Histori

97 vjet nga dëbimi i forcave italiane nga Shqipëria!

[sgmb id=”1″]

Lufta e Vlorës e vitit 1920, ishte një seri betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës për zotërimin e qytetit te Vlorës.

Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.

Më 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

Ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.

97 vjet nga dëbimi i forcave italiane nga Shqipëria! Read More »

‘Kam frikë, im bir do më vrasë’, thirrja rrëqethëse e nënës nga Saranda!

[sgmb id=”1″]

Kam frikë nga im bir, ai do të më vrasë. Është hera e dytë që thyen urdhrin e mbrojtjes që ka lëshuar gjykata ndaj meje, ndërsa më ka rrahur barbarisht. Më kërkon para që të blejë drogë, pasi ka disa vite që konsumon heroinë. Ai nuk ka lënë orendi shtëpiake pa shitur. Nuk di se çfarë të bëj me të. Më ndihmoni!”.

Kështu ka deklaruar dje në polici Eleni Qendro, banuese në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës. E moshuara ka pohuar se ajo është dhunuar sistematikisht nga djali, por fillimisht ka pasur turp që ta denonconte atë. Menjëherë pas kallëzimit, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar 29-vjeçarin Enea Qendro, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhrin e mbrojtës që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte vendosur për Eleni Qendron.

Mësohet se i riu akuzohet për veprat penale: “Dhuna në Familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se 29-vjeçari është person me precedent penal. Sipas bluve, më 19 korrik të vitit që shkoi, Enea Qendro u dënua me 1 vit burg se dhunoi nënën dhe theu urdhrin e mbrojtjes. Ndërsa, më 16.02.2015, ai është dënuar me 140.000 lekë të reja gjobë për plagosjen me thikë të shoku të tij, të cilit më parë i kishte djegur motorin.

DEKLARATA E NËNËS

Pas arrestimit të 29-vjeçarit Enea Qendro, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë edhe dëshminë e nënës së tij, dhënë një vit më parë në policinë e Sarandës. Në kallëzimin penal, Eleni Qëndro ka pohuar se para 3 vitesh, djali i saj Enea ka qenë në ishullin e Korfuzit për të punuar. Por, atje ka filluar të përdorë heroinë.

Më pas është kthyer në Shqipëri dhe ka filluar të ushtrojë dhunë sistematike psikologjike dhe fizike ndaj saj, ka shkatërruar banesën, si dhe ka shitur orenditë shtëpiake. Ajo nuk e ka denoncuar më parë nga turpi, edhe pse është konfliktuar me bashkëshortin e saj, pasi Enea Qendro i vidhte lekët nga shtëpia me qëllim që të blinte lëndë narkotike. Në datën 20.06.2016 i riu ka shkuar në banesë dhe i ka marrë lekë me forcë për të blerë drogë, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Pasi ai është larguar, ajo është paraqitur në polici dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Në datë 21.06.2016 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, i vlefshëm deri në datën 09.08.2016, duke urdhëruar ndër të tjera që Enea Qendro të mos ushtrojë dhunë ndaj nënës së tij, si dhe të mos i afrohet banesës në një distancë 100 m. Por, në datë 27.06.2016, Enea Qendro ka shkuar përsëri në banesë pasi kishte disa ditë që ishte larguar dhe ajo nuk e dinte se ku ndodhej. Sapo ka hyrë në banesë, ai ka filluar të bërtasë dhe ta kapte prej flokësh.

Dhe i kërkonte lekë për të blerë heroinën. Kur ajo i ka thënë se nuk kishte lekë që t’i jepte, i riu i ka thënë shko kërko ku të duash se unë do të vras. Ajo është shtirur se do të gjente lekët dhe ka njoftuar menjëherë policinë, e cila  e shoqëroi dhunuesin në ambientet e komisariatit. Sa më sipër, Eleni Qendro i ka deklaruar edhe kur është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale.

Në vijim është pyetur edhe bashkëshorti i saj, Naim Qendro, i cili ka deklaruar si vijon: “Para disa ditësh gruaja ime Eleni dhe unë njëkohësisht kemi denoncuar në polici dhe është bërë gjykimi në gjykatën e rrethit, ku bashkëshortja mori urdhër mbrojtjeje, pasi djali im, Enea Qëndro, i dtl., 1988, ushtonte dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Po kështu, Enea është përdorues i drogës prej tre vjetësh.

