Një djalë nga Shkodra, i ka shkruar një letër prekëse kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i kërkon ta bëjë shtetin, pasi siç shkruan N.P, 15 vjeçar, shokut të tij të klasës i vranë babanë para syve të tij, dhe kur të fillojë mësimi në shtator, ai nuk do të jetë si të tjerët, pasi bashkë me babanë, atij ia vranë edhe ëndrrën.
Letra drejtuar kryeministrit:Leter kryeministrit:
Bëj shtet, shokut tim 15 vjeçar i vranë babanë përpara syve! L. Alija, i cili eshte ne klase me mua, mundi te shijonte me babane vetem 15 vitet e para te jetes se tij.
Kete shtator fillon gjimnazin. Enderronte te ardhme plot shpresa ne vendlindjen e vet, ketu ku i vrane babane, vrasjen e te cilit e mallkon duke qare! Mbreme ai mbeti pa baba, mbreme shkembeu me te atin fjalet e fundit pa menduar se po krijonte kujtime qe sot i memorizon me dhimbje… Dikush, ne shtepine e tij, ne sy te djalit 15 vjeç dhe nenes se L., vrau me arme zjarri mjekun Ilir Alija pa meshire, duke shkaterruar moralisht familjen e pafajshme Alija! L. kishte nje baba te mire, HERO, i cili gjate jetes se tij kishte shpetuar shume jete njerezore, si mjek, si human. Kam qarë zoti kryeministër, kam qare me lot qe mbajne ndjenja! Po qajme gjithe klasa e tij, gjithe shkolla, gjithe femijet e Shqiperise se nje moshatar i cili e ka emrin L. mbeti jetim, por qe mund te quhej dhe Alban, Skender apo Zaho. Ndjeni gje ju xhaxhi kryeminister? Ne shtator, kur te filloje shkolla L. nuk eshte si të tjerët, bashke me babane i vrane endrrat, i vrane shpresat, i vrane jeten! Ju lutem, beni shtet!
Një nga njerëzit më të rëndësishëm të fillimit të viteve 1920 dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm deri në fillimin e viteve 1960 është i pakrahasueshmi Kostandin Tashko, ose siç e njohim të gjithë, Koço Tashko. Koço ka lindur në 1899 dhe ka qenë fëmija i madh nga gjashtë fëmijët që kishte atdhetari dhe intelektuali Athanas Tashko.
Shtëpia e Athanasit ka qenë një nga pikat kryesore për të gjithë patriotët që kalonin nga këto anë. Ndër ta Jani Vruho, Anton Çako, Bajo Topulli, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani, Fan S. Noli e shumë të tjerë. Kjo ishte bota ku u rrit dhe u edukua Kostandini dhe kështu shpjegohet edhe ndjenja e madhe e dashurisë për atdheun. Nuk ishin të pakta rastet kur ai shoqëronte edhe të atin në Dhomën e Flamurit kur mblidheshin në kuvend burrat mëmëdhetarë.
Në Egjipt kishte shumë shqiptarë, por komunitetin më të madh të emigrantëve e përbënin grekët. Pra, kur dilnin fëmijët e Athanasit në rrugë të luanin me fëmijët e tjerë ishin të detyruar të flisnin ose arabisht ose greqisht, pasi shqip ata mund të flisnin vetëm në shtëpi. Kur Kostandini arriti moshën për të shkuar në shkollë, ai u dërgua në fillim në një shkollë arabe, ku mësonte të shkruante arabisht, kjo për shkak se Athanasi e quajti të udhës që djali të mësonte arabishten.
Edhe se shkolla arabe ishte një shkollë ku fëmijët nuk mund të merrnin shumë formim dhe ishin të detyruar të mësonin dhe të recitonin vetëm vargje në arabisht të letërsisë persiane apo ato të kuranit. Madje mësuesit e këtyre shkollave vazhdimisht mbanin në dorë një shkop me të cilin godisnin pa ndërprerje fëmijët pa ndonjë shkak. Kjo gjë çoi edhe në largimin e tij nga ajo shkollë.
