Histori

LETRA E HAPUR E DAJËS: EDA ZARI I VURI DUART NË FYT SË ËMËS, SI TË ISHTE EGËRSIRË.

[sgmb id=”1″]

Familja e artistëve të njohur Lela reagon me një letër të hapur në mbrojtje të motrës së tyre Zhaneta Zari, nga dhunimi që i ka bërë vajza e saj, këngëtarja Eda Zari

Është një vendim gjykate, i Gjykatës së Shkallës së Parë që pak ditë më parë ka dhënë një vendim ku mësohet se ka kërkuar dënimin me 6 muaj burg për këngëtaren Eda Zari! Ky vendim i gjykatës është botuar në media dhe më pas edhe reagimi i këngëtares, reagim që ka ngjallur debat të madh në familjen e dajave të saj dhe njëkohësisht të vëllezërve të nënës së saj.

Ndaj kësaj të fundit, në fakt, është lëshuar një urdhër mbrojtjeje pasi ajo e kallëzoi të bijën për ushtrim dhune brenda ambienteve të banesës së saj. Mirëpo, familja Lela, vëllezërit e Zhaneta Zarit, nënës së Eda Zarit, janë vënë në dijeni të konfliktit verbal vetëm kur kanë lexuar shkrimet në media. Në redaksinë e gazetës “Shekulli” erdhi edhe një letër e dërguar prej tyre, pasi ata ndjehen të fyer dhe të prekur thellësisht nga akti i mbesës së tyre ndaj motrës së tyre!

Letra

“Të nderuar miq e dashamirës të familjes sonë Lela!

Unë që po ju flas jam vëllai i Zhaneta Zarit dhe, fatkeqësisht, daja i Eda Zarit! Jemi revoltuar për një problem të rëndësishëm sepse Eda Zari kohët e fundit është sjellë në mënyre të çuditshme me nënën e saj, jo sikur ta kishte nënë, por sikur të kishte një egërsirë përpara duke e dhunuar kërcënuar, bërë presion e duke i vënë duart në fyt dhe, më e keqja, është sepse ajo ka dhe një shok i cili edhe ky ka dhunuar motrën tonë në shtëpinë e saja deri sa kanë dalë komshinjtë dhe janë përballur me këtë situatë duke shpëtuar motrën tonë.

Se kush është ky shok ne do t`i kërkojmë llogari asaj por edhe atij, sepse duhet ta dijë që Zhaneta nuk është  vetëm, se është një batalion i madh me djem e vajza që e duan atë hallën e tyre dhe e respektojnë se e kanë në vend të nënës e të gjithçkaje dhe nuk pranojnë që ta preki kush.

Unë vëllai i Zhanit, jam shumë i indinjuar sepse nuk kam ditur gjë që kjo vajzë ka ardhur e ka shqetësuar motrën tonë, nënën e saj, duke i vënë dorë duke i kërkuar llogari e bërë presione të ndryshme, saqë kur vinim ne në shtëpi ta shikonim si ishte, njëherë unë njëherë vëllai tjetër apo nuset, gratë tona që e bëjmë me radhë, e gjenim motrën tonë në gjendje kome.

I thoshim, se çfarë ke, ajo nuk na tregonte. I matnim tensionin, e shikonim që ishte 22! E merrnim e çonim në spital tek urgjenca që kemi dëshmitarë doktorët, infermierët etj, që na njohin, sepse kemi vajtur disa herë për këtë problem. Prandaj, ju lutem shumë, nuk po ju them gjëra të tjera se çfarë ka bërë kjo vajzë, që po të jetë e nevojshme ne do t`i themi dhe ato por duam nga drejtësia, nga njerëzia, që mos të cenohet motra jonë, Zhani Zari dhe familja e madhe Lela, që jemi një familje e urtë dhe familje e nderuar artistësh!

