Vijat e gishtave të gjakosur mbi një mburojë ari. Flamuri më i vjetër ekzistues kombëtar nuk është ai i një shteti të pavarur, por i Katalonjës, e cila me forcë mbron ngahera autonominë.
Legjenda thotë që mburoja heraldike e Mbretërisë së Aragonit dhe flamuri katalan, i quajtur “Senyera”, kanë lindur së bashku, në vitin 897. Në këtë vit, mbreti Varlo, në shenjë mirënjohje, la gjurmët e gishtave të tij të përgjakur mbi mburojën e kalorësit katalan Goffredo, një veteran i mbrojtjes së Barcelonës, gjatë rrethimit të trupave muslimane.
Në vitin 1137, me martesën e Raimondo Berengario IV dhe Petronillas, u bashkuan konteja e Barcelonës (qendra e Katalonjës) dhe mbretëria e Aragonës, e cila miratoi “Senyeran” si flamur: nëntë shirita të verdhë dhe të kuq. Nuk është i vetmi flamur me origjinë mesjetare, por është flamuri më i vjetër i një populli dhe një territori të përcaktuar qartë. Aq e vërtetë është, sa që diktatori Franco e ndaloi ndërsa tani valëvitet si simbol i indipendentizmit katalan.
Nje bisede tejet qesharake eshte publikuar ne instagram ku shihet biseda mes nje vajze dhe nje djali i cili merr nje propozim rrufe nga vajza.
Dua te lidhemi bashke te me besh te lidhem me ty dhe pastaj ti te me lesh mua? ky ka qene shkrimi qe vajza i ka derguar djalit.
Ai i lumtur eshte pergjigjur qe po pse? dhe pergjigja e vajzes eshte epike. Kam nevoje per nje zhgenjim dashurie qe te dobesohem deri ne gusht eshte pergjigja e saj.
Edhe pse tingëllon si një mit, ka shumë shembuj që fëmijët janë rritur nga kafshët ose thjesht janë rritur në izolim total, ku të afërmit e tyre ua kanë mohuar të drejtën të kenë kontakt me këdo. Raste të ngjashme kanë ndodhur ndër vite nga Viktori, djaloshi që ishte gjetur lakuriq dhe i papastër në një hapësire malore në Francë në vitin 1800, e deri tek Oksana Malaja nga Ukraina e cila ishte rritur nga qentë dhe ecte në këmbë e duar, dhe hante mish të kafshëve tjera sikurse qentë, transmeton Telegrafi.
Por një prej rasteve më të dhimbshme që ka bërë “bujë” nëpër botë, është rasti që ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky rast u ka shërbyer hulumtuesve si dëshmi e rëndësishme se si kemi nevojë për fjalë të mira, përqafim, dashuri dhe kujdes… Vajza e cila kishte fituar nofkën Genie ka lindur më 18 prill të viti 1957, dhe pasi ishte sjellë në jetë kjo vogëlushe e pafat ishte viktimë e abuzimit dhe izolimit social.
Në rrethanat në të cilat është rritur janë aq të frikshme, sa që në një video të regjistruar ka rrëqethur edhe psikologët me sjelljet.
Pasi mbushi 20-muaj, babai i saj kishte vendosur ta izoloj nga shoqëria, dhe kështu derisa mbushi 13 vjet e shtatë muaj e ka mbajtur të mbyllur në dhomë pa asnjë kontakt.
95 për qind të kohës sa ishte e zgjuar e ka kaluar e lidhur në shtratin për fëmijë, dhe për këtë këmbët dhe duart i ishin bërë pothuajse të palëvizshme.
Asaj i është mohuar edhe kontakti fizik, dhe ndoshta kjo ka ndikuar që ajo të ketë probleme me kequshqyerje në mungesë të këshillave prindërore.
Për shkak të izolimit dhe mungesës së kontaktit me të tjerët, ajo gjithashtu kishte vështirësi në të folur. Ndërkaq keqtrajtimi e kishte bërë atë më të egër sa që i kishte hapur shumë punë edhe Shërbimeve Sociale të Los Angelesit në dhjetor të vitit 1970.
Por para se ta merrnin në dorë rastin Shërbimet Sociale, prindërit e saj kishin pasur një grindje, ku nëna e saj kishte kërcënuar babanë e saj se do ta braktis.