I ndodhur para këtij fakti, babai i tij, i cili kishte synime të tilla që fëmijët e tij të përgatiteshin mirë si atdhetarë të vlefshëm dhe me gjithë problemet financiare që kishte, vendos që t’i marrë djalit mësuese angleze private për t’i dhënë mësim në shtëpi. Brenda një kohe të shkurtër, Koço Tashkua e mësoi shumë mirë anglishten, sa arrinte të lexonte më së miri edhe libra. Madje librat e tij të parë që ai lexoi në anglisht ishin “Aventurat e Robinson Kruzoit”, veprat e Zhyl Vernit, Fenimor Kuperit, Tom Sojeri, Hakëllberi Fin si të Mark Tuenit.
Po me kalimin e kohës mësuesja u detyrua të largohej dhe njëkohësisht Koçoja kishte nevojë për një arsim më të mirë dhe të specializuar. Për këtë arsye, Thanas Tashko e dërgon në Bejrut, ku ndodhej një kolegj amerikan “Syrian Protestant College”. Aty ai qëndron nga viti 1909 deri në vitin 1914. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914, duke qenë se shkolla ndodhej në territorin e Perandorisë Osmane dhe kjo e fundit ishte në luftë me ANTANTA-n, Anglinë, Francën, Amerikën dhe Italinë, atëherë mësuesit e shkollës u detyruan të largoheshin që andej.
Një nga mësuesit e shkollës, që ishte amerikan, i propozoi Thanas Tashkos se ai mund ta merrte Koçon në Amerikë me vete, ku ai mund të vazhdonte mësimet atje, me kusht që ky t’i paguante rrugën. Kjo bëri që Koço Tashkua në moshën 15 vjeç të largohej nga familja dhe të shkonte në Amerikë. Atje Koço u regjistrua në “Eeildelberg Academy”, një nga kolegjet më të njohur edhe sot në SHBA, i cili ndodhet në shtetin Ohaio. Ai flinte në një papafingo të ftohtë dhe për të përballuar shpenzimet dhe të mbante veten Koçoja filloi të punonte. Në restorante ai duhej të lante pjatat dy herë në ditë, që të mund të përfitonte gjithsej dy vakte ushqim. Gjatë tre muajve të pushimeve të verës ai punonte në fabrikë për të siguruar pak para për t’u veshur. Aso kohe punëtori i thjeshtë siguronte një rrogë prej tre deri në gjashtë dollarë në javë.
Por vetëm një vit pasi ai kishte shkuar në kolegj në SHBA, në nëntor të 1915-s, ai merr lajmin e vdekjes në Egjipt të të atit, Athanas Tashkos. Në fakt telegramin për vdekjen e të atit, Thanasit, Koços ia dha në dorë vetë Fan Noli, miku dhe dishepulli i Athanas Tashkos. Që nga ai takim Koçoja do takohej më shpesh me Fan Nolin dhe do angazhohej me gjithë shpirt në veprën e tij, duke u bërë edhe aktivist i shquar i shoqërisë “Vatra”.
Ai e përfundoi kolegjin në vitin 1917. Pas kësaj, një mik i familjes i propozoi ta mbështeste për të vazhduar studimet e larta në Universitetin e Harvardit. Gjatë viteve në universitet ai u angazhua shumë në shoqatën “Vatra”, duke luajtur rolin e konferencierit, propagandistit, gazetarit dhe të organizatorit të aktiviteteve të saj.
Kështu në vitin e dytë të universitetit, me propozim të Fan Nolit organizata “Vatra”, vendos që t’i paguajë shkollën, motivuar nga një kontribut i veçantë që Kostandin Tashko kishte kryer në dobi të kësaj organizate. Kështu ai filloi studimet në Universitetin e njohur të Harvardit, në Boston, pikërisht në degën e ekonomisë politike, ose të marrëdhënieve ndërkombëtare, siç quhej ndryshe. Koço Tashko dinte në mënyrë të shkëlqyer me shkrim dhe lexim 8 gjuhë të huaja, të cilat ishin anglishtja, frëngjishtja, greqishtja, arabishtja, gjermanishtja, italishtja, rusishtja dhe spanjishtja.