U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre njerëzve (Diaspora, Kosovë, Maqedoni e kudo që ndodhen) që kanë folur e shkruar për ne dhe motrën tonë, e që dënojnë sjelljen e Eda Zarit. I faleminderit shume për respektin! Është kërkesa jonë që, kjo vajzë të mos na e shqetësojë më motrën tonë sepse edhe ne jemi njerëz, jemi të urtë e të butë, po të mos harrojë se edhe ne kemi gjak në trup e mund të bëjmë ndonjë budallallëk, por nuk na i lejon natyra jonë e butë që kemi, që të merremi me një njeri që nuk e ka emrin njeri.

Edhe kafsha që është kafshë, e do këlyshin të ëmënn, shkon dhe i rri pranë saj, merr qumështin e saj, pasi e ka rritur e ledhatuar, ndërsa ajo i duket nëna e saj, që e ka rritur me kaq dashuri e me mundime, sikur ka një egërsirë përpara.

Edhe njëherë ju lutem, ne duam që motra jonë të jetë sa më e lumtur e në rregull me jetën e saj. Kam edhe një problem tjetër, karshi  kësaj shoqes Eda Zari, e cila e quan motrën tonë të sëmurë me sklerozë. Tani unë nuk e di se kush e ka sklerozën, a e ka motra jonë, apo e ka ajo vetë që ka dhunuar motrën tonë. Prandaj ju lutem shumë, motra jonë në moshë thuajse 80-vjeçare është në gjendje të ballafaqohet me çdo mjek e me çdo psikiatër për të vërtetuar që ka apo nuk e ka këtë sëmundje që i shpif e bija e saj publikisht. Ju lutemi shumë pra na e plotësoni këtë, jo dëshirë, por kërkesë, që ta vërtetojmë këtë sepse kjo është një fenomen që rrallë dëgjohet në botë, që vajza t`i vërë dorë nënës së saj si edhe ta përçmojë e shpifë gjëra të paqena për të mbuluar ato të ligat e saja.

Sot motra jone ndodhet në spital ku e shtruam urgjent dhe sapo ka përfunduar ndërhyrja qe i bënë mjekët në sallën e operacionit, që kësaj radhe problem tepër shqetësues është zemra. Ne te gjithë jemi aty edhe vajza e madhe e motrës sonë si gjithmonë e kujdesshme. Po ku është kjo Eda Zari, ajo që pretendon se e do shumë familjen dhe se ajo është shumë e shtrenjtë për të?!!!Po e pyes: Sa e shtrenjtë është nëna jote moj vajzë??? Aq sa edhe një telefonatë nuk i bën dot ta pyesësh a është gjallë apo ka vdekur…? Turp! Ju faleminderit! Ahmet & Fatmir Lela, në emër të të gjithë familjes sonë kjo kërkesë/deklaratë”.

LETRA E HAPUR E DAJËS: EDA ZARI I VURI DUART NË FYT SË ËMËS, SI TË ISHTE EGËRSIRË. Read More »

Ajsi Xhaxhaj: Ja si e kalova ferrin që përjetova në fëmijëri…

[sgmb id=”1″]

Për Ajsi Xhaxhaj bukuria është bajate, dhe pa zgjuarsinë nuk ka vlerë.

Fama në fëmijëri dhe adoleshencë si protagoniste e “Kripmjaltëzave”, u pasua nga disa vite të errëta, një ngjarje tashmë e mediatizuar e që Ajsi nuk dëshiron t’i rikthehet.

Por pas rindezjes së konfliktit me rrëfimin e saj në ekran të historisë së përdhunimit, aktorja 22 vjeçare me sharm të veçantë, flet për të shkuarën, zbulon botën e saj shpirtërore, mendimin që ka për meshkujt dhe hapat që po hedh për karrierë evropiane në kinema.

Në intervistën e më poshtme të dhënë për revistën “Story”, Ajsi sjell detaje nga jeta e saj.

