Histori

“Ik grua! Merri të dy fëmijët dhe mos më hajde më, mbytyni të tre në lumë”

Takimi i hidhur në qelitë e burgut: “Ik grua! Merri të dy fëmijët dhe mos më hajde më. Mjaft të kam lodhur e sfilitur. Po të më duash aq shumë, merri këta dy të vecklit që kemi bërë dhe shko në lumë të Shkumbinit. Hidhu në ndonjë thellësirë bashkë me ta dhe mbytu. Mbytuni që të tre!”

“Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe”, është një libër i shkruar nga Pëllumb Kulla, ku përshkruhet historia e familjes Kulla në Zëmblak të Korçës, kalvari i vuajtjeve, pushkatimeve, burgjeve e internimeve që nuk reshti për 45 vjet. Është drithëruese historia e Xhevitit, njërit prej djemve të familjes Kulla, e përshkruar me shumë emocione nga autori. Është historia e tij me bashkëshorten Fehmijen, bijën e një familje në Bilisht të Korçës. Fati i kishte bashkuar në një jetë shumë të vështirë por regjimi gjakatar nuk i mundi dot.

Fehmia dhe Xheviti

Ishte viti 1945, kur Fehmie Kulla një vajzë 19-vjeçare në familjen fisnike të Dervish Muharremit, në Bilisht të Korçës, ishte fejuar me Xhevit Kullën, të birin e Jonuz Kullës, familje patriote në Zëmblak të Korçës. Pak kohë pas fejesës, regjimi komunist vendosi ta arrestojë e ta dënoje me vdekje të Xhevitin. Pa mundur të gjejnë asnjë lidhje me akuzën e sajuar nga sigurimi i shtetit, regjimi vendos ta kthejë dënimin me pushkatim, në dënim me burgim të përjetshëm. Ndërkohë i vëllai i Xhevitit, Ajdini ishte pushkatuar. Kur Fehmija mori vesh lajmin për dënimin e të fejuarit, Xhevitit, u mbyll për shumë kohë në dhomën e saj. Më poshtë botohen pjesë nga libri :” Jo të gjithë të vdekurit prehen në paqe”.

Pas një muaji në portën e shtëpisë të Dervish Muharremit në Bilisht trokasin njerëzit e dhëndrit. Prindërit kërkojnë ndjesë që vajza nuk mund t’u dalë. Atëherë kunata e madhe Xhevitit bën me dije se ata, me keqardhje të madhe, kanë ardhur, ngaqë i fejuari i burgosur me një porosi të fshehtë është lutur të zgjidhet fejesa e ta lirojnë vajzën e re nga detyrimi.

Në dhomën e miqve plas vaji. Këtu ndodh e papritura dhe fillon saga që sapo zumë në gojë pak më parë. Vajza ka qenë prapa derës në kohën kur në dhomë bëhej biseda.

”Nusja shtyn derën dhe shfaqet papritur. Vetëm ajo nuk i ka sytë e përlotur.

–I dëgjova të gjitha ato që u thanë, baba. Më thoni, e kanë dënuar kaq ashpër, se ka vrarë ndonjë njeri?–Jo – i përgjigjen. –Ka vjedhur? – Jo, jo! –  i thonë përsëri. –Atë herë unë nuk do të pyes më, se të gjithë jemi pyetur një herë. Ky është fati im dhe i Xhevitit. Fati më goditi dhe unë do ta luftoj fatin gjatë tërë jetës time. Unë kam shpresë tek i madhi Zot. Unë, jam nuse për Zëmblak, nuse e derës tuaj. Mos ma mbyllni!

Çfarë ishte kjo vajzë?”  – Bën pyetje autori i këtij libri e bashkë me të, edhe ne. – “Si do të cilësohet ajo? E marrë? Miliona vajza do të jenë në një mëndje dhe do ta quajnë ashtu. Vajza që hyjnitë ia kishin caktuar kushuririt tonë kish një edukatë të shëndoshë; me kollona morale dhe shpirtërore të pabesueshme sot, por të papara edhe në atë kohë. Që të kuptohet vendimi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i të mirës Fehmije, duhen sjellë në tryezën e arsyetimit të gjithë faktorët: lufta, përmbysja, besa e dhënë, brejtja e ndërgjegjes dhe, përmbi të gjitha, solidariteti i fuqishëm, si një kumt që duhet t’i shkonte të dashurit të saj në përballimin e jetës së dhunëshme të burgut.

Kjo krijesë sjell një shembull të rrallë vlerash shpirtërore, se njeriu më shumë se trup, është shpirt. Është kënaqësi që të përfytyrosh tek qeshin me këtë vendim të kësaj vajze të thjeshtë, ato gra, dhe ata burra që ca vite më pas, në spastrimet që i diktonte paranoja e Enverit, prishën në masë fejesat, martesat, familjet… Edhe me nga dy – tre çiliminj! Ishin krushqira me zyrtarë të lartë dhe ushtarakë me grada madhore, që pas shkarkimeve apo burgimeve, të mjerët shihnin pasardhësit e tyre të lënë nga bashkëshortet e bashkëshortët, të cilët ia mbathnin të lemerisur nga lidhjet e kërcënuara, nga rrufetë, lidhje që dikur, po për interesa, i patën tërhequr si mizat në mjaltë.”

Fehmija nuk u pendua kurrë për atë vendim. Drita e kthjellët nuk braktisi kurrë sytë e saj gjatë kalvarit më të rëndë që mund t’i përfytyrohet një femre, që platonikisht ndjek dhe ndjek të dashurin në tërë gjeografinë e vështirë të kampeve dhe burgjeve të Shqipërisë staliniste. Nuk kishte asnjë detyrimi ligjor, nusja ende nuk pat marrë mbiemrin e burrit. Mund ta shfaqte pendimin dhe t’i kthente kurizin kur të dëshironte, kur ta ndjente se u cfilit, se u lodh, se po vyshkej burgjeve, e pamartuar kurrë. Asnjë njeri nuk do ta shante.

Dhe ja pas 11 vjetësh Xheviti u lirua i favorizuar nga një amnisti. Fehmija po i afrohej të tridhjetave tani, por ishte bërë më e bukur dhe më fisnike. “E tërë pritja e saj, ndiekja e të fejuarit  nëpër burgjet e Shqipërisë, për sytë e atyre që ia dinin virtytet, natyra i kish hedhur Fehmies përsipër një vello të dlirësisë në pritje të asaj, të dasmës”.