Dhe pas disa muajve ajo dhe nëna e saj vendosën ta braktisin dhe të jetojnë me gjyshin dhe gjyshen e Genie.
Pas tri javëve jetë me gjyshin e gjyshen, nëna e saj kishte vendosur ta parashtroj kërkesën për pensionim dhe ta fitoj statusin e invalidit për shkak të shikimit të dobët, por ajo pa dashje ishte futur në një zyre tjetër – atë të Shërbimeve sociale.
Por, ata mbetën të shokuar kur e panë se në çfarë gjendje ishte vajza e saj dhe menjëherë i telefonuan autoambulancës.
Atë e dërguan me urgjencë në spitalin për fëmijë ku edhe u konstatua se vajza është keqtrajtuar, kurse rastin e saj e kishte marrë përsipër psikologu David Rigler.
Por ajo u lirua nga spitali në korrik të viti 1971, dhe pasi mbushi 18-vjet, Genie u rikthye që të jetoj me nënën e saj, e cila sërish e izoloi duke e mbyllur në dhomë, pasi nuk mund të kujdesej siç duhet për shkak të problemeve që i kishte në të pamurit.
Ndërkaq në fillim të vitit 1978, nëna e saj ua ndaloi pa kurrfarë arsyetimi të gjithë hulumtuesve që të kryejnë testet mbi bijën e saj dhe prej atëherë shumë pak dihet për fatin e saj.
ABC News raporton se që nga viti 2008 ajo jeton në Kaliforni në një qendër, ku vazhdon të mos flasë me askënd.
Edoni fton të ëmën, Memduhan, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare”.
Edoni ka një mezash për nënën e tij që sipas tij duhet të kujdeset më shumë për veten.
Ai deklaron se nëna e tij nuk merr ilacet e saj për shkak të parave që ua vë në dispocizion fëmijeve.
Edoni 20-vjeçar rrëfen vështirësinë e jetesës së nënës së tij në Milot, që prej martesës me të atin e tij, i cili për të siguruar para emigroi në Greqi, duke e lënë Memduhanë të rrisë 3 fëmijët e vetme.
Por si të mos mjaftonte kjo, Edoni në moshën 11-vjeçare shfaqi probleme shëndetësore. Fillimisht në Lezhë u dyshua për mish të huaj në hundë, por në Tiranë u zbulua se ai vuante nga “hardhuca kockore”, sëmundje shumë e rrallë, shkruan Tv Klan
Ai ishte personi i dytë në botë që vuante nga kjo sëmundje, e cila zhvillohej nga një lloj qelize që shfaqej në pjesë të ndryshme të trupit.
Edoni tregon se Memduhaja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm, duke harruar kështu veten dhe pjesën tjetër të familjes.
Pasi u shërua dhe gjithçka dukej se ishte kthyer në normalitet, ai shfaqi sërish probleme shëndetësore 3 vite më parë dhe nuk mund të lëvizte, gjë që e lëndonte shumë të ëmën e tij, pasi Edoni nuk shkonte dot as në shkollë.
Ndërkohë që Edoni studionte në Tiranë, dëshironte të ndihmonte sado pak situatën ekonomike të familjes së tij, ndaj filloi punë dhe një pjesë të pagës ia dërgonte të ëmës në Lezhë.
Ajo nuk i ka shpenzuar, por i ka mbledhur për të paguar masterin e tij. Edoni thotë se e ëma e tij ka punuar në fabrikë peshku dhe se për të fituar më shumë para, ka pastruar edhe frigoriferët e peshkut, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të ftohtë, gjë që bëri që ajo të ketë probleme me frymëmarrjen.
“Në një nga shkrimet më përpara shkruajta që ajo është një heroinë, duke patur parasysh një natë dimri shumë të ftohtë. Shikoj mamin te dera, kishte ardhur nga puna, sapo kishte nisur bora dhe acari i Milotit dihet, ishte shumë ftohtë.
Ato flokët e borës më shumë se borë ishin akull, që kishin mbuluar trupin e saj nga rruga deri në shtëpi. Ishte tërësisht e mbuluar nga akulli, dridhej nga i ftohti që kishte në punë dhe si të mos mjaftonte ajo, gjithë rrugën e kishte bërë në të ftohtë.