Kur zgjohesh në mëngjes e sheh gotën gjysmë plot apo gjysmë bosh?
E shoh gjysmë plot, boshllëku duhet që të mos derdhet kurrë.
Melodia që nis ditën?

Mëngjesin e kam me “Loose Yourself” të Eminem.

Libri që po shfleton para gjumit?

Për momentin me librin “The Prince” të Niccolo Machiaveli.
Ndjesia që të la roli i fundit?

Ndjesi pozitive. Roli im i fundit është në filmin “Jeto ndryshe”, me regji të Drilon Hoxhës dhe producent Dashnor Asllanin. Të qenurit një nga rolet kryesore kërkon përgjegjësi, ndaj kisha shpesh herë dhe ndjesi frike për ta arritur sa më mirë atë që më kërkohej. Por pa dyshim jam shumë krenare.

Çfarë natyre femre u ndjeve brenda rolit?

E bukura e rolit tim është se nga fillimi deri në fund nuk duhet të luaja një lloj tipi, sepse vajza që unë luaj është si fillim e brishtë. Më pas e përfshin drama e fabulës, dhe kjo e bën të ndryshojë, të bëhet një femër e fortë në disa aspekte dhe fatale, por padyshim pa humbur sensin e të qenurit e mirë.

Gjen të përbashkëta me rolin?

Në fakt dhe unë kam pasur dramat e mia në jetë, të kaluara qetë dhe përsosmërisht, siç është dashur të kalohen… Kemi disa gjëra të përbashkëta. Kryesorja është që na bashkon fortësia. Gjithsesi nuk e kam luajtur si Ajsi, por thjesht si karakteri i krijuar nga unë.

Me cilin nga aktorët e filmit “Jeto ndryshe” krijove lidhje të veçantë?

Nuk e di nëse do të hynin tek lidhjet e veçanta, por më tepër tek të ngushtat. Padyshim me Drilonin, që është dhe partneri im në film dhe regjisor, si dhe me producentin Dashnor Asllani, të cilin e njoh prej vitesh. Me të dy flas shumë hapur, jemi shumë miq me njëri-tjetrin dhe kemi shumë koenfidenca, duke diskutuar kështu për çdo gjë.

Pjesë e kastit ishte edhe këngëtari Shpat Kasapi. Jeni bërë miq?

Shpatin e kam shumë për zemër. Është njeriu me pozitiv që njoh, dhe djalë tepër i respektueshëm. E di që e kam një vëlla në Shkup.

Po me Arkimed Lushaj (Stresin) vazhdoni miqësinë?

Normalisht, ne kemi miqësi familjare. Të dy jemi shumë të zënë me impenjimet tona, e megjithatë kjo s’na ka penguar aspak për të qenë miq deri në fund.

Ka pasur njerëz që janë vendosur në krah të kundërshtarit tënd?
S’do e quaja kurrë kundërshtar. Thjesht një palë tjetër. Ata që janë njësoj si kjo palë, vendosën thjesht të qëndronin ashtu.

Do i vendosje një emër palës tjetër?

Jo, jo… Është shumë po t’i vendosësh një emër.
Kur dëgjon fjalët “përdhunues” apo “përdhunim” çfarë ndjen?
Thjesht nuk kam imunitet më në trup. Dhe gjithmonë u shmangem diskutimeve të tilla për shkak se ndihem keq.

Sikur të ktheheshe pas në kohë, çfarë do të doje të kishe shmangur nga jeta jote?

Nuk kthehem dot pas në kohë, por nëse do të kthehesha, do të kisha shmangur vetëm njerëz nga jeta ime, pasi vetëm ata i sjellin ngjarjet e trishta.

Kur mbyll sytë para gjumit cilat momente të errëta të kalojnë si film në mendje nga e shkuara?

Unë kam vite që mbyll sytë për të parë vetëm ëndrra apo plane të bukura. E kaluara ka mbetur atje, me çdo gjë të errët pjesë përbërëse.

