Histori

Reagon shkrimtari: Ja si qëndron e vërteta për mashtrimin me 15 mijë euro ndaj jetimes.

[sgmb id=”1″]

Para një jave, doli në media një histori që tërhoqi vëmendjen, për shkak të akuzave dhe personit që i drejtoheshin. Një zonjë e quajtur Lumturi Kodra tregoi se ishte mashtruar nga shkrimtari Amedeo Baçi dhe se ai i kishte zhvatur 15 mijë euro, duke i thënë se këto para do ia kthente shumëfish. Lumturia tha se ky shkrimtar të njëjtën gjë kishte bërë edhe me një shoqen e vet.

Dritare.net kontaktoi me shkrimtarin Amedeo Baçi dhe kërkoi versionin e tij për ngjarjen dhe akuzat e hedhura. Ai tregoi se Lumturie ishte e dashuruar me të, ashtu siç ka ndodhur me shumë lexuese të tjera të romaneve të tij. Por, ai e quan një dashuri patologjike dhe se Lumturia e bën të gjithë këtë për t’u bërë e famshme.

Baçi mohon për dritare.net që të ketë mashtruar dy lexueset e tij. Ai thotë se kanë qenë sponsorizime për krijimtarinë e tij, ashtu siç ndodh me shumë shkrimtarë të tjerë.

Teksa ka nisur një proces gjyqësor në Itali, kundër Lumturi Kodrës, Baçi thotë se dëshiron që akuzat e saj t’i çmontojë me fakte dhe jo me llafe. Tregon se në komunikimet që ka me miqtë e përbashkët me Lumturinë, ajo u ka treguar shifra të ndryshme dhe të tjera deklaroi publikisht. Tregon gjithashtu, se ka një kontratë noteriale me lexuesen tjetër, për të cilën Kodra thotë se i ka marrë 50 mijë euro.
Në intervistën e dhënë për dritare.net, Baçi tregon për njohjen me Kodrën, miqësinë dhe akuzat që ajo hodhi ndaj tij, si dhe shpjegon se pse po goditet në këtë moment figura e tij.

Dritare.net- Lumturi Kodra tregoi për marrëdhënien tuaj në një emision televiziv. Si nisi njohja me znj. Kodra?

Znj. Kodra më ka kontaktuar në faqet e mia letrare dhe ka kërkuar miqësi me mua. Më duhet të them se prezantimi i saj nuk qe aspak dinjitoz, pasi në inboksin ku më shkruante veç fjalëve provokuese, me kishte nisur një fotografi të sajën nga gusha e poshtë mbuluar me një këmishë najloni të hollë e të tejdukshme, ku dalloheshin lehtësisht format trupore. Desha ta fshija kërkesën e saj për miqësi, por më parë mendova t’i jepja një paralajmërim që nëse nuk do ta merrte në konsideratë për të qenë korrekte me mua, nuk do të bëhej pjesë e miqësisë sime. Ajo premtoi se nuk do të bënte më joshje të asaj natyre, por nga ajo ditë e më pas vazhdoi me insistimet e saj shpesh të bezdisshme që unë të isha më i afërt me të e të mos ia mbyllja portat e dashurisë. Që prej asaj dite s’më nisi më mesazhe apo foto tunduese dhe unë e fala pas reagimit pendues. Më pas i hodha një sy faqes së saj dhe pashë që ajo frekuentonte klubet e natës ku edhe këndonte në karaoke. Por kjo ishte jeta e saj, zgjedhja që kishte bërë dhe mua s’më duhej jeta e saj private. Më vonë u bë e pasuportueshme për xhelozitë dhe bezdisjet e saj të njëpasnjëshme. Mania e saj për të folur orë e çast ishte thjesht e padurueshme. Kishte shumë pretendime dhe ngatërronte kënaqësinë estetike të krijimtarisë sime me kënaqësinë erotike që kërkonte nga autori.

Dritre.net- Sa e njihni ju Lumturinë dhe çfarë dini për jetën e saj?