Koço Tashko është njohur si pedagog i shkollës së lartë të filozofisë në Moskë dhe ka qenë njëkohësisht kryetar i seksionit anglo-amerikan të Kominternit në atë shkollë. Në kremtimet e 50-vjetorit të themelimit të Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë, Fan Noli i dërgon një letër Koço Tashkos, me të cilën i bën me dije se emri i tij është skalitur në murin e kishës së Shën Gjergjit në Boston bashkë me emrat e gjithë veprimtarëve që dhanë kontribut në ngritjen e organizatës shqiptarëve të Amerikës.
Koço Tashko ka qenë në moshë të re përfaqësues i Shqipërisë në Nju Jork. Në shkurt të vitit 1921 ai përfundon studimet dhe menjëherë niset për në Shqipëri, pasi Fan Noli i kishte kërkuar “Vatrës” që Kostandin Tashkon ta caktonin pranë tij në Tiranë si sekretar personal të tij. Në atë kohë Noli ndodhej në Shqipëri si deputet, përfaqësues i “Vatrës” në Parlamentin Shqiptar.
Para se të shkonte në Shqipëri, babai shkoi në Egjipt ku mori familjen e tij, nënën, dy motrat dhe tre vëllezërit që kishin ngelur atje pas vdekjes së Thanasit. Ai u kthye me ta duke i vendosur në Korçë. Në Tiranë ai punoi me Nolin deri në fund të vitit 1922, kur Noli u zgjodh ministër i Jashtëm. Më pas, me kërkesë të Nolit, ai u dërgua në SHBA dhe u emërua konsull në Nju Jork. Shumë njerëz janë munduar ta lënë në hije atë periudhë të punës të babit tim, duke aluduar se posti i tij në SHBA kish një rëndësi të vogël, mbasi ky ishte vetëm një nënkonsull.
Në fakt ai ishte i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht mbulonte dhe shërbimet konsullore. Pra ishte personi që mbulonte detyrën shumë të rëndësishme të përfaqësimit të shtetit shqiptar. Paçka që shteti shqiptar aso kohe kish emëruar ambasador në Bruksel një bej të pashkolluar, ndërsa ulte nivelin e përfaqësimit në Shtetet e Bashkuara, duke pasur atje një të diplomuar në Universitetin e Harvardit.
Por dhe një tjetër përfaqësues i anadollakizmit shqiptar shumë vjet më vonë u shpreh se “nëse Harvardi i ka të tillë të diplomuarit, nuk kanë ç’më duhen”. Ky ishte Enver Hoxha, që e ka shkruar këtë në veprat e veta. Por vetëm një vit pasi kishte filluar punë si përfaqësues i Shqipërisë në Nju Jork, ai pushohet nga kjo detyrë nga ministri i Brendshëm i asaj periudhe, Ahmet Zogu.
Motivi ishte se Koço Tashkua nuk iu bind. Dhe arsyeja se pse nuk iu bind, ishte se Zogu dëshironte t’i bënte një padrejtësi shoqatës patriotike “Vatra”, që vepronte në SHBA. Dhe si intrigant që ishte, Zogu dëshironte ta kryente këtë padrejtësi jo me dorën e tij, por me dorën e konsullit të tij në Nju Jork. Konsulli jo vetëm që nuk iu bind ministrit të tij, por bëri të kundërtën.
Nazistët fshehën 35 miliardë funta ari në një vend të fshehtë në Austri, ku të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të rënë në gjurmët e thesarit historik që iu vodh kombeve evropiane.
Udhëheqësit e Trierit të Tretë( ish shtet gjerman) dyshohet se kanë hedhur arkën e thesarit të Adolf Hitlerit në thellësitë e Liqenit Toplitz në Austri, gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Të paktën shtatë persona kanë vdekur duke u përpjekur të gjejnë thesarin e varrosur në baltë, 103 metra poshtë sipërfaqes, raporton “Daily Star”.