Dua të theksoj se Enea nuk na ka lënë gjë në shtëpi pa shitur. Gjithashtu, është shumë i dhunshëm ndaj nënës, Elenit, pasi i kërkon në vazhdimësi lekë. Në datë 27.06.2016, rreth orës 18:30, Enea erdhi në shtëpi dhe me t’u futur brenda, filloj t’i bënte presion Elenit dhe e qëlloi, pasi i kërkonte lekë. Në këto kushte rreth orës 20:00 morëm në telefon sallën operative dhe i treguam ngjarjen. Por aty erdhi patrulla e policisë dhe e shoqëruan në komisariat”.

‘Kam frikë, im bir do më vrasë’, thirrja rrëqethëse e nënës nga Saranda! Read More »

Mësoni pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot ”Albania”.

[sgmb id=”1″]

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre. Gjeografia nga Ptolemeu Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës.

“Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës. Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

Mësoni pse e gjithë bota e quan Shqipërinë sot ”Albania”. Read More »

Mirëpritet vendimi për shpalljen e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

[sgmb id=”1″]

Pak ditë më parë, pasi veç shpalli kabinetin e ri të Qeverisë ‘Rama 2’, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pati shpallur vitin 2018-të, Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Kësisoj pas këtij lajmi Edi Rama, vazhdon të japë informacione shtesë sa i përket këtij viti, ku së fundmi ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të mirëpres çdo ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të Vitit Mbarë Kombëtar të Skënderbeut, shkruan KultPlus.

Njoftimin kryeministri shqiptar e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, me rast ju sjellim shkrimin e plotë të tij:

“VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT

Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.

Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, është mëse i mirëpritur”, ka shkruar Rama.

Mirëpritet vendimi për shpalljen e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Read More »

Snajperisti më i rrezikshëm amerikan, i cili vetëm në një mision ka vrarë 33 talibanë.

[sgmb id=”1″]

i ishte adoleshent kur kreu vrasjen e parë, dhe kurrë nuk kishte besuar që Nick Irving një ditë do të fitojë epitetin e snajperistit më të rrezikshëm në historinë e ushtrisë amerikane.

Ai ishte në vijën e parë të frontit në Irak kur ishte vetëm 18-vjeç, dhe vrau personin e parë duke e qëlluar mbi shtatë herë në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Telegrafi.

Prej atij momenti e kuptoi se është shumë i zoti në punën e tij, dhe në një mision Irak ka arritur të vrasë 33 talibanë, dhe ka marrë pjesë në misionet me vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme.

Nick ka pranuar se nuk e di numrin e saktë të personave të vrarë në fushëbeteja.

Snajperisti më i rrezikshëm amerikan, i cili vetëm në një mision ka vrarë 33 talibanë. Read More »

50 fakte që nuk i keni ditur për Skenderbeun. Ja të vërtetat rreth tij.

[sgmb id=”1″]

Gjergj Kastriot Skenderbeu është heroi Kombëtar por roli dhe vepra e tij vlerësohet në çdo shtet evropian, deri në kontinentin amerikan.

Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Ja disa fakte të Heroit Kombëtar, që mbase nuk i keni ditur më përpara.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.

12. Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

31. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

32. Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

33. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.

34. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

35. Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

36. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.

37. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

38. Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

39. Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

40. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41. Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

42. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

43. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

44. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

47. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

48. Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

49. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

50. Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.

50 fakte që nuk i keni ditur për Skenderbeun. Ja të vërtetat rreth tij. Read More »

“Shisja me qese poshtë pallatit dhe lashë shkollën përgjysmë”, rrëfimi i fierakut që sot eksporton në Ballkan.

[sgmb id=”1″]

Porsa hyn në fshatin Kafaraj rruga e vjetër sipër kodrës të prezanton me banesat e zonës. Disa të reja dhe të mirëmbajtura, dhe të tjera ende me tjegullat e vjetra në përpjekje për të mbijetuar. Megjithatë, banorët janë munduar të bëjnë sadopak investime me të ardhurat e tyre, duke ndihmuar disi ekonominë e gjithsecilit. “Që prej kohës që u mbyllën fermat bujqësore dhe blegtorale askush nuk ka vënë më dorë për restaurime. Edhe kjo rrugë ku po kalojmë sot është e bërë nga ne, banorët e këtij vendi.