Nuk e njoha, nuk njihej, vetëm dridhej dhe ishte mbuluar nga akulli. Ajo nuk kishte fuqi për asgjë, as të ulej, as të hante, as të pinte.
Që në atë moment ajo është etiketuar në mendjen time si heroinë dhe padiskutim që është heroina e jetës sime, është frymëzimi më i madh!”
Memduha – Ky është djali im! Ti je jeta ime!
Edoni – Ma! Ti do thuash pse të kam munduar deri këtu, por unë e di që nuk është mundim, pasi jam i sigurt që për ty është privilegj të jesh sot këtu sepse e ndjek jashtëzakonisht shumë këtë rubrikë dhe “E diela Shqiptare”.
Të kam sjellë sot këtu sepse mbi të gjitha dua të të them faleminderit. Faleminderit që na ke rritur, ke vuajtur shumë, ke duruar shumë dhe nuk je dorëzuar kurrë. Por mbi të gjitha, dua të të jap një mesazh. Ma, ti gjithmonë mendon vetëm për të tjerët, ti gjithmonë mendon vetëm për ne, por besoj se ka ardhur momenti që ti të mendosh pak për veten. Edhe ti ke problemet e tua, problemet e tua shëndetësore.
Ti mban peshën më të madhe të familjes, por problemet nuk zgjidhen duke qarë, nuk zgjidhen duke i mbajtur përbrenda, duhet të flasësh sa më shumë me ne, ne jemi të rritur dhe kuptojmë shumë.
Duhet t’i pish rregullisht ilaçet, nuk dua që të marrë motra në telefon dhe të më thotë që ti nuk i pi ilaçet. Kur të kesh vizitat te mjeku, nuk duhet të të çoj unë me zor, ti duhet të shkosh vetë sepse ti gjithmonë ke dashur që të bëhem një njeri i madh, por nuk mundem të bëhem pa të patur ty në krahë! Duhet të jesh më e fortë!
Do që ta vrasësh shumë mendjen, por ke kohë ta vrasësh mendjen kur të vijë nusja ime në shtëpi. Qetësohu tani.
Memduha – Gjithmonë që mua më ikën fryma, kur më shkon në mendje se kam një djalë, më kthehet shpirti prapë. Ky më jep frymë, ky më jep jetë! Këta mi ka lënë babai të vegjël dhe i kam rritur me një sakrificë shumë të madhe, por nuk jam dorëzuar asnjëherë!
Edoni – Sot duhet të qeshësh! Ta fillojmë që këtu duke qeshur.
Në një fshat të vogël skocez afër kufirit me Anglinë një vend i lirë ofron punë shumë tërheqëse.
Një familje është e gatshme të paguajë rreth 50,000 paund në vit, me 28 ditët e pushimeve dhe festave, për personin, i cili pranon të jetojë në shtëpi dhe punojë si dado për dy fëmijët e moshës pesë dhe shtatë vjet.
Detyra është në thelb të kujdeset për fëmijët: t’u përgatisë atyre mëngjesin, t’i marrë ata në shkollë, t’i ndihmojë me detyrat e shtëpisë, etj.
Në njoftimin e postuar në faqen e Childcare.co.uk, familja e përshkruan shtëpinë e saj si një “të gjerë e të bukur, historike, shtëpia që ofron pamje spektakolare”.
Vetëm se ka një pengesë të vogël. Duket se në shtëpi është zbuluar një aktivitet anormal. Familja, e cila ka dhjetë vjet që jeton në këtë shtëpi, thotë se muret flasin.
Gjatë vitit të kaluar janë larguar dhjetë dado, e megjithatë ata pranojnë se personalisht, nuk kanë përjetuar ndonjë nga këto incidente.
A jeni gati që ta mposhtni frikën? Të duroni muret që flasin (të cilët i dëgjojnë vetëm personat e jashtëm dhe jo familjarët)?
Ish-ambasadori shqiptar në Kubë rrëfen vizitën e fshehtë të Che Guevarës në Shqipëri dhe takimin me ish-Kryeministrin Mehmet Shehu. Ata dy u vranë në rrethana të mistershme dhe e vërteta për ta as sot nuk është ndriçuar.