Zonja Kodra punon si kujdestare për moshat e thyera, që nuk janë në gjendje autonome. Është rritur jetime dhe jeton e vetme në Bresha të Italisë prej vitesh. Ka shpirt poetik, por nuk është poete. Ka një fare talenti në muzikë, por jo në ato nivele që mendon. Ka një qëllim të vetëm në jetë: Të bëhet e famshme me çdo kusht e me çdo çmim. Mirëpo nuk ka kualitetet e duhura dhe po e kërkon kohët e fundit në përplasje me personazhe publike për të tërhequr vëmendjen e opinionit shqiptar, se në Itali nuk ka asnjë shans. Të kthesh famën në qëllim në vetvete, sipas meje, është e rrezikshme dhe aspak produktive.

Dritare.net- Jeni takuar me Lumturinë dhe si ka vazhduar miqësia mes jush?

Nisur nga fakti se ka pasur një vegjëli të vështirë dhe jeta e ka përplasur me probleme të shumta në familje e shoqëri, doja sinqerisht ta orientoja në jetë me një dashamirësi të rrallë humane. E dija që ishte tmerrësisht e dashuruar me mua dhe kërkonte domosdoshmërisht pohime definitive sentimentale. Por, unë i thosha se nuk duhej të ngutej, se një gjë e tillë ishte e parakohshme, se ndjenjat duhen maturuar me kalimin e kohës, pa sforco dhe imponime. Ajo kërkonte ethshëm qoftë edhe një pohim të vogël dashurie, por në këtë pikë ka pasur gjithmonë hermetizmin tim. Shpesh e kam këshilluar të heqë dorë nga imitimet shabllone e majmuneske që u bënte femrave italiane, por nuk më kuptoi asnjëherë, pasi një gjë thoshte e premtonte dhe një tjetër bënte praktikisht. Gjithsesi vazhdoi të ishte miqësore ndaj meje dhe u bë ndër fanset e mia më të zjarrta në faqet e mia letrare në Facebook.

Dritare.net- Lumturi Kodra ju akuzon se e keni mashtruar dhe i keni marrë 15 mijë euro, ndërsa shoqes së saj 50 mijë euro. Si qëndron e vërteta?

Znj. Kodra ka qenë një prej sponsorëve individualë të letërsisë sime dhe ka dërguar herë pas here dhe në bazë të mundësive që kishte (sepse i kishte të kufizuara) një shumë prej jo më shumë se 2979 euro e paguar në harkun kohor 2015-2016, të cilës i zbritet një dërgesë prej 520 eurosh për motive udhëtimi të vetë asaj dhe 427 euro që ia kam dhënë unë borxh, pasi më tha se ishte mbytur në borxhe e taksa dhe donte ndihmë. Pra totali mbetet fiks 2032 euro. Nëse kjo vihet në dyshim, jam i gatshëm që një ekonomist i paanshëm të bëjë krahasimet e faturave dhe shumave përkatëse. Këto para i ka dërguar në harkun kohor të dy vjetëve dhe me dëshirën e saj të plotë. Nuk kam shkuar unë atje t’ia marr me mitroloz në dorë. Unë e kam falenderuar publikisht në faqet znj. Kodra siç kam falenderuar edhe sponsor të tjerë të letërsisë sime si persona fizikë apo juridikë.

Unë bashkë me redaktoren Klara Kodra dhe korrektoren Edona Paloka ia kemi rishikuar të gjitha poezitë (që në fakt ishin bejte) nga pikëpamja e stilit, përmbajtjes, janë redaktuar, korrektuar, radhitur e faqosur, janë shoqëruar me parathenie e pasthënie dhe publicitet në gazetën letrare. Të gjitha këto janë përmbledhur në një libër të vetëm së bashku me një libërth poezish që ia kishte përpunuar më parë poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Vullnet Mato. Të gjitha këto, i janë bërë falas zonjës Kodra dhe kjo ka qenë një punë e vazhdueshme gati dy vjeçare. Zonja në fjalë ka paguar vetëm paratë e botimit, kopertinës dhe përkthimin.

Sa për akuzën e dytë mund të them se është qesharake, pasi unë këtu kam një kontratë huamarrje nga një fansja ime në letërsi, e cila për rolin që kam pasur në jetën e saj nëpërmjet letërsisë sime, desh të më dhuronte një apartament që të kisha kushte normale jetese. I thashë se preferoja të kisha në formë huazimi me këste sipas mundësive që do të kisha dhe akti të kryhej ligjërisht në studion e një noteri. Shuma e deklaruar është 30 mijë euro me akt noterial.