Nuk na ka marrë askush në konsideratë prej vitesh”, thotë Gazmiri, banor i fshatit dhe zgjat dorën më tej të na tregojë fushat ku kultivohen prodhimet bujqësore. “Ja, atje tej janë të gjitha arat tona. I kemi parcelizuar disi. Në pjesën kodrinore të fshatit kemi banesat dhe në anën tjetër janë fushat në të cilat kultivojmë perime dhe pemë frutore. Ka pak serra. Njerëzit këtu janë mësuar të hanë ushqim të pastër dhe po të tillë tregtojnë dhe në qytet”, vazhdon të tregojë fermeri. Megjithëse janë munduar t’i bëjnë ballë copëzimit të tokave, problematika kryesore e banorëve në këtë zonë mbetet vaditja.

Në këto ditë të nxehta të gushtit gjenden në vështirësi për të ujitur prodhimet e tyre. “Është kulmi i sezonit, ku ne presim të marrim ndonjë fitim dhe nuk shohim asnjë dritë për këtë çështje. Asnjë shenjë jete. Kanalet vaditëse janë zhdukur. Para 6 vitesh, kur nuk kishim mundësi të investonim, e sillnim ujin në fusha me mjete rrethanore, me fuçi të ngarkuara në makina ose edhe me kova të vogla. Nuk mundemi ta lëmë tokën tonë djerrë.

Në këto kohë krize është e vetmja pasuri që kemi”. Teksa dëgjojmë shqetësimet e vendasve, zgjatemi ca drejt qendrës. Të njohur për prodhimin e mirë në fusha, të shalqinjve dhe luleshtrydheve, fermerët në zonë kanë pasur përherë shqetësimin e një pike grumbullimi të madhe për sasinë e prodhimeve të tyre. Ne takojmë Artur Vrushin. Ai prej kohësh merret me bujqësi, ndoshta shumë herët seç mund ta mendonin të tjerët, që prej ku ka qenë 13 vjeç.

“As im atë nuk e besonte që unë doja të merresha me këtë punë”, thotë me buzëqeshje Arturi, teksa na fton të hyjmë në ambientet e magazinës së tij të grumbullimit. Gjithë kjo ndërtesë është bërë në sajë të një pune të madhe, e cila nisi jo më pak se 25 vite më parë, atëherë kur Arturi ishte vetëm 13 vjeç dhe ende në shkollë. “E kam lenë shkollën përgjysmë. I kam hipur trenit dhe jam larguar”, thotë me nostalgji, teksa vijon rrëfimin. |Babin e kam pasur mësues, po ashtu edhe bashkëshortja është me këtë profesion. Të gjithë janë me shkollime dhe studime, vetëm unë dola pa shkollë. Të gjithë intelektualë”, tregon me humor. “Kur isha 13 vjeç dhe vazhdoja klasën e shtatë mora bankën e shkollës, i preva këmbët, i vura një xham dhe dola në treg të shisja.

Babai më bërtiste. Sa herë më gjente ku isha, nuk më linte të shisja. Por, si fëmijët e tjerë, nuk e dëgjoja. Pastaj i hipja trenit, shkoja në Tiranë dhe nga Tirana në Fier shisja në tren. Kjo gjë zgjati për një periudhë prej 4 muajsh”. Për 39 vjeçar-in nuk ishte e lehtë t’i futeshe një rruge si tregtia, por mesa duket deri më sot ia ka dalë mbanë. “Tregtia nuk është e lehtë, por unë fëmijë, nuk i dija të gjitha. Vetëm kisha dëshirën për të punuar. Dhe më ndihmoi dhe fati. Më merr pranë vetes një miku im që kishte serra në Fier.

Ai më ka dhënë spinaq, kastraveca, domate dhe i shisja në treg në Fier, kudo ku kishte tregje të vogla. Kam shitur me qese. Nga viti 1993 deri në 1997 kam shitur me kile në hyrje të pallateve. Nga ato kohë ruaj edhe foton e vitit ’94. Më pas bleva një fugon të vogël dhe nisa të tregtoj me shumicë. Sot, u bë vite që merrem me eksporte. Kam qenë tregtar që kam eksportuar që herët, prej kohës që krijova marrëdhëniet me të huajt. Kemi importuar mollë në Maqedoni dhe aty jam njohur me tregtarë nga vendet e tjera, me të cilët i mbajta lidhjet.