Çfarë këshille të japin prindërit?

E vetmja gjë që më thonë është: Ji e lumtur!

Si mund ta rrëfeje jetën në një autobiografi, nëse do të ishe shkrimtare?

Sado e madhe të jetë dhembja e dramës, kurrë nuk do flisja drejtpërdrejt për dramën. Do të bëja një rrëfim duke përdorur figuracione. Unë nuk kam tentuar dhe s’do tentoj kurrë të bëj të pamundurën për të më kuptuar të gjithë.

Po kush duhet të të kuptojë?

Ata që dëshirojnë të kuptojnë. Gjithmonë njerëzit kuptojnë se duan, ose nuk kuptojnë, sepse sërish kështu duan.

Duket se luan shumë me fjalën. Është kjo një aftësi që e ke zbuluar
herët apo vonë?

Unë nuk luaj kurrë me fjalët. Të tjerë luajnë me fjalët, sepse vetëm ato u kanë mbetur tashmë.

Kur të është dukur jeta fushë me lule dhe kur ferr i vërtetë?
Jetën ferr në fëmijëri dhe adoleshencë. Fushë me lule tani, e kështu do të vazhdoj, besoj.

Po larjen e mëkatit si do t’ia dëshiroje dikujt?

Nuk mendoj fare për atë pjesë. E ka Zoti në dorë. Koha tregon gjithnjë.

Ajsi Xhaxhaj: Ja si e kalova ferrin që përjetova në fëmijëri… Read More »

Një nga misteret më të vjetër në botë, legjenda e Atlantit ka hutuar njerëzimin që nga kohët e lashta.

[sgmb id=”1″]

Një nga misteret më të vjetër në botë, legjenda e Atlantit ka hutuar njerëzimin që nga kohët e lashta.

Sipas filozofit grek Platonit, Atlanti ishte një ishull i madh diku në perëndim të Gjibraltarit dhe në shtëpinë e një qytetërimi tepër të avancuar të njohur si Atlanteans.

Platoni e përshkroi Atlantin si një vend me bukuri të mëdha, me një kompleks pallati në qendër të tri kanaleve me unazë.

Ai tha se çdo mbret që trashëgonte pallatin do të shtonte në të një kat, duke u përpjekur të kapërcejë paraardhësin e tij dhe duke bërë kështu atë një pallat që ka të ndërthurura bukurinë dhe pasurinë.

Vendasit ishin bekuar me pasuri, por në të njëjtën kohë ata ishin tepër ambiciozë, vazhdimisht duke kërkuar pushtet.

Atlantis është thënë se ka takuar fundin e saj kur u godit nga një tërmet gjigant dhe ka përfunduar në thellësi të detit. Edhe sot vazhdojnë kërkimet për gjetjen e kontinentit të humbur.

Një nga misteret më të vjetër në botë, legjenda e Atlantit ka hutuar njerëzimin që nga kohët e lashta. Read More »

Zbulohen misteret e ‘shtëpisë’ që përgjoi shqiptarët!

[sgmb id=”1″]

Pasditen e sotme janë zbuluar ambientet e restauruara të asaj që gjithë shqiptarët e njohin si ‘shtëpia e gjethit’, aty ku për shumë vite ka qenë vendosur një prej strukturave më të rëndësishme në sistemin komunist, sigurimi i shtetit.

Edi Rama në një lidhje live nga inaugurimi i saj që tashmë është kthyer në muze, shkruan se kjo do të jetë pikërisht një hapësirë për ti mësuar brezave të rinj historinë e së shkuarës.

“Zbulohen misteret e “Shtëpisë me Gjethe”. Aty ku godina fantazëm e fshehur pas gjetheve, në fund të oborrit të pakapërcyeshëm përgjoi për 45 vjet jetën private të shqiptarëve dhe u rrënua larg vëmendjes për 25 vjet të tjera, sot çelet Muzeu më i ri në Shqipëri. Nga një karakatinë në 2013, në një hapësirë që rrëfen të shkuarën, për t’i mësuar brezave vlerën e lirisë në rrugën e të ardhmes. Për Shqipërinë Që Duam. Shtet Punë Mirëqenie”, shkruan Rama.