Dritare.net- Lumturi Kodra ka folur edhe për një bashkëpunëtoren tuaj, duke treguar se keni pasur qëllime të tjera ndaj saj.

Gjithë qëllimi i intervistës së zonjës Kodra ka qenë të më nxirrte mua si njeri dhe shkrimtar nën një dritë të errët, duke pasur si qëllim të godiste jo vetëm Amedeo Baçin, por letërsinë e tij real-romantike që po fiton lexues të shumtë brenda dhe jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, duke qenë xheloze e ziliqare ndaj Edona Palokës, ka menduar të përçajë miqësinë solide që kam me poeten, redaktoren, korrektoren dhe analisten letrare Edona Paloka që njëkohësisht është edhe korrektore-redaktore e romaneve të mia së bashku me profesoreshë doktoreshë Klara Kodrën. Por, në të dyja qëllimet ka dështuar fund e krye.
Dritare.net- Ju keni nisur një proces gjyqësor në Itali kundër Lumturisë. Çfarë do të bëni ndaj saj?

Meqë po më krijonte bezdisje të vazhdueshme nëpërmjet statuseve histerike thuajse të përditshme që bënte në faqet e saj me lloj-lloj shpifjesh e insinuatash kundër meje, duke e shpërfillur për një kohë të gjatë, mora vendimin që ta padisja civilisht në gjykatën e qytetit ku jeton, në Bresha të Italisë, nëpërmjet avokatit tim për akuzat që më kishte bërë publikisht në faqen e saj. Gjykata do e detyrojë të tërheqë gjithë postimet kundër meje dhe të përgënjeshtrojë publikisht ato që ka thënë. Në të kundërt do ta ndjek si çështje penale.
Akuzat janë të shumta, por si gjithmonë tullumbace në erë, nga ato mufka që vetëm zonja Kodra arrin të sajojë me fantazitë e saj të sëmura. Shkurt, një femër dyfytyrake dhe krejt e rëndomtë.

Dritare.net- Së fundi flasim pak për krijimtarinë tuaj, pasi ju thoni se të gjitha akuzat ndaj jush bëhen për të goditur krijimtarinë dhe letërsinë që lëvroni.

Jam autor i një opusi letrar prej 20 romanesh të botuara dhe në proces botimi me trend real-romantik. Romanet janë përkthyer në pesë gjuhë të botës dhe kohët e fundit ka parë dritën e botimit në USA, ku do të shpërndahet në 50 shtete dhe të gjitha vendet anglisht-folëse, nga një prej shtëpive botuese më prestigjioze që përzgjodhi romanin tim të parë nga 8000 paraqitje dorëshkrimesh të muajit. Në këtë krijimtari bëjnë pjesë 15 romane në formën e sagës romanore për historinë personale të autorit, ndërsa të tjerët janë romane me subjekte të ndryshme nga jeta. Veç kësaj CV-ja ime intelektuale përmban 5-së mastera dhe diploma universitare brenda dhe jashtë vendit, 5-së gjuhë të huaja, mbi 10-të specializime në Europë. Detyra e fundit në administratën shtetërore ka qenë Shefi i Interpolit në fillim të viteve 90-të pranë Ministrisë së Rendit Publik.

Reagon shkrimtari: Ja si qëndron e vërteta për mashtrimin me 15 mijë euro ndaj jetimes. Read More »

Letra e një ish prostitute: Si ju shita deputetit dhe laja hesapet e tij tek Ministri.

[sgmb id=”1″]

Letra.