Në 2016 kam eksportuar 4600 tonë, domate dhe kastraveca”, tregon Arturi. Në këto kohë të verës, grumbulluesi Vrushi gjendet sa në tregjet e vendit, në ferma dhe në qendrat e grumbullimit. Prej gati një viti e gjysmë Arturi ka bërë investimin e rëndësishëm për të dhe fermerët e zonës duke ngritur qendrën e grumbullimit dhe duke mbledhur të gjitha prodhimet e fermerëve. “Në këtë kohë sapo mbaruam me shalqirin”, thotë Arturi, teksa rrëfen për ndërtimin e magazinës. “Kam marrë subvecione për ndërtimin e qendrës. Në total si shpenzim shkoi rreth 430 mijë euro si objekt. Por, shteti e ka fikse që jep 400 milionë lekë maksimale, e shumës së dhënë për grant”.

Prodhimet

Zona e Kafaraj është e njohur së tepërmi për prodhimin e luleshtrydheve në serra, një ndër kultivuesit e vetëm në masë të këtij produkti në vendin tonë. Në Shqipëri numërohen 117 pika të grumbullimit të prodhimit bujqësor, 52 prej të cilave janë pika ku kryhet eksporti i prodhimeve bujqësore me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnjë, Kroacinë, por edhe në Suedi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri dhe SHBA. Ndërkohë, prodhimi i përllogaritur në gjithë Shqipërinë për luleshtrydhen arrin në 4000 ton në vit, ku vetëm 2000 ton kultivohen në zonën e Myzeqesë dhe veçanërisht në Kafaraj.

Ballkani, konsumues i perimeve shqiptare

“Unë kam 23 vite që merrem me tregti dhe rreth 12 vite që merrem me eksporte. Kjo është një punë që unë e bëj me pasion”, rrëfen grumbulluesi Artur Vrushi. Për 39 vjeçar-in, pika më e fortë e suksesit në treg janë eksportet, të cilat, sjellin hera-herës fitime më të mëdha, por edhe i japin emër produkteve shqiptare në botë. “Unë produktin e njoh mjaft mirë. Deri tani ka pasur luhatje për çmimet, por punët kanë ecur mirë. Eksportoj në të gjitha vendet. Tani jam në fazën e certifikimeve. Vendet që marrin produktet tona janë shumë, por ndër ta do të veçoja Çeki, Lituani, Poloni janë po ashtu shtetet që e preferojnë. Këtu me 400 lekë kilogram në nëntor është blerë luleshtrydhja te fermeri. Ka pasur luhatje, por jo më pak eksporti se sa domatja. Për shembullin shalqiri u shit mesatarisht me 0.25 cent. Ra goxha çmimi. Megjithatë, të huajt e preferojnë goxha produktin tonë.

Më tepër për cilësinë sesa për çmimin”. Sipas ekspertëve mendohet se e ardhmja e bujqësisë i takon serrave. Serrat gjithnjë e më shumë do të luajnë rol tejet të rëndësishëm në vendet me klimë mesdhetare për shkak edhe të ndikimit në një bujqësi të qëndrueshme, në një mjedis që do të ketë mungesë të ujit por edhe për shkak se, përmes serrave do të kemi një kontroll më të mirë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, në përshtatje me kërkesën e tregut. Shqipërisë i duhet të ecë shpejt në këtë trend. Plot 300 ditë me diell e bëjnë Shqipërinë një nga vendet më të favorizuara për serrat diellore.

Por Shqipëria ka 1 mijë ha serra dhe 60 mijë ha produkte të mbjella në fushë. Përmbysja e këtij raporti apo së paku reduktimi i diferencës mbetet prioritet. Po përse në serra? Krahasuar me rendimentin mesatar në perimet e mbjella në fushë të hapur, në serra merret një rendiment 3-4 herë më i lartë. Në vendin tonë serrat kanë filluar të ndërtohen pas viteve 1960. Serat e ndërtuara vitet e para me qëllim shfrytëzimin e energjisë diellore ishin me konstruksione druri, me beton-arme’ ose hekuri me mbulesa polietileni. Më pas, filluan të projektohen serra të reja më moderne me konstruksione metalike, mbulesa xhami dhe me ngrohje qendrore.