Pas vitesh jete familiare dhe kur Xheviti qe bërë babai i dy  fëmijëve me emërimin e Haznedarit në krye të punëve të Sigurimit në Elbasan, të gjithë Kullat, që patën gjetur në këtë qytet strehë nga tufanet e luftës klasore, internohen në Fierzë të Dumresë, ndërsa Xheviti është plasur rishtaz në burg.

Takimi i hidhur me babain në qelitë e burgut

Është një skenë që nuk të hiqet nga mendja ajo që zhvillohet në një dhomë takimesh në burg.  Gruaja ka marrë dy  fëmijët e saj të vegjël, që drithërojnë ta takojnë babain e tyre. Fehmija është mësuar me këto takime, i ka ndjekur një jetë të tërë, kursë fëmijët nuk kanë takuar kurrë një të burgosur në pranga.

Xheviti është dobësuar ndërsa kokën e ka të enjtur në ballë dhe në tëmtha. Në dhomat e hetuesisë atë e kanë trajtuar egërsisht.

–Ikë, grua – i bërtet ai së shoqes – merri të dy  fëmijët dhe mos më hajde më. Mjaft të kam lodhur e sfilitur. Po të më duash aq shumë, merri këta dy  të vecklit që kemi bërë dhë shko në lumë të Shkumbinit. Hidhu në ndonjë thellësirë bashkë me ta dhe mbytu. Mbytuni që të tre!

Fehmija qetëson më parë fëmijët, që nuk e kuptojnë dot që as ai vetë nuk do të bënte atë vepër. Gruaja i jep zemër të treve. I shtrëngon Xhevitit duart e nxirosura dhe i thotë me një zë të ëmbël që vetëm ajo di të nxjerë nga buzët:

– Mos e humb kështu, o im shoq. Mblidhe mendjen e mos m’i mërzit këta.

As ti mos e lësho veten. Unë ketej e tutje do të vesh pantallona, do të mbath dhe një palë opinga dhe ty do të të ndjek kudo që të të shpien. Ty do të të nxjerr  gjallë që këtej dhe të shikosh se si do t’i rrit këta fëmijë. Hiqe nga mendja lumin, ti!

Ai e vuajti burgun që i pat caktuar fati. Ajo e vuajti burgun nga ana e saj. Udhëtime të vështirë, takime të shkurtër, kampe me tela në jug, kampe me tela në veri. Rrugë në jug, rrugë në veri. Udhëtime të bëra vetëm, udhëtime tok me fëmijë, që deshën të shikonin babanë. Net të lagështa të kaluara nën shkallë pallatesh të panjohur parafabrikatë, për të arritur në orët e mëngjezit në kampet me tela, për të takuar babain, burrin. Aty poshtë shkallëve të huaja prej betoni, nëna u tregonte të vegjëlve përralla deri sa ata të dy i zinte gjumi. Fehmija u rrëfente nga ato më të gëzueshmet dhe e qeshura e tyre fëminore kërkëllinte e çiltër, sikur për të fjetur çdo gjë të paskej qenë ashtu si duhej… Përveç ngrohjes, mbulesave jastëkëve, ambazhurëve dhe dyerve që mbyllen.”

Marrë nga libri ” Jo të gjithë të vdekurit prehen në paqe”, me autor Pëllumb Kulla

“Ik grua! Merri të dy fëmijët dhe mos më hajde më, mbytyni të tre në lumë” Read More »

Infermierja bën rrëfimin e trishtë që askush nuk do donte ta lexonte

Nje rrefim gati shokues i infermieres Regula Buder, qe duket se ka profesionin më të rëndë. Shoqeron femijet ne vdekje. Ndonjëherë edhe asaj i mungon forca.

Ka momente kur edhe ajo nuk e pëlqen punën e saj. Kohët e fundit, ishte në një festë ku njëri-tjetri nuk njiheshin mirë dhe të gjithë u interesuan për punët që ushtronin. Pas bankierëve, mësuesve dhe punëtorëve të sigurimeve, radha i erdhi edhe Regula Buder. “Unë punoj në kujdesin paliativ dhe fëmijët e sëmurë i shoqëroj në vdekje”, u kishte rrëfyer të pranishmëve. Pas kësaj, mbretëroi heshtje, përcjell albinfo.ch.

“Detyra ime ka qenë gjithmonë një vrasës disponimi”, thotë banorja e Laufentalit dhe qeshet. “Askush nuk guxoi të thotë asgjë, sepse kjo duket kaq banale”. Herë pas here, Buder pohon se është një infermiere. Kjo është më e kapshme për të gjithë.

Por, Buder nuk mund të imagjinojë një punë tjetër. Në fillim të edukimit psikiatrik të saj, ajo tashmë e dinte: Ajo është veçanërisht e interesuar për atë që është konsideruar nga shumë persona si kapitulli më i errët i jetës: “Më mundonte pyetja: Çfarë ndodhë me një person përpara se të ndahet vullnetarisht apo padashje nga jeta?” Ajo punoi për një kohë të gjatë në kujdesin paliativ për të rritur, që para dhjetë viteve të kalojë tek fëmijët dhe adoleshentët.

Ndër të tjera, aty ishte një pikë kthese që duhej t`i ndihmonte asaj tani e tutje, për të kuptuar se si është në këtë situatë, në dukje të pashpresë, nëse fëmija i saj papritmas është shumë i sëmurë. Tek vajza e saj u diagnostikua leukemia në moshën gjashtëvjeçare, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Mjekët nuk i dhanë vajzës një parashikim të mirë. Nga njëra ditë në tjetrën, Regula Buder, e cila jeton me familjen e saj në Nenzlingen, lë punën dhe kujdeset vetëm për vajzën e saj. E reja “luftëtare”, siç e quan nëna e saj, ia doli. Një vit hemo intensiv, një vit i terapisë së mirëmbajtjes. Sot vajza është 18-vjeçare dhe me shëndet të mirë.

Megjithatë, ndryshimi në kujdesin paliativ pediatrik ishte mjaft aksidental. Buder thotë se shumë gjera janë të njëjta kur shoqëroni të rriturit dhe fëmijët në fazat e fundit të jetës së tyre. Vdekja e një personi të ri, natyrisht, është tragjedi edhe më e madhe, gjithçka është edhe më e pakuptueshme për mjedisin. Por, puna me fëmijët me sëmundje të përhershme ofron edhe shumë momente të lumtura: “Ata jetojnë në të tashmen, nuk mendojnë për javën apo muajin e ardhshëm, ndërsa ne të rriturit e bëjnë këtë. Dhe kështu ata mund të jenë shumë të gëzuar për një çast, nëse nuk ndiejnë ndonjë dhimbje fizike dhe ndjehen mirë”, transmeton albinfo.ch.