“Më thërrasin Ela. Jam 1.77 e gjatë dhe kam vithe të bëshme por të forta dhe gjoks të madh. Sytë i kam larushe dhe buzët janë gjëja që meshkujt më pëlqejne më shumë. Sot që shkruaj kam dalë më në fund nga xhiroja, sepse e bleva lirinë time 5000 euro, të cilat ja shleva bandës së Gonit. Sot jetoj në Kanada prej 2 muajsh, por kam vendosur të denoncoj shfrytëzuesit e mij dhe do ta çoj betejën time deri në fund…

Unë kam ardhë në qytet nga një fshat i Jugut, ku gjyshi im pinte çibuk dhe nëna ime punonte 15 orë në ditë, sa te lopa, te gatimi, te domatet dhe te hashashi që e rrisnim në haur. Fillimisht për pak më përdhunoi një shofer autobuzi, por e godita kaq fort derëziun aty poshtë saqë hoqi dorë. Erdha në Tiranë te vajza e tezes, që studionte te Bujqësori. Ajo ja dilte vetë shpenzimeve. Dy herë në jave, të premte dhe të shtunë shkonte te një kafe lluksoze në qendër dhe aty, mbyllte nje pazar për 50 euro një her. Punonte 4 her dhe fitonte 200 euro të premten dhe 200 euro të shtunën. Por merrte edhe peshqeshe. Ajo më mësoi shpejt si ta përballoja jetën e Tiranës. Unë merrja shumë shpejt 100 euro për një her dhe me kërkonin shumë se isha e ngushtë nga posht dhe se punoja mir me gojë më thoshin.

Një natë erdhi aty një njeri i rëndësishëm. Më dha 500 euro dhe më donte për gjith natën, në një hotel luksoz në qendër. Më mbajti dashnore dhe smë la më që të shkoja me tjerë, se ishte xheloz. Mjepte 500 euro njavë dhe mblinte rroba të shtrenjta. Një ditë më kërkoi një nder. Donte me kap një tender dhe duhet tshkoja me një ministër që e kishte këtë gjë në dorë. Pranova. Isha edhe mirnjohse. Më dha 1000 euro që ta knaqja. Por ministri kishte problem dhe donte vetëm nga pas. Un spranova dhe ai më rrahu keq dhe më gjakosi. Pastaj thirri deputetin tim. E pashë më gzim por u zhgënjeva, më rrahu dhe aid he më përdhunuan të dy. Pastaj erdhi Goni. Më shitën nga inati te Goni që më rrihte në mëngjes dhe më nxirrte npunë për 20 mijë lek një her. Thashë se po vdisja në punë dhe takova deputetin. I kërkova falje për sjelljen time të keqe. Ai më mbajti disa netë dhe unë shkova pastaj rregullisht edhe me ministrin dhe ai më bleu nga Goni, për 5000 euro nga Goni, që sdonte tmë lëshonte. Mblodha ca lekë dhe ika. Nxorra një vizë për në Kanada dhe jam në të zezë… “

Letra e një ish prostitute: Si ju shita deputetit dhe laja hesapet e tij tek Ministri. Read More »

Pas kësaj letre të gjithë baballarët do ndryshojnë mendje…

[sgmb id=”1″]

Të dashur baballarë,

E di se në këto momente jeni duke mbajtur telefonin tuaj në dorë sepse me shumë mundësi e mbani gjithe kohës: ose në dorë, ose në xhep. Të gjithë këtë bëjmë në fakt por bëjini asaj, asaj të rëndësishmes një nder: Bëjini më shumë foto.

Jo, jo disa ‘screenshot’-e me disa meme qesharake që shikoni rrotull në rrjete sociale.

Unë jam duke folur për foto reale, foto ku ta dalë ajo. Ajo, mamaja e fëmijëve të tu, dashuria e jetës tuaj, ajo që punon ditë dhe natë për ta mbajtur familjen të bashkar.

Bëji asaj më shumë foto!

Vetëm dje më ndodhi që të kontrolloj galerinë e fotografive në telefonin tim dhe ju nuk e keni idenë së sa milion foto kisha shkrepur ndërkohë që burri im luante me fëmijët ndërkohë që nuk e kam parë kurrë që ai të bëjë të njëjtën gjë me mua. Gjithmonë ndihem sikur me duhet makeup ose të fotografohem nga një kënd i përshtatshëm dhe të gjitha këto nga komplekset që na kanë krijuar rrjetet sociale.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Neve na duhet fotografi familjare në të cilat jam edhe unë. I dashuroj fotot në të cilat dalin vetëm fëmijët e mi dhe sigurisht jam mëse e lumtur për fotot e tjera në të cilat janë unë, bashkëshorti dhe fëmijët por është njësoj e rëndësishme si për baballarët ashtu edhe për nënat që të kenë foto veçmas me fëmijët e tyre.