Ata u vranë për ta jetësuar maksimën: “Revolucioni i ha bijtë e vet”. Ata dy janë ende figurat më misterioze të revolucionit komunist në botë. Dhe, që të dytë vazhdojnë të mbushin faqet e shtypit jo vetëm në Kubë dhe Shqipëri… Telegrafi risjell kujtimet e ish-ambasadorit shqiptar në Kubë, Mihallaq Gjinikasi, dhënë para më shumë se 10 vitesh. Askush nuk e di që miti i revolucionit kuban, Che Guevara ka shkelur tokën e shqiponjave.
Për herë të parë, ish-ambasadori shqiptar në Kubë, Mihallaq Gjinikasi, rrëfen ardhjen e mistershme të Guevarës në Tiranë dhe takimin e tij me Kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehun. Rrëfen itinerarin e çuditshëm, takimet super të fshehta si dhe strehimi i tij në siguri të lartë, në vilat e pushimit në bregdetin durrsak.
Ish-diplomati tregon se udhëtimi i Guevaras kishte qenë shumë i gjatë. Ndërkohë, për të mbërritur në Shqipëri, i ishte dashur të maskohej në mënyra të ndryshme, në mënyrë që edhe prezenca e tij të mos vihej re. Në Shqipëri ai ka pasur një takim me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu, me të cilin kanë folur më shumë për idetë revolucionare dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar revolucionit.
Pas bisedimeve, ai është drejtuar për në vilat e Durrësit, ku edhe ka kaluar natën. Ditën tjetër ai është drejtuar për në Kubë, pa bujë dhe salltanet të rastit, siç ndodh rëndom kur priten dhe përcillen emra të veçantë të qeverive. Në dëshminë e Gjinikasit mbetet enigmë fakti përse kreu i atëhershëm i shtetit, Hoxha, nuk e ka takuar revolucionarin e madh, të cilin ai shpesh e ka përdorur si model të idealeve të tij.
“Për Ernesto Guevaran nuk dija shumë gjëra. Kisha lexuar diçka nga shtypi i huaj, nga i cili informohesha në mënyra krejt të ndryshme. Shtypi perëndimor e paraqiste si një figurë terroristi, gati-gati të çmendur, ndërsa shtypi i disa prej vendeve të Lindjes e jepte krejt ndryshe: e paraqiste si një mjeshtër të guerilëve, si një ndezës i shkëndijave revolucionare, si një revolucion shëtitës!…
Kisha marrë detyrën ta prisja në Tiranë. Ashtu bëra. Vizita e tij bëhej e fshehtë, sepse kështu ishte kërkesa e tij. Aq sa dija ose më saktë, aq sa mund të dija në atë kohë, kujtoja se Che Guevara ishte vërtet një revolucionar, por si të thuash, revolucionar i një tipi të veçantë. Afërsisht i atij formimi ishte edhe Fidel Castro…
Teksa e takova, në çastin që sapo mbërriti, Che qëndronte i heshtur. Ndoshta ndihej i lodhur, ndoshta i vetmuar, në një vend krejt të panjohur për të. ‘Këtu, në Shqipëri, jeni si në shtëpinë tuaj’, ndërhyra unë kur vura re se tregohej gjysmë i hutuar. Ishte fillimi i viteve ‘60. Che nuk ishte më i madh se tridhjetedy vjeç, me një fytyrën plot qime e me sy të ndritshëm. Ai mundohej të fuste në dritën e vështrimit të tij sa më shumë hapësirë nga natyra e Tiranës.
Detyrën e kisha marrë tepër të përcaktuar: ta shpija në takim me kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehun. Me aq sa mund të nuhasja unë në atë kohë, por edhe me gjithçka ngjau më vonë, vizita ishte tepër konspirative. Ishte një vizitë që kryhej sa për mirësjellje, ngaqë nuk mund të refuzohej nga pala shqiptare. Ishte një vizitë, siç mund ta gjykoj tashti, për t’i dhënë mikut kuban një përvojë shqiptare, ndoshta për t’i korrigjuar ndonjë ide rreth mënyrës se si piqen e shpërthejnë natyrshëm revolucionet popullore.