Zbulohen misteret e ‘shtëpisë’ që përgjoi shqiptarët! Read More »

15 vjecarja u largua nga shtëpia të shtunën, policia e gjen te shoqja. Por pas kthimit e pëson keq e ëma.

[sgmb id=”1″]

Një vajzë e mitur, e moshës 15-vjeçare është gjetur nga Policia e Tiranës, pasi prindërit e saj e kishin denoncuar ditën e shtunë se ishte larguar nga banesa.

Vajza është gjetur një ditë më parë, teksa ishte sistemuar në banesën e një shoqeje

Sipas burimeve të policisë, F.D, vjeç 15, banuese në Tiranë, më datë 23.05.2017, u gjet dhe deklaroi se ishte larguar nga banesa pasi dyshohet se nga nëna shtetasja F.D, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj si dhe iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

15 vjecarja u largua nga shtëpia të shtunën, policia e gjen te shoqja. Por pas kthimit e pëson keq e ëma. Read More »

Tronditëse, 14 vetë në një familje gramshiote mbijetojnë vetëm me përshesh me ujë.

[sgmb id=”1″]

Përsheshi me ujë është vakt i përditshëm për familjes Kishta në fshatin Marshan të Gramshit. Përveçse varfërisë në banesën e tyre, të vegjlit e kësaj familje vuajnë edhe nga sëmundjet.

Realitet i hidhur për dy familjet Kishta që jetojnë në të njëjtën çati. 14 anëtarë jetojnë në dy dhoma, ndërsa foshnja vetëm pak muajsh ka për dhomë korridorin e banesës.

60 mijë leke të vjetra ndihme ekonomike janë e vetmja e ardhur për 14 frymë, ndërsa vetë familjarët flasin për sfidat për mbijetesë me të cilat përballen çdo ditë.

Fqinjët u përpoqën të ndihmojnë të paktën foshnjën duke i ndërtuar një dhomë, por nuk u lejuan nga policia për këtë ndërtim pa leje. Shpresa për ndihma është gjithçka që i ka mbetur kësaj familjeje.

Tronditëse, 14 vetë në një familje gramshiote mbijetojnë vetëm me përshesh me ujë. Read More »

Zbulohet shpata 2500 vjecare ne Kine!

[sgmb id=”1″]

Në 1965, arkeologët në Kinë zbuluan një shpatë të lashtë dhe shumë ndryshe nga çdo tjetër. Kjo armë e lashtë unike supozohet  se i përket kohës rreth 2.500 vite më përpara,  dhe çka është më interesante, kur u zbulua ajo ishte akoma e shndritshme dhe e mprehtë.

Tetë karaktere me  shkrimin e lashtë kinez  që janë gdhendur në teh  të shpatës tregojnë se shpata i takon Goujian, Mbreti i shtetit Yue.

Kjo armë unike,u zbulua në një nga 50 varret që u gjetën në Hubei të Kinës.

Arkeologët besojnë se kjo shpatë mahnitëse e bërë nga bakri, kallaji dhe sasi të vogla hekuri tani mund konsiderohet të jetë një thesar shtetëror i Kinës.

Shpata është shfaqur në Muzeun Provincial të Hubei së bashku me shumë objekte të tjera mbresëlënëse.

 

Zbulohet shpata 2500 vjecare ne Kine! Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne për djalin: Ra dy herë në koma, preu damarët nga kërcënimet në Greqi.

[sgmb id=”1″]

Vjollca ka ftuar djalin e saj, Eltonin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i thënë se jeta vazhdon edhe pse kanë kaluar shumë vështirësi.