Por është shumë më e rëndësishme nëse një fëmijë i bëhet një diagnozë e rrezikshme për jetën. Ambienti është i tronditur, jo vetëm ai i ngushti. Njeriu margjinalizohet. Vdekjet e fëmijëve nuk ishin të rralla 100 vjet më parë; ata ishin mësuar të shkonin në funeralet e fëmijëve ose të vizitonin fqinjët që e kishin sjellur fëmijën e tyre të vdekur kohët e fundit në shtëpi. Sot, vdekshmëria e fëmijëve është aq e ulët, saqë është zhdukur plotësisht nga ndërgjegjja sociale dhe mund të zhvendoset.

Buder thotë, “Prindërit e fëmijëve me sëmundje të përhershme shpesh duhet të shikojnë se si janë të izoluar, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Të njohurit fillojnë të ndryshojnë anën e rrugës, sepse nuk e dinë se si të sillen në këtë rast. Ose edhe të kryejë një supersticion të fshehur që fëmijët e tyre të mund të qetësohen”.

Megjithatë, puna e saj aktuale ndikon në rrethin më të afërt të familjes. Buder është një nga 110 punëtoret e Spitexit për fëmijë të Zvicrës Veriperëndimore dhe më pas futet në jetën e pacientëve të saj, nëse ata kanë vetëdije: Sëmundja nuk është më për tu shëruar.

Detyra e saj është tu tregojë se si mund të përjetohen ditët e fundit. Këto janë gjëra shumë pragmatike, të tilla si administrimi i ilaçeve të dhimbjeve, ose tregimi nëse dhe si mund të shoqërohet dhe të adoptohet fëmija në shtëpi. Dhe bisedat zhvillohen: me fëmijën, me vëllezërit e motrat, me prindërit. “Gjithmonë”, thotë Buder, duke shtuar: “Humbja e fëmijës suaj është një tragjedi. Më pas, njeriu e ndan jetën në ‘para’ dhe ‘pas’. Vetëm ata që preken mund ta kuptojnë dimensionin e dhimbjes”.

Dhe prapëseprapë, prindërit dhe familjet mund t’i formësojnë orët e fundit në mënyrë që nga e pakuptueshmja të tërhiqet sa më tepër fuqi. Ka dy nivele të dhimbjes. Ai që ka humbur një të dashur. Natyrisht se kjo dhimbje vështirë se mund të lehtësohet. Dhe ai, që në orët e fundit nuk ka bërë gjithçka për vdekjen më të padhembshme dhe më paqësore. Buder angazhohet mu këtu.

Ajo kujton një rast veçanërisht tragjik kur prindërit morën diagnozën e kufizuar të jetesës për të dy fëmijët e tyre, në një periudhë të shkurtër kohore. Vdekja e fëmijës së parë ka qenë traumatike. Prindërit u përballën me ndjenjën se ata nuk kishin bërë më të mirën deri në fund për fëmijën e tyre.

Ndryshe ishte me fëmijën e dytë, i cili u lejua të shkonte në spital. Në gjithë këtë tragjedi për fëmijën e tyre, prindërit mësuan ndjenjën e humbjes dhe lamtumirën e mirë përshëndetëse. “Pasi fëmija vdiq, ajo qëndroi me rrethin e ngushtë të familjes. Hëngrëm, pimë, fëmija i vdekur pranë nesh dhe gjithçka ndjehej e natyrshme. Fitohej përshtypja se në këtë formë lamtumire ka edhe shumë ngushëllim dhe gjëra të mira për të ardhmen”.

Më shumë se 200 fëmijë përkujdesen vetëm nga Spitexi për fëmijë në Zvicrën Veriperëndimore. Shumica e tyre ende jetojnë me vite me diagnozën e tyre. Gjashtë deri tetë herë në vit, Buder shoqëron një fëmijë drejt vdekjes së tij. Edhe për një infermiere me përvojë siç është ajo, nuk është edhe aq e lehtë, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Sfida qëndron në përpjekjen për të ndërtuar një mur përreth, të ngjashëm me një robot që nuk lë asgjë për tu afruar. Ka edhe tendenca të tilla në profesionin e saj, në mjekësinë paliative. “Ku pothuajse mund të mburret, po që se ka parë fate edhe më të këqija”.

Por ajo në thelb ka vendosur të bëhet njeri dhe për një kohë të shkurtër të vendos afërsinë me pacientët dhe familjet, të cilët nuk mund të jenë “më intime”. Ajo viziton funeralet, për aq sa dëshirojnë familjet. Dhe gjatë punës u lejon edhe lotëve të rrëshqasin nëpër fytyrën e saj.

Ajo kujton një moment kur i thoshte lamtumirë një fëmije të një familje të prekur. Pak pasi zemra e tij kishte ndalur rrahjen, vëllezërit e motrat erdhën në shtrat dhe filluan të ulërinin. “Lotët u rrokullisën nëpër fytyrë”.

Buder nuk e ka ndërmend të ndalojë. Ajo tani është 50-vjeçare dhe nuk mund të imagjinojë pranimin e një pune tjetër. “Sigurisht që ka edhe ditë kur unë dua t`i braktis të gjitha dhe dua të bëhem shitëse në ndonjë lulishte”. Por, ajo nuk do ta humbasë këtë punë ku ajo vishet, e merr recetën e duhur në duar dhe konfrontohet çdo ditë me të papriturat.

Dhe ka edhe këto histori të mrekullueshme që edhe ajo vet ia ka zili këtij profesioni. Disa vite më parë, një vajzë ishte diagnostikuar me një sëmundje kërcënuese për jetën për shkak të një defekti gjenetik. Mjekët i dhanë asaj vetëm një kohë të shkurtër jetese. Buder ishte tashmë e zënë duke u përballur me vëllezërit dhe motrat e vajzës. Papritmas, shëndeti i vogëlushes ishte stabilizuar, sot ajo viziton kopshtin e fëmijëve. Ka edhe mrekulli të tilla në këtë punë. Por fokusi është gjithmonë fundi i jetës – pjesa në të cilën diçka “jetesë” është e natyrshme, siç e vlerëson Buder.

Infermierja bën rrëfimin e trishtë që askush nuk do donte ta lexonte Read More »

Porosia e të burgosurit nga qelia: Grua po të më duash, merr dy fëmijët e mbytuni në lumë

Takimi i hidhur në qelitë e burgut: “Ik grua! Merri të dy fëmijët dhe mos më hajde më. Mjaft të kam lodhur e sfilitur. Po të më duash aq shumë, merri këta dy të vecklit që kemi bërë dhe shko në lumë të Shkumbinit. Hidhu në ndonjë thellësirë bashkë me ta dhe mbytu. Mbytuni që të tre!”.

“Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe”, është një libër i shkruar nga Pëllumb Kulla, ku përshkruhet historia e familjes Kulla në Zëmblak të Korçës, kalvari i vuajtjeve, pushkatimeve, burgjeve e internimeve që nuk reshti për 45 vjet. Është drithëruese historia e Xhevitit, njërit prej djemve të familjes Kulla, e përshkruar me shumë emocione nga autori. Është historia e tij me bashkëshorten Fehmijen, bijën e një familje në Bilisht të Korçës. Fati i kishte bashkuar në një jetë shumë të vështirë por regjimi gjakatar nuk i mundi dot.

Fehmia dhe Xheviti

Ishte viti 1945, kur Fehmie Kulla një vajzë 19-vjeçare në familjen fisnike të Dervish Muharremit, në Bilisht të Korçës, ishte fejuar me Xhevit Kullën, të birin e Jonuz Kullës, familje patriote në Zëmblak të Korçës. Pak kohë pas fejesës, regjimi komunist vendosi ta arrestojë e ta dënoje me vdekje të Xhevitin. Pa mundur të gjejnë asnjë lidhje me akuzën e sajuar nga sigurimi i shtetit, regjimi vendos ta kthejë dënimin me pushkatim, në dënim me burgim të përjetshëm. Ndërkohë i vëllai i Xhevitit, Ajdini ishte pushkatuar. Kur Fehmija mori vesh lajmin për dënimin e të fejuarit, Xhevitit, u mbyll për shumë kohë në dhomën e saj. Më poshtë botohen pjesë nga libri :” Jo të gjithë të vdekurit prehen në paqe”.

***

Pas një muaji në portën e shtëpisë të Dervish Muharremit në Bilisht trokasin njerëzit e dhëndrit. Prindërit kërkojnë ndjesë që vajza nuk mund t’u dalë. Atëherë kunata e madhe Xhevitit bën me dije se ata, me keqardhje të madhe, kanë ardhur, ngaqë i fejuari i burgosur me një porosi të fshehtë është lutur të zgjidhet fejesa e ta lirojnë vajzën e re nga detyrimi.

Në dhomën e miqve plas vaji. Këtu ndodh e papritura dhe fillon saga që sapo zumë në gojë pak më parë. Vajza ka qenë prapa derës në kohën kur në dhomë bëhej biseda.

”Nusja shtyn derën dhe shfaqet papritur. Vetëm ajo nuk i ka sytë e përlotur.

– I dëgjova të gjitha ato që u thanë, baba. Më thoni, e kanë dënuar kaq ashpër, se ka vrarë ndonjë njeri?

– Jo – i përgjigjen.

– Ka vjedhur?

– Jo, jo! – i thonë përsëri.

– Atë herë unë nuk do të pyes më, se të gjithë jemi pyetur një herë. Ky është fati im dhe i Xhevitit. Fati më goditi dhe unë do ta luftoj fatin gjatë tërë jetës time. Unë kam shpresë tek i madhi Zot. Unë, jam nuse për Zëmblak, nuse e derës tuaj. Mos ma mbyllni!

Çfarë ishte kjo vajzë?” – Bën pyetje autori i këtij libri e bashkë me të, edhe ne. – “Si do të cilësohet ajo? E marrë? Miliona vajza do të jenë në një mëndje dhe do ta quajnë ashtu. Vajza që hyjnitë ia kishin caktuar kushuririt tonë kish një edukatë të shëndoshë; me kollona morale dhe shpirtërore të pabesueshme sot, por të papara edhe në atë kohë. Që të kuptohet vendimi i jashtëzakonshëm dhe i papritur i të mirës Fehmije, duhen sjellë në tryezën e arsyetimit të gjithë faktorët: lufta, përmbysja, besa e dhënë, brejtja e ndërgjegjes dhe, përmbi të gjitha, solidariteti i fuqishëm, si një kumt që duhet t’i shkonte të dashurit të saj në përballimin e jetës së dhunëshme të burgut.

Kjo krijesë sjell një shembull të rrallë vlerash shpirtërore, se njeriu më shumë se trup, është shpirt. Është kënaqësi që të përfytyrosh tek qeshin me këtë vendim të kësaj vajze të thjeshtë, ato gra, dhe ata burra që ca vite më pas, në spastrimet që i diktonte paranoja e Enverit, prishën në masë fejesat, martesat, familjet… Edhe me nga dy – tre çiliminj! Ishin krushqira me zyrtarë të lartë dhe ushtarakë me grada madhore, që pas shkarkimeve apo burgimeve, të mjerët shihnin pasardhësit e tyre të lënë nga bashkëshortet e bashkëshortët, të cilët ia mbathnin të lemerisur nga lidhjet e kërcënuara, nga rrufetë, lidhje që dikur, po për interesa, i patën tërhequr si mizat në mjaltë.”

Fehmija nuk u pendua kurrë për atë vendim. Drita e kthjellët nuk braktisi kurrë sytë e saj gjatë kalvarit më të rëndë që mund t’i përfytyrohet një femre, që platonikisht ndjek dhe ndjek të dashurin në tërë gjeografinë e vështirë të kampeve dhe burgjeve të Shqipërisë staliniste. Nuk kishte asnjë detyrimi ligjor, nusja ende nuk pat marrë mbiemrin e burrit. Mund ta shfaqte pendimin dhe t’i kthente kurizin kur të dëshironte, kur ta ndjente se u cfilit, se u lodh, se po vyshkej burgjeve, e pamartuar kurrë. Asnjë njeri nuk do ta shante.

Dhe ja pas 11 vjetësh Xheviti u lirua i favorizuar nga një amnisti. Fehmija po i afrohej të tridhjetave tani, por ishte bërë më e bukur dhe më fisnike. “E tërë pritja e saj, ndiekja e të fejuarit nëpër burgjet e Shqipërisë, për sytë e atyre që ia dinin virtytet, natyra i kish hedhur Fehmies përsipër një vello të dlirësisë në pritje të asaj, të dasmës”.

Pas vitesh jete familiare dhe kur Xheviti qe bërë babai i dy fëmijëve me emërimin e Haznedarit në krye të punëve të Sigurimit në Elbasan, të gjithë Kullat, që patën gjetur në këtë qytet strehë nga tufanet e luftës klasore, internohen në Fierzë të Dumresë, ndërsa Xheviti është plasur rishtaz në burg.