Hitleri dhe aleatët konfiskuan veprat e artit dhe thesaret nga mbarë kontinenti, duke i mbledhur ato në të ashtuquajturin Rajhun e Tretë.
Ata gjithashtu vodhën unaza, stoli dhe sende të tjera të çmuara nga njerëzit e dënuar në kampet e përqendrimit, shkruan syri.net. Por shumica e asaj që ishte vjedhur nuk është gjetur kurrë dhe besohet se shumë prej tyre mund të gjenden në Liqenin Toplitz.
Një sërë mjetesh dhe sende naziste janë nxjerr nga thellësia, por gjuetarët e thesarit besojnë se mund të ketë shumë më tepër sesa pritet të zbulohen.
Hitleri pohohet se ka rreth 35 miliardë dollarë vlerë thesari të fshehur nëpër Evropë dhe liqeni austriak është vendi i parë ku janë drejtuar një sërë gjuetarësh.
Thesari nazist ende është duke u zbuluar, dhe një ngarkesë masive është gjetur në Argjentinë këtë muaj.
Një djalë kishte njohur dashurinë e jetës së tij që në kopësht dhe që atëherë kishte vendosur se do ti propozonte asaj për martesë kur të rriteshin.
Ai e ka realizuar “premtimin” e tij pas 20 vjetësh duke i propozuar martesë, pikërisht vajzës që e kishte takuar atëherë.
Matt Grodsky u martua me Laura Scheel në dhjetor ka thënë se një prej kujtimeve të para “si trevjeçar është kur kishte dalë para gjithë klasës në parashkollor dhe kishte deklaruar se ai do martohej më atë një ditë”.
Tregimi i tyre romantik fitoi më shumë vëmendje kur u shpërndan detaje dhe fotografi në Instagram në llogarinë “Mënyra si u takuam”.
E veçantë tjetër këtu është se Matt propozimin për martesë e bëri në oborrin e jashtëm të ndërtesës ku ata u takuan për herë të parë.
Gazetari shqiptar Telnis Skuqi ka marrë nënshtetësinë norvegjeze. Ai u largua nga vendi pasi kohë më parë deklaroi se ishte kërcënuar me jetë pasi denoncoi trafikun e drogës me avionë në zonën e Gjirokastrës. Skuqi kërkoi azil politik në vendin skandinav dhe siç e konfirmoi në rrjetet sociale ka marrë nënshtetësinë. Ai ka bërë edhe një përshkrim të ndjesisë së këtij momenti.
KOMENTI NE FACEBOOK
Sot kam përjetuar dy botë të ndryshme.
Isha midis gëzimit dhe trishtimit.
Më trazoj shpirtin ku hapa kutinë postare.
Në fillim doja ta flakja, ta përvëloja të turrën e drurëve, ta grisja,
apo ta zhdukja pasaportën norvegjeze, por u ndala.
– Çfarë po bënë, – pyeta veten.
Me qetësi kujtova atdheun tim të dashur, vendlindjen time,
Më pas kujtova rininë, i përbuzur nga atdheu im, vetëm për një gabim që nuk e kisha bërë unë, por prindërit e mi.
Më tej, fitova sfidën time.
U rrita keq, u arsimova mirë dhe në fund krijova një familje të bukur.
Suksesi i jetës sime ishte se unë kurrë nuk kam pritur që atdheu im të më jepte diçka, por “gabova” ku unë doja t’i jepja atdheut tim.
Prej dy vitesh unë po jetoj në atdheun e dytë.
Deri tani nuk kam dhënë asgjë (ashtu siç dua unë), megjithatë ata më kanë dhënë shumë, sidomos posta e fundit ishte “qershia mbi tortë”.
Ngrohtësinë që kam gjetur në vendin e ftohtë, kurrë nuk e kam gjetur prej 40 vitesh në atdheun tim të ngrohtë.
Këtu (Norvegji) mungon dielli, por gjen ngrohtësi.
Aty (Shqipëri) ka ngrohtësi, por gjen ftohtësi.
Të gëzohem apo trishtohem, kjo është çështja?!
(Shënim: Prej ditës së sotme unë jam një nënshtetas norvegjezë me orgjinë shqiptare)
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur.
Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dorën një vajze të pasur, mirëpo ajo e kishte refuzuar duke i thënë:
„Paga jote mujore është sa shpenzimet e mia ditore, prandaj si po shpreson që të pranoj të martohem me ty?“
Pas 10 vitesh…
Ej, o ti! – e thirri ajo.
„Si je? Unë tani jam martuar, dhe a e din sa është rroga burrit tim? 15000 dollarë në muaj, a mund ta imagjinosh? Dhe mbi të gjitha, burri im është shumë i zgjuar.
Djaloshi ishte i pikëlluar dhe mezi po i mbante lotët, duke i dëgjuar përsëri fjalët e rënda të gruas të cilën dikur e dashuronte…
Së shpejti iu afrua burri i saj:
“Mirëdita shef, a këtu je? Po shoh se qenke njohur me gruan time!“
Pastaj u kthye nga gruaja dhe i tha:
“E dashur, ky është shefi im i cili menaxhon biznese me vlerë 100 milionë dollarë. Dhe imagjino, ai ka arritur të pasurohet kaq shumë vetëm për inat të një gruaje. Kam dëgjuar se e kishte dashur shumë, kurse ajo e kishte ofenduar. Paramendo se çfarë jete të mirë do të bënte ajo grua, nëse nuk do ta refuzonte!?“
Gruaja kishte mbetur shumë e tronditur dhe pa fjalë!
Nga ky tregim mësojmë se askënd nuk duhet ta shikojmë nga lartë. Sepse kush jemi ne që të mendojmë se jemi më të mirë se të tjerët. Paraja nuk është masë e lumturisë, as kriter me të cilin duhet ta vlerësojmë dikë.
Një vajzë nga një fshat i Gjilanit rrëfeu se ka rënë viktimë e trafikimit, rrahjes dhe dhunimit seksual, duke qenë se ajo ka probleme mendore.
Ajo rrëfeu, në Klan Kosova, se është trafikuar seksualisht nga një grua e cila i kishte premtuar punësim. Ndërsa edhe para se t’i mbushte 18-vjet, ajo kishte qenë e abuzuar seksualisht.
“Një grua m’ka marrë m’ka shit me pare. I thirrke djemtë te shpija e vet”, tregon vajza.
Nisur nga fakti që është e prapambetur nga shëndeti mendor, ajo edhe më tej merret nga njerëz të moshave të ndryshme dhe mbahet për disa javë larg shtëpisë. Hera e fundit ka qenë këtë qershor.
Kjo ka bërë që ajo të trajtohet mizorisht edhe në shtëpinë ku ajo jeton.
“Nana, qita ma ka ngulë me thikë”, tregon vajza për një plagë në këmbë.
Njerku i saj rrëfeu se e lidhin me zinxhirë për të mos e lënë të ikë. Ai thotë se është në hall me vajzën.
“E kam gjet disa herë në hotele”, tha ai, duke shtuar se e lajmëron policinë, dhe se edhe policia gjithashtu e kanë gjetur shpeshherë në hotele.
E krejt kjo histori për nënës e vajzës nuk përbën asgjë të rëndësishme.
“Çkado boni me to hiq nuk më intereson”, tha ajo në Klan Kosova.
Ndërsa, kur vajza e dhunuar pyetet për moshën e burrave tek të cilët është trafikuar, ajo tregon se ata janë 50-vjeçarë.
“Me kerr ne rrugë më marrin, e mandej më çojnë te hoteli”, tregon ajo.
Për numrin e njerëzve me të cilët ka kontakt ajo nuk është e sigurt, thotë se janë shumë, deri në 10 persona.
Për rastin janë të informuar edhe Policia, të cilët kanë thënë se persona të ndryshëm janë dënuar për dhunë ndaj vajzës, dhe disa të tjerë janë në procedura gjyqësore.
Por, ky rast po mbetet i patrajtuar nga ana sociale, pasi që drejtoria komunale e kësaj fushe thotë se nuk ka mundësi të kujdeset për këtë vajzë. /Insajde