Baballarë, nëse keni një grua si unë, një natë kur ajo të jetë e shtrirë në krevat duke i lexuar një përrallë vogëlushes tuaj, nxirre telefonin nga xhepi dhe shkrepe një foto.

Mos bëj zë, mos i thuaj të marrë pozë thjesht, shkrepe.

Kur ajo të jetë duke gatuar e njëkohësisht duke folur me vogëlushin tuaj, shkrep një fotografi. Kur ajo të jetë duke ecur sa andej këndej duke ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë, shkrep një fotografi.

Koha ikën shpejt dhe çdo ditë vogëlushët tanë të ëmbël rriten e rriten shumë. Para se ta kuptojmë këtë gjë, veç kur i shohim të shkojnë drejt universiteteve se koha ka ikur.

Bëjë fotografinë!

Një ditë ajo do të largohet nga kjo jetë dhe fëmijët do të jenë të etur për disa kujtime më tepër.

Bëj një fotografi!

Bëji fotografitë që fëmijët ta dinë gjithë dashurinë që nëna e tyre ka për ta. Bëjë fotografinë që ata të kujtojnë se sa lozonjare ka qenë ajo. Bëje fotografinë që ata ta shikojnë se sa e bukur ka qenë pa pasur rëndësi nëse ka qenë në orën 4 të mëngjesit me piazhama apo me shampo në kokë, gjithsesi, bëje fotografinë.

Mamaja ime u largua nga jeta kur unë isha 20 vjeç dhe gjithçka ruaj tani janë fotografitë. Fiksohem tek fotografitë teksa ajo është duke qeshur me mua për ndonjë batutë fëmijënore që mund të kem bërë. I afroj fotot sa më tepër vetëm për të parë nëse unë i kam duart njësoj si ajo tashmë që vitet po ikin.

Nuk mund t’i kapësh këto ndjesi në një ‘selfie’.

Të lutem, shkrepe fotografinë.

Nuk e di nëse e mendoni ndonjëherë, por nëse e bëni, mos mendoni për asgjë në botë dhe shkrepeni fotografinë. Fëmijët e tu dhe gruaja juaj do të jenë shumë mirënjohës në fund.

Pas kësaj letre të gjithë baballarët do ndryshojnë mendje… Read More »

‘Bashkë deri në vdekje’, 96 vjecari mbyt gruan e tij për arsyen që do ju mallëngjejë .

[sgmb id=”1″]

Një pensionist 96 vjecar është tashmë zyrtarisht ‘killeri’ më i moshuar në Britani, pasi pranoi se ka mbytur gruan e tij 92 vjecare.
Jact Tindall i tregoi gjykatës se gruaja e tij Ernestine ‘nuk dëshironte më të jetonte’.

Cifti i moshuar kishin mbushur 68 vjet bashkëjetesë duke qenë të devotshëm ndaj njëri tjetrit dhe plot dashuri, ata i kishin bërë premtim njëri tjetrit që në momemtin që do kishin nevojë për përkujdesje dhe do duhej të rrinin larg njëri tjetrit atëherë tjetri do e dinte se cfarë duhej bërë.

‘E bëra për dashuri’ tha i moshuari, ‘pasi mu lut e mu lut u detyrova ta bëj.

I moshuari u dënua me 1 vit burg dhe gjykatësit deklaruan që ky ishte një gjyq shumë i dhimbshëm dhe mezi e dhanë atë dënim./shqiperiaime.al

‘Bashkë deri në vdekje’, 96 vjecari mbyt gruan e tij për arsyen që do ju mallëngjejë . Read More »

Sot bëhen 139 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit.

[sgmb id=”1″]

Sot mbushën 139 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherit një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.

Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 131 vjetëve, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtarë të kombit shqiptar.

Sot bëhen 139 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit. Read More »

Nje unaze 12 dollareshe i ndryshoj jeten rrenjesisht.

[sgmb id=”1″]

Nje grua ne Shtetet e Bashkuara bleu nje unaze te vjeter tek sendet e perdorura. Unaza kishte kushtuar vetem 12 dollare dhe ajo se kishte menduar kurre se jeta e saj do te ndryshonte

Ajo e kishte blere kete unaze ne vitin 1980 dhe i ishte bere e pandashme pa e hequr asnjehere edhe kur ajo po lante ose bente punet e perditshme dhe te zakonshme te shtepise.