“Shisja me qese poshtë pallatit dhe lashë shkollën përgjysmë”, rrëfimi i fierakut që sot eksporton në Ballkan. Read More »

Hakmarrje me 3 të vrarë, si nisi seriali për hashashin e vjedhur.

[sgmb id=”1″]

Aleksandër Bardhi, vëllai i ish-kryekomunarit të Kaçinarit në Mirditë, Petrit Bardhi, u ekzekutua me armë automatike më 24 shtator të vitit të kaluar në fshatin Shëndëlli të Konispolit.

Ai u qëllua nga tre të rinj në momentin që i zbuloi, teksa i vidhnin disa rrënjë bime narkotike të llojit kanabis. Nga hetimet rezultoi se, 47- vjeçari u qëllua për vdekje ndërsa ndiqte të rinjtë me makinë, kurse ata po tentonin të largoheshin me një varkë përmes detit.

Viktima: Aleksander Bardhi.

Në momentin që ai u afrua, u qëllua me breshëri automatiku. Të rinjtë u larguan me varkë, ndërsa Bardhi arriti të shkonte me këmbët e tij deri në banesë, por për shkak të plagëve të rënda dhe humbjes së gjakut gjatë rrugës, ndërroi jetë pa mbërritur ende në spital.

Policia konfirmoi dyshimin se vrasja e Aleksandër Bardhit ndodhi pasi tre të rinjtë ishin nisur nga Ksamili për të vjedhur disa bimë “cannabis sativa” në një parcelë që kishin zbuluar në fshatin Shëndëlli, pasi ishin konsumatorë të drogës. Pak pas ngjarjes, u arrestuan Dhimitër Çiko, 21 vjeç, Amarildo Lame, 19 vjeç ndërsa Albi Xhezairi, 21 vjeç, u shpall në kërkim.

Ndërkohë që i biri ishte në kërkim, Agron Xhezairit, 53 vjeç, iu bë atentat rreth një muaj pas vrasjes së Bardhit. Ndërsa po ecte me makinë, ai zbuloi një pako të dyshimtë, e cila rezultoi se ishte eksploziv dhe që u çaktivizua më pas nga RENEA.

Por ndonëse i shpëtoi këtij atentati, një muaj më pas, Agron Xhezairi, u ekzekutua me armë zjarri para shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, më 11 dhjetor 2016, në Ksamil.

Mbi babanë e të shumëkërkuarit Albi Xhezairi, u qëllua disa herë me kallashnikov duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Në momentin e atentatit pranë 53-vjeçarit Xhezairi ndodhej kunata e tij, e cila ka parë gjithë skenën e krimit.

“Më vrave qen!”, mësohet se ishin fjalët e fundit që ka thënë Agron Xhezairi pasi u qëllua.

Nga burime të Policisë mësohet se ditën e ekzekutimit, kishte shkuar për vizitë në familjen Xhezairi kunata e viktimës. Ky i fundit ka dalë për ta përcjellë, pasi ishte bërë errësirë. Nisur edhe nga ngjarjet e kohëve të fundit, në shtëpi Xhezairi mbante një qen të lidhur te makina për ruajtje.

Sa dolën jashtë e duke shkuar te makina nga kopshti i komshiut, është gjuajtur me armë mbi të.

Kunata e viktimës është ajo që e ka parë të gjithë skenën e krimit, por jo autorin, i cili ndodhej vetëm 5 metra larg, pas murit rrethues që e ndante shtëpinë e Xhezairit me atë të fqinjit.

Për këtë ngjarje, policia tha se kishte dyshime të forta për hakmarrje, pasi djali i tij, 21- vjeçari Albi Xhezairi, është personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Por, në mungesë të provave për vrasjen e 53-vjeçarit nuk pati asnjë person të arrestuar. Familja Bardhi, me origjinë nga Mirdita, është zhvendosur prej fillimit të viteve ’90 në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Ndërkaq, dje u shënua vrasja e tretë, e cila dyshohet se ka lidhje me dy të parat dhe që zanafilla ka qenë për disa bimë të mbjella me drogë.

Hakmarrje me 3 të vrarë, si nisi seriali për hashashin e vjedhur. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com