“Unë jetoj në Greqi dhe kam tre fëmijë, Remzien, Eltonin dhe Madjonin. Prej ’93 jetojmë në Greqi, ekonomia na shkoi mirë. Kur kam ikur dy fëmijë i kam marrë me vete, kurse Eltonin që kam thirrur sot ma mbajti mamaja ime sepse ma ka marrë që 6-muajsh dhe ma bëri 8 – vjeç dhe nuk ma jepte. Por në ’97, që filloi rrëmuja, mamaja më tha të vish ta marrësh dhe u detyrova shkova e mora dhe djalin. Punonim të pestë, ekonomia ishte shumë e mirë.”

Vjollca shprehet se bashkëshorti i saj punonte në dy punë, në ndërtim dhe si roje nate, për të rritur fëmijët në Greqi. Më 27 Dhjetor 2015 bashkëshorti i Vjollcës pësoi hemorragji cerebrale dhe bëri tre operacione në kokë për të shpëtuar, por pas 2 muajsh qëndrimi në spital nuk ia doli dhe ndërroi jetë.

“Kjo ngjarje na ka trishtuar jashtë mase dhe na vuri shumë poshtë si familje. Unë nuk iu jepja dot kurajë fëmijëve, por edhe fëmijët mua. Filluam punët, të ecnim, sidomos Eltoni, meqënëse kishte pikturën në zemër, bëri një festival në Greqi me shpenzimet e tij, duke i dhënë ndihmë dhe bashkia. Por atje ku thamë të fitonim, ne humbëm sepse Eltoni ishte në pistë me këngëtarët që kishte ftuar dhe tre grekë i dëmtuan të gjitha pikturat, duke i shkelur me këmbë. Kjo përsëri riktheu trishtimin tonë. Për Tonin duhej shumë kohë që t’ia hiqnim këtë mërzitje.”

Gjatë përgatitjeve për 3-mujorin e përkujtimit të bashkëshortit të saj, Eltoni pësoi një aksident me makinën e dhuruar nga i ati. Ai ishte përplasur me një makinë tjetër, në të cilën shoferi ishte dëmtuar shumë, ndaj Eltoni mendoi se kishte ndërruar jetë. Nga kjo frikë, ai pësoi gjendje shoku dhe ra në komë.

“Vrapuam prap në spital, në atë spital që kishte vdekur bashkëshorti. M’u desh prapë të shkoja, ishte shumë e rëndë. E kam mbytur në lot atë spital. I shkoja Tonit pranë i flisja, por ai nuk fliste, 15 ditë ka qëndruar pa folur, i iku zëri dhe fshinin vetëm lotët e tij. I kërkuam atij çunit që të vinte, sepse Toni e mendonte të vdekur. U ngrit, erdhi dhe i shtrëngoi dorën Tonit dhe i tha se të dy jetojnë.”

Kaluan muajt dhe Toni vendosi të bëjë sërish një festival në Selanik. Për herë të parë, ai i lumtur telefonon të ëmën dhe i thotë se gjithçka shkoi mirë dhe kishte shitur shumë piktura.

“Por nuk zgjati gjatë ky gëzim. Sa u gdhi mëngjesi, ditë e Diel, ora 09:30, mora një telefonatë që Toni shkoi përsëri në spital. Nuk e dija ç’kishte ndodhur. Gjithmonë pyesja veten se pse Toni. Shkoj përsëri në spital, e gjej djalin përsëri në gjendje kome. Nuk më treguan ç’kishte ndodhur sepse unë nuk mblidhja dot veten. Pas 2 ditësh, një doktor më tha që djali kishte prerë damarët. Toni kur bëri festivalin, e kërcënuan jashtë mase në telefon dhe Facebook. Donin t’i merrnin jetën. Nuk mendoja më për burrin, por mendoja për djalin. Lutesha të mos më ndodhte prapë. Pas 4 ditësh djali është përmendur, por nuk gjenim dot fjalë se çfarë t’i thoshim. Më ka ndihmuar shumë vajza që ka, është greke. Jetoi me mua ditë e natë atje.”

