekje. Në të vërtetë, kur e kërkojshin ata, më dukej mjaft i largtë. Të gjithë flitshin me letra në dorë, sikur t’ishin shkrue dikund njeti. Dikur u paraqit nji grue që punonte në spital e kishte ardhë me bluzën e saj të bardhë. Tha se kishte ndigjue nga altoparlantat e radios lokale se këta priftën këtu thane se feja nuk asht kundra shkencës. Si asht e mundun që t’i thotë këto fjalë, mbasi këta vetë, kur janë të sëmundë, vijnë në spital te ne dhe kërkojnë ndihmën e ilaçeve dhe jo të fesë, tha ajo. /Fragment nga libri “Rrno vetëm për me tregue”/ At Zef Pllumi/ LIBRI III/

Rrëfimi i At Zef Pllumit, hetuesi i diktaturës që “shkroi” dënimin e tij me vdekje: Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len Read More »

Fieri, origjina e emrit, kur është themeluar dhe gjurmët e lashta ilire

Origjina e emrit: Ekzistojnë dy hipoteza:

E para, paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA, d.m.th treg ose panair.

E dyta, bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore, ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend.

Themeluar: Në vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolonë të ardhur nga Korinti e Korfuzi. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur qytet të madh dhe hijerëndë.

Objektet kryesore: Qyteti antik i Apolonisë, Muri rrethues, Biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit të XIII.

Karakteristika: Ndodhet në rrënojat e qytetit antik të Apolonisë.

Në periudhën ‘45-‘90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit.

Aktualisht ka: 85 mijë banorë.

Fieri, origjina e emrit, kur është themeluar dhe gjurmët e lashta ilire Read More »