Vetura na zbriti drejt e përpara dyerve të Kryeministrisë. Gjithçka ishte sajuar në atë mënyrë që mysafiri të paraqitej te kryeministri shqiptar si një mik i huaj i popullit tonë. Edhe shtypi, siç do të vihej re më vonë, do t’ia kalonte heshtjes këtë ngjarje politike. Madje, nuk do të kishte as koment zyrtar. Në ekspozenë e tij, Che Guevara paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asaj që kishte çuar në përmbysjen e diktaturës së Batistës (Fulgencio Batista Zaldívar) dhe në fitoren e revolucionit. Ndërkohë, ai shfaqi disa nga pikëpamjet lidhur me ndezjen e revolucionit dhe hedhjen e popujve në flakët e luftës për liri dhe drejtësi shoqërore.
Che, me sa merrej vesh, rëndësi i kushtonte rolit përcaktues të revolucionarëve të vendosur, duke parë te këta të fundit faktorin numër një të përmbysjeve të mëdha revolucionare dhe si shembull konkret jepte Kubën. Nuk ishte e vështirë të kuptohej se midis bashkëbiseduesve ekzistonte një ndryshim jo i vogël lidhur me rrugët e mënyrat e ngritjes së popujve në luftën për liri dhe drejtësi shoqërore. Gjithsesi, secili shpalosi pikëpamjet e tij, duke mos iu kundërvënë shokut, çka ndikoi për mirë në mbarëvajtjen e dialogut.
Në fund, kryeministri shqiptar kishte përgatitur një dhuratë – surprizë. Che Guevara e mori automatikun e dhuruar, u ul në gjunjë, e puthi armën dhe qetë-qetë u ngrit në këmbë. Gjithçka u krye me një solemnitet tepër të veçantë.
Edhe pse kanë kaluar plot 40 vjet nga ajo kohë, shpeshherë pyes veten: si mundet një njeri të vërë mbi supe detyra aq shumë të rënda, gjithsesi të papërballueshme në mënyrën se si ideoheshin dhe zbatoheshin! Sidoqoftë, ato që për një njeri të zakonshëm konsiderohen aventura, për idealistët janë thjesht misione që duhen përmbushur”, është rrëfimi i Gjinikasit.
Vajza e diplomatit është pagëzuar nga Che Guevara. Sot ajo është martuar, por harron se mes kujtimeve të saj zë vend edhe Che Guevara. Ishte ende kërthi, kur ministri i asokohe i Shëndetësisë kubane, pas një vizite që pati në rezidencën e Ambasadës shqiptare, mori vesh se ambasadorit i kishte lindur një vajzë. “Ç’emër i keni vënë?”, kishte pyetur ai. Mihallaqi kishte thënë se ende nuk i kishin zgjedhur një emër. Revolucionari kishte përfituar dhe u kishte kërkuar familjarëve të kishte nderin t’i vinte emrin vajzës. Që atëherë ajo mori emrin Susana, një emër tipik kuban. “Mbaj mend që derisa unë u bëra pesë vjeç, Che Guevara vinte në shtëpinë tonë gjithnjë. Zakonisht për datëlindje më sillte dhurata të bukura dhe dhurata më e bukur që më ka bërë është një kukull prej porcelani, shumë e kushtueshme”, tregon Susana.
Pasi kishin kaluar vitet, ajo kishte kuptuar se mysafiri i nderuar nuk kishte shkelur më në shtëpinë e tyre sepse kishte vdekur, megjithatë kur u rrit vazhdoi të mbante të fshehur në zemrën e saj një mit, një idhull. Ishte Che Guevara, të cilin ndryshe nga të rinjtë e asaj kohe, ajo e kishte takuar, madje kishte qëndruar për minuta të tëra në prehërin e tij.
Ish-ambasadori Gjinikasi tregon se, përveç ardhjes së revolucionarit në Tiranë, shtetarë të tjerë shqiptarë janë takuar me Guevaran, atëherë Ministër i shëndetësisë i Kubës.
“Një delegacioni qeveritar shqiptar arriti në Kubë në vitin 1964 dhe kryesohej nga Bilbil Klosi (babai i Fatos Klosit). Gjatë bisedës ai vlerësoi popullin shqiptar, duke theksuar se është një popull i vogël, por me një histori të madhe dhe qartësoi se për këtë qëllim ai ishte bërë mik i përhershëm me shqiptarët dhe vizitonte rregullisht Ambasadën shqiptare në Kubë”, tregon Gjinikasi.
Ambasadori rrëfen se ka bërë disa herë lidhje të historisë së ngjashme shqiptare me atë kubane dhe se si ata arritën të kthenin lagjet e pasura në shkolla, njëlloj si partizanët shqiptarë.
“Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante dhe me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Kur e pa, Che Guevara u habit dhe, duke shtrirë duart përpara, i drejtohet i habitur: ‘Po ti këtu?! Si na gjete’?! U ngrit dhe e përqafoi me shumë mall. ‘Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina’… Ishte nëna e Che Guevaras, Celia. Pas kësaj atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, edhe konjaku ‘Skënderbeu’ bënte punën e tij. ‘Konjakun e keni mjaft të mirë… ndërsa ambalazhi… jo i bukur! Një ambalazh i tillë ua komprometon disi cilësinë”, kujton ai.
Nga Viktor Bakillari Sot, kam ndër mend t’ju rrëfej shumë shkurt një ngjarje të rrallë. Të padëgjuar, kurrë më parë. Ose të paktën, unë as s’e kam lexuar, as s’e kam dëgjuar ndonjëherë. Ndoshta – ndoshta, edhe për dritëpastin Agolli edhe për z. Kadare (të dy ish-studentë në Rusi) do të ngjallte kërshëri… Udhës, tek po shkoja në punë, më drejtohet (rusisht) një femër shumë e bukur: – Mirëmëngjesi, më falni Zotëri, … – Mirëmëngjes… – E dini ku është kafene “N….”? – Po, iu përgjigja, andej kaloj edhe unë; ejani me mua. – Duke belbëzuar me atë rusishten time mjerane, me ato pesë fjalë që di, kalova në gjuhën frënge. – Ju jeni ruse? – Po, nga Moska, ma ktheu; kuptonte shumë mirë frëngjisht. – Unë e kam lënë të takohem me disa shoqe këtu, – tha, por jam rreth tri çerek ore më herët. Meqë kisha rreth një gjysmë ore kohë unë, e ftova për një kafe. – Me kënaqësi, tha. Tek porositëm kafe, nisi një bisedë e lirë. Më foli se kishin rreth një javë nëpër Shqipëri. Më foli gjithë simpati për Alpet e bukura, për Shkodrën, për Vlorën, Sarandën, për Tiranën, për Sheshin “Skënderbej”, për një koncert rok që kishin ndjekur, për ushqimin e shijshëm shqiptar… Kërshëria më detyroi ta pyes, përse kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë. Shoqeve dhe shokëve u jam imponuar unë për të ardhur këtu, ma ktheu. Dhe pastaj… Eh, nuk e merrni dot me mend përgjigjen që më dha… – Me qetësi olimpike ma ktheu: – Po, erdha këtu në Shqipëri sepse vendi juaj është vendi i të dashurit të gjyshes sime… Shtanga! Mbeta gojëhapur si në fotografi! – Ju lutem, shprehuni pak më qartë, ia ktheva. – Po, rreth viteve 1960, një shqiptar (midis shumë të tjerëve), studionte në Moskë dhe ky kishte mike të ngushtë gjyshen time, tashmë të ndjerë. Mua më ka rritur gjyshja dhe shumë herë më ka folur për mikun e saj të hirshëm, të bukur e shumë të sjellshëm shqiptar. Marrëdhëniet u prishën dhe fatkeqësisht, ata nuk u martuan dot, por ajo nuk e harroi kurrë atë djalë gjer sa ndërroi jetë. Dhe kështu, Shqipëria më kishte mbetur peng, e, në një farë mënyre, unë duke ardhur këtu, po çoj në vend amanetin e gjyshes që s’e pa dot këtë vend… … Erdhi koha për t’u larguar. Një gjysmë ore kishte avulluar, pagova kafetë, u përshëndeta me ruskën-moskovite – bukuroshe (ajo më përqafoi miqësisht) dhe ika pa kthyer kokën pas!
Një moment mjaft prekës ka qenë për deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi teksa ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për nënë e saj.
E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Vokshi ka shpërthyer në lot ‘live’, teksa ka rrëfyer se ka humbur nënën në moshën 58-vjeçare.
“Iku shumë e re, kisha një marrëdhenie shumë të ngushte me nënën, ishte njeriu më i mire dhe më i butë ne bote. Vdiq kur motra ime ishte shtatzënë dhe nuk arriti te shihte asnjë nip e mbesë”.- tha Vokshi.