Takimi i hidhur me babain në qelitë e burgut

Është një skenë që nuk të hiqet nga mendja ajo që zhvillohet në një dhomë takimesh në burg. Gruaja ka marrë dy fëmijët e saj të vegjël, që drithërojnë ta takojnë babain e tyre. Fehmija është mësuar me këto takime, i ka ndjekur një jetë të tërë, kursë fëmijët nuk kanë takuar kurrë një të burgosur në pranga.

Xheviti është dobësuar ndërsa kokën e ka të enjtur në ballë dhe në tëmtha. Në dhomat e hetuesisë atë e kanë trajtuar egërsisht.

– Ikë, grua – i bërtet ai së shoqes – merri të dy fëmijët dhe mos më hajde më. Mjaft të kam lodhur e sfilitur. Po të më duash aq shumë, merri këta dy të vecklit që kemi bërë dhë shko në lumë të Shkumbinit. Hidhu në ndonjë thellësirë bashkë me ta dhe mbytu. Mbytuni që të tre!

Fehmija qetëson më parë fëmijët, që nuk e kuptojnë dot që as ai vetë nuk do të bënte atë vepër. Gruaja i jep zemër të treve. I shtrëngon Xhevitit duart e nxirosura dhe i thotë me një zë të ëmbël që vetëm ajo di të nxjerë nga buzët:

– Mos e humb kështu, o im shoq. Mblidhe mendjen e mos m’i mërzit këta.

As ti mos e lësho veten. Unë ketej e tutje do të vesh pantallona, do të mbath dhe një palë opinga dhe ty do të të ndjek kudo që të të shpien. Ty do të të nxjerr gjallë që këtej dhe të shikosh se si do t’i rrit këta fëmijë. Hiqe nga mendja lumin, ti!

Ai e vuajti burgun që i pat caktuar fati. Ajo e vuajti burgun nga ana e saj. Udhëtime të vështirë, takime të shkurtër, kampe me tela në jug, kampe me tela në veri. Rrugë në jug, rrugë në veri. Udhëtime të bëra vetëm, udhëtime tok me fëmijë, që deshën të shikonin babanë. Net të lagështa të kaluara nën shkallë pallatesh të panjohur parafabrikatë, për të arritur në orët e mëngjezit në kampet me tela, për të takuar babain, burrin. Aty poshtë shkallëve të huaja prej betoni, nëna u tregonte të vegjëlve përralla deri sa ata të dy i zinte gjumi. Fehmija u rrëfente nga ato më të gëzueshmet dhe e qeshura e tyre fëminore kërkëllinte e çiltër, sikur për të fjetur çdo gjë të paskej qenë ashtu si duhej… Përveç ngrohjes, mbulesave jastëkëve, ambazhurëve dhe dyerve që mbyllen.”

Marrë nga libri ” Jo të gjithë të vdekurit prehen në paqe”, me autor Pëllumb Kulla/lajmifundit

Porosia e të burgosurit nga qelia: Grua po të më duash, merr dy fëmijët e mbytuni në lumë Read More »

Dokument i cili gjendet ne Bibliotekën e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, përmendet “Arbania” (Arbëria) si dhe “Albanenses populi” populli Arberor

Sipas Baudrandius i cili citon Leunclavio: Albania si krahinë apo provincë ndahej në dy pjesë; ajo e Sipërme dhe ajo e Poshtme ku, në të paren hynte një pjesë e madhe e Maqedonisë apo me sakte gjithë pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe përfundonte në veri në kufijtë e Mbretërisë së Serbisë dhe Dalmacise, sikurse kishte dalje në detet Adriatik dhe Jon.

Në një dokument i cili gjendet ne Bibliotekën e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, përmendet “Arbania” (Arbëria) si dhe “Albanenses populi” (populli Arberor), ku, këta të fundit, në anën e besimit, paraqiten si “Grek Shizmatik” të cilët vareshin prej Kryepeshkopatës së Tivarit së bashku me “Unaviam=Hungaria”.

Metropolitet e tyre gjendeshin si në gjithë Epirin ashtu edhe në një pjesë të gjere në Maqedoninë Perëndimore ku bënin pjesë këto qendra: Metropolia e Albanopolis, Aulon (Vlora), Butrotum (Butrinti), Croja (Kruja), Dyrrachium (Durresi), Larta (Arta), Lissus (Lezha), Ochrida (Ohri), Scodra (Shkodra).

Sipas Baudrandius i cili citon Leunclavio: Albania si krahinë apo provincë ndahej në dy pjesë; ajo e Sipërme dhe ajo e Poshtme ku, në të paren hynte një pjesë e madhe e Maqedonisë apo me sakte gjithë pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe përfundonte në veri në kufijtë e Mbretërisë së Serbisë dhe Dalmacise, sikurse kishte dalje në detet Adriatik dhe Jon. Në jug shtrihej deri në Livadhja.

“Albania Inferior” (Arbëria e Poshtme) apo “Australis” kishte këto qendra kryesore: Kanina, Himara dhe Arta, ndërsa “Albania Superiore” (Arbëria e Sipërme) apo “Borealis” kishte Shkodrën ku në të benin pjesë; Dukagjini, Dibra, Kelmendi, “Ibalia”, “Benda”, “Canovia”, “Spatania”, “Mussia”, “Mons Niger=Mali i Zi”, “Pulatensis=Pulati”, Zadrima. Zenta, Shasi,” Zappa”. Qytetet kryesore ishin: Ohri, Albanopoli, Ambrakia, Tivari, Aulona (Vlora), Butrinti, Kerkyra, Ulqini, Durresi. Lezha dhe Shkodra.

 

/njekomb

Dokument i cili gjendet ne Bibliotekën e Vatikanit, datuar si i vitit 1250, përmendet “Arbania” (Arbëria) si dhe “Albanenses populi” populli Arberor Read More »

Kur Mbreteria Jugosllave zhdukte nga harta shqiptarët

Në këtë hartë të Mbreteris Jugosllave e njohur si Jugosllavia e Vjetër, e botuar në vitin 1939 kishte gjithçka por vetëm shqiptar nuk kishte.

Harta jugosllave pa shqiptarët

Harta tregon popujt e Jugosllavisë së Vjetër: sllovenët, kroatët, boshnjakët, serbët madje edhe goranët janë paraqitur në jug të Kosovës.