Pas gjithë këtyre situatave të trishtueshme, Eltoni vendosi të mos vazhdojë më pikturën. Por pas shumë përpjekjeve nga familja, ai iu rikthye pasionit të tij. Vjollca rrëfen se Eltoni e vuan ende humbjen e të atit, edhe pse kanë kaluar 1 vit e 4 muaj, sepse kanë qenë shumë të lidhur.

“Toni ka fotografinë e të atit. Natën e mirë i thotë kur vete të flejë dhe mirëmëngjes kur ngrihet. Është e pamundur t’ia heqim. Kur ka dhënë shpirt bashkëshorti, Toni i mbante dorën në zemër. Orën që vdiq babai, nuk e harron kurrë. Ai e ka bërë tatuazh poshtë zemrës, ka vizatuar orën dhe akrepat që ka mbaruar babai.”

Vjollca tregon se bashkëshorti i saj mbante në makinë një disk me këngët e Mariza Ikonomit sepse e pëlqente shumë. Ai ka kërkuar që Toni t’i vendoste një prej këngëve të saj si zile telefoni, por nuk ia vendosi dot sepse nuk e gjeti dhe tani i ka ngelur peng. Ajo shprehet se disku i Mariza Ikonomit do të qëndrojë në shtëpi deri sa të jenë gjallë, jo vetëm ajo, por edhe fëmijët.

Eltoni ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E Diela Shqiptare”. Ai shprehet se është shumë kurioz dhe se nuk e di se kush mund të jetë personi që i ka bërë surprizë.

Eltoni shikon në ekranin e murit ndarës të ëmën dhe përlotën të dy.

Vjollca – “Toni, e bëra publike sepse ti e di sa vuaj shpirtërisht dhe e meriton se çfarë djali je. Dua që sytë tonë të pushojnë nga të qarët, jeta vazhdon! Rrugën që la babai në mes, ne ta vazhdojmë deri në fund. Ti vetë më ke thënë që ai s’kthehet më. Dua që ajo shtëpi që u nxi atë ditë, ti vetë e ke thënë që unë do bëj një dasmë. Sa të rrojë mamaja, ju ta vazhdoni atë gëzim, se edhe babai ashtu donte. Babai ëndërronte gjithmonë për gëzimet tuaja. Unë dua një premtim nga ty, kokat të mos i mbajmë më ulur. Boll, kaluan 1 vit e 4 muaj, dashi i mamit. Nuk mund të duroja dot më, 20 ditë që qëndruam në Korçë u plagosa jashtë mase. Thosha se çfarë mund t’i bëj këtij djali dhe e mora guximin që të fola sot. Nuk duhet të qash shpirti i mamit. Babi nuk do harrohet në zemrat tona, por në shembullin e tij të vazhdoni ju rrugën.

Eltoni – Unë linda në ’88 në Ersekë dhe u rrita me prindërit e mamit. Në ’92 unë jetoja në Ersekë, ndërsa prindërit në Sarandë dhe vendosën të iknin në Greqi. Në vitin ’97 erdhi babi më mori dhe u lidhëm prapë si familje. Kam dy prindër që punonin ditë-natë që të mos na mungonte asgjë në Greqi.

Jeta vazhdon, një ditë do të martohem, kjo është e sigurtë. Më shumë meqë ishim edhe do jemi familje e lidhur.

Nënë e bir përqafohen dhe shijojnë surprizën që “E Diela Shqiptare” ka përgatitur për ta. Mariza Ikonomi performon “S’të kam harruar”, këngën që u risjell kujtimin më të bukur, një bashkëshort dhe një baba që gjithmonë do të qëndrojë në zemrat e tyre.

Rrëfimi i dhimbshëm i një nëne për djalin: Ra dy herë në koma, preu damarët nga kërcënimet në Greqi. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com