Unaza u pikas ne argjendari dhe kishte nje vlere prej 500 mije dollaresh. Ekspertet thane se ajo i perket nje kohe te vjeter dhe eshte e garantuar qe ka qene ne pronesi te mbreterve. Unaza doli ne ankand dhe u shit me vleren e madhe prej 850 mije dollaresh.

Nje unaze 12 dollareshe i ndryshoj jeten rrenjesisht. Read More »

E rralle,fiton gjyqin ndaj vetes !

[sgmb id=”1″]

Jetojmë vërtetë në një botë sa të çuditshme po aq dhe interesante, për më tepër kur dëgjojmë histori të tipit të hedhësh në gjyq veten tënde.

Mbase mund tu duket absurde, por në vendin më demokratik të botës, Shtete e bashkuara të Amerikës, njeriut i jepet e drejta të hedhë në gjyq dhe veten e tij.

Një burrë i quajtur Larry Rutman, gjuajti padashje veten e tij me një bumerang në kokë. Ai e paditi veten dhe çuditërisht e fitoi gjyqin, dhe një shpërblim prej 300,000$, të cilin e pagoi kompania e tij e sigurimit!

E rralle,fiton gjyqin ndaj vetes ! Read More »

Akuza e rëndë: Shkrimtari i njohur zhvishej lakuriq e fliste me miket e mia.

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” është bërë sërish temë historia e 57-vjeçares Lumturie Kodra.

Ajo ka akuazuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Amedeo Baci pasi sipas saj e ka mashtruar duke i premtuar lidhje dashurie duke i marrë 15 mijë euro.

“Nuk kam kërkuar miq në “Facebook”. Por duke kërkuar për shkrimtarë, pash dhe Amedeon. U njohëm gradualisht, më tha ‘Zemër, shpirt’. I thash pse nuk vë foton tënde, më tha ‘eja më shi live’. Jemi njohur në vitin 2015.

Erdha në Pogradec për promovimin e librit tim të parë. Atë ditë e kam takuar. Nuk erdhi në Pogradec, shkova unë në Tiranë.

Fjeta tek shtëpia e tij. Ato ditë nuk e lash të fuste dorë në xhep. Kur njoha Amedeon, vija njëherë në 3 muaj në Shqipëri. Çoja për të pako, siç çoja për djalin tim.

Çoja dhe për Edonën, redaktoren. Ajo ishte gjysmë jetime. Nuk isha naive që mos të mendoja se ajo e donte. Nisa të bëhesha xheloze. Ai më siguroi që ‘do jesh e imja’”, -pohoi ajo.

Mes të tjerash Lumturia theksoi se Amedeo Baci i kishte kërkuar që ajo të merrte në Itali një kredi për të blerë një shtëpi në emër të të dyve.

“Më tha ‘merr një kredi në Itali dhe e vëmë shtëpinë në emër të të dyve’.

Ai iku nga shtëpia që kishte, për ne Laprakë, me 50 mijë eurot e shoqes time.Më thotë një shoqja ime që ‘je e sigurt për Amedeon, se duket sikur të ka prishur perëndia mendjen’.

Ajo më tha se të ‘njëjtat fjalë që ti ka thënë dhe ty, mi ka thënë dhe mua’. Ai u thoshte të gjithave mikeve të mia “Dashuria ime, përjetësia ime”.

Donte t’i zhvaste. Amedeos ndenjti 3 javë në Itali. I bëra bukën gati unë, i lash çelësat dhe ika në punë, ndërkohë ai fliste dhe me miken time. Ajo e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tha se ishte në hotel në Norvegji. Buldozeri zhvishej gjysmë lakuriq kur fliste me femra.

Mikja ime e kuptoi dhe më pas i tha: ‘Ske turp, je tek shtëpia e Lumturies’. Më pas kur erdha nga puna ajo më tregoi dhe mesazhet që kishte folur me Amedeon”, -rrëfen Lumturia. 

Akuza e rëndë: Shkrimtari i njohur zhvishej lakuriq e fliste me miket e mia. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com