Kurse shqiptarët janë zhdukur nga harta, dhe kjo nuk është ndonjë risi kur dihet historikisht që Serbia kishte qëllime për zhdukjën e shqiptarëve me të gjitha metodat e mundshme duke përdorur poltika asimiluese, deri në shpërngulje të shqiptarve për në Turqi./FMimages

Kur Mbreteria Jugosllave zhdukte nga harta shqiptarët Read More »

Hyjnesha shqiptare që ka fuqi të bekojë ose të mallkojë! Zana e Çermenikës

Në shekujt e parë pas lindjes së Krishtit, kur në territorin e Perandorisë së Romës u vendos besimi monoteist, d.m.th., besimin te një perëndi e vetme, dhe feja zyrtare u bë kristianizmi, besimi te shumë perëndi u zhduk pothuajse fare.

Ndonëse besimi te perënditë pagane e humbi kuptimin dhe rëndësinë e tij, te disa popuj, ndër ta edhe ai shqiptar, u ruajtën shumë elemente të besimit pagan, siç ishin, p.sh., figurat mitologjike dhe legjendat e thurura rreth tyre, si dhe disa festa me origjinë pagane, Siç ishte Dita e Verës, që s’kishin asnjë lidhje me ritet apo festat fetare.

Një nga figurat më të spikatura të mitologjisë shqiptare, që ende “jeton” në përfytyrimet e njerëzve, ka qenë Zana, e cila banon nëpër male, pyje, lëndina dhe në vende të tjera të peisazhit natyror.

Studiues të mirënjohur të mitologjisë shqiptare, duke u mbështetur edhe në mendimin e disa prej gjuhëtarëve albanologë të njohur, si N. Jokli, M. Lamberc, E. Çabej, I. Ajeti etj., kanë nënvizuar se disa nga këto figura, duke përfshirë edhe Zanën, janë me origjinë nga antikiteti i lashtë greko-latin.

Figura e Zanës është krahasuar me dy prej hyjneshave më të njohura të mitologjisë greko-romake, përkatësisht e Artemisës dhe Dianës, të cilat, ashtu si dhe Zana e shqiptarëve, jetonin nëpër pyje, në faqe malesh të pashkelura, në shpella, lëndina etj.

Image result for zana e cermenikes

Zana e Çermenikës

Hyjni Ceka, studiuesi elbasanas që është marrë gjerësisht me festimet e Ditës së Verës në qytetin e Elbasanit dhe ka hulumtuar origjinën e lashtë të saj, në librin e tij “Dita e Verës”, Monografi (“Onufri” 2001), shkruan se kjo festë i kushtohej Dianës së Kandavëve, e cila, sipas tij, “tempullin e vet, gjithë motit, e ka pasur në rrethinat e Elbasanit, sepse, qysh hejrit, në këto anë ndodhej ajo faltore e dëgjuar e Zanës së Çermenikës (Djana Kandaviensis).

Dhe të gjithë e dinë se Perëndesha Djanë mbahej në kohë të lashta, si hyjneshë e gjuetisë… e pyjeve dhe e gjithë natyrës…”.

Ky konkluzion, shkruan Hyjni Ceka, përmbledh mendimet e arkeologut të mirënjohur shqiptar, Hasan Ceka (1900-1998), i cila ka qenë një nga themeluesit dhe dekan i arkeologjisë shqiptare.

“Shkencëtarët tanë, shkruan në studimin e tij Hysni Ceka, shpjegojnë se te Mansi i sotëm kemi Manthion antik, stacionin e famshëm të Egnatias, që priste e përcillte udhëtarë e pelegrinë që vinin në Skampin për t’iu falur Dianës së Kandavëve, si vend ku gjendej edhe tempulli i saj.

Ai Rrapi i Mansit, me kroin e pozicionin karakteristik, ma do mendja të ketë shërbyer nëpër vite për të mbledhur fiset e arbërve rreth Hyjneshës Dianë (apo Zanë) të Kandavëve, sikur u kanë pas thënë së lashti çermenikasve”.

Edhe studiues të tjerë, të cilët janë marrë me besimet e ilirëve dhe me figurat e tyre mitologjike, kanë shkruar se figura e Zanës së Çermenikës është pasuese e hyjneshës Diana të kandavëve (Diana candaviensis).

“Dita e Verës e Elbasanit, vijon në shkrimin e tij H. Ceka, çuditërisht sjell në ditë të sotme traditën e saj të Kandavës Ilire.

Ngjyra panairike, pelegrinazhi dhe Rrapi i Mansit, trevë ku zhvillohej kjo festë, tregojnë më së miri për një ceremonial të hershëm, për një religjion, që si kult të vetën pat Zanën e Kandavëve: Diana Candaviensis”.

Kandavët, të cilët kishin Dianën si perëndeshën e tyre, ishin banorët e lashtë të krahinës ilire të Kandavisë, në territorin e së cilës ndodhet sot krahina e Çermenikës në rrethin e Librazhdit.

Guri i Muzhaqit dhe krijesat mitologjike

Banorët e krahinës së Çermenikës besonin se nëpër këto male, në lëndina, burime, përrenj, ujëvara, vende të veçuara etj, jetonin qenie mitologjike të çuditshme, si kuçedra dragonj, xhindë, zana, shtojzovalle, perri etj.

Çermenikasit ishin të lidhur shpirtërisht me këto qenie, të cilat, siç ata besonin, ishin të pajisura me fuqi të jashtëzakonshme dhe mbinjerëzore, që ndikonin për mirë, apo për keq, në jetën dhe fatet e tyre.

Disa nga qeniet mitologjike, siç ishin zanat, shtojzovallet dhe perritë, çermenikasit besonin se ishin femra të reja me pamje shumë të bukura.

Zana ishte qenia më e dashur dhe më e adhuruar e banorëve çermenikas.

Ajo, veçse me emrin e saj “Zana”, thirrej nga banorët vendas edhe me emrat përkëdhelës “Zanushe”, apo dhe thjesht “Nuse”, pasi, sipas tyre, ajo ngjasonte me një nuse të bukur që jetonte në mes malesh dhe pyjesh të lashtë.

Fshatari çermenikas ishte shumë i lidhur me këtë figurë mitologjike dhe kishte krijuar imazhin e saj në përfytyrimin e tij, që, siç thamë, ishte figura e një femre me pamje shumë e bukur.

Figura e Zanës së Çermenikës është si e të gjitha zanave që përmenden në mitologjinë shqiptare, e cila kishte pamjen e një hyjneshe, por me fytyrën dhe trupin e një gruaje, vajze, apo nusje të bukur.

Sipas banorëve të krahinës së Çermenikës, Zana jetonte në mes të njerëzve. Ata nuk mund ta shikonin, por mund ta ndjenin praninë e saj.

Kulti i figurës së Zanës, i bukurisë dhe i fuqisë së saj, shërbente si shembull i bukurisë dhe trimërisë që duhej ndjekur nga fëmijët e vegjël.

Zana e Çermenikës ishte simboli i bukurisë femërore, që u sillnin fat djemve dhe vajzave të reja, si dhe çifteve të sapomartuar.

Por çermenikasit shpesh herë ishin edhe të frikësuar nga prania, ose edhe nga mosprania e Zanave, pasi, sipas besimit të tyre, ato, ngaqë nuk mund të shiheshin me sy, mund të ndodhte që udhëtari ta shkelte, apo ta dëmtonte pa dashje.

Çermenikasit gjithashtu besonin se, ashtu siç i bënin edhe gratë çermenikase në jetën e përditshme, edhe Zana e kalonte kohën me punë të ndryshme shtëpiake, me përkujdesjen dhe rritjen e fëmijëve të tyre.

Zanat kujdeseshin për higjienën e tyre.

Ato pastronin (lanin) fytyrën dhe trupin e tyre, krihnin flokët, lanin rroba etj.

Vendi më i përshtatshëm për larjen e trupit e të rrobave ishin ujëvarat, kurse për t’i “terur” (tharë) ato i ndernin në faqe apo qafa malesh.

Imazhi i figurës së Zanës në krahinën e Çermenikës është e pasqyruar gati në të gjitha zhanret e krijimtarisë popullore çermenikase, si në legjenda popullore, përralla, tregime, këngë, ninulla, urime, mallkime etj.

Disa nga vargjet popullore kushtuar figurës së Zanës së Çermenikës, të kënduara në fshatra të krahinës, janë: “Haj, na merr Zanën më parë”, “Thirri Zana, Zanën-o”, “Mirë se erdhe, moj Zana jonë!” etj.

Imazhi i bukurisë së Zanës së Çermenikës ishte e pranishme edhe brenda në familjet e fshatarit çermenikas.

Vajzat e reja krahasoheshin për nga bukuria me një Zanë mali.

Për t‘i përkëdhelur dhe ledhatuar fëmijët e vegjël, kryesisht ato të seksit femër dhe për t‘iu vënë në dukje bukurinë e tyre, nënat e gjyshet u drejtoheshin: “M‘je ba si Zan‘ mali!”.

Edhe për djemtë bëheshin krahasime me Zanën, me fuqinë dhe trimërinë e Zanës.

Djemve të vegjël u thonin: “Je trim si Zana!”.

Për të vënë fëmijën në gjumë, nëna, pasi i këndonte një ninullë, i drejtohej foshnjës së saj: “Fli, o Zan‘ e nanës, fli!”

Image result for zana e cermenikes

Ndërsa, kur fëmijët loznin dhe gjatë lojës bënin shumë e potere, nënat, për t’i qetësuar, u drejtoheshin: “Mos bëni zhurmë se u dëgjon Zana dhe mërzitet!”.

Kur një fëmije i bie dhembi i qumështit, nënat e merrnin dhëmbin e shkulur dhe e hidhnin në çatinë e shtëpisë, duke uruar: “Do ta hedhim dhëmbin në çati, që ta shohë Zana e të bjerë një të ri!”.

Gjatë festës së Ditës së Verës fëmijëve u bëheshin dhurata të ndryshme nga prindërit e tyre dhe u thonin se dhuratat ua kishin sjellë Zanat e malit, ndaj fëmijët e vegjël prisnin me padurim ardhjen e festës së Ditës së Verës, pasi Zana e Çermenikës do t’u sillte përsëri dhurata.

Figura mitologjike e Zanës së Çermenikës është si e të gjitha zanave që përmend mitologjia shqiptare.

Edhe sot e kësaj dite, parë në kuadrin e fushës onomastike, në Çermenikë gjejmë emra vendesh, familjesh apo personash që lidhen me emrin e Zanës.

Në fshatra të Çermenikës së Bardhë, si në Dorëz, Gizavesh, Librazd-Katund etj., emri më i përhapur te vajzat është “Zanushe”.

Në fshatin Zgosht emri i fisit “Zani” ne mendojmë se vjen nga emri “Zana”, por, që, duke u përdorur si mbiemër edhe për pjesëtarët meshkuj të fisit, ka kaluar në trajtë të gjinisë mashkullore.

Mbi faqen lindore të Malit të Lunikut ka qenë një majë shkëmbore, që kishte formën e një “statuje” njerëzore, të cilën banorët vendas e quanin “Guri si nuse”.

Ajo kishte një bukuri të pazakonshme dhe në përfytyrimin e lunikasve ajo ishte një “Zanë-nuse” e veshur me rroba prej guri.

“Guri si nuse” ishte simboli i bukurisë dhe i dashurisë njerëzore, që, me bukurinë dhe madhështinë e saj, u jepte banorëve të Lunikut dhe gjithë çermenikasve shpresë dhe gëzim për të ardhmen e jetës së tyre.

Për miliona e miliona vjet “Guri si nuse” i pati qëndruar kohës deri kur, më 30 nëntor të vitit 1967, një tërmet i fuqishëm, që preku krahinat e Dibrës dhe Librazhdit, e rrënoi dhe copëtoi atë plotësisht.

“Guri si nuse” ra dhe u shemb poshtë nën një humnerë, rreth 1000 metra poshtë tij.

Rrënimi i “Gurit si nuse” nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e Lunikut dhe të fshatrave të tjerë të krahinës së Çermenikës, të cilët shembjen e monumentit e përjetuan si një katastrofë dhe fatkeqësi të madhe.

“Rrëzimi i “Gurit si nuse”, shkruan studiuesi Daut Doda, ishte një shenjë jo e mirë, që mund të paralajmëronte një katastrofë, një fatkeqësi dhe mjerim.

Më të tremburit ishin të rinjtë e të rejat, pasi, për ta, “Gurit si nuse” kishte qenë simboli i bukurisë… Ata nuk e kishin më simbolin e tyre…” (Gazeta “Çermenika”, Nr. 15, 2004).

Prania e figurës së Zanës është e fiksuar edhe në një toponim në malet e Çermenikës dhe pikërisht në Malin e Zgarës, pranë fshatit Kuturman, që quhet “Linjat e Zanës”.

Toponimi “Linjat e Zanës” është shumë i njohur te banorët e fshatrave Kuturman, Togëz, Dorëz, Gizavesh, Librazhd-Katund etj. dhe të gjithë e thërrasin me këtë emër.

Av. Nazmi Koka (1949-2012), intelektual dhe studiues librazhdas, i ka kushtuar një shkrim kësaj figure mitologjike të Çermenikës dhe, në një artikull të botuar në gazetën “Tirana Observer” (datë 14 mars 2011), ai shkruan: “Në faqen e Malit të Zgarës ndodhet një shkëmb i zi dhe mbi të një pyll i virgjër, prej të cilit rrjedh një ujvarë… (Ky vend) në traditën popullore njihet me emrin “Linja e Zanës”.

Sipas gojëdhënës, shkruan av. Koka, Zana e Çermenikës kishte nderur në faqen e shkëmbit rrobat e saj të bardha, që i kishte larë në ujvarën që rridhte nga Mali i Zgarës.

Toponimi “Linjat e Zanës” dhe legjenda, shkruan më tej av. Koka, kanë ardhur nga lashtësitë e shekujve nëpërmjet transmetimit gojor.

Zana e Çermenikës jetonte larg njerëzve dhe qendrave të banuara prej tyre, ndaj “në këtë vend ku është ky emërtim, shkruan avokati, nuk ka banesa dhe qendër të banuar, pasi, zanat nuk mund të jetonin së bashku me njerëzit. Ato ishin perri, që rrinin në pyje e male dhe gjithmonë i linin imazhet nga larg” (“Tirana Observer”, 14 mars 2011).

Në Malin e Zgarës (Kutërman) ndodhet edhe një tjetër toponim që lidhet me emrin e Zanës së Çermenikës.

Pranë një ujëvare është një vend që quhet “Vëndi ku lahen Zanat”.

Banorët e fshatrave përreth Malit të Zgarës besojnë se pranë burimeve të malit të Zgarës, nën ujëvarë, në anë të përroit të Zgarës dhe në zallishtet buzë të lumit të Rrapunit, lahej Zana e Çermenikës.

Këtë emër e ka marrë i gjithë territori nga ujëvara e deri në bashkimin e tij me lumin Shkumbin, pasi mendohej se Zanat laheshin përgjatë gjithë rrjedhës së përroit të ujëvarës, përgjatë lumit të Rrapunit dhe deri në bashkimin e tij me Shkumbinin.

Figura mitologjike e hyjneshës së Çermenikës ka qenë frymëzim si për autorë anonimë, apo rrëfimtarë popullorë, ashtu edhe për poetë dhe krijues të ndryshëm letrarë.

Figura e saj ka gjetur pasqyrim në krijimtarinë folklorike, në përralla, legjenda, këngë, ninulla etj., si dhe në krijime të ndryshme letraro-artistike (H. Kopaçi: “Zanushja”, F. Fixha: “Plazhi i Zanave” ) etj.

Marrë me shkurtime nga libri “Zana e Çermenikës dhe Dita e Verës në trojet shqiptare” /njekomb

Hyjnesha shqiptare që ka fuqi të bekojë ose të mallkojë! Zana e Çermenikës Read More »

“Zbor pa bukë, lakuriq në dëborë”, si ishte ushtria e Enver Hoxhës gati të sfidonte edhe… Amerikën

Zbor pa buke, lakuriq ne debore, me devotshmeri te larte e grate me te forta se burrat.

Jane vetem disa percaktime qe te sjellin ne mend ushtrine e dikurshme, ate te ish diktatorit Enver Hoxha me sloganin e njohur, gjithmone gati per te mposhtur armikun dhe imperializmin amerikan. Me poshte disa foto nga ushtria e asaj kohe, postuar nga Tema:

ushushtar-3ushtar12ushtar13ushtar15ushtare-9ushtare10ushtare11ushtra14Ushtria2Ushtria6ushtria7ushtria8ushtria9ushtriaa

“Zbor pa bukë, lakuriq në dëborë”, si ishte ushtria e Enver Hoxhës gati të sfidonte edhe… Amerikën Read More »

Kur Enveri kërcënonte Jugosllavinë: Do shpoj tunel dhe do të thaj Ohrin!

Marrëdhëniet e Enver Hoxhës me udhëheqjen jugosllave kanë qenë nga më të çuditshmet. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, Partia Komuniste e Jugosllavisë dërgoi përfaqësuesit e saj në Shqipëri dhe tashmë është i njohur fakti se ata ndihmuan në krijimin e PKSH-së dhe në vendosjen në krye të saj Enver Hoxhën.

Këto marrëdhënie vazhduan edhe pas luftës e madje u shtrinë edhe në sektorin e ekonomisë. Por qëllimi i PKJ ishte që ta kthente ekonominë shqiptare në varësinë e saj e përfundimisht edhe Shqipërinë në një nga republikat e federatës jugosllave.

Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave u shoqëruan edhe me arrestime, vrasje e pushkatime. Këto marrëdhënie nuk njohën më përmirësim pasi përfundimisht Enver Hoxha u lidh me BRSS dhe vendosi kontakte të ngushta miqësore me Stalinin. Pas kësaj periudhe Jugosllavia u shpall armike e Shqipërisë.

Por vendet fqinjë kanë edhe lidhje territoriale mes tyre. Nëse ndarjet territoriale nuk administrohen si duhet, atëherë paraqesin probleme…

Aktualisht Shqipëria po vuan një nga periudhat më të vështira në sistemin hidroenergjetik. Për shkak të verës së thatë, me temperatura të larta dhe pa reshje, niveli i liqeneve të kaskadës së Drinit që sigurojnë energjinë në vend, ka rënë shumë.

Vite të tilla të thata janë konstatuar edhe gjatë diktaturës. Në verën e një prej viteve më të thata Jugosllavia vendosi të mbyllë portat e liqenit të Ohrit nga i cili furnizohet lumi Drin. Por përgjigja e udhëheqjes komuniste shqiptare ishte i menjëhershëm.

“Nëse Tito mbyll portat e Ohrit për Drinin atëherë unë do të shpoj një tunel në Qafëthanë dhe do ta thaj fare Ohrin”, ka kërcënuar Enver Hoxha.

Ky deklarim nuk ishte i rastësishëm. Burime nga arkivat bëjnë me dije se për këtë qëllim u thirr një grup i specialistëve më të njohur në vend të kësaj fushe të cilëve iu kërkua një studim. Ky studim u përgatit në kohë rekord dhe iu paraqit diktatorit. Sipas këtij studimi, nëse shpohej një tunel në pjesën fundore të Qafëthanës, atëherë ai mund të thante krejtësisht ujin e Ohrit. Uji do të drejtohej për në shtratin e lumit Shkumbin.

Ky kërcënim iu bë me dije qeverisë së Beogradit dhe që nga ai moment Tito as që e çoi nëpër mend që të urdhëronte mbylljen e portave të Ohrit./korrieri

Kur Enveri kërcënonte Jugosllavinë: Do shpoj tunel dhe do të thaj Ohrin! Read More »